Aplikacion
Plot me tension seksual, tërheqje të perbashkët dhe lojëra të komplikuara psikologjike, këto janë çiftet më të këqija të zodiakut, të cilët jo vetëm që nuk funksionojnë së bashku, por mund t’i shkaktojnë njëri-tjetrit dëme emocionale afatgjatë.
Binjakët dhe Virgjëresha: Binjakët dhe Virgjëresha kanë shumë të përbashkëta, të dy janë të ndryshueshëm, të adaptueshëm, mendjemprehtë e të udhëhequr nga Mërkuri. Këto ngjashmëri bëjnë që të ketë tërheqje mes tyre. Por, në brendësi Binjakët janë të pavendosur dhe u pëlqen liria. Virgjëresha nga ana tjetër është shumë me këmbë në tokë për të qenë me dikë kaq të pavendosur si Binjakët. Si përfundim, në marrëdhënien mes tyre do të ketë mosbesim për shkak të keqkuptimeve të vazhdueshme si pasojë e natyrave krejt të kundërta. Virgjëresha është ajo që jep më shumë në këtë marrëdhënie. Ëndrrat tepër të mëdha të Binjakëve copëtohen nga prakticiteti i Virgjëreshës. Si përfundim janë të dy të pakënaqur.
Dashi dhe Demi: Dashi dhe Demi nuk kanë shumë të përbashkëta. Por, mund të përmendim admirimin e Dashit për Demin. Dashi ndjen një lloj afërsie me Demin, ndjen se mund të marrë e të mësojë shumë prej tij. Pavarësisht kësaj, ata janë krejtësisht të papërshtatshëm për njëri-tjetrin. Dashi e nis këtë marrëdhënie i tërhequr nga misteri që rrethon Demin, vetëm për këtë, por gjithçka përfundon me tradhëtinë e njërit prej tyre ose tradhëtinë e të dyve. Si rezultat, kjo në asnjë mënyrë, nuk mund të jetë një marrëdhënie e shëndetshme.
Gaforrja dhe Ujori: Gaforrja është tepër femërore dhe emocionale. Ujori është shenjë ajri dhe mashkullor. Natyrat e tyre të kundërta janë stereotip i shprehjes kur “një mashkull takon një femër”. Por, realisht ky është një kombinim që nuk funksionon. Gaforrja e cila vazhdimisht qahet e kapet me Ujorin, i cili nga natyra është tepër mospërfillës dhe kërkon të jetë i lirë. Pavarësisht kimisë seksuale që ekziston mes tyre ata nuk bëjnë për njëri-tjetrin dhe përfundojnë duke thyer zemrën e njëri-tjetrit.
VIDEO/ Meritoni mohon aksidentin: Shpifje, jam shumë mirëDisa orë pasi kudo qarkulluan lajme se ishte aksidentuar, Meriton Mjekiqi reagoi duke mohuar që diçka e tillë të jetë e vërtetë.
Përmes një videomesazhi, Meritoni shpjegoi se nuk është përfshirë në asnjë aksident rrugor dhe se gëzon shëndet të mirë.
Ish-banori i Big Brother VIP kërkoi nga mediat të tregohen të kujdesshme me lajmet që publikojnë sepse shqetësojnë familjarët me ndodhi të pavërteta.
Meritoni shtoi se aktualisht po punon për t’u rikthyer në ekran shumë shpejt me projekte të reja.
“Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet të jenë më të kujdesshme, sidomos te pjesa kur shkruajnë diçka të tillë, sepse shqetësojnë familjen dhe njerëzit dashamirës që janë pjesë e jotja. Portaleve, edhe pse kanë të drejtë padinë për një shpifje të tillë, për momentin nuk do merrem me diçka të tillë. Por më e rëndësishmja ishte që sot të dal dhe t’iu tregoj që jam shumë mirë. Sot dola me një ditë tjetër, si çdo ditë që e kam me shumë punë, duke u bërë gati dhe emisionin në sezonin e ri që do të jem në një prej TV më të mëdha në Shqipëri. Kështu që prej meje Meritonit, mirupafshim! Uroj që të jeni më profesional dhe të keni kujdes në mënyrën se si e transmetoni lajmin te publiku. Ju dua shumë! Faleminderit shumë për interesimin dhe gjithçka!”, u shpreh Meritoni në videomesazhin e tij.
Tërheqja e Biden nga gara/ Hillary Clinton zbulon çfarë i tha bashkëshortitIsh-sekretarja e shtetit Hillary Clinton publikoi audion e saj duke rrëfyer një bisedë që kishte bërë me bashkëshortin e saj, Bill Clinton, kur vendosi të mbështeste zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidate të partisë së saj.
Clinton, kandidatja e Partisë Demokratike në vitin 2016, miratoi Harris si kandidate për president pasi fillimisht mbështeti Presidentin Biden.
Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje Harris që të fitojë garën dhe të bëhet presidentja e parë femër e vendit.
“Ndjeva premtimin, ndjeva mundësinë. Ishte emocionuese!”, tha Clinton duke folur për Harris.
“Kur e imagjinoj Kamalën duke qëndruar përpara Kapitolit janarin e ardhshëm, duke bërë betimin si presidentja jonë e parë grua, zemra ime gëzon”, shtoi Clinton.
Ajo gjithashtu vlerësoi Biden për punën e bërë prej tij gjatë këtyre viteve.
“Do të na mungojë lidershipi i qëndrueshëm, ndjeshmëria e thellë dhe shpirti luftarak i Joe Biden. Ai është një njeri i mençur dhe i denjë që i shërbeu mirë vendit tonë. Megjithatë ne kemi fituar gjithashtu shumë: një kampion të ri, një fushatë të gjallëruar”, u shpreh Clinton.
Skandali me mbetjet toksike/ Tabaku: Shteti është palë, Porti i Durrësit, han pa portaDeputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se është palë në skandalin ndërkombëtar ku u përfshi Shqipëria, atë të ngarkesave me mbetje toksike drejt Tajlandës.
Gjatë një interviste në “News 24”, Tabaku tha se kjo ngjarje e ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë, që tani konsiderohet si një vend nga ku kalojnë ilegalisht mbetjet e rrezikshme.
Sipas saj, nëse institucionet shtetërore nuk janë pjesë e këtij kalimi ilegal, atëherë kemi të bëjmë me dështim në kryerjen e funksionit.
“Është një skandal i përmasave ndërkombëtare. Shqipëria po konsiderohet si një pikë e kuqe në transportimin ilegal të mbetjeve toksike. Ky skandal e bën Portin e Durrësit si një han pa porta.
Nuk bëhet fjalë për një dyshim, por për dy anije që janë duke u kthyer. Këtu bëhet fjalë për një zinxhir, nga Porti i Durrësit te Ministria e Mjedisit, te kompania Kurum, tani ose këtu shteti është palë, ose këto kanë gënjyer shtetin”, tha Tabaku.
Meritoni u përplas me makinë, reagon Ilnisa AgolliPas lajmit se partneri i saj, Meriton Mjekiqi është aksidentuar, Ilnisa Agolli reagoi disa orë pas ngjarjes.
Në një postim në Instagram, gazetarja tërhoqi vëmendjen për lajmet në media se gjendja shëndetësore e Meritonit ishte e rëndë pas përplasjes me makinë.
Këto lajme të pavërteta, sipas Ilnisës, kanë shkaktuar shumë shqetësim te familjarët, ndaj i bën thirrje Autoritetit të Mediave Audiovizive të marrë masa që mediat të ruajnë integritetin dhe profesionalizmin.
Më herët për të njëjtat lajme reagoi edhe Milaim Zeka. Ai hodhi poshtë pretendimet se Meritoni ishte në gjendje kritike për jetën, duke shtuar se ishte në makinë së bashku me të.
Eno Popi do të rikthehet në ekran?Eno Popi është nga ata moderatorë që i mungon ekranit prej disa kohësh.
Për shkak të distancimit të tij nga bota e televizionit, të shpeshta janë pyetjet për rikthimin e tij.
Vetë Eno Popi pohon se ky largim nuk është i përhershëm, por shton se rikthimi do të ndodhë vetëm me projektin e duhur.
“Unë këtu jam. Natyrisht me projektin e duhur”, tha Eno Popi në një intervistë për Revistën “Bordo”.
Ai u pyet edhe për familjen e tij dhe marrëdhënien që ka me vajzën, Liv, duke treguar se shpesh është sfiduese që ata të mes Tiranës dhe Kanadasë.
“Për familje që pozicionohen në këto situata është tejmase e komplikuar. Sidomos kur fëmijët rriten dhe prezenca e njërit prej dy prindërve është e reduktuar për shkak të largësisë. Por njerëzit vendosin përfundimisht në bazë të të mirave që marrin për hir të familjes dhe fëmijëve”, shtoi Eno Popi.
Plani i Vuçiç: “Me Kosovën ai paguan tolerimin e autokracisë”Masat e autoriteteve në Prishtinë, të cilat shkaktuan tensione të reja Serbi-Kosovë ishin arsyeja e një “fjalimi të posaçëm” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Përmes tij Vuçiç u përpoq në një farë mënyre të ndalë kritikat e opozitës, e cila gjatë gjithë verës theksonte se autoritetet serbe nuk bëjnë asgjë për të ndalur persekutimin e serbëve dhe institucioneve serbe në Kosovë. Madje u spekulua se mediat e regjimit kishin marrë udhëzime, që të shkruhej sa më pak për temën e Kosovës dhe në vend të saj të theksohej tema e nxjerrjes së litiumit.
Kritikat kulmuan javët e fundit, sepse në vend që të kishte një qëndrim zyrtar të qeverisë, Aleksandar Vuçiç organizoi një karvan medial-politik nëpër Podrinje, duke u bërë palaçinka ushtarëve, ndërsa Prishtina demontonte simbolet e fundit të ekzistencës së institucioneve serbe në Kosovë.
Pesë pikat e Beogradit
Pas këtyre kritikave, presidenti i Serbisë doli në opinion me një plan prej pesë pikash. Ai përsëri foli për të ashtuquajturën hipokrizi të Perëndimit dhe tha se Serbia do ta kundërshtojë atë kudo në arenën ndërkombëtare. Si pikë të parë ai theksoi kthimin në gjendjen e mëparshme – mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës nga veriu, formimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave Serbe, lirimin e të gjithë “të burgosurve politikë” dhe mundësimin e kryerjes së pagesave.
Analisti politik Dragomir Angjelkoviç konstaton se në këtë mënyrë Vuçiç po përpiqet të kalojë fajin e tij te Perëndimi. “Vendet perëndimore, që e kanë njohur Kosovën, sigurisht që ndihmojnë në proceset e pavarësisë së Kosovës, por problemi është, kur presidenti i Serbisë u ndihmon në këtë. Sa herë që ka thënë se gjoja e kanë mashtruar, ai ka vazhduar të bëjë lëshime. Kështu që Vuçiçi e paguan me Kosovën tolerimin e sundimit të tij autokratik”, thotë Angjelkoviç për DW.
Nëse me pikën për kthim në gjendjen e mëparshme Vuçiç nënkupton situatën para se serbët të tërhiqeshin nga institucionet e Kosovës, Angjelkoviç kujton se: “Vuçiçi u ka bërë thirrje serbëve, që të tërhiqen nga institucionet e Kosovës dhe të humbasin pushtetin lokal që kishin”. “Ai i ka shtyrë serbët direkt në humnerë dhe tani pret që ai të jetë viktima dhe i gjithë populli të këtë mirëkuptim për të. Tani varet nga Uashingtoni dhe Brukseli se a do të bëjnë presion ndaj Kosovës, por kur bën një gabim të tillë gjeopolitik, të tjerët nuk e rregullojnë për ty”, beson Angjelkoviç.
Një tjetër pikë e planit të Vuçiçit është shpallja e Kosovës si zonë e mbrojtjes së veçantë sociale, me të cilën do të jenë të garantuara e drejta e mbështetjes financiare për të papunët, tekstet shkollore falas, paratë për ushqim e të ngjashme.
Këtë hap Dragomir Angjelkoviç e sheh „si përpjekje të Vuçiçit për të blerë me para serbët në Kosovë, për t`u ofruar para që të mbijetojnë dhe të qëndrojnë, por me para nuk mund të blihet siguria. Kështu që, nëse nuk plotësohet pika e parë, do të jetë e vështirë të mbash serbët në Kosovë në këtë mënyrë.”
Rezistenca e institucioneve serbe është një pikë tjetër, sipas së cilës siç thotë Vuçiç, “institucionet serbe nuk do të zhvendosen”, por do të marrin zyra moderne, që do të jenë një kilometër larg Zubin Potokut dhe Rudnicës. „Këto janë tani institucione në mërgim”, vëren Angjelkoviç. „Natyrisht që Serbia nuk do të mbyllë institucionet e veta, por Kurti ato në një pjesë të madhe i ka mbyllur dhe ky nuk është kompensim për gjendjen e mëparshme, është humbje e plotë.”
Si të arrestosh Klintonin dhe Blerin?
Beogradi synon të formojë edhe një prokurori speciale, e cila do të ndjekë penalisht të gjithë ata, që „përzënë” serbët nga Kosova dhe rrezikojnë të drejtat e tyre njerëzore. Kjo përfshin edhe serbët që marrin pjesë aty. Si pikë e fundit është vendimi, që të gjitha vendimet e Prishtinës, që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, të shpallen të paligjshme.
Dragomir Angjelkoviç verën se këtu bëhet fjalë për „qëndrime të vjetra socialiste-radikale”. “Kujtojmë që në kohën e tij Millosheviçi paditi Klintonin, Blerin dhe kushedi kë tjetër. Nga kjo natyrisht nuk doli asgjë. Të vetmit që mund të vuajnë tani janë serbët, kundërshtarët e qeverisë së Vuçiçit, të cilët do të akuzohen për bashkëpunim me Prishtinën”.
Marrëveshja e Brukselit në vend të kushtetutës
Kur bëhet fjalë për mosnjohjen e vendimeve, që bien ndesh me Marrëveshjen e Brukselit, Angjelkoviç tërheq vëmendjen se edhe këtu degradohet shteti i Serbisë: “Çështja qendrore duhet të jetë respektimi i Kushtetutës së Serbisë. Ky është një dokument shumë më i rëndësishëm se marrëveshja e Brukselit. Prandaj Vuçiç flet për të e jo për Kushtetutën e Serbisë.” Angjelkoviç është i mendimit, se duke pranuar planin franko-gjerman ai po cenon integritetin e Serbisë dhe po pranon de fakto pavarësinë e Kosovës./ DW
Real Madrid gati për super-transferim në janar. Kush është mbrojtësi që ndjek prej muajshEdhe pse jemi tre muaj larg merkatos së janarit, drejtuesit e Real Madrid duket se e kanë të qartë emrin e parë që do të tentojnë të bëjnë pjesë të klubit.
Mbrojtësi Alphonso Davies ishte një dëshirë vere për Perez, por nuk u bë dot realitet sepse çmimi i kërkuar nga Bayern Munich u konsiderua i tepruar.
Por çfarë do të ndryshojë vitin tjetër?
Zyrtarët e Real Madrid kanë llogaritur se kontrata e Davies me bazavrezët mbyllet në qershor dhe nga ai moment, mbrojtësi francez konsiderohet lojtar i lirë nëse nuk firmos me një skuadër tjetër.
Për të siguruar që të tjerë të mos hyjnë në lojë, Real Madrid do të nisë negociata para-kontraktore në janar, me shpresën për një zgjidhje të shpejtë. Pas kësaj, ata do të duhet të presin deri në korrik për ardhjen e tij, por ai do të vijë pa tarifë transferimi.
Gati Samsung Galaxy S25! Si do të duket dhe kur do të prezantohetSamsung është gati të prezantojë dhe hedhë në treg Galaxy S25.
Për të gjithë të apasionuarit, seria e re e celularëve Samsung do të prezantohet më 13 janar të vitit të ardhshëm.
Edhe pse na ndajnë edhe 3 muaj nga eventi, disa të dhëna për Samsung Galaxy S25 tashmë i dimë.
Galaxy S25 duhet të jetë pak më i vogël se paraardhësi i tij me përmasa 146.9 x 70.4 x 7.2 krahasuar me dimensionet e paraardhësit të tij prej 147 x 70.6 x 7.6 mm.
Ky model do të jetë mjaft i ngjashëm në dizajn me S24, por do të ketë korniza më të vogla dhe unaza kamerash në anën e pasme.
Opsionet e memories së brendshme fillojnë nga 128 GB si më parë. Kapaciteti i baterisë gjithashtu mbetet i pandryshuar dhe do të arrijë në 4000 mAh.
E rëndë në Roskovec/ 43-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital. Çfarë dyshon policiaNjë 43-vjeçar ndërroi jetë këtë të shtunë në Roskovec.
Ai u dërgua pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk u rikthye dot në jetë.
Policia dyshon se 43-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike aksidentalisht, ndërkohë që ishte duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K..
Grupi i policisë ka shoqëruar në komisariat shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.