zoom

Day ArchivePërfundon mbledhja e qeverisë/ Largohen pas 8 orësh Rama dhe ministrat

Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja e Edi Ramës me kabinetin qeveritar dhe me drejtues institucionesh, kryeministri është larguar nga rezidenca qeveritare në Dajt.

Kryeministri zgjodhi të mos fliste për mediat ndërsa u pa duke u largur me automjet. Pas Ramës u larguan edhe ministrat e kabinetit të tij.

Ndërkohë nesër nis sesioni i ri parlamentar, që i paraprin zgjedhjeve të 2025, të cilat ishin edhe në fokus t mbledhjes së sotme ne Dajt.

Ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim kryesisht të thata dhe më të freskëta.

Kjo vejën si pasojë e tërheqjes graduale të Anticiklonit të Azoreve dhe atij Afrikan si dhe depërtimet më të shpeshta të qendrave
ciklonare me origjinë veriore.

Moti për të gjitha ditët parashikohet kryesisht i kthjellët për pjesën më të madhe të ditës por në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Megjithatë duhet theksuar se për shkak të energjisë së lartë të cliruar (reshjet konvektive) në relievet kodrinore dhe kryesisht ato të larta malore (dhe zonat përreth tyre) reshjet do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Këto reshje mund të jenë problematike për zonat urbane në këto relieve.

Temperaturat do të jenë brenda vlerave normale të mesatares mujore klimatike të vendit tonë për muajin Shtator me vlera 30°C (zonat malore) deri në 34-35°C (zonat e ulta dhe ato bregdetare). Megjithatë në ditë të caktuara këto vlera mund të kapërcejnë deri në 36-37°C kryesisht ditën e Premte (apo edhe të Shtunën apo të Dielën e ardhshme).

U dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti/ QSUT tregon si është gjendja e 31-vjeçares

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili në Korçë, vijon të mbahet nën monitorim intensiv nga mjekët e klinikës së djegie plastikës në QSUT.

Zyra e Shtypit i tha për media se gjendja e 31-vjeçares është e qëndrueshme, pa ndonjë ecuri se një ditë më parë.

Sipas komunikimit me mjeken roje dr.Senera Hoxhën, e reja ka djegie në 35 përqind të trupit, të shpërndara në disa pjesë si fytyrë, qafë dhe gjymtyrë, por jo shumë të thella dhe kjo është e rëndësishme.

Sipas mjekëve të QSUT ndërhyrja e shpejtë e kolegëve të tyre fillimisht në spitalin e Korçës ka qenë vendimtare për jetën e 31-vjeçares.

Ngjarja e rëndë u shënua dje në qytetin e Korçës ku Melisa u spërkat nga bashkëshorti me benzinë dhe i vuri flakën për motive xhelozie.

Mosmarrëveshje dhe gabime! Tre shenjat më pa fat të Shtatorit

Shtatori shënon fillimin e një epoke të re pasi jo vetëm po i rikthehemi jetës së përditshme, po vjen edhe vjeshta. Në këtë kohë tre shenja do të përballen me situata të vështira, zgjedhje të këqija dhe gabime, me yjet që sinjalizojnë një fillim të vështirë vjeshte.

Demi

Në shtator duhet t’u qëndroni besnik synimeve, pavarësisht vështirësive që do të përballeni. Do të përballeni me sfida që do t’ju çorientojnë dhe ka mundësi që në vendin e punës të ketë mosmarrëveshje. Përveç kësaj, shmangni shpenzimet e panevojshme. Për ta “kaluar” muajin sa më pa dhimbje, shmangni debatet dhe zënkat.

Bricjapi

Fillimi i vjeshtës mund të jetë dekurajues për ju, megjithatë mos u nxitoni të hiqni dorë. Ndonjëherë mund të duket se fati po ju vë në provë forcën, por ju duhet të qëndroni të vendosur. Çështjet që lidhen me familjen ose miqtë mund të sjellin disa probleme.

Luani

Mos u frikësoni nëse partneri juaj befas fillon të kërkojë shumë vëmendje. Çështja është se ju keni humbur ekuilibrin mes karrierës dhe jetës personale dhe kjo do ju krijojë probleme. Mos luani me zjarrin dhe shmangni bisedat për të cilat mund të pendoheni më vonë. Pasi të rivendosni harmoninë në marrëdhëniet tuaja, jeta do t’ju befasojë këndshëm.

Gjendet 6 pengje të pajetë/ Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjen e tyre

Izraeli ka tërhequr trupat e pajetë të gjashtë pengjeve nga Gaza, përfshirë një djali izraelito-amerikan, i cili ishte bërë një prej pengjeve më të njohur të marrë nga Hamasi, pasi prindërit e tij u takuan me liderët botërorë dhe bënë thirrje për lirimin e tij.

Ushtria tha se të gjashtë personat, të gjithë në moshë të re, u vranë vetëm pak para se të shpëtoheshin nga forcat izraelite ndërsa trupat u gjetën në një tunel në qytetin jugor të Gazës, Rafah, rreth 1 kilometër larg nga ku u shpëtua i gjallë javën e kaluar pengu tjetër.

Por Hamasi tha se gjashtë pengjet u vranë nga bombardimet izraelite. Sipas grupit militant disa prej emrave të tyre, ishin miratuar për tu liruar në rast se do të arrihej shkëmbimi i propozuar së fundmi.

Negociatat për një marrëveshje që do të lironte të gjithë pengjet e që do t’i jepte fund luftës janë zvarritur për muaj të tërë me palët që fajësojnë njëra tjetrën për dështimin.

Horror në Itali/ Djali vret nënën, babain dhe vëllain e vogël

Një ngjarje e tmerrshme është shënuar në Itali këtë të dielë, ku një burrë, gruaja dhe djali i tyre 1 2-vjeçar janë gjetur të vdekur në banesë.

Mediat në Itali raportojnë se i hetuar për ngjarjen është djali i tyre 1 7-vjeçar. Dyshohet se adoleshenti ka vrarë me thikë nënë, babain dhe vëllain e tij pas festës së ditëlindjes. Ngajrja e rëndë ka ndodhur në Paderno Dugnano në Milano.

Ka qenë fillimisht 1 7-vjeçari i cili ka njoftuar policinë duke thënë se ka gjetur të vrarë në shtëpi nënën, babain dhe vëllain e vogël. Por pas mbërritjes së policisë ai ka treguar një tjetër version, duke thënë se kishte qënë ai që kishte kryer krimin horror.

Vdekja e studentit shqiptar në SHBA/ Gjyqi nxjerr detaje drithëruese

Gjyqi për vdekjen e një 21 vjeçari shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjoze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane.

Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një drogë dhe e çoj në helmim studentin ekselent shqiptaro-amerikan, Denis Preka. Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Wiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.

Djaloshi shqiptar me zemër të artë, sic e përshkruajnë ata që e kanë njohur, hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat i kobshëm e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimaigjueshëm. Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një drogë e rrezikshme dhe e paligjshme e dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington. Familja vijon betejën gjyqësore prej 5 vitesh dhe vendimi historik i Gjykatës prej 75 mln $ i dhënë së fundmi duket se po vendos drejtësinë e munguar për studentin shqiptar, Denis Preka.

Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sjellë eksluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike. Prej disa javësh stafi i Top Story ka mbajtur një korespondencë komunikimesh me autoritetet më larta në Detroit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Guvernatoren e Shtetit, Studion Ligjore, Gjykatën dhe Stacionin e Policisë që raportoi i pari për gjetjen e trupit të pajetë të Denisit. Në puntatën e parë në nisje të këtij sezoni të ri televiziv, Grida Duma do të sjelle eksluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka.

Vidhnin vilat luksoze në Ibiza/ Arrestohen “skifterët” shqiptarë, përdornin gaz për gjumë

Dy shqiptarë dhe një shtetase rumune janë vënë në pranga nga autoritetet spanjolle. Të tre personat ishin anëtarë të një bande kriminale që vidhte vilat luksozë në Ibiza.

Ata kishin arritur të grabisnin sende me vlerë qindra-mijëra euro nga plot 22 vila në ishullin turistik spanjoll.

Viktimë e grabitje së tyre është edhe personaliteti anglez Nick Grimshaë, i cili kishte marrë një vilë me qira në Ibiza për të festuar ditëlindjen e tij të 48-të. Ai ndodhej në shtëpi me nënën e moshuar dhe motrën gjatë grabitjes.

Shpesh, viktimat e grabitjeve raportonin se zgjoheshin në mëngjes me dhimbje koke dhe marrje mendsh, duke bërë që policia spanjolle të dyshonte se banda përdorte ndonjë lloj gazi kimik për t’i vendosur në gjumë të rëndë banorët.
Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e grabitjeve, ku autorët shihen në orët e vona të natës, të veshur me të zeza dhe në një rast konfrontohen me një banor.

Pamjet:

Gruaja u dogj me benzinë/ Reagon Manja: Krim i neveritshëm, asnjë tolerim

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar 24 orë pas ngjajres së rëndë ku Bledar Trëndafili, sulmoi me benzinë dhe zjarr bashkëshortën në process divorci.

Ministri shprehet i tronditur dhe kërkon që drejtësia e drejtuar prej tij t’i japë një ndëshkim shembullor.

“Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë.”– shkruan Manja në rrejtet sociale.

“Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”- shprehet ministri i Drejtësisë, megjithëse instituionet në varësi të tij nuk mundën ta parandalonin ngjarjen.

Reagime të ngjashme bënë më herët ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe ministri i Punëve të Brendshme Petrit Malaj.

Gratë shqiptare heroina në Gjermani/ Parandalojnë sulmin me thikë në autobus

Tre gra me origjinë shqiptare janëbërë protagoniste të një ngjarje, e cila mund të ishte kthyer në tragjedi nëse nuk do të ishte parandaluar.

Ditën e premte, në afërsi të qytetit Siegen, një grua gjermane, me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona, dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Deutsche Welle ka bërë të ditur se tre gratë që parandaluan sulmin janë meigrante shqiptare të cilat ndodheshin ëna utobus bashkë me fëmijët e tyre.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. P. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. B. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke.”-ka thënë njëra nga gratë për DW.

“Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte bërë me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr.”-ka vijuar më tej gruaja.

Njëra nga shqiptaret ka mbetur gjithashtu e lënduar lehtë dhe pas mjekimit në spital është dërguar në banesë. Kryetari i bashkisë ku ndodhi ngjarja i ka falënderuar shqiptaret për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë.