Aplikacion
Në një kohë kur kudo në rrjet po përflitet se Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë ndarë, ka reaguar kunata e tyre.
Nusja e vëllait të Getoarit, Rida Gërdovci ka treguar për raportin shumë të mirë që ka me Marinën dhe kjo po komentohet në rrjet si një shenjë që gjërat mes çiftit janë në rregull dhe se nuk ka krisje në familje.
“Ndonjëherë zihemi në telefon por kjo është shaka, tani ka ardhur edhe një gëzim në jetë që është Marget, dhe raportet i kemi shumë të mira. Ndonjëherë më jep ide për emisionet, ndonjëherë më ndjek,” rrëfeu Rira Gërdovci gjatë një interviste për mediat në Kosovë.
Policia shpjegon si ndodhi aksidenti në Vlorë, e plagosur edhe një 10-vjeçarePolicia e Vlorës dha informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Sipas policisë, një 27-vjeçar përplasi me motor rreth orës 21:45 dy këmbësore, njëra 20 vjeç dhe tjetra një shtetase e mitur
10 vjeçe.
Ato kanë qenë duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi aksidenti.
Policia ende nuk ka sqaruar nëse fajtorë për ngjarjen ishin dy këmbësoret apo drejtuesi i motorit.
Nga përplasja mbetën të plagosur edhe shoferi 27-vjeçare, edhe dy kalimtaret.
Gjendja e tyre shëndetësore është e normalizuar dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve në spital.
VIDEO/ Dy të plagosur rëndë në një aksident rrugor në VlorëDy persona mbetën të plagosur rëndë dhe janë në gjendje kritike për jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Drejtuesi i një motori përplasi një kalimtar në bulevardin Vlorë-Skelë.
Nga përplasja morën plagë të rënda në trup si drejtuesi i motorit, ashtu edhe këmbësori, që në momentin e aksidentit pi kalonte rrugën.
Të dy ata u dërguan në spital, ku po luftojnë për jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.
Serbia blen 12 avionë luftarakë, Macron i premton integrimin në BESerbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim. Macroni po qëndron për një vizitë dyditore në Beograd.
Pas takimit, Vuçiq tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë të rinj luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.
“Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët me Macronin.
Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy këste prej 420 milionë eurove në vitet 2024 dhe 2025, por nuk tregoi se kur do të mbërrijnë avionët Rafale në Beograd.
Macroni tha se Bashkimi Evropian (BE) ka nevojë për “një Serbi të fortë dhe demokratike” dhe se vendimi i saj për të blerë avionë Rafale është një “zgjedhje strategjike dhe afatgjatë në këtë drejtim”.
“Vendi juaj ka një vend në Evropën tonë, në BE-në tonë”, tha Macron në konferencën për shtyp pas takimit.
Si Vuçiqi, ashtu edhe Macroni, paralajmëruan më herët para vizitës se njëra nga temat kryesore të takimit të tyre do të ishte blerja e avionëve luftarakë Rafale nga Serbia.
Marrëveshja për blerjen e avionëve ushtarakë francezë u nënshkrua nga ministri serb i Mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, dhe nga drejtor ekzekutiv i Dassault, Eric Trapije.
Kjo është marrëveshja më e madhe për armët e Serbisë prej se ajo u nda me Malin e Zi në vitin 2006.
Beogradi e ka kufizuar bashkëpunimin ushtarak me Moskën pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022 dhe e ka dënuar pushimin, por për dallim nga vendet e BE-së dhe vendet e tjera perëndimore, ai nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.
I pyetur nga gazetarët francezë nëse blerja e avionëve luftarakë do të thotë se Serbia po kthehet drejt Perëndimit dhe po largohet nga Rusia, Vuçiq tha se Serbia “nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj”.
“Unë e di që Emmanuel [Macron] do të donte që ne të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, e di që do të donte, por ne nuk e bëmë dhe nuk na vjen turp për vendimin tonë. Nuk dua të arsyetohem para jush përse po ua shpjegoj lëvizjet e mia politike njerëzve të tij”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se Serbia nuk ka bërë asgjë kundër Ukrainës, se mbështet integritetin e saj territorial dhe e konsideron atë një vend mik.
Ushtria dhe Forca Ajrore e Serbisë janë të varura nga teknologjia sovjetike, por Serbia ka blerë helikopterë dhe avionë transportues nga Airbusi, radarë nga Thalesi dhe raketa tokë-ajër nga Mistrali i Francës.
Serbia zotëron gjithashtu edhe raketa dhe dronë kinezë.
Ky është takimi i dytë i Macronit me Vuçiqin këtë vit dhe vjen pas vizitës së presidentit të Kinës, Xi Jinping, në Beograd në maj.
Bashkimi Evropian mbetet investitori më i madh i vetëm i Serbisë, ndërsa qindra mijëra serbë punojnë në kompani që janë në pronësi të Perëndimit.
Por, Beogradi, i cili kërkon zgjerojë furnizimin me gaz, varet edhe nga gazi rus dhe e ka mbështetjen e Kremlinit në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.
Për t’iu bashkuar BE-së, Serbia duhet së pari ta përmirësojë demokracinë, sundimin e ligjit dhe gjyqësorin, ta çrrënjosë korrupsionin, krimin e organizuar dhe t’i ndreqë marrëdhëniet me Kosovën.
Politikat e saj duhet gjithashtu të jenë në përputhje me ato të Brukselit, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./ Radio Evropa e Lirë
Fenomeni i rrallë që do të përjetojë Saharaja në ditët në vijimGjatë ditëve të para të shtatorit Saharaja pritet të përjetojë një ngjarje të rrallë meteorologjike.
sipas Severe Weather Europe, vendi më i thatë në Tokë pritet të përfshihet nga reshjet e shiut.
“Një pjesë e madhe e Saharasë do të ketë mbi 500% të reshjeve normale mujore në ditët e fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit”, kanë parashikuar meteorologët.
Ky konsiderohet si një fenomen i rrallë për Saharanë, që zakonisht gjatë vitit nuk përjeton reshje shiu.
Meshkujt e horoskopit që ndryshojnë totalisht pasi martohenBRICJAPI
Bricjapi i fortë dhe i ftohtë bëhet një person tjetër në martesën e tij. Në punën e tij ai mund të jetë i vështirë, kërkues dhe ambicioz, por përballë gruas është njeriu që ajo dëshiron të ketë. Ai e do, kujdeset për të, i siguron gjithçka që të mos i mungojë asgjë dhe i përkushtohet. Ai ndan me të të mirat dhe të këqijat dhe është një familjar i duhur
LUANI
Mbreti… Sigurisht, ai nuk e humb kurrë shkëlqimin, por kur Luani martohet, ai bëhet një person tjetër. Kur “hap” një shtëpi, ia jep çelësat gruas së tij. Dhe ai madje e lë atë të thotë fjalën e parë. Ai dëgjon gjithçka që ajo ka për të thënë, nuk kundërshton dhe bashkëpunon shumë mirë. Që në momentin që vendosi ta bëjë gruan e tij, e ka mbretëreshë!
UJORI
Burri Ujor mund ta ketë pak të vështirë për t’u martuar dhe për t’u përkushtuar, por kur e bën këtë, ai ndryshon totalisht. Martesa për të është diçka e shenjtë dhe ai do të përpiqet ta mbrojë atë. Ai dëshiron ta bëjë martesën e tyre të funksionojë, por mos harroni! Dhe gruaja e tij duhet ta bëjë atë të lumtur, siç e bën ai…
Si do të jetë moti nesër? Temperaturat do të rritenDitën e premte reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore.
Në lindje dhe juglindje lokalisht reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Përsa i përket fushës termike, pritet të kemi përsëri një rritje të lehtë të temperaturave në vlerat e mesditës.
Era kryesisht do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpjetësi mesatare deri në 6-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Aksident masiv në Tepelenë/ Tre fëmijë dhe një grua në gjendje të rëndë shëndetësoreTri makina u përfshinë në një aksident të rëndë rrugor pasditen e kësaj të enjteje në Tepelenë, në fshatin Kodër.
Në mjetet e aksidentuara po udhëtonin një familje shqiptare, një familje polake dhe një familje franceze.
Sipas informacioneve, aksidenti u shkaktua nga drejtuesi polak, që humbi drejtimin e mjetit për shkak të lagështisë dhe përplasi dy makinat e tjerë.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur rëndë tre fëmijë dhe një grua nga Franca.
Familjet nga Franca dhe Polonia ndodheshin në Shqipëri për pushime.
Shorti i Champions League/ Njihuni me të gjitha takimet e formatit të riLiga e Kampionëve ka hedhur shortin në Monako me skuadrat që kanë mësuar kundërshtarët e tyre në formatin e ri.
Duart e Buffon dhe Cristiano Ronaldo sollën spektakël për sezonin e ri, ku pikasin takime si Real Madrid-Milan, Manchester City-Inter, Bayern-PSG, Barcelona-Bayern, Liverpool-Real Madrid, Milan-Liverpool, Inter-Arsenal, Juventus-Manchester City etj.
Nga sezoni 2024/25, 36 klube do të marrin pjesë në fazën e Ligës së Kampionëve (ish-faza e grupeve), duke i dhënë mundësinë katër skuadrave të tjera të konkurrojnë kundër klubeve më të mira në Evropë. Këto 36 klube do të marrin pjesë në një garë të vetme lige në të cilën të 36 klubet konkurruese renditen së bashku.
Sipas formatit të ri, skuadrat do të luajnë tetë ndeshje në fazën e re të ligës (ish-faza e grupeve). Ato nuk do të luajnë më tre kundërshtarë dy herë (në shtëpi dhe jashtë), por do të përballen me ndeshje kundër tetë skuadrave të ndryshme, duke luajtur gjysmën e atyre ndeshjeve në shtëpi dhe gjysmën e tyre jashtë. Për të përcaktuar tetë kundërshtarët e ndryshëm, skuadrat fillimisht do të renditen në katër vazo. Çdo skuadër më pas do të hidhet në short për të luajtur me dy kundërshtarë nga secila prej këtyre vazove, duke luajtur një ndeshje kundër një ekipi nga secila vazo në shtëpi dhe një jashtë.
Kjo u jep mundësinë klubeve të testojnë veten kundër një game më të gjerë kundërshtarësh dhe rrit mundësinë për tifozët që të shohin skuadrat më të mira të shkojnë ballë për ballë më shpesh dhe më herët në garë. Do të rezultojë gjithashtu në ndeshje më konkurruese për çdo klub në të gjithë bordin.
Rezultatet e çdo ndeshje do të vendosin renditjen e përgjithshme në ligën e re, me tre pikë për fitore dhe një për barazim.
Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e 9-të deri në vendin e 24-të do të garojnë në një fazë play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre për në 16-shen e fundit të kompeticionit. Skuadrat që përfundojnë në vendin e 25-të ose më poshtë do të eliminohen, pa akses në UEFA Europa League.
Në fazën eliminatore, skuadrat që përfundojnë në vendin e 9-të dhe të 16-të do të vendosen në shortin e play-off-it të fazës eliminatore, që do të thotë se do të përballen me një ekip të renditur nga vendi i 17-të deri në 24, në parim, ndeshjen e kthimit në shtëpi. Tetë skuadrat që mbizotërojnë në play-off-et e fazës eliminatore do të kalojnë më pas në raundin e 16-të, ku secili do të përballet me një nga tetë finalistët.
Nga raundi i 16-të e tutje, gara do të vazhdojë të ndjekë formatin e saj ekzistues të raundeve me eliminim direkt që çon në finalen e zhvilluar në një vend neutral të përzgjedhur nga UEFA.
Të gjitha ndeshjet para finales do të vazhdojnë të luhen në mesjavë, duke njohur rëndësinë e kalendarit vendas të lojërave në të gjithë Europën, ndërsa finalja do të luhet të shtunën.Liga e Kampionëve ka hedhur shortin në Monako me skuadrat që kanë mësuar kundërshtarët e tyre në formatin e ri.
Duart e Buffon dhe Cristiano Ronaldo sollën spektakël për sezonin e ri, ku pikasin takime si Real Madrid-Milan, Manchester City-Inter, Bayern-PSG, Barcelona-Bayern, Liverpool-Real Madrid, Milan-Liverpool, Inter-Arsenal, Juventus-Manchester City etj.
Nga sezoni 2024/25, 36 klube do të marrin pjesë në fazën e Ligës së Kampionëve (ish-faza e grupeve), duke i dhënë mundësinë katër skuadrave të tjera të konkurrojnë kundër klubeve më të mira në Evropë. Këto 36 klube do të marrin pjesë në një garë të vetme lige në të cilën të 36 klubet konkurruese renditen së bashku.
Sipas formatit të ri, skuadrat do të luajnë tetë ndeshje në fazën e re të ligës (ish-faza e grupeve). Ato nuk do të luajnë më tre kundërshtarë dy herë (në shtëpi dhe jashtë), por do të përballen me ndeshje kundër tetë skuadrave të ndryshme, duke luajtur gjysmën e atyre ndeshjeve në shtëpi dhe gjysmën e tyre jashtë. Për të përcaktuar tetë kundërshtarët e ndryshëm, skuadrat fillimisht do të renditen në katër vazo. Çdo skuadër më pas do të hidhet në short për të luajtur me dy kundërshtarë nga secila prej këtyre vazove, duke luajtur një ndeshje kundër një ekipi nga secila vazo në shtëpi dhe një jashtë.
Kjo u jep mundësinë klubeve të testojnë veten kundër një game më të gjerë kundërshtarësh dhe rrit mundësinë për tifozët që të shohin skuadrat më të mira të shkojnë ballë për ballë më shpesh dhe më herët në garë. Do të rezultojë gjithashtu në ndeshje më konkurruese për çdo klub në të gjithë bordin.
Rezultatet e çdo ndeshje do të vendosin renditjen e përgjithshme në ligën e re, me tre pikë për fitore dhe një për barazim.
Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e 9-të deri në vendin e 24-të do të garojnë në një fazë play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre për në 16-shen e fundit të kompeticionit. Skuadrat që përfundojnë në vendin e 25-të ose më poshtë do të eliminohen, pa akses në UEFA Europa League.
Në fazën eliminatore, skuadrat që përfundojnë në vendin e 9-të dhe të 16-të do të vendosen në shortin e play-off-it të fazës eliminatore, që do të thotë se do të përballen me një ekip të renditur nga vendi i 17-të deri në 24, në parim, ndeshjen e kthimit në shtëpi. Tetë skuadrat që mbizotërojnë në play-off-et e fazës eliminatore do të kalojnë më pas në raundin e 16-të, ku secili do të përballet me një nga tetë finalistët.
Nga raundi i 16-të e tutje, gara do të vazhdojë të ndjekë formatin e saj ekzistues të raundeve me eliminim direkt që çon në finalen e zhvilluar në një vend neutral të përzgjedhur nga UEFA.
Të gjitha ndeshjet para finales do të vazhdojnë të luhen në mesjavë, duke njohur rëndësinë e kalendarit vendas të lojërave në të gjithë Europën, ndërsa finalja do të luhet të shtunën.
Janë “ftohur” me njëri-tjetrin? Stresi flet nga arratia për raportin me Noizy-nStresi vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale edhe pse prej ditësh policia e Kosovës e kërkon për dhunën në Pejë. Ai së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
Njëra nga pyetjet që kishte të bënte me raportin e tij me artistin Noizy. “Aludohet në media se që me daljen e Noizyt është ftohur marrëdhënia e juaj, a është e vërtetë?”, ka qenë pyetja.
“Po jau them për herë të fundit…Ky fjali ka dalë më burrë se shumë që më dolën mua, dhe asgjë nuk ka mes nesh përveç se respektit e vëllazërisë takohemi rrallë e përmallë, ia kalojmë aq bukur sa nuk ia keni idenë. Djalë i besës i fjalës dhe mbi të gjitha mundohet veç me të bërë mirë, kjo është e gjitha”- është shprehur këngëtari.