zoom

Day ArchivePërplasje mes karteleve të drogës/ Paralizohet Sinaloa, pezullohen shkolla dhe aktivitete kombëtare

Dhuna ekstreme ka përfshirë Sinaloan në Meksikë, ndërsa shkollat e vendit janë mbylkur dhe festimet e Ditës së Pavarësisë janë pezulluar.

Situata është tensionuar për shkak të përplasjeve mes fraksioneve të kartelit më të madh të drogës në vend, që mesa duket tashmë është ndarë në dy pjesë.

Të paktën 12 trupa të pajetë janë gjetur në rrugët e qytetit ku ka ndkdhur përplasja ndërkohë që qindra ushtarë janë vendosur në terren për të ruajtur rendin pubkik.

Tensionet në kartelin Sinaloa kanë arritur kulmin pas arrestimit të liderit të grupit të Los Mayos, Ismael “El Mayo” Zambada.

Ky i fundit u arrestua nga autoritetet amerikane në El Paso, Teksas, bashkë me djalin e madh të ortakut të tij, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Arrestimi i bujshëm u njoftua nga autoritetet amerikane, duke shënuar një kapitull të ri në luftën kundër grupeve të organizuara kriminale që trafikojnë lëndë narkotike në Shtetet e Bashkuara. Por ka dyshime se arrestimi i “El Mayo” u arrit përmes bashkëpunimit të autoriteteve ligjzbatuese amerikane me djalin e “El Chapo”.

Sipas mediave amerkane Zambada u mashtrua pikërisht nga Guzman për të hipur në një avion privat, për të parë disa pista në Meksikë, nga ku do të niseshin avionët e mbushur me drogë, drejt Shteteve të Bashkuara.

Por në fakt avioni përfundoi në El Paso, ku e prisnin agjentët e Sigurisë Kombëtare dhe të FBI-së.

Gjithashtu, “Fox News” raportoi se djali i “El Chapo”-s tradhtoi ortakun dhe mikun e vjetër të babait të tij, pasi mendonte se “El Mayo” ishte përgjegjës për arrestimin e babait të tij.

Njihuni me shenjat e horoskopit që mërziten më shumë seç duhet

Ne të gjithë luftojmë për të kontrolluar emocionet tona ndonjëherë, por ka disa shenja sipas astrologëve që e përjetojnë atë në ekstreme, pavarësisht nëse kjo reflektohet në sjelljen e tyre apo jo.

Kur shprehen emocionalisht mund të shkaktojnë probleme në marrëdhëniet e tyre personale. Por kur i mbajnë ndjenjat brenda, rrezikojnë të zhvillojnë probleme psikosomatike.

Gaforrja: Është shenja që i jeton intensivisht emocionet, si ato të këndshmet ashtu edhe ato të vështirat. Kur është në humor të mirë, ai do të derdhë dashuri për ata që e rrethojnë, por kur është në humor të keq, ai do të bëhet një lëmsh negativiteti, diçka që ai mund ta ndiejë, kështu që ai mund të distancohet nga të gjithë në mënyrë që të mos i lëndojë ata.  Të paktën ai shpreh qartë ndjenjat e tij dhe nuk sulmon në mënyra indirekte.

Peshqit: Një tjetër shenjë shumë e ndjeshme, e cila ndryshon humor në një fraksion të sekondës, shpesh duke e vënë veten në siklet kur kupton se çfarë ka bërë, pasi gjatë një shpërthimi emocional nuk është në gjendje të mendojë dhe të veprojë qartë. Ai mund të shqetësohet për gjërat më të thjeshta, të cilat do ta zhytin në mjerim ose do ta çojnë në zemërim infantile. Por, ndryshe nga Gaforrja, ai gjithashtu ka shumë të ngjarë të përvetësojë çdo gjë që e bën atë të zemëruar ose të mërzitur.

Akrepi: I famshëm për zemërimin e tij, ai i ndjen intensivisht të gjitha emocionet dhe nuk mund t’i fshehë ato. Por të paktën ai mund të gjejë mënyra alternative për t’i kanalizuar, për shembull duke u ushtruar kur është nervoz ose duke dëgjuar muzikë melankolike kur është i shtrirë. Ai gjithashtu, në vend që të hakmerret ndaj personit që është burimi i vuajtjes së tij, mund të preferojë të çlirojë energjinë e tij duke u kujdesur për ata që do.

Gazeta gjermane artikull Edi Ramës/ Pse po i mbyllin sytë BE dhe SHBA ndaj bëmave të tij?

“Ursula von der Leyen e quan atë ‘i dashur Edi’, që është tashmë një sinjal,” thotë Frauke Seebass nga zyra e Brukselit e Fondacionit për Shkencë dhe Politik.

“Duhet ta shohësh fenomenin Rama në një kontekst më të gjerë – nga këndvështrimi i BE-së, bëhet fjalë për një qasje pragmatike për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor; Rama konsiderohet, ndryshe nga Aleksandar Vučić në Serbi, si jo anti-europian, më i butë; për këtë arsye, është vendosur që t’i mbyllet një sy, nëse jo dy.”

A po pasurohet Rama në kurriz të të tjerëve?
“Nga perspektiva e Brukselit, kjo nuk është dhe aq e rëndësishme,” thotë Seebass: “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është në rendin e ditës për momentin.”

Kryeministri vetë tha për televizionin shtetëror italian Rai: “Nuk mendoj sinqerisht që politika në Shqipëri është helmuar nga mafia.” Pretendimi i Ahmetajt, që bosët e mafias hyjnë dhe dalin nga zyra e tij, është një shpifje sa e pavërtetë, aq dhe e dëmshme pasi “njerëzit priren të besojnë më shumë gënjeshtrat sesa të vërtetën.”

Rama shqetësohet për reputacionin e vendit të tij. “Kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, durimi ynë është pothuajse i pafund,” siguroi kryeministri për SPIEGEL dy vjet më parë në vilën e tij në Adriatik: Shqipëria ishte një diktaturë e izoluar, “Koreja e Veriut e Europës, ku në fund të viteve tetëdhjetë ishte ende e rrezikshme të dëgjoje Beatles. Prandaj unë pohoj se ne, në kuptimin absolut, kemi arritur më shumë në këto 30 vite sesa çdo vend tjetër i Europës.”

Varfëria, papunësia, emigrimi
Statistikat tregojnë të kundërtën. Që nga viti 1991, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, më shumë se një e treta e popullsisë prej 3.3 milionë banorësh ka emigruar nga vendi. Paga mesatare është rreth 750 euro. Gati një e treta e të rinjve që kanë mbetur janë të papunë.
“Shkrirja e interesave politike dhe mediatike me ato të kriminelëve dhe oligarkëve” – kështu funksionon sistemi Rama, thotë një ish-anëtar i qeverisë, që dëshiron të mbetet anonim: “E gjithë kjo ndodh me bekimin e BE-së dhe SHBA-së.

Nuk ka asnjë tender publik që nuk bie në duart e rrethit të tij të zgjeruar. Në thelb, Rama ka zhytur gjithë vendin në kriminalitet. Shqipëria tani është një rast studimi për korrupsion, dhe megjithatë Rama, i zgjuar siç është, arrin të fitojë njohjen në Perëndim.”

Fatos Lubonja është një nga ata që mban qëndrim të vendosur për një kritikë të thellë ndaj kryeministrit. Si shkrimtar dhe autor i shquar, ai konsiderohet ndërgjegjja e së majtës shqiptare. Lubonja është djali i një prej bashkëpunëtorëve të afërt të Enver Hoxhës, i cili më vonë u vu nën kritika. Ai kaloi 17 vjet në burg, shumicën e kohës në kampe pune të detyruar, si në minierën famëkeqe të Spaçit. Vetëm në vitin 1991, si një nga të fundit të burgosur politikë, u lirua.

“Te Edi Rama i ri e kam parë veten,” thotë Lubonja. “Të dy donim të dilnim nga hija e etërve tanë të lidhur me regjimin.” Por, në vitin 2000, Rama u bë kryebashkiak i Tiranës, dhe që nga viti 2013 është kryeministër.

Sipas Lubonjës, vitet e gjata në pushtet e kanë ndryshuar shokun e tij të dikurshëm: “Ai është bërë një narcisist i keqdashur, një njeri shumë i zgjuar, por pa parime. Ditën sillet si Dr. Jekyll, natën si Mr. Hyde, një person që ka nevojë për pushtetin ashtu siç ka nevojë për ajrin për të jetuar.”

Lubonja gjithashtu kritikon Perëndimin, veçanërisht familjen e partive socialiste të Evropës, për mbylljen e syve ndaj realitetit të zymtë në Shqipëri. “Ajo ç’ka është nafta për vendet e tjera, në Shqipërinë e Ramës janë tregtarët e drogës me paratë e tyre,” thotë ish-disidenti.

Gjatë një përballjeje të fundit mes tyre, Lubonja e quajti Ramën një “mashtrues”, por mendon se kjo nuk i bën shumë përshtypje kryeministrit: “Sepse ai është si një krokodil – flet shumë, por nuk dëgjon fare,” ose “shumë gojë, pak vesh.”/Der Spiegel

Super nusja/ Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë, këtë të premte përmes një ceremonie në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes pamjeve të publikuara në Instagram.

Zoti dhe Zonja Gjergji u bekuan edhe nga kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama.

Dafina shfaqet me një fustan të bardhë të shkurtër me detaje trëndafilash, me kapele me lule në kokë, ndërsa në një video tjetër bën gëzuar me partnerin dhe të ftuarit, duke mbajtur një dorë një certefikatë.

Dafina i tha “Po” Kreshnikut, disa muaj më parë nl një propozim të veçantë me qirinj e trëndafila të bardhë.

Papa Francesku “bëhet pjesë” e fushatës presidenciale në SHBA, kërkesa për votuesit

Papa Françesku është bërë pjesë e fushatës së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka kritikuar të dy kandidatët në garë ndërsa iu ka bërë një kërkesë votuesve, të zgjedhin më të keqen më të vogël mes të dyve.

Kritikat e Papës vijnë pas politikave, kryesisht për emigrantët dhe abortin, që Harris dhe Trump kanë prezantuar. Sipas Papa Franceskut, të dyja këto çështje, janë kundër jetës.

“Qytetari duhet të zgjedhë të keqen më të vogël nga dy të këqijat. Kush është më e vogla nga dy të këqijat? Ajo zonjë apo ai zotëri? Nuk e di”, tha Papa Françesku gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar Harris dhe Trump. “Të largosh emigrantët, t’i lësh ku të duash, t’i lësh… është diçka e tmerrshme, ka të keqe atje. Të largosh një fëmijë nga barku i nënës është një atentat, sepse ka jetë. Duhet të flasim qartë për këto gjëra”, shtoi më tej Papa.

E rëndë në Bullgari/ Rrëzohet avioni ushtarak para festimeve të NATO-s, 2 të vdekur

Një avion stërvitor ushtarak u rrëzua në Bullgari, duke lënë të vdekur të dy pilotët.

Lajmin e beri të ditur ministri i Mbrojtjes së vendit Atanas Zapryanov.

Avioni që u rrëzuar po përdorej për të praktikuar një shfaqje ajrore të planifikuar për këtë të shtunë, ndërsa u rrëzua pranë bazës ajrore Graf Ignatievo në Bullgarinë jugore.

Shfaqja festive, e organizuar për të shënuar 20 vjetorin e anëtarësimit të Bullgarisë në NATO, u anulua.

Presidenti Rumen Radev, një ish-pilot luftarak dhe shef i Forcave Ajrore, ishte bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të një luftani amerikan F-16 përpara rrëzimit.

Shkaku i aksidentit ajror po hetohet nga autoritetet.

Dua Lipa çmend rrjetin, publikon foto pa të brendshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore duket s ii ka dhënë vetes disa ditë pushime nga punë e përditshme.

Në rrjetin social instagram ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto, ku nuk mungojnë edhe ato provokuese.

Në njërën prej fotove, këngëtarja shfaqet top less, ndërsa bien në sy format perfekte trupore të saj.

Bukuria dhe natyraliteti i Dua Lipës nuk kanë munguar as në artikujt e mediave ndërkombëtare.

Shokohen blerësit francezë/ Gjendet kokainë mes bananeve në supermarket

Dhjetëra kilogramë kokainë janë gjetur në dërgesat e bananeve në katër dyqane të një zinxhiri supermarketesh franceze.

Ngjarja ka lënë në pasiguri Policinë e cila po dyshon se kush mund të kenë qenë marrësit e mundshëm të ngarkesës. Më shumë se 40kilogramë droge, kokainë, u gjet e fshehur nën paletat me banana. Ngjarja ka shokuar edhe klientët të cilët janë shqetëuar nëse kokaina mund të ketë rënë në kontakt me frutat.

Autoritetet kanë nisur punën për të zgjidhur misterin se si ngarkesa e drogës e cila dyshohet se është nisur nga Kolumbia mbërriti deri në supermakete. Një zëdhënës i policisë tha: “Ne po punojmë për të siguruar që hetimi të ecë pa probleme dhe që stafi dhe klientët tanë të jenë të sigurt.”

Supermarketi refuzoi të jepte informacione të mëtejshme.

Nga pushtimi i Kosovës tek masat drastike/ Çfarë tha Vuçiç në fjalimin e jashtëzakonshëm

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic ka njoftuar përmes një konference të jashtëzakonshme një sërë kërkesash dhe masash që ai dhe qeveria e tij do të ndërmarrin për Kosovën.

Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri, kthimi i serbëve në institucionet e Kosovë si polici dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti serb.

Fjalimin e tij Vucic e shoqëroi me disa pamje të shfaqura në një ekran ku paraqiteshin pikat kryesore. “Ne kërkojmë një kthim në Status Quo duke hequr pasojat kryesore të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të regjimit të Kurtit, që është një parakusht i domosdoshëm për përparim domethënës në procesin e dialogut. Për këtë do të nis një fushatë diplomatike globale për përmbyshjen e shtatë kërkesave të nevojshme për përparimin në dialog.”- tha Vuçiç.

Ai u shpreh gjithashtu se brenda 45 ditëve Parlamenti i Serbisë do të miratojë ligje për shpalljen e katër komunave veriore si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe krijimin e një Prokurorie të Posaçme që do të trajtojë shkeljet në zonën e Kosovës. “Kjo për shkak se ky terror ka për qëllim që t’ua vështirësojë jetën njerëzve të zakonshëm, serbëve në Kosovë dhe Metohi, dhe për këtë ne do të rrisim në mënyrë drastike mbështetjen dhe ndihmën tonë për popullatën. Prokuroria Speciale do të ketë detyrë të veçantë hetimin dhe ndjekjen penale të kundërligjshme të punonjësve dhe zyrtarëve të Kosovës”- deklaroi presidenti serb. Vucic deklaroi gjithashtu se do të krijohen dy zyra të posacme pranë kufirit që do të kujdesen me problematikat që serbët e veriut përballen.

Sa i përket shpalljes së pushtimit të Kosovës, Vuçiç tha se ende nuk ka marrë një vendim të tillë për shkak se është kundërshtuar nga ekspertët juridikë. “Kjo do të nënkuptonte se Serbia do të njihte territorin e Kosovës dhe Metohisë si territor të një shteti tjetër dhe do të njihej statusi i forcave të armatosura të Kosovës si të ligjshme. Pra, ne nuk duhet t’u japim atyre statusin e një force të armatosur legale. Kjo është arsyeja e parë dhe kryesore.”

Formimi me urgjencë i Asosiacionit dhe rikthimi i valutës serbe në përdorim ishin gjithashtu mes kërkesave që Vuçiç paraqiti.

“Do ikim në Dubai”, Hatixhja e TikTok-ut vazhdon të tallet me Policinë pasi i hoqën patentën

Hati dhe Jashari, çifti i pasur që reklamon jetën e tyre të luksit në rrjetet sociale, janë gjobitur nga policia, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Masat janë marrë pas publikimit në rrjetet sociale të videove nga Hatixhe, ku tregon se ecën tej normave, e po ashtu ku shfaqet duke i kërkuar bashkëshortit që të shtojë shpejtësinë. Policia ka gjobitur çiftin, duke i hequr gjithashtu patentat për 6 muaj ndërsa po ashtu është bërë dhe sekuestrimi i mjetit luksoz “Porsche”.

“Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video”, njofton policia.

Menjëherë pas kësaj, personazhi i rrjeteve sociale ka reaguar me disa foto të postuara në “Instagram”, ku shkruante: “Bravo policia për punën e lodhshme dhe të pandalur! Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot!”, teksa e shoqëronte me disa postime ironike si: “Jemi që jemi, po shkojmë për makinën e radhës! Apo ikim jetojmë në Dubai?”.

Por reagimet e saj nuk mbaruan këtu. Ajo vijon me ironitë ku shkruan: “Një rritje rrogash për policinë se kanë bërë alamet kapjeje 19-vjeçare”, teksa shprehet se “edhe në këto raste” e gjen kohën për të bërë vlog.

Mbrëmjen e 12 shtatorit, Hati bëri një tjetër postim, kësaj radhe në “TikTok”, ku tregon momentin e ndalimit nga policia dhe më pas shoqërimin për në komisariat. “Dikush nga ju më ka kallëzuar”, shprehet ajo në videon e saj.

Në fundin e postimit të saj, ajo “sulmon” policinë me ironi duke thënë: “Në fund të ditës e ‘hamë’ ne njerëzit e thjeshtë, ndërkohë këto kamikazët e rrugës nuk pësojnë asgjë”.