Aplikacion
Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Altin Qato është pezulluar nga detyra.
Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ku Qato dhunon një qytetar.
Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.
“Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.
Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise se rendit publik”.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, duke mos lejuar asnjë rast të cënimit të tyre pa u ndëshkuar ligjërisht.
Ndërkohë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të përdoruesve të rrugës që të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e autoriteve policore në rastet kur ka ngadalësim apo bllokim të lëvizjes së automjeteve për arsye të ndryshme”, njofton Policia.
Një drejtor i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit ka goditur me shpullë dhe ka shoqëruar një qytetar i cili iu bashkua protestës së banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, duke i rënë borisë së makinës.
Disa nga mediat raportojnë se bëhet fjalë për drejtorin Altin Qato, por emri nuk është konfirmuar ende.
Sipas pamjeve të siguruara, dallohet shefi i Policisë i cili në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe ligjet e uniformave blu, ka goditur me shpullë një qytetar duke shkelur vetë i pari ligjin dhe më pas ka urdhëruar shoqërimin e tij.
VOA: Të papriturat gjatë punimeve shtyjnë hapjen e kampit në GjadërView this post on Instagram
Dikur Gjadri njihej si një nga bazat e rëndësishme të ushtrisë shqiptare. Muajt e fundit emri i kësaj zone po lakohet gjithnjë e më shpesh, pasi aty po ndërtohet qendra ku do të priten migrantët që do të mbërrijnë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Fillimisht ishte parashikuar që migrantët e parë të mbërrinin në Shqipëri që në muajin maj. Më pas, gjatë vizitës së saj në qershor, në portin e Shëngjinit, në qendrën e pritjes së parë për migrantët, kryeministrja Meloni, njoftoi 1 gushtin si datën e nisjes së këtij operacioni, i cili është shoqëruar me debate të shumta dhe në Itali, për shkak të kostove të larta që shkojnë në qindra milionë euro.
Ambasadori italian Fabrizio Bucci, shpjegon për Zërin e Amerikës, se ndërtimi i qendrës në Gjadër, hasi në pengesa të papritura e që nuk mund të ishin parashikuar. “Faktori i parë, lidhet me natyrën e terrenit, i cili ishte i shkrifët. Nuk mund të ndërtonim mbi një truall që nuk ishte i qëndrueshëm. Për pasojë na u desh të bënim një punë të madhe për të forcuar terrenin. Janë ngulur në tokë, 7 mijë shtylla betoni, 13 metra të gjata dhe me një diametër prej gati 1 metër”.
Një faktor i dytë që ndikoi në vonesat e punimeve, shpjegon ambasadori, ka qenë dhe moti, me temperatura tejet të larta:”Ne zbatojmë në kantiere, normativat italiane, të cilat parashikojnë ndalimin e punës në orët më të nxehta të ditës. Kështu që në javët e fundit, jemi detyruar të bllokojmë vazhdimin e punës nga ora 11 e ditës deri në 5 të pasdites”.
Qendra e Gjadrit shtrihet në një sipërfaqe pre 70 mijë metrash katrorë. E gjithë zona është rrethura me mure betoni dhe një gardh metalik që arrin deri në 5 metra e gjysëm lartë, në një perimetër prej 2.1 kilometrash.
Kampi është i ndarë në katër zona të mëdha, njëra e cila do të jetë për personelin italian, një tjetër ku do të strehohen azilkërkuesit, ndërsa një hapësirë është dedikuar për ata që nuk përfitojnë nga e drejta ndërkombëtare për azil e që do të duhet të riatdhesohen. Në një tjetër zonë të vogël, janë krijuar mjedise paraburgimi, për rastet e personave që do të përfshihen në krime brenda kampit. Secila zonë do të jetë e ndarë me gardhe rrethuese.
Në qendër të kampit, janë kapanonet me struktura të parafabrikuara, ku do të strehohen migrantët, në dhoma për katër persona me krevat marinari, dollape një tavolinë dhe karrike. Të gjitha mjedisat janë me ajër të kondicionuar. Është parashikuar po ashtu dhe një hapësirë ku besimtarët mund të kryejnë ritet e tyre fetare. Më tej janë mjediset për dushet, apo dhe mensa, furnizimi i së cilës siç shpjegon ambasadori, do të bëhet nga shoqëritë vendase. Po ashtu banorë dhe ndëmarrje vendase do të përfshihen në ofrimin e shërbimeve të ndryshme që nga transporti deri te pastrimi. Sipas ambasadorit italian do të jenë me qindra ata që do të punësohen direkt apo indirekt, duke dhënë kështu një impakt dhe për ekonominë lokale.
Kampi i Gjadrit do të duhet të presë deri në 3 mijë persona. Por në fazën e parë pritet të jenë disa qindra, ata që do të mbërrijnë. Marrëveshja e nënshkruar në nëntor, është shoqëruar me kritika dhe skepticizëm të theksuar nga shumë organizata ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe të azilit. Në Gjadër janë parashikuar hapësira të posaçme për avokatët e migrantëve apo mbrojtës ligjor që do mund t’i ndihmojnë ata gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës për azil.
Po ashtu dhe në portin e Shëngjinit, pika hyrëse e migrantëve, do të ketë një dhomë të posaçme për organizatat e të drejtave të njeriut. Këtu, siç thotë për Zërinë e Amerikës, përgjegjësi i qendrës Evandro Clementucci “do të verifikohet së pari gjendja shëndetësore e migrantëve dhe do t’ju jepen veshje dhe ushqim, si dhe do të mund të bëjnë dush. Më pas do t’i nënshtrohen kontrolleve më të detajuara nga ana e personelit mjekësor, për të vijuar me identifikimin, nga ana e përfaqësuesve të zyrës së migracionit”.
Marrëveshja parashikon që në Shqipëri, nuk do të vijnë gra e fëmijë, apo familje të tëra. Falë një paraseleksionimi që do të bëhet që në bordin e anijeve italiane, në qendrën e Gjadrit do të përfundojnë vetëm migrantët me origjinë nga vendet të cilat konsiderohen të sigurta nga Italia, e ku për pasojë, mund të riatdhesohen. /Marrë nga VOA
Ministri i ri i Financave shkarkon ekspertët e vjetër/ Heq Nikolla Lerën e deri tek sanitarëtNjë ditë pas marrjes së detyrës si ministër i Financave, Petrit Malaj ka shkaktuar tërmet në ministri. Mësohet se zoti Malaj ka shkarkuar nga detyra, drejtorin historik të Politikave Fiskale, Nikolla Lera.
Një nga ekspertët më të njohur të taksave dhe me një përvojë shumëvjeçare në krye të departamentit të Politikave Fiskale, zoti Lera është njoftuar beftas për largimin e tij nga detyra. Por Nikolla Lera nuk ishte i vetmi. Emri tjetër i rëndësishëm që është larguar nga detyra e ministrisë së Financave është sekretarja e përgjithshme Risena Xhaja.
Edhe zonja Xhaja është njoftuar në mënyrë të papritur për shkarkimin e saj nga posti i sekretares së përgjithshme të cilin ajo e ka mbajtur që nga marsi i vitit 2023.
Nje tjetër punonjëse që nuk i ka shpëtuar dot furtunës së ministrit të ri është dhe një nga sanitaret e ministrisë së Financave, e cila shërben në katin e ministrit prej shumë vitesh. Sanitarja që ka përcjellë shumë ministra financash nuk arriti të përballonte dot ministrin e ri, Petrit Malaj. Ky i fundit ka vendosur ta lëvizë atë nga kati i tij për ta zëvendësuar me një pastruese më të besuar.
Një burim tha se vala e largimeve mund të prekë dhe figura të tjera rëndësishme në ministrinë e Financave. Një nga emrat më të përfolur për t’u arguar është ai i zëvëndësministres së Financave, Adela Xhemali.
Zonja Xhemali e mban këtë post që nga shkurti i vitit 2020, në kohën që ministre e Financave ishte Anila Denaj. Por me sa duket eksperienca e saj në ministrinë e Financave mund të shkojë drejt fundit.
Fillimisht u përfol se një tjetër emër që mund të largohej ishte ai i drejtoreshës historike të Thesarit të Shtetit, Mimoza Dhembi. Zonja Dhembi është një nga punonjëset më të njohura të shtetit me një karrierë të gjatë në ministrinë e Financave, që nga vitet 90. Por deri më tani nuk ka asnjë akt zyrtar për largimin e saj dhe zonja Dhembi vazhdon të qëndrojë në detyrë. Megjithatë pozicioni i saj është ende e paqartë. Zonja Dhembi është një figurat kyçe në përplasjen shumëvjeçare tashmë mes ministrisë së Financave dhe asaj të Infrastrukturës për projektet e investimeve, që kanë ngrënë kokën e disa ministrave të Financave.
Ndërkohë një tjetër emër që përflitet se është në pozita është ai i drejtorit juridik në ministrinë e Financave, Sajmir Muçmata. Nuk dihet nëse zoti Malaj do të largojë edhe zotin Muçmataj, por është e sigurtë se aty nuk do të ketë të lehtë për shkak të disa balancave të tjera jashtë ministrisë.
Kjo është hera e parë në histori që ministria e Financave përballet me një tërmet kaq të madh në ndryshimet e stafit. Shumë punonjës thanë se lëvizjet kanë ardhur të papritura për të gjithë.
U rrah nga Noizy, por në pritë e nxorri Stresi. TikTok-eri nxjerr bisedat në WhatsappPersonazhi i TikTok, Medi Iseni është dhunuar me doreza hekuri nga Noizy dhe 7 shokë të tij në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të djeshëm (2 Gusht).
Sipas mediave në Kosovë, Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital. Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok ka reaguar në një postim në InstaStory ku ka hedhur akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.
Ai ka publikuar disa mesazhe të shkëmbyera në WhatssApp me Stresin, ku reperi i del garant se do të rregullojë raportin e tij me Noizy, duke e ftuar në backstage të klubit të natës në Pejë.
Por, sipas Medi Isenit, ky ishte një kurth pasi në momentin që u fut brenda së bashku me dy shokë të tij, Noizy dhe grupi i tij prej 7 personash ishin duke e pritur me armë.
“E vertet osht mkan pre ne bes, ja biseda shine vet…!!!! isha vet i dyti kurse ata mbi 8 veta te pregaditur me arm”, shkruan Medi Iseni.
Në një postim tjetër shtoi: “Bravo të qoftë ty Arkimed, ky ishte plani këtij prej fillimi deri në fund. Kjo video dhe bisesa është mbasi e mbylli koncertin duke më thirrur me stil në backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.”
Noizy dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ende nuk dihet arsyeja pse dy grupet janë përfshirë në sherr në klubin e natës.
Personazhi i TikTok dhe shoku i tij, Bekim Hardergjonaj raportohet se u dërguan në spital ku morën ndihmë mjekësore, por nuk dihet gjendja e tyre.
Zëdhënësi i policisë në Pejë, Shkodra Nikçi pas ngjarjes deklaroi se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.
“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për median e Kosovës.
Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.
“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.
Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.
“Duam rrugë, Ali Baba me 15 hajdutë!”, banorët e Thumanës në protestë, prezente dhe deputetja e PDBanorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë në autostradën Thumanë – Kashar.
Ata kërkojnë hyrje-dalje në autostradë, duke pretenduar se janë izoluar së bashku me bizneset e tyre në këto zona.
Në një moment ka pasur përplasje me banorëve dhe policisë, të cilët më pas janë ulur në mes të rrugës duke e bllokuar atë në të dyja drejtimit. Një prej banorëve dëgjohet të bërtasë “Duam rrugë. Ali Baba me 15 hajdutë, as rrugë nuk jep”.
Edhe në protestat e shkuara ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar protestuesit të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Kjo është protesta e tretë pas ndërtimit të autostradës, ndërkohë që banorët që u prekën nga ky projekt kanë protestuar me muaj të tërë kundër ndërtimit të saj dhe kanë shprehur se nuk janë shpronësuar në mënyrë të drejtë.
Nga shok i ngushtë me Vis Martinajn tek armiq të betuar, kush është “Princi” që u ekstradua sotLeonard Duka, i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos në vitin 2019, është ekstraduar nga Belgjika këtë të premte.
Operacioni për ekstradimin e tij u finalizua pas negociatave të shumta nga Interpol Tirana, duke siguruar nga autoritetet belge dritën jeshile për vënien e Dukës përpara drejtësisë shqiptare.
Prej disa vitesh, Leonard Duka rezulton në kërkim, si nga policia dhe SPAK. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019 në Tiranë.
Veç kësaj ngjarje, 37-vjeçarit iu shtua një tjetër akuzë, ajo e sigurimit të kushteve për vrasje. Vepër penale kjo e ngritur nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, i finalizuar falë zbërthimit të komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin Sky dhe Encrochat.
Në to, 37-vjeçari, Duka i ndihmuar dhe nga eksponentë të tjerë të botës së krimit thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinaj dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi.
Kush është “Princi Damian”
I njohur për armiqësinë me Ervis Martinajn, Leonard Duka njihet dhe si udhëheqës i grupit kriminal me emrin “Klani Duka”. Ai mori famë edhe për marrëdhënien me ish-misin, Trejsi Sejdini.
Policia dhe prokuroria dyshojnë se klani Duka është një ndër grupet që ka qenë aktiv në vrasjen e shokëve të Ervis Martinajt dhe hartimin e planit edhe për ekzekutimin e tij duke ndjekur lëvizjet brenda dhe jashtë vendit përmes rekrutimit të personave që kanë dijeni në agjenci turistike si edhe Policinë e Shtetit.
Leonard dhe Erlis Duka kishin ngritur “perandorinë” e tyre që operonte kryesisht në zonën veri-lindore të Tiranës, por gjithçka ndryshoi në raportet e tyre me grupin e Martinajt, kur ky i fundit mori peng dhe dhunoi fizikisht babanë e tyre për shkak të rivalitetit mes tyre në tregun e lojërave të fatit.
Vëllezërit Duka nuk ia falën këtë Martinajt dhe filluan vrasjen e personave pranë tij. Ekzekutimi më i famshëm ishte ai i ish-policit Santiago Malko në rrugën “Xhanfize Keko” në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko ishte një ndër personat më të afërt të Martinajt, me të cilin nisi edhe saga e ekzekutimeve ndaj njerëzve të “bosit të lojërave të fatit”.
Dukajt thuhet se ishin betuar deri në eliminimin e ushtarit të fundit të Martinajt dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh.
Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 40-vjeçari.
Duket se këto të fundit, ku në lojë janë qindra milion euro në vit si edhe hakmarrja e vëllezërve Duka janë ato që sollën vrasjet e vazhdueshme të njerëzve të Ervis Martinajt duke çuar së fundmi edhe në zhdukjen e tij. Policia nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi fatin e Martinajt, por dyshohet se ai është kapur nga kundërshtarët e pajisur me shumë para dhe një skuadër vdekjeje në dispozicion duke u nxjerrë tërësisht nga loja.
Si do të jetë moti në fundjavë? Meteorologët parashikojnë reshjeKëtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe lindje të terriorit, gjatë ditës së shtunë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje 3-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 7-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4 ballë.
Inceneratori i Tiranës/ SPAK çon për gjykim Lefter Kokën dhe 11 zyrtarë. Si u ndihmua Klodian ZotoProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbyllin këtë të premte hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe vendosi të çojë për gjykim 12 zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Ky i fundit, së bashku me të pandehurit e tjerë Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola akuzohen për shpërdorim detyre.
Duke abuzuar me detyrën, hetimet zbuluan se zyrtarët kanë kryer një sërë veprimesh të kundërligjshme në procedurën për inceneratorin e Tiranës.
Sipas SPAK, Klodian Zoto është ndihmuar nga Lefter Koka për të fituar garën për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, duke marrë informacione për rrethanat konkurruese para se të shpallej procedura.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
–Në lidhje me propozimin për dhënien e bonusit shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, anëtarët e Komisionit të Dhënies së Koncesionit, të përbërë nga të pandehurit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit, të pandehurin Lefter Koka, Alba Thoma, Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Mjedisit, Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, kanë kryer veprime të kundërligjshme para fazës së zhvillimit të procedurës, në kundërshtim me ligjin nr.125/2103 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, e ndryshuar.
Anëtarët e Komisionit kanë propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës, si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit. Nga ana e zyrtarëve të Autoritetit Kontraktor, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma, Përgjegjësi i Sektorit të Prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit, Bledar Karoli, është përgatitur dhe dërguar më pas projektvendimi në Këshillin e Ministrave, për dhënien e bonusit prej 8 % të pikëve totale të garës shoqërisë propozuese.
-Në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt: “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzituese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” (në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k)ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese para se të shpallej procedura. Kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka, ish Ministër i Mjedisit, Alba Thoma, Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike, Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.
-Në lidhje me hartimin dhe miratimin e dokumenteve standarte të koncesionit, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me titullarin e Autoritetit Kontraktor, Lefter Koka, ish Ministër i Mjedisit, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion, partneritet publik privat”, i ndryshuar. Dokumentet Standarte të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal për hartimin e Dokumenteve Standarte të Koncesionit.
Rezulton se Dokumentet Standarte të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, pjesëmarrëse në këtë procedurë koncesioni si aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV”, i cili jua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, të pandehurve Alba Thoma dhe Bledar Karoli. Në këtë kohë, këta dy shtetas kanë shërbyer si “urë lidhëse” ndërmjet Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë së shtetasit Klodian Zoto. Nga ana e titullarit të Autoritetit Kontraktor, ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka,është miratuar vazhdimi i procedurës së dhënies së koncesionit, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të Dokumenteve Standarte të Koncesionit nga ana e Komisionit.
–Në lidhje me studimin e fizibilitetit, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, si dhe në kundërshtim me VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar, përsa i përket përllogaritjeve të kostove në studimin e fizibilitetit, duke i marrë kostot nga studimi i fizibilitetit të shoqërisë propozuese “Integrated Energy BV”, pa kryer asnjë verifikim në lidhje me vërtetësinë e tyre.
Nga aktet e administruara rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton.
Në studimin e fizibilitetit të përgatitur nga Komisioni i Dhënies së Koncesionit, nuk janë marrë në konsideratë të gjitha të ardhurat reale që do të përfitonte shoqëria koncesionare. Këto të ardhura, të cilat nuk janë përfshirë, ndikojnë negativisht në buxhetin e shtetit, pasi nëse do të ishin përllogaritur, atëherë vlera e tarifës që do të duhej të paguanin Njësitë e Qeverisjes Vendore, do të ishte më e ulët. Komisioni i Dhënies së Koncesionit nuk ka përfshirë të ardhurat që do të përfitonte shoqëria koncesionare nga palët e treta për depozitimin e mbetjeve inerte, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. Nëse do të ishin përllogaritur të ardhurat që shoqëria koncesionare do të përfitonte nga palët e treta, si zë të ardhurash në studimin e fizibilitetit, atëherë do të ishte ulur pjesa e mbulimit që do të kryhej nga shteti.
-Nga aktet e administruara rezulton se punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, të pandehurit Jetmir Llapaj dhe Silena Tola, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, si dhe VKM nr.1008, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e mënyrës dhe të procedurave të regjistrimit e publikimit të të dhënave për pronarët përfitues, si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente e nga subjektet e detyruara”. Në lidhje me regjistrimin e pronarëve përfitues fundor të shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, rezulton se nuk është dorëzuar dhe administruar dokumentacioni shoqërues justifikues për të provuar ndryshimin e aksionerëve përkatës për periudhën kohore në fjalë, sipas përcaktimeve të akteve ligjore dhe nënligjore të përmendura më sipër.
PAMJET/ Momenti kur Leonard Duka dorëzohet tek autoritetet shqiptare. Akuzohet për disa vrasjeDalin pamjet e ekstradimit të Leonard Dukës nga Belgjika në Shqipëri.
Rreth orës 14:30 minuta ai mbërriti në aeroportin e Rinasit i shoqëruar nga forcat RENEA që dërguan nga Policia Shqiptare 3 ditë më parë në Belgjikë për ekstradimin e tij.
Leonard Duka është rivali i Ervis Martinajt.
Në njoftimin zyrtar, policia e akuzon atë mes të tjerash për vrasjen e Santiago Malkos, që ishte krahu i djathtë i Martinajt.
Duka akuzohet edhe për disa vrasje të tjera.
“Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M.
Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.