zoom

Day ArchiveCilat janë 3 shenjat më ziliqare të horoskopit

Disa njerëz e mendojnë zilinë si një shenjë të vetë-ndërgjegjes, disa tjerë mendojnë se zilia është një sëmundje për një person pavarësisht nëse e duan apo jo. Sidoçoftë, disa njerëz nuk mund të pranojnë suksesin e të tjerëve.

Më poshtë kemi listuar tri shenjat më ziliqare të horoskopit:

Akrepi

Është shumë e zakonshme që njerëzit e kësaj shenje të jenë shumë xheloz. Në shumicën e rasteve, arsye për këtë është paaftësia e tyre për t’u besuar njerëzve. Akrepat nuk mund t’i fshehin ndjenjat e tyre, kështu që xhelozia e tyre vërehet më shumë nga të tjerët.

Virgjëresha

Personat e shenjës së Virgjëreshës janë jashtëzakonisht vetë-nënçmues dhe priren të jenë xhelozë për këdo që i tejkalon ata në çfarëdo mënyre. Virgjëreshat i pranojnë me vështirësi arritjet e të tjerëve dhe ndjehen shumë të shqetësuar deri sa të arrijnë rezultate me të mira se sa personat që i xhelozojnë.

Binjakët

Personat e lindur në këtë shenjë zakonisht janë joë të sinqertë dhe sipërfaqësorë. Binjaket shpesh varen nga ato që kanë të tjerët në vend që të jentë të lumtur me arritjet e tyre. Personat e shenjës së Binjakëve medeomos dëshirojnë të kenë diçka që një mik i tyre i ngushtë e ka atë. Kënaqësia e Binjakëve është vetëm kur të kenë diçka më shumë se dikush tjetër.

Trafik emigrantësh dhe “shtëpi bari”/ Burg për shqiptarët në Britani

Katër shqiptarë janë dënuar me burg në Britani të Madhe nën akuzë për trafik emigrantësh dhe kultivim lëndësh narkotike.

Sipas medieve të huaja bëhet fjalë për Dritan Meta, 43 vjeç, Ilir Kodra, 49 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elezaj, 39 vjeç.

Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Reading Crown të martën, kreu i grupit Meta, u dënua me gjithsej 11 vjet burg, ndërsa Skepi u dënua me 6 vjet burg. Kodra u burgos me 4 vjet e 7 muaj, ndërsa Elezaj me 3 vjet e 6 muaj.

Hetimi filloi në prill 2022, kur oficerët u informuan për kultivim të kanabisit në shkallë kombëtare.

Pikërisht gjatë këtij hetimi u zbuluan provat rreth transportimit të emigrantëve nga Dunkirk në Francë në Britani të Madhe, duke përdorur varka të vogla dhe gomone.

Hetimi për kultivimin e drogës zbuloi se Meta, Skepi dhe Elezaj kishin marrë kontrollin e një njësie të madhe industriale në South Fambridge në Essex. Gjatë këtij kontrolli, u zbulua një fabrikë kanabisi shumë e sofistikuar ku kultivoheshin rreth 1000 bimë. Vlera e drogës arrinte 1.3 deri në 1.6 milion paund.

Aksident i rëndë në Tiranë/ Përplaset për vdekje një grua

Një 52-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet.

Lajmi është konfirmuar nga policia ndërsa ngjarja ka ndodhur në Mjull, Bathore.

Mbeten të paqarta rrethanat se si ka ndodhur përplasja.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2024, në Mjull Bathore, shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Zoom.al

E FUNDIT/ Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen.

Burime për Zoom.al kanë bërë të ditur se kryepolici është tërhequr nga detyra mbrëmjen e kësaj të enjte.

Lajmi nuk është ende i konirmuar zyrtarisht ndërsa nuk dihen as arsyetimi i dorëheqjes së Rrumbullakut.

Vendimi vjen një ditë para një mbledhje të rëndësishme që Ministri i brendshëm Ervin Hoxha ka paralajmëruar. Kjo do të jetë dalja e parë e Ministrit të Brendshëm për media që pas emërimit të tij në këtë detyrë.

Të premten ministri pritet të bëjë publike edhe ndryshime të tjera në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo pasi një sërë ngjarjesh kriminale kanë mbetur pa autor./ Zoom.al

Përse çiftet në Japoni nuk i thonë njëri-tjetrit ‘të dua’

Tokio mund t’i ketë dhënë botës disa nga pozat më romantike, me çifte që pozojnë përballë luleve të pafundme të qershisë çdo pranverë, por japonezët nuk njihen për lehtësinë me të cilën thonë frazën më romantike “Të dua”.
Sipas një sondazhi, vetëm 45% e meshkujve në të 20-at dhe 30-at e kanë thënë të paktën një herë në jetë. Sa i përket moshatarëve të tyre femra, 64% preferojnë fjalën “suki” (më pëlqen) ndaj fjalës “aishiteru” (të dua) kur shprehin ndjenjat ndaj partnerit të tyre.

Në mënyrë të qartë, kur burri i Princeshës Mako, Kei Komuro tha “Të dua” në publik në vitin 2021, shumica e japonezëve e panë gjestin që shumë çifte perëndimore e marrin si të mirëqenë, të çuditshëm dhe melodramatik. Por pse japonezët shmangin të thonë “të dua”? Preferojnë të shprehen në mënyrë indirekte. Ata besojnë se bukuria e gjuhës qëndron në atë që nënkuptohet. Kjo është arsyeja pse pas një takimi të dështuar ata mund të dërgojnë një mesazh si “Do të shihemi përsëri një herë” në vend që të refuzojnë drejtpërdrejt personin tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për shprehjet e dashurisë. Për shembull, në vend që të bëjë një propozim të qartë martese, një burrë japonez mund t’i kërkojë të dashurës së tij t’i gatuajë supë miso çdo ditë.

Ata besojnë se nëse ka kimi të mirë mes dy njerëzve, fjalët janë të panevojshme. Që në një çift vërtet të lumtur, dikush mund të lexojë mendjen e tjetrit dhe të kuptojë ndjenjat e tyre pa u shprehur qartë. Fjala “dashuri” nuk ka të njëjtën peshë në fjalorin japonez. Për shembull, mund të themi “I dua udhëtimet”, por për një japonez do të ishte e tepërt të përdorte fjalën përkatëse për dashuri (ai). Kështu ata preferojnë të përdorin fjalën daisuki, e cila gjithashtu konsiderohet e fortë.

“Vrau babain, por la shumë gjurmë”/ Kujt i përkisnin paratë në Shënavlash?

Vrasja e 62-vjeçarit Enver Balla nga djali i tij, në Shënavlash të Durrësit një ditë më parë, tronditi vendin.

Sipas policisë shkak u bënë 7.5 milionë lekë të reja që mungonin në banesën e familjes Balla.

Por ajo që mbetet ‘mister’ është se kujt i përkisnin paratë, viktimës apo autorit? Gazetari Merin Maçi ka thënë në studion e “Opinion” se dyshimet e para u ngritën për shkak të dëshmive kontradiktore të autorit 30-vjeçar, Esmerald Balla.

Fillimisht ai i kishte thënë policisë se çelësin e kasafortës e mbante babai i tij, e më pas kur u rimor në pyetje, dha një tjetër version. Përveçse nuk mbajti një linjë në rrëfimin e tij, Esmeraldi kishte lënë disa gjurmë krimi.

“Më datë 3 Shtator është rimarë në pyetje, ku hetuesit e kanë pyetur me bindjen se ai ishte autor i ngjarjes. Fillimisht nuk ka treguar, policia i ka kërkuar të hapë telefonin dhe në galerinë e fotove ku është opsioni i fotove që janë fshirë, por që telefoni i ruan për një kohë të caktuar, janë gjetur disa screenshote, mes të cilave rezultonte edhe llogaria në Instagram përmes së cilës i kishte çuar vëllait të tij mesazh.”- ka thënë gazetari.

Një e dhënë që përforconte akoma më shumë dyshimet kishte të bënte me kamerat e sigurisë te shtëpia e familjes Balla.

“Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në banesë rezultonte se ato nuk punonin, por ishin hapur vetëm ditët e para të muajit Shtator. Gjithashtu ka fshirë të gjitha thirrjet telefonike që ka kryer para datës 14 Gusht.”- është shprehur më tej gazetari.

Mësohet po ashtu se Enver Balla ka marrë dy goditje me armë zjarri, pas koke dhe në pjesën e shpinës.

Putin tallet me amerikanët: Në zgjedhje mbështes Kamalan, më pëlqen buzëqeshja e saj

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka ironizuar amerikanët teksa është pyetur se cilin prej kandidatëve mbështet në zgjedhje.

Mes Donald Trump dhe Kamala Harris, Putin zgjodhi këtë të fundit duke thënë se i pëlqen buzëqeshja e saj.

“Ne kishim presidentin aktual Biden, si të preferuarin tonë, nëse mund ta quaj kështu. Tani ai është larguar nga gara, por ai rekomandoi që të gjithë aleatët e tij të mbështesin Harris. Kjo është ajo që ne do bëjmë. Ne do ta mbështesim atë. Ajo ka një të qeshur kaq ekspresive dhe infektive, kjo tregon se gjithçka është në rregull për të”.

Kreu i Kremlinit madje tregoi edhe arsyet se përse zgjedh Harris edhe jo kandidatin republikan, Donald Trump.

“Trump ka vendosur një numër të lartë sanksionesh ndaj Rusisë që asnjë president para tij nuk i ka vendosur ndonjëherë, dhe nëse zonja Harris po ecën mirë, ndoshta ajo do të përmbahet nga ndërmarrja e këtyre lloj veprimeve.”

Vërejtjet e Putinit të enjten erdhën disa orë pasi administrata Biden konfiskoi faqet e internetit të drejtuara nga Kremlini dhe akuzoi dy punonjës të medias shtetërore ruse për përpjekjet ruse për të përhapur dezinformata përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Zoom.al

Aksident në Pogradec-Qafë Plloçë, plagoset një grua këmbësore

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor, Pogradec-Qafë Plloçë. Si pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë në Pogradec ku një mjet ka përplasur një këmbësore

E aksidentuara është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit bashkiak të Pogradecit por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Foto nga paparaci/ Rishfaqet Heidi Baci

Ish-banorja e Big Brother VIP, Heidi Baci është “bërë e gjallë” pas shkëputjes nga rrjetet sociale .

Së fundmi, Heidi është fotografuar në ambientet e Top Channel.

“Lartë e poshtë” flitet se ajo do të bëjë audicionet për të qenë një nga moderatoret e “Portokalli”.

Ndonëse ende nuk dihet se cila prej vajzave do të përzgjidhet, pas largimit të Xhemi Shehut, thuhet se Heidi është një ndër të zgjedhurat për të bërë këtë audicion, nëse do ja dalë apo jo mbetet për tu parë.
Shkëputja e modeles nga rrjetet sociale ka ngritur edhe dyshime për një ndarje të mundshme nga aktori i humorit, Romeo Veshaj.

I sapoemëruar/ Ervin Hoxha “tërmet” ndryshimesh në Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i emëruar nga kryeministri Edi Rama vetëm pak kohë më parë ka mbajtur një profil të ulët sa i takon daljeve publike që nga marrja e detyrës së re.

Por megjithatë, sipas Top Chanel ai duket se ka hartuar një plan të gjerë ndryshimesh, në ministrinë që drejton, dhe intitucionet në varësi. Referuar burimeve nga Ministria e Brendshme dhe qeveria pritet që plani të shpaloset ditën e premte.

Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.

Gjithashtu priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme./ Zoom.al