Aplikacion
Një vendbanim prej rreth 30-40 shtëpish, i ndërtuar me lisa, pisha dhe pemë të mëdha dëllinje, ku jetonin afërsisht 400-800 banorë, hedh dritë mbi mënyrën se si njerëzimi kaloi nga një shoqëri gjuetarësh në fermerë.
I banuar midis viteve 6.200 para Krishtit dhe 4.000 para Krishtit, dhe i vendosur në Lin të Pogradecit, ky vendbanim zbulon sesi jetonin njerëzit rreth 8.000 vjet më parë në banesat neolitike të liqenit, të njohura si palafite. Një ekspeditë arkeologjike zvicerano-shqiptare ka konfirmuar se siti është një ndër vendbanimet më të vjetra buzë liqenit në Evropë. Është gjithashtu një nga vendet e para ku bujqësia u përhap në Evropë nga Lindja e Afërt, fillimisht përmes Mesdheut dhe më pas drejt veriut në të gjithë kontinentin.
Drejtuesi i projektit, profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, shpjegon se kjo nuk do të thotë se vendbanimi ka qenë i banuar vazhdimisht për 2.000 vjet. Përkundrazi, disa fshatra janë ndërtuar në të njëjtin vend kohë pas kohe. “Popullsia ka përdorur rreth 300 pemë për të ndërtuar vendbanimin, që është një pyll i tërë. Qëllimi kryesor i projektit është të kuptojmë se si është zhvilluar bujqësia. Shtresat organike në zonat arkeologjike të ligatinave i ruajnë materialet shumë më mirë, duke ofruar informacione thelbësore mbi atë se si u përhap bujqësia në Evropë. Ne po gjurmojmë një moment kyç të këtij tranzicioni”, thotë ai, ndërsa ekipi i tij vazhdon një gërmim nënujor në liqenin e Ohrit pranë Pogradecit.
EXPLOPROJECT
Kërkimi financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit EXPLO, që synon të eksplorojë dinamikën dhe shkaqet parahistorike të ndryshimit të përdorimit të tokës në djepin e bujqësisë evropiane.
“Ne e dinim se rajoni kishte potencial të rëndësishëm për kërkime arkeologjike mbi origjinën e bujqësisë. Në aspektin arkeologjik, ky është një projekt madhor, që përfshin katër profesorë, tri shtete, universitetet e Bernës, Oksfordit dhe Selanikut dhe më shumë se 200 njerëz, përfshirë arkeologë, zhytës dhe staf mbështetës teknik. Kërkime si ky kanë nevojë për burime të konsiderueshme – varka, automjete, madje edhe ngritjen e një laboratori që e kemi në Bernë – dhe këto nuk mund të ndodhin pa fonde të mjaftueshme. Projekte të kësaj shkalle janë të mundshme vetëm me grante si këto”, thotë profesori Hafner.
EU DELEGATION TO ALBANIA
Duke qenë se bregu i liqenit gjatë periudhës së neolitit mendohet se ka qenë në afërsi të rrugës së sotme, arkeologët kanë gërmuar në dy zona në një thellësi prej 3-4 metrash. “Vendi shtrihet në 300 metra gjatësi dhe 200 metra gjerësi, ose rreth 6 hektarë. Sot, një pjesë e zonës është nën ujë, ndërsa një pjesë është në tokë, ndaj po gërmojmë në të dyja zonat”, vëren ai.
Pemët e përdorura për të ndërtuar shtëpitë palafite dhe palisadet- gardhet mbrojtëse- po analizohen tani për të datuar zonën, duke përdorur unazat e trungjeve të atyre pemëve. “Kemi përdorur dy metoda: datimin me karbon dhe dendrokronologjinë – një term që vjen nga fjala “dendro”, që do të thotë pemë në greqishte, ndërsa “kronologji”, studimi i kohës. Duke ekzaminuar unazat e pemëve, mund të përcaktojmë vjetërsinë e zonës. Kemi zbuluar dy palisade në Lin me një diferencë 500-vjeçare mes tyre”, shpjegon profesor Hafner. Ndërsa datimi me radiokarbon ka një saktësi shekullore, dendrokronologjia është më e saktë, pasi përcakton potencialisht vite specifike.
Vendbanime të ngjashme në Zvicër tashmë janë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, megjithëse janë 2.000 vjet më të reja. Profesor Hafner beson se zona e Linit e ka gjithashtu këtë potencial, por sugjeron që, duke qenë se Liqeni i Ohrit është tashmë një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, “do të kishte më shumë kuptim që kjo zonë të integrohej në projektin ekzistues për liqenin”.
EXPLOPROJECT
Adrian Anastasi, anëtar i Institutit Shqiptar të Arkeologjisë, ka punuar prej vitesh në zona nënujore, si në mjediset detare ashtu edhe ato liqenore. Ai vë në dukje se zgjodhën të gërmojnë në këtë zonë ndër gjashtë zona të ngjashme në rajon, pasi ishte e rrezikuar nga gjuetarët e thesareve, por gjetjet e vitit të kaluar i kaluan pritshmëritë.
“Këtë vit, konfirmuam atë që zbuluam vitin e kaluar. Fillimisht menduam se zona ishte 3 hektarë, por tani kemi të dhëna që tregojnë se mbulon 6 hektarë. Po punojmë për një planimetri dhe vizatimin në shkallë dhe synojmë t’u përgjigjemi disa pyetjeve, si p.sh., pse njerëzit zgjodhën të ndërtonin shtëpi në liqen, gjë që është më sfiduese sesa ndërtimi në tokë. Gjithashtu, duam të përcaktojmë nëse planimetritë kanë qenë drejtkëndëshe apo rrethore, dhe si kanë qenë të orientuara në raport me liqenin”, thotë Anastasi.
Gjatë gërmimeve është gjetur qeramikë dhe kocka, ndërsa studentë nga Gjermania, Austria, Franca dhe Shqipëria kanë bashkuar forcat, duke mbledhur një ekip evropian për të ruajtur këto gjetje prehistorike në Evropë.
Përmbysen sondazhet në SHBA/ Harris avancon ndaj TrumpZgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyjnë në fazën e tyre të nxehtë dhe sondazhe të ndryshme po kryen nga media prestigjioze për të treguar trendin se ku do të shkojë vota e amerikanëve.
“Washington Post” në pyetësorin më të fundit drejtuar amerikanëve për këtë fushatë, nxjerr kandidaten demokrate Kamala Harris me dy pikë avantazh ndaj rivalit të saj Donald Trump.
Pozicioni i saj është përmirësuar gjithashtu në shtetet kyçe, ku Kamala kryeson në tre nga shtatë kryesorët, duke zgjeruar epërsinë në Midwest dhe duke ngushtuar atë të Donald Trump në Arizona, Georgia, Nevada dhe Karolina e Veriut.
Në veçanti, kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë është përpara në Michigan (+1%), Pensilvani (+2%) dhe Wisconsin (+3%), ndërsa manjati kryeson në Karolinën e Veriut (+1%), Arizona (+ 15), Gjeorgjia (+3%) dhe Nevada (+2%).
Kurum arrin marrëveshjen me sindikatat për pushimin nga puna të 250 punonjësveShoqëria Kurum International dhe përfaqësues të sindikatave thonë se kanë arritur më 20 gusht një marrëveshje mbi një pushim kolektiv nga puna, sipas tyre, për jo më tepër se 250 punonjës të dy uzinave, atë të çelikut dhe të petëzimit, për një afat të pacaktuar, por të paktën 90 ditë, ndërsa pjesa tjetër, do të punojë jo më shumë se 22 ditë në muaj.
Shoqëria Kurum International e prodhimit të hekurit në Elbasan thotë se situata ekonomike globale, kriza e sektorit industrial, si dhe ecuria e industrisë së çelikut në Europë dhe në botë kanë ndikuar përgjatë një viti në punën e saj, që çoi në ndalimin e prodhimit në Uzinën e Çelikut më 1 gusht dhe atë të Petëzimit më 15 gusht.
Këto janë edhe arsyet që sollën, sipas saj, pushimin kolektiv nga puna të punonjësve në këto dy uzina.
Në marrëveshjen e nënshkruar nga drejtuesit sindikalë të dy uzinave si dhe të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë me përfaqësuesit e shoqërisë thuhet se pushimi kolektiv nga puna po bëhet për shkaqe të domosdoshme ekonomike, të parashikuara në Kodin e Punës dhe në Kontratën Kolektive.
Sindikalistët pohojnë se vështirësitë e kompanisë diheshin prej një viti dhe ishin të vetëdijshëm se kjo ditë e pushimeve kolektive do të vinte, ndërsa shpresojnë shumë në rifillimin sa më parë të punës pas investimeve dhe kapërcimit të situatës së vështirë.
“U bënë 7 muaj, që bisedimet tona kanë vazhduar dhe janë paguar punonjësit pa shkuar në punë. 7 muaj. U bë kohë shumë e gjatë, që kompania nuk po rimerrte vetveten”, thotë për Zërin e Amerikës, Taf Koleci, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë.
Zoti Koleci, një nga nënshkruesit e marrëveshjes për pushimin kolektiv nga puna tha për VOA se gjatë negociatave me shoqërinë u bë gjithçka për të ulur sa më shumë numrat e shkurtimeve nga puna dhe pasojat sociale të tyre.
“Ne kemi shkuar në bisedime me kompaninë. Janë gjithsej 680 punonjës në kompaninë Kurum dhe do të shkurtohen vetëm 250, pas negociatave që ne kemi bërë me kompaninë të nënshkruar me akt-marrëveshje të rregullt, sipas ligjit, Kodit të Punës dhe Kontratës Kolektive”, thotë zoti Koleci.
Sipas marrëveshjes, kontratat e punës do të zgjidhen me punonjësit e punësuar dy vitet e fundit, me ata që janë në dy vitet e fundit para pensionimit si dhe me punonjësit e pakualifikuar, dhe me rifillimin normal të punës, këta punonjës të larguar do të kenë përparësi për t’u rimarrë në punë.
“Të gjithë punonjësit kanë shkuar në mënyrë vullnetare dhe kanë firmosur, përveç marrëveshjes që është bërë mes sindikatës dhe kompanisë, largimin e tyre për një periudhë shumë të shkurtër”, thotë zoti Koleci.
Pushimi kolektiv nga puna i punonjësve në dy uzina të shoqërisë Kurum International në Elbasan mori vëmendje të veçantë këto ditë, edhe sepse ndodhi në një kohë me njoftimet për eksporte të parregullta të rreth 100 kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme, që vijnë nga hiri i oxhaqeve metalurgjike nga Shqipëria drejt vendeve aziatike.
Por në një njoftim të dy ditëve më parë shoqëria Kurum tha se deri tani nuk ka bërë asnjë largim kolektiv nga puna të punonjësve të saj dhe se ndërprerja e prodhimit të çelikut dhe petëzimit nuk ka asnjë lidhje me njoftimet në media për eksportin e sasive të pretenduara si mbetje të rrezikshme nga një kompani shqiptare dhe as me sulmet mediatike ndaj saj.
Ndërkaq duket se shifrat mbi pushimet janë kontradiktore. Sindikatat flasin për 250 shkurtime, ndërsa qeveria përmendi sot 500 pushime nga puna.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, theksoi sot për shtypin se është e rëndësishme të mbahet një qëndrim i qartë për këtë çështje, sepse bëhet fjalë për 500 familje shqiptare, njerëz me kontribute në industrinë metalurgjike, dhe se qeveria po e analizon situatën, që ka ndodhur vetëm para dy ditësh.
“Ne do të vazhdojmë që ta monitorojmë situatën. KURUM-i do të jetë i detyruar që të japë shpjegimet e duhura. Kjo është një çështje sociale, që tejkalon çështjet komerciale, tregtare, që mund të lidhen me marrëveshjet që KURUM-i ka me bashkinë e Elbasanit, apo edhe me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, sa i takon territorit të Metalurgjikut. Ne e kemi në fokus dhe në ditët në vazhdim do të ketë patjetër një komunikim për këtë çështje, pasi është një çështje sociale, që na shqetëson shumë”, tha zonja Balluku.
Inspektoriati i Punës është paraqitur pranë Kurum për të parë nga afër gjendjen e punëtorëve dhe përmbushjen e të drejtave të tyre si dhe kushteve të punës.
Nga ana tjetër eksperti Edison Hoxha, i Qendrës për të Drejtat në Punë, CLR.AL, thotë për Zërin e Amerikës se marrëdhëniet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve janë ekskluzive dhe mes tyre nuk mund të hyjë ndonjë palë e tretë, kur ka dakordësim.
“Sindikata dhe punonjësit aty duhet të jenë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve të brendshme të kompanisë, ndërsa kompania duhet të jetë transparente dhe në negociata dhe në diskutim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sindikatës për situatën që ajo po has në aktivitetin e saj tregtar. Nga ana tjetër, në momentin më të parë që do të kenë një situatë që mund të shkojë drejt përmirësimit, atëherë të jenë këta punonjës, që potencialisht mund të largohen tani, që të rifuten në vendin e mëparshëm të punës”, thotë zoti Hoxha.
Ai shtoi që nëse këta punonjës, për të cilët është e pamundur largimi i tyre nga puna qoftë edhe përkohësisht, të mund të adresohen nga sindikata dhe nga punëdhënësi në zyrat e punës, në mënyrë që të përfitojnë pagesat e papunësisë dhe të përfitojnë rikualifikim profesional, dhe të mund të rintegrohen nëpër kompani të tjera me aktivitet të ngjashëm ose në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Shoqëria Kurum International është një prodhues me rëndësi vendase dhe rajonale në prodhimin e hekurit për ndërtime, si dhe një punësues me rëndësi për Elbasanin.
Shoqëria Kurum del se prej 3 vitesh ka siguruar fitime të kënaqshme, sipas regjistrimeve mbi bizneset të Open Corporates Albania, krijuar Instituti Shqiptar i Shkencave.
Në vitin 2022 Kurum ka qenë e treta në renditjen e kompanive me fitim, ndërsa të dhënat e integruara të Open Corporates Albania tregojnë për një kompani me flukse të mira në xhiro vjetore, asete dhe del me fitim për vite me rradhë. /VOA
Del në treg telefoni “Barbie”HMD, e cila prodhon Nokia (NOKIA.HE) është bashkuar me prodhuesin e lodrave Mattel (MAT.O), për të lançuar HMD Barbie Phone, një pajisje e veçorive rozë me madhësi të vogël, me një dizajn retro.
Telefoni, me çmim 131 dollarë u lejon përdoruesit të bëjnë telefonata dhe të dërgojnë tekste, por nuk u jep akses aplikacioneve të mediave sociale.
Ky projekt përkon me ditëlindjen e 65-të të kukullës Barbie këtë vit dhe pason suksesin e filmit të vitit të kaluar “Barbie” me aktoren Margot Robbie.
LISTA/ Cilët janë deputetët demokratë e socialistë që morën rrogat pa bërë asgjë në Kuvend
Debati në sallën e Parlamentit vijon të jetë në shërbim të interesave politike dhe jo të qytetarëve. Këtë evidenton raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar.
Sipas raportit të ISP, Kuvendi nuk e ushtroi në tërësi funksionin mbikëqyrës ndaj qeverisë dhe gjatë sesionit nuk pati seanca të dedikuara pyetjesh dhe as mocione besimi/mosbesimi, si dhe disa nisma për interpelanca me kryeministrin ose u refuzuan nga mazhoranca, ose u realizuan pjesërisht pa pjesëmarrjen e kryeministrit, por delegimin tek një ministër.
Ndërkohë, sesioni i fundit parlamentar shënoi “mungesën aktive” të liderëve politikë në debatin parlamentar, “rasti i parë i tillë gjatë gjithë periudhës së tranzicionit”, thuhet në raportin e ISP.
Kryetari i PS, Edi Rama mori pjesë vetëm në një debat, mbajti vetëm një fjalim dhe i delegoi kërkesat për interpelancë tek ish-ministrja për marrëdhëniet me parlamentin. Kryetari i PD, Sali Berisha vijon të jetë në kufizim me masë sigurie gjatë gjithë sesionit parlamentar, duke pamundësuar pjesëmarrjen parlamentare. Kryetari i PL, Ilir Meta nuk është deputet dhe Lulzim Basha mori pjesë vetëm në dy debate parlamentare.
Ndërkohë, deputetët më efektivë vijuan të jenë pothuajse të njëjtët si në sesionet e mëparshme parlamentare: Erion Braçe (PS), Jorida Tabaku (PD), Ina Zhupa (PD), Bujar Leskaj (PD), Petrit Vasili (PL), Klotilda Bushka (PS), Tritan Shehu (PD), etj. Deputetët e PSD vijojnë me rekorde negative (nën 13%) në fund të renditjes, kurse partitë e tjera kanë kuota nën 30%.
Përsëri vihet re se numri i deputetëve që nuk flasin vijon të jetë i lartë.
Nga të dhënat monitoruese janë gjashtë deputetë që nuk kanë arritur të lënë “gjurmë parlamentare” në sesionin e fundit parlamentar, duke mos pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare.
“Në listë kryesojnë pothuajse të njëjtët deputetë si edhe në sesionet e kaluara parlamentare, kryesisht deputetë – biznesmenë që sigurojnë mandate personale në zona të ndryshme, që vijojnë të injorojnë detyrimet dhe përgjegjësitë parlamentare. Ngritja e kartonit pa ngritur zërin në mbrojtje të interesave të qytetarëve që kanë zgjedhur të përfaqësojnë, nuk duket të ketë cenuar përfitimin financiar të këtyre deputetëve. Kjo për shkak se paga e tyre ndahet në dy kategori, baza dhe bonuset në bazë të pjesëmarrjes në komisione dhe seanca plenare”, thuhet në raport.
Tipar dallues është fakti se deputetët nga qarqet e largëta kanë edhe përfitimet më të mëdha financiare, dhe se në listën e deputetëve më të paguar bëjnë pjesë disa prej atyre që nuk kanë pasur pothuajse asnjë produkt parlamentar. Pagesa mujore e deputetëve është rreth 2 deri 2.5 mijë euro pa llogaritur përfitimet shtesë që variojnë deri në 2 mijë euro të tjera.
“Ajo që dallon sesionin e fundit parlamentar krahasuar me pararendësin, është se në minutazh deputetët kanë folur më shumë, pasi Kuvendi në mesin e muajt mars iu rikthye në normalitet pas marrëveshjes me opozitën që i dha fund aksionit parlamentar të demokratëve”.
Trejsi Sejdini në faqen e parë të revistës ”Vogue”: Mundësi e mrekullueshme!Trejsi Sejdini ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e saj të modelingut. Modelja ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar suksesin e madh: fytyra e saj është në revistën e “Vogue”.
Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këtë projekt fantastik në të cilin kam punuar përgjatë muajit të fundit! Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur! Faleminderit ‘Vogue Turkiye’ për këtë mundësi të mrekullueshme!
Artikulli dhe fotot janë realizuar për “Vogue Turkiye”. Në intervistë, Trejsi rrëfen rrugëtimin e saj nga Shqipëria në Majami, modën, bukurinë, Miss Universe dhe aspiratat në karrierë.
Kush e vrau Dianën? Dokumentari i ri hedh dritë mbi detaje të patreguara të vdekjes së princeshësGati tre dekada pas vdekjes së saj, princesha e ndjerë Diana vazhdon të mbetet në mendjet dhe zemrat e shumë njerëzve që kanë ende kuriozitet mbi gjithçka lidhet me jetën e saj. Por, një dokumentar i ri pritet të zbulojë detaje të reja nga vdekja e saj në vitin 1997.
Sipas “People”, një dokumentar i ri me tre seri, me titull “Who killed Diana” (Kush e vrau Dianën) do të eksplorojë rrethanat e vdekjes së princeshës së ndjerë në moshën 36-vjeçare. Nga ana tjetër, revista “Deadline” shton se ekipi i këtij dokumentari do të sjellë intervista të rralla, përfshirë edhe burimet dhe dëshmitarët e parë pak minuta pas aksidentit tragjik, diçka që pritet të hedhë dritë mbi vdekjen e bujshme që vazhdon të marrë vëmendjen e gjithë botës prej ditës së parë kur ka ndodhur.
“Who killed Diana?” do të ketë një kast personazhesh të njohur që do të sjellin historinë e famshme të princeshës në kontekstin historik të mënyrës si ndodhën ngjarjet. Ekipi që ka krijuar këtë dokumentar është i njëjti me atë që realizoi dokumentarin “Who Killed Jill Dando” (Kush e vrau Jill Dando-n) në vitin 2023 dhe “The Mystery of Marilyn Monroe” (Misteri i Marilyn Monroe) i vitit 2022 në Netflix.
Ende nuk ka një datë publikimi, por është zbuluar se ky dokumentar do të jetë i ndarë në tre pjesë.
“Eksplorimi i grave legjendare përmes dokumentarëve investigativë është një pasion i imi,” tha producentja Emma Cooper. “Ashtu siç bëmë me “The Mystery of Marilyn Monroe”, ne kemi marrë një histori që bota mendoi se e dinte, teksa ne synojnë të sjellim të vërteta që jo nuk janë thënë më parë. Unë jam e përkushtuar që t’i qasem historisë së kësaj gruaje të dashur dhe ikonë me informacione të patreguara më parë.”
Diana vdiq së bashku me dy persona të tjerë në një aksident automobilistik në Paris dhe mes viktimave ishte edhe i dashuri i saj, miliarderi Dodi Al Fayed dhe shoferi Henri Paul.
“Ka shumë pak momente si këto në histori,” tha biografia mbretërore Ingrid Seward për 25 vjetorin e vdekjes së Dianës. “Por, vdekja e saj ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.”/InStyle
Armik i Putin dhe baba i 100 fëmijëve – Profili i pazakontë i shefit të Telegram, Pavel DurovPavel Durov përfaqëson shumëçka për shumë njerëz. Mjeshtër programimi, sipërmarrës miliarder, për disda është lolo i Kremlinit, luftëtar i fjalës së lire si dhe ësshtë baba biologjik i të paktën 100 fëmijëve.
Durov, themeluesi i pakapshëm i aplikacionit popullor Telegram, i cili u arrestua në Francë gjatë fundjavës, bashkon figurën misterioze e mrekullibërëse teknologjike të kreut të META-s Mark Zuckerberg, zakonet e çuditshme të jetesës së ish-shefit të Twitter Jack Dorsey dhe brezin liridashës të Elon Musk – plus një obsesion të ngjashëm me pronatalizmin dhe të pasurit shumë fëmijë. Durov tha në korrik se ai kishte bërë më shumë se 100 fëmijë falë donacioneve të spermës që kishte bërë gjatë 15 viteve të fundit.
Me vlerë rreth 9.15 miliardë dollarë sipas Bloomberg dhe i pajisur me një sërë pasaportash dhe rezidencash, Durov ka jetuar për një dekadë një jetë pa kufij, një njeri pa bagazhe të rëndësishme me vete për të siguruar lirinë e komunikimit nga sytë kureshtarë të qeverive, të zgjedhur në mënyrë demokratike ose jo.
Tani, problemet ligjore të Durovit po nxisin një debat të vjetër, duke vënë në pikëpyetje enkriptimin e Telegram, i cili i mban komunikimet që e përdorin të sigurt, madje edhe nga punonjësit e kompanisë, kundër shqetësimeve të sigurisë të qeverive të ndryshme dhe fushatës së Bashkimit Evropian për të frenuar gjigantët e teknologjisë.
Një dyshe çudibërëse
Durov ka lindur në vitin 1984 në ish-Bashkimin Sovjetik, por u transferua në Itali kur ishte 4 vjeç, i tha sipërmarrësi i teknologjisë gazetarit të njohur konservator Tucker Carlson, në një intervistë të rrallë në fillim të këtij viti. Familja u kthye në Rusi pas rënies së Bashkimit Sovjetik, pasi babai i Durov mori një ofertë për të punuar në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut.
Durov tha se ai dhe vëllai i tij më i madh, Nikolai, ishin të dashururar dhe gjeni matematike që në moshë të vogël. Vëllai i madh Durov ishte yllikur dyshja ishin fëmijë. Durov tha se vëllai i tij shkoi në një media italiane për të zgjidhur ekuacionet kub gjatë një emisioni kur ishte ende fëmijë dhe fitoi disa medalje të arta në Olimpiadat Ndërkombëtare të Matematikës. Durovi më i vogël ishte nxënësi më i mirë në shkollën e tij dhe garoi në nivel lokal.
“Ne të dy ishim shumë të apasionuar pas kodimit dhe dizajnimit të gjërave,” tha Durov.
Ai tha se kur familja u kthye në Rusi, ata sollën nga Italia një kompjuter IBM PC XT, që do të thotë se ata ishin “në fillim të viteve ’90, një nga familjet e pakta në Rusi që mund të mësonin veten se si të programonim”.
“Zuckerberg”-u i Rusisë
Shkathtësia e kodimit dhe shpirti sipërmarrës i Durov-it e shtynë atë të ndërtonte Vkontakte (VK), një faqe e mediave sociale, në vitin 2006, kur ai ishte një 21-vjeçar që sapo kishte përfunduar universitetin. VK shpejt u bë i njohur si Facebook i Rusisë dhe Durov ishte përgjigja e vendit për Mark Zuckerberg.
Por marrëdhënia e Durov-it me Kremlinin u shndërrua shpejt në armiqësore, shumë më shpejt sesa ajo e Zuckerberg-ut me Uashingtonin.
Kur protestuesit filluan të përdorin VK-në për të organizuar demonstrata në Kiev kundër presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Janukoviç, në vitin 2013, Durov tha se Kremlini i kërkoi faqes që të dorëzonte të dhënat private të përdoruesve ukrainas.
“Ne vendosëm të kundërshtonim dhe kjo nuk u përtyp mirë nga qeveria ruse,” i tha ai Carlson-it.
Ky vendim vulosi fatin e Durovit në kompani. Durov më vonë do jepte dorëheqjen si shef, duke hapur derën për njerëzit e afërt me presidentin rus Vladimir Putin për të marrë detyrën. Sipërmarrësi shiti të gjitha aksionet e tij për miliona dollarë dhe më pas u largua nga Rusia. Sot VK është nën kontrollin e shtetit.
“Për mua, ajo që bëra nuk ishte kurrë për t’u pasuruar. Gjithçka në jetën time ishte për t’u bërë i lirë. Për aq sa është e mundur, misioni im në jetë është të lejoj njerëzit e tjerë të bëhen të lirë”, tha Durov.
“Unë nuk dua të marr urdhra nga askush.”
“Të gjithë ta shpifin “
Ndërsa Zuckerberg bleu WhatsApp në përpjekjen e tij për të ndërtuar perandorinë e mediave sociale, e njohur tashmë si META, Durov zgjodhi të ndërtojë aplikacionin e tij të mesazheve, pavarësisht një tregu tashmë të mbushur me platforma të tilla.
Ai nuk mendonte se ajo që ishte tashmë në treg, ishte mjaftushëm e mirë.
“Nuk ka rëndësi se sa aplikacione mesazhesh janë atje, nëse të gjithë ta shpifin,” tha Durov për TechCrunch në 2015.
Durov tha se përvoja e tij me Kremlinin ishte një motivues kryesor në krijimin e Telegram, i cili tani është i bazuar në Dubai. Ai dhe vëllai i tij donin të ndërtonin diçka që do të ishte e lirë nga sytë kureshtarë të qeverive.
Kriptimi i fortë i kompanisë dhe angazhimi i shumëpërfolur ndaj privatësisë u provuan tërheqëse për qindra miliona përdorues që u dyndën në Telegram – duke përfshirë, përfundimisht edhe grupe të ndryshme, përfshi ata që planifikuan sulmet terroriste në Paris në nëntor 2015.
Zbulimi e shtyu Durovin që bënte një jetë larg syve të mediave, të shkonte në një takim të beftë publik, dukedhënë një sërë intervistash, përfshirë një me CNN, për të siguruar publikun se Telegram nuk po shndërrohej në një WhatsApp për terroristët.
Telegrami, sipas Durov, ishte thjesht platforma më e sigurt e mesazheve në treg dhe kompromentimi duke çelur një derë të pasme për qeveritë, do minonte të qenitjoshës për aplikacionin dhe angazhimin e kompanisë ndaj privatësisë.
“Ju nuk mund ta bëni atë të sigurt kundër kriminelëve dhe të hapur për qeveritë,” i tha Durov CNN në 2016.
“Ai ose është ose nuk është i sigurt.”
Marrëdhënia me Kremlinin
Kundërshtimi i Telegramit për të lëvizur nga pozitat për sa i përket privatësisë e vendosi atë në mosmarrëveshje me qeveritë në mbarë botën – duke përfshirë Rusinë, të paktën fillimisht.
Moska në vitin 2018 u përpoq të ndalonte Telegramin pas kundërshtimit të shërbimeve ruse të sigurisë që kërkuan çelësat e deshifrimit. Durov u zotua të kundërshtojë ndalimin.
Një tjetër përballje mes sipërmarrësit të teknologjisë dhe Kremlinit dukej se ishte në horizont, por asgjë nuk ndodhi. Ndalimi u hoq në vitin 2020.
Në vitet që pasuan, Telegram u bë një nga platformat e pakta të mediave sociale të huaja që vepron në Rusi pa kufizime. Tani është mjeti i parapëlqyer i komunikimit zyrtar për shumë zyrtarë në qeverinë ruse.
Kritikët e Durov kanë vënë në dyshim prej kohësh nëse Telegram mund të funksiononte kaq lirshëm në Rusi pa i bërë asnjë lloj lëshimi Kremlinit, akuza që Durov i ka hedhur poshtë vijimësisht – shpesh duke treguar për grindjen e tij në fillim të viteve 2010 që e shtynë atë të largohej nga Rusia.
Para se të arrestohej në Paris, Durov ishte në Azerbajxhan në të njëjtën kohë me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ishte në vend për një vizitë zyrtare dy-ditore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se të dy nuk u takuan.
Megjithëse Durov i ka kthyer publikisht shpinën Rusisë, qeveria filloi të punojë shpejt në mbështetje të Durovit pas ndalimit të tij. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se ambasada ruse në Paris “nisi menjëherë nga puna” pasi mori vesh për problemet ligjore të Durovit.
Çështja e abuzimit përmes Telegramit nga pastruesit e parave, trafikantët e drogës dhe njerëzit që përhapin pedofilinë ka vijuar të shqetësojë qeveritë perëndimore. Arrestimi i tij në Francë ishte i lidhur me një urdhër në lidhje me mungesën e moderimit të Telegram, sipas BFMTV-së, degë e CNN.
Telegram u përgjigj në një deklaratë se “është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj janë përgjegjës për abuzimin në atë platformë”.
Deklarata shtoi se Telegram u përmbahet ligjeve të BE-së dhe se Durov nuk kishte asgjë për të fshehur.
Dy shtetet shqiptare më të varfërat në Europë/ Pagat minimale, Shqipëria në fundPaga minimale është treguesi i nivelit të zhvillimit ekonomik të një vendi. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, shqipëria renditet e dyta nga fundi për pagën minimale më të ultën në Europë.
Më skatësisht lë pas vetëm Kosovën, por duhet kujtuar se Kosova ka më pak se 20-vjet shtet.
Paga minimale përcaktohet me ligj nga çdo shtet, ajo që bie në sy është se dy shtetet shqiptarë janë të fundit, dhe diferenca mes tyre është vetëm 50, pra Kosova e ka vetëm 50 euro më pak se Shqipëria pagën minimale, ndërkohë që ka vetëm 16 vjet shtet i pavarur.
Shteti me pagën më të lartë në Europë është Luksenburgu për ty pasur me 5 vendet e para që janë Holanda, Belgjika, Gjermania, Franca.
Tabaku: Nismë ligjore për të mbrojtur qytetarët që marrin kredi nga abuzimet financiareDeputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se do të dorëzojë në Kuvend një iniciativë të rëndësishme ligjore, që ka të bëjë me “mbrojtjen e kredimarrësve nga praktikat grabitqare të huadhënies dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet më të mira të Bashkimit Europian”. Tabaku, e cila është Kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, shprehet se prej disa javësh, qytetarët shqiptarë kanë qenë dëshmitarë të një realiteti të trishtë, ku prona, kursimet dhe fatkeqësisht edhe jeta e bashkëqytetarëve janë vendosur në rrezik për shkak të abuzimeve financiare. Sipas saj, një grup përmbaruesish dhe mbledhësish të kredive të këqija kanë përfituar nga boshllëqet ligjore për të shfrytëzuar në maksimum vuajtjet e qytetarëve, duke krijuar një krizë të thellë në sektorin bankar dhe atë të mikrokreditimit.
“Koha ka ardhur që të veprojmë ndryshe! Qytetarët tanë meritojnë mbrojtje nga abuzimet financiare dhe nga sjelljet që më së shumti të kujtojnë personazhet e romanit të Balzakut”, shkroi në faqen e saj në Facebook, Tabaku. Ajo theksoi se kjo nismë ligjore është një përpjekje për të sjellë rregull dhe drejtësi në tregun financiar shqiptar, duke përfshirë rregullimin e sektorit të mikrokreditimit dhe të shërbimeve FinTech.
Nisma e Tabakut synon të mbrojë qytetarët nga kamatat abuzive dhe kriminale që kanë rënduar mbi kredimarrësit dhe të parandalojë praktikat e tilla në të ardhmen. Ajo shpreson që kjo paketë ligjore të gjejë mbështetje të gjerë në Parlament, duke bashkuar kolegët e të dyja anëve të spektrit politik.
Tabaku ka bërë të ditur se së bashku me një grup specialistësh bipartizanë, do të prezantojë zyrtarisht nismën në javët në vijim. Kjo përpjekje është pjesë e një angazhimi të gjerë për të mbrojtur interesat e publikut dhe për të sjellë ndryshimet e nevojshme ligjore që do të sigurojnë një mbrojtje më të mirë për konsumatorët shqiptarë në sektorin e shërbimeve financiare.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut:
Prej disa javësh, shqiptarët janë përballur me realitetin e trishtë që u ka marrë bashkëqytetarëve pronat, kursimet dhe, fatkeqësisht, edhe jetën. Një grup përmbaruesish, mbledhësish të kredive të këqija dhe përfitues imoralë të një legjislacioni me shumë boshllëqe na kanë kujtuar xhambazët që Balzaku përshkruante në librat e tij, që mblidhnin kambialet e borxhlinjve duke përdorur dhe shfrytëzuar në maksimum vuajtjet dhe nevojat e tyre.
Të njëjtët persona menduan boshllëqet ligjore të mikrokreditimit dhe licencimit të shoqërive të borxhit të keq si një hapësirë ligjore abuzive. Përfituan nga mungesa e rregullimit të një zone gri, që kishte hapur një derë abuzimi, për të shpartalluar të ardhurat e qytetarëve përmes kamatave abuzive dhe kriminale, që kalonin nivelin e borxhit. Duke përdorur mbi të gjitha hapësirën ligjore dhe një fushë tërësisht të paorientuar në mbrojtjen e konsumatorit, kësaj radhe kredimarrësit.
Fatkeqësisht, institucionet që duhet të mbikëqyrnin me imtësi të plotë situatën dhe të kontrollonin sjelljen e këtyre institucioneve financiare, si Banka e Shqipërisë, bënë sikur nuk e panë situatën. Një sjellje që nuk ngrihet aspak në lartësinë e detyrës që ka institucioni i Bankës së Shqipërisë dhe akoma më tej luajti një ping-pong të pandershëm me institucionet e tjera. Një sjellje që e pamë edhe në raportimin e guvernatorit në Parlament.
Natyrisht, që një vepër e tillë penale ka qenë tejet e sofistikuar, duke shfrytëzuar në maksimum heshtjen e parlamentit, që nuk ka mundur të propozojë ligje që e rregullojnë këtë çështje; të një qeverie që sjell me kamionë ligjet me porosi dhe përdor çdo deputet të mazhorancës për të propozuar një ligj për interesa oligarkie, por që nuk u kujtua aspak për një nevojë të tillë; të boshllëkut ligjor që ofron Banka e Shqipërisë dhe mospërfilljes jo kokëçarëse dhe deri menefregiste që na dhuroi Ministria e Drejtësisë. Të gjithë pra, bashkëfajtorë por jo bashkëvuajtës në tragjedinë e përbashkët dhe të hidhur të shqiptarëve.
Tani, koha ka ardhur që ne të veprojmë ndryshe! Ndërsa prokuroria po heton çështjen në fjalë, në pritje të një vendimi të kuvendit për një komision hetimor si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe gjithashtu anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si një nga ata deputetë që kërkova me ngulm që Parlamenti të ngrejë një komision parlamentar për të shqyrtuar hapësirat ligjore dhe jo vetëm në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit si dhe përputhjen me standardet më të mira të BE-së, kam ndërmarrë një iniciativë ligjore për një paketë të plotë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit në sektorin bankar.
Iniciativa ka për qëllim vetëm mbrojtjen e kredimarrësve nga praktikat grabitqare të huadhënies dhe veprimeve kriminale që nënkupton edhe përafrimin e gjithë legjislacionit për shërbimet financiare. Do të angazhoj energjitë në atë që mendoj dhe besoj se është detyra parësore e Kuvendit: mbrojtja e qytetarëve dhe interesit të tyre. Me të njëjtin pasion si në rastin e mbrojtjes së interesit kur u zbulua afera e inceneratorëve apo dedikimit të mbrojtjes së interesit të shtresës së mesme me ligjin antikushtetues të taksimit të profesioneve të lira.
Kjo nismë ka në thelb përshtatjen dhe jo vetëm një ligj për mikrokreditë, financimin e FinTech dhe kamatës sipas standardeve të Bashkimit Europian. Një nismë që natyrisht i shërben domosdoshmërisht një tregu të etur për rregull dhe sundim të ligjit. Një nismë që besoj dhe shpresoj se do të gjejë mbështetjen tek kolegët e mi të të dyja anëve të ishullit politik parlamentar.
Detyra e një deputeti në Kuvend është që të mbrojë interesat e publikut dhe njëkohësisht të jetë pararojë dhe të propozojë ndryshime ligjore apo ligje të reja për ta mbrojtur këtë interes. Prandaj, së bashku me një grup specialistësh që janë bipartizanë, kam ndërmarrë që prej fillimit të këtij muaji një nismë që do të kurorëzohet në javët në vijim për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve në fushën e shërbimeve financiare.
Kjo është një nismë dhe një betejë që u duhet shqiptarëve dhe qytetarëve për t’u mbrojtur nga sjellja prej xhambazi që jo rrallë të kujton romanet e Balzakut, ku personazhet shtrëngoheshin në gjithëfarësoj mënyrash për të shlyer kambialet. Qindra konsumatorë që janë duke vuajtur pasojat e arrogancës, korrupsionit dhe mungesës së rregullimit nuk e meritojnë t’u zhvatet pasuria e tyre në këtë mënyrë. Prandaj është e nevojshme të miratohen standardet e praktikat më të mira të BE-së.