zoom

Day ArchiveSkandal në RTSH/ Akuzat për ngacmim, dalin bisedat e Pezës dhe Tafanit: Do e marrësh ti në dorë?

Një “screenshot” nga një bisedë midis Alfred Pezës dhe Blerta Tafanit konfirmon lajmet që kanë qarkulluar ditën e sotme.

Pas dorëheqjes së Pezës nga drejtimi i RTSH-së, doli një letër ku gazetarja Tafani i ankohej këshillit të RTSH për presione e ngacmime seksuale nga eprori Peza. Tafani tha se letra nuk mban firmën e saj duke nënkuptuar kështu se nuk është shkruar nga ajo.

Së fundmi janë publikuar bisedat mes Pezës dhe Tafanit, ku drejtori i Përgjithshëm të RadioTelevizionit Shqiptar është në pritje të një takimi me gazetaren. Gjithsesi, në foto nuk ka të shënuar asnjë emër kontakti.

BISEDA:

Alfred Peza: Duhet të ndihesh si nr 2 atje. Kemi lënë një moment…po pres..nga ti Kur? Si? Kur? Më thuaj?!!

Blerta Tafani: Ja të kthehemi

Alfred Peza: Do e organizosh ti? Po pres, aq sa edhe ti…Okay?!!

Blerta Tafani: Po

Alfred Peza: Do e marësh ti në dorë?!! Pse e zgjat kaq shumë se nuk e kuptoj?

Policia sqaron rrëmbimin e vajzës në Kombinat: Kishte mosmarrëveshje xhelozie

Disa qytetarë raportuan mbrëmjen e sotme se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat kishte ndodhur një ngjarje rëndë, ku një vajzë ishte rrëmbyer dhe ishte futur me forcë në një makinë.

Ky alarm nxiti një reagim të menjëhershëm nga ana e Policisë së Shtetit.Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes një çifti për motive xhelozie dhe jo me një rast rrëmbimi.

“Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë: Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është identifikimi i targës së automjetit tip “Benz”, dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në “Rrugën e Qelqit”, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liga e Kombeve/ Rezultatet e pjesëve të para. Rumania shënon përballë Kosovës

Kanë startuar në orën 20:45, duelet interesante të Ligës A dhe B në Ligën e Kombeve. Në fushë zbritën kombëtare të rëndësishme në futbollin Europian, si Italia, Franca, Belgjika dhe Austria.

Pjesa e parë e takimit mes Kosovës dhe Rumanisë u mbyll me rezultatin 0-1. Romunët kaluan në avantazh në minutën e 40′, ishte Man ai i cili i dha avantazhin ekipit.

Ndërkohë, përsa i përket përballjeve të tjera, Francë-Itali u mbyll 1-1, ku shënuan Barcola në minutën e parë të takimit, dhe në minutën e 30, Dimarco barazoi rezultatin.

Rezutatet:

Ermal Onuzi zgjidhet kreu i ri i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi është zgjedhur kreu i ri i Gardës së Republikës.

Zgjedhja e tij është firmosur sot nga kryeministri Edi Rama.

Në garë për kreun e Gardës së Republikës ishin gjashtë konkurrentë. Mes tyre ishte edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi.

Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës.

Gjenerali Sako njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra pas 11 vitesh punë.

Ermal Onuzi, kreu i ri i Gardës, ka qenë punonjës pranë një kompanie konçesionare dhe është marrë kryesisht me sigurinë.

Rindërtimi s’përfundon para vitit 2026, buxheti për procesin tejkalon shumën e 103 miliardë lekëve

Nga “asnjë gjurmë nga tërmeti” te “të gjithë në shtëpi të reja”, herë me afate “brenda pranverës” apo “jo më larg se vjeshta”… gati pesë vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, rindërtimi do të vijojë edhe për ca kohë.

Së fundmi, me rishikimin e buxhetit, qeveria i ka dhënë 2 miliardë lekë të tjera procesit duke e çuar në 9 miliardë lekë në total buxhetin për rindërtimin këtë vit nga 7 miliardë në planifikuara fillimisht.

Sipas përllogaritjeve procesi madje nuk pritet të përmbyllet para vitit 2026. Për dy vitet e ardhshme nga buxheti i shtetit janë planifikuar të shkojnë 4 miliardë lekë të tjera duke e çuar në mbi 103 miliardë lekë fondin për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019. Kjo shumë tejkalon përllogaritjet edhe Qeverisë së Shqipërisë për “rreth 1 miliardë euro nevoja”.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga fillimi i vitit e deri në fund të korrikut, nga buxheti i shtetit kanë dalë 4 miliardë lekë, kryesisht për rindërtimin e pallateve. Kjo shumë është sa 43.3 për qind e buxhetit total të këtij viti.

Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 e deri më tani kanë dalë nga buxheti i shtetit rreth 94 miliardë lekë, apo gati 940 milionë euro për rindërtimin dhe pagesat e qirasë për ata që humbën banesat.

Shuma e lartë u detyrua të dalë nga buxheti i shtetit pasi një pjesë e mirë e fondeve të premtuara në “Konferencën e Donatorëve” nuk u arritën të merreshin.

Që nga viti 2020, kur nisi procesi e deri më tani rezulton të jenë rindërtuar në total 2 mijë e 250 banesa individuale dhe 4 mijë e 500 apartamente.

Deri në fund të vitit planifikohet të përmbyllen punimet edhe në 105 pallate në ndërtim për të shënjuar kështu fundin e “Rindërtimit pas tërmetit.”

Debate të forta në mbledhjen e PD-së: Gjekmarkaj tha do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Myslym Murrizi ka folur me tone të ashpra në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme (6 shtator). Murrizi kritikoi Agron Gjekmarkajn, por në mbrojtje të këtij të fundit doli Flamur Noka.

Sipas Nokës, Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja.

Pjesë nga debati

Murrizi: Berisha tha “sulm” por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka gjujt nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politik, por ke qenë t’i Flamur që i ke fry në vesh. E kemi pare ne media me kohe listën e drejtuesve te qarqeve. Agroni Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht.

Si mund te motivohen demokratet? Ne e nisem foltoren që të ketë vlere vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me vote.Erdhën si te bashkuar në diversitet e na u bënë diversante.

Të vijnë të votohen. Pse drejtuesit politik mos te votoheshin? A do ngjisni ju neper qarqe? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bere pazar me Ramen, na e sqaroni. PD duhet te hapet , kemi vuajtur sepse s’kemi folur duhet te flasin të gjithë.


Paloka:
Qëllimi ynë te mundësojmë qeveri teknike. Askush s’ja u ka hequr te drejtën e fjalës.

Noka:
PD ka si baze debatin e brendshëm. Debati është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm. Postimet ne rrjete sociale kundër figurave te PD -se janë propagande. Drejtuesit politik janë tagër i Kryetarit te PD-se

Mund t’i fryj unë ose dhe ti Myslim por nuk ndikohet Sali Berisha. Ne jemi duke hyre ne një beteje. Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja. Jemi bashkuar dhe duhet të bashkohemi edhe me pjesët e tjera. Kemi kërkuar në gjykate që Berisha te njihet si kryetar dhe me pas të kërkojmë në Kuvend bashkimin e Berishës në grupin parlamentar

“Ky është shtatori i fundit në opozitë, 2025-a na gjen në pushtet”. Berisha mbledh Këshillin e PD

“Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë”. Kështu e nisi fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Demokrat Sali Berisha, duke shprehur optimizimin e tij për fitore të opozitës në zgjedhjet e 2025-ës. Ai u bëri thirrje demokratëve që të kërkojnë me besimin e fitores votën e qytetarëve’, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama për asgjësim të procesit zgjedhor.

“PD në 2025 merr pushtetin. Rrotacioni nuk mund dhe nuk do të vonojë më rrotacioni është në duart tona ën guximin dhe sakrificën tonë dhe nuk ka asnjë opsion tjetër, kemi hyrë në muajin e para betejës finale elektorale. Kemi përballjen finale kundër të keqes që në 11 vite asgjësoi procesin e vërtetë elektoral, plaçkiti dhe dënoi shqiptarët. Çdo demokrat e demokrate kur të kërkojë votën për PD duhet t’i shihet në sy bindja për fitore, duhet t’i dëgjohet në zë bindja në për fitore. Duhet t’u lexohet në shpirt e trup bindja për fitore. Sot më shumë se kurrë fitorja qëndron në guximin, besimin e duart tona”, deklaroi kreu demokrat.

Ai tha se përgjatë këtyre viteve PD u plagos, por sot sipas tij është më e fortë se kurrë.

“Këto vite PD-në e plagosën jo pak me sulmin që na u bë. Kemi luftuar më shumë në mbrojtje se në sulm. Duhet të mbronim flamurin tonë, pluralizmin që po jepte shpirt e opozitën shqiptare por sot kjo betejë ka mbaruar. Realiteti është i ri sot jemi të bashkuar jemi PD më e fortë se kurrë”, tha kreu i PD.

Berisha tha se zgjedhjet do të jenë prova më e vështirë në 32 vite për votën e lirë.

“Jemi në moment përcaktues për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Jemi në një provë në provën më të vështirë të ndërgjegjes, guximit e të ardhmes sonë në 32 vite. Kjo është ndër më komplekset që kemi kaluar ndonjëherë si demokratë, por tani më shumë si qytetarë ndaj të vërtetës më sublime të njeriut .Kjo e vërtetë është e vërteta e votës së lirë që njëlloj si në diktaturën staliniste vdes para syve tanë, të partnerëve tanë pa hyrë akoma në kuti. Ky funeral i trishtë para ditës së votimit u serviret me tam-tame të mëdha nga Rama, propaganda e tij e shpifur. Rama mobilizon edhe racën më të shpifur njerëzore opozitarët e opozitës që si eunukë psiqikë festojnë në kor se zgjedhjet i fitoi Rama dhe i humbi opozita”, tha Berisha.

“Ai e ka mendjen tek malli”/ Dalin bisedat e Shullazit me Marklen Hakën për vrasjen e Durim Bamit

Në një komunikim përmes aplikacionit SKY ECC në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi dhe Marklen Haka diskutojnë në lidhje me vrasjen e Durim Bamit.

Ndër të tjera Shullazi shkruan: “Ça duket do e kapin ata çunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt. Lir Pajës i tham ne për Durim Banin, atëherë që folëm bashkë por ai s’ka takat e ka mendjen te malli”

Në komunikimet e zbardhura në dosjen e Prokurorisë, më datë 24 mars 202, Shullazi komunikon sërish me Marklen Hakën dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami: “Po ça nuk del fare në lagje ai plehra. Me ça makine del k…., po Valteri ça thot?”

Një tjetër komunikim mes tyre mban datën 20.04 2020, ku Shullazi e pyet Marklen Hakën për makinat që përdor Durim Bami. “Ai D me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa italiane? Po me çfarë targash e mban? Me të rejat, sa e ka targën. Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardh në Tiranë. Po blindin e mori atë Audin”?

SPAK e akuzon Marklen Hakën për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Vazhdojnë protestat në Thumanë-Kashar: Ne na rrihte Policia, Belinda Balluku bënte pushime!

Pasditen e sotme është zhvilluar protesta e 12 e banorëve të Thumanës, të cilët kërkojnë akses në aksin rrugor kombëtar Thumanë-Kashar.

Një banor i Fushë Krujës, në protestën e banorëve për hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar, ka lëshuar kritika të forta ndaj zv kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Banori tha se ndërsa protestuesit u dogjën në diell dhe u rrahën nga policia, Balluku shijoi pushimet.

Banori: Belinda Balluku është kthyer nga pushimet, kur ne jemi rrah nga policia. Pas dy muajsh vjen Belinda, dërgon përfaqësues politik që thotë do ju takojë. Të hënën përfaqësia jonë në takimin me përfaqësuesin politik të kërkojë hyrje-dalje. Ne nuk kemi dalë për gjë tjetër, duam hyrje-dalje. Protestat ndalet kur të shohim mjetet këtu në rrugë.

850 dollarë xhaketë! Spiropali lëshon dorën në takimin me arabët

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në takim këtë të premte, ambasadorët nga Katari dhe Egjipti me të cilët diskutoi për marrëdhëniet shumë të mira dy palëshe.

Spiropali publikoi në rrjete sociale pamjet nga takimi, por çfarë ra në sy ishte veshja e kryetares së sapozgjedhur të Kuvendit.

Me një kërkim të thjershtë në internet rezulton se vetëm xhaketa e Spiropalit kushton 850 dollarë.

E thënë ndyrshe sa dy pagesa mujore të një shqiptari mesatar.