zoom

Day ArchiveInkursioni në territorin rus/ Koreja e bverit dënon Ukrainën

Koreja e Veriut ka dënuar inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke e cilësuar si një akt të pafalshëm terrorist të mbështetur nga Uashingtoni dhe Perëndimi, duke shtuar se gjithmonë do të jetë përkrahë Rusisë, e cila sipas Phenianit po synon të mbrojë sovranitetin e saj.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj teritorit rus nga regjimi i Zelenskyt, që është nën kontrollin dhe mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit dhe e cilësojmë si një akt të pafalshëm agresioni dhe terrori”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut ka intensifikuar lidhjet e saj me Rusinë vitin e kaluar, kur liderët e të dyja shteteve u zotuan të thellonin bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Në qershor të këtij viti, lideri verikorean, Kim Jong Un dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruar një marrëveshje për “partneritet gjithëpërfshirës strategjik”, që përfshin edhe marrëveshje për mbrojtje të përbashkët.
Koreja e Jugut, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut se furnizon me artileri dhe raketa Rusinë, të cilat më pas Moska i përdor në luftën kundër Ukrainës.
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë mohuar këto pretendime.

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Për javën e ardhshme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Si pasojë e tërheqes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depertimit të masave ajrore të freskëkta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpasherëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vëndin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.
Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jet i forcës 1-3 ballë.

Eva Buzo nuk dorëzohet/ Niset sërish nga Italia me not

Sportistja shqiptare, Eva Buzo është rikthyer sërish në ujrat e detit Jon për të përfunduar sfidën që nisi një vit më parë por e la përgjysmë për arsye shëndetësore.

Buzo, me profesion avokate dhe banim në Australi, është nisur një ditë më parë nga brigjet italiane, për të mbërritur në Vlorë me not.

Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj.

Deri më tani Buzo ka bërë një pjesë të rrugës, dhe nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit ajo mbërrin në destinacion rreth mesnatës.

Vranë të moshuarin në dasmë/ Gjykata vendos për autorin dhe “ndihmësin”

Gjykata Themelore në Ferizaj vendosi një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e të moshuarit në dasmë dy ditë më parë.

Gjykata tha se ka dyshime të forta se të dy personat bashkëpnuan për të kryer krimin, edhe pse pas ngjajres në polici u dorëzua vetëm njëri prej tyre.

Ishte pikërisht Festim Ramadani, punonjës i Policisë së Kosovës ai që qëlloi mbi 89-vjeçarin Sadri Sadroi jashtë ambjenteve të një sale dasme.

Zyrtarisht nuk ka ende një njoftim për motivin e ngjarjes së rëndë por mediat në Kosovë kanë shkruar se dyshohet se viktima, kishte abuzuar me motrat e autorit gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Aksident në Pogradec/ Plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident në aksin rrugor Pogradec – Lin.

Në aksident janë përfshirë dy mjete dhe sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë.

Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që udhëtonte në njërin nga mjetet

Te tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit

Zjarr i madh në Fier/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

E ndërkohë që një pjesë e vendit është përfshirë nga reshjet dhe moti i keq, një zjarr i madh është aktivizuar në Fier.

Vatra ka nisur në mesditë në kodrat e fshatit Frakull e Vogël dhe ka përfshirë mbi 30 hektarë kullota e pemtari.

Në zonë kanë mbërritur zjarrëfikësit por terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës pengojnë punën e tyre. Era e fortë dhe thatësira e kanë vështirësuar edhe më shumë situatën.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata është tepër e veshtirë dhe zjarri po i afrohet banesave.

Pamjet dramatike nga Gjermania, përfshihet nga flakët karuseli me njerëz

Të paktën 20 persona mbetën të plagosur nga një incident në Lajpcig të Gjermanisë.

Rrota ferris në një festival u përfshi nga flakët të shtunën në mbrëmje teksa ishte e mbushur me njerëz.

Fillimisht zjarri nisi në një prej gondolave më pas u përhap edhe në të tjera.

Autoritetet gjermane po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Të drejtat televizive të RTSH; Ina Zhupa: Mungesë transparencë nga televizioni …

Ina Zhupa, kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, komision përgjegjës dhe për sportet dhe për mediat ka uruar fillimin e kampionatit shqiptar të futbollit dhe ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me të drejtat televizive që ka fituar RTSH për transmetimin e këtij eventi sportiv.

Bëhet fjalë për një shumë rreth 1.2 milion euro në vit sipas të dhënave paraprake dhe nuk dihet se si u arrit në këtë shumë, nëse është parashikim buxhetor i RTSH apo sic flitet për një huamarrje nga qeveria. Zhupa ka listuar 8 pyetje për të bërë transparencën para publikut.

Statusi i plotë:

Pikëpyetjet dhe mungesa e transparencës mbi të drejtat televizive të RTSH për transmetimin e kampionatit shqiptar që nis sot.

Në emër të komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, komision përgjegjës për sportet, i uroj suksese kampionatit shqiptar dhe skuadrave pjesmarrëse dhe shpreh angazhimin më të thellë për ta kthyer sportin në qënder të vëmendjes së komisionit tonë.

Pavarësisht që e konsideroj lajm të mirë marrjen e të drejtave televizive nga RTSH, si televizioni i cili mbahet me paratë e taksave të shqiptarëve, është e domosdoshme të bëhet transparencë dhe të sqarohen disa pikëpyetje në lidhje me procesin e ndjekur dhe kostot që thuhet janë 1.2 milion euro për cdo vit (kontrata 3 vjecare)

Disa pikëpyetje që vijnë nga mungesa e tranparencës dhe mënyra antiligjore e funksionit të drejtorit të Përgjithshëm të RTSH Alfred Peza.

1- A është diskutuar në Këshilli Drejtues i RTSH sic e kërkon ligji përpara se kjo ofertë të behej në FSHF?
2- A kanë qënë blerja e këtyre të drejtave pjesë e planit strategjik, sipas pikës 7, të nenit 102 të ligjit 97/2013?
3- Në lidhje me shumën, thuhet se do të paguhen 1.2 milion euro cdo vit, për një periudhë 3 vjecare. Cila është shuma e saktë dhe si u arrit te kjo shumë si propozim?
4-A ka qënë pjesë blerja e këtyre të drejtave te buxheti i miratuar nga KDRTSH për vitin 2024 sipas pikës 16 të nenit 102 të ligjit 97/2013?
5- Nëse përputhet me parashikimet buxhetore, atëherë pse RTSH po kërkon hua shtesë nga qeveria në lidhje me këtë shpenzim? Apo kanë dalë përtej parashikimeve buxhetore pa pyetur KDRTSH?
6- Sipas informacioneve në RTSH thuhet se qeveria do mbuloj 2/3 e pagesës. A është e vërtetë? Dhe mbi bazën e kujt ligji, rregulli, vendimi kërkohet dhe do bëhet ky veprim financiar?
7- A ka marr në shqyrtim Këshilli Drejtues një huamarrje nga qeveria sipas pikës 17 te nenit 102 te ligjit 97/2013?
8- A është përgatitur një plan biznesi nga departamenti i marketingut në lidhje me cfarë pritet të jenë pritshmëritë dhe përfitimet nga këto të drejta televizive në planin e reklamave dhe rritjes së RTSH?

Sipas informacioneve KDRTSH nuk është konsideruar për asnjë moment dhe cdo gjë ka qënë vendimarrje personale e drejtorit Peza, dhe është kërkuar më pas nga ata (pas faktit të kryer) të firmosin një vendim qarkullues për sa më lart.

Megjithatë këto pyetje të thjeshta kërkojnë përgjigje për publikun sepse bëhet fjalë për paratë e shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre për informimin dhe transparencë.

U godit nga rrufeja/ Vdes gruaja 64-vjeçare

Një grua ka vdekur nga plagët e marra pasi u godit nga rrufeja këtë të dielë në Kosovë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:00 në Prevallë të Prizrenit.

“Gruaja që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në emergjencë në Prizren.Për shkak të plagëve të marra nga rrufeja, ajo ka ndërruar jetë”- tha policia e Kosovës. Viktima ishte banore e zonës, 64-vjeçe.

Ashtu si në disa zona të Shqipërisë, edhe Kosova është përfshirë nga moti i keq këtë të dielë.

Përplasen dy “Jet Ski” në Velipojë/ Ndërron jetë 19-vjeçari Italian

Një 19-vjeçar Italian ka humbur jetën tragjikisht pas përplasjes së dy mjeteve lundruese në Velipojë.

Policia ka bërë të ditur se dy Jet Ski u përplasën rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, për shkak të manovrave të gabuara që viktima dhe një tjetër i ri Italian po bënin në det.

Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur 19-vjeçari i cili fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.

Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.