Aplikacion
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër.
Për të arritur në këtë konkluzion, një studim Italian analizoi të dhënat e 1,200 personave nga mosha 18 deri në 45 vjeç.
Ekspertët përmblodhën dhe analizuan të dhënat mjekësore në një hark kohor prej 12 vitesh.
Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg.
Gjetjet e studimit italian mbi lidhjen mes kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër
Në harkun kohor të 12 viteve, ekspertët vunë re rreth 60 raste problemesh shëndetësore me qarkullimin dhe zemrën. Në 80 përqind të rasteve, njerëzit përjetuan një atak në zemër ndërsa të tjerët u përballën me ishemi, probleme me veshkat dhe probleme me qarkullimin e gjakut.
Sipas ekspertëve, njerëzit që pijnë shumë kafe në ditë janë 4 herë më të rrezikuar nga problemet e lartpërmendura. Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme. Sasia mesatare e kafesë i referohet 1 deri në 3 pijeve me kafeinë në ditë. Sasia e lartë ditore e kafesë i referohet 3 -4 ose më shumë filxhanëve kafe në ditë.
Studimi kishte si objektiv të gjente lidhjen mes pirjes së kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër por jo të zbulonte shkakun dhe pasojën.
Ekspertët paralajmëruan se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të kufizojnë sasinë ditore të kafesë dhe nënprodukteve të tij.
Sasia ditore e kafesë ka shumë rëndësi
Kafeja, thanë studiuesit, rrit rrezikun e fazës së parë të diabetit që i çel udhën plotësisht diabetit të tipit 2.
Kjo u vu re tek disa pjesëmarrës, duke përfshirë edhe rolin genetik dhe faktorë të tjerë si mbipesha. Ekspertët inkurajojnë një qasje më të shëndetshme ndaj ushqimit, aktivitetit fizik dhe konsumit të kafesë. Sipas tyre, një sasi e shëndetshme e kafesë për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë është më pak se 3 filxhanë në ditë.
Këlliçi akuza të forta drejtuesve socialistë të qarqeve: Përveç njërit…Belind Këlliçi i cili do të “luftojë” në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme, ka hedhur akuza të forta ndaj kundërshtarëve socialistë.
Nga studio e “Opinion” ai e ka quajtur një bandë dhe grup të strukturuar kriminal, grupin drejtues të qarqeve për Partinë Socialiste për zgjedhjet e 2025-ës.
Por Këlliçi ka përjashtuar nga lista vetëm njërin prej emrave, atë të Pandeli Majkos. Sipas tij, Majko është më pak i fajshëm se të tjerët.
Këlliçi ka renditur me emra socialistët duke nisur nga Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali të cilët i ka akuzuar për çështjen e inceneratorëve.
“Ogerta Manastirliu në 19 Shkurt të këtij viti ka qenë për 2 orë në SPAK dhe është pyetur për çështjen e sterilizimit, një nga çështjet më të diskutuara se a do ta mbajë Beqaj apo Manastirliu këtë faj. Arbjan Mazniku në 22 Korrik u thirr 2 orë në SPAK për dosjen 5 D, në vetë zbardhjen e vendimit të Apelit të Posaçëm rezulton se titullari i autoritetit kontraktor në gjysmën e tenderave të 5 D është zotëria në fjalë. Belinda Balluku është thirrur 3 orë në SPAK për rolin e saj si titullar i autoritetit kontraktor në inceneratorin e Tiranës, ka dhënë sqarimet e saj. Dhe unë kam dhënë sqarime për disa shkresa që zonja në fjalë ka bërë publike. Mos harroni 2 skandalet e mëdha, tuneli i Llogarasë, me tek goditje janë vjedhur 50 mln Euro dhe mos harroni problemin e madh Thumanë-Kasharin dhe mos harroni anijet Tigri 1 dhe Tigri 2 në Vlorë. Taulant Ballën nuk ka njeri që nuk e njeh që është i përfshirë në dosjen Toyota Yaris, është i përfshirë dhe në dosjen e prokurorit të Vlorës dhe e dini pse është ndaluar publikimi i dosjes, përfshihet emri i tij dhe i gjyqtarëve. Shumë shpejt do ja dëgjoni bëmat, njeriu më i lidhur mbase me bandat në Shqipëri prej 2 dekadash. Emirjana Sako e ka falimentuar buxhetin e Durrësit. Benet Beci që i takon ta ketë Benet Bajrit. 184 më lart, Ulsi në Lezhë dhe përballë Ulsiut ke Gjekmarkajn. Ky dhe Gjekmarkaj. Edhe Peleshi është thirrur në SPAK për afera. Mirela Kumbaro ka rreth 23 dosje që janë të depozituara në SPAK dhe po hetohen si çështje. Blendi Çucin e ke për skandalin e Kombinatit të Poliçanit, dhe ky është thirrur në SPAK. Kjo është banda dhe grupi i strukturuar kriminal që drejton fushatën e PS-së.”-ka vijuar më tej Belind Këlkiçi.
Sa do të kushtojë Iphone 16 pro dhe 16 pro maxGjigandi i teknologjisë Apple prezantoi pak ditë më parë iPhone 16 në një event të madh.
Edhe pse telefoni i ri ka disa ndryshime të vogla të jashtme, Apple thotë se ndryshimet e brendshme të telefonit kanë për të qenë të padëgjuara më parë dhe kanë për të entuziazmuar klientët besnikë të Apple.
Apple do t’i ofrojë të katër iPhonet me 128 GB, 256 GB, 512 GB hapësirë. IPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max gjithashtu kanë një nivel 1 TB, që është 200 dollarë/250 euro më shumë se varianti 512 GB. Nuk ka version 128 GB të Max.
Apple tha se 58 vende dhe rajone janë në rradhën e parë për të marrë iPhone 16 , iPhone 16 Plus , iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max. Ato mund të porositen paraprakisht këtë të premte, më 13 shtator dhe do të jenë të disponueshme të premten e ardhshme, më 20 shtator.
Apple premton deri në 20% performancë më të mirë të qëndrueshme në këta telefona krahasuar me paraardhësit e tyre falë përmirësimeve në shpërndarjen e nxehtësisë dhe efikasitetin.
Sa do të kushtojë paisja e re:
U dhunua nga nusja/ E moshuara tregon ballafaqimin me të birin: Nënë pse u kape me tëE moshuara Nazime Buci që u dhunua nga nusja e djalit të saj ka rrëfyer, përballjen me këtë të fundit.
82-vjeçarja ka treguar se pavarësisht se gjatë momentit të dhunës i biri ka qenë në punë, edhe kur është kthyer ai nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj bashkëshortjes së tij.
Ngjarja ndodhi më 10 shtator, por u zbulua këtë të enjtë kur e moshuara doli jashtë banesës dhe u vu re nga fqinjët e saj. Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga nusen 43-vjeçare.
“Unë isha në shtëpi, nusja u kap me mua. Mori shkopin tim, se eci me shkop se jam me ishemi dhe më goditi, më mbuloi gjaku. Shkova në banjo, më hodhi ujë, më zhveshi lakuriq dhe më dha një këmishë nate të veshja.
Unë si thashë asgjë, unë 82-vjeçe, ajo gjysma ime, çfarë ti them. Më përpara mi ka shkulur flokët. Djali ishte në punë, tha ‘nënë pse u kape me të, ti e di se ajo është pak cik cak, themi ne. Unë nuk u kapa, isha duke ndejtur. Djali s’më çoi në spital, vetëm më pastroi fytyrën se isha e mbulur me gjak.
Mora telefonin sepse doja të lajmëroja policinë, ma kapën për dore dhe e hodhën përtokë, ma thyen. Djali iku në punë të nesërmen, unë u mërzita brenda dhe dola jashtë, më pa një komshije. Më tha ‘U si je bërë, po më dhimbesh moj grua’. Thashë ‘S’ka gjë se Allahu, ia bëftë asaj’. Policia erdhi në shtëpi dhe më pyeti ‘kush të ka dhunuar’, i thashë ‘nusja’. Të gjitha gjërat do t’i tregoj në polici se çfarë më ka bërë, 82-vjeçe të më bëjë këtë” ka thënë e moshuara.
Shtatori është muaji i fillimeve të reja, por siç thonë “çdo fillim është i vështirë” dhe këto shenja do ta ndiejnë kuptimin e kësaj thënieje.
Gjysma e dytë e muajit të parë të vjeshtës 2024 nuk do të jetë më i miri për ta. Zgjedhje të gabuara, rrugë qorre, ndryshime dhe sfida i presin.
Gaforrja
Tensioni dhe paqëndrueshmëria mbizotërojnë në marrëdhëniet tuaja personale, me familjen në qendër. Pasiguria për të ardhmen e karakterizon këtë gjyasmë muaji. Për të përballuar, jepni përparësi nevojave tuaja, kujdesit për veten dhe mirëqenies. Ruani qetësinë dhe mbani mend se secili person ka nevojat e veta, tregoni mirëkuptim.
Luani
Për këtë shenjë parashikohen probleme në jetën personale, pasi puna përfshihet dhe ndikon në marrëdhëniet tuaja. Jepini marrëdhënies tuaj vëmendjen që meriton. Sapo të arrini të gjeni sërish ekuilibrin personal dhe profesional, gjithçka do të jetë më mirë.
Peshorja
Financat po ju mundojnë këtë muaj. Shpenzimet e paparashikuara, uljet e të ardhurave dhe rrugët pa krye me paratë krijojnë stres. Planifikoni me kujdes shpenzimet tuaja në mënyrë që t’ia dilni mbanë dhe mos lejoni që stresi t’ju bëjë më të mirën. Kërkoni nga njerëzit që ju duan dhe kujdesen për ju për mbështetje për t’i bërë gjërat më të lehta.
Analisti politik, Baton Haxhiu i njohur për marrëdhëniet e tij të afërta më kryeministrin Rama ka folur përm emrat që ky i fundit ka vendosur në lista për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas Haxhiut, janë pikërisht Erion Veliaj, Pandeli Majko dhe Mirela Kumbaro personat që nuk duhet të ishin pjesë e listës së drejtuesve politikë të socialistëve në qarqe.
Duke folur në emisionin “Opinion”, Haxhiu tregoi për secilin arsye të ndryshme.
“Mendoj që është më e mira e mundshme përveç Pandeli Majkos i cili i takon strukturës së vjetër. S’ka asnjë rrezik në listë, asnjë rrezik të atakimit të figurave që kanë ndonjë lidhje të vogël me korrupsion. Është listë e pastër.
Problematikat? Erion Veliaj për faktin që stafi i tij ka pasur.. ai dhe stafi i tij kanë qenë personazhe të SPAK. Pandeli Majko që është në Kukës për shkak se i takon gardës së vjetër dhe nuk ka ndonjë peshë politike, nuk i takon kësaj gjenerate që do i sjellë risi. Nuk ka sjellë asnjë gjë në PS. Dobësi gjithashtu është edhe Mirela Kumbaro që për mua nuk e ka pasur vendin në këtë listë edhe pse në Gjirokastër është e adhuruar, por nuk i plotëson. Mirela Kumbaro në Gjirokastër qëndron mirë. Ajo që ka pengesa është mënyra se si ajo qeveris brenda Ministrisë së saj”, u shpreh Baton Haxhiu.
Një velierë e dyshimtë u gjet nga Policia në Karpen, pranë plazhit të Spilles, këtë të enjtë.
Mjeti lundrues ngeci në brigjet shqiptare pas lëvizjeve të pakontrolluara që kishte bërë gjatë orëve të fundit në det.
Gjatë kontrollit në brendësi të saj policia gjeti armë zjarri dhe municoone, çka ka ngritur edhe më shumë dyshimet ndaj kësaj veliere. Një tjetër detaj enigmë, është drejtuesi i varkës. Përveç armëve të zjarrit policia, gjeti celularë, laptop dhe mjetet identifikuese të një personi 85-vjeçar. Fati i këtij të fundit nuk dihet ende.
Autoritetet shqiptare po punojnë me homolgët italianë e kroatë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Mjeti lundrues ishte nisur fillimisht nga Bari në Itali dhe kishte destinacion final Kroacinë.
Pamjet nga brenda:
Pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, Moska i ka dalë në mbrojtje Beogradit duke bërë fajtor perëndimin se ka dështuar në dialogun mes dy vendeve.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme Ruse, Maria Zakharova ka thënë për mediat gjithashtu se krizat në komunat veriore të Kosovës janë nxitur nga autoritetet e prishtinës. Zakharova, përsëriti mbështetjen e Kremlinit për popullin serb, ndërsa iu bëri thirrje ndërkombëtarëve të veprojnë në përputhje me mandatin e OKB-së në bazë të Rezolutës 1244.
Deklaratat nga Kremlini vijnë vetëm disa orë pas spekulomeve të mediave serbe, se të premten Vuçiç do të shpallë pushtimin ndaj kosovës.
Moska është një nga mbështetësit kryesor të Beogradit zyrtar ndërsa ky i fundit ka ruajtur marrdhënëiet e shkëlqyera me Rusinë edhe pas pushtimit të paprovokuar ndaj Ukrainës. Vazhdimisht presidenti serb Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë serbë, konsultohen me homologët rus lidhur me zhvillimet në katër komunat e Kosovës të cilat banohen nga shumicë serbe.
E fundit/ Aksident me vdekje në KorçëNjë person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik mbrëmjen e kësaj të enjte.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Polenë.
Sipas informacioneve paraprake një mjet ka përplasur një këmbësor duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Banka Europiane ul normën e interesit në 3.5%, por pret rritje të inflacionitBanka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur në 3.5%. Megjithatë, institucioni financiar paralajmëroi se “inflacioni pritet të rritet përsëri në pjesën e fundit” të vitit 2024.
Banka Qendrore Europiane (BQE) uli normat e interesit edhe me 0.25 pikë përqindje të enjten.
Institucioni financiar me bazë në Frankfurt uli normën bazë të depozitave në 3.5%, në linjë me pritshmëritë, duke ofruar lehtësim të mëtejshëm për familjet dhe bizneset e eurozonës.
“Të dhënat e fundit të inflacionit kanë qenë sipas pritshmërive,” tha BQE në një deklaratë.
Por banka paralajmëroi se rruga përpara nuk do të ishte e qetë, duke thënë se “inflacioni pritet të rritet përsëri në pjesën e fundit të këtij viti, pjesërisht për shkak të efektit të çmimeve të energjisë”.
Pas rritjes së normave të interesit me një ritëm rekord që nga mesi i vitit 2022 për të luftuar shtrenjtimin e çmimeve të konsumit, BQE ka filluar të lehtësojë presionin pasi norma e inflacionit ka rënë.
Banka e kishte ulur normën e saj të depozitave në 3.75% në qershor.