zoom

Day ArchivePse u vranë? Krimi i dyfishtë në Velipojë, drejtori i Policisë Shkodër jep detaje

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj dha detaje për mediat mbi vrasjen e dyfishtë që tronditi Velipojën mbrëmjen e sotme.

“Mendohet se shkak i këtij konflikti është një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Lakaj”,-Eduart dhe Gëzim Frroku. Debati ka ndodhur në 28 qershor të këtij viti, mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali,”- tha Sulaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi u qëlluan me armë zjarri dhe humbën jetën në spital nga plagët e marra./ Zoom.al

Letra dhe sms-ja e fundit e amerikanit para se të vriste gruan dhe veten

“Më fal baba, po bëj diçka që do më gjykoni; po i jap fund jetës së njerëzve më të dashur,”- kështu shkruante në një letër drejtuar të atit Mathew James Werts, shtetasi amerikan që mbyti gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar përpara se t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Në letrën  drejtuar të atit, Mathew shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”

Po kështu, shtetasit amerikan i është gjetur një mesazh në celular me drejtorin e shkollës ku ai punonte si mësues në Tiranë, në të cilin shkruante: Nuk do vij më në punë se nuk jam mirë.

Mësohet se ishte drejtori ai i cili shkoi në shtëpinë e Werts, pasi nuk ishte paraqitur në punë dhe për pasojë ka zbuluar ngjarjen e rëndë.

Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që e shtynë Werts në këtë veprim makabër./ Zoom.al

Dy të vrarë në Velipojë, reagon policia: Autorë janë dy vëllezër, arsyeja e krimit

Policia e Shkodrës ka reguar pas ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së sotme në Velipojë, ku si pasojë e një plagosjeje me armë zjarri mbetën të vdekur shtetasit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Blutë bëjnë me dije se autorë të ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit me iniciale E.F., dhe G. F., të cilët kanë hapur zjarr pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas infomacioneve parapraka nga policia, dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Velipojë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje./ Zoom.al

Horror në Tiranë/ Amerikani mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (19 gusht) në zonën e Treshit në Tiranë.

Raportohet se një shtetas amerikan ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë dhe më pas është vetëvarur.

Autori i ngjarjes tragjike është Mathew James Wersts, i cili punonte si mësues në “Albania College”, për të cilin policia pak më herët gjatë mbrëmjes së sotme raportoi se është vetëvarur në banesën e marrë me qira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.

Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motiveve dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.

“Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”- njoftoi më herët policia./ Zoom.al

Përgjaket Velipoja/ Breshëri plumbash, dy persona humbin jetën

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e kësaj të hëne në Velipojë, ku dy persona humbën jetën.

Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, të cilët fillimisht u raportuan si të plagosur rëndë, nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve të Velipojës.

Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave./ Zoom.al

Ura mbi Ibër/ Nuk tërhiqet Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do tërhiqet nga vendimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vendim i cili sipas tij, duhet të ishte ndërmarrë që prej çlirimit të Kosovës, 25 vite më parë.

Ai tha se vërejtjet e ndërkombëtarëve për hapjen e urës, po i dëgjojnë me vëmendje, por se ura duhet hapur sa më parë.

“Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, mirëpo as nuk do t’i befasojmë partnerët tanë e aleatët evropianë e amerikanë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë, është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, u shpreh Kurti.

Ai tha gjithashtu se Evropa i ka shembur të gjitha muret, prandaj edhe ura e Ibrit nuk duhet të mbahet më e mbyllur për kalimin e automjeteve.

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni kur jeni në punë

Kur jeni të ulur në tavolinën e punës çdo herë mund ta gjeni veten duke konsumuar mesvaktet, por ka disa prej tyre që më shumë ju bëjnë keq se mirë.

Frutat e thata dhe arrat
Dhe pse ato janë të shëndetshme, bëjnë të kundërtën nëse konsumoni gjithë pakon në punë, dhe bëhet fjalë për shtimin në peshë. Rekomandohet të konsumoni vetëm një racion të vogël në ditë me fruta të thata apo arra.

Biskotat
Biskotat janë ndër ushqimet që përmbajnë shumë kalori. Krijoni një rregull për të mos i ngrënë në punë.

Kafe me qumësht
Të gjithë ne konsumojmë disa kafe me qumësht, apo kapuçino në ditë, dhe këto nuk mungojnë as gjatë orarit të punës. Por ndryshe nga kafja e zezë apo çaji, kjo lloj kafeje me qumësht ka 80-100 kalori më shumë.

Hipi në pemë për të ngrënë fiq/ Vdes tragjikisht 45-vjeçari në Krujë

Një 45-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën tragiikisht pasditën e kësaj të hëne teksa u ngjit në një pemë fiku.

Arjan Alushi gjeti vdekjen pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Zim Zenel”.

Dyshohet se shkak është bërë elektrizimi i pemës nga kabujt e firmave private të internetit të cilat ndërhyjnë pa asnjë normë në rrjetin e shpërndarje të OSHEE.

E rëndë në Tiranë/ Vret veten shtetasi amerikan

Një shtetas amerikan i ka dhënë fund jetës sot në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën që ai kishte marrë me qira në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.

Bëhet fjalë për shtetasin amerikan M. W., 55 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rrebeshe dhe stuhi/ Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë, 20 Gusht, në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare, reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 15/27°C
– Zonat e ulëta 18/34°C
– Zonat bregdetare 20/31°C