zoom

Day ArchiveEMRI/ Vret veten 35-vjeçari në Poliçan. Çfarë thotë policia

Një 35-vjeçar nga qyteti i Poliçanit i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme, duke konsumuar lëndë helmuese.
Mësohet se Aranit Tare,baba i një djali,në gjendje të rënduar psikologjike,ka pirë dy kokrra fortoksinë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete në dhomën e tij dhe kanë njoftuar policinë.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, Tare vuante prej disa vitesh nga probleme të rënduara depresive dhe kurohej për depresion.

Bie nga ballkoni i pallatit/ Ndërron jetë 47-vjeçari në Durrës

Një 47-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën pasi u rrëzua nga ballkoni i pallatit ku banonte.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur mnrëmjem e kësaj të hëne në lagjen nr.5 në qytetin bregdetar.

Gjithashtu sipas policisë, ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA paralajmërim për sulme brenda javës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se Irani mund të nisë sulmet ndaj Izraelit në shkallë të gjerë brenda kësaj jave.

Deklaratën e bëri zëdhësi i Sigurisë Amerikane Kombëtare, John Kirby.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për atë që mund të jenë një seri sulmesh domethënëse”- tha Kirby për gazetarët.
Paralajmërimi vjen vetëm disa orë pasi sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi përshpejtimin e dislokimit të luftëanijeve amerikane në Lindjen e Mesme.

Tensionet në rajon janlëë rritur gjatë javës së fundit pas vrasjes së dy liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut, të dy aleatë të Iranit.

Teherani premtuar se do të hakmerret ndaj Izraelit megjithëse nuk ka përacktuar mënyrën dhe kohën.

FOTO/ “Ylli” i kombëtares i jep fund beqarisë

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka shënuar ‘gol’ në jetën sentimentale. “Ylli” 27-vjeçar ka konfirmuar lidhjen e dashurisë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në foton e publikuar në llogarinë e tij Daku, shfaqet në ashensor me partneren por pa zbuluar fytyrën e saj.


Sulmuesi i kombëtares shkëlqeu gjatë fazës kualifikuese dhe në ndeshjet e shqipërisë në Euro2024 duke tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të serie A. Megjithatë, fjalën e fundit e ka klubi rus Rubin Kazan, ku luan aktualisht Daku, i cili duhet të vendosë nëse do ta bëjë shitjen ose jo.

“Horrori” në azilin ku u vra i moshuari/ Ish-infermierja: Dy pacientë në një krevat, gjatë natës…

Një ish-infermiere e azilit të të moshuarve në Tiranë ku u vra nga shoku i tij Virxhil Vesho, ka treguar detaje për mënyrën se si jetonin dhe trajtoheshin pacientët në këtë qendër të kujdesit.

Në kushtet e anonimatit, ish-punonjësja ka thënë për Top Chanel se shumë pacientë lidheshin gjatë natës pa dijeninë e familjarëve të tyre, për shkak se mund të rrëzoheshin dhe vriteshin.

Ish-infermierja është shprehur gjithashtu se në këtë qendër të kujdesit për të moshuarit, punësoheshin edhe persona të pakualifikuar për të kryer detyrën.

“Gjithashtu ushqimi dhe kudhtet higjenike nuk ishin në standartet e duhura.”– është shprehur ish-infermierja. Ajo ka treguar më tej se në rastet kur azili ishte i tejmbushur, të moshuarit vendosëshin të flinin nga dy në të njëjtin shtrat dhe se gjatë kohës që ajo ka punuar aty, nuk kishte pasur asnjë kontroll nga autoritet.

Në datën 8 të këtij muaji, një i moshuar u dhunua për vdekje nga shoku i tij i dhomës në azilin privat, ndërsa ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale por më pas autoritet zbuluan se kishin të bënin me një vrasje.

Zjarret në vend/ Situata e vështirë në disa zona, nisin evakuuimet e banorëve

Ministria e mbrojtjes ka përditësuar të dhënat sa i takon situatës së zjarreve në vend. Në njoftim bëhet me dije se situata është vështirësuar në disa zona, kryesisht në jug të vendit.

Për shkak të rrezikut, dy familje në fshatin Mesopotam të Bashkisë së Finiqit janë evakuuar. Në këtë zonë, përveç forcave vendore janë angazhuar Forcat e Armatosura dhe ato të bashkive fqinje. Në këtë zonë veç forcave vendore janë angazhuar Forcat e Armatosura, dhe ato të bashkive Delvinës, Sarandë, Himarë dhe Dropull.

“Ka 24 orë që luftohet me këto vatra të vështira. Është një terren shumë i thatë, bimësi e dendur. Fatmirësisht nuk kemi pasur zona të banuara të ekspozuara për momentin, por dy familje në lartësitë e Mesopotamit na është dashur t’i evakuojmë me mbështetjen e policisë së qarkut. Të gjitha forcat do të vazhdojnë të qëndrojnë në terren”– tha ministri i sapozgjedhur i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili ka dalë në terren për të ndjekur nga afër situatën.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se autoritetet janë në kontakt me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Bruksel për ndihma.

Në ndihmë të punonjësve zjarrfikës dhe Forcave të Armatosura kanë ardhur dhe banorë të zonës.

Qindra pako me kokainë drejt Zvicrës/ Skaneri “fundos” tre shqiptarët “korrierë”

Tre shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pas zbulimit të qindra pakove me kokainë në portin e Livornos.

Sic bëjnë me dije mediat e shtetit fqinj, shqiptarët kishin mbërritur në port për të pritur ngarkesën prej 148 kilogramësh kokainë e cila ishte nisur nga porti i Guayaquil në Ekuador.

Ishte pikërisht skaneri që zbuloi sasinë e lëndës narkotike e cila ishte vendosur në një kontenier bananesh dhe kishte destinacion final Zvicrën.

Operacioni u krye nga autoritet italiane në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare doganore.

Sipas autoriteteve italiane ky është sekuestrimi më i madh i kokainës vitet e fundit në këtë port, ndërsa ‘skema’ e kokainës në banane është kapur disa herë edhe në portin e Durrësit.

Vrasja e Egli Progës/ Flasin fqinjët: Ambulanca u vonua, djalë i urtë dhe shumë i qetë

Fqinjët e Egli Progës, që humbi jetën pasi u dhunua për vdekje kur doli nga lokali në Pogradec, e përshkruajnë atë si djalë të mirë dhe të qetë.

Persona që e njohin prej punës së përditshme që ai bënte në lokalin e tij shprehin keqardhje për vdekjen e 42-vjeçarit, ndërsa thonë se ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje.

Rrëfimet e fqinjëve:

“Këtu kam shumë vite dhe me Eglin kam 9 vite punë. Marrim kafet, merrte një gjë, më jep një gjë. Komunikimi, ishte shumë i qetë, se kam parë të zihet me njeri, as të ngatërrohet. Edhe komunikimin me të atin e kishte me zë të ulët, shumë qetë. Atë ditë pasdite unë ika, më duhej oferta, më doli punë të merrja djalin.

Dola në dera po rrija, ishte duke kaluar aty dhe e pyeta ç’po bën. Edhe shakatë i kishte të vogla, të pakta, nuk fliste shumë. Ka rastisur që më sillte kafe, edhe motra thoshte sa djalë i mirë. Kur ika, e lashë mirë, ishte i ati aty, po mbase është larguar për të marrë fëmijët. Shumë djalë i urtë, shumë i qetë. Ngjarjen e mora vesh ditën tjetër kur erdha në punë.”

“Lokalin e kishte më tutje, u gjet këtu i vrarë. Djalë shumë i mirë, më ka ardhur shumë keq, natën s’kemi fjetur. Thonë që ambulanca u vonua gjysmë ore, më tha një djalë që vdiq djali i Nazmiut. Është rritur këtu që i vogël.”

“Shumë i mirë, djalë i shkëlqyer. Dje e mora vesh. Nuk pashë gjë. Ndihem si për evlatin tim, mjerë ai që e pësoi dhe i ati, e shoqja dhe fëmijët.”

FOTO/ Dramë në Athinë – Zjarret shkrumbojnë gjithçka. Banorët shohin shtëpitë teksa digjen

Greqia jugore po përjeton orë dramatike për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë zona të gjera.

Situata ka dalë jashtë kontrollit në rajonin Atikës, i cili përfshin edhe kryeqytetin.

Në verilindje të Athinës qindra zjarrfikës të ndihmuar nga automjete dhe avionë po luftojnë me flakët që nisën që prej të dielës pasdite.

Zjarri i favorizuar edhe nga erërat e forta ka djegur shtëpi automjete dhe hektarë me bimësi si dhe ka detyruar evakuimin e spitaleve dhe të mijëra qytetarëve.

Po ashtu, autoritetet kanë hapur stadiumin olimpik në veri të vendit për t’i strehuar.

Rreth 65 persona janw hospitalizuar deri më tani për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Rreth 702 zjarrfikës të mbështetur nga vullnetarë, 17 avionë me ujë dhe 18 helikopterë luftuan me zjarrin që shpërtheu të dielën, por këtë të hënë flakët janë përhapur edhe më shumë duke djegur sipërfaqe të mëdha.

Ndërsa zjarret e verës janë të zakonshme në Greqi, moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë i lidhur me ndryshimet klimatike i kanë bërë flakët më të shpeshta dhe më intensive.

Qipro po përgatit një mision shumë anëtarësh, i cili do të niset menjëherë për në Athinë për të mbështetur përpjekjet greke kundër zjarreve të ndezura në Atikë. Sakaq pritet mbwshtetje dhe nga vende tw tjera si Franca,Italia, Cekia,Spanja dhe Turqia.

Autoritetet kanë paralajmëruar se e gjithë java në vijim do të jetë e vështirë për shkak të situatës së zjarreve.

I nxehti përvëlues vazhdon edhe nesër. Ja qytetet ku temperaturat do të jenë mbi 40 gradë

Për ditën e martë moti pritet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell, pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, termometri gjatë ditës do të shënojë deri në 41 gradë në qytete si Tirana, Elbasani Fieri, Berati e Gjirokastra, ndërsa vlerat e natës nuk do të jenë më të ulëta se 20 gradë.