Aplikacion
Ndjesia e djegies së fytit mund të shkaktohet nga disa faktorë, si: urthi, refluksi gastro-ezofageal apo ngrënia e ushqimeve pikante dhe me sasi të larta yndyre.
Përveç se e dhimbshme, ajo mund të jetë dhe shumë bezdisëse duke ju krijuar probleme me gëlltitjen. Disa mënyrat natyrale se si ta qetësoni dhimbjen e fytit janë:
Bëni gargarë me ujë të kripur
Uji i kripur mund të reduktojë enjtjen dhe të qetësojë irritimin dhe inflamacionin. Gjithashtu mund të ndihmojë për të tërhequr infeksionet apo irritantët në sipërfaqe të fytit, ku trupi është më i aftë që të veprojë kundër tyre. Tresni 1/4 – 1/2 lugë çaji kripë në 230 ml ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë çdo 1 – 2 orë.
Pini lëngje të ftohta
Ndoshta do ta keni të vështirë në fillim. Por, ashtu si kur vendosni akull kur keni ndrydhur kyçin e këmbës, që të qetësohet dhimbja dhe të parandalohet enjtja dhe pirja e lëngjeve të ftohta mund të mpijë fytin duke ulur dhimbjen, duke qetësuar keshtu inflamacionin që po ju shkakton dhimbje.
Hani mjaltë
Mjalti ka veti antibakteriale që reduktojnë irritimin. Shtoni një lugë çaji mjaltë në ujë të ngrohtë apo çaj ose mund ta hani ashtu siç është./ Living
Dubai liron Durim Bamin, nuk do të ekstradohet në ShqipëriI shumëkërkuari Durim Bami rifiton lirinë.
Ai u prangos në Dubai në qershor me qëllim esktradimin drejt vendit tonë.
Autoritetet shqiptare kishin mundur të gjurmonin lëvizjet e Bamit në Dubai dhe njoftuan kolegët e tyre për zonat ku mund të fshihej ai atje, siç në fakt rezultoi e tillë dhe u kap.
Gjatë kësaj periudhe, Bami qëndroi në paraburgim atje në pritje të vendimit të gjykatës, e cila ka vendosur ta lërë të lirë.
Durim Bami akuzohet për dosjen “Revanshi”. Ndaj tij janë ngritur 4 akuza penale: sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.
Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina, ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës
“Po më vrasin”: Pacientët me kancer vuajnë nga mungesa kronike e barnave në QSUNTNë 8 muajt e fundit, Alma nuk e mban mend sa herë ka trokitur në dyert e Spitalit Onkologjik, por megjithatë përgjigja që ka marrë nga stafi për jodin radioaktiv ka qenë gjithmonë e njëjta.
“Nuk ka, do të të marrim në telefon kur të vijë”, kujton 50-vjeçarja, e cila vuan nga kanceri i tiroides. Gjatë vizitës së fundit në fillim të gushtit, takimi i saj nuk zgjati më shumë se 15 minuta, teksa doli përsëri me kokën ulur nga pavijoni.
“Po më vrasin! Kanë që në janar që më mbajnë me gënjeshtra,” tha ajo, me trishtimin që i dallohej në fytyrë, ndërsa shtoi se i kanë thënë se jodi do të vijë në shtator. “Po pret kanceri im shtatorin dhe jodin kur ta sjellin këta?” pyet ajo.
Alma nuk është e vetmja paciente që kërkon përgjigje. Në QSUNT kurohen edhe 42 pacientë të tjerë nga kanceri i tiroides, të cilët prej janarit nuk kanë marrë mjekimin e tyre me jod radioaktiv.
“Nëse pacienti nuk merr dozën e jodit radioaktiv, është njëlloj sikur një pacient të mos marrë kimioterapi në rastin e një kanceri x në trupin e tij,” tha një mjeke endokrinologe, e cila foli në kushtet e anonimatit për shkak se i druhet hakmarrjeve të mundshme nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sa më tepër vonohesh, aq më tepër shtohen shanset për metastaza,” shtoi ajo.
Jodi radioaktiv nuk është e vetmja lëndë radioaktive që mungon në Qendrën Spitalore Universitare. Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se mungesa ka dhe ‘technetium-99′, që përdoret për ekzaminimet e shintigrafisë, por edhe në barnat që përdoren për kimioterapinë si ‘gemcitabina’, e cila mungon prej muajit maj.
Në një përgjigje me shkrim, QSUNT pranoi se jodi radioaktiv mungonte që prej muaj shkurt, ndërsa për shintigrafinë ekzaminimi i fundit është bërë tetë muaj më parë, në janar 2024.
Spitali kryesor universitar në vend fajësoi për mungesën Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) me seli në Vjenë, me të cilën Ministria e Shëndetësisë ka një marrëveshje për sigurimin e lëndëve radioaktive, ndërsa shtoi se ka hapur një tender për sigurimin e jodit radioaktiv.
“Nga IAEA na është komunikuar se nuk mund të bëjë më marrëveshje me shtetin shqiptar, në lidhje me furnizimin e QSUNT me lëndë radioaktive,” tha Qendra Spitalore Universitare.
“Aktualisht pacientët trajtohen me terapi hormonale frenuese deri në furnizimin me lëndë radioaktive, e cila mban në kontroll nivelin hormonal për një periudhë tre mujore pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale, periudhë e cila kryhet para se të trajtohet me jod radioaktiv 131,” shtoi QSUNT.
Spitali Universitar i tha BIRN se aktualisht në Onkologjik trajtohen 150 pacientë të tjerë që kanë nevojë për gemcitabinë, po edhe pse ka një kontratë të nënshkruar, aktualisht nuk ka furnizime nga importuesi.
Nëpërmjet një përgjigje me shkrim IAEA i tha BIRN se nuk i bënte publike marrëveshjet ose kontratat, por nënvizoi që nuk përfshihet në furnizimin e rregullt të materialeve si Iodine-131.
Marrëveshja e fundit teknike e publikuar midis Shqipërisë dhe IAEA ka filluar në vitin 2018 dhe ka përfunduar në vitin 2023. Një nga fushat kryesore të kësaj marrëveshje ishte mjekësia bërthamore, radioterapia, imazheria mjekësore dhe ushqimi.
Privati ka, publiku jo
Qytetarë duke protestuar para Ministrisë së Shendetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas skandalit tek spitali i Onkologjikut, ku mjekët kishin krijuar një skeme abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private. | Foto: LSA
Çdo vit në Spitalin Onkologjik, pjesë e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, trajohen rreth 20 mijë pacientë me kancer. Sipas një auditi performance të ndërmarrë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë viteve 2020-2022 u trajtuan 58,295 pacientë me kancer, për një buxhet vjetor që luhatet nga 398 milionë lekë deri në 513 milionë lekë, me një kosto mesatare vjetore për pacient prej 23,817 lekësh.
Sipas KLSH-së, mbi 90% e buxhetit të Spitalit Onkologjik shpenzohet për blerje barnash dhe pajisjesh mjekësore. Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN nga intervistat me pacientë, familjarët e tyre dhe mjekë tregojnë që mungesat e barnave dhe preparateve për terapitë kundër kancerit janë kronike në QSUNT.
“Ishte e tmerrshme të shikoja nënën pa mjekim,” i tha BIRN djali i një pacienteje 65-vjeçare të operuar nga kanceri në tiroide, i cili pas shumë muajsh pritje, vendosi ta kalojë nënën në një spital privat, pasi sipas asaj që i kishin thënë mjekët, sëmundja nuk mund të priste më.
“Thuajse çdo muaj pyesja për jodin radioaktiv, por asgjë,” kujton ai, ndërsa shtoi se ‘na përcillnin për në shtëpi.’
Ndryshe nga spitali publik, në privat ky preparat ekziston me një kosto shumë të lartë. Familjari tregoi se ka paguar rreth 1200 euro për trajtimin e nënës me jodin radioaktiv në një spital privat.
“I kemi bërë lekët me familjarë, motra e vëllezër”, shpjegoi ai, ndërsa shtroi pyetjet: “Si ka mundësi privati ka dhe shëndetësia publike jo?”
Mjekja endokrinologe e Spitalit Onkologjik që foli për BIRN theksoi se jodi radioaktiv është një terapi mjaft e rëndësishme për të sëmurët me kancer të tiroides. Njësoj si kimioterapia, edhe jodi radioaktiv po nuk u bë sipas protokollit, shkakton përparimin e sëmundjes.
“Ne, bluzat e bardha, përpiqemi dhe lutemi që kur del kjo diagnozë të mos ketë ind mbetës në tiroide, sepse në këto raste është më e kollajshme pjesa e ndjekjes,” tha mjekja me një eksperiencë 10-vjeçare në Onkologjik.
“Në ato raste që ka ind mbetës… duke qene se nuk bëhen fare në QSUNT si analiza, u afrojmë si alternativë që ekzaminimet dhe trajtimet t’i kryejnë në privat,” tha ajo, ndërsa shtoi, “s’kemi rrugë tjetër”.
Ashtu si jodi radioaktiv, edhe mungesa e technetium-99 është kthyer në shqetësim për mjekët e repartit të Radiologjisë në QSUNT, duke u pamundësuar atyre të bëjnë ekzaminimin e shintigrafisë.
“Në shërbimin tonë nuk kryhet asnjë lloj ekzaminimi që ka lidhje me shintigrafinë,” tha një mjek radiolog, i cili zgjodhi të mbetej anonim. “Lënda e technecium ka vlerë diagnostikuese kur përdoret për të bërë shintigrafinë e tiroides, pra shërben për të vënë vënë diagnozën për hipertirozën, nodusin e ftohtë apo nodusin e ngrohtë,” shpjegoi ai.
Mjeku radiolog, i cili ka disa vite në këtë shërbim, thotë se ndjehet shumë keq në këtë situatë, pasi “roli i mjekut është të ndihmojë pacientin për të zgjidhur problemin dhe për të siguruar fitoren, që në fund të fundit është jeta e të sëmurit”.
“Në këto raste ndihem si një njeri që nuk i ka mjetet në dorë për të bërë një luftë të barabartë”, shtoi ai.
QSUNT tha nëpërmjet një përgjigje zyrtare se që prej muajit janar e deri në muajin maj, janë 554 pacientë të cilët nuk janë ekzaminuar sipas protokollit që kanë kërkuar mjekët, përfshirë sëmundjet kockore, tiroidet dhe ato renale.
“Po më vrasin nënën”
Nuk janë vetëm elementët radioaktivë që mungojnë prej janarit në QSUNT. Spitali Onkologjik, është kthyer gjithashtu në një makth për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kancerogjene, për shkak të mungesës së vazhdueshme të medikamenteve për kimioterapi.
Kjo dramë e tyre tregohet nëpërmjet dëshmive të pacientëve, të cilët aktualisht janë të sëmurë më kancer.
Gjatë këtij viti, në periudha në ndryshme kohore, BIRN ka mësuar se kanë munguar katër medikamente të rëndësishme në luftën kundër kancerit – gembcitabinë, irinotekani, erlotinib, paxlitacel, të cilat sigurohen vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, pasi janë medikamente spitalore dhe nuk mund të gjenden në farmaci.
Mungesa e këtyre e barnave ka sjellë pasoja negative në shëndetin e pacientëve dhe ka alarmuar familjarët e tyre.
Havaja, 65-vjeçe, është diagnostikuar me kancer gjiri dhe po kurohet në Spitalin Onkologjik. Në muajin maj e kanë lajmëruar se medikamenti për kimioterapi “gemcitabinë” mungon dhe se terapia duhet të ndërpritej dhe ka rifilluar në muajin gusht.
“Po më vrasin nënën”, tha i biri, ndërsa shtoi se ndjehej ‘i shkatërruar.’
Burri 40-vjeçar kujtoi se analizat e nënës përpara mungesës së gemcitabinës ishin në rregull dhe pa probleme, por me mungesën e këtij ilaçi nëna pati metastaza.
“Kanceri në trupin e nënës sime u përhap,” tha ai, ndërsa uli kokën dhe qau. “Më ka rritur me shumë mundime nëna ime dhe sot unë nuk mundem t’i siguroj mjekimin që të luftojë kancerin,” shtoi ai mes lotëve.
40-vjeçari rrëfeu së është munduar ta sigurojë ilaçin kontrabandë, por nuk ka mundur ta gjejë në farmaci.
“Isha i gatshëm të shisja çdo gjë, por nuk gjeta,” tha ai, ndërsa shtoi se mungesa e këtij bari përbënte krim.
“Të hetojë SPAKU siç duhet dhe do e shikoni sesi i vrasin njerëzit duke mos u siguruar ilaçet e nevojshme,” tha ai, ndërsa theksoi se askush nuk mban përgjegjësi për avancimin e sëmundjes tek nëna e tij.
Një mjeke onkologe, e cila punon prej vitesh në këtë shërbim, i tha BIRN në kushtet e anonimatit se situata ishte e rëndë pasi shumë pacientë me kancer kanë mbetur pa mjekim.
“Në kancerin e pankreasit, të fshikëzës së urinës, në kancerin e mushkërive dhe atë të gjirit, gemcitabina përdoret si linjë e parë mjekimi,” shpjegoi ajo.
“Pra, nëse një pacient diagnostikohet me këto sëmundje dhe ti nuk ke këtë medikament, i ke mohuar të sëmurit trajtimin që në fillim”, shtoi mjekja.
Mjekja onkologe shpjegoi se ky medikament nuk ka zëvendësues dhe për pasojë pacientët nuk mund të marrin asnjë medikament tjetër, nëse ai është në mungesë.
“Si pasojë e mungesës së gemcitabinës, kemi pasur pacientë të cilët janë përkeqësuar apo kanë bërë metastaza”, tha ajo.
Fakti që gemcitabina nuk ka një ilaç tjetër zëvendësues, pranohet edhe nga QSUNT, në përgjigjen zyrtare. Por sipas Spitalit Universitar “pacientët nuk janë lënë pa trajtim, pasi janë përdorur skema të tjera trajtimi sipas rastit, bazuar në protokollet mjekësore dhe stafeve përkatëse”.
Djali i Havasë, i cili tha se nuk fliste dot me emër pasi kishte frikë se Spitali do hakmerrej duke i mohuar kimioterapinë nënës së tij, tha se përballjen si pacient në QSUNT nuk do t’ia uronte as armikut.
“Kjo është me ta përvëluar shpirtin për së gjalli,” theksoi ai. “Ta shikosh njeriun tënd të vdesë sepse s’ka ilaç.”/ Reporter.al
Nesër rikthehen reshjet? Çfarë kanë parashikuar meteorologëtDitën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore–malore nga ku do të pasohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi 5-9m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 22 deri 40°C Në zonat e ulëta 23 deri 41°C Në zonat bregdetare 24 deri 40°C
EMRI/ Kush është autori i plagosjes në Shkodër, u prangos së bashku me 2 të tjerëIdentifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes në Shkodër.
Në prangat e policisë pak minuta pas ngjarjes ra Kristian Kakia. Së bashku me të u shoqëruan në komisariat edhe dy persona të tjerë, që ishin në vendngjarje.
Kristian Kakia akuzohet se pas një konflikti me Çel Shabajn, pas një aksidenti rrugor, ku dy mjetet e tyre u gërvishtën lehtë, nxori armën dhe plagosi 43-vjeçarin.
Ky i fundit mori një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezijyt për jetën.
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur (EMRI)Disa të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër, në rrugën e Prekalit.
Nga të shtënat mbeti i plagosur Çel Shabaj. Ai mori një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit.
Mjetet e autorit dhe të plagosurit u cekën në rrugë dhe më pas të dy dolën nga makinat duke debatuar.
Konflikti mes tyre më pas degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia.
Me sy të nxirë, Medi Iseni publikon video për herë pas sherrit me Noizyn: Më goditën 12 vetëPersonazhi i njohur në TikTok, Medi Iseni publikoi për herë të parë video ku i duken shenjat e dhunës pas sherrit me Noizyn.
Ai shfaqet në video me sy të nxirë dhe të enjtur nga goditjet, ndërsa shpjegon edhe njëherë dinamikën e konfliktit në lokalin e natës në Pejë.
Sipas tij, ai u godit nga 12 persona, pjesë e grupit të Noizyt, duke akuzuar se është prerë në besë nga Stresi dhe Noizy.
“Si Sali Lushaj, si Rigels Rajku, si Arkumed Lushaj, më keni prerë në besë. 12 vetë më kanë goditur. Kam mundur të jem i vdekur aty, unë edhe kunati. Tek clubi në Pejë sigurimi ma ka mbyllur derën për të hyrë brenda, çdo gjë ka qenë e planifikuar, Rigelsi as lekët e koncertit nuk i ka marrë sepse ka dalë direkt.
Paratë e koncertit ia ka falur sigurimit, për të më bllokuar mua dyert. Makina ime nuk është lënë para derës por e kanë dërguar 500 metra më larg. Nuk më thirrën as ambulancën për ndihmë, as policinë. Burrëria nuk i ka këto gjëra.
Mirë po thoni që ju kam sharë, paskam gabuar, por nuk prehet njeriu në besë ashtu o shok. Je aq burrë, që thua se je aq burrë, për një të sharë dil kap por në mënyrë burrërore. Rigels Rajku ka qenë 30 herë në Zvicër, por pse nuk më doli atje për të ma bërë pritën”, shprehet Medi Iseni.
EMRI/ 28-vjeçari hidhet me kokë te “Syri i Kaltër” dhe plagoset. Niset me urgjencë drejt TraumësNjë 28-vjeçar u plagos në kokë pas një hedhjeje që bëri në ujin e “Syrit të Kaltër”.
I riu, i identifikuar si Ardit Dauti nga Tirana, u hodh nga lartësia në ujë, por ai çau skalpin e kokës gjatë zhytjes.
Ai u dërgua si fillim në urgjencën e spitalit të Sarandës, por më pas u nis me helikopter drejt Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.
Babai i Egli Progës rrëfen bisedën e fundit me të pak minuta para vrasjes: Më tha…Babai i Egli Progës, Nazmi Proga foli për herë të parë për vrasjen e djalit të tij.
Ai shpjegoi se ditën e krimit, ishin të dy në lokal.
Nazmi Proga shtoi se lokalin do ta mbyllte djali sepse po qëndronte me një shok.
Ai e quan autorin Denis Meçe, që dhunoi për vdekje djalin e tij, një gangster, ndërsa autoritetet i akuzon se nuk reaguan në kohë dhe se u përpoqën të fshehin ngjarjen.
Rrëfimi i Nazmi Progës:
Ne na ra një fatkeqësi e madhe, nuk e meritonim këtë tragjedi. Unë me djalin u shkëputa rreth 1 orë para se të ndodhte gjëma. Të keqen e mora vesh kur shkova në spital. Vrasja e djalit tim kishte ndodhur në një lokal, në mënyrë krejt të padrejtë, sepse djalin tim e kam pasur gjithmonë të edukuar, të shkolluar.
Ishte një njeri që as mizën nuk e vriste dot. U torturua, u masakrua, por e nxorën në rrugë në mëshirë të fatit rreth gjysmë orë atje, nuk e meritonte djali im të rrinte në mes të rrugës, pa ndihmën e askujt. Kam shumë pretendime për veprimet e policisë, nuk dhanë ndihmë, por dhe nuk na linin të afroheshim.
Tentuan ta fshinin, gjoja rrëshqiti sepse ishte i pirë, djali u godit dhe u vra nga njerëz kriminel ordinier, të pashpirt.
Nuk e njoh fare, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Ka qenë problematik, një gangster dhe ishte me precedentë penale. Mosveprimi i shtetit ndodhi të vepronte akoma me keq. Nuk e kam njohur më përpara.
Unë nuk di gjë, di që doli nga lokali, duke ecur rrugës, është shumë në rregull. Mbylli lokalin dhe vazhdoi rrugën, pastaj nuk e kanë kapur më kamerat. Por ka kamera përballë supermarketit. Veprimi më shumë ka ndodhur brenda një lokali, dyshoj a u thirr apo hyri vetë. Ik ti i thash djalit se do rri unë në lokal, por takoi një shok dhe e ktheu, tha do rri dhe pak dhe do vi.
Djali doli pastaj në kamera e keni të filmuar, goditja është bërë brenda. Ka plot dëshmitarë. Më duket ka ndodhur për një cigare, është e tmerrshme, njerëzit që ishin aty i dinë të gjitha dhe ata duhet të tregojnë. Deri në prag ka dalë djali dhe është dorëzuar.
Policia ka dashur të fshehë motivin, insistoj me forcë që institucionet të zbardhin ngjarjen dhe të merren masa për autorin. Nuk është rrëzuar djali, e kanë goditur prandaj, por do dalë e vërteta. Le të ketë njerëz ai, mos të mbrohet nga institucionet. Unë atë djalë kisha, me dy fëmijë, i përkushtuar me punë të mbante familjen.
Egli gjithmonë ishte i qeshur, fillonte punën që në mëngjes, me shokët ishte i shkëlqyer, me ne po. Nuk dinte të thoshte njëherë jo, ishte baba i dy fëmijëve. Vëllai i një motre, motrën e ka juriste, çfarë të them. Spitali duhet të ishte më në gatishmëri, ishte djali në morg pa një infermier pa asgjë. Prandaj i lutem shtetit të dalë e vërteta, boll me miq me shtet, me leke, boll se çdo gjë ka kufi.
Familjarët e tij nuk janë afruar, edhe sikur të tentojnë nuk do ti pranoja. Ç’është më e çudtishmja, një heshtje nga policia, indiferentizëm. Si nuk ka ardhur njeri të pyesi, ore baba çfarë ndodhi, a di gjë më tepër. Absolutisht jo, kështu është e vërteta. Kemi bërë një padi dhe do e ndjekim deri në fund. Nuk e lëmë me kaq, do dali e vërteta.
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Mamurras, makina bie në kanal. Shoferi, në gjendje të rëndëNjë aksident i rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të marte në afërsi të Mamurrasit.
Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin, për shkaqe ende të pazbardhura nga autoritetet, dhe për pasojë, makina përfundoi në një kanal anësor të rrugës.
Shoferi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, mori plagë të rënda gjatë përplasjes.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.