Aplikacion
Motra e Regis Runaj, i vrarë nga grupi i Erjon Alibej me 27 goditje thike në 29 korrik 2020 në afërsi të varrezave të Elbasanit, rezulton të ketë përdorur aplikacionin “Sky”, duke mbajtur kontakte me kushëririn e saj Mikael Kamami, i cili zotohej për asgjësim të plotë të familjeve të personave që kishin marrë pjesë në vrasjen e Regis Runaj.
Sipas Kamamit ai do vriste një e nga një të gjithë ata persona që kishin marrë pjesë në vrasjen e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit.
Madje gjatë bisedave me kushërirën e tij, Mikael Kamami, frikësohet për një urdhër arresti të mundshëm kundër tij nga prokuroria e Elbasanit, duke i pohuar Denadës se: “…arrestimin e tij e ka në dorë vetëm prokurori Kreshnik Ajazi…”.
Tre ditë më vonë nga kjo bisedës, Denada informon Kamamin se ndaj tij nuk ishte lëshuar asnjë urdhër-arresti nga prokuroria e Elbasanit.
Në fakt urdhër-arresti për Kamamin është lëshuar në muajin Shkurt 2021 për masakrën e Bradasheshit ku mbetën të vrarë tre persona, mes të cilëve dhe Enea Alibej vëllai i Erjon Alibej.
Mikael Qosja, njihet ndryshe në Elbasan dhe si “Kel Kamani” apo si “Keli i Kicit”. Ai është dënuar për herë të parë fillimisht me 8 muaj burgim për “Moskallëzim krimi” dhe më pas ka marë pafajësi.
Ndërkohë një dënim tjetër me 1.2 milion lekë të vjetra, gjykata e Elbasanit ka dhënë për Mikael Qosjan, pasi ky i fundit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
Dënimin e fundit, Mikael Qosja, e ka marë në vitin 2019, pasi gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 2 milion lekë të vjetra gjobë, pasi ka goditur me grushta një punonjës të policisë rrugore në Elbasan.
Për shkak të profesionit të saj si sekretare e gjyqtares Pajtime Fetahut në Gjykatën e Elbasanit, Denada Toda, kishte akses në dosjen hetimore që depozitonte prokuroria e Elbasanit në Gjykatë, me qëllim nxjerrjen e autorizimeve për përgjim, kontroll banesash apo qoftë dhe caktimin e masave të sigurisë.
Për të gjitha këto veprime Denada Toda, informonte Mikael Kamamin, i cili i shprehej që të ofronte dhe para për të marrë informacion në kohë sa më të shpejtë.
Për shkak të situatës së ndodhur me vëllain,Denada Toda, ka zhvilluar takime dhe me kryeprokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, nga ku më pas e informon dhe Mikael Kamamin.
Sipas SPAK, Denada Toda për shkak të detyrës së saj funksionale në gjykatë, ka nxjerrë të dhëna sekrete në mënyrë të përsëritur dhe një gjë e tillë ka ndodhur gjatë muajve shtator-Tetor të vitit 2020.
Ajo ka kryer komunikime në “Sky” me Mikael Kamamin duke kryer veprime për llogari të tij, duke informuar Kamamin mbi ecurinë e procesit hetimor të nisur ndaj Erion Alibej, dhe se Alibej ka paguar Euglen Halilin dhe Xhuliano Hoxhën për vrasjet në Elbasan.
Madje sekretarja Toda,ka informuar Kamamin për përgjimet që ajo disponon në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Gjithashtu ajo i premton se do flasë me gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe më pas do e informojë Mikaelin.
Po ashtu në një moment tjetër, Denada Toda informon kushëririn e saj Mikael Kamami, se Pajtime Fetahu ka firmosur urdhër-arresti për Erion Alibej dhe se do e informonte sapo të arrestohej Alibej.
Ajo më pas i ka dërguar përmes fotove një deklarim të dhënë në polici nga Artenca Shehu, bashkëjetuese e Xhulian Hoxhës, i dënuar ky me burgim të përjetshëm për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj si dhe i tregon mbi veprimet hetimore që po kryhen në shtëpinë e Xhulian Hoxhës, në të cilën ishte vendosur përgjues.
Gjithashtu Denada Toda me porosi të Mikael Kamamit është interesuar dhe ka verifikuar nëse ka urdhër-arresti, ndaj Mikael Kamamit, Hajdar Bakos dhe Franc Bakos.
Sipas SPAK në 1 shtator 2020, Marsela Lala bisedon me vëllain e saj Mikael Qosja (Kamami), të cilit i tregon se Denada Toda nesër do t’i japë një informacion me rëndësi.
Mikael Kamami i ka kërkuar Marsela Lala, që ti thotë Denada Todës që duhet ti tregoj të gjitha dhe mos të mbajë asnjë të fshehtë pasi ai (Mikael Kamami) duhet të jetë një hap para të tjerëve.
Po kështu dy ditë më pas, në 3 shtator 2020, Denada Toda përmes kodit “ABB810” bisedon me Mikael Kamamin, duke e informuar se Erion Alibej, ka paguar Xhulian Hoxha dhe Euglent Halili për ngjarjen në Elbasan.
Gjithashtu Denada Toda, i ka treguar Mikael Kamamit se Erion Alibej ndodhet në veri të Shqipërisë dhe se do mundohet të marrë konfirmim nëse Erion Alibej është në kërkim pasi sipas Denada Toda është shumë sekret.
Mikael Kamami i ka thënë Denadës të ofroj lekë për të marrë informacione.
Denada Toda ka informuar Mikael Kamamin se atë ditë i kanë ardhur disa përgjime për ngjarjen e Emiljano Ramazanit. Gjithashtu, Denada Toda, i ka treguar Mikael Kamamit se do shikoj dhe nëse ka materiale lidhur me vrasjen e Regis Runaj, pasi janë të njëjtët që janë përfshirë dhe tek Emiljano Ramazani.
Më pas Denada Toda informon Mikael Kamami të cilit i thotë se sa të vij Pajtime Fetahu (gjyqtarja) do flasë me atë për çdo gjë dhe më pas do t’i tregoj Mikaelit.
Në vazhdim të bisedave, Mikael Karmami i ka treguar Denada Toda se do t’i shuaj si familje personat që kanë ekzekutuar Regis Runaj.
Ndërkohë në 8 shtator 2020, Marsela Lala ka marrë informacion nga Denada Toda se “Vis Korçari” nuk është në kërkim dhe se nesër do flasë me Kryeprokurorin, Kreshnik Ajazi.
Dhjetë ditë më pas në 18 shtator 2020, Denada Toda ka informuar Mikael Kamamin se Pajtime Fetahu ka firmosur për fletën e arrestit të Erion Alibej dhe se akoma nuk ka folur (nuk është penduar) Xhulian Hoxha.
Në vazhdim të bisedave, Mikael Kamami i ka dërguar një foto Denada Toda ku shfaqet Klevis Kapllani. Në vijim, Mikael Kamami i ka dërguar mesazhe Denada Toda, ku i tregon se do t’i ekzekutoj një e nga një të gjithë personat që kanë marrë pjesë tek Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.
Në vijim, të bisedave shtetasja Denada Toda i ka thënë Mikael Karmamit se do ta informoj sapo të arrestohet Erion Alibej.
Ndër të tjera, shtetasja Denada Toda gjatë bisedës me shtetasin Mikael Qosja (Kamami) i kërkon këtij të fundit që ti dërgoj mesazh Xhulian Hoxhës në burg, të cilit duhet ti thotë se duhet të flasë lidhur me ekzekutimet që janë kryer në Elbasan në të kundërt do ta ketë shumë keq.
Denada Toda, i ka shkruar Mikael Kamami se sa të ketë një info zyrtarë do t’i thotë atij. Më pas Denada Toda i ka kërkuar Mikael Kamamit 10 mijë Euro pasi ja ka borxh një personi.
Ndërkohë nga bisedat e 18 shtatorit 2020, evidentohet se Denada Toda informon Mikael Kamamin, se ka futur miq atje lart dhe s’do guxoj njeri të bëj manipulime mbi çështjen.
Gjithashtu në 21 shtator 2020, Denada Toda, i ka dërguar Mikael Kamamit foto të deklarimit të Artenca Shehu dhe më pas e ka informuar se tek shtëpia e Xhulian Hoxhës kanë vendosur përgjues ambiental.
Në biseda e sipër Denada Toda, i ka kërkuar Mikael Kamamit të bëj kujdes me aplikacionin “Sky EÇ” pasi në Dubai janë deshifruar (dekriptuar).
Në vijim, Denada Toda i tregon Mikael Kamamit se ka dhe një deklarim të Euglent Halilit. Gjatë bisedave evidentohet se Denada Toda, i ka treguar Mikael Kamamit se është informuar se në listën e ekzekutimeve të Erion Alibej kanë qenë Arzeni (Arzen Mama) dhe vëllezërit e Ervis Dakës.
Në vijim të bisedave Denada Toda i dërgon Mikael Kamami mesazhin me këtë përmbajtje: “…dyshimet shkojnë tek “Vis Korçari” por po mbledhim prova akoma më duhet të gjej kujt i ka dhënë lekët ky…”.
Po ashtu në 22 shtator 2020, shtetasja Denada Toda falënderon Mikael Kamamin për shumën monetare që i ka sjell Marsela Lala dhe më pas e pyet Mikael Kamamin se çfarë lidhjesh mund të ketë Erion Alibej, kjo pasi sipas saj pas vendimit të djeshëm Pajtime Fetahun, e kanë ndjekur me një BMË X5.
Ndërkohë në 13 tetor 2020, Denada Toda i ka treguar Mikael Kamamit se ka dëgjuar që do priten 5 urdhëra arresti. Shtetasi Mikael Kamami i ka kërkuar Denada Toda që të marrë informacion për atë (Mikael Kamamin), Hajdar Bako (Çopja) dhe Franc Gergely (Copja).
Mikael Kamami, i ka treguar Denada Toda se Kreshnik Ajazi e ka në dorë arrestin e tij. Denada Toda gjatë bisedës i tregon Mikael Kamamit se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain.
Por tre ditë më vonë, në muajin Tetor 2020, Denada Toda informon Mikael Kamami, të cilit i thotë se nuk ka urdhër-arresti për atë. /Ora News
Aksident në aksin Pogradec-Qafë ThanëNjë aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit.
Ende nuk dihet gjendja e tij ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ Zoom.al
Paralajmërimi i një meteorologu pas fundosjes së jahtit luksoz në MesdheMbytja e një jahti luksoz të ankoruar në brigjet e Siçilisë është treguesi më i fundit se Mesdheu po bëhet një det gjithnjë e më i rrezikshëm për lundrim, sipas ekspertëve të klimës dhe kapitenëve.
Trupat e pajetë të dy prej gjashtë personave të zhdukur pasi jahti luksoz Bayesian u mbyt në brigjet e Siçilisë, janë gjetur nga palombarët sot në mesditë, duke e çuar numrin e të vdekurve në tre.
Trupat dyshohet të jenë të sipërmarrësit britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe vajzës së tij.
Jahti 56 metra Bayesian u godit nga një stuhi e fortë të hënën. Ai u fundos brenda pak minutash, raporton Reuters.
Klimatologët thonë se ngrohja globale është shkaku i stuhive më të shpeshta dhe më të forta në det, i cili përdoret si “shesh lojërash verore” për miliona turistë, përfshirë edhe të pasurit që lundrojnë me superjahte.
Luca Mercalli, president i Shoqatës Italiane të Meteorologjisë, tha se temperatura e sipërfaqes së detit rreth Sicilisë në ditët para mbytjes së anijes ishte rreth 30 gradë Celsius, pothuajse tre gradë mbi normalen.
“Kjo krijon një burim të madh energjie që kontribuon në këto stuhi,” tha Mercalli për Reuters.
Ndryshimet në “Mare Nostrum” (Deti ynë), siç e quanin romakët e lashtë Mesdheun, vërehen edhe nga kapitenët me përvojë si Massimo Aramu, i cili drejton shkollën e lundrimit Akua në bregdetin afër kryeqytetit të Italisë.
Aktualisht duke lundruar rreth Greqisë, Aramu tha se nuk i pëlqen të lundrojë në brigjet italiane të detit Tirren rreth Siçilisë ose Ishujve Balearik të Spanjës, sepse ka “shpesh situata kritike me pak paralajmërim”.
Mesdheu ka filluar t’i ngjajë Karaibeve
Një stuhi e ngjashme me atë që fundosi Bayesian goditi arkipelagun Balearik javën e kaluar, i cili përfshin ishujt Ibiza dhe Mallorca.
Giuliano Gallo, një ish-kapiten që ka kaluar Atlantikun dhe ka shkruar disa libra mbi lundrimin, tha se Mesdheu po bëhet më shumë si Karaibet, i cili ka zona që shumë anije shmangin në periudha të caktuara të vitit.
“Megjithatë, gjërat janë më pak të parashikueshme në Mesdhe,” tha ai.
Një tjetër shenjë e motit më të paqëndrueshëm në Mesdhe u pa një vit më parë kur mijëra njerëz në Libi vdiqën nga përmbytjet e papritura të shkaktuara nga një stuhi e fuqishme mesdhetare e nxitur nga detet gjithnjë e më të ngrohta.
Karsten Borner, kapiteni i një anijeje që ishte ankoruar pranë Bayesian por i shpëtoi dëmtimit, tha se stuhia e së hënës ishte “shumë e egër, shumë intensive, me onde dhe mendoj se po rrotullohej si një tornado”.
Ai pohon gjithashtu se nxehtësia gjithnjë e më intensive gjatë muajve të verës luan një rol në shkaktimin e stuhive të tilla.
“Uji është shumë i nxehtë për Mesdheun dhe kjo sigurisht që shkakton stuhi të forta, siç kishim javë më parë në Balearik, si dy vjet më parë në Korsikë e kështu me radhë”, tha ai./ Zoom.al
Ekstradohet nga Dubai, shqiptari me tre emraArjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla është ekstraduar nga Dubai pasditen e mësaj të mërkure.
Shtetasi shqiptar me tre emra të ndryshëm ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë urdhër “Arrest në burg” në Prill të këtij viti.
Malko akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit realizon një tjetër operacion të suksesshëm për sjelljen në Shqipëri të personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet një tjetër operacion për sjelljen në Shqipëri të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.
Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
A. M, alias E. M, alias E. F.
Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.
#paradrejtësisë
Çfarë deklaroi Erjon Goxhara pasi u vetëdorëzua në policiErjon Goxhara pasi është vetedorëzuar në polici është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike.
Në deklarimet paraprake, ai ka thënë para kolegëve se është penduar për krimin e kryer dhe se plagosjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike. Goxhara po vijon të merret në pyetje nga grupi hetimor.
Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës pasditen e sotme, pasi dy ditë më parë plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta.
Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e autorit. Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark.
Pasi e plagosi ai e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit.
Princ Leka do të bëhet baba sërish?Dyshime të forta se Princ Leka, do të bëhet baba sërish janë ngritur pas disa fotove të publikuara së fundmi.
Sipas medias “Liberale” trashëgimtari i i familjes mbretërore dhe partnerja e tij Blerta Celibashe janë në pritje të një fëmije.
Kjo, pasi dy partnerët janë fotografuar duke bërë blerje në një dyqan fëmijësh më kryeqytet.
Megjithatë ky mund të jetë vetëm një thashethem rozë pasi së bashku me çiftin duket edhe vajza e Princit, princesha Gerladinë e cila duket se është miqësuar me partneren e re të babait të saj.
Vetëm pak ditë më parë, një tjetër lajm se Princ Leka dhe Blerta do të martohen së shpejti, qarkulloi në media.
Asnjë prej të dyve nuk ka bërë ende asnjë reagim për të konfirmuar apo mohuar aludimet.
Panik në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në ItaliPër shkak të turbulencave, një avion i nisur nga Korfuzi, me destinacion Londrën ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Fiumicino të Romës.
Si pasojë e lëkundjeve të mëdha, kanë mbetur të plagosura dy stjuardesa.
Avioni transportonte 181 persona, përfshirë 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore italiane më 19 gusht, ai u përball me probleme për shkak të motit të keq.
Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve (ANSV) po heton çështjen dhe e ka cilësuar ngjarjen si “aksident”.
Ngjarjet e ditëve të fundit/ “Bëhet i gjallë” ministri i BrendshëmMinistri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar, më në fund, pas ngjarjeve që kanë tronditur vendin në ditët e fundit, të cilat i ka quajtur këmbanë alarmi.
Ministri shprehet se duhet të gjenden mekanizmat për një kontroll sa më efikas të territorit, për të parandaluar ngjarje të tilla.
Më tej, ministri thekson se do të mbështes të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit.
Reagimi i Plotë:
Të qarkullosh me armë zjarri në rrugë, qendra të banuara e kudo, për qëllime kriminale, siç ka ndodhur ditët e fundit apo edhe sot në Malësinë e Madhe, nuk është thjesht një këmbanë alarmi.
Kjo këmbanë na vendos përballë një detyre të madhe: Për të gjetur mekanizmat e menjëhershëm për kontroll më të mirë e më efikas të territorit, për tê siguruar informacionin e duhur, me qëllim parandalimin.
E nga ana tjetër dhe po me kaq rëndësi, për të ndryshuar dhe reformuar organizatën e Policisë, nga qendra në bazë, në një shërbim model, pasqyrë e shoqërisë tonë, model që mund ta ofrojnë vetëm drejtues profesionistë dhe me integritet, dhe një organizatë e mirëstrukturuar dhe reaguese mëse e shpejtë.
Në detyrën e Ministrit të Brendshëm do të mbështes maksimalisht dhe pa asnjë hezitim të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, struktura që busull në punën e tyre kanë ligjin dhe vetëm ligjin, pavarësisht rrezikut dhe vështirësive, siç po përballet sot Policia e Shkodrës në luftën e saj kundër kultivimit të kanabisit apo Policia e Shtetit në përballjen e saj me krimin në çdo cep të vendit.
Do të jem krah çdo punonjësi të ndershëm për të dekurajuar krimin dhe forcuar sundimin e ligjit në territor.
Qytetarët dhe Shqipëria turistike duan një Polici efikase në çdo moment, për të garantuar jetën dhe pronën, për të siguruar një ambient të sigurt shoqëror dhe respektim të të drejtave e lirive themelore të tyre.
Gazetari Arjan Konomi ka bërë një denoncim për rrugën një kalimshe që ndodhet në fshatin Vuno në Himarë.
Në videon e publikuar nga gazetari, duket vargu i gjatë i automjeteve që presin për të kaluar aksin.
Sipas Konomit, gjithçka vjen si pasojë e mosfunksionimit të të vetmit semafor në gjithë rivierën shqiptare që është nën kujdesin e firmës “Salillari” e cila siç thotë Konomi, merr jo pak por plot 10 milionë euro për mirëmbajtjen e saj.”“Salillari” nuk vë as edhe një gjenerator që të punojë dhe ky trafik krijohet 10 herë në ditë, sa ikin dritat. Ky problem i trafikut duke bllokuar turistët që vijnë e që ikin”,-shprehet Konomi.
Në jo pak raste, për të njëjtin semafor ka pasur denoncime të ndryshme dhe ankesa nga pushues dhe kalimtarë të tjerë.
Denoncimi i gazetarit Arjan Konomi:
E FUNDIT/ Vetëdorëzohet në polici efektivi Erjon Goxhara
Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës efektivi Erjon Goxhara, i cili dy ditë më parë plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta.
Lajmin e ka bërë të ditur policia.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.”- thuhet në njoftim.
Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e autorit. Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark.