zoom

Day ArchiveU godit 4 herë më thikë se ngacmoi një vajzë, kush është i riu që u vra në Tiranë

Dy goditje me thikë në kraharor e dy në këmbë i kushtuan jetën një 34-vjeçari pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. Amarildo Hoxhallari mbërriti në gjendje të rëndë në spital, ku gjeti vdekjen vetëm pak kohë më pas.

Ai u plagos në zonën e Astirit në kryeqytet, rreth orës 18:45. Autor i dyshuar është një 25-vjeçar. Darmian Keli u arrestua nga policia e Tiranës pak kohë pas ngjarjes.

E teksa do të jenë hetime ato që pritet të zbardhin rrethanat e plota të vrasjes, dyshimet e para janë se Keli e goditi me thikë Hoxhallarin pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.

Në vitin 2015, kur ishte 25-vjeç, ai u arrestua së bashku kushëririn e tij për tentativë vrasjeje dhe plagosjen e një punonjësi policie. Bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj Pajtim Serjanit, mik i Emiljano Shullazit dhe plagosjen e efektivit Roland Meta./ Zoom.al

U qëllua me thikë në Astir, ndërron jetë në spital 34-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital Amaraldo Hoxhallari i cili pasditen e sotme u plagos në në zonën e “Astirit’ në Tiranë.

34-vjeçari shkoi në gjendje të rëndë në spital, pasi kishte marrë katër goditje me thikë; dy në gjoks e dy në këmbë.

Policia arrestoi Darmian Kelin, 25 vjeç si autor të ngjarjes së ndodhur në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45.

Nga të dhënat e para mësohet se Hoxhallari ka ngacmuar të dashurën 25 vjeçarit. Policia arrestoi autorin, Darmian Keli ndërsa 34 vjecari u dërgua në spital nga ku u mësua se kishte ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Zoom.al

Kush e mendonte/ Kiara Titos i besohet drejtimi i “Big Brother VIP”!

E teksa sezoni i ri televiziv është shumë pranë, kanë nisur edhe lajmet në lidhje me merkaton televizive dhe lëvizjet e mundshme të figurave të njohura të ekranit.

Një emër i lakuar është padyshim ai i Kiara Titos, e cila do të rikthehet në ekran dhe teksa në media së fundmi qarkulloi lajmi se do të jetë në emisionin e ri që do të nisë në Top Chanel “Shqiptarët për shqiptarët”.

Burime të tjera ekskluzive për “Bordo” bëjnë me dije se Kiara Tito do të zhvendoset në Kosovë dhe do të marrë drejtimin e “Big Brother VIP Kosova”, ndërkohë po të njëjtat burime bëjnë me dije se Luizi do të jetë producent i edicionit të tretë të BBV Kosova.

Mesa duket bashkëpunimi me Olsa Muhametin rezultoi i suksesshëm dhe tashmë ato do të jenë sërish bashkë por në një tjetër televizion.

Kiara dhe Luizi në mediat e tyre sociale kanë blerë edhe një shtëpi në Kosovë dhe mesa duket gjithçka është gati për zhvendosje n e tyre./ Bordo.al

Foto/ Justin dhe Hailey bëhen prindër për herë të parë

Këngëtari i njohur botëror, Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey janë bërë prindër për herë të parë.

Ato janë gëzuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jack Blues Bieber.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, Justin përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.
Ai ka shpërndarë në rrjet këmbën e të voglit të tij të porsalindur të mbështjellë në një batanije të bardhë pellushi, ndërsa shkruan “Mirë se erdhe në shtëpi, Jack Blues Bieber!”

Çifti konfirmoi për herë të parë shtatzëninë e tyre në Instagram në fillim të muajit maj, ndërsa Hailey tregoi se ishte në tremujorin e dytë të shtatëzanisë.

Eskortat nga Kina dhe Filipinet reklama në rrjetet sociale, pagesat deri në 400 euro

Një 38-vjeçare kineze, e cila së bashku me një bashkëpunëtore po kineze, kishte ngritur një rrjet prostitucioni në Tiranë, u arrestua duke u larguar nga aeroporti i Rinasit këtë të shtunë.

 

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy tutoret kineze, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin vajza kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion.

 

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy tutoret kineze me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara. Nëpërmjet këtij shantazhi policia ka dokumentuar një rast 38 vjeccarja I ka marrë një prej vajzave 15 mijë euro.

Sipas një vëzhgimi të Top Chanel, vajzat rekaloheshin në rrjetet sociale, kryesisht Telegram ndërsa pagesat për klientët varionin deri në 400 euro.

Disa shfaqen vetëm me foto provokuese dhe një numër telefoni ndërsa të tjera reklamohen duke ofruar shërbime masazhi.

Kretë/ Zbardhet plagosja e shqiptarit, u qëllua për një femër

Durim Muslija 40 vjeç nga Durrësi, me precedentë të mëparshëm penal në shtetin fqinj, është personi që mbeti i plagosur me armë zjarri një natë më parë në Kretë.

 

Sipas policisë greke në orën 02:10 është marrë njoftim për një person të plagosur me armë në pyllin e Kerit në Irakleo të Kretës. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar shtetasit Durim Muslija me një plagë depërtuese nga arma e zjarrit në lartësinë e pulpës së majtë.

Në kuadër të hetimeve paraprake, ka rezultuar se teksa Muslija është kthyer në banesën e tij, një person i panjohur, pasi ka mbuluar tiparet, me përdorimin e dhunës dhe kërcënimin me pistoletë, e ka detyruar të hipë në mjetin në fjalë dhe e ka çuar drejt pyllit të Kerit.

Aty pas një debati të shkurtër e qëlloi një herë dhe u arratis me një automjet tjetër, e cila e priste në vendngjarje.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërcënuar të plagosurin duke i kërkuar të heqë dorë nga një grua.

Fundosja e jahtit në Siçili/ Nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia

Autoritetet në itali kanë nsiur hetimet për vrasje nga pakujdesia për fundosjen e jahtit luksoz ku u mbytën 7 persona.

Prokurori Italian sqaroi se agjentët zbuluan se nuk ishte moti i keq që shkaktoi fundosjen e anijes me vela por rezultati i veprimeve të ekuipazhit dhe mënyra e menaxhimit të situatës.

Ai tha gjithashtu se hetimi nuk kishte për qëllim asnjë individ por zbardhjen e plotë të rrethanave.

I pyetur se si ishte e mundur që asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk u mbyt, prokurori i cështjes tha se viktimat mund të kishin qenë në gjumë dhe stafi i jahtit, jo.

Megjithëse jo të gjithë trupat e pajetë u gjetën brenda kabinave të tyre.

Akuza e prokurorisë aktualisht është “vrasje nga pakujdesia” megjithatë shumë pyetje të tjera të gazetarëve drejtuar prokuroit, mbetën pa përgjigje.

Anija me flamur britanik, me 22 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord, u mbyt të hënën pasi direku i saj, një nga më të lartët në botë, u thye gjatë një stuhie.

Personat e mbytur në jahtë ishin persoanlitete dhe njerëz të njohur të biznesit, përfshirë, manjatin Britanik Mike lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare.

Për zbulimin e të gjithë trupave të mbytur u aktivizuan qindra polumbarë e u deshën më shumë se tre ditë.

Mes luftës/ Ukraina feston Ditën e Pavarësisë

Në vitin e tretë të luftës me Rusinë, Ukraina festoi 33 vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik.

 

Për të shënuar ditën e pavarësisë, presidenti Volodymir Zelensky nënshkori disa ligje anti ruse, përfshirë ratifikimin e një statuti që i hap rrugë vendit për t’ju bashkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

 

Liderë të vendeve aletate të Ukrainës dëguan urime dhe përshëndetën qëndresën e popullit ukrainas ndaj pushtimit rus.

 

33 vjetori i shpalljes së pavarësisë vjen në një moment të rëndësishëm kthese për forcat e Kievit, që vazhdojnë avancimin në rajonin rus të Kurskut.

 

Ushtria ukrainase pretendon se tani ka nën kontroll 92 vendbanime dhe mbi 1000 kilometra katrorë territor rus.

 

Qëllimi i Ukrainës, sipas liderëve të saj, është të krijojë një zonë sigurie brenda Rusisë në mënyrë që të mbrojë civilët e saj prej bombardimeve ruse nga përtej kufirit.

Plagoset me armë shqiptari në Greqi/ Në polici deklaroi se ishte marrë peng

Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Irakleo të Kretës.

 

40-vjecari me një plagë arme zjarri në këmbë është transportuar në spitalin Pagni të Kretës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo, por dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister.
Sipas tij, ai ka qenë duke parkuar automjetin jashtë banesës, kur persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe pasi e kanë çuar në një vend tjetër, e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe e kanë braktisur.

40-vjecari shprehet se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, ndërkohë sipas policisë ai rezulton të ketë pasur kërcënime të mëparshme.

SHBA/ Nipi i presidentit legjendar Kennedy tërhiqet nga gara presidenciale

Kandiati i pavarur për president, Robert Kenedi u tërhoq nga gara dhe doli në mbështetje të kandidatit republikan, ish-presidentit Donald Trump.

 

Disa orë pas konfirmimit të lajmit përmes një konference për shtyp, nipi i presidentit legjendar Xhon Kenedy, u shfaq krah Donald Trump në një aktivitet në Arizona.

 

Gjatë fjalimit të tij, Trump premtoi se nëse do të rizgjidhet president do të krijojë një panel të posaçëm me ekspertë të lartë ligjor, që do të punojnë me Kenedin për të zbardhur vrasjen e ish-presidentit Xhon Kenedi.

 

Robert Kennedy tha se do të hiqte emrin e tij nga fletëvotimet në 10 shtete të fushëbetejës që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve për të ndihmuar Trump dhe do të mbetet si kandidat në shtetet e tjera.

 

Sipas sondazheve, Kenedi kishte jo më shumë se 5% shanse për të fituar zgjedhjet por, megjithatë emri i tij mund të jetë vendimtar në garën e ngushtë mes Trump dhe Harris.