Aplikacion
Ditën e djeshme dy aktorët dhe moderatorët, Romeo dhe Donald Veshaj festuan 29-vjetorin e lindjes. Dy vëllezërit bënë urime publike për njëri-tjetrin, ashtu sikurse Bora Zemani për partnerin e saj.
“Do të të blija një dhuratë, por u kujtova që ti tashmë ke gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë…mua. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkroi Bora krahas disa fotove me Donaldin.
Por, ajo që u vu re ishte mungesa e një urimi publik nga ana e partneres së Romeos, Heidi Bacit. Kjo e fundit nuk ka postuar asgjë në rrjetet e saj sociale, duke nxitur dyshimet se çifti mund të jetë duke kaluar një krizë.
Mbetet të shihet nëse çifti është bashkë apo i kanë ndarë rrugët mes tyre.
Mbrojtësi i kombëtares kuqezi do të luajë përkrah Kantes dhe Benzemas. Gati kontrata me sauditëtNjë tjetër yll i futbollit shqiptar do të luajë përkrah yjeve ndërkombëtarë të futbollit.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj do të vazhdojë karrierën te skuadra e Al Itihad në Arabinë Saudite.
Për sa i përket shifrave të transferimit bëhet fjalë për për një huazim me vlerën 1 milion e 200 mijë euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro.
Mbrojtësi shqiptar, do të luajë së bashku me disa kampionë si Ngolo Kante, Karim Benzema etj. Operacioni u trajtua nga agjenti i tij, Silvio Pagliari.
Ndryshimet në qeveri, analisti: Rama hoqi ministrin pas një takimi në Dubai. Pse u shkarkua Balla?Analisti Arjan Curri ka komentuar lëvizjet e fundit të bëra në qeveri nga kryeministri Edi Rama në kongresin e PS-së së mbajtur në fund të korrikut.
Në studion e Top Story, Curri tha se një nga ministrat u shkarkua pasi sipas tij, ka zhvilluar një takim në Dubai, që nuk ka marrë pëlqimin e Ramës.
Për Taulant Ballën që u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm, Curri tha se lëvizja e tij për të pajisur policët me karta për të marrë ushqime në markete (makarona, oriz, sheqer), i kushtoi atij detyrën. Nisma e Taulant Ballës nuk ishte përqafuar nga Rama pasi sipas këtij të fundit, ajo nuk ishte nismë që i shpërblente siç duhet efektivët.
“Një nga këta ministra është hequr sepse ka pasur takime të përshtatshme nga Dubai. Është bërë pa dijeninë e kryeministrit dhe kjo gjë e ka mërzitur. Balla thuhet se e ka mërzitur sepse pati idenë gjeniale që kryeministrit si pëlqeu. Ti jepte një kartë policëve dhe të harxhonin 100 mijë lekë në muaj për të blerë makarona sheqer oriz.
Kur e mori vesh kryeministri nuk e mendoi si diçka që i nderonte policëve, por i ofendonte. Oriz Miell makarona dhe sheqer, të dëmshme për shëndetin e policëve. Një ministër tjetër ka bërë një takim të papërshtatshëm në Dubai. Këta nuk bëjnë dot asgjë që nuk i pëlqen kryeministrit. Po të shikosh qe nga qeveria ikin persona afër dikujt, Belinda Balluku është këtu dhe tre ministrat e rinj ishin në varësi të saj. Klanet përdorin njëri tjetrin, media, portale pafund dhe njerëz që janë jashtë.
Kjo gjë Ramën e argëton, vetëm për këtë jeton. Si një Makjavelist i shkëlqyer, në mënyrën ti fryjë, ata ngrefen dhe godasin njëri tjetrin. Nëse ata arrijnë ta përdorin Rama dhe të bëhen bashkë kundër tij…Rama këtë rrezik ndjen. Makjaveli e këshillon princin që këshilltarëve tu thotë të gjithëve që janë të preferuarit e tij”-u shpreh Curri.
Beleri: Rama i ofroi djalit dhe vëllait tim postin e kryebashkiakut të Himarës, pas arrestimitNë një intervistë pak orë pas lirimit nga burgu, kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka treguar se kreu i qeverisë Edi Rama, ka tentuar të negociojë drejtimin e Himarës.
Sipas Belerit, kjo gjë ka ndodhur që në javën e parë në një takim me zyrtarë partnerë kryesorë, ku i është ofruar djalit ose vëllait të tij të zgjidhnin të bëhet kryetar njëri prej tyre dhe të japë dorëheqjen e të dalë nga burgu.
‘Të gjithë e dinë dhe në Athinë dhe në Tiranë. Gjatë këtyre 16 muajve kisha gjithmonë oferta për të dhënë dorëheqjen nga mandati me shkëmbim lirinë time’, u shpreh Beleri.
Intervista:
Peka: Në kohën që ju keni qënë në qeli, ka pasur negociata me ju që të dorëzoni mandatin dhe ju të liroheni?
Beleri: Javën e parë në takim me zyrtarë nga partnerët tanë kryesorë, vëllai im dhe djali im më thanë në tavolinë, zgjidhni të bëhet kryetar një nga ju të dy pasi atë nuk e lëmë, të japë dorëheqjen të dalë nga burgu. Nuk e kam pranuar. Të gjithë e dinë dhe në Athinë dhe në Tiranë. Gjatë këtyre 16 muajve kisha gjithmonë oferta për të dhënë dorëheqjen nga mandati me shkëmbim lirinë time.
Peka: Pra i është premtuar djalit tuaj dhe vëllait tuaj, njëri prej jush mund të bëhet kryetar bashkie…
Beleri: Me letër, javën e parë…
Peka: Si është e mundur që Edi Rama e paska personale vetëm me ju dhe jo me familjen tuaj.
Beleri: Edi Rama është e qartë se nuk do e linte bashkinë te PD te opozita, nuk e ka fare personale me mua. Ai ishte mashtrimi i radhës.
Arbana Osmani konkurrencë Luana Vjollcës? Tregon idenë për një emision të ri… dashurie!Rishtazi, Arbana Osmani bëri një postim në Instagram dhe pyeti ndjekësit nëse do të funksiononte një emision si “Love is Blind” në Shqipëri.
Me një foto nga televizori i shtëpisë, duke parë “Love is Blind” në Netflix, Arbana mund të na ketë dhënë një ‘detaj’ për emisionin e ri ku mund ta shohim, ose bazuar nga reagimet e ndjekësve, mund ta çojë më tej idenë e sjelljes së “Love is Blind” në Shqipëri.
Ky emision është i ngjashëm me “Love Island”, i moderuar nga Luana Vjollca, ndaj duke parë suksesin e tij, ndoshta Arbana po mendon të sjellë një format të ngjashëm.
Në një intervistë, Arbana u shpreh se do të rikthehet në ekran: “Në sezonin e ri, edhe unë do të jem në ekran”, tha ajo e buzëqeshur.
I krijuar nga Chris Coelen, “Love is Blind” ka bërë namin në Netflix dhe është një reality show ku vajza dhe djem kërkojnë dashurinë. Ata e gjejnë dhe mund të fejohen, por në mes ka diçka që ndoshta shumë prej nesh nuk e percepton dot: Ata i bëjnë të gjitha këto para se të takohen me njëri-tjetrin, sepse fundja, ‘dashuria është e verbër’. Pak a shumë si ato dashuritë në Facebook
Qeveri ulu: 4!Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike, rrit PBB-në e një vendi, krijon mundësi punësimi dhe përmirëson shëndetin e përg
Vendet që janë zhvilluar shpejt, të tilla si Koreja e Jugut, Estonia, Irlanda, Islanda etj., kanë një të përbashkët, investimet në kapitalin njerëzor, për të cilin kanë ndjekur një strategji efikase në arsim. Arsimi dhe përputhja e tij me strategjitë e zhvillimit është çelësi drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Shqipëria, në vend që të bëjë hapa para, fatkeqësisht ka ecur pas. Në pesë vitet e fundit, investimet në arsim kanë shënuar rënie sistematike në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) duke arritur në 2.9% të PBB-së nga 3.3% që ishin në 2020, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT.
Kjo shifër është shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian, që i kalon 5% të PBB-së, por edhe në raport me rajonin, që luhatet në 4%.
Pasojat po duken tashmë qartë. Sektori i arsimit ka filluar të shpërfaqë rezultatet e politikave të gabuara me burimet njerëzore, me financimet dhe me strategjitë e zhvillimit.
Në dekadën e fundit, arsimi është lënë aq pas dore sa aftësitë e nxënësve po pësojnë rënie të shpejtë.
Rezultatet e fundit të PISA, një test vlerësimi ndërkombëtar i nxënësve, një hulumtim ndërkombëtar në nivel botëror, i cili bëhet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në vendet
anëtare dhe joanëtare të shteteve ku vlerësohen performancat e nxënësve në matematikë, shkencë dhe lexim, ishin më se zhgënjyese, si në matematikë edhe në letërsi. Shqipëria shënoi rënien më të madhe në rezultate me vetveten në të gjithë historinë e PISA.
Së fundmi, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerësoi se Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030. Teksa në disa objektiva, Shqipëria ka bërë progres të dobët ose ka qëndruar në vendnumëro, sektori i arsimit ka përkeqësim të fortë.
Një shoqëri e arsimuar është baza për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen, ndaj rënia e nivelit arsimor në vend është një ogur i keq për të gjithë fushat e zhvillimit social dhe ekonomik në të ardhmen.
Rezultatet e dobëta të vendit në arsim kaluan në heshtje, por një seri mësuesish dhe ekspertësh, që ushtrojnë profesionin në arsimin parauniversitar, pranojnë se rezultatet kanë rënë, duke dhënë edhe arsyet. Ndryshimi i kurrikulës, përdorimi i gabuar i teknologjisë, mungesa e motivimit për mësuesit, rënia e nivelit profesional të mësuesve, notat fiktive dhe mendësia mes prindërve dhe nxënësve se shkolla nuk të bën të suksesshëm, janë disa nga shkaktarët e rezultateve të dobëta.
Ekspertët lajmërojnë se rezultatet janë përkeqësuar, teksa niveli i mësuesve të rinj është më i dobët.
Financimet e ulëta për arsimin dhe sidomos pagat e ulëta të mësuesve po çojnë gjithnjë e më shumë nxënës, studentë të dobët, në degët e mësuesisë, duke vënë në diskutim cilësinë e arsimit në vijim.
Rezultatet zyrtare të pranimit në fakultete në vitin arsimor 2023-2024 treguan se, në degën e letërsisë, mesatarja e pranimit të studentëve ishte 6, ndërsa degët e matematikës dhe fizikës rrezikojnë të mbyllen.
Alarmante është dhe rënia e numrit të nxënësve, që ka pësuar tkurrje 30% ndërmjet 2011 dhe 2023, si rrjedhojë e emigracionit të lartë dhe plakjes së popullsisë.
Mungesa e arsimit cilësor është dhe një nga arsyet që po nxit familjet e shtresave të mesme me fëmijë të vegjël, të emigrojnë jashtë vendit.
Nëse një vend pret përparim dhe zhvillim të përgjithshëm, arsimit duhet t’i kushtohet rëndësi parësore.
Edukimi është shtylla kurrizore e çdo vendi, ai luan rol vendimtar në zhvillimet teknologjike dhe siguron aftësi, vlera dhe njohuri. Edukimi i duhur ul në vend normat e krimit, varfërisë, papunësisë,sëmundjeve etj. Për më tepër, arsimi është thelbësor për paqen dhe prosperitetin. Qeveritë e çdo vendi e kanë të qartë që duhet ta vënë theksin tek arsimi. Teksa arsimi te ne po vjen në degradim të vazhdueshëm, qeveritë tona nuk duket ta kenë pasur prioritet të punojnë për edukimin e brezave të ardhshëm. Nota e saj në arsim është mbetëse. Qeveri ulu: 4!/Monitor.al
Thellohet skandali i mbetjeve helmuese: Qëndruan të ekspozuara në Durrës. S’janë vetëm të KurumJim Puckett, drejtor Ekzekutiv i Basel Action Network, shoqatës që zbuloi skandalin e mbetjeve toksike në portin e Durrësit, ka zbuluar detaje të tjera tronditëse mbi cështjen.
I ftuar në mediat shqiptare, Puckett tha se kjo ngarkesë që u zbulua, nuk është e para me mbetje helmuese që ka dalë nga porti i Durrësit. Ai shtoi se masa e mbetjeve helmuese kanë qëndruar të ekspozuara në natyrë në portin shqiptar dhe se qytetarët ishin të painformuar për rrezikun.
Drejtuesi i BAN shtoi se një pjesë e mbetjeve i përkasin kompanisë turko-shqiptare, Kurum, por një sasi aq e madhe nuk mund të jetë prodhim vetëm i një kompanie.
Puckett tha se mbetjet janë në oqean, rrugës për t’u kthyer në Shqipëri.
“Ne kemi kërkuar që kontejnerët të analizohen, por nuk janë bërë analiza. Ne jemi 95% të sigurt se aty ka pluhur furre, mbetje toksike sipas Konventës së Bazelit, por duhet të bëhen analizat. Një material i tillë nuk mund të qëndrojë në portin e Durrësit, atë e merr era, e lag shiu. Ky material është ekspozuar në natyrë dhe njerëzit nuk e dinë. Materiali ka qëndruar i ekspozuar pranë portit të Durrësit. Problemi është se ministria dhe Doganat thonë se nuk kanë informacion”, u shpreh kreu i BAN.
Po! Mund të mbash zi për mbarimin e verësVjen ngadalë, fillimisht, më pas, ashtu si Heminguej-izmi, vjen papritur. Karriget e plazhit palosen, Kajakit rikthehen në garazhe. Planet dhe mundësitë e verës, vdesin.
Mbyllja e sezonit jep një ndjesi humbje. Kjo mund të tingëllojë si diçka klishe, por qëndron për të gjitha përvojat që mbarojnë shpejt. Mendimi standard në një kohë të tillë është të ecësh përpara; nis shkollën, rikthehesh në punë etj.
Por çfarë do të thotë të vajtosh verën dhe ikjen e saj? Të përballesh me zinë në vend që të ecësh para?
Mund të marrësh shikime dhe paragjykime se pse guxon të krahasosh ikjen e verës me zinë, atë që mbahet kur të vdes një familjar, një kafshë shtëpiake etj. por e vërteta është se humbjet dhe vdekjet janë relative. Kjo ka rëndësi për ty – të duket sikur ke humbur qëllimet apo stabilitetin dhe kjo është e ligjshme.
Me mbylljen e sezonit, unë rinisa të shkruaj në ditar. Shkruaja për një udhëtim në Kaliforni, për një konstelacion xixëllonjash që më ndoqën për në shtëpi etj.
E gjeta veten duke shkruar se çfarë kisha bërë, çfarë s’kisha bërë dhe çfarë konsideroj unë më të rëndësishme. Ritualet si të shkruarit në ditar, reflektimi dhe “mbajtja zi” janë thelbësorë për konstruktin tonë psikologjik të së shkuarës, pasi na informojnë ne për vlerat tona dhe se çfarë duam në të ardhmen.
Murgu budist monk Thanissaro Bhikkhu e quan këtë “proces fabrikimi”. Kjo është arsyeja pse jeta dështon kur tenton të lësh mënjanë vuajtjet. E vetmja mënyrë për të krijuar jetën që dëshironi është të gërmoni në të kaluarën.
Shikoni me kujdes dhe të gjithë, në çdo kohë, po kalojnë diçka. “Ka / gjithmonë pikëllim më shumë se sa duhet, / një ngarkesë në zemër për secilin prej nesh / në rrugën e pluhurosur”, shkruante poetja Mary Oliver.
Një sondazh i vitit 2019 zbuloi se mbi 70% e amerikanëve ishin pikëlluar për “një ngjarje të jetës” në tre vitet e mëparshme, duke përfshirë gati 4 në 10 që mbanin zi për vdekjen e një miku ose anëtari të familjes. Të tjerët vuajtën për marrëdhëniet e përfunduara, sëmundjet që u diagnostikuan, kafshët shtëpiake që vdiqën dhe vendet e punës që humbën. Dhe këto janë vetëm ato “të mëdhatë”: pikëllimet e tjera janë të shumta, nga kujtimet e gabuara deri te stinët që ikin. Kudondodhja e humbjes është një arsye për t’i trajtuar të tjerët me hir dhe mirëkuptim. Është gjithashtu një arsye për të reflektuar dhe parë herë pas here përtej.
Një studim i Shkollës së Biznesit të Harvardit, u kërkoi studentëve të kolegjit të krijonin “kapsula kohore” brenda të cilave ata shkruanin për një sërë përvojash të kohëve të fundit, të tilla si këngët që kishin dëgjuar, një foto që kishin parë dhe një bisedë. sapo kishin pasur. Ata parashikuan se sa të interesuar dhe kurioz do të ishin për kapsulën e kohës vetëm për të gjetur, kur u pyetën përsëri tre muaj më vonë, se ishin shumë më të intriguar – dhe perceptonin më shumë kuptim në të – sesa prisnin. “Njerëzit në mënyrë sistematike nënvlerësojnë vlerën e rizbulimit të së kaluarës”, përfunduan autorët e studimit.
Të gjitha llojet e shqetësimeve mund të zbehen duke u kujdesur pak më shumë për atë që i ka paraprirë. Mund të fillojmë thjesht duke e quajtur humbjen humbje. Edhe Shekspiri e dinte ndjenjën çliruese të dhënies së “fjalëve të pikëllimit”. Sipas aktit të katërt të Makbethit: “Pikllimi që nuk flet / Pëshpërit zemrën e dëshpëruar dhe kërkon që ajo të thyhet.” Pasi të filloni të shikoni, ka shumë ngjarje të papritura që mund të “qahen”, të cilat shpesh nuk konsiderohen si humbje legjitime.
Fundi i verës mund të jetë një prej tyre. Me të vjen edhe ndryshimi. Stresi i jetës së rregullt po kthehet në rrugën e tij, shkolla dhe puna kthehen me forcë të plotë. Është e njëjta gjë me “Trimat e së dielës”. Fenomeni zakonisht karakterizohet si frikë ose nervozizëm për javën e ardhshme të punës.
Megjithatë, sipas mendimit tim, shqetësimi që vjen nga ndërrimet e vështira dhe e ardhmja e panjohur mund të lehtësohet duke vlerësuar dhe mësuar nga fundjava ose vera – ose ndonjë kënaqësi që dikur ishte prezentë dhe tani e humbur. Të përshëndesësh më së miri të renë është të bëhesh intim me të vjetrën. Çfarë fati i rrallë e i papritur që e kaluara, ashtu si humbja, nuk mund të shpëtohet as të zgjidhet.
Nga Cody Delistraty, gazetar i NewYork Times dhe autor
Beleri mban fjalimin e parë pas burgut: Rama dhe Tavo duan të përçajnë Himarën“Ju jam borxhli deri në vdekje. Treguat se ky vend ka zot”.
Këto ishin fjalët me të cilat iu drejtua himarjotëve që kishin dalë në shesh përpara zyrave të OMONIA-s, për ta pritur pas lirimit nga burgu, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i qytetit bregdetar, Fredi Beleri.
10 minutat e fjalimit të Belerit, të ndara 4 në shqip e 6 në greqisht, ishin të mbushura me vlerësime për rezistencën e himarjotëve që nga dita e arrestimit të tij më 12 Maj, 2023.
“Të dashur himarjotë. Nga Vranishti në Borsh dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen këto 15 muaj. Janë nder i madh për mua zgjedhjet e Himarës. Më burgosën me të padrejtë, më fajësuan me pa të drejtë dhe me pa të drejtë erdhën këtu deputetët. Nuk kanë pse ju dhunojnë dhe shantazhojnë”, tha ai.
Pas falënderimeve dhe nënvizimit të faktit se burgosja e tij ishte e padrejtë, Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo se po kërkojnë të përçajnë Himarën.
“Po kërkojnë të na përçajnë, por faleminderit juve që rezistuat. Mos i besoni atyre që ju gënjejnë se do ju zgjidhin problemet. Ata janë problemi, Edi Rama dhe Vangjel Tavo”, deklaroi Beleri.
Sipas Belerit, “nuk ka problem mes shqiptarëve dhe grekëve, por ka mes hajdutëve dhe të zotëve të shtëpisë”.
Në vijim, eurodeputeti më i ri i Greqisë vlerësoi rolin që luajti Athina zyrtare në mbrojtjen e figurës së tij, duke thënë se shpina e himarjotëve mbrohet edhe nga kryeministri helene Kyriakos Mitsotakis.
“Asnjë luftë nuk shkon e humbur. Nuk jemi vetëm, kemi kryeministrin grek, shtetin grek dhe ambasadoren greke. Në këtë luftë kemi me vete edhe shqiptarët e ndershëm. Ata që janë që besojnë te e drejta. Kur ishim ne Himarjotët problem për Shqipërinë? Në ‘97 ra shteti dhe Himarjotët paguanin ujë e drita. Ata që nuk i japin dot vendit të tyre mirëqenie kërkojnë armiq. Nëse jemi të bashkuar do kemi edhe zotin me vete”, nënvizoi ai.
1 i vdekur dhe 5 të plagosur/ Dalin pamje të reja nga përplasja e përgjakshme në PrishtinëKryeqyteti i Kosovës u trondit mbrëmjen e së hënës nga të shtënat me armë zjarri teksa u zbrazën rreth 100 fishekë.
Një përplasje e armatosur ndodhi mes familjeve “armiq të përbetuar” Sekiraqa dhe Gashi të njohur si Capat.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person mbeti i vrarë dhe 5 tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve ende në gjendje kritike për jetën.
Sot, një ditë pas ngjarjes mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet ku duket në detaje përplasja mes dy grupeve.