Aplikacion
Shumë pak e dinë, por hidja është përdorur për 4.000 vjet në mjekësinë tradicionale kineze, për shkak dhe të përbërësve kurues.
Hidja përmban magnez, potas, kalcium, manganez, fosfor dhe hekur. Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume tjetër, që forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit përshembull, për të qetësuar fytin.
Fruti i hides ka gjithashtu aftësinë për të ulur presionin e gjakut, ndihmon kundër sëmundjes së mëlçisë, për të trajtuar aneminë, dhe pengojnë rritjen e qelizave të tumorit që mund të çojnë në leuçemi.
Ekstraktet e hides janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Fakti që ky frut ka kaq shumë benefite, ka të bëjë jo vetëm me një kombinim të vetëm, por me kompleksitetin e fito-ushqyesve.
Shkencëtarët, sipas informacioneve të kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese. Jo më kot farat e hides janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze.
Ndërkohë që flavanoli apigenin (që gjithashtu gjendet tek kamomili dhe tek vera e kuqe) përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit si dhe ndihmon në tretje dhe alergji.
Hidja është e armatosur me 18 nga aminoacidet më të rëndësishme, që ndihmojnë në formimin e më shumë se 50.000 proteinave në trup./AgroWeb
Pas lajmeve për aksidentin, Ilnisa i bën dedikim Meritonit: S’do mundem kurrë…Pasi kudo qarkulluan lajme se Meriton Mjekiqi ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, Ilnisa Agolli i bëri një dedikim romantik partnerit të saj.
Në Instagram, ajo postoi një foto ku dy ish-banorët janë krah njëri-tjetrit.
Ilnisa i tregon Meritonit dashurinë që ndjen për të, duke shtuar se kjo është gjëja më e mirë që mund t’i thotë.
“E përsëris, të dua! S’do mundem kurrë të të them diçka më të mirë se kaq”, shkruan ajo.
Postimi vjen pas lajmeve që qarkulluan në media se ish-banori i BBV ishte përfshirë në aksident dhe ndodhej në gjendje të rëndë. Mirëpo, përmes një reagimi, Meritoni mohoi të ishte aksidentuar.
“Bomba” e Karamuços: Anëtari i bandës po bëhet i penduar drejtësie, do flasë për politikanëtEksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi këtë të hënë se një anëtar i bandës së veriut po bëhet bashkëpunëtor drejtësie.
Gjatë një interviste në “Top Story”, Karamuço tha se nga ai pritet që të nxjerrë emrat e politikanëve të lidhur me krimin, duke paralajmëruar kështu zhvillime të bujshme.
“Dhurata më e madhe nga ndërkombëtarët që kemi marrë për të provuar lidhjet e krimit e politikës, janë përgjimet e SKYECC.
Kam informacione që së fundmi një prej anëtarëve të bandat, i veriut, po kthehet në të penduar të drejtësisë për të folur jo vetëm për politikanë të veriut të lidhur me krimin, por edhe politikanë qendrorë. Nivel kryesor është, në grupet kriminale, por po mbahen sekrete deri sa të vërtetohet”, deklaroi ai.
Nesër temperaturat do të rriten/ A do të ketë reshje?Gjatë ditës së martë, vendi do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Thuajse në të gjithë territorin do të ketë prezencë të kthjellimeve, herë pas here të alternuara me vranësira.
Në orët e vranësirave, në disa zona mund të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara nga shkarkesa elektrike.
Nga ana tjetër, temperaturat nesër do të pësojnë rritje të lehtë. Vlerat e ditës do të luhaten deri në 27 gradë, ndërsa ato minimale në 5 gradë.
Reagon nëna e At Nikolla Xhufkës: Bravo i qoftë, bën atë që e kam edukuar unëPas skandalit seksual ku dyshohet se është përfshirë At Nikolla Xhufka, reagoi nëna e priftit.
Në një prononcim për “Euronews Albania”, ajo mbështeti djalin e saj, duke akuzuar emisionin “Piranjat” se u përpoqën të denigrojnë figurën e tij.
“Momenti normal që është shokues, por për sa kohë fëmija im nuk ka kryer marrëdhënie me të mitur, nuk kanë arritur në atë që kanë dashur të nxjerrin që shkon me meshkuj, për mua kjo është një nul, një dështim i atij lloj televizioni. Pikë mbaroi. Për mua kjo nuk ka fare rëndësi dhe as më bën fare përshtypje. Djalit tim i kam thënë vazhdo përpara dhe mos u ndal. Atij bravo i qoftë për këtë që bën, dhe e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar, rrugën e Zotit”, tha ajo.
Ndaj At Nikolla Xhufkës janë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër, pas publikimit të disa bisedave private.
“Dua s*ks të shpejtë”/ Dea Vieri tregon çfarë i ndodhi kur ishte 17 vjeçeIsh-banorja e Big Brother VIP, Dea Vieri ka rrëfyer sesi është ngacmuar seksualisht në moshën 17-vjeçare.
Ajo ka treguar gjatë një interviste se kur kërkonte punë si kameriere në një lokal, dikush i kërkoi të kryenin marrëdhënie seksuale.
Dea Vieri ka shpjeguar se ai ishte burrë i madh në moshë dhe i martuar.
“Unë personalisht ngacmimin tim të parë seksual e mbaj mend kur kam qenë 17 vjeçe e gjysmë. Kërkoja punë si kameriere në një nga baret e lagjes sime aty. Takova zotërinë që ishte pronari. Më la një orar pune, ai mund të ishte diku te 32-35 vjeç, kishte nuse dhe fëmijë se më tregoi. Është një nga historitë më traumatizuese të jetës sime sepse ai më ka thënë troç: “Shiko, flasim troç se unë nuk kam kohë për të humbur. Unë dua seks dhe dua seks të shpejtë”.
Unë isha 17 vjeç dhe normalisht u trondit, isha një vajzë e vogël. Nuk kisha pasur ndonjëherë përballje të tilla. U shmanga, u stepa dhe nuk e di ku gjeta guximin dhe fillova të bëja moral. “Ti je burrë i martuar, ke fëmijë, si nuk të vjen turp”. Situata degradoi. Ai u revoltua shumë, nuk donte t’ia dinte fare se isha edhe minorene. Nuk bëra asnjëherë denoncim dhe me thënë të drejtën këtë histori nuk ia kam thënë as nënës sime se nuk doja t’a bëja meral”, ka treguar Dea Vieri.
E PLOTË/ Televizioni italian tallet me lokalin “Meloni” të Gjergj Lucës, mikut të Edi RamësTelevizioni italian, La7 transmetoi një raportazh mbi qendrat e pritjes së emigrantëve në Shëngjin e Gjadës. Shumë shpenzime, por pak punë, shtyrje të vazhdueshme të afatit të hapjes (nga 20 maji mund të hapet në nëntor), kapacitet të paktën 2 herë më pak sesa pritej; “nga 3 mijë, pak më shumë se 1 mijë mund të akomodohen”, thuhet në reportazh.
Por ajo që bie në sy dhe që ka marrë më shumë hapësirë e vëmendje në emisionin “In Altre Parole – Me fjalë të tjera”, është lokali i Gjergj Lucës, mikut të kryeministrit Edi Rama, që ka hapur një rrjet të madh restorantesh e fabrikash të përpunimit të peshkut përmes disa kontratave të diskutueshme qeveritare, duke përfituar prona shtetërore.
Thelbi është “Trattoria Meloni – Taverna Meloni” që Luca ka hapur në Shëngjin. Një lloj kulti individi që edhe diktatori sovjet Josif Stalin, do ta kishte zili.
Muret e lokalit janë të mbushura plot me fotot e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, që nga fëmijëria e saj e deri tek jeta e saj si shefe e qeverisë.
Ironia shoqëron çdo përshkrim të gazetares Giovanna Botteri. Zoom.al po e sjell të plotë atë.
Giovanna Botteri: Nuk dihet nëse qendra do të hapet. Por Trattoria Meloni, dedikur Giogria Melonit, është hapur. Dhe shiko, sa hyn, për të kuptuar është Giorgia Meloni (tregon një portret të kryeministres italiane që mban dy pjepra – (meloni në italisht). Ndërsa këtu është një lloj galerie, që kujton të gjithë momentet e Giorgia Melonit. Por kujdes, kujdes! Këtu është Giorgia Meloni fëmijë, përpara çerdhes së saj, këtu Giorgia Meloni më e re dhe këtu Giorgia Meloni adoleshente. Pastaj, herë pas here, rritja e saj politike për të ardhur deri te Giorgia Meloni kryeministre, që është kthyer edhe ne bionde në këtë kohë. Dhe këtu ka një seri portretesh ekskluzivë të bërë nga ajo vetë; version brune më e re, version bionde e menduar dhe këtu… natyrisht përqafimi me Edi Ramën dhe një trëndafil i kuq që solli edhe qendrën për emigrantët.
Këto janë të tjerë portrete të Giorgia Melonit, këtu është pak e menduar, këtu është pak verore, thënë ndryshe një galeri e madhe arti dedikuar Melonit.
Drejtuesi i emisionit, Massimo Gramellini: Desha të të pyes se cila Giorgia Meloni është vendosur në banjo, sepse s’e dimë çfarë ka në banjot e tavernës, sepse shohim që ka…
Giovanna Botteri: Banjot e tavernës janë të sinkronizuar me…
Massimo Gramellini: Edhe në kuzhinë… Kulti i individit nuk është asgjë para kësaj. Stalinit do t’i vinte zili.
Giovanna Botteri: Sigurisht. Por që kur kemi ardhur këtu na pyesin: kur do na jepni Giorgia Meloni-n t’u japim Edi Ramën. Por nuk dimë si t’u përgjigjemi.
I ftuari në studio: Paska shumë humor në atë zonë. Por kush është pronari i tavernës?
Giovanna Botteri: Është humor anglez.
Massimo Gramellini: Desha të të pyes, Giovanna, a ka edhe një menu me bazë Melonin? Besoj të porosisësh proshutë me pjepër (meloni) ta japin besoj. Më fal për batutën, por u vura në nivelin ngjarjes. Por si është menuja, çfarë hahet.
Giovanna Botteri: Menuja është e gjitha peshk, sepse pronari i këtij restoranti, që është Gjergj Luca, që është një mik i ngushtë i Ramës, është eksportuesi më i madh i peshkut këtu në Shqipëri. Kështu që s’ka “prosciutto e melone”, por vetëm peshk. Nuk ka ende pjata të dedikuara kryeministres sonë, por thonë se po mendojnë për të bërë diçka kreative me peshkun. Tani natyrisht hapi tjetër është hapja e qendrës së emigrantëve, por që këtu thonë se edhe mund të mos hapet kurrë.
Massimo Gramellini: Si puna e urës në ngushticën e Mesinës.
I ftuari: E rëndësishme është taverna.
Massimo Gramellini: Por ata që shkojnë për darkë aty, çfarë thonë, pasi gjenden mes këtyre 200 portreteve.
Giovanna Botteri: Këtu vijnë njerëz, sepse është restorant i njohur, por nuk duan që as t’i filmojmë. Por ka nga ata që mendojnë se restoranti është i Giorgia Melonit, madje, duke parë gjithë këto portrete të saj.
Massimo Gramellini: Pra, klientët mund të zgjedhin Melonin që duan. Mund të thonë: dua Melonin që qesh apo Melonin që është e nxehur me dikë.
Giovanna Botteri: Sigurisht! Madje ka një luftë të madhe për të zënë tavolinën me foton e Melonit kur ka qenë e re.
Massimo Gramellini: Atë kur ka qenë në çerdhe do i ftuari.
Giovanna Botteri: Të shohim çfarë mund të bëjmë, nëse ka prenotime për muajt e ardhshëm, ashtu si hapja e qendrës së emigrantëve./ Zoom.al
KUJDES! Nëse ju vijnë këto mesazhe, mos u përgjigjni. Çfarë rrezikoniNjë skemë mashtrimi për të vjedhur llogaritë e individëve të ndryshëm në rrjetet sociale është zbuluar nga Policia e Tiranës.
Grupi hetimor ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).
Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.
“Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në menyrë të padrejtë”, shpjegoi policia.
Nga ana e policisë bëhet thirrje se nëse dikujt i ka ardhur një mesazh i tillë, duhet të paraqitet pranë zyrave të komisariatit përkatës për t’u këshilluar si duhet të veprojë.
Atentati ndaj Donald Trump/ Sa vite burg rrezikon 58-vjeçari58-vjeçari Ryan Routh, që planifikoi të vrasë kandidatin republikan për president, Donald Trump rrezikon të dënohet nga 15 deri në 20 vite burg.
Kjo për shkak të dy akuzave që rëndojnë mbi të, mbajtja pa leje e armës nga një person i dënuar më herët dhe mbajtja e një arme zjarri me numër serial të fshirë, siç ishte Ak47 që 58-vjeçari posedonte.
Tentativa e dështuar për vrasjen e Trump ndodhi një ditë më parë pranë njërës nga fushat e golfit ku ish-presidenti do të luante.
Autori ishte fshehur në një shkurre, ndërsa shërbimi sekret pikasi tytën e armës së gjatë dhe parandaloi ngjarjen.
Në vendin ku fshihej Ryan Ruth, pranë shkurres, u gjet gjithashtu një kamerë me rezolucion të lartë, jelek antiplumb, dy çanta shpine dhe sende të tjera.
U arrestua nga policia/ Kush është ish-konkurenti i BBV që furnizonte VIP-at me kokainëPersoni që shikoni në foto është Armand Haderllari, një nga të arrestuarit në kuadër të operacionit Tempull 4.
48-vjeçari është bërë i njohur pasi pak vite më parë ai ka qënë pjesë e Big Brother Albania, ndërkohë që kohët e fundit punonte si menaxher në disa lokale dhe Pub-e të njohura për jetën e natës në Tiranë.
Pikërisht në këto vende, dyshohet se Haderllari shfrytëzonte rastet për të shpërndarë doza kokaine për persona të njohur, frekuentues të jetës së natës.
Një gram kokainë kushtonte deri në 120 mijë lekë të vjetra, drogë e cila sigurohej nga Haderllari dhe më pas jepej tek klientë të ndryshëm, që në shumë raste ishin emra të njohur gjithashtu për publikun.
Agjentët e antidrogës së Tiranës kanë sekuestruar celularin e të arrestuarit për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në fazën e parë të operacionit ‘Tempulli 4’ ishin të përfshirë 24 persona. Gjatë aksionit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 350 doza me ekstazi dhe LCD. Këto grupe kriminale shpesh herë bashkëpunonin me njëri tjetrin ku drogën kryesisht e shisnin në zonën e ish-Bllokut, në afërsi të Parkut, apo edhe pranë shkollave të ndryshme në Tiranë.