zoom

Day ArchiveZgjedhjet në Himarë/ KQZ “mbyll” sytë: Nuk kishte probleme

Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë, ka reaguar edhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Pjesëmarrja rezultoi të ishte 36.9%. Sipas KQZ, procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm.

“KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit.“Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, nga pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%. Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave”, njoftoi KQZ.

Nga ana tjetër PD ka bërë disa denoncime ki i shpreh për blerje votash. Sipas opozitës nuk kanë munguar as rastet ku komisionerët janë kërcënuar me jetë nga personazhe të botës së krimit.

Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit.

Zgjedhjet në Himarë/ Teliti: Votat u vodhën nga krimi, zgjidhja qeveria teknike 

Pak para përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka rënditur disa problematika në këtë proces.

Në një reagim në rrjetin e tij social Teliti shkruan se sot ishte prova e radhës që qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme në 2025.

Postimi i plotë:

Krimet elektorale në Himarë tregues i domosdoshmërisë për QEVERI TEKNIKE!

Shkeljet e sotme (të urdhëruara nga lart) në procesin zgjedhor janë produkti më i qartë i skemave kriminale dhe manipuluese të vullnetit qytetar.

Qindra votuesve u mohohet padrejtësisht e drejta e votimit.

Shtesa listash me “votues të porositur” dhe ndryshime të vendodhjes së qendrave të votimit.

Në terren janë shpërndarë “për të kryer detyrën” eksponente të botës së krimit.

Në terren trupa e patronazhistëve dhe shefave të tyre politik po intimodojnë kudo votuesit.

Kërcënime të raportuara edhe në qendrat e votimit.

Si mund ti besosh qeverisë aktuale organizimin e zgjedhjeve të ardhshme qëndrore???

Që të ketë zgjedhje dhe jo votime, e vetmja zgjidhje është QEVERIA TEKNIKE!

Mbyllet votimi në Himarë, votuan më shumë se 8 mijë qytetarë

Mbyllet orari zyrtar i votimit në 36 qendrat në Bashkinë Himarë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 18:00, pjesëmarrja ka qenë 8.394 votues nga 23.074 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 36.38 %.

Qytetarët iu drejtuan kutive që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, deri në orën 19:00.

Gjatë procesit zgjedhor paraditen e soteme, mbi 6 mijë qytarë nuk mundën të votonin pasi u paraqitën me karta identiteti të skaduara.

Denoncimi/ Një votë 500 euro në Himarë

Ndryshe nga raportimet e KQZ-së ku u shpreh se gjatë procesit zgjedhor në Himarë nuk ka patur probleme, deputeti i PD-së Flamur Noka ka bërë publike disa denoncime.

Nga Himara Noka tha se në disa zona një votë ka shkuar 500 euro. Sipas tij kjo është një masakër zgjedhore nga mazhoranca, pasi në Shqipëri krimet zgjedhore amnistohen nga SPAK

Në disa zona në Himarë, një votë ka shkuar 500 euro. Të gjithë janë në terren dhe në fund të procesit do të grumbullohen provat. E gjithë kjo masakër zgjedhore ka ndodhur, sepse në Shqipëri krimet zgjedhore janë të amnistuara. SPAK i partisë ka vendosur të zhdukë provat për krimet zgjedhore. Himariotët kanë ndjerë terror, nëpër lokale rrinë drejtorë që shpërndajnë tapi e leje për fushatë.”-tha Noka.

Sipas tij paratë janë shpërndarë nga zyrtarë dhe kriminelë.

Ka zyrtarë e banditë që shpërndajnë para. Gjithë qeveria është këtu. Këtu ka krim elektoral, që në një vend ku ka drejtësi, kjo nuk do të ndodhte. Mbi 6000 qytetarëve iu është mohuar e drejta e votës. Se kush voton në Shqipëri e vendos Edi Rama. Celibashi ka frikë nga Edi Rama dhe gënjen. Maxhoranca e ka votën mall tregu, ka 3 javë këtu ka sekser. Ata janë superiorë për krimet zgjedhore.“-, shtoi Noka.

U kap para pak ditësh, ndërron jetë në paraburgim në Tiranë /Emri

Një i paraburgosur në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Lajmi është konfirmuar nga drejtoria e burgjeve e cila shprehet se Hekuran Myrtaj ka ndërruar jetë në QSUT.

Sipas njoftimit, Myrtaj ka humbur ndjenjat gjatë ajrimit dje menjëherë rreth orës 17:11 është dërguar në spital. Pavarësisht ndihmës së mjekëve ai nuk ka mbijetuar dot. Hekuran Myrtaj ishte arrestuar psra pak ditësh për drogë.

Njoftim paraprak

Shtetasi i paraburgosur Hekuran Myrtaj, që vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak në QSUT. I paraburgosuri ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) gjatë qëndrimit në zonën e ajërimit në orën 17:03. Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT. Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”. Myrtaj është arrstuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes.

Suli: Po na kërcënojnë me jetë, kemi kallëzuar në polici rastin

Sekretari i OMONIA-s Marin Suli në një deklaratë për mediat akuzoi drejtëpërdrejtë mazhorancën duke thënë se bandat kriminale po kërcënojnë me jetë komisionerët e opozitës.

Ai iu referua një rasti ku tha se në Vranisht është kërcënuar me jetë një komisioner, rast sipas tij i referuar në polici.

Sapo votova për kryetarin e ri të bashkisë, zotin Gjikuria. Zgjedhjet duhet të kishin shkuar më mirë në një vend demokratik. Jemi në një situatë ku adminsitarr rilindase e kryeministrit pothuajse ka pushtuar Himarën. Është e pamundur që në çdo qendër të mo gjesh 10 deri 15 nëpunës shtetit që bëjnë presion. Bandat kriminale janë pothuajse në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. Sigurisht nuk janë zgjedhje në një vend demokratik janë zgjedhje të sforcuar. Himara do reagojë, Himara do ketë një kryetar bashkie europian dhe amerikan. Shkoni të votoni, ju bëj thirrje, të votojnë një orë e më parë.

Të mos kenë frikë nga presionet e rrugeçërve.Po po janë shumë të vërteta. I kemi referuar edhe në polici. Në Vranisht komisionerin tonë e kanë kërcënuar me jetë. Në lagjen 1 maj ikëtu e njëjta gjë. Nëpunës të administratës së bashkisë së Vlorës, na kanë kërcënuar me jetë. I kemi referuar në polici. Dhe prisnim që të bënte shumë më tepër. Këto do jenë subjekt kallëzimesh pas përfundimit të procesit zgjedhor.-tha ai.

Denoncimi i gazetarit: Policia fsheh vrasjen e pushuesit në Ksamil nga “JetSky”

Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një denoncim të fortë ndaj policisë. Në një postim në Facebook ai shkruan se policia ka fshehur vrasjen e një pushuesi nga një “jetSky”.

Sipas tij bëhet fjalë për vdekjen e 38 -vjecarit F.K nga Tirana. Policia tha se ai u gjet i pajetë pranë një masivi shkëmbor, por Vezaj thotë se ai është goditur nga një “JetSky” dhe policia qëllimisht e ka fshehur këtë fakt.

Më poshtë postimi i plotë i gazetarit:

Policia që s’duam, fsheh vrasjen e pushuesit nga “JetSky”
###
Jemi mësuar tashmë që policia fsheh me dashje ngjarje të caktuara ose tenton t’i fshehë ato, duke ndjekur modelin e gënjeshtrës publike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ngjarjen në Elbasan! Kjo “sëmundje” nuk po ndryshon fatkeqësisht edhe sot, edhe me ndryshimin e papritur të ministrit të brendshëm (edhe ky nën hetim nga SPAK, por kjo është një çështje tjetër).
Drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, por edhe pse provohet që po gënjenin, askush nuk mban përgjegjësi! Edhe sot ndodhi e njëjta gjë: policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte “atak kardiak”!
“Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë në “Gjirin e Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.” – njoftimi i policisë!
Por e vërteta është ndryshe. 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me “jetski” nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend! Por, falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion (pasi autori I. Doda ka njohje me pushtetarët) dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për “atak kardiak” të viktimës nga “JetSky”!
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin, fshehjen e të vërtetës dhe ngjarjen që ndodhi? Përsëri do të harrohet pas tre ditësh, pasi gjykata e reformës së re me ndërmjetësimin e “miqve” në pushtet të autorit do t’i lehtësojë akuzën duke ia faturuar fajin viktimës, si gjithmonë!

Makina del nga rruga, plagosen 4 persona në Elbasan 

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në fshatin Polis Vila, në Elbasan.

Automjet i drejtuar nga personi me inicialet R.B ka dal nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona që udhëtonin me këtë makinë.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak 

Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Zgjedhjet në Himarë/ KQZ: Deri në orën 17:00 ja sa kanë votuar 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shprehet se pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 17:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Himarës është 33.48%.

Deri më tani procesi vijon normalisht pa probleme në të gjitha qëndrat e votimit.

Në total janë 36 qendra votimi në Himarë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00.

Më 14 majin të vitit të kaluar në Himarë votuan 7821 persona, ose 34.27%, garë e fituar nga Fredi Beleri, i cili u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve.

Boll me gënjeve! Biden shpërthen ndaj Netanyahut. E mashtroi për pengjet

Një zyrtar i lartë në administratën e Presidentit Joe Biden i ka thënë të përditshmes izraelite “Haaretz” se kryeministri izraelit Benjamin

Netanyahu është mosmirënjohës ndaj SHBA-së dhe shpërfill sasinë e konsiderueshme të ndihmës që i ka dhënë Izraelit gjatë 10 muajve të fundit të luftës së tij në Gaza.

Zyrtari i përshkroi gjithashtu dy bisedat e fundit midis të dyve – njëra gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë rreth 10 ditë më parë, tjetra në telefon javën e kaluar – si të vështira dhe të tensionuara, sipas “Haaretz”⁠.

“Biden e kuptoi se Netanyahu po e gënjente për pengjet,” tha zyrtari për botimin.

“Ai nuk po e thotë ende publikisht, por në takimin mes tyre, ai i tha në mënyrë specifike “mos u tall me mua”.

Zyrtari tha se SHBA po përgatitet të ndihmojë Izraelin përballë një përgjigjeje iraniane dhe Hezbollahut ndaj vrasjeve të javës së kaluar në Beirut dhe Tehran, por theksoi se nuk do të ketë mbështetje për veprime që zgjerojnë më tej shtrirjen e konfliktit.⁠

“Netanyahu po përpiqet të zgjasë luftën në vend që të fokusohet se si të arrihet në një marrëveshje pengjesh”, tha zyrtari. “Po e bën më të vështirë për ne që të vazhdojmë të mbështesim Izraelin me kalimin e kohës.”

“Haaretz” tha se kryeministri izraelit iu përgjigj raporteve për diskutimet e tensionuara me Biden përmes një deklarate për shtyp që i atribuohet zyrës së tij, ku thuhej: “Kryeministri nuk ndërhyn në politikën amerikane dhe do të punojë me këdo që zgjidhet president, ashtu si ai gjithashtu pret që amerikanët të mos ndërhyjnë në politikën izraelite.”⁠/AlJazeera