Aplikacion
Konkurrentja e programit të dashurisë “Për’puthen”, Fjori Likja u bë kryefjala e mediave rozë, për shkak se iu publikua një video teksa bënte twerk pa rroba.
Në puntatën e djeshme në “Për’puthen”, konkurrentja reagoi rreth kësaj çështjeje.
Ajo u ballafaqua me njërin nga konkurrentët, pasi u gjykua për videon.
Kontrasti mes Kuvendit Kombëtar Republikan dhe atij demokrat, ishte mjaft i qartë.
Po kështu dhe vizioni i të dyja palëve mbi rolin e burrit dhe gruas në pushtet.
Kamala Harris, Nënpresidentja e parë grua e vendit, ndau skenën e kuvendit me guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, i cili kandidon krah saj për postin e nënpresidentit, si dhe bashkëshortin, Doug Emhoff, dy burra në role që tradicionalisht mbahen nga gratë.
Demokratët thonë se të dy ata, mishërojnë burrat me rol mbështetës në kontrast me rolet stereotipike që një pjesë i vesh gjinisë mashkullore, e që mund të çojnë në zhvlerësimin e grave dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit.
Zoti Trump është një “luftëtar” i vetëshpallur, një imazh që edhe senatori JD Vance, kandidati republikan për nënpresident, e përforcon.
“Ne kemi një mundësi një herë në jetë për të rizgjedhur një burrë që ka dëshmuar se është tepër i madh për burokracinë e thellë të shtetit. Ai është shumë i ashpër ndaj tiranëve në të gjithë botën. Ai ishte shumë i fortë edhe për plumbin e një vrasësi”
Trump-Vance kanë përqafuar një stil më tradicional lidhur me të qenit mashkull, thotë Christine Emba, eksperte e Çështjeve Gjinore.
“Ata duan të përcjellin idenë se burrat janë në krye dhe po marrin vendime. Por një lloj i veçantë burri, një lloj i fortë gati teatral, një burrë që ka një lloj kontrolli mbi familjen”, thotë ajo.
Zoti Walz është kundërpërgjigjja e demokratëve ndaj këtij këndvështrimi.
Ai është një ish-trajner futbolli, një person që ka shërbyer në ushtri, që shkon për gjueti, e që jep këshilla për riparimin e shtëpisë apo edhe makinave.
Lidhur me lirinë riprodhuese – një çështje kyçe për votuesit demokratë – ai flet nisur nga përvoja personale.
“Mua dhe Gwen-it na u deshën vite, por ne kishim qasje në trajtimin e infertilitetit. Dhe kur lindi vajza jonë, e quajtëm atë Shpresa”, thotë Tim Walz, kandidati demokrat për nënpresident.
Ndjeshmëria që karakterizon zotin Waltz është në kontrast me ato që shihen si cilësi tradicionale mashkullore, si forca dhe dominimi që mishëron zotin Trump.
“Shoqja Harris, je e pushuar nga puna. Largohu!”, tha zoti Trump gjatë një tubimi elektoral.
Sondazhet tregojnë se gratë favorizojnë zonjën Harris dhe burrat zotin Trump, me hendekun më të dukshëm, mes të rinjve.
Ankthi për ndryshimin e roleve gjinore mund të jetë një faktor kontribues.
Me lëvizjen #MeToo, grupet feministe donin të ndryshonin mënyrën e shpërndarjes së pushtetit. Por këto qëndrime mund të tingëllojnë si të huaja për disa burra.
“Ekzistonte një ndjenjë se të qenit meshkuj apo burra ishte në një farë mënyre në rrezik dhe se ata duhej ta rifitonin atë pushtet, që ishte kërcënuar ose humbur”, thotë Kelly Dittmar, i Universitetit Rutgers.
Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimet në demografi – me popullsinë jo të bardhë që po rritet më shpejtësi.
“Pra, të gjitha këto ndryshime që ndodhën menjëherë po kërcënojnë shumë burra të bardhë që po thonë: “duhet të bëj diçka për të mbrojtur atë që di”. Dhe ajo që ata dine, është ajo për të cilën po flet Donald Trump-i”, thotë konsulenti politik Hank Sheinkopf.
Fushata e zotit Trump po vërtitet në mënyrë agresive rreth votuesve meshkuj, duke u përpjekur t’i tërheqë ata përmes forumeve në internet, që u bëjnë reklamë atributeve mashkullore.
Ndërkohë, demokratët janë orientuar tek e drejta për abort.
Kjo qasje mund të motivojë pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme në zgjedhjet e nëntorit./VOA
Selena Gomez është një miliardereSelena Gomez tani mund të shtojë të qenurit miliardere në listën e saj të gjatë të arritjeve.
Aktorja, këngëtarja, investitorja dhe sipërmarrësja 32-vjeçare është një nga miliarderet më të reja në Shtetet e Bashkuara, sipas Bloomberg, që vlerëson pasurinë e saj neto në 1.3 miliardë dollarë.
Një pjesë e pasurisë së Selena Gomez vjen nga karriera si këngëtare, partneriteti me markat dhe aktrimi, por “pjesa më e madhe” e pasurisë së saj është e lidhur me Rare Beauty, linjën e saj të grimit që është e suksesshme.
Skandali / Festuan në klubet e natës, përjashtohen nga grumbullimi 3 futbollistë të KosovësFederata e Futbollit e Kosovës ka përjashtuad nga grumbullimi për ndeshjen kundër Qipeos tre lojtarë të Kombëtares pasi kanë thyer rregulloren.
Mësohet se futbollistët Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, janë ndëshkuar pasi kanë festuar në orët e vona të natës në një klub nate në Prishtinë.
Në rrjetet sociale qarkullon video e treshes duke u argëtuar në klub nate, vetëm një ditë pas humbjes së thellë me rezultatin 3-0 ndaj Rumanisë.
Zhegrova ka reaguar pas përjashtimit nga grumbullimi i kombëtares së Kosovës duke i quajtur këto lajme të pavërteta dhe pa fakte.
“Do të flas në fushë së shpejti”, shkroi ai.
Arjanet Muriqi tha për Klan Kosova se vendimi i marrë nuk ishte aspak i drejtë dhe fjalët që po qarkullojnë nuk janë të vërteta.
“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh portieri.
Grupet kriminale tentativë për të marrë pamje? Dron drejt burgut të BurrelitNjë dron është tentuar të futet në burgun e Burrelit. Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara.
Por, nga hetimet rezulton një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.
Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje.
Ndërsa po kryhen veprimet e para procedurale, dhe materialet përkatëse do të referohen në prokurorinë respektive.
Njoftimi nga Drejtoria e Burgjeve:
Sistemi i burgjeve shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me organet ligjzbatuese, ka treguar edhe një herë gadishmërinë dhe efikasitetin e tij të plotë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme të grupeve të strukturuara kriminale. Përpjekjet e fundit për përdorimin e mjeteve fluturuese për qëllime të paligjshme janë neutralizuar në kohë reale.
Inteligjenca operative e sistemit ka administruar të dhëna të besueshme mbi planet e një grupi kriminal për të futur sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel. Në përgjigje të kësaj, janë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke përdorur teknologji digjitale të avancuar, për të parandaluar çdo përpjekje për realizimin e qëllimeve të tyre kriminale.
Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, por hetimet tregojnë një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.
Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje. Po kryhen veprimet e para procedurale, dhe materialet përkatëse do të referohen në prokurorinë respektive.
Në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë, Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera inteligjente, po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve jashtë regjimit të burgut.
Sistemi i burgjeve shqiptare mbetet i vendosur në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së institucioneve të tij, duke përmirësuar vazhdimisht masat mbrojtëse dhe teknologjinë për të përballuar çdo kërcënim të mundshëm.
Humbi zgjedhjet, lideri i opozitës së Venezuelës largohet drejt Spanjës dhe kërkon azilCLideri i opozitës venezueliane Edmundo Gonzalez është larguar në Madrid të dielën pasdite.
Ai u largua nga vendi i tij pas një urdhër arresti që e akuzonte për terrorizëm, komplot dhe krime të tjera në lidhje me zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të korrikut.
Gonzalez, gruaja e tij dhe zyrtarë spanjollë zbarkuan në bazën ajrore ushtarake Torrejon de Ardoz, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Spanjës.
Politikani tani do të kërkojë azil në Spanjë, raporton CNN.
Venezuela ka qenë në një gjendje krize që nga sondazhi, në të cilin presidenti aktual autoritar Nicolas Maduro u shpall fitues nga autoriteti elektoral i vendit – një organ i grumbulluar me aleatët e tij – me 51% të votave.
Por dhjetëra mijëra të dhëna të publikuara nga opozita treguan një fitore bindëse për Gonzalez. Opozita e Venezuelës dhe liderët e shumtë të Amerikës Latine refuzuan të njohin fitoren e Maduros, e cila shkaktoi protesta vdekjeprurëse gjatë të cilave mijëra u arrestuan.
Emri/ U qëllua me armë zjarri në Shkodër, kush është i riuTë shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Golem të Shkodrës pasditen e sotme.
Raportohet se i plagosur ka mbetur Ronaldo Kola, 29 vjeç. Ndërsa autori i ngjarjes është identifikuar si Mario Kroni, dhe është shpallur në kërkim nga policia.
“Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem“, informon policia.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Çfarë e shkakton gjumin e keq dhe ç‘duhet të bëniKur ditës së lodhshme i vjen fundi, dëshira për t’u strukur në krevatin e ngrohtë është e pamposhtur.
Por ka raste kur kjo strehë aq e dëshiruar të kthehet në një burim ankthi dhe parehatie.
Mungesa ose vështirësia për të bërë një gjumë të qetë ka një ndikim të fortë në jetën e përditshme.
Për këtë arsye, nëse vini re që problemet me gjumin po bëhen të përsëritura, duhet të shkoni tek mjeku.
Lidhur me pagjumësinë duhet që t’i bëni këto pesë pyetje vetes.
A po të prishin punë problemet me gjumin?
Disa njerëz kanë nevojë për 8 orë gjumë në natë, ndërsa disa të tjerë janë në gjëndje të mirë edhe me më pak orë gjumë.
Për këtë arsye duhet të vëzhgoni performancën dhe mënyrën se si ndiheni pas gjumit.
Nëse keni vështirësi në përqendrim, nuk kryeni dot punët e përditshme apo jeni të përgjumur, atëherë me siguri keni një çrregullim me gjumin.
Cili është burimi i problemeve me gjumin?
Arsyet se përse gjumi nuk vjen në sy janë të shumta.
Njerëzit mund të fiksohen në mendime për punët e të nesërmes dhe kjo i lë pa gjumë.
Sipas të dhënave, stresi është një shkak shumë i fortë i pagjumësisë.
Apnea e gjumit është një tjetër arsye që nuk keni gjumë.
Bëhet fjalë për vështirësinë në marrjen e frymës ndërkohë që jeni në gjumë.
Një tjetër arsye që ju lë pa gjumë është edhe nevoja për të shkuar në banjë, gjë që mund të tregojë ndonjë problem mjekësor. /AgroWeb
Është nominuar për 10 çmime, por Taylor Swift nuk do të performojë në MTV VMAsTaylor Swift mund të jetë nominuar për 10 çmime në MTV VMA 2024 më 6 shtator në Nju Jork, por a do të performojë ajo në skenë së bashku me Sabrina Carpenter dhe Shawn Mendes?
34-vjeçarja ka qenë në turneun e saj Eras që nga viti 2023 dhe së fundmi mbylli turin Evropë/Azi në stadiumin Wembley në Londër.
Por, ajo nuk do të ngjitet në skenë për të performuar në MTV VMA të 2024, duke zgjedhur të pushojë kordat e saj vokale.
Disa emra të mëdhenj si Carpenter, Mendes, Megan Thee Stallion dhe Rauw Alejandro do të kryesojnë natën së bashku me Camilla Cabello, Lenny Kravitz, Chappell Roan, KAROL G, Anitta, Benson Boone, Halsey, GloRilla, Jessie Murph, LE SSERAFIM, LISA, LL. COOL J, dhe Teddy Swims.
Shfaqja do të mbahet në UBS Arena në Nju Jork, të mërkurën, më 11 shtator, me të ardhurat që do të shkojnë për bamirësitë lidhur me mbështetjen e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.
U shpërfytyrua nga Antonela Berisha dhe e motra, Klea Prenga: Ai kishte fëmijë, por s’ishte i martuarKlea Prenga e cila u shpërfytyrua nga Antonela Berisha dhe motra e saj, iu është përgjigjur akuzave se ndaj Marinela Berishën nga partneri i saj.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se “personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar”, duke shtuar se Marinela dhe partneri i saj, me të cilin ka edhe fëmijë, ishin ndarë shumë kohë para se të njiheshin bashkë.
Klea Prenga theksoi se sulmi brutal ku Antonela Berisha dhe e motra i thyen shishe qelqi në fytyrë i shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale.
Ajo i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë.
Reagimi i plotë
Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.
Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.
Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.
Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.
Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!