zoom

Day ArchiveSpektakël në Pragë/ Shqipëria mund Ukrainën, nis me tre pikë aventurën në Ligën e Kombeve

Shqipëria ka fituar ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, duke mundur me rezultatin 1-2 Ukrainën në “Epet Arena” të Pragës.

Sfida nisi me kuqezinjtë kërkues, të cilët iu afruan disa herë golit me Laçin, Asanin dhe Asllanin, por fati nuk ishte me ta.

Gjithsesi goli i parë erdhi në fillimin e pjesës së dytë, me ukrainasit që kaluan në avantazh falë Konoplyas në minutën e 49’. Por festa e tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi në të 54’-ën, ishte Ardian Ismajli që barazoi sfidën.

Të besuarit e Sylvinhos ishin sërish kërkues dhe pas një aksioni fantastik në minutën e 66’, ishte Jasir Asani ai që e finalizoi siç duhej për të përmbysur rezultatin.

Rastet ishin sërish aty për kuqezinjtë për të shënuar dhe golin e tretë me Manajn dhe Hoxhën, por pa mundur të tundnin rrjetën.

Kështu Shqipëria merr tre pikë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve në Grupin B1, duke mundur dhe për herë të parë në histori Ukrainën pas 5 disfatave dhe 1 barazimi. Takimi i radhës për kuqezinjtë do të jetë në 10 shtator, pra 20:45 në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë, e cila gjithashtu mori tre pikë në sfidën e parë pas fitores 4-1 me Republikën Çeke./ Zoom.al

Mesazh i koduar? Pse policia e nxori zbathur Marklen Hakën

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me aksionin për arrestimin e Marklen Hakës. I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, Artan Hoxha tha se Marklen Haka nuk ka qenë kurrë në Dubai dhe aq më pak nuk ka qenë i arrestuar në vendin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas tij, Haka ka qëndruar gjithmonë në Nikël, por së fundmi ka rënë në sy për shkak se kishte nisur që të qarkullonte më lirshëm në zonë.

Kjo ka nxitur dyshimet se i riu mund të kishte nisur që të planifikonte ndonjë hakmarrje në zonën e tij, ndaj edhe policia ka ndërhyrë për ta vendosur në pranga.

Sipas Hoxhës, Marklen Haka është një personazh kompleks që vjen nga zona e Niklës, një zonë që ai e përshkruan si “qendra e trekëndëshit të Bermudës” për botën e krimit të organizuar në vend. Hoxha e karakterizon këtë zonë si një “oaz” ku prodhohen vazhdimisht individë të lidhur me krimin e organizuar.

Në lidhje me arrestimin e Hakës, Hoxha ka theksuar se në pamjet e publikuara nga policia, Haka u shfaq i zbathur, një detaj që ai e sheh si një mesazh të qartë për të tjerët në botën e krimit.

“Policia të arreston, por të jep mundësinë të vishesh. Në rastin konkret, ata u kujdesën ta nxirrnin zbathur. Ky ishte një mesazh për të tjerët, jo për atë,”- ka deklaruar Hoxha.

“Marklen Haka ishte zbathur, ishte një mesazh për të tjerët, jo vetëm për atë. Marklen Haka është një personazh me peshë në atë zonë. Unë më shumë e mbaj mend në burg sesa në lirim,”- tha Hoxha.

Hoxha tha se Marklen Haka ka një histori të ndërlikuar. Ai është arrestuar më parë në vitin 2011 për vrasje dhe është bërë objekt i një atentati në vitin 2019, gjatë të cilit u vra halla e tij dhe ai u plagos rëndë. Ky atentat sipas Hoxhës e riktheu atë në skenën e krimit.

“Ngjarja që e riktheu fuqishëm në lojë është vrasja e hallës së tij.

Marklen Haka është një njeri me shumë ndikim, nëse e kishe rival duhet të bëje shumë kujdes. Ishte një njeri me lidhje të forta. Nuk është larguar kurrë nga zona.

Edhe për Gentjan Bejtjan dyshohet se ishte i përfshirë tek atentati i 2019 (u plagos edhe Haka). Marklen Haka nuk ka shkuar kurrë në Dubai. Nuk ka lëvizur kurrë nga zona.

Gjatë gjithë kësaj kohe kur dilnin lajme se ai ishte arrestuar dhe ndodhej në Dubai, në fakt ishte në Nikël, nuk po fshihej më dhe po dilte. Po dilte edhe jashtë zonës së Niklës. Ai nuk ka qenë në banesë tek kushëriri i tij, i cili ishte gjithashtu në kërkim.

Policia më tepër ka nxituar për ta kapur për shkak se ai po lëvizte. Kjo e ka nxitur që të reagonte Policia. Nëse do të thyhet një personazh si Marklen Haka, gjë që dyshoj se do të ndodhë. A po përgatiste ndonjë gjë, apo kishte ulur vigjilencën? Këtë do e marrim vesh nga hetimet,”- u shpreh ndër të tjera gazetari./Zoom.al

Safet Gjici tentoi vetëvrasjen në qeli? Fredi Beleri tregon të vërtetën

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në një interviste të dhënë në “Pa Censurë” hodhi poshtë pretendimet se disa javë më parë i kishte shpëtuar jetën në burg, ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit.

Beleri u shpreh se e gjitha ka qenë një gënjeshtër.

“Kjo është një nga gënjeshtrat e shumta që kanë thënë mediat për mua. Askush nuk ka tentuar të vrasë veten dhe s’kam shpëtuar njeri. Kam pasur marrëdhënie korrekte me të gjithë, marrëdhënie miqësie. Kjo ka qenë një gënjeshtër e madhe. Asnjë nuk ka tentuar të vrasë veten. Nuk kam njohur një njeri aq të dobët saqë të tentojë të vrasë veten”, tha Beleri.

Më tej ai tregoi edhe për funksionarë të tjerë të Partisë Socialiste që ndodheshin në burg me të. Ai rrëfeu se mes tyre kishte debate politike, por gjithsesi kalonin kohë bashkë dhe ishin miqësuar me njëri-tjetrin, pavarësisht ngjyrave të partive që secili përfaqëson.

“Në sektorin ku isha, edhe në Durrës, edhe në Fier, ndodheshin të ndaluar, subjekte të SPAK, persona politikë dhe publikë, që, në fillim u është bërë gjyqi në media dhe në publik, pastaj del SPAK dhe e certifikon gjykata. Kam qenë në burg me zotin Lefter Koka, Safet Gjici, Alqi Bllako, drejtorët e bashkisë së Tiranës, kryebashkiakun e Bulqizës, të Fushë Arrëzit. Nuk njihja askënd nga këta më parë, por u miqësuam, pasi ndanim të njëjtin ambient.

Kam një falenderim për të gjithë, pasi më kanë respektuar dhe më kanë pritur në mënyrën më të mirë. Edhe pse isha në minorancë, më pritën shumë mirë dhe më respektuan si qytetar. Bënim edhe debate për politikën.

Kishim shpesh edhe debate politike. Secili mbronte idetë e veta. Kishte nga ata që e mbronin PS, kishte nga ata që nuk e mbronin, por ata nuk fajësonin PS pse ishin arrestuar. Problemi i tyre ishte padrejtësia qe vinte nga mungesa e procedurave ligjore, nga mosrespektimi i shtetit ligjor që e ka burimin nga SPAK-u,”- tha Beleri./ Zoom.al

“Kosova është Shqipëri”/ Tifozët kuqezi shpalosin banderolën në stadiumin e Pragës

Ndeshja e Nations League midis kombëtares shqiptare dhe asaj ukrainase nuk ka prodhuar shumë në fushë, por tifozët shqiptarë në Pragë kanë arritur të tërheqin vëmendjen si gjithmonë.

Tifozët kuqezi kanë shfaqur një mesazh të fuqishëm patriotik duke ngritur një flamur të UÇK-së dhe duke shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”.

Flamuri i UÇK-së, simbol i luftës për pavarësinë e Kosovës ka qenë i vendosur pas pankartës me mbishkrimin e thjeshtë, por të fuqishëm./ Zoom.al

Arsyeja e pazakontë përse u vonua nisja e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri duhej të niste në orën 20:45, por nisi 7 minuta më vonë. Siç duket shkak janë bërë çorapet e një prej futbollistëve të Ukrainës.

Sulmuesit Yaremchuk iu kërkua nga arbitri që të ndërronte çorapet, pasi ishin të grisura.


E kështu futbollisti u detyrua të shkonte në pankinë t’i ndërronte ato.

Futbollistët e tjerë u detyruan të prisnin numrin 9 të Ukrainës e pasi ai veshi çorapet e duhura, sfida nisi./ Zoom.al

Vranësira dhe reshje/ Çfarë ka rezervuar moti për ditën e diel

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e dielë parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.

Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.
Temperaturat;

 

“Krisja” me Efin/ Mikela sqaron ndjekësit, çfarë ndodhi me shoqërinë

Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa janë bërë të njohura për publikun shqiptar nga emisioni ‘Përputhen’ nga ku krijuan miqësi të ngushtë por së fundmi ato janë rikthyer në vëmendjen e publikut për “krisjen” mes tyre.

“Motrat” Efi dhe Mikela duket se nuk janë më shoqe, kjo nga fakti që vajzat kanë hequr njëra tjetrën nga Instagrami, ndonëse ende nuk dihen detaje. Kujtojmë se Mikela është në muajt e fundit të shtatzënisë si dhe po vijon punën si gazetare te “Piranjat”.

Ndërsa Efi ka studion e tatuazheve dhe së shpejti do moderojë rubrikën për tatuazhet në “E diell”. Pas shtatzënisë, Mikela ka qenë më e tërhequr nga jeta sociale si dhe nga mikeshat dhe duket se kjo ka qenë edhe arsyeja e ftohjes mes tyre. Ndonëse partneri i saj punon me Efin, duket se situata ka vijuar duke u rënduar, çfarë edhe ka sjellë sherrin mes dy vajzave. Duhet thënë se partneri i Mikelës nuk është ndikuar aspak nga ky sherr dhe vijon krejt normalisht raportin e tij si miqësor ashtu edhe të punës me Efin. Kjo e fundit ka qenë edhe njohësja e Mikelës me bashkëshortin e saj, një dashuri nga e cila çifti presin tashmë një
Ka qenë Efi, ajo që e para e ka larguar nga Instagrami, ku pas një debati që ka pasur me të, e ka mbyllur këtë kapitull. Efin dhe Mikelën, deri tani shoqe shumë të ngushta, nuk i kemi parë më aq shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës. Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se ç’mund të kishte ndodhur mes tyre dhe miqësisë aq të ngushtë që kishin me njëra-tjetrën. Për këtë ka folur vetë Mikela, e cila ka sqaruar njëherë e mirë situatën.

Ajo i është përgjigjur fansave të cilët e kanë pyetur në Instagram rreth miqësisë me Efin, duke i thënë se vazhdojnë të jenë njësoj shoqe por s’takohen më aq shpesh, pasi janë të dyja të lidhura. Tashmë, ato dalin secila me partnerin dhe nuk u ngel shumë kohë të takojnë aq shpesh njëra-tjetrën.

“Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”- i shkruan një ndjekës ndërsa Mikela ia kthen: “Se nuk jemi më njësoj. Ishim single, tani jemi të lidhura”. Ajo madje ka treguar edhe bisedën e fundit me Efin, ku ajo e pyet ç’dhuratë dëshiron Mikela për ditëlindje. Nga komunikimi i tyre, kuptojeni vetë sa “të ngrohta” apo “të ftohta” janë me njëra-tjetrën.

Mikela Pupa është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një vajze. Ish-banorja e “Big Brother Vip2” është shpesh aktive në rrjete sociale ku ka vendosur të ndajë detaje nga përditshmëria, puna dhe bashkëjetesa me partnerin e saj Diklo. Së fundmi ajo ka zgjedhur të shuaj kureshtjen e ndjekësve të saj të cilët e kanë pyetur për jetën personale dhe periudhën e shtatzënisë.

14-vjeçarja që u bë nënë/ Flasin prindërit: Të lirohet dhëndri, ne kështu martohemi

Prindërit e adoleshentes e cila solli u bë nënë në moshën 14-vjeçare, kanë folur për media ndërsa kanë treguar se vajzën e kanë martuar me dëshirën dhe miratimin e tyre.

Sipas tyre martesë në komunitetin rom, në mosh të vogël është traditë që ndiqet rregullisht. Ata kanë përsëritur edhe thirrjen që vajza bëri më herët për lirimin e bashkëshortit të saj nga burgu. Ky i fundit, 21-vjeç u vendos në pranga nën akuzën e marrdhënëise seksuale me të mitur.

“E ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti”-është shprehur nëna e 14-vjeçares.

Ndeshja me Ukrainën në mbrëmje/ Silvinjo lë në stol “prurjen e re”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, këtë herë vendosi të nxjerrë në fushë dy emrat e rinj të kombëtares shqiptare.

Ai afroi për herë të pare dy futbollistët Agim Zeka dhe Sebastian Spahi, të cilët u vlerësuan si surpriza nga shumëkush duke marrë për bazë historikun e paraqitjeve të tyre në vitin e fundit me klubet përkatëse. Sipas trajnerit, këta dy futbollistë mund të ishin alternativa për Jasir Asanin në krahun e djathtë të sulmit. Me sa duket, ai ka zgjedhur që në ndeshjen ndaj Ukrainës të shohë si alternativë të mundshme vetëm një prej futbollistëve në fjalë.

Meqenëse ka grumbulluar 24 lojtarë dhe në protokoll lejohen vetëm 23, futbollisti i sakrifikuar për ndeshjen e sotme është pikërisht Agim Zeka. Lojtari i Partizanit është ai cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme, teksa Spahiu do të jetë një nga alternativat në pankinë për Silvinjon.

Kopertina e “Gjuha Shqipe 3”/ Shtëpia botuese sqaron burrin me fustan dhe ylberin

Shtëpia botuese e librit të Gjuhës Shqipe për klasat e treta në vendin tonë “Albas” ka reaguar, pasi kopertina e ketij botimi ka bërë xhiron e rrjetit dhe është kritikuar ashpër për pamjet që paraqet.

Konkretisht, një burrë me mjekër të veshur me një fustan me ngjyra, i cili i përngjan flamurit të komunitetit LGBT.
Shtëpia botuese sqaron se kuptimi i kopertinës nuk është ai që ka qarkulluar, por se ylberi është simbol fëmijëror dhe përfaqëson ngjyrat e ndryshme të lëkurës së njerëzve në botë.

Reagimi i plotë i shtëpisë botuese Albas

Duke u nisur nga zhurma në rrjetet sociale dhe në disa portale e medie, e ndiejmë për detyrë të sqarojmë çdo keqinterpretim në lidhje me kopertinën e tekstit “Gjuha shqipe 3″. Është kthyer tashmë në traditë që çdo vërejtje apo sugjerim nga mësuesit e prindërit, Ministria e Arsimit ua dërgon shtëpive botuese, dhe çdo vit tekstet ribotohen të përmirësuara. Është viti i tetë që teksti “Gjuha shqipe 3” përdoret në shkollë dhe asnjë prind, mësues apo fëmijë nuk është shqetësuar nga kopertina e tij.

Ylberi është simbol fëminor dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave, por dhe simboli i një dukurie aq të mrekullueshme të natyrës. Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës, me anë të të cilit u shpjegohet fëmijëve se jemi të gjithë të veçantë dhe diskriminimi racor është shumë i gabuar. (Ka pjesë leximi për këtë temë).

Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi, ku fëmija u lutet të gjithë magjistarëve të botës t’i falin një shkop magjik, me të cilin ai do të zhdukë lotët e vogëlushit të varfër, që ta gëzojë atë e t’ia mbushë jetën me ngjyra.

Interpretimet tendencioze dhe diskriminuese, sa më shumë përhapen në rrjete sociale dhe në medie, aq më shumë thellojnë krizën që po kalojmë si shoqëri duke dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve.

P.S Argumentet tona janë lehtësisht të verifikueshme me gjithë përmbajtjen e librit.

Për çdo pyetje ose sqarim të mëtejshëm, jemi të gatshëm të bisedojmë dhe të ofrojmë më shumë informacion.