zoom

Day ArchiveNuk e arrestoi Putinin, europianët kritika Mongolisë

Bashkimi Evropian ka kritikuar Mongolinë të martën për dështimin e saj në zbatimin e fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për arrestimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në këtë vend.

“BE-ja shpreh keqardhje që Mongolia, një vend anëtar i Statutit të Romës së GJNP-së, nuk e përfilli detyrimin e vet sipas këtij statuti për ta zbatuar fletarrestimin”, tha blloku në një komunikatë.

Mongolia jo vetëm që nuk e arrestoi Putin, por e priti me tapet të kuq e nderime të larta.
Kreu i Kremlinit u takua me presidentin e Mongolisë, Ukhna Khurelsukh, në Ulan Bator, gjatë vizitës së tij të parë në një vend anëtar të GJNP-së, prej se kjo gjykatë lëshoi fletarrestim kundër tij në mars 2023.

Një zëdhënës i Qeverisë mongole tha se Mongolia, e cila ka më shumë se 3 milionë banorë dhe kufizohet me Rusinë dhe Kinën, nuk mund ta arrestojë Putinin sepse është e varur nga energjia.

Aksident në Korçë/ Shoferja me “Benz” përfundon në oborrin e banesës

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht,në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishincë.

Një drejtuese mjeti duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës me një mjet tip “Benz” në afërsi të fshatit Dishnicë ka goditur fillimisht një kalë i cili ndodhej në aksin nacional dhe më pas ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur barrierat mbrojtëse të rrugës e duke përfunduar në ambientet e jashtme të një shtëpie.

Nga ky aksident ka mbetur e lënduar e reja që po drejtonte mjetin por jashtë rrezikut për jetën, e cila ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Korçë-Devoll” në fshatin Dishnicë, shtetasja F. S., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasja F. S. është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Reshje dhe shtrëngata/ Çfarë ndodh me motin ditën e mërkurë

Vendi ynë ditën e mërkurë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në zhvillim.

Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në lindje reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga juglindja-veriperëndimi me shpjetësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 34°C
në zonat e ulëta 18 deri 37°C
në zonat bregdetare 19 deri 36°C

Publikoi video ku i dukeshin pjesët intime/ Reagon Melinda Ademi

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, është tepër aktive nëpër rrjete sociale teksa githmonë është parë të ndajë pamje nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo po shijon pushimet në Dubrovnik të Kroacisë. Me këtë rast ajo ka ndarë një video me ndjekësit e saj, ku nga reflektimi i pasqyrës dukej sikur reperja ishte shfaqur e zhveshur.

Videoja është shpërndarë gjerë e gjatë kudo nëpër rrjet teksa të gjithë kanë menduar se ajo ka qenë nudo. Mirëpo për këtë reperja e ka një përgjigje:

“Më vjen keq njerëz. Ju mendoni që më keni parë zhveshur. Kam pasur veshur një palë bikini në ngjyrë nude”- ka shkruar Melinda shoqëruar me një “emoji” duke qeshur me lot.

Megjithatë, e ndjekësit vazhdojnë të mendojnë se në video dukeshin pjesë intime dhe këngëtarja nuk e vuri re këtë detaj.

Atentati në “Don Bosco”/ Karamuço: Autorët u identifikuan sepse bënë një gabim

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka treguar se autorët e atentatit të Don Boscos, janë identifikuar dhe po kërkohen nga policia.

Sipas profesorit, kjo, për shkak të gabimeve që tre personat bënë në tentativën për vrasje.

“Di të them që në rastin konkret, për shkak të një gabimi të tre personave ata tashmë janë të identifikuar dhe shumë shpejt do të shpallen në kërkim. Po kërkohen aktualisht. Kanë bërë një gabim diku, ka qenë një veprim i jashtëzakonshëm i shpejtë jashtë zonës së tyre të mbulimit të zjarrfikëse të Kamëzs, sepse Qereka i përket Krujës, e sa të vinte ajo, këta kanë shkuar pa paralajmërim. Kanë parë tym dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe aty janë përftuar gjumë biologjike. Kanë arritur ta shuajnë në kohë dhe policia shkencore ka përfituar material biologjike”,-tha Karamuço.

Eksperti tha se lëvizja e tyre në mes të ditës me një mjet të përshkruar që në minutat e para, tregon se ka problem të theksuara të patrullimeve.

Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç janë dy personat e plagosur pasditen e kësaj të marte në Don Bosko. Sipas informacioneve shënjestra ka qenë 45-vjeçari Elezi, i cili është person me precedent penal te mëparshëm për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.

Takimi me CR7/ Ylli i i filmave për të rritur: Do të shkojmë në shtëpinë time…

Ylli i “OnlyFans”, Alison Ekman ka treguar se si vazhdon karriera e saj e ndarë mes TV dhe faqes me përmbajtje për të rritur, falë të cilës është bërë shumë më e pasur pasi siguron prej saj minimalisht 50 mijë dollarë në muaj.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat amerikane, ndër të tjera, e reja ka treguar detaje nga takimi i saj me Cristiano Ronaldo disa vite me parë.

“E njoha në vitin 2014 kur po prezantonte parfumin e tij të ri në nivel botëror, pasi kishin nevojë për dikë që të fliste anglisht. Ai është një burrë super simpatik, shumë i sjellshëm. Është kavalier dhe i respektueshëm. Unë isha me një shoqen time spanjolle dhe ai më pas më tha:

“Të shkojmë në shtëpinë time të pimë diçka”. Unë i thashë jo, pasi duhej të punoja një ditë më vonë dhe e dija çfarë nënkuptonte një gjë e tillë dhe nuk dëshiroja ta bëja. Më pas i thashë: “Do vij në shtëpinë tënde, por kur të të them, do më kthesh në shtëpi me shoferin tënd”. Ai më tha “ok”. Shkuam në shtëpinë e tij, pimë diçka dhe pastaj u largova”-tha ajo, duke nënkuptuar se nuk kishte pasur asgjë më tepër me futbollistin portugez.

Kroaci/ Makina me targa shqiptare përplaset me karburantin, 1 i vdekur tre të plagosur

Një automjet me targa shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë, në Kroaci, pasditen e kësaj të marte.

Mediat vendase bëjnë me dije se një automjet tip “BMW” është përplasur me një pikë karburanti duke shkaktuar zjarr të madh.

Flakët përfshinë pikën e karburantit dhe disa automjete, mes të cilave një Citroen me targa shqiptare. Paraprakisht thuhet se drejtuesi i BMË ka mbetur i vdekur duke u djegur brenda automjetit dhe tre persona të tjerë janë djegur nga flakët. Të tre në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra.

Nuk dihet ende për identitetin e viktimës dhe të plagosurve./ Zoom.al

“Pa shije. Pa mesazh. Pa ide të reja.”

Skulptori e ka vesh e ngjesh me rrypa si nen-oficer ne kohe zborri, rrypa qe nuk kuptohet perse jane; se mesa di atehere nuk kishte pistoleta. Dizarmoni dhe c’perpjestim mes rrypave te holle dhe parzmores metalike stermadhe. E ka zbrit nga kali, mendoja se do ta paraqiste si shtetar, mendimtar, por jo, e ka paraqitur si ushtar, prijesin e madh. Tamam, e ka zbrit nga kali. Nuk dihet perse ka nje pozicion trupor te ngrire, pa dinamike.

Nga kalores ne kembesor nga ata qe kishte me mijera neper Evrope ne fund te Mesjetes. Nuk kuptohet c’ben, pa levizje, ka ngulur syte me urrejtje diku, veshtrim qe fton per levizje, por nuk leviz, as mbrohet, as nuk sulmon. Thjesht rri. Kontradikte mes veshtrimit dhe ngrirjes se trupit. Pushim pas beteje? Po c’e do mburojen ne dore atehere? E mban sikur mban nje biciklete perdore.

Ah dora, gishtat te holle, si te nje zyrtari qe luftonte me stilokalem. Ne flagrance kontradikte me trupin dhe krahun e beshem. Duket si dore pingpongisti ne lojerat paraolimpike.

Nje ujk – dhelper i ngordhur varur ne qafe, si per ta cuar figuren ne ekstrem te nje skizofrenie identitetesh mes nje luftetari te lodhur, nje kaloresi ne pesimizem si Rob Roji, nje gjuetari, nje burokrati.
Nuk i shkon asgje shtatoreve dhe monumenteve ekzistuese. Asgje.

Pa shije. Pa mesazh. Pa ide te reja.

Mos thoshte se eshte Skenderbeu, nuk do me shkonte mendja te ai. Ne Kalabri do shkonte edhe nje Skenderbe dramatik qe le amanetet e fundit, psh.

Tragjedi në La Mansh/ Mbytet anija, të paktën 12 të vdekur

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur pas mbytjes së një anije me emigrantë në kanalin anglez në afërsi të brigjeve franceze. Tragjedia ndodhi gjatë orëve të pasdites teksa anija shte nisur për në birgjet e Britanisë së Madhe.

Janë 12 persona të konfirmuar të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë. 6 të mitur dhe një grua shtatëzënë janë mes viktimave.

2 persona janë të zhdukur por nuk është ende i qartë numri në total i personave që ndodheshin në varkën e mbytur. Ndërhyrja e autoriteteve franceze pas sinjalit për ndihmë mundi të shpëtonte 52 emigrantë që ndodheshin në të njëjtin mjet lundurues.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shtetësinë apo origjinën e emigrantëve. Kanali i La Manshit është rrugë që është përdorur masivisht edhe nga shqiptarët gjatë viteve të fundit, për të mbërritur në “ishullin e ëndrave”.

E fundit/ Mbytet italiani në Vlorë

Një shtetas Italian i identifikuar nga policia si F.S. 41-vjeç është mbytur këtë të martë në Vlorë.

Policia bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Delisufit rreth orës 17:59.

41-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:59, në plazhin e Delisufit, shtetasi italian F. S., 41 vjeç, banues në Itali, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë notit në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 41-vjeçarit.