zoom

Day Archive“Kur zbuloi tradhtinë donte të vriste veten”/ Nipi i Goxharës: Daja donte që ajo të kërkonte falje

Ditën që plagosi disa herë me armë zjarri Lorenc Kostën, ish-efektivi i forcave Shqiponja, Erjon Goxhara, është takuar me bashkëshorten e tij në një kafene në hyrje të një qendre tregtare në kryeqytet, ku kanë biseduar për marrëdhënien mes tyre, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte me inxhinierin e ERE-së.

Ka qenë nipi i Erjon Goxharas ai i cili ka zbuluar detaje nga takimi mes tyre, ndërsa është shprehur se daja i tij ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore nga gruaja e tij, Griselda.

Beqiri ka deklaruar se Goxhara, pas mësimit për tradhtinë e gruas së tij, shpeshherë ka shprehur mendime se ka dashur të vrasë veten.

Ai ka treguar se Erjon Goxhara dhe Griselda janë takuar më 19 gusht 2024, ditën e ngjarjes, ku daja i tij donte që ajo të kërkonte falje, por ajo nuk e ka bërë.

“Më 19 gusht 2024, Goxhara dhe Griselda janë takuar në një lokal në hyrje të një qendre tregtare në kryeqytet, ku kanë pirë kafe dhe kanë diskutuar për të ardhmen e tyre. Goxhara ka kërkuar që Griselda të kërkonte falje për veprimet e saj, por kjo kërkesë nuk është plotësuar nga ana e saj. Gjatë këtij takimi, Goxhara ka tentuar ta godasë bashkëshorten, por është ndaluar nga nipi i tij. Më pas, ky i fundit ka shoqëruar Griseldën në banesën e saj, ku ajo ka filluar të godasë veten me grushte në fytyrë, të gërvishtë dhe të qëllojë veten në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në dosjen hetimore./ Zoom.al

“Polici Goxhara s’kishte qëllim ta vriste”/ Gazetari: Lorenc Kosta e ka jetën nga turistët e huaj

Detaje të tjera janë zbuluar dalë lidhur me plagosjen me armë zjarri të Lorenc Kostës nga efektivi i policisë Erjon Goxhara, pas zbulimit të tradhëtisë së gruas nga ana e këtij të fundit.

Gazetari Eni Ferhati tha në Euronews Albania se nga pamjet e para, sipas opinionit të tij, Goxhara nuk ka pasur si qëllim eliminimin fizik të Kostës, por vetëm plagosjen e tij.

Ai shtoi gjithashtu se mund të thuhet me siguri se jetën e Lorenc Kostës e kanë shpëtuar disa turistë të huaj që ndodheshin aty pranë, të cilët me anë të gjetheve të pemëve kanë parandaluar gjakderdhjen e tij, që mund të rezultonte fatale.

“Pasi e ka qëlluar e ka filmuar dhe këtë video ia ka nisur kunatit të tij, i cili ka qenë punonjës policie, duke i treguar atë çfarë ai kishte bërë në ato minuta, megjithëse kunati i tij e kishte vënë re 30 minuta më vonë atë video dhe nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur. Në këtë video që është transkriputar, duket që ka një lloj mllefi te efektivi i policisë për plagosjen, po themi plagosje, megjithëse është ngritur akuza e ‘tentativës së vrasjes’.

Nga ajo çfarë duket nga pamjet në disa kënde, prezumohet një efektiv në një forcë të posaçme që është një përdorues i mirë i armës së zjarrit, di çfarë drejtimi duhet marrë për të neutralizuar dhe eleminuar fizikisht. Nisur nga këto rrethana, sipas mendimit tim, autori nuk ka patur qëllim që ta eleminojë personin që ka qenë në konflikt, pasi arma është drejtuar në pjesën e poshtme të trupit. Pasi ka kryer këtë veprim, duke e qëlluar 6 herë, 5 prej plumbave kanë kapur të plagosurin, ai e ka xhiruar këtë video duke i shfaqur edhe mllefin me tekstin ku thoshte ‘ti nuk mund të prishësh një familje, nuk mund të hash djersën time, etj’.

Ai e ka jetën nga disa shtetas të huaj që gjendeshin në atë zonë dhe me mjete rrethanore, kryesisht me gjethet e pemëve të zonës kanë parandaluar një gjakderdhje fatale për 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Goxhara nuk pretendon që e ka ndjekur Lorenc Kostën, megjithëse grupi hetimor dyshon se ka qenë në vendngjarje pasi e ka ndjekur Kostën,”- tha Ferhati./ Zoom.al

E fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Bushatit në bashkinë Vau i Dejës.

Burime bëjnë me dije se është gjuajtur në drejtim të një automjeti.

Policia është nisur drejt vendngjarjes, teksa ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima.

Informacione të mëtejshme priten në vijim.

Kërcënoi se do të vriste Donald Trump, arrestohet 66-vjeçari, i dënuar më parë për krime seksuale

Ronald Lee Syrvud 66-vjeç, personi që kërcënoi se do të vriste ish presidentin Donald Trump është arrestuar nga policia.

 

66-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar për krime seksuale, kishte kërcënuar se do të qëllonte Trump përpara tubimit të tij të planifikuar në Arizona.

 

Kërcënimi erdhi më shumë se një muaj pasi kandidati republikan u qëllua në vesh gjatë një mitingu në Pensilvani, më 13 korrik.

 

Syvrud dyshohet se kërcënoi se do ta vriste Trumpin në disa postime në mediat sociale gjatë dy javëve të fundit, sipas oficeres e informacionit publik të Qarkut Cochise.

 

66-vjeçari kërkohej me disa urdhër-arreste të pazgjidhura që rrjedhin nga akuzat për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, vrasje në tentativë dhe abuzues seksual.

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për ditën e shtunë

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 24 gusht 2024.

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në dominim të motit të kthjellet. Por në vijim, vranësirat kalimtare do të shfaqen në zonat malore duke gjeneruar në verilindje reshje të izoluara. Ndërsa Ultësira Perëndimore do të mbetet me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 39°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Forcat speciale lirojnë pengjet, numri i viktimave shkon në 8

Forcat speciale ruse kanë liruar pengjet e marra nga katër persona të lidhur me Shtetin Islamik të cilët kryen një sulm në një burg të sigurisë së lartë Rusi, duke rezultuar në vdekjen e disa rojeve të burgut.

Garda kombëtare e Rusisë njoftoi në një deklaratë se snajperët e forcave speciale likuiduan të katër pengmarrësit ndërsa mediat raportojnë për 8 viktima në total.

Më herët, katër të burgosur që e identifikonin veten si militantë të Shtetit Islamik organizuan sulmin vdekjeprurës ndaj rojeve në një objekt të vuajtjes së dënimit dhe kapën 12 pengje, shumica e të cilëve ishin roje burgu.

Autoritetet e burgut më vonë raportuan se sulmuesit kishin therur me thikë për vdekje katër roje dhe kishin plagosur tre të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një mbledhjeje të komisionit disiplinor të burgut.

Sezoni i Virgjëreshës/ Gjithçka duhet të dini për këtë shenjë

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator) janë logjike, praktike dhe sistematike në qasjen e tyre ndaj jetës. Kjo shenjë e tokës është guximtare dhe nuk ka frikë të përmirësojë aftësitë përmes praktikës së zellshme dhe të qëndrueshme.

 

Ajo qeveriset nga Mërkuri, planeti lajmëtar i komunikimit. Megjithëse Mërkuri sundon gjithashtu Binjakët, këto dy shenja janë rrënjësisht të ndryshme. Një Virgjëreshë merret me informacionin si një kompjuter, duke transformuar edhe grupin më të ngatërruar të informacionit në koncepte të organizuara dhe të qarta.

Megjithëse Virgjëreshat dëshirojnë të jenë të përpikta në të gjitha ndjekjet, ato duhet të kujtojnë se ndjekja e vazhdueshme e idealit mund të jetë shkatërruese kur zbatohet për veten ose të tjerët. Bukuria ekziston brenda papërsosmërive tona dhe është e rëndësishme që Virgjëreshat të mësojnë se të metat nuk janë defekte.

Mbi të gjitha, Virgjëreshat duan të ndihmojnë. Ata janë miq të mirë, të ndjeshëm dhe mbështetës, të cilët përdorin intelektin dhe shkathtësinë e tyre të pabesueshme për të zgjidhur problemet. Shenja e kundërt e Virgjëreshës, Peshqit, ofron udhëzime përmes spiritualitetit, por Virgjëreshat duan të ndihmojnë në një nivel praktik. Këto shenja të tokës përpiqen gjithmonë të ofrojnë zgjidhje. Metodik, të përkushtuar dhe punëtorë.

Për çfarë njihen Virgjëreshat?
Virgjëresha përcaktohet nga saktësia, intelekti dhe fokusi i jashtëzakonshëm dhe rigoroz. Kjo shenjë njihet për mendjen e saj analitike, vëmendjen e përpiktë ndaj detajeve dhe qasjen praktike ndaj jetës. Ikonat si Beyoncé, Keanu Reeves, Zendaya, Blake Lively, Idris Elba, Michael Jackson dhe Salma Hayek ilustrojnë cilësitë e zellshme të kësaj shenje. Për më tepër, Virgjëreshat kanë një prirje të natyrshme drejt rendit dhe efikasitetit, shpesh duke lulëzuar në mjedise ku mund të sjellin strukturë dhe qartësi. Virgjëreshat shkëlqejnë në menaxhimin e detyrave komplekse dhe prodhimin e veprave me cilësi të lartë, pavarësisht nëse është një roman i shkruar me përpikëri, një zbulim shkencor ose një pjesë arti e punuar bukur (shih: të gjitha albumet konceptuale të Beyonce-s – kryevepra të mirëfillta). Prakticiteti dhe besueshmëria e tyre i bëjnë ata miq, partnerë dhe kolegë të menduar, të kujdesshëm dhe të zellshëm.

Cilat janë dobësitë e Virgjëreshës?
Fuqia më e madhe e Virgjëreshës – vëmendja e tyre e përpiktë ndaj detajeve – është gjithashtu dobësia e tyre më domethënëse. Ata vendosin standarde tepër të larta për veten e tyre, shpesh në një shkallë joreale. Ata priren të fiksohen në të metat e vogla, duke vënë presione ekstreme mbi veten për t’u përmirësuar, duke rezultuar në një ndjenjë të vazhdueshme pakënaqësie dhe vetë-dyshimi. Po kështu, Virgjëreshat shpesh luftojnë për të parë rreshtin e argjendtë, duke u fokusuar në atë që mund të shkojë keq ose çfarë ka nevojë për përmirësim.

Jashtëzakonisht analitike, Virgjëreshat janë të prirur për të menduar shumë dhe mund të ngecin në një lak paralize analize, ku konsumohen aq shumë nga problemet e mundshme saqë luftojnë për të ndërmarrë veprime.

Për të zbutur këto prirje, Virgjëreshat duhet të praktikojnë dhembshuri për veten. Askush nuk është i përsosur – në fakt, kjo është çështja! Të metat tona na bëjnë të bukur dhe ne duhet të përqafojmë dobësitë tona.

Kë duhet të shmangin Virgjëreshat?
Virgjëreshat shkëlqejnë në marrëdhëniet ku vlerësohen përpikëria dhe aftësitë e tyre analitike. Vetë-përmirësimi është gjuha e dashurisë së Virgjëreshës, kështu që kjo shenjë lulëzon në komunikim të qartë, të ndershëm dhe partneritete të sigurta dhe të besueshme. Virgjëresha mund të krijojë lidhje të forta me çdo shenjë të zodiakut… por jo të gjithë mund ta tolerojnë natyrën e plotë të Virgjëreshës. Shenjat e ajrit – Binjakët, Peshorja dhe Ujori – mund të ndihen të gjykuara nga syri i përpiktë i Virgjëreshës. Sigurisht, Virgjëreshat duhet të kujtojnë se jo të gjithë ndajnë dashurinë e tyre për detajet dhe rendin.

Çështjet e zemrës për Virgjëreshën?
Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, Virgjëresha kërkon saktësi dhe qartësi. Këta partnerë të përpiktë vlerësojnë besueshmërinë, ndershmërinë dhe komunikimin. Thellësia e tyre emocionale – dhe aftësia e tyre për t’i besuar intuitës së tyre – e ndihmojnë Virgjëreshën të hapet dhe të lidhet më shumë. Këto shenja sigurojnë ndjeshmërinë dhe dhembshurinë që balancojnë qasjen analitike të Virgjëreshës, duke nxitur një marrëdhënie që është e sigurt, ushqyese dhe intelektualisht stimuluese.

49-vjeçari do të hidhej nga ura/ Parandalohet tragjedia në Shkodër

Një 49-vjeçar nga Shkodra tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura mbi lumin Bunë.

Por ndërhyrja në kohë e focave të policisë, ka shmangur tragjedinë.

Burri që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor është dërguar në spital.

Rikujtojmë se vetëm pak muaj më parë, një grua së bashku me tre fëmijët e saj u mbytën në lum duke u hedhur nga e njëjta urë.

Njoftimi i policisë
Shkodër/Tentoi të hidhej nga Ura në lumin Buna, për tu vetëmytur ndërhyrja e menjëhershme e Patrullës së Qarkullimit Rrugor që ishte me shërbim në territor, parandalon ngjarjen e rëndë.
Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.

“Pas tradhtisë ka dashur të vrasë veten”/ Detaje të reja nga plagosja në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e pak ditëve më parë në Tiranë.

Gjatë dëshmisë në polici, nipi i efektivit Erjon Goxhara ka treguar se daja i tij ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore nga gruaja e tij, Griselda.

Madje sipas tij, ka shprehur edhe mendime për ti dhënë fund jetës.

Ai ka treguar se Erjon Goxhara dhe Griselda janë takuar më 19 gusht 2024, ditën e ngjarjes, ku daja i tij donte që ajo të kërkonte falje, por ajo nuk e ka bërë.

“Më 19 gusht 2024, Goxhara dhe Griselda janë takuar në një lokal në hyrje të një qendre tregtare në kryeqytet, ku kanë pirë kafe dhe kanë diskutuar për të ardhmen e tyre. Goxhara ka kërkuar që Griselda të kërkonte falje për veprimet e saj, por kjo kërkesë nuk është plotësuar nga ana e saj. Gjatë këtij takimi, Goxhara ka tentuar ta godasë bashkëshorten, por është ndaluar nga nipi i tij. Më pas, ky i fundit ka shoqëruar Griseldën në banesën e saj, ku ajo ka filluar të godasë veten me grushte në fytyrë, të gërvishtë dhe të qëllojë veten në pjesë të ndryshme të trupit” thuhet në dosjen hetimore.

Rusi/ Të burgosurit marrin peng gardianët, një i vdekur

Një grup të burgosurish, të identifikuar si militant të Shtetit Islamik kapën dhe morën pengje gardianët në një burg të sigurisë së lartë në Rusi.

 

Të një anëtar i stafit të burg është vrarë, sipas autoriteteve vendase.

“Gjatë një seance të një komisioni disiplinor, të dënuarit morën peng personelin e institucionit penal”, thuhet në një deklaratë të shërbimit të burgjeve. “Aktualisht po merren masa për lirimin e pengjeve. Ka viktima.”

 

Në videot që qarkulluan në grupe të ekstremistëve në rrjete sociale, dukeshin të paktën tre pengmarrës dhe disa persona të stafit, të palgosur ose të vrarë.

Mediat ruse raportuan se shërbimet e sigurisë së vendit po përgatit

eshin për të sulmuar ndërtesën.