zoom

Day ArchiveUjra të kristalta e çmime të lira/ Kalabria ia “merr në kthesë” Shqipërisë

Kalabria ka lënë pas Shqipërinë për këtë sezon veror sa i takon turizmit, sipas matësit italian Observatori Astoi Confindustria Viaggi.

Mediat e vendit fqinj kanë bërë krahasimin me ujrat e kristalta, çmimet e ulëta dhe mbingarkesën nga turistët që vendi ynë dhe rajoni jugor italian ka.

“Nëse vitin e kaluar të gjithë e festuan fenomenin e Shqipërisë si destinacionin perfekt veror me kosto të ulët, këtë vit ne kthehemi në Itali për të rizbuluar Kalabrinë, siç e dëshmojnë të dhënat e turizmit.” Thuhet në artikullin e Il Messaggero.

Në fakt, ky nuk është artikulli i vetëm kushtuar “bumit” turistik dhe rënies në një kohë të shkurtër, që Shqipëria ka pësuar në vitin e fundit.
Një pjesë e madhe e plazheve në jug të vendit këtë sezon veror u përballën me bojkotin e pushuesve kryesisht për çmimet e ekzagjëruara por edhe për shkak të cilësisë së shërbimit.

Mediat italiane: Miku i ngushtë i Ramës, Gjergj Luca “elozhe” Georgia Meloni-t

Mediat italiane i kanë bërë jehonë “ekspozitës” që miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca ka hapur së fundmi, në restorantin e sapo inaguruar, kushtuar kryeministres italiane Georgia Meloni.

“Ajo nuk do të ketë (të paktën tani për tani) vilën në Shqipëri për të cilën kemi lexuar ditët e fundit, por Giorgia Meloni tashmë ka një vend ku të ndihet si në shtëpinë e saj, në Shëngjin. Në qytetin ku ndodhet një nga dy qendrat e emigrantëve të krijuara vitin e fundit.”- shkruan Il Mesaggero.

Në ambjentin, pamjet e së cilit i ka publikuar media italiane, shfaqen piktura të shumta që portretizojnë Melonin në humore të ndryshme, nga ato me ngjyra në bardhë e zi.

“Ideja vjen nga sipërmarrësi historik Luca Gjergj, i njohur në Shqipëri edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama, mik i njohur i Melonit.”- shkruan gjithashtu Il Mesaggero.

Pesë këshilla si të humbni peshën e tepërt trupore “duke fjetur”

Nëse mendoni se humbja e peshës mund të arrihet vetëm përmes ushtrimeve të vështira dhe kufizimeve të pafundme dietike, mendoni përsëri.

Ju mund të humbni peshë ndërsa flini.

Sipas një studimi të vitit 2021 të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Obezitetit, gjumi më i mirë nxit humbjen e peshës dhe yndyrës dhe redukton normat e obezitetit.

Flini mjaftueshëm gjumë

Së pari, gjumi është thelbësor për menaxhimin e shëndetshëm të peshës. Studimet kanë treguar se të paktën shtatë orë gjumë çdo natë ndihmon në mbajtjen e hormoneve të urisë në kontroll dhe metabolizmin aktiv.

Pa pushim adekuat, ju tentoni të hani më shumë dhe hormonet tuaja janë të ndërprera. Kjo ndryshon ndjenjën e ngopjes dhe urisë gjatë ditës dhe çon në dëshirat për disa ushqime që janë të larta në kalori, karbohidrate dhe yndyra. Përveç kësaj, gjumi më i thellë dhe më i gjatë rrit sasinë e kalorive të konsumuara nga trupi.

Shmangni kafeinën

Shmangia e kafeinës dhe stimuluesve, veçanërisht pasdite dhe mbrëmje, mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit. Zgjedhja e produkteve pa kafeinë si çajrat bimorë mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të qetë gjatë natës.

Shmangni konsumimin e kafeinës dhe stimuluesve të tjerë disa orë para gjumit. Këto substanca mund të prishin modelet e gjumit dhe të ndikojnë në ciklin natyral të gjumit-zgjimit të trupit, gjë që mund të ndikojë në menaxhimin e peshës.

Flini në një dhomë të freskët

Bëni dhomën tuaj të gjumit të freskët dhe të rehatshme për gjumë më të mirë. Studimet kanë treguar se gjumi në temperatura më të ftohta ndihmon trupin të relaksohet dhe të pushojë më thellë.

Temperaturat më të ftohta aktivizojnë yndyrën kafe, një lloj yndyre që djeg kalori dhe prodhon nxehtësi. Fjetja në një dhomë rreth 19 gradë Celsius e bën më të lehtë djegien e kalorive ndërsa flini.

Shmangni ngrënien para gjumit

Dëshirat e natës janë joshëse, por rezistoni dëshirës për të ngrënë pak para gjumit. Studimet kanë treguar se vaktet e vona mund të kenë një ndikim negativ në tretje, duke çuar në marrjen e tepërt të kalorive dhe shtim në peshë. Në vend të kësaj, hani një darkë të lehtë më herët gjatë ditës dhe jepini tretjes kohë të mjaftueshme për t’u tretur para gjumit.

Orari i gjumit

Një orar i qëndrueshëm i gjumit është thelbësor për humbje peshe të shëndetshme. Një studim i vitit 2020 rekomandoi të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, madje edhe në fundjavë, dhe të mbani një orar të rregullt gjumi.

Gjendet diamanti i dytë më i madh në botë

Diamanti i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë është zbuluar në Botsvana në Afrikëne Jugut.

Guri i çmuar është rreth 2,492 karatësh dhe është gjetja më e madhe që nga diamanti Cullinan 3,106 karatësh.

Edhe i pari u gjet në të njëjtin territor në vitin 1905 dhe i prerë në nëntë gurë të veçantë, shumë prej të cilëve i përkasin tashmë koleksionit të Mbretërisë Britanike.

Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, duke zënë rreth 20% të prodhimit global.

Nga Janari/ Udhëtimet drejt BE me rrugulla të reja

Nga viti që vjen shtetasit shqiptar, do të duhet të marrin konfirmimin nga sistemi Etias përpara udhëtimeve për në vendet e Bashkimit Europian.

 

Sipas rregullit të ri, konfirmimi do të shoqërohet edhe me një pagesë prej 7 eurosh për person, raporton Top Chanel.
Sistemi do jetë aktiv në janar të vitit 2025 dhe për gjashtë muaj do jetë një periudhë prove.

Çdo person mbi 18-vjeç duhet të aplikojë duke futur të dhënat e tij të pasaportës dhe në e-mail do marrë një njoftim konfirmimi së bashku me një kod që është unik dhe që nuk duhet humbur. Leja e dhënë kushton 7 euro për person, për të gjithë të miturit nën 18 vjeç dhe të moshuarit mbi 70 vjeç përjashtohen nga pagesa. Nëse ndryshoni pasaportën, apo emrin duhet bërë aplikim nga e para sepse leja jepet për dokumentin e udhëtimit.

Koha e qëndrimit në zonën shengen do të jetë e njëjte me atë të tanishme pra, 90 ditë.

Në listën e vendeve që do hyjnë në sistemin e ri, përveç vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë janë edhe shtetet e bashkuara të Amerikës, Kanadaja apo Britania e Madhe por edhe shumë vende të tjera në të gjithë botën.

Nuk donte të paguante/ Afrikani godet me çekiç taksistin shqiptar

Një shtetas shqiptar me profesion taksist ka mbetur i plagosur pasi është sulmuar nga 25-vjeçar afrikan, gjatë orarit të punës në Itali.

Në pamjet e rënda, të publikuara nga mediat në vendin fqinj, tregohet e gjithë ngjarja se si i riu afrikan, për të shmangur pagesën prej 80 eurosh, ka sulmuar taksistin.

Për fat të mirë shqiptari ka shmangur tragjedinë duke dalë menjëherë nga automjeti.

Kamerat e taksisë dhe dëshmia e një banori, i cili ka dëgjuar britmat, kanë ndihmuar autoritetet italiane për identifkimin dhe kapjen e autorit.

Pamjet:

Vlera, 5 milionë dollarë/ Agjentët kapin shalqinj fallco të mbushur me drogë

Agjentët kufitarë të Shteteve të Bashkuara kanë kapur një kamion që transportonte metamfetaminë me vlerë më shumë se 5 milionë dollarë në kufirin SHBA-Meksikë të fshehur brenda një ngarkese me shalqinj.

 

Droga ishte e mbështjellë me plastikë të lyer me dy nuanca të gjelbërta që t’i ngjante frutave dhe u vendos mes shalqinjve të vërtetë.

 

Mbajtja e drogës midis produkteve është një mënyrë e zakonshme për të kontrabanduar substancat e paligjshme përtej kufijve – dërgesat e bananeve janë më të njohurat, por oficerët kanë gjetur kohët e fundit lëndë narkotike në djathin Gouda dhe avokado.

 

Dokumentet sugjeruan që shoferi po transportonte një ngarkesë për shalqinj, por një inspektim zbuloi pakot që përmbanin metamfetaminë.

Horoskop/ Tridhjetë ditët e ardhshme do të jenë plot dhurata për këto tre shenja

Këto ditë mund të shënojnë fundin e verës, një stinë e preferuar për shumëkënd, por të paktën tre shenja po hyjnë nga dita e sotme, 22 gusht dhe për tridhjetë ditët e ardhshme (deri më 22 shtator), në një nga periudhat më të bukura të vitit.

Cilat janë ato shenja?

Virgjëresha

Nëse ndiheni si fëmija i përkëdhelur i universit, jeni vërtet, pasi muaji i lindjes do t’ju ndihmojë të realizoni ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Vetëm kini kujdes që të mos lejoni që zëri juaj i brendshëm i vetëkritikës t’ju sabotojë. Sidomos ata prej jush me Diellin në Virgjëreshë, këto ditë ndiheni sikur mund të arrini gjithçka që keni ndërmend. Disa prej jush, në fakt, do t’i lënë konkurrentët tuaj kilometra pas. Pra, merrni parasysh se cilat janë dëshirat tuaja të vërteta dhe hapuni ndaj asaj që yjet janë gati t’ju ofrojnë bujarisht.

Dashi

Ju jeni një nga shenjat më me fat, veçanërisht nëse keni Diell ose Hënë tek Dashi. E para, do të shijoni veçanërisht ndjeshmërinë dhe kujdesin e atyre që ju rrethojnë, edhe kur nuk po flasim për njerëzit më të afërt, por për një të njohur të thjeshtë apo edhe për një të panjohur që vjen në rrugën tuaj. Në çdo rast, do të ketë nga ata që kur t’ju shohin duke u munduar, do t’ju japin një ndihmë. Vetëm sigurohuni që ta trajtoni bujarinë e tyre me mirënjohje në mënyrë që të vazhdoni të merrni energjinë pozitive të universit. Nga ana tjetër, ata prej jush me Hënën në Dash mund të përjetojnë tranzicione. Mund të përballeni me situata që sjellin lëndime dhe trauma të vjetra, por jini të sigurt se ato do t’ju ndihmojnë të shëroheni dhe të ndiheni më të plotë.

Peshqit

Bëhuni gati për një muaj shumë interesant. Sidomos nëse keni Hënën ose Marsin tek Peshqit. Forca dhe talentet tuaja të brendshme do të shfaqen në mënyra të ndryshme – dhe disa prej tyre do të jenë të papritura. Thjesht duhet të guxoni të dilni nga zona juaj e xhirimit pa shkuar shumë larg. Me hapa të ngadaltë, pushtoni çdo ditë që fillon. Sidomos nëse krijimtaria luan një rol kyç në profesionin tuaj, kjo periudhë do t’ju ndihmojë të hiqni qafe dyshimin për veten dhe toksicitetin e njerëzve që nuk janë të lumtur t’ju shohin të keni sukses.

Aksident në Përrenjas/ Plagoset punonjësi i policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në Përrenjas.

Në aksident janë përfshirë një automjet i policisë dhe një automjet tjetër.

Efektivi i cili ka mbetur i lëdnuar në krah është dërguar për mjekim në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Mbytet varka me emigrantë në Serbi, 10 të vdekur

10 persona kanë vdekur pas mbytjes së varkës me emigrantë në Lumin Drina në territorin e Serbisë.

Mjeti lundrues u mbyt gjatë natës së kaluar në përpjekje për të kaluar nga Serbia në Bosnjë e Hercegovinë.

Një zyrtar i Mbrojtjes Civile serbe u shpreh se disa 18 prej emigrantëve kishin mbërritur në breg ndërsa pjesa nuk ia kishte dalë. Nuk dihet saktësisht se sa ishte në total numri i personave që udhëtonin në të njëjtën varkë.

Emigrantët dyshohet se ishin nga Maroku ndërsa nuk dihet asnjë për kontrabandistët e tyre.
Serbia është pjesë e rrugës ballkanike përmes së cilës kalojnë migrantët e paligjshëm, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Evropës Perëndimore.