zoom

Day Archive“Nëna që bën edhe babain…“ Krizë në martesën e Erjon Isait dhe Ajlin?

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai përflitet se po kalon krizë me bashkëshorten e tij, Ajlin Petrela. Edhe pse nuk ka folur publikisht për martesën e tij, ai është shprehur se jeta e tij private dhe nuk dëshiron ta diskutoj.

Por kohët e fundit flitet se ka një krisje në martesën e tyre. Madje një postim i Petrelës në rrjetet sociale ka ngritur edhe më shumë dyshimet për probleme mes tyre.

“Nëna që bën edhe babain është më e forta në botë”, postoi ajo

Nga ana tjetër, Isai dhe Petrela nuk kanë postuar së bashku prej më shumë se një viti në rrjetet sociale. E si për ta përforcuar më shumë aludimet e ndarjes, Ajlin dhe Erioni nuk ndiqen as në rrjetet sociale.

 

Rriten shqetësimet për krimet kibernetike. Shqiptarët frikë nga vjedhja e të dhënave

Shqetësimi i shqiptarëve për pasigurinë në internet dhe krimet kibernetike është rritur ndjeshëm nga një vit më parë.

Sipas Barometrit të Ballkanit 2024 që anketon një grup qytetarësh nga çdo vend i rajonit, 61% e shqiptarëve janë të shqetësuar për të dhënat e tyre personale në internet. Një vit më parë treguesi ishte 51%, ndërsa vazhdon të jetë më e larta ndër popullsitë e rajonit.

59% e të anketuarve nga Shqipëria janë të shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve të tyre gjatë përdorimit të internetit apo Inteligjencës Artificiale, kur një vit më parë ishin 45%.

Ndërkohë anketa tregon se vetëm 11% e shqiptarëve janë të shqetësuar se Inteligjenca Artificiale do t’i zëvendësojë ato në punën që bëjnë.

Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se në Shqipëri po përhapet një skemë e re mashtrimi kibernetik, që synon të dhënat private të qytetarëve. Numra të panjohur me prefiksin e Vietnamit kanë kontaktuar dhjetëra qytetarë shqiptarë me anë të aplikacionit Whatsapp, lidhur me llogarinë e tyre në Facebook.

“Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë”, njoftoi Policia.

E papritur! Yjet e futbollit kërcënojnë me grevë, Rodri: Po luajmë shumë ndeshje

Mundësia e një greve nga futbollistët profesionistë të ligave elitare në Europë është “e pashmangshme”, duke parë intensitetin me të cilin po luhet futboll këto kohë.

Kështu vlerësoi mesfushori spanjoll i Manchester City, Rodri në konferencën për shtyp para sfidës së Champions League, ku anglezët luajnë përballë Interit. “Çdo lojtar që pyesni do t’ju thotë këtë. Është një opinion i përgjithshëm mes futbollistëve, nuk është vetëm opinioni i Rodrit”, tha mesfushori i City.

Rodri i bashkohet kështu “kryengritjes” së kolegëve të tij që po merr formë së fundmi, duke u ankuar për ngarkesën e vazhdueshme mbi ta, për shkak të rritjes së numrit të ndeshjeve.

“Nëse vazhdon kështu, në një moment nuk do të ketë mundësi të tjera. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por gjithsesi është diçka që na shqetëson, sepse ne jemi ata që vuajmë”, shtoi Rodri, i cili luajti në pothuajse 60 ndeshje zyrtare vitin e kaluar, me Manchester City dhe kombëtare e Spanjës.

Mesfushori vlerësoi se me një numër “midis 40 dhe 50 ndeshjesh”, lojtarët mund të performojnë në nivelin më të lartë, por lodhja do të shfaqet nëse ky numër rritet.

“Atëherë bie, sepse nuk është e mundur të ruash të njëjtin nivel fitnesi. Duhet të mbrohemi, ne jemi fytyrat kryesore të këtij sporti, apo të këtij biznesi, nuk ka rëndësi se si ne e bëjmë atë. Nëse njerëzit duan të shohin futboll më të mirë, ne duhet të kemi mundësi të pushojmë. Sa më shumë të rritet numri i ndeshjeve, aq më i ulët është niveli dhe cilësia”, nënvizoi Rodri.
Reagimi i Rodrit vjen pak ditë pasi organi qeverisës botëror i futbollistëve profesionistë (FIFPro) bëri thirrje për masa për të mbrojtur lojtarët nga barra e vazhdueshme e ndeshjeve.

Përveç rritjes së numrit të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës (nga gjashtë në grupet e vjetra në tetë me skemën e re, plus një raund shtesë të dy ndeshjeve në Ligën e Kampionëve), fokusi është te themelimi i Kupës së Botës për Klube, edicioni i parë i të cilit është planifikuar për verën e vitit 2025, në SHBA, me pjesëmarrjen e 32 skuadrave.

Moderatorja shqiptare kërkon të flejë me kryeministrin Rama: Ka vend edhe për Lindën

Moderatorja e njohur Dajana Shabani nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri të emisionit D-Night.

Gjatë emisionit prezantuesja përmendi një realitet të hidhur të metropolit shqiptar, atë të ndërtimeve pa kriter, e cila shkakton më pas dhe ndotje akustike, e cila vështirëson jetën e qytetarëve.

Nisur nga kjo Dajana ka një “thirrje” për kryeministrin Edi Rama.

“I dashur Edi (edhe Olsi, s’ka problem)! Aty ngjitur me mua ndërtohet e bëhet zhurmë ditë e natë. Duke qenë se shtëpinë nuk ma bleu as i dashuri dhe as mami me babin, kam vendosur të vij të fle te ty. Mos ma largo Lindën, ku ka vend për dy, ka vend për tre”, përfundon me humor Dajana Shabani.

Amnesty International UK: Britania nuk duhet të zbatojë skemën e Italisë për emigrantët në Shqipëri

Një ditë pas vizitës së kryeministrit britanik Keir Starmer në Romë ku u takua me homologen e tij italiane Giorgia Meloni shtypin dhe mediat e vendit ishullor është ndezur debati nëse Londrës i intereson një marrëveshje për emigrantët si ajo Rama – Meloni.

Prej vitesh në Britani është diskutuar skema e Ruandës, e cila u rrëzua nga gjykata dhe që parashikonte dërgimin në vendin afrikan të të gjithë emigrantëve të paligjshëm. Tashmë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se po shqyrton nëse do të ndjekë një skemë të ngjashme me atë të Italisë në Shqipëri.

Steve Valdez-Symonds, drejtori i të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve në zyrën e Amnesty International për Mbretërinë e Bashkuar është njëri nga kundërshtarët.

“Nuk duhet të diskutohet që Britania e Madhe të bëjë një marrëveshje për të ngarkuar përgjegjësitë e saj mbi vendet e tjera. Nuk duhet as në Shqipëri, Ruanda apo kudo tjetër. Pas përpjekjes së turpshme të qeverisë konservatore për këtë, gjëja e fundit që nevojitet është një tjetër qeveri që ndjek skema për të shmangur përmbushjen e detyrimeve relativisht modeste të Mbretërisë së Bashkuar për refugjatët në vend që të tregojë njëfarë lidershipi dhe të marrë përgjegjësi.

Qeveria duhet të përpiqet të rivendosë reputacionin e goditur të Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e refugjatëve duke riparuar një sistem azili që është sabotuar qëllimisht nga sekretarët e brendshëm të njëpasnjëshëm prej vitesh. Ne kemi nevojë për rrugë të sigurta azili për të ndihmuar në dhënien fund të praktikave shfrytëzuese të kontrabandistëve të njerëzve. Ne kemi nevojë për një sistem të drejtë dhe efikas për përpunimin e kërkesave për azil të njerëzve sido që të mbërrijnë” – thotë Valdez-Symonds.

Më herët edhe Human Rights Watch ka kritikuar marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë, duke argumentuar se ajo “minon të drejtat e azilit” dhe “nuk ka të ngjarë të pengojë kalimet e rrezikshme”. Edhe pse është interesuar, Starmer deklarohet i kujdesshëm, duke thënë se janë ditët e para dhe ai po vëzhgon se si funksionojë ideja e Italisë.

Fero tha se ish-bashkëshortja se lejonte të takonte vajzën e tij, nën hetim Arbenita Ismajli

Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar se janë duke hetuar ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajlin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Sipas Prokurorisë, rasti është marrë në shqyrtim më 16 gusht.

“Ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të veprës penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i rast është inicuar me datën 16 Gusht 2024.

Në “Kosova Today”, Fero tha se ish-bashkëshortja e tij e merr vajzën dhe del jashtë shtetit pa lejen e tij, dhe sipas tij, ajo ka bërë një pasaportë të falsifikuar për të.

“Kam pasur dyshimet e mia për këtë, ka shkuar në Greqi e Turqi dhe dy shtete të tjera. Tani erdhi në Kosovë, momentalisht nuk gjendet në Kosovë. As prokuroria e as policia nuk e marrin në pyetje atë. Nuk ka të drejtë të marrë vajzën pa lejen time. Pasaporta në Maqedoni është e falsifikuar, është nxjerr pa lejen time. Kur shkova dje ta dorëzoja vajzën në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, unë kërkova prej kësaj qendre të njoftonte prokurorinë ose policinë me iu ndërpre pasaporta e falsifikuar që ajo e posedon mos me dalë vajza ime jashtë vendit sepse i kam dyshimet e mia. Si prokuroria si Qendra për Punë Sociale i thanë asaj që duhet ta lërë pasaportën të marrë vajzën dhe ajo nuk ka pranuar, për arsye se tha duhet të dilte jashtë vendit”

Ai u pyet edhe për dhunën e ushtruar ndaj Arbenitës duke e ndërlidhur me rastin e tanishëm. Fero u përgjigj se ka qëndruar në burg edhe pse nuk kishte faj.

“Që një vjet e pesë muaj asnjë dënim nuk e kam, askujt nuk i kam thënë asnjë fjalë të keqe. Në burg isha pa pikë faji. E kam pranuar fajin për të dalë prej burgut”

Ai u pyet edhe për deklaratat e tij për vetëvrasje.

“Kam qenë në momente të këqija, shpresoj që asnjëherë të mos biesh në pozitën time”

Video/ Shpërthim i fuqishëm në Paris. Pezullohet transporti

Një alarm është dhënë pasditen e kësaj të marte në Paris për shkak të shpërthimeve të forta në një pallat të lartë në lagjen 13 të kryeqytetit francez.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të shpërthimeve të bombolave të gazit në çatinë e një pallati gjashtëkatësh, sipas policisë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forca të shumta të Zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa për arsye sigurie janë pezulluar përkohësisht shërbimet e tramvajit dhe metrosë në zonën e Port d’Ivry.

 

Impressionnante explosion dans un immeuble du 13e arrondissement de Paris, aucune victime n’est à déplorer pic.twitter.com/PaVlUwto5i

— BFMTV (@BFMTV) September 17, 2024

Rrëfimi e Massimo D’Alemas për Kosovën: Biseda pas masakrës së Reçakut! Rugova u lirua nga rusët

“Unë jam kryeministri që e futi Italinë në luftë. Kriza e Kosovës shënoi përvojën time në krye të qeverisë”.

Më 21 tetor 1998, Massimo D’Alema kaloi në derën e Palazzo Chigi-t (selia e qeverisë italiane), i shoqëruar nga profecia e Francesco Cossiga-s, sipas së cilës “udhëheqësi i së majtës ishte i domosdoshëm për të qenë në gjendje të bënte luftë në Kosovë”.

Dhe në fakt ajo shpërtheu pesë muaj më vonë. Prandaj ka një arsye pse kryeministri i parë postkomunist në historinë republikane, fillon duke thënë se “ne kemi qenë aleatë besnikë të amerikanëve, por, së bashku me evropianët e tjerë, patëm një marrëdhënie dialektike që nuk ishte gjithmonë e lehtë”.

Dhe kjo është arsyeja pse ai e nis historinë e tij për konfliktin në Ballkan duke u nisur nga një sfond.

“Kur ra qeveria e Romano Prodit, ne ishim në një situatë të paraluftës. Në fakt, Prodi kishte miratuar tashmë urdhrin e aktivizimit, që është akti me të cilin qeveritë e Aleancës Atlantike vendosin forcat e tyre të armatosura nën komandën e unifikuar të NATO-s. Ishte një kohë lufte e mundshme dhe e afërt. Prandaj u bë e qartë se ideja e Prodit për të dalë nga kriza me zgjedhje të parakohshme nuk ishte realiste. Në këtë kuptim kam vënë në provë Presidentin e Republikës. Oscar Luigi Scalfaro ishte i qartë: ‘Ju jeni të çmendur’. Rruga për të shkuar drejt zgjedhjeve, u mbyll. Ky fakt ndikoi në gjithë zhvillimin e krizës. Dhe bëra gjithçka që të shmangia luftën. Gjithçka”.

Në çfarë kuptimi “gjithçka”?

Përfundova në takim jo-formalisht me presidentin e Serbisë, Milan Milutinoviç, i cili ishte një njeri shumë i afërt me presidentin e Federatës Jugosllave, Sllobodan Millosheviç. Takimi u organizua nga dentisti im.

Dentisti juaj?

Një burrë që i përkiste asaj bote ‘juliane’, që jetoi dhe ushtroi profesionin e tij mes Italisë dhe ish-Jugosllavisë dhe që e kishte Milutinoviçin pacient të tij. Në klinikën e tij në Romë, ai organizoi takimin tonë. Ishte një bisedë dramatike, sepse ndodhi pas masakrës së Reçakut, ku paraushtarakët serbë kishin vrarë dhjetëra civilë kosovarë shqiptarë etnikë. Unë i thashë: ‘Ti nuk e kupton tragjedinë që ke shkaktuar dhe që nxit shtytjen për të ndërhyrë ushtarakisht’. Ai u përgjigj me cinizëm: ‘Ne nuk kemi frikë nga këto kërcënime. NATO nuk do të ketë kurrë guximin të vendosë këmbën tek ne’. Ishte shenja e një klase sunduese të papërgjegjshme, e cila nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte.

Kjo ndikoi që ai të tërhiqej nga konflikti?

Ndodhi më pas. Kur spastrimi etnik u bë më i fortë, organizuam një mision humanitar së bashku me Shqipërinë në kufirin me Kosovën. I kalova Pashkët në vendkalimin e Kukësit dhe pashë mijëra refugjatë që iknin nga lufta me historitë e tyre të vuajtjeve. Në atë moment u binda se nuk kishte alternativa përveç ndërhyrjes ushtarake. Ishim në prag të sulmit.

Pra, vendosët t’i bashkoheni misionit?

Së pari pata një bisedë delikate me Bill Clinton. Ai diskutim me presidentin amerikan do të kishte qenë shumë i rëndësishëm për vazhdimin e çështjes dhe për rolin e Italisë. Clinton më tha: ‘Unë e kuptoj që je në një pozitë të vështirë. Dhe e kuptoj vështirësinë e qeverisë suaj. Prandaj, nëse vini në dispozicion bazat tuaja ushtarake dhe brenda NATO-s nuk e kundërshtoni përdorimin e aseteve të Aleancës, pjesëmarrja juaj e drejtpërdrejtë nuk do të jetë e nevojshme. Operacionet do të koordinohen nga një kuartet: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania’.

Dhe ju?

Unë iu përgjigja: ‘Në këtë rast nuk do të ketë kuartet (katërshe). Do të ketë një kuintet (pesëshe)’. Nëse do ta kishim reduktuar Italinë në rolin e aeroplanmbajtëses së NATO-s, nuk do të kishim llogaritur më asgjë, nuk do të kishim asnjë peshë politike në menaxhimin e krizës. Dhe ashtu ndodhi. Italia hyri në rrethin e vendeve që morën përgjegjësinë e plotë. Dhe kishim dinjitet të barabartë me aleatët.

Pra, më 24 shkurt 1999 ju iu bashkuat atyre, duke filluar sulmin ndaj Jugosllavisë. Dhe pa një mandat të OKB-së.

Sjellja e luftës ishte komplekse. Dhe kjo çoi në momente mosmarrëveshjesh të hapura midis pjesëmarrësve të “Kuintetit”. Për shembull, ne ishim kundër bombardimeve të qyteteve serbe. Dhe si ne, edhe gjermanët.

Por gjithsesi Beogradi u godit.

Ato operacione u kryen nga amerikanët dhe britanikët me raketa të lëshuara nga aeroplanmbajtëset e tyre të stacionuara në Adriatik dhe me avionë të ardhur nga Shtetet e Bashkuara, të furnizuar me karburant në fluturim para sulmit. Forca jonë ajrore në vend të kësaj u fokusua te trupat serbe të stacionuara në Kosovë, të cilat ishin objektivi themelor i operacionit ushtarak.

Ishte i vetmi hap delikat?

Momenti më dramatik ndodhi në prill të vitit 1999, në samitin e NATO-s në Uashington, me rastin e 50-vjetorit të Aleancës. Lufta në Kosovë vazhdoi, por Millosheviçi nuk u tërhoq. Kështu, gjatë një takimi ne u ndamë.

Kush ishte përveç jush në takim?

Clinton, kryeministri anglez Tony Blair, kancelari gjerman Schröder, presidenti francez Zhak Shirak dhe kryeministri spanjoll José María Aznar, të cilët ishin ftuar të merrnin pjesë. Natyrisht, gjenerali amerikan Wesley Clark, komandanti suprem i Forcave të NATO-s, ishte gjithashtu atje.

Çfarë ndodhi?

Blair, i mbështetur nga Aznar, theksoi nevojën për një ndërhyrje të vërtetë me trupa tokësore në Kosovë. Diskutimi u bë shumë i hidhur. Italia, Franca dhe Gjermania kundërshtuan zgjidhjen. Clark tha: ‘Ne do të bëjmë atë që na thuhet. Ne kemi plane, por mos mendoni se do të dërgojmë ushtrinë tonë për të bërë luftë guerile në malet e Kosovës. Nëse do të vendosnim të ndërhynim, do të duhej të hynim në Serbi’. Formalisht ai qëndroi neutral, por duke theksuar madhështinë e operacionit dhe rreziqet e tij, ai na ndihmoi që të mbizotëronte sensi i shëndoshë. Në kundërshtim me besimin popullor, ushtria është gjithmonë më e matur me luftën, sepse ata e dinë këtë. Janë politikanët ata që janë më luftënxitësit.

I takonte Clinton-it të vendoste…

Dhe presidenti amerikan në mënyrë të admirueshme i dha fund diskutimit, duke thënë: ‘Ne nuk do të bëjmë asgjë që ndan Evropën. Ne do të bëjmë vetëm atë që të gjithë jemi dakord. Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk mund ta ndajë Evropën’. Kështu, hipoteza e ndërhyrjes nga toka u hodh poshtë. Por, duke përjashtuar këtë gjë, lindi problemi se si të nxitej për një zgjidhje politike. Gjatë konfliktit, askush nuk tha kurrë. “Ne duam të fitojmë luftën kundër Serbisë’. Kjo frazë e trashë nuk u tha kurrë. Ne përsëritëm se presioni ushtarak kishte për qëllim ta shtynte Serbinë të tërhiqte trupat e saj nga Kosova dhe të mbronte popullsinë. Prandaj ishte e nevojshme të punohej për një zgjidhje politike. Ua shpjegova amerikanëve.

Po ata?

Italia ishte i vetmi vend që e kishte mbajtur hapur ambasadën e saj në Beograd dhe ne kishim ruajtur kanale komunikimi. Ato kanale ushqeheshin gjithashtu nga komuniteti i Sant’Egidio-s dhe në veçanti nga Imzot Vincenzo Paglia, i cili luajti një rol të rëndësishëm në marrëveshje me qeverinë. Atëherë i thashë Clinton-it se ishte e nevojshme të negociohej me Millosheviçin për lirimin e Ibrahim Rugovës: “Gandi i Ballkanit”, simbol i rezistencës jo të dhunshme kosovare. Ai përfaqësonte krahun e moderuar të nacionalizmit kosovar, më të predispozuarin për bashkëjetesë etnike me serbët. Rugova ishte në arrest shtëpiak dhe ne e negociuam lirimin e tij, në marrëveshje me amerikanët. Dhe gjithmonë në marrëveshje me amerikanët, ne përfshimë Rusinë në ndërmjetësim.

Por a nuk kishte vënë Rusia veton ndaj sulmit të NATO-s kundër Serbisë në OKB?

Është e vërtetë, por ish-kryeministri rus, Viktor Chernomyrdin erdhi dy herë fshehurazi në Romë. Ne hëngrëm darkë së bashku në Palazzo Chigi dhe më pas thirrëm Clinton-in për të rënë dakord për fazat e zhvillimit të negociatave. Të nesërmen, Chernomyrdin shkoi në Beograd për të biseduar me Millosheviçin. E gjithë kjo, ndërkohë që lufta po vazhdonte.

Po Clinton?

Ai kishte vetëm një shqetësim: ‘Nëse Millosheviçi e liron Rugovën, si pacifist ai mund të flasë kundër veprimit të NATO-s’. Ai i besoi. Dhe Rugova u lirua. Kishte disa vëzhgues që shkruanin në atë kohë: ‘Italia ka liruar një kufomë politike’. Rugova në fakt ishte i paçmuar për zgjidhjen e krizës dhe i fitoi zgjedhjet me shumicë pas luftës. Shërbimet tona shkuan për ta marrë për ta çuar në Romë. Dhe sapo mbërriti, tha: “Falënderoj NATO-n që po mbron popullin tim”. Isha në rrugë kur mora një telefonatë nga Clinton, i cili më falënderoi për suksesin e operacionit. Terreni për një zgjidhje politike ishte përgatitur.

Që do të thotë?

Se kjo punë kontribuoi në gjetjen e një rrugëdaljeje diplomatike. Hapja e rrugës për nismën zyrtare të presidentit finlandez, Martti Ahtisaari. Kur u arrit një marrëveshje me Serbinë dhe Serbia u tërhoq, nuk ishte NATO ajo që hyri në Kosovë, por një trup ushtarak nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, ku përfshiheshin edhe ushtarë rusë. Kështu u rikompozua edhe korniza e ligjshmërisë ndërkombëtare që ishte copëtuar, duke qenë se NATO kishte vepruar pa autorizimin e OKB-së. Nëse mendoj për të djeshmen dhe shikoj sot, gjëja që më bën përshtypje është: ku ka shkuar politika? Ku është përpjekja për të ndërtuar një skenar të qëndrueshëm për të ardhmen?.

E keni fjalën për konfliktin në Ukrainë?

Po i referohem disa fjalimeve të pakuptimta. Për disa njerëz që thonë: ‘Ne duhet ta fitojmë luftën’. Mendoj për Blair-in apo ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Kjo është një luftë që askush nuk mund ta fitojë: nga njëra anë, është një fuqi bërthamore dhe nga ana tjetër forca ushtarake e Perëndimit. Nëse nuk ndalemi, rezultati mund të jetë një katastrofë globale. Politika duhet të gjejë një rrugëdalje.

A ka ndonjë rrugëdalje, ku Ukraina duhet të pranojë humbjen e një pjese të territorit të saj?

Por, a nuk ishte Kosova pjesë e Serbisë? Ishte populli kosovar ai që vendosi. Ndoshta edhe tani, nën mbrojtjen ndërkombëtare, qytetarët e Donbasit mund të vendosin përfundimisht.

Marrë nga “Corriere della Sera”

Skandali me kolegjin “Wisdom”, reagon Kushi: S’kam marrë dhurata! MAS s’bën akreditime

Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin për akreditimin e Kolegjit Universitar Wisdom, ku në dosjen italiane përmendet edhe emri i saj se është joshur me dhurata për Krishtlindje.

Këto pretendime, Evis Kushi i hedh poshtë, ndërsa thotë se në asnjë rast nuk ka shkëmbyer dhurata kortezie me raste festash.

Sipas saj, ministria e Arsimit dhe e Sportit nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

“Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur”- thuhet në reagimin e saj.

Reagimi i Evis Kushit

Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtrimet me diploma të Universitetit Ëisdom, dua t’ju sqaroj se:

Në dosje ka një paragraf ku thuhet:

“Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes (shporta) për ambasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit”.

Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.

Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla.

Aksident në Dibër/ Adoleshenti përplas të miturin dhe ikën nga vendngjarja

Një 16-vjeçar me inicialet A.K. është vënë në pranga nga policia pas një aksidenti në Dibër.

Rreth orës 18.00, në lagjen Kamen, 16-vjeçari përplasi një të mitur me automjet dhe më pas u largua nga vendngjarje, por më pas u ndalua nga polica dhe u vu në pranga.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje