Aplikacion
Vjeshta është një stinë që sjell ndryshime të dukshme në klimë dhe temperaturë dhe me këto ndryshime, rritet edhe nevoja e trupit për vitamina dhe minerale të caktuara për të mbajtur një shëndet të mirë dhe një sistem imunitar të fuqishëm.
Këtu do të rendisim disa prej vitaminave më të rëndësishme që duhen organizmit të njeriut gjatë kësaj stine të veçantë, si dhe burimet kryesore të tyre.
Vitamina C: Kjo vitaminë është e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen nga infeksionet. Frutat si portokallat, limonat, grepat, dhe perimet e verdha si speci i verdhë janë burime të pasura me vitaminën C.
Vitamina D: Gjatë vjeshtës, ndriçimi diellor zvogëlohet, ndaj dhe nevoja për vitaminën D rritet. Kjo vitaminë ndihmon në mbajtjen e shëndetit të kockave dhe sistemit të imunitar. Mund të merrni vitaminë D edhe nga ushqimet e pasura me të, si salmoni dhe mishi i kuq i detit, ose nga suplementet.
Vitamina A: Vitamina A është e rëndësishme për shëndetin e syve dhe lëkurës. Perime si karrota dhe brokoli janë burime të mira të vitaminës A.
Vitamina E: Kjo vitaminë është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave të trupit nga dëmtimi i radikalëve të lirë. Arrat dhe vajrat bimore janë burime të pasura me vitaminë E.
Vitamina K: Vitamina K është e rëndësishme për qarkullimin e gjakut, që do të thotë që është e nevojshme për parandalimin e mpiksjes së tepërt të gjakut. Gjendet kryesisht tek perimet e gjelbërta.
Vitaminat e grupit B: Këto vitamina janë të rëndësishme për funksionimin e përgjithshëm të trupit. Përfshijnë vitaminën B1 (tiamin), B2 (riboflavinë), B3 (niasin), B5 (acid pantotenik), B6 (piridoksin), B7 (biotin), B9 (acid folik), dhe B12 (kobalamin). Mund t’i gjeni në ushqimet e pasura me karbohidrate të komplekse, si drithërat e plota, si dhe në mish, peshk, dhe perime.
Zink: Edhe pse teknikisht nuk është një vitaminë, zinku është një mineral i rëndësishëm që ndihmon në funksionimin e sistemit imunitar. Mund ta merrni zinkun nga ushqime si mish i kuq, fasule, dhe arra.
Folate: Njihet ndryshe si acid folik, është e rëndësishme për gratë shtatzëna për të parandaluar defekte të lindura të foshnjës. Gjendet në perime të gjelbërta, drithëra të plota, dhe produkte të pasura me acid folik.
Për të siguruar që trupi juaj të ketë mjaftueshëm nga këto vitaminat gjatë vjeshtës, është e rëndësishme të keni një dietë të pasur me fruta, perime, proteina, dhe drithëra të plota. Nëse keni dyshime për nivelin e vitaminave në trupin tuaj, konsultohuni me një mjek ose dietolog për këshillë dhe, në disa raste, për suplemente vitaminike të përshtatshme. Gjithashtu, mos harroni se një stili jetese që përfshin gjumë të mirë, ushtrim të rregullt, dhe kontroll të stresit, gjithashtu ka një ndikim të madh në shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj gjatë vjeshtës dhe në çdo stinë të vitit./ Living
Ishte në prag të ndarjes/ Adelina Tahiri tregon si e kapërceu krizën martesoreRreth një vit më parë, këngëtarja Adelina Tahiri pranoi se martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov ishte në krizë.
Por së fundmi, ajo ka treguar se kjo krizë është tejkaluar dhe se të dy ndihen shumë mirë në praninë e njëri-tjetrit.
Sipas Adelinës, pasi kaloi pak kohë nga zënka që patën, ata të dy kuptuan se dashuria nuk kishte mbaruar, duke shtuar se rikthimi ishte i dëshiruar nga të dy.
“Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Kur kalon kohë dhe ti e sheh pas gjithë asaj kohe që ti prapë ndien për atë person, atëherë unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes.
Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time, është një burrë i shkëlqyer për motrën time, për mua mos të flas”, tha Adelina Tahiri.
Cilat janë dy shenjat e horoskopit që u ndryshon jeta deri në fund të shtatorit?Sipas astrologes Carol Starr, janë dy shenja horoskopi që do të shohin një përmirësim të madh në jetën e tyre deri në fund të shtatorit.
Demi
Sipas astrologes, së shpejti fati juaj do të fillojë të ndryshojë, pasi do të shihni rritje të madhe në zonat që kanë mbetur të ndenjura. Sidoqoftë, nuk mund të prisni që ata të vijnë lehtësisht tek ju. Si çdo gjë në jetë, kërkon shumë punë dhe përpjekje, të cilat për fat të mirë nuk i shmangeni. Këtë muaj gjërat po përshpejtohen, veçanërisht pasi tashmë keni punuar për disa plane ose keni filluar diçka të re. Ju keni pritur për këtë moment për një kohë të gjatë. Pra, nëse është një qëllim karriere, një plan jete, apo një plan marrëdhëniesh, përgatituni – kjo është koha juaj për të shkëlqyer!
Ujori
Shtatori do të hapë dyert për përmirësim të madh edhe për Ujorin. Shumë nga ato që keni planifikuar po realizohen, pavarësisht nëse flasim për plane profesionale apo personale. Ata mund të dalin nga zona e tyre e rehatisë, por energjia që ju shtyn në të renë ju ndihmon të mos ndiheni rehat apo nervozë. Tani jeni gati për të renë dhe të renë. Ju e keni shëruar veten me sukses dhe tani ia transferoni këtë energji drite të dashur të tjerëve
Vetëm dy muaj qëndroi në detyrë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Burime për Zoom.al konfirmojnë se ajo ka dhënë dorëheqjen e parevokushme, pasi u emërua në këtë post më 31 korrik.
Goxhobelli kaloi nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022, në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për të zëvendësuar Dallëndyshe Bicin.
Kjo e fundit u largua nga Kadastra për t’u emëruar drejtuese në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtes së Territorit.
Ndërkohë, pas dorëheqjes së Goxhobellit, emrit që përflitet se do të zërë vendin e saj është Risena Xhaja.
Ajo disa vite më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, detyrë nga e cila dha dorëheqjen në dhjetor të vitit 2022.
Më herët, Xhaja ka mbajtur edhe postin e zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Kadastrës.
Vdekja e Gerti Bogdanit/ Reagon sërish Arbër Çepani: Sot te dera e spitalit…Kunati i Gerti Bogdanit, Arbër Çepani reagoi sërish pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit demokrat.
Në rrjetet sociale, ai kujtoi një histori të 12 viteve më parë, kur mjekët i kishin thënë që nuk kishte shpresë për të jetuar, por Gerti Bogdani i kishte lehtësuar dhimbjen.
1″2 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët e numëruara… Çdo gjë mu përmbys, por ti ishe aty tek dera e spitalit dhe gjëja e parë që më the sapo më pe ishte “Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevojë të pushosh., të shëron dielli aty? Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza… Sot nuk të thash dot të njëjtën gjë tek dera e spitalit unë ty o Gert”, shkroi Arbër Çepani.
Gerti Bogdani u nda nga jeta këtë të mërkurë në moshën 45-vjeçare, pas një arresti kardiak.
Arben Derhemi ndahet nga gruaja. Shkak tradhtia?Martesa e aktorit Arben Derhemi me moderatoren Iva Korumi ka marrë fund.
Sipas lajmeve që qarkullojnë në rrjet, ata janë ndarë për shkak të tradhtisë së aktorit.
Megjithatë, ende nuk ka një reagim as nga Derhemi, as nga Korumi.
Ajo që dihet me saktësi deri tani është që ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Nga martesa disavjeçare, Arben Derhemi dhe Iva Korumi kanë një vajzë.
Parshikimi i motit/ Meteorologët zbulojnë a do të ketë reshje shiu nesërPër ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicionuar mbi rajonin e Ballkanit.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.
Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 8-12m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 11 deri 20°C
në zonat e ulëta 15 deri 29°C
në zonat bregdetare 16 deri 27°C
Pas lajmit tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani bëri një reagim që të përlot.
Në rrjetet sociale, Edlira Çepani shkroi për vendin e rëndësishëm që Gerti Bogdani kishte në jetën e saj dhe për dhimbjen e madhe që la pas me ikjen e tij.
Mesazhin aktivistja e mbyll me njoftimin për homazhet që do të mbahen nesër në nder të kujtimit të Gerti Bogdanit.
“Ti e dije që jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije që nuk ishe thjesht gjysma ime më e mirë, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime!
Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj!!! Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marrë, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevojë për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë! Bota është një vend i pavlerë pa ty!
Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim!
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, është mesazhi i Edlira Çepanit.
Zbulohet emisioni që do të prezantojë Kiara Tito në Top ChannelPas thashethemeve se do të drejtonte Big “Brother VIP Kosova” apo emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, tashmë është zyrtarizuar projekti televiziv që i është besuar moderatores Kiara Tito.
Ajo do të rikthehet në ekran sërish nën logon e Top Channel, por këtë herë me një format ndryshe.
Kiara Tito do të bashkëprezantojë me Salsano Rrapin dhe Nevina Shtyllën emisionin “Portokalli”.
Vetë Kiara ka konfirmuar për ndjekësit lajmin, duke treguar se prezantimi i Portokallisë ka qenë ëndërr për të.
“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem në familjen e madhe të Top Channel, në sezonin e 42 të Portokalli. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua”, ka shkruar Kiara.
Po ashtu, ajo ka treguar se pas rikthimit në ekran, për Lunën do të kujdeset nëna e Luiz Ejllit, Anxhelina.
Mbetjet e Durrësit / Rrjeti i Basel kërkesë për test urgjent Ministrisë së MjedisitTri ditë para rikthimit të kontejnerëve me mbetje të dyshimta në Shqipëri, rrjeti ndërkombëtar i Basel Action Netëork i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Mjedisit që të përgatitet për testimin e menjëhershëm të ngarkesës së tyre.
Mediat kanë bërë të ditur letrën dërguar Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ku BASELI ngre alarmin për 102 kontejnerët, ndërsa udhëzon për një proces transperent dhe të besueshëm që nga momenti i kthimit të tyre në Portin e Durrësit.
Në letër organizata propozon që kontejnerët të hapen publikisht, të merren mostra të materialeve nga tre prej tyre, dhe të dërgohen për analizë laboratorike, duke përfshirë një palë të tretë të pavarur ndërkombëtare që do të mbikëqyrë gjithë procesin. BAN paralajmëron se mungesa e një plani të qartë dhe të besueshëm për marrjen dhe analizimin e mostrave mund të nxisë spekulime dhe teori konspirative në publik, duke dëmtuar transparencën dhe besueshmërinë e qeverisë.
Organizata gjithashtu i kujton qeverisë shqiptare që, si nënshkruese e Konventës së Bazelit, Shqipëria është e detyruar të respektojë rregullat për transportin ndërkufitar të mbetjeve të rrezikshme dhe në rast se materialet e dyshuara rezultojnë të jenë mbetje të rrezikshme, atëherë transportimi i tyre pa miratim përbën një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.
Nëse kontejnerët përmbajnë materiale të rrezikshme, atëherë ato nuk mund të dërgoheshin në një vend tjetër pa miratimin me shkrim të vendit eksportues, Shqipërisë, vendeve tranzit si Italia, Malta, Maroku, Afrika e Jugut dhe Singapori, dhe vendit importues, Tajlanda. Nuk është dhënë asnjë miratim nga këto vende dhe nëse kontejnerët vërtetohen të përmbajnë mbetje të rrezikshme, atëherë transportimi i tyre do të konsiderohet “trafik i paligjshëm” sipas Nenin 9 të Konventës së Bazelit. Trafiku i paligjshëm është një shkelje penale.
Sipas Baselit, nëse dyshimet e tyre provohen, qeveria shqiptare mund të ketë vënë në rrezik mjedisin si dhe shëndetin e njerëzve, pasi është provuar se ngarkesat janë lejuar të ekspozohen ndaj erës dhe shiut në port. Aktualisht, një pjesë e kontejnerëve ndodhen në Spanjë dhe pritet të mbërrijnë në Durrës më 21 shtator, ndërsa pjesa tjetër është rrugës drejt portit egjiptian të Saidit dhe më pas drejt Turqisë, për t’u kthyer më vonë në Shqipëri.