Aplikacion
Fedez po kalon një verë mjaft pasionante pas divorcit. Që nga qershori dhe deri më tani, reperi është fotografuar nga paparacët me vajza të bukura dhe gjithmonë të ndryshme. E para Garance Authié pastaj Sveva Magatti dhe tani duket se ka gjetur interes për Luna Shirin Rasia. Modelja italo-venezueliane ishte fejuar me këngëtarin e “Amici” Michele Merlo, i cili u nda nga jeta tragjikisht në vitin 2021.
Fedez dhe modelja janë fotografuar duke u puthur.
Nga ana tjetër dukes se Chiara Ferragni po kalon një verë më të qetë. Pavarësisht gjithçkaje, Chiara në Instagram shfaqet e buzëqeshur, e lumtur. Ajo ndodhet në Greqi së bashku me fëmijët e saj, nënën dhe motrën e saj Françeskën.
Gjithashtu me ta ndodhet edhe partneri i ri i Chiara Ferragnit, Silvio Campara, një menaxher mode që thuhet se la gruan për blogeren.
Në fakt duket sikur Chiara Ferragni i mori burrin mikeshës së saj. Pasi Ferragni dhe Giulia Luchi Campara, gruaja e Silvios ishin mjaft të afërta me njëra tjetrën.
OBSH ngre alarmin, lia e majmunit emergjencë globalePër herë të dytë në dy vjet, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar linë e majmunit emergjencë globale të shëndetit publik. Vendimi vjen pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vendet fqinje.
Një komision për emergjencat u takua për të këshilluar Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, nëse përhapja e sëmundjes përbën një emergjencë të shëndetit publik në shkallë botërore.
Kjo emergjencë përbën nivelin më të lartë të alarmit të OBSH-së dhe synon të përshpejtojë hulumtimet, burimet financiare dhe masat e shëndetit publik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për të frenuar një sëmundje.
Lia e majmunit mund të përhapet përmes kontaktit. Zakonisht një sëmundje e lehtë, në disa raste mund të jetë vdekjeprurëse. Lia e majmunit shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe puçrra në trup të mbushura me qelb.
Një variant i ri i lisë duket se përhapet më lehtë nëpërmjet kontaktit të ngushtë, përfshirë marrëdhëniet intime. Lia e majmunit është përhapur nga Kongo në vendet fqinje, përfshirë Burundin, Kenian, Ruandën dhe Ugandën.
E rëndë në Spanjë/ Sulmohet me thikë babai i Lamine YamalBabai i yllit të Spanjës në Euro 2024, Lamine Yamal është dërguar me urgjencë në spital pasi u godit me thikë këtë të mërkurë në mbrëmje, sipas mediave spanjolle.
Ngjarja ka ndodhur në një paking makinash ndërsa 35-vjeçari Mounir Nasraoui ndodhej në qytetin spanjoll Mataro.
Sipas të njëjtave burime babai i Yamal është në gjendje të rëndë pas disa goditjeve që mori me mjet prerës.
Nuk dihet ende asgjë mbi autorin e plagosjes apo motivin.
Familja e yllit 16-vjeçar u bë e njohur për publikun gjatë kampionatit europian të futbollit ku Yamal shkëlqeu me performancat e tij.
Mounir Nasraoui ka qenë mbështetësi më i madh i djalit të tij në karrierën premtuese futbollistike.
Stresi flet nga arratia: Kisha ndërmend të dorëzohem por…Rreperi shqiptar, Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka reaguar nga arratia.
Një intervistë për mediat në Kosovë ai ka treguar vendodhjen e tij ndërsa ka këmbëngulur se është i pafajshëm për ngjarjen që është shpallur në kërkim.
“Aktualisht ndodhem rreth 300km larg Tiranës. Jam shumë mirë. Po pres shqyrtimin se si do të shkojë çështja. Po, kam pas ndërmend të dorëzohem por duke parë rrjedhën e cështjes, cfarë i ndodhi Noizyt e Craxit, e kam mendu që është e padrejtë. Kam menduar që edhe mua do të më mbajnë padrejtësisht.”-është shprehur këngëtari.
Ai shprehet më tej se po pret që të dalë i pafajshëm nga procesi gjyqësor e më pas të dalë nga arratia.
Këngëtarët, Stresi, Noizy dhe dj i tij, Crax u shpallën në kërkim nga autoritetet e Kosovës pas përplasjes fizike me një tjetër personazh të njohur të rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok, Medi Iseni.
E ndërsa Stresi u arrati, Noizy dhe dj i tij u arrestuan në vendin tonë dhe ndodhen aktualisht në parburgim në pritje për tu ekstraduar në Kosovë.
Tjetër izolim për banorët e Fushë Krujës, pronari i hotelit vendos “traun”Banorët e Fushë-Krujës të “izoluar” nga segmenti rrugor Thumanë-Kashar e cila nuk ka asnjë hyrje apo dalje në rrugën e vjetër, po përballen me një tjetër telash.
Tashmë, ata duhet të paguajnë një taksë po aq sa kalimi në autostradë, vetëm sepse mund të kalojnë në rrugën para një hoteli.
Skandali ka dalë në pah pas denoncimit të qytetarëve ndaj pronarit të një hotel i cili tarifon 2 euro, i njëjti çmim me taksën e rrëgës Thumanë-Kashar, për të kaluar në ambjentet përpara tij.
Qytetarët e kësaj zone të cilët kanë dalë gjatë ditëve të kaluara edhe në protesta presin një përgjigje nga autoritetet për veprimet e pronarit të hotelit në fjalë.
Ngjarja e Banjskës në veri të kosovës, ku një grup i armatosur serbësh sulmuan dhe qëlluan për vdekje një oficer të Policisë së Kosovës, është kthyer sërish në vëmendje.
Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Serbisë për të siguruar informacione për sulmin e një viti më parë me argumentin se është në kundërshtim me disa pika të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.
Sipas institucionit në Prishtinë, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksionin të gjykojnë çështje që kanë ndodhur brenda territorit të vendit.
Ngjarja në Banjskë ku mbeti i vrarë oficeri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues serbë është ende e pazbardhur ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç i cili besohet se aktualisht ndodhet në Serbi.
“Duam vetëm drejtësi, të dalë e vërteta”/ Thirrja e dëshpëruar e babait të Egli ProgësVendosja e drejtësisë dhe zbardhja e të vërtetës për vdekjen e djalit të tij. Kjo ishte kërkesa e dëshpëruar e babait të Egli Progës në një prenoncim të shkurtër për mediat gjatë homazheve që u mbajtën në qytetin e Pogradecit këtë mbrëmje.
“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”– u shpreh ai.
Sipas hetimeve, Eglantin Proga u konfrontua fizikisht nga 29-vjeçari Denis Meçe ku mori dëmtime të cilat i shkaktuan vdekjen vetëm pak momente më pas.
Deklaratat kontradiktore të autoriteteve që nga momenti i parë i ngjarjes e në vazhdim kanë nxitur polemika e pikëpyetje të shumta mbi të vërtetën.
Homazhet për Egli Progën / Motra: Të mos politizohet vrasja!Në disa qytete të vendit, qytetarët dolën mbrëmjen e kësaj të mërkure për homazhe ndaj Egli Progës, 42-vjeçari i cili u vra pak ditë më parë pas një përplasje fizike me 29 vjeçarin Denis Meçe.
Në Pogradec, familjarë të viktimës, të afërm, qytetarë të tjerë dhe shoqëria civile u mblodhën në shesh për të kërkuar drejtësi.
“Të gjithë kërkojnë drejtësi për Eglin” – u shprehën familjarët të cilët pretendojnë se ngjarja po tentohet të manipulohet. Motra e 42-vjeçarit deklaroi se do jetë mbrojtësja për të çuar në burg të gjithë fajtorët ndërsa kërkoi që vrasja e të vëllait të mos politizohet.
“Denonconi kriminelët, nesër mund të vrasin vëllain tuaj”-tha ajo për mediat.
Homazhe u mbajtën gjithashtu në Tiranë edhe në Korçë ku reagimi qytetar ishte më i vakët.
Unioni i Gazetarëve i përgjigjet Ramës e Rrumbullakut: Po na intimidoniPas një sërë deklaratash nga Policia e Shtetit, Kryeministri i vendit, Prokuroria dhe Gjykata e Korçës, për ngjarjen e Pogradecit ku mbeti i vdekur Egli Proga ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Përmes një postimi në rrejtetet sociale, UGSH ka shprehur pakënaqësinë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamed Rrumbullaku dhe kryeministrit Edi Rama të cilët akuzuan median për keqinformim të publikut.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zoti Muhamet Rrumbullaku, atakoi të drejtën e reporterëve për të pasur burime të tyre informuese dhe për të ndjekur parimin e kryqëzimit të të dhënave për të vërtetën në shërbim të publikut, duke u vetëofruar si burim të besueshëm vetëm burimin e tij zyrtar. Ndërkohë që titullari i Policisë së Shtetit deklaroi sfidueshëm se do të nisen hetime për gazetarët që ” baltosin” policinë. Madje zoti Rrumbullaku pranoi para gazetarëve se ka dhënë urdhër që për rastin e Pogradecit: “Drejtoria e marrëdhënieve me median në policinë e shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë disinformim të qëllimtë” . Këtij urdhri i është bashkuar me mbëshetje edhe Kryeministri Edi Rama, me thirrjen,…”për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut…”– thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Unionit të Gazetarëve shqiptarë.
Londër/ 4-vjeçari shqiptar vdiq nga neglizhenca e mjekëve
Më shumë se një vit pas vdekjes së katër vjeçarit shqiptar në Londër, autoritetet britanike kanë dalë në konkluzionin se spitali dhe stafi mjekësor nuk bënë të gjitha veprimet e duhura për të parandaluar vdekjen e të miturit.
Gjatë javës përpara se të ndërronte jetë në prill të vitit të shkuar, Daniel Klosi ishte dërguar në një spital në veri të kryeqytetit britanik, katë herë brenda javës, por ishte nëglizhuar.
Mjekët e kishin kthyer të miturin në shtëpi për të pushuar dhe kishin këshilluar prindërit ti jepnin atij shurup.
Mjekët të pranishëm në seancën që u mbajt për rastin e katë vjeçarit thanë se kishin ndjekur protokollin e spitalit por pranuan se duhet të kishin bërë analiza më të thelluara dhe duhet të kishin nisur më herët antibiotikun.
Daniel Klosi ndërroi jetë në shtëpi për shkak të një infeksioni në 2 Prill 2023.