Aplikacion
Ermal Onuzi, i cili ka punuar më herët shef sigurie në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas për llogari të kompanisë koncensionare Kastrati, është emëruar në Krye të Gardës së Republikës.
Lidhur me këtë, kryetari i grupit parlamentsr të PD Gazment Bardhi, ka postuar një video në rrjetet sociale ku tregon denoncimin e bërë në një nga seancat plenare për arsyen e ndryshimit të ligjit “Për Gardën e Republikës”.
6 muaj më parë, në mars të këtij viti, Bardhit, deklaronte në parlament se ligji u porosit nga Shefqet Kastrati, bë me qëllim që Ermal Onuzit të emërohej në krye të gardës.
SHIH VIDEON: https://www.instagram.com/reel/C_zrU6XtiHk/?igsh=MXFmdmx2Zzd5NmZlbA==
Në reagimin e tij ne rrjetet sociale, Bardhi shkruan se në të njëjtën seancë denoncoi me emër dhe mbiemër arsyet e ndyshimeve në ligj, por sipas tij, Rama dhe deputetët e mazhorancës e mohuan.
Postimi i plotë:
Ligjet me porosi janë shkalla më e lartë e korrupsionit politik, por që tashmë janë kthyer në rutinë për mazhorancën socialiste!
Në 22 Mars 2024 Edi Rama ndryshoi në ligjin “Për Gardën e Republikës” kriteret që duhet të plotësojë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Ndryshimet e porositura synonin që të emëronin në krye të Gardës, porositësin e ndryshimeve ligjore. Me emër dhe mbiemër në atë seancë plenare denoncova arsyet e ndyshimeve në ligj. Edi Rama dhe deputetët e tij e mohuan.
Por, denoncimi ishte i vërtetë dhe koha e provoi.
Në 10 Shtator 2024, Edi Rama emëroi në krye të Gardës së Republikës porositësin e ndryshimeve ligjore. Me firmë personale të Edi Ramës, në krye të Gardës së Republikës është emëruar Ermal Onuzi, që sipas ligjit të pandryshuar nuk i plotësonte kriteret ligjore.
Të ndryshosh një ligj, në interes privat të vetëm një njëriu, me porosi dhe paramendim, është korrupsion i konsumuar në sytë e çdo shqiptari. Ky korrupsion i konsumuar në bashkëpunim nga Edi Rama dhe deputetët e tij nuk mund të mbetet i pandëshkuar. Ndryshe vijon qetësisht parimi: “Një drejtësi për Edi Ramën, dhe një drejtësi tjetër të ndryshme për këdo tjetër”!
https://www.facebook.com/share/v/vsdzH1xYTc7rXtsW/?mibextid=WC7FNe
2mln euro në sezon/ Kush është shqiptari më i paguar në Seria AElseid Hysaj është futbollisti i Kombëtares më i paguar në Serie A.
Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e specializuar Calcio e Finanza mbrojtësi 30-vjeçar merr 2 milion euro në sezon nga Lazio. Edhe pse mbeti jashtë listës klubi është i detyruar ta paguajë atë.
Pas Hysajt janë Berat Gjimshiti i Atalanta e Kristjan Asllani i Inter me një rrogë vjetore 800 mijë euro neto secili. Ardian Ismajli merr 700 mijë euro tek Empoli, ndërsa Ylber Ramadani paguhet 450 mijë nga Lecce. I sapoardhuri Alen Sherri ka firmosur për 150 mijë euro në vit te Cagliari, ndërsa ma pak i paguari është mesfushori Mendon Berisha.
Ai merr 120 mijë euro nga Lecce. Pagën më të lartë në Serie A e ka Dusan Vlahoviç. Juventus i jep 12 milion euro në vit neto. Në total 20 klubeve të Serie A shuma për pagesat e futbollistëve ku përfshihen edhe taksat i kalon 1 miliard euro në sezon.
11 shtatori bën bashkë Biden, Trump dhe HarrisShtetet e Bashkuara përkujtojnë 23-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit kur avionët e rrëmbyer nga militantët e Al Kaedës u përplasën me dy Kullat Binjake në Nju Jork dhe me Pentagonin në Uashington.
Ceremonia përkujtimore bëri bashkë në Nju Jork, presidentin Joe Biden, dhe dy kandidatët presidencialë, Kamala Harris dhe Donald Trump të cilët kryen homazhe pranë tre memorialeve përkujtimore të sulmit terrorist.
Harris dhe Trump i dhanë dorën njëri tjetrit, një natë pas pas përballjes në debatin e parë publik mes tyre por nuk pati asnjë kontakt mes presidentit Biden dhe ish presidentit Trump.
Në homazhe morën pjesë gjithashtu familjaretë të viktimave dhe shumë qytetarë amerikanë.
Sulmet e 11 shtatorit i morën jetën afro 3 mijë personave dhe sollën shkatërrimin e Kullave Binjake. Kjo ngjarje mbetet edhe sot e kësaj dite akti më vdekjeprurës i terrorizmit në historinë njerëzore ndersa ndryshoi njëherë e përgjithmonë Shtetet e Bashkuara.
EMRAT/ Disa nga personazhet që thuhet se do të jenë pjesë e “BBV4”Së shpejti në ekran do të rikthehet reality show “Big Brother Vip” në edicionin e tij të katërt.
Edhe pse ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e tij, emrat e konkurentëve kanë nisur të qarkullojnë që tani.
Në rrjet po përflitet se do të marrin pjesë një grup i përzgjedhur artistësh dhe personazhesh nga fusha të ndryshme.
Pjesë e listës që qarkullon janë emrat e mëposhtëm:
1. Devi & Dori (dyshja e Fiks Fare) si konkurrent i vetëm.
2. Visjan Ukcenaj
3. Cubi Metkaj
4. Enxhi Nasufi
5. Sara Hoxha
6. Kastro Zizo
7. Eugent Bushpepa
8. Bledi Beqiri
9. Ritvana Fetahu
10. Rinian Leka
Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë vit informacionet për sezonin e ri kanë qenë shumë më të kufizuara, çka të bën të mendosh se surprizat do zbulohen vetëm pas nisjes së programit.
Lituania në alarm/ I kërkon ndihmë NATO-s për rrëzimin e avionëve rusMinistri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që hyjnë në hapësirën e tyre ajrore, pasi javën e kaluar një dron i Rusisë u rrëzua në Letoni.
Avionët luftarakë nga shtetet e tjera të NATO-s kanë patrulluar qiejt mbi shtetet e Baltikut që kur ato u bënë pjesë e aleancës ushtarake më 2004, pasi tri ish-republikat sovjetike nuk kanë avionë të nevojshëm për patrullime.
Avionët e NATO-s “nuk duhet vetëm të patrullojnë, por nëse është e nevojshme, edhe të shkatërrojnë dronë”, tha ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Laurynas Kasciunas.
Ai shtoi se procesi i vendimmarrjes për këtë duhet të shkurtohet, në mënyrë që kjo të bëhet e mundur. Deklaratat e tij vijnë pasi të shtunën një dron i Rusisë u rrëzua në Letoni. Forcat e armatosura të Letonisë thanë se droni ishte i llojit Shahed, prodhim iranian, i pajisur me mjete shpërthyese. Të martën, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, tha se shteti i tij po e diskuton problemin e dronëve rusë me aleatët e tij. “Po e ngremë këtë çështje me partnerët tanë në NATO lidhur me protokollet për pengimin e dronëve, duke bërë thirrje që avionët luftarakë të aleatëve të përdoren menjëherë pasi të shohin se dronë të tillë u afrohen kufijve tanë”, tha Rinkevics.
Zyrtarët nga shtetet e Baltikut po ashtu i kanë bërë thirrje NATO-s që të dislokojë sisteme të mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit lindor të aleancës. Shtetet e NATO-s nuk kanë sisteme të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore, por vitin e kaluar aleanca u pajtua për dislokime afatshkurtra për të zmbrapsur Rusinë. Në prill, Holanda dislokoi sisteme raketore Patriot për ushtrime në Lituani, por shtetet e Baltikut duan që të ketë dislokim të përhershëm në rajon të sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Në fillim të shtatorit, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, tha se Varshava duhet të ketë të drejtë të rrëzojë raketa ruse që kërcënojnë territorin e saj nga hapësira ajrore ukrainase./REL
Parashikimi i motit, çfarë pritet të enjtenDitën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qëndrore të vendit. Në orët e pasdites në veriperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar deri të lartë ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Deti i forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 12 deri 28°C
në zonat e ulëta 14 deri 34°C
në zonat bregdetare 16 deri 32°C
Mjekja e Onkologjikut, Alketa Pere është kthyer sërish në vëmëndje pas një denoncimi të ri që familjarja e një pacineti ka bërë.
Lorenc Muka i cili për fat të keq ndërroi jetë për shkak të kancerit, ishte një nga pacientët e mjekes Alketa Pere. Nëna e tij ka folur për “Inside Story” në Top Chanel dhe ka treguar detajer nga përplasjet që ka patur me jeken Pere.
“Kur kam parë atë doktoreshën aty që thoshte më kanë sjellë një tufë me lule apo më kanë dhënë 10 mijë lekë, unë kam një motër, motra ime vinte përditë, çdo tre ditë takonte doktoreshën të xhepi i saj i futeshin 100 mijë lekë 200 mijë lekë sepse mjekja nuk vinte në katin e tretë që ta shikonte Florenc Mukën që po luftonte me jetën. Kur vinte motra ime që e takonte i fuste lekët te xhepi, e vetëm atëherë ajo vinte lart, vetëm nga motra ime ajo ka marrë më shumë se 1 mijë euro. Të lutem doktoresha të lutem dhe ajo nuk ka mëshirë, ajo është një nënë që thoshte të hidhem nga kati i katërt, ajo të mos dalë të bëjë viktimën, jo nga kati i katërt por nga 15 katëshi asaj nuk i bën gjë më dobi se ka mbytur shumë njerëz me duar te veta”, është shprehur Bukuria, nëna e pacientit.
Mjekja Alketa Pere u bë e njohur për publikun pas skandalit në spitalin Onkologjik pak muaj më parë.
Shkodër/ Aksidentohet zjarrfikësja, plagosen dy punonjësitNjë automjet zjarrfikës është përfshirë në aksident mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukatanë, ndërsa drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin. Si pasojë janë plagosur dy punonjësit zjarffikës që ndodheshin në automjet, fatmirësisht të dy jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin “Vukatanë”, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.
Banorët e Thumanës fitojnë përballë qeverisë/ Në autostradë do të hapen nyjet lidhëseBanorët e Thumanës të cilët kërkonin hapjen e rrugëve lidhëse përgjatë aksit Thumanë-Kashar, kanë fituar përballë qeverisë.
Duket se zv, kryeministrja njëherësh Ministrja e Transportit, Belinda Balluku ka pranuar kërkesën e tyre pas muajsh protestash të vazhdeshme. Njëri prej organizatorëve të protestave Sabah Sheta, ka bërë të ditur lajmin pas një taimi që qytetatët e prekur nga problematika kanë patur me Ballukun.
“Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës.”- shprehet Sheta.
Reagimi i plotë:
“Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. E tillë u kthye fal bashkërezistencës me vëllezërit të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana.
Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës.
Në vijim ai shprehet se ky vendim nuk është lëmoshë dhe dhuratë për ne, por një e drejtë e mohuar nga ekzekutivi, dhe e fituar nga qytetarët pas protestave sistematike, rezistencës së qytetarëve.
“Premtimi që i bëmë njëri-tjetrin për të mos bërë asnjë hap pas, ajo që na mundësoi uljen në tavolinë sot me znj.Balluku, prej së cilës morëm premtimin që qytetarëve të Bashkisë Krujë do tu kthehet ajo që kishin; akesin (hyrje dhe dalje) në rrugën e re Thumanë-Kashar.
Veç falënderimit për secilin që na jeni bashkuar në çdo protestë, kam një mirënjohje për atë çfarë bëtë duke lënë punët tuaja të përditshme për të iu bashkuar kësaj kauze.
Të nderuar vëllezër! Pa ju nuk do ta kishim të mundur të korrnim këtë fitore. NE e kishim bërë të qartë që nuk do të tërhiqeshim, ata e dëgjuan me zë dhe figurë, e panë përmes akteve tona, ndaj sot ishte ministrja e Transporteve Balluku që “vrau” indiferencën duke i kushtuar vëmendje këtij problemi që për në shkaktonte kosto sociale dhe ekonomike sepse Kruja është dhe një zonë turistike dhe historike.
Duke vlerësuar premtimin dhe vendimin e Ministrisë së Transporteve për t’u tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kokëfortë i tyre dhe dhënien e zgjidhjes, duke iu dhënë qytetarëve të Krujës mundësinë të hynë dhe dalin në aksin e rrugës Thumanë-Kashar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta përshëndesim këtë qëndrim dhe pse të vonuar, por ndërkohë do ta monitorojmë zbatimin e tij.
Vëllezër edhe njëherë FALEMINDERIT dhe MIRËNJOHJE për secilin! BASHKË ia DOLËM!”, shprehet Sheta.
Ish-kryeministri Fatos Nano është dërguar në një spital privat në kryeqytet pas një incidenti.
Lideri historik i Partisë Socialiste i është dashur mjekim i specializuar pasi ka pësuar një thyerje në këmbë.Lajmin e kanë konfirmuar familjarë të Nanos.
Kujtojmë që pak muaj më parë, ish-kryesocialisti qëndroi për disa kohë i shtruar në spital për shkak të një komplikacioni në mushkri.
Megjithatë kësaj here lëndimi është më i lehtë dhe gjendja e tij është e stabilizuar.