zoom

Day ArchiveOlimpiada: Shqipëria do të lërë pas SHBA-në për medalje ari

Nga Lutfi Dervishi

Shqipëria shumë shpejt do të jetë superfuqia olimpike e botës

Pse të shpenzojmë kohë dhe para për të rritur talentet vendase kur mund të “punësojmë” atletët më të mirë nga e gjithë bota?

Pastaj nuk është se na ka dale aq keq që terrenet sportive i kemi kthyer në kulla.

Fundja, ne në ekonomi tregu jemi. Kur importojme çdo gjë pse të mos importojme edhe sportistë?

Përderisa mundësit nga Rusia na zbardhën faqen dhe na bënë krenarë me medaljen e parë olimpike, pse të mos hedhin vështrimin nga vendet aleate të NATO-s dhe fqinjët?

1.Basketbollistët nga Amerika

Pse të mos marrim disa yje të NBA-së? P.sh; Steph Curry nuk luajti keq mbrëmë në finalen me Francën. Me çmimin e duhur ai dhe shoket e tij me siguri do të shkëmbejnë fanellën amerikane me fanellën kuq e zi. Me pagesën e duhur dhe një premtim për një pronë buzë detit në Durrës, Shqipëria do të bëjë një tri pikësh që do të mbahet mend gjatë.

2. Yjet e Ping-Pong-ut nga Kina
Skena e ping-pongut në Shqipëri është po aq aktive sa një stuhi bore këto ditë, por pse të lodhemi pas nje topi ping-pong kur mund të marrim disa lojtarë kinezë të klasit botëror? Me to e kemi pak më të thjeshtë: u ofrojmë shtetësi shqiptare dhe vakte makaraonash falas meqë janë velur nga orizi.

3. Çiklistë nga Holanda

Të gjithë e dinë që holandezët janë makina të çiklizmit. Pse të mos i ftojmë disa prej tyre për një udhëtim me biçikletë… nën flamurin shqiptar? U premtojmë disa shtigje malore dhe një peizazh të instagramueshëm dhe së shpejti do të kemi çiklistë holandezë që shkojnë drejt finishit të garës duke bërë simbolin e shqiponjës me duar nën thirrjen: O sa mirë qenka me qen shqiptar!

4. Atlete nga Xhamajka

Ëndrra e Shqipërisë për pista vrapi i ngjan një filmi të vjetër me xhiro të ngadalta. Tani që Luiza Gega është pranë “pensionimit” të sportit aktiv, nuk ka kuptim të trajnojmë atletë vendas dhe të ndërtojmë pista vrapi kur mund të huazojmë disa xhamajkanë të shpejtë si rrufeja. Besoj s’ka diskutim!

5. Zhytës nga Australia

Plazhet tona mund të jenë mahnitëse, por nuk kanë prodhuar ende zhytës olimpikë. Por Australia ka shumë për të ofruar. Do t’u ofrojmë atyre një qëndrim të përkohshëm në Sarandë, mundësinë për të shmangur krokodilë dhe së shpejti do të kemi një ekip zhytjeje që do të bëjë botën të na marrë seriozisht.

6. Shpatarët nga Franca

Shpatat nuk kanë qenë një arma jonë e preferuar që nga koha e Skënderbeut, por kush thotë që historia nuk mund të përsëritet? Me disa shpatarë francez në radhët tona, Shqipëria mund t’i kthehet së shpejti lavdisë olimpike. Gjithçka që na duhet është një baguette dhe një beretë për çdo rekrut.

7. Waterpoli nga Kroacia

Të mos harrojmë waterpolin. E vërtetë që nuk kemi traditë dhe nuk e levrojme si sport. Por hobi kombëtar i Kroacisë mund të bëhet arma sekrete e Shqipërisë. Thjesht u ofrojme atyre disa vila të bukura në Rivierën Shqiptare, dhe befas, ekipi ynë i waterpol-it do të jetë i paarritshëm.

8. Xhudot nga Kosova.

Xhudistet i marrim me lehtë nga Kosova. Madje nuk kemi nevojë të shpenzojme asnjë euro. Thjesht i kercenojme me rritjen e tarifes se traut në Kalimash. Duke qene patriot, lojtaret dhe traineri tyre do të vënë interesant e Kosovës para interesave personale dhe do të pranojnë të garojne per Shqipërinë.

9.Gjithologë nga Shqipëria

Falë një lobimi të fortë që është duke u bërë vitet e fundit, burime të sigurta brenda kupolës së Lojërave Olimpike, njoftojnë se është marrë në konsideratë propozimi për të futur si disiplinë garuese “Gjithologjinë”, një sport i cili ka lulëzuar akoma edhe më shumë në Ballkan. Shqipëria është pretendente kryesore për medalie të artë, por i vetmi problem mbetet niveli i garës së brendshme e cila është mjaft e fortë ku pretendentët mbeten të shumtë. Përmes kësaj disipline, sportistët tanë të gjithologjisë të lindur në Shqipëri kanë shfaqur ambicje jo vetëm për medalje të artë apo të broxtë, por edhe prej diamanti nëse do lipset nevoja.

Me këtë plan strategjik të “rekrutimit”, Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë vendi numër një per medalje të arta olimpike.

Sigurisht, atletët fitues nuk do të jenë lindur dhe rritur në Shqipëri, por a ka kjo rëndësi para faktit se do të ngrihet Flamuri shqiptar dhe do të degjohet himni kombëtar!

#KrenarpërShqipërinë2030-2100

Tentativë vrasjeje dhe 3 akuza të tjera, arrestohet 39-vjeçari i rrezikshëm

Spartak Çela, i shpallur në kërkim për 4 akuza, është prangosur në banesën e tij në Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar dy herë masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg,” për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.

Në datën 25.04.2024, shtetasi S. Ç., pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/ Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”.

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, një 39-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim kombëtar dhe i akuzuar për 4 vepra penale.

Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i Ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e të kërkuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit S. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar dy herë masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg,” për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”

Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.

Në datën 25.04.2024, shtetasi S. Ç., pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

 

Ryan Reynolds e Blake Lively “kokë më kokë” për fitimet, filmi i kujt siguroi më shumë të ardhura

Ishte një betejë se kush siguron më shumë fitime mes çiftit të Hollywood, Ryan Reynolds dhe Blake Lively!

Filmat më të rinj, Deadpool & Wolverine ku aktroi Reynolds dhe It Ends with Us i Blake Lively u përballën në kinema këtë fundjavë.

Fituesi? Deadpool & Wolverine siguroi 54.2 milionë dollarë në shitjet e biletave, ndërsa It Ends with Us fituan 50 milionë dollarë, raportoi Variety.

Ky rast shënon herën e parë në më shumë se tre dekada që një çift i martuar përballet me filmat e tyre në krye të arkës. I fundit ishte Bruce Willis në Die Hard 2 dhe Demi Moore në Ghost, të cilët fituan vendin nr. 1 dhe nr. 2, respektivisht, në 1990.

Deri më tani, Deadpool & Wolverine ka kryesuar në arkë për tre fundjavë radhazi, duke grumbulluar 494.3 milionë dollarë në vend dhe mbi 1 miliard dollarë në nivel global deri më sot, për Variety.

Vajza e legjendës së NBA: Babai im s’është më pjesë e jetës sime

Trinity Rodman, vajza e pesë herë kampionit të NBA, Dennis Rodman, foli për marrëdhënien e tyre teksa u shpreh se legjenda e Chicago Bulls nuk është më pjesë e jetës së saj.

Ylli 22-vjeçar i futbollit fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris për SHBA-të, por u shpreh se babai i saj mund të mos e ketë parë ndeshjen.

Dennis Rodman u nda nga gruaja e tij dhe nëna e Trinity në vitin 2012.

“Nuk kam asgjë, sinqerisht, të keqe për të thënë për të,” tha Rodman për babain e saj në vitin 2023. “Ai ka pasur një kohë shumë të vështirë. Është e çuditshme të jesh vajzë dhe të thuash këtë për një baba. Ju do të mendonit se do të ishte e kundërta, por unë mendoj se e kuptoj atë që ai ka kaluar. Por në të njëjtën kohë, unë mendoj se ne të dy jemi në një vend ku duhet të ishim.”

 

 

U gjet pa ndjenja në pishinë, gjendja e aktorit mund të jetë serioze

Aktori Zac Efron, i njohur për rolin e tij të parë në High School Musical, së fundmi ka pësuar një aksident gjatë pushimeve në Ibiza.

Edhe pse detajet janë të pakta, raportohet se ai ka pësuar goditje në kokë në një pishinë dhe ka humbur ndjenjat për pak kohë.

Dy punonjës hoteli e gjetën Efron gjysmë të vetëdijshëm në pishinë dhe menjëherë e dërguan në spital.

Gazetarja Jaume Miranda, pohoi se sipas burimeve në spitalin Can Misses, situata mund të ishte më e rëndë se sa ishte raportuar fillimisht.

Ndërsa burime pranë aktorit pohojnë se Efroni do të shërohet shpejt, por sipas gazetares është e kundërta.

Sipas raportimeve, Efron u shtrua në spital në orën 18:26 të premtes plotësisht pa ndjenja dhe në nevojë për kujdes urgjent.

Ky zbulim ka ndezur spekulime në lidhje me natyrën e vërtetë të incidentit, madje janë ngritur spekulime në lidhje me një aspekt më të errët të së kaluarës së Efron.

Aktori raportohet se ka abuzuar me substancat narkotike.

Efron ka qenë më parë i hapur për luftën e tij me varësinë.

“Kam pirë shumë, shumë… Ti je 20 vjeç, je beqar, jeton në Hollywood… e di? tha Efron për Hollywood Reporter.

“Ju keni gjithçka në dispozicionin tuaj. Unë nuk do të ndryshoja asgjë; më duhej të mësoja nga gjithçka që bëra.”

Ndërsa pasiguria për shtrimin e tij në spital vazhdon, ka spekulime se më shumë informacione rreth shëndetit të tij.

 

Vuçiç: Ura në lumin Ibër do të hapet me 14 ose 15 Gusht! KFOR të mos e lejojë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë të dielën se pret hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Kosovë, më 14 ose 15 gusht, si dhe instalimin e liderëve të rinj serbë në këtë vend nga agjencitë e huaja, pa ofruar ndonjë dëshmi.

Ai i ka bërë këto deklarata në kohën kur autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se ura kryesore mbi Ibër – që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe – duhet të hapet plotësisht për qarkullim.

Aktualisht ajo është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për makina, dhe në të patrullojnë karabinierët italianë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Vuçiq i ka bërë thirrje KFOR-it që të mos lejojë hapjen e urës.

Presidenti serb ka pretenduar që figurat e reja serbe, që sipas tij, do të instalohen në Kosovë, “do t’i portretizojnë si trima edhe pse nuk janë, dhe do të përpiqen t’i ndajnë nga Beogradi” dhe që ata t’i përgjigjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Më lejoni t’ju them menjëherë se nuk do të funksionojë”, ka thënë Vuçiç në një konferencë për media, pa përmendur në mënyrë specifike ndonjë agjenci.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë është Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Kosovë, kanë thënë publikisht se nuk mbështesin hapjen e urës në këtë kohë.

Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Franca.

Bashkimi Evropian ka thënë, po ashtu, se Prishtina zyrtare nuk duhet të marrë “vendime të njëanshme”.

KFOR-i ka thënë disa herë në ditët e fundit se nuk do të hezitojë të veprojë nëse vëren veprime afër urës që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve.

10 mijë euro për koncert, Luizi rrëzohet nga froni! Divorci pasuron Xhensilën, tarifat e VIP-ave për verën

Nëse për shumë vera është momenti më i mirë për të pushuar, për këngëtarët tonë, është padyshim momenti më i mirë për të çuar më tej karrierën e tyre. Të shumtë janë ata që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon, për të shtuar edhe fitimet e tyre. Në klubet më në zë të vendit, çdo natë ka të ftuar këngëtarë, çfarë e bën atmosferën për turistët edhe më elektrizuese. E për këtë arsye, fitimet e artistëve tanë, përgjatë këtij sezoni edhe më të larta.

Vlerat e tyre përgjatë verës shtohen, duke shtuar kështu paratë. Në treg vlera e artistëve prej shumë kohësh është thuajse e njëjta, duke pasur një klasifikim fiks mes personazheve që paguhen më shumë për koncertet e tyre live. Por këtë verë, duket se edhe ky treg ka pasur ndryshime të mëdha, duke rrëzuar nga froni disa artistë dhe duke rikthyer në listë disa të tjerë.

Një emër që këtë verë ka ‘bërë namin’ është pikërisht Xhensila Myrtezaj. Artistja, e cila ka shumë vite që është pjesë e tregut muzikor, këtë sezon ka arritur kulmin. Këngëtarja ka mbajtur deri në 3 koncerte brenda një ditë, duke qenë ndër emrat më të kërkuar të muzikës. Shkak për këtë janë bërë edhe këngët e reja që ajo ka sjellë në muajt e fundit. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe divorcin e këngëtares. Pak para verës, ajo dhe Bes Kallaku, i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare.

Tashmë si single, duket se Xhensila është ndër vajzat më të kërkuara në koncerte. Tarifat e saj kanë arritur deri në 5 mijë euro këtë verë. Nëse i hedhim një sy pak viteve më parë, ajo kishte tarifa në 2 apo deri në 3 mijë euro, ndaj rritja për Xhensilën ka qenë e madhe.

Një tjetër emër që këtë verë ka ‘rënë nga froni’ është edhe Luiz Ejlli. Fenomeni i “Big Brother VIP 2”, vitin e shkuar ka qenë absolutisht këngëtari më i kërkuar dhe më i paguar. Tarifat e tij kapnin vlerën e 10 mijë euro, duke mbushur klubet plot. Madje, Luizi ndërmori dhe një tur në Angli, SHBA dhe Kanada ku shumat që fitonte arrinin vlerën e 30 mijë dollarë.

Por këto ditë tashmë duket se i përkasin të shkuarës. Pas një viti që është pjesë aktive e muzikës live, pagesat për Luizin janë përgjysmuar. Madje, këngëtari këtë verë nuk ka shkuar më larg sesa Kosova apo Maqedonia e Veriut për të intepretuar. Duket se fama e “Big Brother” po venitet avash avash për Luizin, ku ndonëse është ende ndër personazhet më të pëlqyer, tarifat për të janë reduktuar në gjysmë.

Ndërkohë që krejt ndryshe ka qenë kjo verë për Ledrin. Artisti, prej vitesh vijon të mbajë fronin si personazhi më i paguar, jo vetëm në verë, por përgjatë gjithë sezonit. Që pas ndarjes së tij nga Sara Hoxha, duket se Ledri si mashkull beqar është edhe më i pëlqyer. Koncertet e Ledrit prej shumë vitesh vijojnë të jenë më të frekuentuarat, duke mbushur klubet. Reperi, vijon të paguhet në 5 mijë euro për një natë live si dhe për koncertet në vende të largëta ky çmim dyfishohet.

Një verë disi më të qetë ka qenë për Elvana Gjatën. Duket se me kalimin e viteve, këngëtarja e famshme është bërë më selektive në koncertet që zgjedh për të mbajtur. Nëse vite më parë, e shihnim kudo, tashmë Elvana pak koncerte mban përgjatë verës. Dikur, tarifat për Elvanën ishin ndër më të lartat, duke mbajtur fort fronin e mbretëreshës së netëve live. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar edhe për të. Përgjithësisht, koncertet që Elvana mban, janë jashtë Shqipërie, duke preferuar që të jetë në diasporë. Duke qenë koncerte në distancë të largët, Elvana merr deri në 8 mijë euro, për netët e saj live. Kujtojmë që vite më parë, artistja ishte thuajse kudo edhe në Shqipëri, me çmimet që arrinin deri në 8 mijë euro, për një koncert jo më shumë se 3 orë. Tashmë, karriera e Elvanës është orientuar vetëm në koncertet jashtë kufijve, duke preferuar që mos të këndojë më në Shqipëri.

Një tjetër artist që ka ndryshuar shumë vijën e karrierës së tij është edhe Getoari. Kujtojmë se vite më parë, ai ishte padyshim reperi më i kërkuar. Mjafton të kujtojmë këtu se vetëm brenda një dite, ai mbante deri në 3 koncerte në ditë, me shuma që kapnin vlerën e 8 mijë eurove. Por viti i fundit, ka qenë disi më i ‘vakët’ edhe për të. Më të rralla kanë qenë koncertet e Getoarit, ndonëse produksione të reja muzikore ka patur mjaftueshëm. Edhe tarifat për reperin kanë mbërritur deri në 3 mijë euro për netët e tij live.

E njëjta është situata edhe për Taynën. Artistja u bë shpejt pjesë e tregut muzikor, duke u bërë e preferuara edhe në klube. Tarifat për Taynën vite më parë kapnin vlerën e 8 mijë euro, duke thyer shpejt shumë koleget e saj të tregut. Por dy vitet e fundit, këngëtarja duket disi më e tërhequr, ndonëse tentative për t’u rikthyer fuqishëm ka bërë. Kjo verë ka pasur një agjendë të ngjeshur për Taynën, por fitimet kanë qenë më të vogla se vitet e ‘lavdishme’.

Një verë e ngjeshur edhe për Bardhin, ku veçse është duke pritur për t’u bërë baba për herë të parë, karriera e tij njohu një pikë kthese këtë verë, pasi u largua nga menaxheri i tij. Bardhi ka rritur tarifat këtë sezon, duke qenë edhe më selektiv në koncertet që zgjedhë për të shkuar. Shumicën e kohës, Bardhi zgjedh të performojë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shifrat për këngëtarin kanë shkuar deri në 5 mijë euro.

Nuk mungojnë në këtë listë as binjakët Veshaj. Kujtojmë se qëkur doli nga “Big Brother” Donaldi, kërkesa për ta ishte shumë e lartë. Të dy merrnin deri në 10 mijë euro për të performuar në netët live. Por shpejt fama e tyre kaloi, ndonëse të dy u përpoqën gjatë. E njëjtë ishte situata me Romeon, i cili verën e shkuar pati disa këngë të reja, që shpejt u shndërruan në hit. Por këtë verë, finalisti i “Big Brother” VIP 3, ka pasur vetëm një koncert. Teksa Donaldi ka hequr dorë nga muzika Romeo, në planet e tij ishte bërë gati për këtë verë, por duket se nuk ka pasur kërkesa, duke bërë kështu që të marrë fund edhe karriera e tij muzikore.

Nga ana tjetër është Enca që duket se ka humbur vlerë në tregun e koncerteve. Vite më parë, ajo paguhej deri në 5 mijë euro për një natë live, por duket se mungesa në tregun muzikor me një produksion të ri, e ka ‘varfëruar’ artisten, që kohët e fundit po kalon më shumë kohë në Dubai sesa në Tiranë. Lista e saj e koncerteve këtë verë është më e vakët se herët e tjera, duke mos e parë thuajse asnjëherë në një koncert./Panorama Plus

Vrau shokun e dhomës? Avokati i historianit ngre dyshime: Ai nuk firmos dot, jo të gjuajë me bastun

Avokati i Zyhdi Shehut, 78-vjeçarit që akuzohet se vrau shokun e dhomës në azil me bastun, ka ngritur dyshime rreth autorësisë së krimit.

Avokati Alban Qafa u shpreh se i moshuari vuan nga parkinsoni dhe s’nuk arrin dot të firmosë me stilolaps, jo më të godasë me bastun.

“Ai është i sëmurë me parkinson, nuk ka arritur të firmos as me stilolaps, por me gisht me bojë. Është pak e habitshme se si një person me një sëmundje të tillë dhe me pa mundësi lëvizje muskulore të godas për vdekje me bastun.

I përket organit të akuzës për te vazhduar hetimin se çfarë ka ndodhur. Nuk di të them kush e ka kryer vrasjen. Klienti im do të qëndroj në psikiatri me mjekim”- tha  avokati.

Nxehtë jo vetëm gjatë ditës, por edhe në darkë! Moti për javën: Temperaturat deri në 42 gradë

Gjatë kësaj jave vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e net të ngrohta (netët Tropikale).

Për ditët: e Hënë, e Martë, e Mërkurë moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Për ditët: e Mërkur, e Enjte, e Premte moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plota me diell e vranësira mesatare e hera-herës të dendurar në relievet kodrinore – malore në veri e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës deri pasdite vonë. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Moska zotohet t’i përgjigjet ashpër ofensivës së Ukrainës brenda Rusisë

Moska është zotuar se do t’i përgjigjt ashpër ndaj sulmeve Ukrainës në disa rajone në Rusisë, përveç pjesës së kontrolluar nga Moska të rajonit lindor të Ukrainës Donetsk.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha në një deklaratë: “Regjimi i Kievit po vazhdon aktivitetin e tij terrorist me të vetmin qëllim të frikësimit të popullatës paqësore të Rusisë”.

Ajo shton se Ukraina “e kupton shumë mirë” se sulmet e fundit nuk kanë kuptim nga pikëpamja ushtarake”.

Zëdhënësja ruse përmendi disa sulme në 24 orët e fundit, duke përfshirë atë që ajo tha se ishte një goditje “masive” gjatë natës në kryeqytetin rajonal Kursk.

Më herët, guvernatori lokal për Kursk tha se 13 persona ishin plagosur kur pjesë të një rakete ukrainase ranë në ndërtesën shumëkatëshe në qytet.