zoom

Day ArchiveU plagosi shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe rrahin marokenin

Një ngjarje alarmante ka qenë ajo që është krijuar në burgun e Torinos ditën e djeshme.

Të burgosurit shqiptare janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, në atë që ishte një hakmarrje e një ngjarjeje, ku një prej grupit të shqiptarëve mbeti i plagosur ditën e enjte.

Duke përfituar nga ndërrimi i turneve, 40 prej të burgosurve shqiptarë, kanë shpërthyen portat dhe u ngjitën në katin e tretë të blloqeve ku rrinë të dënuarit e tjerë.

Atje ata arritën të kalonin oficerët që po përpiqeshin t’i ndalonin, morën çelësat e qelive të tyre, hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t’u hakmarrë për mikun e tyre.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej oficerëve të burgut./ Zoom.al

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 31-vjeçares, niset drejt Tiranës. Fqinjët: Ishte e tmerruar

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Melisa Trëndafilit, që u lye me benzinë nga bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili, i cili më pas i vuri edhe flakën.

31-vjeçarja është nisur drejt Spitalit Universitar “Nënë Tereza” me plagë të shumta në trup e djegie të shkallës së lartë për të marrë mjekim më të specializuar.

Sakaq, policia ka ngritur pika kontrolli për autorin e dyshuar.

Ndërkohë, një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë, deklaroi jashtë kamerave:

“Kam parë një burrë, i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit. I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes.”

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Bledar Trëndafili edhe herë të tjera ka ushtruar presion ndaj bashkëshortes, e cila jeton me qira në një prej rrugëve të lagjes Nr. 1 në afërsi të Bulevardit “Republika”.

Ai i ka kërkuar bashkëshortes të heqë dorë nga procesi i divorcit, por ajo ka qenë kundër ribashkimit./ Zoom.al

“Pyete nënën e fëmijëve të tu…”, zbardhet SMS-ja që presidenti i KF Iliria i dërgoi Armando Dukës

Policia e Durrësit vu në pranga presidentin e klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy djemtë e tij, futbollistë të klubit “Iliria”, Brajan dhe Santiago Selmani dhe shtetasit Redian Loci dhe Petrit Selmani, pasi kërcënuan fillimisht me sms dhe më pas i shkuan në banesë, presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

Shkak mësohet të jetë bërë, fakti që një prej djemve të Nazmi Selmanit, Gentian Selmani, i cili aktivizohet si portier në ekipin e Tiranës, nuk është thirrur në Kombëtare.

Gazetari, Igli Çelmeta ka siguruar mesazhin kërcënues që presidenti i Klubit “Iliria” i ka dërguar Armando Dukës.

Në mesazh, Nazmi Selmani i shkruan të Dukës, të pyesë bashkëshorten dhe fëmijët, nëse ai i ka bërë ndonjëherë të qajnë.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruan ai.

Detajet tronditëse/ Bledari ndaloi gruan e tij Melisa para banesës dhe i hodhi benzinë në trup

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen Nr.2 në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili i vuri flakën bashkëshortes së tij 31 vjeçe, Melisa Trëndafili, me të cilën ishte në process divorci.

Si ndodhi ngjarja:

Bledar e ka ndaluar 31-vjeçaren përpara shtëpisë ku jetonte bashkë me dy fëmijën e mitur, duke i hedhur në trup një shishe me benzinë dhe me pas i ka vënë flakën.

Burime bëjnë me dije se Bledar Trëndafili dhe herë të tjera ka ushtruar presion ndaj bashkëshortes, e cila jeton me qira në afërsi të bulevardit “Republika”,

Ai i ka kërkuar bashkëshortes të heqë dorë nga procesi i divorcit, por ajo ka qenë kundër ribashkimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

E reja në gjendje të rëndë:

Gjendja e 31-vjeçares paraqitet e rëndë. Ajo është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Burime bëjnë me dije se ajo ka marrë plagë të shumta në trup dhe djegie të shkallës së lartë.

Deklarata e fqinjit:

Ndërkohë, një fqinj që i erdhi në ndihmë gruas ka treguar se ajo kishte plagë të shumta në trup, me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve.

“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit. I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur ,por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancen të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Emrat/ Kush e kërcënoi Armando Dukën? Arrestohet president i klubit të futbollit dhe 3 futbollistë

Autorët e kërcënimit të Armando Dukës, nuk janë larg futbollit.

Sipas burimeve, një prej të arrestuarve, që i shkoi kreut të FSHF-së në shtëpi është Nazmi Selmani, president i klubit Iliria të Fushë-Krujës.

Shtetas të tjerë të arrestuar për kërcënim të Dukës janë, Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani.

Kërcënohet presidenti i FSHF-së, Armando Duka. 5 vetë i shkojnë në shtëpi gjatë mesnatës

Kreu i Federatës së Futbollit, Armando Duka është kërcënuar me jetë nga 5 persona.

Duka ka marrë mesazhe celulare me përmbajtje kërcënuese në atë që Policia e quan kërcënim “për shkak të detyrës” dhe më pas autorët i janë afruar pranë banesës.

Të gjithë të arrestuarit janë banorë të Krujës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S, 20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Me biznese dhe prona, PD denoncon Frida Krifcën dhe partnerin e saj: Lundrojnë në pasuri!

Zëdhënësja Anti-Korrupsion në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, ka bërë publike të gjitha shkeljet që janë bërë nga ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR në lidhje me fondet e BE-së.

“Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR pas publikimit të skandalit me shpërdorimin e fondeve të BE, nën mbrojtjen e Edi Ramës nuk lihet jashtë rradhëve të administratës shtetërore dhe as nuk dorëzohet para drejtësisë.”- thuhet në deklaratën e PD.

PD deklaron se Krifca dhe bashkëjetuesi i saj kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e ish-ministres lulëzonte.

“Bashkëjetuesi deklaron pranë ILDKPI në 2020 tokë të shtuar arë 3 mijë m2 kundrejt vlerës 10 euro m2, ose total vlera 30 mijë euro, vendndodhja Farkë.

Fitim neto si subjekt tregtar 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.

Biznesi tjetër aktiv i rregjistruar në v.2020 me pronar bashkëjetuesin e znj.Krifca, Lucom Projects shpk që ka të përfshirë në objektin e veprimtarisë edhe aktivitet tregtar të lidhur drejtpërdrejt me bujqësinë ndërkohë që bashkëjetuesja Krifca mbante detyrën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së.

Lucom Projects shpk rezulton përfitues i fondeve publike konkretisht:

Sipas spending data, Bashkia Tiranë ka paguar këtë subjekt kundrejt vlerës totale 11 milion lek për vetëm 2 projekte kulturore “moving city Tirana 2022 dhe 2023”.” deklaron Vangjeli.

Më tej PD kërkon që përveç abuzimit me fondet e IPARD, SPAK të hetojë pasuritë e ish-ministres duke vlerësuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike edhe gjatë kohës së ushtrimit të detyrës shtetërore si ministër i Bujqësisë.

Foto/ Busti i Skënderbeut në Horën Albanese, me fytyrën e Ramës? Elisa Spiropali arrin qëllimin

Një bust i Skënderbeut në Itali, prezantuar nga Elisa Spiropali ka nxitur kritika në rrjet, pasi ai në trup i ngjan heroit kombëtar, por në fytyrë kryeministrit Edi Rama.

Drejtuesja e Kuvendit, më shumë se sa për kontributin e saj politik njihet në fakt, më shumë për titullin që ajo i dha njëherë e një kohë kryeministrit Rama, “Skënderbeu”. Në inagurimin e skulturës, Spiropali shfaqet me veshje arbëreshe që për ndjekësit virtualë ngjan si veshje e Donikës, partneres së heroit kombëtar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas denoncimit të Alban Çakallit, i cili është marrë me skulpturë, busti i Skënderbeut i prezantuar në Itali, ku ka marrë pjesë edhe Elisa Spiropali, është busti i Ramës, me përkrenaren e Skënderbeut.

‘Ju them me plot bindje që ky busti është Rama identik. Skulptori që e ka bërë duhet të japë shpjegime se përse ka vendorsur ta bëjë Ramën me përkrenaren e Skënderbeut’, shkruan qytetari në Facebook.

Postimi i plotë:

PO shikoja Elisen qe kishte shkuar me ngrit bustin e Rames ne Itali te Arbereshet. Jam marre shume vite me skulptur, dhe e njoh deri diku skulpturen. Ju them me plot bindje qe ky busti eshte Rama identik. Skulptori qe e ka be duhet te jape shpjegime se perse ka vendorsur ta beje Ramen me perkrenaren e Skenderbeu

Ishin në proces divorci, burri i vë flakën gruas në Korçë

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në një familje në Korçë, ku një grua është paraqitur në spital me djegie të shumta në trup

Policia ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i saj ai që e ka lyer me lëndë djegëse dhe me pas i ka vënë flakën gruas.

Burime bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.

Gjendja e gruas është e rëndë ndaj pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.

Bisedat/ Talo Çela ndryshoi atësinë e vajzës. Paratë e Rinasit u bënë biznese dhe u groposën

Një pjesë e mirë e eurove të fituara nga Talo Çela përmes grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit” në prill 2019 dhe eurove të fituara nga seriali i vrasjeve Peqin-Elbasan, janë investuar nga familja e tij në Tiranë dhe Sarandë, kryesisht në biznes dhe blerje apartamenti.

Ndërkohë nga hetimi është provuar se një pjesë është groposur në një fshat të Gjirokastrës të quajtur Cepo, ndërsa pjesa tjetër mbahej nga Talo në baza të fshehta ku strehohej me qëllim mos rënien në duart e policisë kriminale.

Bisedat e zhvilluara në “Sky”, kanë zbuluar se shumat financiare Talo Çela i pastronte përmes gruas së tij, Matilda Hoxholli, dhe një pjesë përmes vajzës së tij, A.H.

Policia dhe BKH ka rënë krejt rastësisht në gjurmë të vajzës së Talos, pasi nga bisedat ai fliste me vajzën A.H, por njëherësh u kuptua se kishte përdorur një mekanizëm shumë të veçantë për të zhdukur emrin e tij dhe nga fëmija biologjik.

Qëllimi ka qenë që “Dhelpra” të mos linte gjurmë mbi lidhjet e ngushta të familjes, çka do sillte një detaj më shumë për të mos u ndjekur nga policia, përmes vajzës apo gruas së tij.

Nga analizimi i bisedave në “Sky” prokurorja Doloreza Musabelliu ka zbuluar se për të humbur çdo gjurmë mes tij dhe familjes, Talo Çela kishte përdorur një truk shumë domethënës, duke ndryshuar në Gjendjen Civile emrin e babait të vajzës nga “Talo” në “Korab”, një person ky që pas shumë verifikimeve rezultoi se nuk ekzistonte.

Gjithçka ishte bërë false. Ndërkohë, nga ana tjetër, Talo Çela i thotë gruas që gjithçka nga pasuritë të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.

Hetimi ka provuar se në emër të vajzës së tij A.H është hapur një biznes në Tiranë i emërtuar “Perspectivë” me aktivitet shitjen e veshjeve të ndryshme të blera në Turqi dhe të tregtuara për një periudhë të paktën 1 vjeçare në një dyqan në rrugën “Kolombo” në Liqenin e Thatë në Tiranë.

Evidentohet se për ngritjen e këtij operatori ekonomik kanë dhënë ndihmë një çift bashkëshortësh, Nikoleta Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Xhimi Hoxha.

Gjithashtu, investime janë kryer në sektorin imobiliar duke blerë një apartament në qytetin e Sarandës me 32 mijë euro, shumë e cila dyshohet të jetë siguruar nga Talo Çela. Ky apartament i blerë nga Talo Çela në Sarandë rezulton të jetë regjistruar në mënyrë fiktive me emrin “Meri”.

Gjithashtu, gruaja e tij Matilda Hoxholli ka rezultuar se ka pasur në banesë të fshehura rreth 100 mijë euro, të cilat janë dhuruar në vitin 2020 nga Talo Çela dhe më pas kjo sasi monetare është groposur në një fshat të Gjirokastrës.

Në 9 korrik 2020, Matilda Hoxholli bisedon me Talo Çelën, të cilin e informon duke i thënë se do të shkojë në Gjirokastër për të groposur lekët që ka në shtëpinë e saj në Tiranë.

Sipas bisedës vlerat monetare Matilda Hoxholli do t’i groposi te shtëpia e nënës së saj që ndodhet në Njësinë Administrative “Cepo”, Gjirokastër.

Përmbajtja e disa prej mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talo Çelës është si më poshtë vijon:

“…Unë nesër po bëj letrat e “bencit”, se mbarojnë në fundjavë dhe do iki në gjirokastër dy dit se kam ca punë. Po do iki më shumë të çoj lekët t’i gropos në një vend te nëna në fshat se po rri gjithë siklet. Se më duket sikur do vinë nga momenti në moment…”.

Ndërkohë, në 10 korrik 2020 Matilda Hoxholli e informon Talo Çelën se i ka sistemuar lekët.

Përmbajtja e mesazheve që Matilda Hoxholli i dërgon Talos është: “…Gjesi, Mir jam i sistemova ato tani jam në Sarandë te Mira…”.

Në 12 korrik, Matilda bisedon me Talo Çelën nëse mund të blejnë një shtëpi në qytetin e Sarandës dhe ta vendosin në emrin e “Dajos”, shtetasit P.N.

“…të paktën të kemi prona se ato nuk të lenë pa lekë, se ato i groposa unë që më dhe ti…”- i shkruan më tej ajo.

Por në vijim Talo Çela i shkruan gruas se të bëjë kujdes me personin që bashkëjeton ajo se mos i bëjë kollare dhe në të ardhmen çdo gjë duhet të kalojë në emër të vajzës së tij, A.H.

Talo i shkruan si më poshtë: “…pastaj dyqanin e ke në emër të atij që ti jeton se mos të bëjn kollare, mos u bëj kot e besuar dhe aq…Duhet të kalojnë në emër të gocës gjërat…”.

Po ashtu, Matilda Hoxholli ka marrë nga Talo Çela një automjet tip “Range-Rover”, 13 mijë dollarë dhe 10 mijë euro në një rast tjetër me qëllim furnizimin e dyqanit me rroba./ora news