Aplikacion
Dashi
Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku dhe do i shprehni me çdo mënyrë ato qe do ndjeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuruar, por papritur do gjendjen balle për balle me një person mjaft interesant. Nëse doni qe financat te mos kenë probleme mos filloni operacione te rrezikshme.
Demi
Për një jete sa me te bukur ne çift duhet t’i shtoni dozat e fantazisë sot. Largojeni rutinën e cila po e mbyste pak nga pak lidhjen tuaj. beqaret do jene me te disponueshem ndaj takimeve dhe do argëtohen pa fund me personat qe do i ftojnë. Ne planin financiar gjithçka mund te shkoje me se miri nëse ju arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve.
Binjaket
Humori juaj do ndryshoje shpesh gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle disa probleme me partnerin. Mundohuni ta përmbani veten sepse edhe durimi i partnerin e ka një kufi. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë ende për princin e tyre te kaltër, por nuk do kenë te reja. Ne planin financiar do e dini shume mire atë qe duhet te bëni ne mënyrë qe situata te stabilizohet.
Gaforrja
Dialogu dhe mirëkuptimi do jene fjalët kyçe te kësaj dite. Gjithçka pritet te shkoje me se miri mes jush dhe partnerin tuaj sot. Beqaret do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër edhe për shkak se nuk do kenë kohen e mjaftueshme për ta kërkuar atë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te destabilizohet qe te merrni masat e duhura.
Luani
Sot do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm e vetëm për te rikthyer alegrinë dhe entuziazmin ne jetën tuaj ne çift. Priten momente te papërshkrueshme. Beqaret do flirtojnë pa fund, por nuk do arrijnë ta gjejnë personin qe do ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do ndiheni disi me te qete.
Virgjeresha
Saturni do ndikoje mjaft ne jetën tuaj ne çift sot. Fatkeqësisht ai do ju nxite te jeni me kokëfortë me atë qe keni ne krah dhe te mos hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kalojnë momente te këndshme pranë miqve dhe disa shokëve te tyre. Mund te ketë edhe flirte me disa. Financat do kenë përmirësime te dukshme. Ne këtë mënyrë mund te kryeni edhe disa investime.
Peshorja
Nëse jeni ne një lidhje do e rigjeni entuziazmin e fillimit te lidhjes suaj. Do dashuroni ashtu si ta ndjeni dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot sesa te fillojnë një lidhje qe do i lëndojë dhe do ju sjelle probleme. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Nuk do keni shqetësime ne këtë sektor.
Akrepi
Sot do e keni te vështirë t’i qëndroni besnik personit qe keni ne krah sepse personat qe do ju joshin do jene te shumte. Kujdes sepse nëse hidhni ndonjë hap te gabuar do pendoheni për gjithë jetën. Klima yjore do jete e përshtatshme qe beqaret te kenë takime te mrekullueshme. Financat do përmirësohen ndjeshëm nga një trashëgimi qe do merrni.
Shigjetari
Dite e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe here pas here te hapni rruge dhe te mos i vazhdoni debatet e nisura nga partneri. Beqaret duhet te dëgjojnë me shume zemrën sesa arsyen. Vetëm ne këtë mënyrë do mund te krijojnë lidhjen e duhur. Ne planin financiar duhet te prisni edhe disa dite për t’u përballur seriozisht me problemet.
Bricjapi
Do i merrni me shaka kritikat e partnerit tuaj sot dhe nuk do mërziteni aspak. Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht pozitive. Beqaret do lodhen se kërkuari, por pa fat. Mendoni te qëndroni me tepër me miqtë dhe te argëtoheni. Ne planin financiar duhet te hiqni dore sa me shpejt nga shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni qe te mbeteni pa asnjë para ne xhep.
Ujori
Me ne fund do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli se bashku. Do i sqaroni edhe debatet e vogla qe keni pasur prej kohesh. Beqaret duhet ta harrojnë turpin nëse duan te gjejnë një person për ta pasur ne krah përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te bëni zgjedhje te vështira, por te domosdoshme.
Peshqit
Për pjesën me te madhe te çifteve dita e sotme do jete e qëndrueshme. Vetëm ata qe kane pasur probleme serioze para disa kohesh do jene ne një periudhe reflektimi. Beqaret do kenë mundësi për takime, por nuk do preferojnë ta ndajnë jetën e tyre me dike. Ndihen mire dhe ashtu si janë. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe situata mund te filloje te stabilizohet.
Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievt malore në lindje të vendit.
Po ashtu do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime.
Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit. Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Mjegull/mjegullinë prezente në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat luginore.
Horror në Itali/ Gruaja qëllon me armë djalin 15-vjeçar, më pas vret vetenNjë ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë fqinje pasditen e kësaj të shtune.
Një grua ka qëlluar në kokë me armë zjarri mbi djalin e saj 15-vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas kësaj ajo e ka drejtuar armën nga vetja dhe i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të qytetit të Veronas. Në banesën ku ndodhi ngjarja ndodheshin vetëm djali dhe nëna e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Alarmi u ngrit nga babai i të miturit, i cili lajmëroi autoritetet dhe fqinjët që dëgjuan të shtënat. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë, e cila më parë ishte në pronësi të babait të ndjerë të gruas, i cili ka ndërruar jetë pak kohë më parë, dhe hetimet për rastin janë duke u zhvilluar.
Çfarë është ekuinoksi i vjeshtës/ Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tëndeEkuinoksi në astronomi është ai çast kohor kur qëndra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor. Dhe jemi pikërisht në këtë fazë të vitit.
Ndërsa ditët shkurtohen, ekuinoksi i vjeshtës është një kujtesë për të ndaluar dhe për t’u kthyer drejt vetes. Kjo periudhë të udhëheq për të reflektuar, për të lënë të kaluarën dhe për t’u përgatitur për aventurën tënde të radhës.
Dashi
Ekuinoksi i vjeshtës të ofron mundësinë për të mbështetur pa kushte ata që do, por bëj kujdes që të mos harxhosh të gjithë energjinë për të tjerët. Gjej një ekuilibër mes ndihmës ndaj të tjerëve dhe përqendrimit në projektet e tua personale.
Demi
Një veprim i thjeshtë, si të blesh një kafe për partnerin tënd ose t’i dërgosh një meme qesharake mikut më të mirë, do t’i tregojë sa shumë kujdesesh për ta. Të ofrosh kohën tënde për të tjerët nuk do të thotë të sakrifikosh përkushtimin ndaj vetes. Planifiko një aktivitet të këndshëm me partnerin ose mikun tënd për të treguar dashurinë që ke për ta.
Binjakët
Binjak, ti je shpirti i festës dhe organizatori kryesor i grupit tënd. Festa fillon kur ti hyn dhe mbaron kur ti del. Sigurohu që të planifikosh festën tënde të radhës sa më shpejt në mënyrë që të bësh një paraqitje dinjitoze dhe të mos zhgënjesh miqtë.
Gaforrja
Kalimi i kohës me miqtë dhe familjen, duke bërë gjërat që do, si kujtimet, gatimi dhe lidhja emocionale, do të jenë perfekte për fillimin e një sezoni të ri. Do të të kujtojë se ke njerëz të dashur që gjithmonë janë pranë teje, në kohë të mira dhe të këqija.
Luani
Ti je gjithmonë i ftuar në çdo aktivitet dhe je pjesë e çdo grupi. Nuk është faji yt që je kaq “i famshëm”! Për sa kohë që e përdor statusin tënd për mirë, vazhdo dhe shijoje pozicionin tënd të pushtetit këtë vjeshtë. Mos harro: Ti tërheq më shumë bletë me mjaltë, ndaj trego butësi, simpati dhe dhembshuri.
Virgjëresha
Nëse je duke menduar për investime, ekuinoksi i vjeshtës është koha ideale për këtë, qoftë në tregun e aksioneve ose në ndonjë hobi të ri që dëshiron të ndjekësh. Ndërmerr një rrezik për të përmbushur ëndrrat e tua!
Peshorja
Ti je një flutur sociale dhe të gjithë duan që ti t’i zbukurosh me praninë tënde. Këtë vjeshtë, je në çdo listë të ftuarish si VIP. Ndërtimi i reputacionit tënd më në fund po shpërblehet dhe tani mund të shijosh jetën luksoze që gjithmonë ke dëshiruar.
Akrepi
Shërimi i anës tënde të errët nuk është i vështirë për dikë kaq transformues si ti. Do të duket sikur po liron barrën dhe po hyn në një gjendje më të lartë ndërgjegjeje. Dashuria për të gjitha pjesët e tua edhe ato më të errëta, do të rrisë vetëbesimin dhe energjinë tënde.
Shigjetari
Krijo aleanca të reja këtë vjeshtë, njerëz që do të qëndrojnë pranë teje. Do të jetë e bukur të kesh një komunitet që vlerëson talentet e tua të veçanta dhe perspektivën tënde. Mos ki turp të bësh hapin e parë dhe të ftosh dikë për të kaluar kohë bashkë. Ji i hapur ndaj mundësive të reja.
Bricjapi
Muajt e ardhshëm do të sjellin ngritje në karrierën tënde, duke të dhënë mundësinë për të ngjitur çdo mal profesional dhe për të pasur sukses në çdo hap. Këshillë: Mos u angazho në projekte që nuk të frymëzojnë plotësisht. Koha jote është e çmuar, prandaj fokusohu vetëm tek ato që të flasin kreativisht.
Ujori
Ujor, është koha të përballesh me disa çështje të pazgjidhura. Duke u marrë me to që në fillim të sezonit, do të gjesh zgjidhjen më shpejt dhe do të kalosh në situata të reja. Është momenti për ndryshim.
Peshqit
Intuita jote është në kulm, por kjo mund të jetë e lodhshme për mendjen dhe zemrën tënde. Është e rëndësishme të qetësohesh. Je duke u përballur me energji ekstreme dhe stresuese; sigurohu që po kujdesesh për veten!
President i Turqisë Recep Tajip Erdogan i kë bërë thirrje perëndimit të marrë masa parandaluese ndaj Izraelit pas sulmeve të fundit në Liban.
Në një konferencë për shtyp në Stamboll, Erdogan tha se përhapja e luftës në rajon është qëllimi i Izraelit ndërsa njoftoi se Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme.
“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”- tha Presidenti turk.
Ai komentoi mbi sulmet në Liban, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radiove të dorës të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.
“Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin. Për të ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për të vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme.”- u shpreh ai më tej.
Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij. Turqia ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza, që prej nisjes së konfliktit një vit më parë.
Aksident në Korçë/ Makina përplas këmbësorenNjë grua 45 vjeçe është përplasur nga një automjet në afërsi të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas, ndërsa gruaja është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit të përfshinë në incident dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Arti i argjendarisë: Perfeksion dhe përkushtimNë jetën, shpesh herë ndodhin ngjarje që na shtyjnë të rishikojmë rrugët tona dhe të ndryshojmë drejtim. Me një sfidë të tillë është përballur edhe argjendari, zoti Njazi Hoxha 68 vjecc, i cili edhe pse ka qenë shumë i pasionuar për punën e tij, është detyruar të ndërpresë veprimtarinë për shkak të arsyeve shëndetësore.
Në vend të orarit të zakonshëm të punës në argjendari që ishte 8 me 3 të pasdites , ai tani zgjohet në orën 7 të mëngjesit dhe e nis ditën e tij me një shëtitje të vogël në pedonalen e Kukësit gjithmonë nën shoqërinë e bashkëshortes , më pas në mënyre mbase edhe të pavetëdijshme këmbët e drejtojnë nga rrugica e vogël në të cilën dikur ka pasur punishten e tij të argjendarisë.
Për të qenë të vërtetë edhe pse argjendaria është e mbyllur nuk është vetëm zoti Njazi që ka nostalgji për të dhe ambjentin e punës por edhe të tjerët.
Madje edhe vetë qytetarët akoma e kanë si pikë orientimi. Shprehem në të tillë mënyrë sepse i pari që e bën këtë është babai im i cili nëse e pyet po ku je ti?
-Ja moj bijë këtu tek puna e Njazit.
Është mëngjes I së shtunës dhe si fundjavë përfitoj nga rasti të jem në Kukës dhe të ftoj z.Njazi për të pasur një bisedë nga afër . Tanimë për të ditur se si është dita e tij jashtë karriges dhe veglave të punës.
Qëllimi kryesor I këtij takimi ishte ta pyesja rreth çdo gjëje që fshihej pas mantelit të argjendarit dhe sa I mungonte kjo pjesë përditshmërisë së tij . Pasi morëm porositë ,bisedën e hap me një pyetje pak sa bazike:
– Po si nisi ?
Zoti.Njazi mori një qëndrim ‘’rehatlliku’’, shtyu filxhanin e kafes dhe më tha : -Sa vjeçe je ti?
-21 I them unë , po pse?, ai qeshi dhe më thotë : Eh në moshën tënde unë kam qenë duke punu..
Kështu fillon të më tregojë themelet e para të të gjithë rrugëtimit të tij që ndonëse nuk po e vazhdon më kujtimet dhe përjetimet i ka ende të freskëta .
‘’Argjendaria e parë u hap në vitin 1969 në Kukesin e vjetër nga mjeshtri Rexhep Cerkezi i cili për fat të keq nuk jeton sot. Tre vjet ma vonë në vitin 1972 u hapen disa kurse, zanate si rrobaqeps, argjendari, zdrukthtar, mekanik,etj.’’
Teksa më përshkruante se si u gjend në profesionin e jetës ai më shpjegoi të vërtetën e tij se cfarë ka qenë arsyeja që fshihej pas dëshirës djaloshare. Ndonëse në moshën 16 vjeccare ka pasur shumë opsione, ai zgjodhi pikërisht argjendarinë të cilën do e praktikonte nën kujdesjen e mjeshtër Rexhepit.
. ‘’ Më ka pëlqy argjendaria nashta ngaqë edhe jam tip që i du detajet.’’
Fjalia e duhur në momëntin e duhur do të ishte ‘’Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë’’ si një përmbledhje e asaj që Z.Njazi e tregonte eksperincën e tij të parë kur filloi kursin. Ai shprehej se si fillim për 3 muaj vetëm shikonte dhe dëgjonte ccdo këshillë nga mjeshtri e më pas i jepte atij disa punë të vogla për të përmirësuar aftësitë e tij në punë ditë pas dite.
Pasi e dëgjova me shumë vëmendje për ti kuptuar edhe detajet më të vogla ,nuk e di se nga më erdhi replika : Domethënë hyre në punë ,s’kishe emocionet e intervistës tënde të parë të punës ? Po a e mban mend si je ndje në ditën tënde të parë të punës?
– ‘’Isha ni djal 16 vjeç që u doke me I kallzu mjeshtrit se un di mi ba punt. Pak frik pak emocion e pak guxim djaloshi që I vlon gjaku , pak prej krejtave.’’
Teksa më fliste me nostalgji për rininë e tij, më intrigonte vetëm një gjë pse pikërisht argjendarinë dhe jo të tjerat përderisa kishte shumë opsione . Në diskutim e sipër z.Njazi më shpjegonte se ky zanat siç I thonë nga anët tona ‘’kishte peshë’’ tek të tjerët por sigurisht se ishte edhe një profesion i mirë paguar.
Të punosh me gurë të çmuar është shumë eksperiencë e veçantë por aq edhe misterioze, por edhe më interesante është të dish se cfarë qëndron pas një unazeje që të merr syt nga shkëlqimi i tepërt apo bizhut plot elegancë. Fakti që I shikojmë punimet aty në vitrinë që qëndrojnë plotë krenari duke rrezatuar bukurinë e tyre nuk mund të përjashtohet kurrësesi edhe arsyetimi se një dorë artisti dhe shumë orë përkushtimi janë çelsi i suksesit. Me indicien më të pastër për të pasur një ide më të qartë të procesit të punës apo edhe vështirësive që si ccdo lloj pune tjetër ka, e pyes nëse mund të më shpjegonte në fragmente të shkurtëra se si ai e bënte dhe krijonte një punim në një ditë normale të punës së tij. Pak a shumë një kthim në kohë edhe pse jo shumë të largët.
Ndërsa Z.Njazi po më dëgjonte me shumë vëmendje deri sa përfundova fjalinë që më sa arrita të kuptoja nga mimika e tij ai e kishte marrë me mend se çfarë po përpiqesha t’I thoja që në fillim.
Bëri një buzëqeshje të vogël dhe nën humor më drejtohet : Je te dasht mduket edhe ti mu ba hajdute zanati a?, ndërsa unë me gjestet e kokës I pohohem se mbase edhe po kurrë si dihet.
Ai ka ditur gjithmonë të bëjë batuta ndaj edhe në bisedën tonë jam ndjerë e lirshme për ta pyetur dhe shpeshherë të duket sikur edhe atë pak mëdyshje që ke nën mendimet se mbase po bëj një pyetje që ai s’do të përgjigjet Z.Njazi e shuan direkt me përgjigjet dhe përjetimet të cilat nuk ngurron që ti jap e ti shpreh gjithashtu.
‘’Para viteve 1990 Ndërmarrja e Riparim Shërbimeve më furnizonte me gurë për punimin e unazave dhe të vathëve.Sa i takon procesit të mirëfillt I bjen me të thanë që unë nuk kam apliku asniher metodën e prerjeve të gurit. Kam punu me gurë kristal që rezistojnë shumë gjatë. ‘’
Sipas tij për unazat dhe varset rolin kryesor e mbajnë gurët e ccmuar të cilat për t’i ngjitur me mbajtëset aplikonte metodën e saldimit , një teknikë e përdorimit të frymëmarrjes e cila më pas u zëvëndësua me aparate saldimi me gaz. Nga ajo cfarë arrita të kuptoja për një argjendar të perfeksionojë teknikën e frymëmarrjes ishte shumë e lodhshme e kërkonte shumë kujdes por me kalimin e kohës e zhvillimet e ndryshme aparatet me gaz sollën një prakticitet shumë të nevojshëm.
Në këtë loj mënyre mundësohej një punim unazeje dhe një varseje jo vetëm unike por edhe shumë cilësore edhe jetëgjatë gjithashtu.
‘’Ama ka pasë ene raste qe klientët vetë kanë pru gurë me vlerë të vecantë për me e ba unaz ose për me e ngjit.’’
Për nji çast u ndalova te fjala unaz. Po mendoja me veten se si është të jesh përgjegjës për një aksesor të tillë , që nisur nga kultura jonë e jo vetëm, ajo është një ndër gjërat më me vlerë dhe fanatizëm që ka ruajtuar populli ynë shqiptar . Unaza është simbol I besës dhe i përjetësisë e në rrënjët tona ilire ‘’unaza’’ mbase është e barabartë edhe me pistoletën e burrit.
E mirëmendova me veten dhe po përpiqesha të formuloja pyetjen konkrete:
-Çfarë ke ndjerë kur dikush drejtohej tek ti për një aksesor kaq domethënës sa unaza?
-Përgjegjësi , Dashamirësi apo frikë se mbase klienti do e refuzonte punimin tuaj ?
‘’Nashta kisha than përgjegjësi se argjendaria asht një punë që vetvetiu të jep kënaqsi kur shikon që ti bahesh pjesë e kurorëzimit të fejesave dhe të martesave.’’
Duke e lidhur edhe me procesin e shpjegimit të punës që diskutuam pak ccaste më parë Z.Njazi më shpjegon se punimet e unazave kanë qenë dhe do të jenë shumë sfiduese për mënyrën e kirjimit të tyre . Një ndër to ai përmend modelin e formës bajame të cilës i vë edhe epitetin ‘’më e populluara’’
Nëse një ccift I paraqitej tek punishtja dhe i kërkonte të bënte një punim si fillim një argjendar I mirë sipas tij duhet t’a lejë klientin të shprehet nqs ka krijuar ndonjë ide në kokë se si e do aksesorin e tij dhe më pas ti sygjerojë dhe t’i ofrojë modele të ndryshme . Për këto modele shpesh herë ai frymëzohej nga katalogjet apo edhe ndonjë model punimi Italian që ja sillnin klientë të tjerë për riparime. Të jesh miks mes krijimtarisë dhe rregullimit.
Meqë po flisnim për unazat ishte fiks koha e duhur për ti drejtuar pyetjen se cila ishte unaza që e mbante mend si punimin më të vecantë, i’u drejtova më një siguri sikur ta dija se ai e di shumë mirë se patjetër që ai e ka një të preferuar të cilën e mban si kupë arritjesh më vete. Z.Njazi po përpiqej të më tregonte foton e atij punimi por se gjente dot, edhe pse me mirëkuptimin më të madh i thash që ska gjë ju besoj. Në pamundësi vizuale filloi të ma përshkruante me fjalë:
‘’Guri ma i bukur që kam pa ka pasë form gjashtëkëndore ene hala mban çudi plotsisht form e rregullt me ni ngjyrë te kuqerremtë që herë-herë jeptë ene reflekse lejla.’’
Nëse do të vazhdonim të flisnim për unazat dhe varëset e sigurt se përshkrimet për krijimin dhe finalizimin e mijërave punimeve nuk do të kishin fund. Kështu që kalojmë në një tjetër aksesor të cilët janë vathët. Ato janë bizhu që duan një sy të mprehtë dhe dorë detajiste për ti sjellë në mënyrën më të bukur të mundshme sicc shprehet argjendari.
Z,Njazi më përmend faktin se dikur një palë vathë kushtonin 1200 lekë një shumë e përballueshme për kohën e atëhershme edhe pse sot ky ccmimet është goxha I lirë. Thënë kjo i pyetur dhe për fitimet e tij mujore apo qoftë ditore Z.Njazi u shpreh se sigurisht që shumë vite më parë mund të merrte 140 mijë lekë në muaj me pluse në raste festash të ndryshme ose dasmash dhe minuse në muaj të tjerë, duke përfshirë ketu dhe faktin se është një qytet I vogël dhe kërkesat ndryshojnë. Ndërsa më vonë puna ka rënë por gjithmonë I kënaqur dhe I plotësuar me aq sa merr.
Në përshkrimin e punës së vathëve argjendari thekson se janë punime shumë sfiduese.
‘’Femrat e din që modeli rrethor është më i përhapuri,i shtojnë detaje a motive me qëllim që ato ti ken ma nryshe. E në një diametër aq të vogël sigurisht që me punu asht pak ma zor.‘’
Meqë dilema e lashtë sa bota, sa e vështirë është ti kuptosh femrat rrodhi në tavolinën e historisë së karrierës dhe punës së tij meqë edhe klientale ka qenë e gjinisë femërore i drejtohem duke i thënë po hë si ja dilje?
Më përmendi taktikën se punimi imët me detaje ka qenë teknika të cilën e përdorte për të bërë produktin më tërheqës dhe interesant duke mos lënë pas dhe rëndësinë e materialeve.
‘’Klientit munesh me ja tregu çdo gja n’mes me e pas punën ja tregon shton diçka e heq s’ka rëndësi, klienti asht mbreti.’’
Këtë fjalinë e fundit s’është e para herë që e dëgjojmë në një botë me shumëllojshmëri opsionesh dhe shërbimesh sigurisht që pala dhënëse dhe marrëse padyshim që kanë përftuar një metamorfozë të frikshme. Flasim për një diferncë dekadash të mëdha dhe në bisedë e sipër kuptova se ai ishte i lumtur për çdo klient të tij po aq sa edhe ata për të. Këtë gjë e dallova kur më tregonte historitë se shpesh herë klientët e tij e thirrnin në dreka , darka , fejesa e bënin pjesë të tavolinave familjare. Duke mos harruar të jetë po aq mirënjohës edhe për përshëndetjet e mbushura me plot respekt që i jepnin sa herë që e shikonin në rrugë.
Meqë ra fjala tek familja I pari mendim që më shkoi ndërmend është se ai ka bërë shumë unaza dhe vathë për shumë gra të qytetit, si mund të harroja nusen e tij? Batutat nuk janë vetëm të tijat kështu me pak humor dhe ngacmim i them po një argjendar si ti a është romantik, a I bëntë shpesh bashkëshortes së tij dhurata?
‘’Nuses i kam ba dhurata si jo, unaza dhe vathe per ditëlindje edhe çdo herë për festën e gruas. Ma shumë I run ato se sa mu.. ‘’
Për shkak se i kam njohur dhe jam familjarizuar që e vogël me ta, e di se respekti dhe përkushtimi ndaj familjes kanë qenë primare. Madje e pyes edhe për djalin i cili jeton në Amerikë tani pasi ka mbyllur shumë vite më parë universitetin e ekonomisë. Ky është edhe një detaj tjetër i cili jo padashje e përmend tani sepse në fillesat e tij z.Njazi zgjodhi ta mbante punën vetëm me qëllim që t’i mësonte djalit zanatin,por që nuk ndodhi.
Z.Njazi nuk është një fanatik i të vjetrës sepse kur vjen puna tek e ‘’reja’’ dhe e ‘’vjetra’’ sipas tij në një krahasim mes dy epokave punimi I ditëve të sotme sepse përdoren mjete më efikase dhe materialet janë më lehtë për t’u gjetur.
Tekonolgjia është e domosdoshme dhe kur mendova peirudhën e dikurshme,e pyes mjeshtrin tonë për sigurinë e argjendrisë.
-A ishte rrezikuar ndonjëherë nga vjedhjet ?
‘’Po në vitin 1993 më kanë vjedh dyqanin. Kanë vjedhë cfare kanë gjetë unaza, vathë, që ishin porosit nga klientat, gurt dhe material që përdorsha për punimin e unazave. Për fat të keq nuk u gjetën grabitësit.’’
Nuk ishte kjo historia tipike e një fundi të lumtur por është një tjetër histori si miliona histori të tjera të këtij rrugëtimi kaq të gjatë. Një profesion kaq kompleks i bukur edhe egnimatik sa i argjendarit të bën të kuptosh se njeriu mund të jetë gjithçka nëse ai do . E që të arrijë këtë duhet të ketë virtytet e një durimtari, vizionari dhe artisti njësoj siç është edhe Njazi shembulli ynë i artë i përkushtimit ndaj qëllimit që ke në jetë./ ERGISA MURATAJ
“Çeliku dhe Zjarri”/ Historia e Sedat Ademit, Kovaçit të Kukësit
ERGISA MURATAJ
Në një qytet të vogël që dikur kishte gjallërinë e një komuniteti të përkushtuar ndaj tokës dhe punës me dorë, jeton Sedat Ademi, një nga mjeshtrat e fundit të kovaçisë në Kukësin e Vjetër. I biri i Osman Ademit, Sedati vjen nga një familje me origjinë të hershme nga Prizreni, ku ky zanat është mbajtur gjallë për breza të tërë. Të jetosh në Kukës, një qytet i ndërtuar në brigjet e Drinit dhe i njohur për qëndresën dhe traditat e tij, ka pasur një ndikim të madh në formimin e karakterit të Sedatit dhe në përkushtimin e tij për kovaçhanen.
Familja Ademi, prej disa brezash, është e lidhur pazgjidhshmërisht me artin e përpunimit të metalit. Babai i tij, Osman Ademi, dhe paraardhësit e tij nga Prizreni kanë qenë të njohur si mjeshtra të mëdhenj të veglave bujqësore dhe mjeteve të punës. Trashëgimia e tyre është ruajtur në dorëzimet e heshtura të zanatit nga babai te biri, duke kaluar çdo njohuri dhe çdo teknikë të mësuar gjatë viteve.
“Zanatin e kam nisur në moshën 17 vjeçare. E kam nisur, sepse e pashë babain tim duke punuar në kovaçhanën tonë, dhe m’u duk si diçka që duhet ta provoja. Ishte një lidhje e natyrshme,” tregon Sedati, ndërsa reflekton mbi fillimet e tij. Në atë kohë, ai nuk e kishte menduar kurrë që do të mbetej ndër kovaçët e fundit në Kukës, duke mbajtur gjallë një zanat që, për breza të tërë, ishte qendra e jetës ekonomike dhe shoqërore të qytetit.
Të fillosh zanatin e kovaçisë në moshë të re është një sfidë e madhe. Sedati kujton me nostalgji ditët kur merrte mësime nga babai i tij në kovaçhanën e vogël që kishin në Kukësin e Vjetër, para se të zhvendoseshin në qytetin e ri pas përmbytjes së qytetit të vjetër nga ndërtimi i hidrocentralit. Ishte një periudhë kur jeta ishte më e ngadalshme dhe puna manuale vlerësohej. Çdo vegël e prodhuar kishte një histori, një lidhje mes mjeshtrit dhe përdoruesit të saj.
Kovaçhanja ishte vendi ku mblidheshin njerëzit, jo vetëm për të blerë vegla, por edhe për të ndarë histori dhe për të mësuar rreth teknikave të reja të punës. “Isha i ri, por ndjeja që po bëja diçka të rëndësishme. Çdo goditje me çekiç më afronte më shumë me zanatin,” thotë Sedati. Vitet e para të punës ishin të mbushura me sfida, por me kalimin e kohës, Sedati filloi të zhvillojë mjeshtërinë e tij. Çdo vit që kalonte, ai arrinte të kualifikohej në kategoritë e larta të zanatit, duke marrë certifikata dhe njohje për aftësitë e tij të jashtëzakonshme.
“Çdo goditje çekiçi më bëri më të fortë në zanat,” thotë ai me krenari. “Nuk ka asnjë gjë që nuk mund ta bëj, mjafton të zgjedh çelikun e duhur.” Çeliku, për Sedatin, është thelbi i çdo punimi të mirë. “Pa çelik, nuk ka kovaçhanë,” vazhdon ai, duke përshkruar procesin e përzgjedhjes së çelikut, një nga pjesët më të rëndësishme të punës së tij. Ai e blen çelikun në Kukës, e më pas e provokon në zjarr për të testuar cilësinë e tij. Për një mjeshtër si Sedati, cilësia e materialit mund të kuptohet edhe nga ngjyra e ujit gjatë ftohjes.
Për Sedatin, puna me metalet dhe zjarri janë më shumë sesa thjesht një mënyrë për të fituar jetesën; janë një mënyrë jetese. Ai është i lidhur emocionalisht me zanatin, pasi është diçka që i është trashëguar dhe që ai ka punuar me përkushtim të plotë gjatë gjithë jetës së tij. “Që nga dita e parë që kam nisur punën, nuk jam ndarë asnjëherë nga çekiçi. Jam 61 vjeç dhe ende nuk kam ndalur,” tregon ai. Çekiçi, si vegël, përfaqëson lidhjen e tij me zanatin dhe me gjithë atë që përfaqëson kovaçhanja – një vend ku krijohet dhe punohet me përkushtim.
Kovaçhanja e Sedatit është vendi ku për më shumë se 25 vjet ai ka prodhuar vegla bujqësore, plugje, sëpata dhe mjete të tjera të rëndësishme për jetën e përditshme të fermerëve dhe punëtorëve të tokës. “Asnjë punim nuk është i vështirë për mua,” thotë Sedati. “Duhet vetëm të dish se si të zgjedhësh çelikun dhe vegla do të dalë e mirë.” Kjo aftësi për të kontrolluar cilësinë e punës është një nga arsyet pse Sedati ka arritur të mbajë klientelën e tij besnike, edhe pse kohët kanë ndryshuar dhe zanatet e vjetra janë zbehur.
Edhe pse numri i klientëve ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, Sedati ka mbetur një nga emrat e njohur të Kukësit kur bëhet fjalë për cilësi. “Shumë njerëz vijnë tek unë pasi kanë blerë vegla në treg dhe janë zhgënjyer,” tregon ai. “Veglat e fabrikuara nuk kanë të njëjtën cilësi. Ato bëhen shpejt dhe shpesh nuk zgjasin.” Kovaçhanja e Sedatit është një përjashtim nga kjo tendencë, sepse çdo vegël që ai prodhon është bërë me dorë dhe me një përkushtim të veçantë për cilësinë dhe detajet.
“Ata vijnë këtu pas disa ditësh dhe më thonë se vegla që kanë blerë nuk ka funksionuar mirë,” tregon ai. “Unë u them, veglat që bëj unë janë me garanci. Çdo vegël që del nga kjo punishte është e fortë, është bërë për të zgjatur.” Sedati, me përvojën e tij, e di se një vegël e mirë nuk bëhet vetëm nga një çelik i mirë, por edhe nga puna e kujdesshme dhe e dedikuar. “Kur godet metalin me dorë, ti ndjen çdo pjesë të tij. Kjo është diçka që makineritë nuk mund ta bëjnë.”
Kovaçhanja e Sedatit është një simbol i fundit të një epoke. “Unë jam i fundit në familje që merrem me këtë punë,” tregon ai me një ton melankolik. “Babai, gjyshi, axhallarët e mi, të gjithë kanë qenë kovaçë. Por djali im nuk e pati me dëshirë këtë punë.” Brezi i ri nuk e sheh më zanatin e kovaçisë si një perspektivë për të ardhmen, dhe kjo për Sedatin është një humbje e madhe. “Do të vijë dita që njerëzit do të duhet të shkojnë në Prizren për vegla, sepse këtu nuk do të ketë më kovaçë.”
Vitet e fundit kanë qenë të vështira për zanatin e kovaçisë në Kukës. Jo vetëm që klientela ka rënë, por edhe kushtet ekonomike kanë ndryshuar. “Puna me tokën nuk është më e leverdisshme. ShumicaShumica e njerëzve kanë ikur jashtë vendit ose nuk kanë më tokë për të punuar.” Për një njeri që e ka kaluar jetën duke krijuar vegla për fermerët, kjo është një humbje e madhe. “Unë dal në punë edhe pse jam me kemp,” thotë ai. “Nuk mund të qëndroj pa punuar.”
Një nga sfidat më të mëdha është furnizimi me materiale. “Çeliku është thelbësor, por tani e marrim me shumë vështirësi. Çmimet janë rritur dhe furnizimet janë të pakta. Qymyri që përdorim për të nxehur metalin tani blihet në Elbasan, por është shumë i shtrenjtë – 150 lekë për kilogram,” tregon Sedati. Për një mjeshtër si ai, çmimet e larta të materialeve përbëjnë një sfidë të vazhdueshme për të vazhduar zanatin.
Pavarësisht të gjitha këtyre sfidave, Sedati vazhdon të mbetet i përkushtuar ndaj zanatit të tij. Zëri i tij përforcohet nga përvoja dhe nga lidhja e thellë që ai ka me kovaçinë. “Babi më thoshte çdo ditë se në kovaçhanë mëson diçka të re. Çdo ditë është një mundësi për të përmirësuar zanatin,” thotë Sedati me krenari. “Kur i jep çelikut ujin e duhur, ai bëhet aq i fortë sa nuk i ndodh asgjë.”
Kjo filozofi e të mësuarit dhe e përmirësimit të vazhdueshëm është ajo që e ka mbajtur Sedatin në këmbë gjatë gjithë këtyre viteve. Mjeshtëria e tij, ndonëse përballë sfidave të shumta, mbetet një testament i përkushtimit dhe dashurisë për një zanat që për shumicën është në prag të zhdukjes.
Sherri mes gazetareve në Top Channel, çfarë ndodhi në prapaskenë
Një sherr mes dy moderatoreve, Erjona Rusi dhe Kostana Morava ka marrë vëmendjen e publikut gjatë kësaj jave.
Gjithçka ndodhi në një puntatë të “Se Luan Topi”, që moderohet nga Erjona Rusi dhe gazetarja Morava ishte e ftuar.
Pas emisionit, kjo e fundit hodhi akuza të forta ndaj moderatores Rusi dhe pretendoi se intervista e saj ishte tjetërsuar nga ajo çfarë në të vërtetë kishte thënë. Përplasja vazhdoi edhe më tej kur të dyja gazetaret folën në Wake Up dhe vazhduan akuzat ndaj njëra-tjetrës.
Por duket se edhe pas emisionit ka pasur përplasje mes palëve, ku Kostana ka vijuar me tonet e ashpra me dy moderatorët Wake Up, Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi, që duket se ‘off records’ kanë vijuar edhe ato përplasjen me gazetaren, e cila pas debatit ka ikur e revoltuar nga studio. Në transmetim, ajo vazhdoi duke akuzuar Erjonën dhe duke mohuar ta ketë quajtur “prostitutë mediatike”.
”Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju, por Erjona Rusi është fenomen tashmë dhe çdo lloj abuzimi dhe tjetërsimi që do bëhet do e quaj “Erjona Rusi” këtej e tutje. Jo nuk e kam quajtur prostitutë, është gënjeshtër. Hape lexoje! Kush tha që e kam shkruar për Erjonën? Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomeni, nuk është Erjona Rusi”, u shpreh ajo.
Në fund, Kostana shtoi se luftën nuk e ka me Erjonën, por me gazetarët dhe me abuzimin që gazetarët i bëjnë pozicionit të tyre. Ndërsa Kostana vazhdonte të fliste, drejtuesit e mbyllën emisionin. Moderatorja Erjona Rusi ka folur publikisht rreth akuzave të moderatores Kostana Morava, pas intervistës së saj për emisionin ‘S’e luan topi’. Kostana pretendon se është abuzuar me titullin dhe intervista e saj është tjetërsuar. Erjona Rusi tha në “Ëake Up” se në asnjë moment intervista nuk është tjetërsuar dhe nuk është abuzuar.
Ajo tha se intervista e Kostanës është ndarë në disa pjesë dhe njëra prej tyre është titulluar për ngacmimin seksual, gjë që vetë ajo e rrëfeu në intervistë Erjona tha se nuk është telefonuar nga Kostana, që t’i shprehte pakënaqësitë, para se të degradonte në sulme deri te epiteti ‘prostitutë mediatike’. “Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që i është vendosur intervistës së saj, njëra prej tyre ishte për ngacmimin seksual, që i rrëfeu në studio.
I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish-drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajën. Ajo e ka cekur më parë e kishte prekur tri vite më parë dhe unë nuk mund ta lija pa e pyetur. Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet, sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternativa para se të kalonte te sulmet. Pse s’më telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe. Unë e kuptoj deri në njëfarë pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitutë mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thotë, “po, më ka ngacmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm. Nëse u ndje në vështirësi, mund të bënte kërkesën. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri. Nuk e ke luftën kundër meje, as unë me ty, kurrë!” -u shpreh ndër të tjera Erjona Rusi.
Një ndër reagimet e moderatores Kostana Morava: Erjona Rusi ka gënjyer publikun dhe mua me titullin pornografik që i kanë vënë intervistës time. Nuk kam thëne kurrë që më ka ngacmuar seksualisht një ish-drejtor. Gazetarja Erjona Rusi ka gënjyer publikisht duke vendosur një titull të pavërtetë. Unë kam dhënë intervistë ku flas për jetën time nga e cila Erjona Rusi ka prerë mbi 20 minuta të intervistës. Më ka pyetur a ka ngacmime në TV dhe kam thënë që drejtuesit e mediave i ngacmojnë gratë. Më ka gënjyer që në fillim kur më ftuan. Më kanë thënë që do flas për jetën time dhe me kanë shkurtuar mbi 20 minuta të intervistës. Nuk më kanë thënë kurrë që do pyetem si në prokurori për ngacmimet seksuale në punë. Nuk më kanë vënë në dijeni për titullin abuziv dhe të gënjeshtërt që i kanë vënë intervistës.
Abuzimi dhe turpi më i madh në këtë rast qëndron në faktin që unë i kam shkruar si Erjonës, ashtu edhe gazetares së saj përpara se intervista të publikohej që të kenë kujdes me titujt, të mos abuzohet, sepse veç imazhit tim, meraku im ishte tek pasojat psikologjike që do përballej djali im adoleshent që tashmë u bë pjesë e ndyrësisë së këtyre më sipër. Këtë mesazh ia kam nisur Erjona Rusit shumë orë përpara se intervista ime e regjistruar një ditë më parë të publikohej. Zonja nuk begenisi as ta lexojë”, u shpreh Kostana. Pas intervistës së Erjona Rusit, spikerja reagoi sërish në rrjetet sociale duke e konsideruar “turp pas turpi”, ndërsa shtoi se kjo tregon nivelin, sipas saj, “ekstrem ordiner ku ndodhen”. Ajo u shpreh se po merret në ekran nëpër gojë, ndërsa pa e ftuar në studio për t’u ballafaquar.
“Turp pas turpi për Erjona Rusin dhe Top Channel. Epo të marrësh të bësh emision dedikuar meje duke më marrë nëpër gojë në ekran pa më marrë mua minimumi aty në studio për t’u ballafaquar, tregon hapur dhe publikisht se në çfarë niveli ekstrem ordiner ndodhen Erjona Rusi ashtu edhe TCH… Këta gazetarë duhet të dinë minimumi që është jo vetëm jo etike në gazetari, por edhe e kundërligjshme në këtë rast që të flasësh për tjetrin publikisht pa qenë tjetri prezent. Unë nuk kam televizion siç kanë këta gënjeshtarë dhe manipulues të opinionit publik, por ama unë kam atë që nuk kanë ata. Unë kam të drejtë dhe më këtë veprim të sotëm e konfirmuan vetë se sa shumë u ka djegur e vërteta që kam thënë”, shkroi ajo.
Zjarr në Pukë/ Shkrumbohet banesa, policia jep detajetNjë banesë është shkatërruar plotësish si pasojë e një zjarri në fshatin Mesul në Pukë.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka persona të lënduar. Policia bë me dije se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur plotësisht.
Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit