Aplikacion
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka lëshuar një deklaratë të fortë pasi vendi është tronditur nga disa ngjarje të rënda kriminale gjatë javëve të fundit.
Në studion e Top Story, profesori ka paralajmëruar se këto krime do t’i kushtojnë postin drejtues kryepolicit Muhamet Rrumbullakut.
“11 vrasje ( gjatë sezonit), kishte dy tre vite që se kemi këtë shifër. 38 persona pa mbyllur ende shtatorin, ka probleme në kontrollin e territorit, shumica mund të ishin parandaluar, faktorët gjatë sezonit turistik janë të shtuar por kjo s’do të thotë që ta mbajmë policinë në gjumë. Ndërkohë që kemi shifra në rritje, ka plagosje, vdekje të turistëve në aksidente, por janë shifra që duhet të na alarmojmë, punë jo e mirë e policisë. Nuk e kemi vetëm ne këtë gjatë sezoneve, e kanë shumë vende në Mesdhe, ishim të 6 në nivel kriminalitetit do rritemi në rankim me uljen e popullsisë. Prisni shkarkimin e Rrumbullakut, do të ketë shkarkime, ndryshime të të gjithë kupolës, s’bëhet se ky ka faj apo ka ai faj, por për t’i dhënë një rienergjizim të të gjithë kësaj, e prisja që në kohën e ministrit balla por le të jetë premtuese kjo që do të jetë në javët në vijim.”- u shpreh Karamuço. Zoom.al
“5 sekondat” që mund të qetësojnë çiftetMarrja e një pushimi, vetëm prej pesë sekondash, herën tjetër që do të keni një debat me partnerin mund të ndihmojë në zbutjen e situatës.
Në këtë konkluzion ka dal një studim i fundit, i kryer në universitetin e Skocisë, St, Andews. Është pikërisht ai “5 sekondëshi” që redukton emocionet negative dhe agresionin duke i detyruar çiftet të qetësohen, sipas një personi të anketuar në studim.
Eskpertët janë befasuar me efektin e kësaj gjetje të re. “Ne menduam se pesë sekonda do të ishin shumë të shkurtra por nuk ishte kështu… pesë, 10 apo 15 sekonda patën një efekt domethënës.” -tha njëra nga ekspertet e studimit.
Ndërsa ata zbuluan se partnerët kishin një tendencë për të përputhur nivelet e agresionit të njëri-tjetrit, marrja e një pushimi të shkurtër të detyruar ose vullnetar mund të de-përshkallëzonte dhe të qetësonte emocionet negative. Kjo metodë rekomandohet për çiftet që përballen me konflikte të kota në përditshmërinë e tyre.
Dhe në fund të fundit pse jo? Është falas! Zoom.al
Skandali me materialet pornografike/ Telegram kërkon faljeTelegram u ka kërkuar falje autoriteteve të Koresë së Jugut për trajtimin e materialeve pornografike të falsifikuara të ndara përmes mesazheve në aplikacion, pas një skandali me krime seksuale në vend.
Kjo vjen disa ditë pasi policia e Koresë së Jugut tha se kishte nisur një hetim ndaj aplikacionit Telegram, duke e akuzuar atë për “ndihma” në shpërndarjen e imazheve me përmbajte për të rritur.
Javët e fundit, një numër i madh i grupeve në Telegram, shumë prej tyre të drejtuara nga adoleshentë, u zbulua se kishin krijuar materiale false seksualisht eksplicite duke përdorur fotografi të vajzave të reja. Këto imazhe krijohen duke përdorur inteligjencën artificiale dhe shpesh kombinojnë fytyrën e një personi të vërtetë me një trup të rremë.
Grupet e bisedës ishin të lidhura me shkolla dhe universitete individuale në të gjithë vendin. Shumë nga viktimat e tyre ishin studentë dhe mësues të njohur për autorët.
Këto zbulime në Korenë e Jugut pasojnë arrestimin e themeluesit me origjinë ruse të Telegram, Pavel Durov, në Francë, me akuzat se pornografia e fëmijëve, trafiku i drogës dhe mashtrimi po ndodhnin përmes ndihmës edhe të aplikacionit. Zoom.al/
Aleksandër Vuçiç: Do të shkoj në Mitrovicë nëse më lejojnë shqiptarëtPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë për mediat se serbe se nëse do të ishtë në dorën e tij ai do të vizitonte, komuat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”- ka thënë Vuçiç.
Siç raportojnë mediat në Beograd, Vuçiç është shprehur gjithashtu i keqardhur për situatën në veri, referuar mbylljes së insititucioneve serbe paralele, nga autoritetet e Kosovës. Edhe më herët kosova ka refuzuar vizitën e Aleksandër Vuçiç apo zyrtarëve të tjerë serbë në komunat e veriut, Mitorvicë, Leposaviç, Zubin Potok apo Zveçan.
Madje deklarata të tilla janë konsideruar edhe provokuese.
Horoskop/ Cilat shenja do të ndikohen nga hëna e re e vjeshtësVjeshta është një periudhë e ndryshimeve, e cila ndikon jo vetëm në natyrën që na rrethon, por edhe në jetën tonë personale.
Ndërsa përfundon vera dhe nis një sezon i ri, periudha e Hënës së Re në Shtator sjell ndikime të rëndësishme për tri shenjat e zodiakut. Kjo Hënë e Re, e cila bie në shenjën e Virgjëreshës, ka një ndikim të thellë dhe afatgjatë, duke hapur mundësi për ndryshime dhe rifillime në jetën e këtyre shenjave.
Virgjëresha
Për ata që janë nën shenjën e Virgjëreshës, kjo periudhë është shumë e rëndësishme. Me Hënën e Re që ndodhet në shenjën tuaj, do të ndiheni të stimuluar të shqyrtoni imazhin tuaj dhe të bëni ndryshime që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni perspektivat tuaja në karrierë. Ky është momenti ideal për të reflektuar mbi atë se çfarë do të donit të ndryshoni dhe si mund të realizoni qëllimet tuaja. Ndryshimet radikale vijnë përmes një kuptimi të thellë të vetes dhe qëndrimit tuaj në marrëdhënie me të tjerët.
Shigjetari
Për Shigjetarët, kjo periudhë e Hënës së Re është një mundësi për të forcuar karrierën tuaj dhe për të nisur projekte të reja. Ky është një moment i shkëlqyer për të mbledhur forcën dhe për të përmirësuar planet tuaja. Nëse karriera juaj ka pasur disa turbulenca, është koha të organizoheni më mirë dhe të përcaktoni qartë qëllimet tuaja afatgjata. Hëna e Re ju nxit të bëni ndryshime të nevojshme për të ecur përpara dhe për të arritur potencialin tuaj të plotë.
Peshqit
Për ata që janë në shenjën e Peshqve, kjo periudhë e Hënës së Re është e favorshme për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja të ngushta dhe për të bërë disa ndryshime. Shikoni marrëdhëniet tuaja nga një këndvështrim i ri dhe identifikoni elementët që mund të jenë problematikë. Ky është një moment i mirë për të adresuar çështjet që mund të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja dhe për të krijuar dinamikë më të shëndetshme me ata që janë përreth jush./ Zoom.al
Mesfushori shqiptar i Bayer Leberkusenit, Granit Xhaka është nominuar për çmimin e ‘Topi i Artë’.
Prezantuesi shqiptar i Zvicrës, me Leverkusenin sezonin e kaluar fitoi titullin e kampionit në Bundesligën gjermane, Kupën e Gjermanisë si dhe Superkupën e këtij shteti. Ceremonia e ndarjes së ‘Topit të Artë’ do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
Xhaka për herë të parë bëhet pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.
Pjesë e kësaj listë janë top-lojtarët evropianë përfshirë Vinicius Jr. i Real Madridit, Rodri i Manchester City-t dhe Jude Bellingham, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar Topin e Artë.
Vëllai i vrau të atin/ Reagon vajza e 62-vjeçarit: Nuk kam kaluar humbjen e mamit…Vajza e 62-vjeçarit Enver Balla që u vra nga djali i tij dhe u hodh në pus ka reaguar për vdekjen e babait.
Përmes një postimi në rrjetet sociale vjaza e të ndjerit dhe motra e autorit, shprehet e tronditur për ngjarjen.
“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.”- shkruan e bija e Enver Ballës.
Balla kishte katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa bashkëshortja i kishte ndërruar jetë para 3 vitesh. 62-vjeçari dyshohet se u vra nga djali i tij rreth dy javë më parë ndërsa trupi i tij, ishte hedhur në një pus pranë vendit ku ishte qëlluar më armë zjarri. Shkak për krimin e rëndë u bë një shumë parash prej 7.5 milionë lekësh të reja që familja Balla kishte në banesë.
Masakër në SHBA/ 4 të vrarë e dhjetëra të plagosur në një shkollëTë paktën 4 persona kanë mbetur të vrarë dhe rreth 30 të tjerë të plagosur pas një sulmi me armë një gjimanz në Xhorxhia, SHBA.
Autori i dyshuar është arrestuar nga autoritetet dhe është dërguar në paraburgim. Nuk dihet ende mbi identitetin apo motivin e vrasësit. Sulmi ndodhi brenda ambjenteve të shkollës në afërsi të Atalantas.
Fillimisht nxënësit u evakuuan në fushën e futbollit që ndodhej pas shkollës, më pas u lejuan të ktheheshin në shtëpi. Sulme të tjera të ngjashme janë kryer gjatë vitit në SHBA, cka ka nxitur thirrje të shumta për shtrëngimin e ligjeve mbi përdorimin dhe posedimin e armëve të zjarrit.
Kryesia e PD/ Nga shtëpia, Berisha ndan detyrat përpara zgjedhjeveMbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike që u mbaj këtë të mërkurë, përcaktoi strategjinë se si PD dhe opozita do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare 2025.
Përveç kësaj edhe ekipin me të cilin opozita do të shkojë përballë kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.
Berisha i ka besuar Qarkun e Tiranës ish-kandidatit për Bashkinë e kryeqytetit Belind Këlliçi. Ndërsa Gazment Bardhin e ka emëruar në Fier, në Elbasan ka dërguar Ervin Salianjin. Sa i përket Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, ai së bashku me kreun e Këshillit Kombëtar Edi Paloka do të koordinojnë fushatën në rang vendi në mungesë të Sali Berishës i cili ndodhet në arrest shtëpie.
Albana Vokshi dhe Besar Xhaferaj do të koordinojnë forumin e gruas dhe të të rinjve.
Lista e plotë e drejtuesve në qarqe:
1.Tirana – Belind Këlliçi
2.Durrës – Oerd Bylykbashi
3.Shkodër – Luçiano Boçi
4.Lezhë – Agron Gjekmarkaj
5.Fier – Gazment Bardhi
6.Elbasan – Ervin Salianji
7.Korçë – Ivi Kaso
8.Kukës – Flamur Hoxha
9.Gjirokastër – Tritan Shehu
10.Vlorë – Bujar Leksaj
11.Berat – Eno Bozdo
12.Dibër – Xhelal Mziu
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja makabre që u shënua në Shënavlash të Durrësit këtë të mërkurë.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse i riu kishte bashkëpunëtorë që e ndihmuan për vrasjen e babait 62-vjeçar.
Kthesë për hetimin bëri kasaforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima Enver Balla me bashkëshorten e tij ,njerkën e autorit pasi nëna i kishte vdekur vite më parë, si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.
Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje. Dyshimet u vërtetuan kur u zbulua se mesazhi i dërguar djalit në emigracion ku i shkruhej se babai kishte nisur jetë të re me një grua dhe të mos e kërkonin ishte dërguar nga vetë 30 vjeçari Esmerald Balla nga një adrese false që ai kishte hapur pikërisht për këtë qellim.
Pasi u vendos para fakteve 30 vjeçari pranoi krimin dhe tha se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë. Ky është pretendimi i tij. nga ana tjetër policia nga këqyrja e aparateve celular të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.