zoom

Day ArchiveDevis Xherahu i kërkon divorcin gruas live

Devis Xherahu i ka kërkuar divorcin, bashkëshortes së tij… live në televizion.

Në fakt kjo ishte një sfidë për këngëtarin që ishte i ftuar në E Diell. Sfida ishte të merrte në telefon bashkëshorten në telefon dhe t’i kërkonte divorcin, Devisi e merr bashkëshorten në telefon dhe i kërkon divorcin duke folur me seriozitetin më të madh.

Ai u shpreh se e njihte mirë gruan e jetës dhe se ajo do e kuptonte që po bënte shaka.

Loja në telefon vazhdoi deri në momentin kur ndërhynë lojtarët e tjerë në studio e cila e ktheu totalisht situatën në shaka.

Shiko Videon:

Kryeministri Edi Rama njofton OKB-në për shpalljen e Urdhrit Bektashi si shtet brenda Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama duket se e ka marrë seriozisht planin për ta shpallur Urdhrin e Bektashinjve në Tiranë, si një shtet sovran brenda territorit të Shqipërisë.

Pas deklaratës që Rama dha për New York Times, shumë menduan se ajo mund të ishte thjesht një manovër për të tërhequr vëmendje.

Por kryeministri Edi Rama sot ka njoftuar Selinë e Kombeve të Bashkuara për këtë nismë.

Në fakt, i gjithë fjalimi i Ramës në OKB përpara liderave të globit, duket se ishte ndërtuar pikërisht për të bërë këtë njoftim.

Pjesë nga deklarata e Ramës në OKB:

Gjatë luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërruar në të vetmin vend që kishte më shumë hebrenj gjatë Holokaustit. Pas rënies së Kabulit, ne strehuam disa mijëra afganë. Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza.

Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Urdhrit, e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda brenda kryeshtetit tonë Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë.

Video/ I ftuari i thotë “shtrigë”, Françeska lë emisionin

Një situatë e sikletshme ka ndodhur gjatë episodit të sotëm në rubrikën “Pa Filtra”, pjesë e “E Diell” me opionisten Françeska Murati.

Një i ri i cili vjen në program si artist por dhe duke shprehur dëshirën për të takuar Roza Latin, i ka dhuruar moderatorit dhe opionistëve në studio, karikatura të ndryshme. Sa i përket ish banores së BBV3 Françeska Murati, iu dhurua një karikaturë në formën e një shtrigë, pasi siç është shprehur ai e ka parë të tillë.

Kjo gjë ka ndezur debate në studio dhe në mënyrë të menjëhershme Françeska ka lënë studion.

“Ti më sheh mua si shtrigë?! Çfarë të kam bërë unë ty? Çfarë kam bërë unë që të dukem ty si shtrigë, mund të ma sqarosh pak?”, u shpreh  Françeska dhe më pas doli nga studioja.

Rritja e pensioneve me 725 lekë, Tabaku:Pensionistët s’përballojnë as produktet minimale të shportë

Në një postim të fundit në rrjetet e saj sociale, Tabaku denoncon rënien drastike të fuqisë blerëse, duke vënë theksin te mungesa e mbështetjes nga qeveria, e cila, sipas saj, vazhdon të braktisë shumicën e qytetarëve.

“Çfarë mund të blejë sot një pensionist me rritjen prej vetëm 800 lekësh të propaganduar nga qeveria? Një pako oriz, një pako makarona dhe një shishe qumësht, të tria produkte shqiptare me çmime nga më të ulëtat në treg,” shprehet Tabaku.

Deputetja thekson se familjet me dy pensionistë nuk mund të përballojnë më as koston minimale të jetesës, e lëre më të përballojnë shpenzimet shëndetësore që çdo ditë bëhen më të larta.

“Sot, çmimet janë rritur me 30%, ndërkohë që pensionistët marrin një rritje qesharake prej 800 lekësh në muaj! A jeton dot një familje kështu? ”, shprehet ajo.

Ndër të tjera, Tabaku sjell në vëmendje një krizë të paprecedentë në historinë e tranzicionit 30-vjeçar të Shqipërisë. Ajo denoncon rënien reale të pagave dhe pensioneve për herë të parë në më shumë se tre dekada, duke u shprehur se sipas saj politikat e dështuar të qeverisë kanë sjellë një krizë të thellë të familjeve dhe buxheteve familjare.

“Nuk ka më mbrojtje për konsumatorët, tregjet janë të dominuara nga monopole që nuk kontrollohen. Kriza ka mbërthyer çdo familje shqiptare, ndërkohë që qeveria vazhdon t’i shërbejë pakicës,” përfundon deputetja demokrate.

Postimi plotë:

Shikoni se çfarë mund të blejë një pensionist me 800 lekëshin e propaganduar të rritjes së pensioneve: një pako oriz, një pako makarona dhe një shishe qumësht. Të tre produkte shqiptare me çmime shumë të ulëta në treg. Tani, a mund të jetojë një familje me dy pensionistë dhe kosto shëndetësore, kur çmimet mesatarisht janë rritur me 30%, me këtë shtesë prej 800 lekësh në muaj, që mbulon minimalen e produkteve? A mund të mbijetojë një familje që sot varet nga remitancat, nga të ardhurat që vijnë nga jashtë, që janë bërë burimi kryesor i të ardhurave?

Po këta 750 mijë pensionistë që prisnin përmbushjen e premtimeve socialiste për rritjen e pensioneve? Shikoni çfarë ka ndodhur me pagat dhe pensionet gjatë këtyre 11 viteve. Për herë të parë në këtë periudhë 30-vjeçare të tranzicionit, pagat dhe pensionet kanë rënie reale, sepse sot kemi një krizë të familjes, një krizë të buxheteve familjare.

Kjo krizë vjen nga rritja e çmimeve të produkteve, por gjithashtu është rezultat i rënies së të ardhurave të disponueshme. Kemi tregje pa konkurrencë që nuk kontrollohen dhe minimum të mbrojtjes së konsumatorit, gjë që reflekton krizën e familjeve shqiptare. Këtë sistem duhet ta ndryshojmë. Një sistem ku qeveria u shërben shumicës dhe jo pakicës.

Qeveria Rama rikthen taksat për biznesin e vogël. TVSH-ja 6% për hotelet do të rritet

Qeveria do të rishikojë të gjithë politikën tatimore të vendit, duke theksuar se buxheti i shtetit po arkëton pak para për shkak të përjashtimeve apo fashave të taksimit.

Në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, theksohet se për shkak të parave të munguara, qeveria konsideron të rikthejë tatim-fitimin tek biznesi i vogël.

“Rishikimi i skemës së taksimit të bizneseve me të ardhura të ulta, duke aplikuar skema të thjeshta taksim mbi fitimin neto nëpërmjet një niveli të caktuar të shpenzimeve të supozuara në përqindje mbi të ardhurat bruto”, thuhet në dokument.

Subjektet turistike nuk do të shijojnë më fashën minimale të TVSH-së prej 6%, shkruhet në draft.

“Në bazë të të dhënave rezulton se për subjektet deklarues deklaratë TVSH që janë në sektorët “Akomodim” dhe “Aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve”, të cilët kanë më shumë se 100.000 lekë shitje të tatueshme me 6 %, rezulton të ketë rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH-je në këto fasha ndër vite, rritje me 8% në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021, dhe me 17% në 2023 krahasuar me vitin 2022.

Gjithashtu, rezulton me rritje edhe TVSH-ja e paguar ndër vite, 40% rritje në 2022 krahasuar me 2021, dhe 40% rritje në 2023 krahasuar me vitin 2022. Në bazë të analizave, ka potencial për të rritur përputhshmërinë në këtë sektor. Fokusi kryesor i tij do të jetë TVSh-ja, ndjekur nga tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat biznesore, si dhe problematikat që kanë të bëjnë me deklarimin e punonjësve”, thuhet në strategji.

Në analizën e bërë nga ministria e Financave thuhet se Shqipëria arkëton nga taksat deri në 50% pak se vendet e BE-së për shkak të normave të ulëta tatimore, përjashtimet dhe informaliteti tek bizneset dhe të punësuarit.

“Vatikani” në Tiranë/ Selia Botërore e Bektashinjve: Moment historik për tolerancën fetare globale

Selia Botërore e Bektashinjve ka dalë në një njoftim zyrtar ku shprehet se mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran.

Sipas Selisë Botërore e Bektashinjve ky është një hap historik që synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisë, i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore.

“Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

Njoftimi:

Selia Botërore e Bektashinjve mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes. Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore.

Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave.

Për besimtarët e Urdhrit Bektashi nëpër botë, ky sovranitet siguron njohjen zyrtare të bashkësisë së tyre fetare dhe siguron mbrojtjen e praktikave të tyre shpirtërore. Ai gjithashtu do të krijojë një platformë që Urdhri të përhapë mesazhin e tij të paqes dhe tolerancës në mënyrë më efektive, duke shërbyer si një zë global për Islamin e moderuar. Sovraniteti i Urdhrit Bektashi është një hap i rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të ndarë.

“Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi.

Si ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative.

Ndryshe nga sa është aluduar në media, shteti i ri nuk do të ketë asnjë synim tjetër veç udhëheqjes shpirtërore.

Të gjitha pyetjet dhe kërkesat mund të drejtohen në: [email protected].

Vatikani i Tiranës

Nga Lutfi Dervishi

Vendit ku katoliket, ortodoksët dhe myslimanët ulen kembekryq për të pirë raki, vendit ku festat fetare dhe pagane festohen me të njëjtin zell, i mungon një element thelbesor – një Vatikan i ri, një vatikan 2.0 jo me Pape, por me dervish.

Kryeministri Edi Rama, që fatin e keq që i ka rënë të qeverisë një vend të vogël e kompenson me idete e medha, i ka paraqitur New York Times projektin e “Shtetit Sovran të Urdherit Bektashi”

Vatikani 2.0 do të jetë një shtet i vogel i vendosur në mes të Tiranës. Kryeqyteti ka gjithçka, por i ka munguar një shtet tjetër.

Ndokush mund të pyese: pse na duhet shtet, duke pasur parasysh traditën e gjatë të tolerancës fetare në Shqipëri? Kunderpyetja: Pse të kënaqemi me bashkëjetesën paqësore kur mund të kemi një shtet prej 28 ha brenda 28 mijë km/2?

Harrojini projektet e zhvillimit, si ndërtimi i shkollave, autostradat, hekurudhat apo energjjne, harrojeni vizionin Shqipëria 2030! Ajo që na duhet është një shtet tjetër. Së paku, për dy arsye.

Arsyeja e parë është historike. Dy shtete shqiptare janë ndërtuar nga Fuqite e Mëdha. Është radha e shqiptarëve tani të bëjne vetë një shtet.

Bektashinjtë, që besojnë se Zoti na dha mendje që të “mendojmë” – një ide revolucionare për kohën që jetojmë, janë gati të kenë shtetin e vet në mes të Tiranës.

Imagjinoni pak: pasaporta, kufij, trup diplomatik, roje, monedhen dhe territorin me përmasat e çerekut të Vatikanit në Rome. Shteti i ri do të përfshijë të gjitha elementet thelbësore: një sallë lutjesh, një muze, administrate, trup diplomatik, një kullë diplomatike si pallati i xhamte i OKB që të strehojë gjithë ambasadat.

Shteti i ri do të përfshijë të gjitha elementet thelbësore: një sallë lutjesh, një muze, administrate, etj. Të gjitha këto brenda një “enklave” të vogël me kupola, ku rregulli i vetëm do të jetë, “nuk ka rregulla”. Gratë? Vish çfarë të duash. Alkooli? Pa mase. Nëse Zoti do ndalonte alkoolin, me siguri nuk do të kishim hardhi.

Arsyeja e dytë, për nevojen e nje shteti të ri, është gjendja e shtetit 112 vjeçar. Nuk po e ndritim megjithëse bëjmë reforma pas reformash dhe punohet natë e ditë.

Korrupsioni në vend që të ulet vjen duke u rritur, krimi i organizuar ka arritur nivele persosje. Këto të këqija i kemi që nga koha e Perandorise Osmane. Duhet një shtet i ri, i pa infektuar nga e shkuara, që t’i tregojme botës se çfarë jemi në gjendje të bëjmë me duart tona. Duhet një shtet që ta bëj vetë drejtësinë pa vetting dhe pa pranine e huaj.

Edhe pak kohë dhe bota do të ketë Vatikanin 2.0, edicioni i Tiranës. Rama do jete papa pa tym te bardhe -vendim kardinalesh! Kush ka me nevojë për shekujt e burokracisë fetare të Romës kur mund të kesh të njëjtat vlera mistike pikërisht këtu, por me më pak rregulla dhe me më shumë dervishë?!

Në fund të fundit, përmasat e shtetit nuk kanë rëndësi, e rëndësishme është ideja. Siç thoshte dikur Viktor Hygo: me e fuqishme se forca e një ushtrie të madhe është fuqia e një ideje se cilës i ka ardhur koha!

Ka ardhur kohe tjetër: koha e tolerancës fetare, por tani me “kufij”!

Tashmë për besimtaret dhe ateistet ka më shumë zgjedhje: ose te Papa në Vatikan ose te Baba papa në Tiranë!

Del foto/ A është ndarë Marina dhe Getoari?

Prej disa kohësh në rrjet u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit ka marrë fund, pasi ka pasur disa kriza.

Mirëpo, kjo foto tregon komplet të kundërtën. Nga Milano, aty ku ndodhen për Javën e Modës, shihet çifti, krah mikut të tyre. Geti dhe Marina duken të lumtur dhe të veshur gjithë stil.

Ata janë prindër të një vajze të quajtur Marget.

A do ta pushtojë Izraeli Libanin?
Diplomatët janë mobilizuar për të lehtësuar tensionet në Lindjen e Mesme, pas shpërthimeve të pajisjeve elektronike të anëtarëve të Hezbollahut, shpërthime që lanë të vdekur dhjetëra njerëz dhe po shtyn rajonin drejt një konflikti të gjithanshëm.

Shpërthimet e pajisjeve “pagers” dhe radiolidhje të grupit militant libanez lanë të vdekur 37 persona dhe plagosën rreth 3000 të tjerë.

Shpërthimet besohet se janë kryer nga Izraeli, i cili të enjten bombardoi Libanin jugor, në të njëjtën ditë që të dërguarit nga SHBA-ja dhe Evropa u takuan përpara një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten.

Ekziston frika se konflikti i tensionuar ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani, mund të përshkallëzohet ndërsa një analist izraelit i gjeopolitikës tha se “asnjëherë nuk kemi qenë më afër një lufte të përgjithshme”.

Një ekspert tjetër tha se lufta është “një opsion i mundshëm, por jo i pashmangshëm”, dhe sulmet mund të detyrojnë Hezbollahun të tërhiqet nga jugu i Libanit, por edhe Hamasin prej negociatave për një armëpushim të luftës në Gaza, e cila filloi me sulmin vdekjeprurës të Hamasit të 7 tetorit në Izrael.

Të martën, pajisjet “pagers” të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në pjesë të Libanit dhe Sirisë, duke vrarë të paktën 12 persona dhe plagosur mijëra të tjerë.

Izraeli nuk ka komentuar shpërthimet, por një zyrtar amerikan i tha Associated Press se Uashingtoni ishte informuar për operacionin.

Të mërkurën, 25 persona u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën kur radiolidhjet shpërthyen njëkohësisht në disa pjesë të kryeqytetit libanez, Bejrut.

Operacionet pasojnë zotimin e Izraelit për të zgjeruar qëllimet e luftës së tij në Gaza, për të përfshirë kthimin e banorëve në Izraelin verior që ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të Hezbollahut, i cili është i lidhur me Hamasin.

Në një fjalim të zjarrtë të enjten, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i quajti sulmet “terrorizëm i pastër” dhe “krime lufte ose të paktën shpallje lufte”, pa treguar se çfarë përgjigje ushtarake do të ndërmerrte grupi i tij.

“Nuk kemi qenë kurrë më afër një lufte të gjithanshme, por ajo ende mund të shmanget, pasi nuk e kemi kaluar pikën e pa kthimit”, tha Daniel Shadmy, zëdhënës i organizatës joqeveritare European Leadership Network-Israel (ELNET), për Newsweek. “Ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë, po i afrohemi më shumë një gabimi në llogaritje dhe një përshkallëzimi dramatik të armiqësive”, shtoi ai.

Rreth 60 mijë njerëz janë evakuuar nga veriu i Izraelit për shkak të sulmeve të Hezbollahut nga Libani. Shadmy tha se shpërthimet që kanë pasur në shënjestër Hezbollahun këtë javë mund të përdoren për të shtyrë drejt një zgjidhjeje diplomatike.

“Izraeli nuk do të tërhiqet derisa të mund t’i kthejë qytetarët e tij të zhvendosur nga veriu në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre, qoftë përmes mjeteve diplomatike apo jo”, tha ai.

Pas sulmeve, Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib, dënoi “sulmimin flagrant” ndaj sovranitetit të vendit të tij. Homologu i tij turk, Hakan Fidan, akuzoi Izraelin për përpjekje të zgjerimit të luftës së Gazës në Liban.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar të gjitha palët kundër “përshkallëzimit të çdo lloji” dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, iu bashkua homologëve të tij në kryeqytetin francez pas diskutimit të mundësisë së një armëpushimi në Gaza në Kajro, duke paraqitur një çështje të ndërlikuar të politikës së jashtme për Uashingtonin përpara zgjedhjeve të muajit nëntor.

Poshtërimi nga shkelja e inteligjencës, që besohet të ketë prishur seriozisht aftësitë komanduese të Hezbollahut, mund të shfrytëzohet si levë për një përparim në përpjekjet e amerikanëve për të arritur një zgjidhje lidhur me tërheqjen e grupit nga jugu i Libanit dhe në negociatat me Hamasin.

“Izraeli ka sinjalizuar se kalimi në fazën tjetër të planit të tij të luftës kundër Hezbollahut është një opsion i mundshëm, por jo i pashmangshëm”, tha analisti rajonal dhe ish-zyrtar i inteligjencës izraelite, Avi Melamed, për Newsweek.

“Irani dhe Hezbollahu kanë interes për t’i dhënë fund përplasjes me Izraelin, veçanërisht pas goditjes së rëndë që pësoi organizata libaneze”, tha ai. “Parashikoj që presioni iranian mbi [udhëheqësin e Hamasit Yahya] Sinwar për të arritur një marrëveshje që të paktën përkohësisht do të ndalonte luftimet në Gaza do të intensifikohet”, përfundoi ai. /Newsweek

Aksident me vdekje në Fier, arrestohet autori

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit.

Një këmbësor, i moshës 81-vjeç, është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë, megjithëse është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë. Mësohet se këmbësori po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga automjeti.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin L. Ç., 81 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.