Aplikacion
Ditën e merkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativsiht të paqëndrueshme.
Moti parashikohe të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të vijnë në zhvillim kryesisht përgjatë relieveve malore.
Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Temperaturat parashikohrn:
në zonat malore 13 deri 29°C
në zonat e ulëta 16 deri 32°C
në zonat bregdetare 17 deri 31°C
Aktori i humorit, Albano Bogdo ka kritikuar ashpër trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo.
Kritikat, Bogdo i bëri gjatë diskutimeve në studion e Quo Vadis në Vizion Plus ndërsa analizonte performancën e trajnerit të kombëtares në “Euro 2024”.
Sipas aktorit Silvinjo është një trajner pa eksperiencë, pasi la jashtë një nga futbollistët më të njohur kuqezi, Sokol Cikalleshin.
“Në Amerikë ka 35 sporte të tjera më të rëndësishme se sa futbolli. Të gjithë futbollistët janë më të paguar se sa Ronaldo. Silvinjo është një trajner idiot komplet, nuk ka fituar kurrë asgjë dhe nuk ka eksperiencë. Shkon në Europian dhe nuk thërret Sokol Cikalleshin. Golat që ka bërë Jasir Asani nga jashtë zonës merri shikoi dhe kanë ardhur si pasoje sepse Cikalleshi vrapon pa top dhe merr dy qëndër mbrojtësit me vete. Asani del bosh dhe godet portën. Broja ka luajtur a ska luajtur 5 ndeshje se ka qenë i dëmtuar ose 10 maksimumi”, tha Albano Bogdo.
Dinamika e plotë e vrasjes/ “Mollë sherri” u bë djali i autorit i cili u arrestua në ikje…Një konflikt banal i ndodhur një ditë më parë, ishte zanafilla e ngjarjes së rëndë që përfundoi me dy viktima në fshatin Kurjan, në Roskovec të Fierit mesditën e kësaj të marte.
“Mollë sherri” mësohet të jetë bërë pikërisht djali i autorit të ngjarjes, i cili ishte konfliktuar më djemtë e dy vëllezrve Kurtaj, të cilët biologjikisht ishin vëllezër, por njëri prej tyre i birësuar nga familjarë të tjerë, ndaj edhe policia i raportoi si xhaxha e nip.
Për të zgjidhur sherrin mes fëmijëve, autori Altin Kuka mori kallashin dhe shkoi në fshatin Kurjan për “tu sqaruar”. Nuk dihet nëse ai dhe viktimat u konfliktuan me fjalë fillimisht, por rreth orës 14:00 të mesditës, të shtënat e armës së gjatë tronditën fshatin. Sipas Policisë,Gramos dhe Vladimir Kurtaj mbetën të vrarë në vendin e ngjarjes.
Pas kryerjes së krimit, autori u vetëdorëzua ndërsa djali i tij u arrestua pak kohë më vonë në aksin Fier- berat. Për krimin e dyfishtë, Policia ka shoqëruar mbi 10 persona të tjerë për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Banorët e fshatit janë shprehur të trionditur dhe kanë thënë se asnjë arsye nuk do ta justifikonte vrasjen e dyfishtë të bashkëfshatarëve të tyre po nga një tjetër bashkëfshatar.
Shuhet entuziazmi/ Shqipëria “ha” golin e parëKochorashvili ka hedhur “Air Albanian” në minutën e 71-të të ndeshjes, pasi ka kaluar në avantazh Gjerogjinë.
Me një goditje potente nga jashtë zone, Kochorashvili nuk i ka dhënë asnjë mundsi Strakoshës.
Topi është përplasur në traversë dhe më pas ka përfunduar në rrjetë. Pavarësisht performancës së shkëlqyer në pjesën e parë, kuqezinjve iu kanë ngelur edhe pak minuta në dispozicion për të marrë në rastin më të mirë, një barazim.
Del VIDEOJA/ Si tentoi indiani të hapte derën e emergjencës së avionit “Air Albania”Zoom.al ka siguruar pamjet eksluzive nga brenda avionit “Air Albania”, ku ndodhi incidenti mbrëmjen e kësaj të marte në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Sic shihet në video, stafi ka neutralizaur emigrantin indian, i cili hapi derën e emergjencës, ndërsa avioni i “Air Albania” po nisej për të mbërritur në Stamboll, Turqi. Në ndihmë kanë ardhur edhe disa pasagjerë.
Të bërtiturat kanë panikosur të gjithë avionin. Fatmirësisht prej incidentit nuk pati persona të lënduar.
I dërgoi raketa Rusisë/ SHBA vendim drastik ndaj Iranit
View this post on Instagram
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani po i jep Rusisë, përfshirë edhe akuzat e fundit për dërgesa të raketave balistike që Moska t’i përdorë në pushtimin e saj të Ukrainës.
Departamenti amerikan i Thesarit ka shënjestruar me sanksione dhjetë individë dhe gjashtë entitete me bazë në Iran dhe Rusi dhe ka identifikuar katër anije si prona të bllokuara, që sipas Thesarit po i ndihmojnë Iranit në dërgimin e komponentëve të armëve dhe sistemeve të armëve në Rusi. Armët, që SHBA-ja tha se janë transferuar, përfshijnë dronë dhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.
Thesari tha se Iran Air, kompania shtetërore ajrore, është e sanksionuar gjithashtu. Sipas Uashingtonit, veprimet e tij kundër kësaj kompanie ajrore dhe të tjerëve po bëhen njëkohësisht me veprimet që po ndërmerren nga partnerët ndërkombëtarë si Britania e Madhe dhe shtete të tjera europiane.
Njoftimi vjen pasi SHBA-ja dhe aleatët e saj kyçë evropianë e akuzuan Iranin për përshkallëzim të rrezikshëm të aktiviteteve keqdashëse që kërcënojnë sigurinë evropiane përmes furnizimit të Rusisë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.
Alarm në Rinas/ Një person hap derën e avionit në fluturim (FOTO)Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.
Një pasagjer, emigrant nga India që do të deportohej drejt Turqisë me “Air Albania” ka hapur derën e emergjencës së avionit, i cili sa po ngrihej nga pista duke shkaktuar panik.
Fatmirësisht avioni ka mundur të bëjë ulje emergjente duke mos shkaktuar asnjë dëm në njerëz. Përveç frikës dhe panikut, të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet. Fluturimi është pezulluar, ndërsa po riparohet dera e emergjencës./ Zoom.al
“Shkoi për t’u sqaruar”/ Çfarë i tha bashkëshortes pas vrasjes së dyfishtë, Altin KukaPersoni i parë që vrasësi i dyfishtë Altin Kuka kontaktoi pas kryerjes së krimit të rëndë, ishte bashkëshortja e tij.
Mësohet se autori i është drejtuar me fjalët “unë i vrava të dy, po shkoj të dorëzohem në polici”, gruas e cila punonte në tregun e fruta-perimeve. Altin Kuka e ka pranuar para uniformave blu autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, por arsyeja e konfliktit mes tyre zyrtarisht nuk bëhet e ditur. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një zënkë mes fëmijëve të autorit dhe të viktimave një ditë më parë ajo që solli tragjedinë. Autori kishte shkuar për tu sqaruar me dy prindërit e fëmijëve, por jo vetëm që nuk u sqarua por i qëlloi me kallash nikov duke i lënë të vdekur të dy vëllezërit.
Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit Kurjan, ku Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”. Pas krimit, Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa djali i tij u vu në pranga në tentativë arratisje në aksin Fier-Berat.
Viktimat Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj janë vëllezër gjaku, por njëri prej tyre është dhuruar tek xhaxhai, ndaj janë të regjistruar në Gjendje Civile si xhaxha dhe nip.
FORMACIONET/ Silvinjo surprizon në përballjen me GjeorgjinëJanë publikuar formacionet e përballjes Shqipër-Gjeorgji, në stadiumin “Air Albania” këtë mbrëmje.
Trajneri Silvinjo do të hedhë në fushë të njëjtin formacion me të cilin luajti përballë Ukrainës katër ditë më parë në Pragë, ku fituam 2-1, por me një ndryshim, në vend të Qazim Laçit do të luajë Arbër Hoxha.
Shqipëri dhe Gjeorgjia, janë përballur 15 herë mes tyre në të kaluarën, ku peshorja anon në anën e gjeorgjianëve, me 8 fitore, kundrejt 3 fitoreve të kuqezinjve dhe 4 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Banorët e fshatit Kurjan në Roskovec u tronditën të martën nga një vrasje e dyfishtë.
Altin Kuka i mori jetën Lavdimir dhe Gramos Kurtit në ambientet e një lokali në pronësi të viktimave.
Shkaku që ka shtyrë 49-vjeçarin të marrë armën automatike dhe të qëllojë mbi ta është bërë një grindje mes fëmijëve të tyre, që është regjistruar mbrëmjen e djeshme.
Banorët e zonës shprehen për mikrofonin:
“Viktimat ishin vëllezër me njëri-tjetrin, çuna të mirë. Autori i ngjarjes ishte nga këtu, nga fshati. Është ngjarje shumë e rëndë, nuk na ka ndodhur neve më parë kjo gjë”.
Një tjetër banor tha: “Autori ishte shok me viktimat. Para një jave u kishte ardhur vëllai nga Amerika dy viktimave, kemi qëndruar aty. Asgjë nuk e justifikon veprimin. Rrinim aty. Është një fshat që është parë nga të gjitha vlerat që ka pasur, të gjitha traditat”.
Ndërsa një tjetër shton: “Hanin e pinin bashkë, nuk e di si mund të ketë qenë muhabeti, se si ka lindur. E di që kanë pasur marrëdhënie tepër shoqërore. Viktimat me njëri-tjetrin ishin vëllezër, por njëri nga këta ishte dhënë për adoptim te xhaxhai”.