Aplikacion
Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes.
Sipas raportimeve të fundit është shmangur fatmirësisht rreziku për banesat dhe bizneset. Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale.
Është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, bashkia Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël, ku u raportua një tjetër vatër zjarri, gatë ditës së sotme.
Video/ Shëngjini po digjet, ndërsa Pjerin Ndreu “krihet” në koncertin në StambollNdërkoh që banorët e Shëngjinit janë të këcënuar nga zjarri, kreu i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu po kërcen në Stamboll.
Vetë Ndreu pa problem ka publikuar pamje nga “haremi” në Instagramin e tij, ku duken shumë kërcimtarë teksa performojnë.
Rrjeti ka reaguar me kritika dhe me ironi kundrejt kryebashkiakut socialist, teksa shumica shkruajnë “fshati digjet, k*rva krihet”.
Intervista e Ahmetajt, si dëshmi e tredhjes së SPAK-utView this post on Instagram
Nga Armand Shkullaku
Deklaratat e Arben Ahmetajt, ish numrit dy të qeverisë së Edi Ramës, çertifikuan përfundimisht çdo dyshim se veprimtaria e SPAK në hetimin e skandaleve qeveritare e bashkiake, nuk udhëhiqet nga interesi publik por nga interesi politik. Duke qenë njeriu më i afërt i kryeministrit, ministri i tij i reklamuar si sukses i financave dhe i rindërtimit, anëtar kryesie dhe drejtues qarku, Ahmetaj tha se të paktën në një aferë korruptive me përmasa të frikshme, inceneratorin e Tirnaës, pronarët faktikë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Por nëse për çdo qytetar shqiptar është e qartë se afera si inceneratorët, sterilizimi, 5D e shumë të tjera, nuk mund të jetësoheshin pa vullnetin e Ramës e Veliajt, çështja qëndron tek i ashtuquajturi hetim, që SPAK pretendon se ka ndërmarrë për zbardhjen e tyre. Pikërisht këtu, dëshmia e një zv/kryeministri dhe ministri Financash se prokuroria speciale nuk po heton procedurat që kanë prodhuar këto mega afera, vërteton jo thjesht faktin se ajo gjendet nën kontrollin politik të kryeministrit por dhe një tentativë të rrezikshme për t’i vënë kapak vjedhjeve më skandaloze në historinë e tri dekadave të fundit.
Deri tani, SPAK ka dështuar së pari të zbërthejë mekanizmin që ka prodhuar zhvatjen e qindra milion eurove qytetarëve më të varfër në Europë dhe së dyti po dështon të ndalë hemoragjinë financiare që vazhdon si pasojë e koncensioneve korruptive. SPAK evitoi t’u japë përgjigje pyetjeve të thjeshta të tilla si: Si dhe kush i përzgjodhi kompanitë koncensionare, pse u shmang gara, si u negociuan kontratat, pse kryeministri gënjeu publikisht për pronarët e inceneratorit të Tiranës, si iu besuan dhejtra miliona euro muratorëve nga Italia apo një bukëpjekësi, si iu dha bonus një biznesi që nuk ekzistonte.., Dhe mbi të gjitha ku kanë shkuar paratë e paguara deri tani nga xhepat e shqiptarëve.
Ish numri dy i qeverisë deklaroi se hetimi i procedurave, që sollën këtë zhvatje kolosale, mund të çojë drejt zbulimit të përgjegjësve të vërtetë (pronarë të inceneratorit janë Rama dhe Veliaj, tha ai) si dhe shpellës që ka përpirë qindra miliona euro. Këtë me siguri e di fare mirë dhe Dumani dhe prokurorët e tjerë, prandaj duke zgjedhur të mos hetojnë procedurën ata në fakt kanë zgjedhur të mbyllin sytë dhe veshët ndaj të vërtetës që mund t’i çojë atje ku as guxojnë ta mendojnë: tek Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Duke tentuar të mbysin hetimin e vërtetë me statistika idiote, prokurorët e SPAK mund t’i sjellin vendit një dëm më të madh se sa vetë skandalet qeveritare. Ata mund të arrestojnë Ilir Beqen për faturat e restorantit në vend të hetojnë koncensionet në shëndetësi, mund të burgosin Alqi Bllakon për rrogën e babait, Lefter Kokën për letrat e të birit, Arben Ahmetajn për shtëpinë e gruas në vend se të zbulojnë si avullojnë qindra milion euro në një incenerator që nuk ekziston, mund të dënojnë Safet Gjicin për moral në vend të hetojnë 110 milion euro tendera në epokën e Rilindjes… por këto nuk i shërbejnë as të vërtetës dhe as integritetit të Prokurorisë Speciale. Prokurorët mund t’i rendisin këta emra si statistikë për të justifkuar rrogat e tyre, por në të njëjtën kohë ato shërbejnë dhe si lakmues për të çertifikuar tredhjen e tyre.
Në asnjë dhe në asnjë rast, ata nuk kanë guxuar të nxjerrin këmbën nga rrethi në çështje të nxehta që mund të çojnë tek vendimarrjet apo skemat kriminale të kryeminstrit dhe kryetarit të Bashkisë. Ata kanë ulur kokën dhe mbledhin në thes ata që kanë “ngrënë kumbulla dhe dardha” pas shpinës së Edi Ramës dhe vetëm kur vendos Edi Rama. Ata nuk tregojnë dot se si ngrihen në ktë vend skemat e zhvatjeve qeveritare dhe as si vidhen votat që mbajnë në këmbë autorët e vërtetë të këtyre skemave.
Imagjinoni si do të silleshin prokurorët në një vend europian nëse numri dy i një qeverie do të dëshmonte ato që dëshmoi Ahmetaj për Edi Ramën dhe krahasojini me guximtarët e SPAK që recitojnë statistika ndërsa milionat vazhdojnë të avullojnë në Sharrë, në tecet lundruese apo tenderat sekretë. Dëshmia e Ahmetajt nuk zbuloi diçka që shqiptarët nuk e dinë, por ajo vërtetoi se të besosh që në një regjim ka segmente të pavarura që mund të trondisin vetë regjimin, është një përrallë ose për naivët ose për ata që shpresojnë t’u ndodhë mrekullia ndërsa flenë gjumë.
“Mufka” e Taulant Ballës pak orë para largimit nga Ministria e BrendshmeDeklaratën e fundit si ministër i Brendshëm, Taulant Balla e bëri nga Shëngjini, aty ku zjarret po rrezikojnë jetën e banorëve.
“Sipas vlerësimit paraprak nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme”, tha ministri Balla.
Por kjo duket se është mufka e fundit e Ballës si ministër i Brendshëm.
Kjo deklaratë e tij ra poshtë kur policia nisi të hetonte pikërisht skenarin e një zjarrvënie të qëllimshme.
Në rastet e zjarreve policia nuk e përjashton kurrë zjarrvënien e qëllishme. Në rastin e Lezhës ajo është treguar e rezervuar teksa flakët po vazhdojnë të përpijnë sipërfaqe me pisha e shtëpi të banuara dhe rrezikojnë hotele e resorte.
Por ç’nxitim pati Balla për të dalë në konkluzione kaq shpejt?
Ata që jetojnë në Shëngjin thonë se në këto anë zjarret janë të pazakonta. Kanë rënë masivisht për herë të parë në vitin 2016 dhe 3 herë të tjera pas kësaj.
Për të gjitha rastet ata thonë se janë të dyshimta.
“Digjen në interes të ndërtuesve, që pretendojnë të përfitojnë terrene ndërtimi” -thonë ata për Zoom.al
Dyshimet e tyre janë se edhe Ministri Balla duket se po i bën atyre një nder të fundit në postin e lartë në qeveri.
Verën e 2021-shit, zjarre të fuqishme përpinë tokat në zonën e Kardhiqit. Ajo që në fillim u tha se ishte pasojë e temperaturave të larta rezultoi të ishte pasojë e një plani ndërtimi.
Kështu që zjarri që po djeg Shëngjinin (dhe jo vetëm) duket se është ndezur diku tjetër./Zoom.al
Flor Mumajesi po rikthehet? Shenja e fundit i jep shpresë fansave të artistitPrej kohësh është përmendur Flor Mumajesi dhe thuajse të gjithë kërkojnë rikthimin e artistit dhe kantautorit të talentuar. Megjithëse, vetë ai ka heshtur, sympretëve si ne s’i shpëtoi lëvizja e fundit në Instagram-in e tij.
Flori ka ndërruar foton e profilit dhe e ka zëvendësuar atë me togfjalëshin “Pak Flor” dhe një simbol me ngjyrë të kuq, që duket si një shenjë gishti
Sigurisht, teoritë janë të shumta:
– Një këngë e re
– Një rikthim me një album
– Një projekt që ndoshta s’ka lidhje me muzikën
– Rastësi
– Thjesht i ishte mërzitur fotoja e mëparshme
Cilado qoftë arsyeja e këtij ndryshimi të beftë, do ta mësojmë me kohën.
Për rikthimin e Florit ka folur edhe mikesha e tij, Fifi. Në një intervistë në emisionin “Canape”, ajo tha se prej kohësh nuk kanë më kontakte, por shpreson që ai të bëhet sërish pjesë e industrisë muzikore.
“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri të dalë përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike”.
Qeveria i shton 2 mln euro faturës së portit të Porto Romanos, shkon 392 mln: Ka rënë euro…Shqipëria ka hapur zyrtarisht garën ndërkombëtare për ndërtimin e Porto Romanos, ku do të presë ofertat më të mira për të zhvilluar portin e ri tregtar të Durrësit, ku deri më tani janë 15 kompani të interesuara.
Duke e quajtur një “turp” dhe një “plagë” portin aktual në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama, tha se porti i ri në Porto Romano, do ta bëjë Shqipërinë pikë strategjike për sigurinë dhe ekonominë e vendit.
Rama tha se më në fund, bashkë me projekte të tjera, Durrësit do t’i rikthehet rëndësia që ka pasur në kohë më të lashta.
“Ky është një moment tjetër kuptimplotë. Projektet e mëdha nisin kur fillon i gjithë procesi në tryezë e jo kur hapen thirrjet si kjo sot. Shqiptarët dëgjojnë e presin. Durimi nuk është virtyt i shqiptarëve, por është e kuptueshme. Shqiptarët kanë pritur shekuj.
Porti i Durrësit në mes të qytetit është një plagë fizike nga ana imazhit dhe nga ana socio ekonomike. ka qenë zonë e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale. Largimi nga qendra dhe vendosja këtu, me tipologji e përmasa të reja është hapja e një kapitulli të ri. Ndër kompanitë e interesuara kemi 5 më të mëdhatë në botë. Porti i Porto Romanos impakton 3% të PBB-së. Porti aktual ka një impakt qesharak. Porto Romano impakton sigurinë tonë. Porti do të ketë krahun e vet ushtarak. Porti më i ri në Europë prej shumë dekadash, që ndërtohet nga fillimi”, tha kryeministri.
Ai i dha dhe një “këshillë”, hungarezëve të Royal Haskoning, kompania konsulentë për portin, duke i thënë se në Shqipëri duhet të bëjnë “delfinin e jo peshkaqenin” dhe se “peshkaqenin mund t’a bëjnë në një vend tjetër të Europës”.
Më tej, kreu i qeverisë theksoi se ky investim do të sjellë mundësi të reja punësimi me rroga dinjitoze dhe iu bëri thirrje emigrantëve në Greqi e jo vetëm, që të rikthehen në Shqipëri e të punojnë në këtë port, pasi do të kenë të ardhura më të larta se në vendin ku ndodhen.
“Porti do të sjellë punësim dhe punësim cilësor të mirëpaguar, nuk diskutohet dhe porti është një tjetër argument e arsye që të shkojmë më shpejt përpara me reformën e re që ne po bëjmë për arsim profesional e për t’i thënë shqiptarëve që punojnë në Greqi aktualisht, po marr Greqinë që e kemi fqinj më të afërt por është edhe referenca më kuptimplotë se ndërkohë që rrijnë atje pastrojnë hotele, lajnë pjata, bëjnë shërbime si kamarierë, kuzhinierë dhe janë të përfshirë në gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me turizmin, të vijnë këtu pa humbur kohë se në mënyrë absolute, me laps e letër, iu ngelet më shumë këtu se andej”, deklaroi Rama.
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se porti nuk është i Durrësit, por i shqiptarëve, pasi do t’i shërbejë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Balluku tha se në fund të këtij viti dorëzohen 3 projekte tjera me rëndësi si aeroporti i Vlorës, Unaza e Madhe e Tiranës dhe tuenli i Murrizit.
“Ka qenë një vit i shkëlqyer ku janë realizuar projekte historike. Tuneli i Llogarasë, premtim i çdo qeveri, sot shqiptarët po e prekin. Aksi Thumanë-Kashar dhe do të ndërtohen segmente që do të lidhin Shqipërinë më Malin e Zi dhe Greqinë. Sot çelja e garës për Porto Romanon është ndër momentet më të veçanta që shënjon rrugëtimin e qeverisë Rama 2030. Me NATO-n kemi nisur të financojmë hapësirën ushtarake në Porto Romano. Duam të ndërtojmë një port dyfish më të thellë, për t’i shërbyer të gjithë rajonit, duam të ndërtojmë një terminal kontejnerësh tre fish më të madh, sipërfaqe të dedikuara për entet ligjzbatuese, në infrastrukturë detare që hedh bazat për një zhvillim të mëtejshëm, duam të ngremë një insfrastrukturë për bazën detare. Durrësi dhe Porto Romano janë anët e së njëjtës medalje.
Nëse dikur na paragjykonin, flitej për 3D, por ka ca muaj që nuk e dëgjojmë më. Në kushtet kur një investim i këtyre përmasave është risi, nevojitet një ekspertizë ndërkombëtare në procesin e tenderimit, ndaj kemi vendosur të kemi në krah konsulentët e Royal Haskoning”,përfundoi zv.kryeministrja.
Kreu i Autoritetit Portual të Durrësit që pret të dekretohet si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, tha se Shqipërisë i duhet të “forcojë” zinxhirët në një kohë të turbullt.
“Ndërtimi i një porti nuk është thjesht çështje ekonomike, është çështje shtetndërtuese. Na takon të ecim në shtratin e ambicieve të vjetra, teksa vendi ka marrë një hov të ri dhe të pashmangshëm nëse duhet të sigurojmë zinxhirët e vendit në një kohë të turbullt.
Kjo garë vjen si një produkt i një vendimmarrjeje të lirë. Mirënjohje për mundësitë që më dhatë ta përjetoja këtë rrugëtim”.
Përfaqësuesi i Royal Haskoning, konsulenti i qeverisë për projektin e Porto Romanos, Eric Smith tha se tenderi do të hapet sot dhe zgjat 45 ditë. Ai theksoi se 100% e projektit do të financohet nga qeveria shqiptare dhe për shkak të lëvizjes së kursit të këmbimit fondi limit është 392 mln euro nga 390.
Smith theksoi se teknikisht projekti është tepër sfidues pasi zona e Porto Romanos është me aktivitet sizmik të lartë.
Studimi: Disa marka prezervativësh dhe lubrifikantësh përmbajnë nivele të larta kimikateshDisa marka prezervativësh dhe lubrifikantësh përmbajnë nivele alarmante të kimikateve toksike PFAS, duke përfshirë marka të njohura si “Trojan” dhe “K-Y Jelly”. Testimi dhe studimi i kryer nga blogu i mbrojtjes së konsumatorit “Mamavation” vjen pikërisht kur studiuesit zbuluan se lëkura e njeriut përthith kimikatet në nivele shumë më të larta sesa mendohej më parë.
Lëkura e organeve gjenitale është e hollë dhe ato kanë një nivel të lartë të enëve të gjakut, gjë që i bën veçanërisht të rrezikshme për t’u ekspozuar ndaj PFAS.
“Ekspozimi i lëkurës në këto zona është shpesh më i lartë se vendet e tjera të trupit,”- tha Linda Birnbaum, këshilltare shkencore.
PFAS janë një klasë prej rreth 15,000 kimikatesh që përdoren shpesh për të bërë produkte rezistente ndaj ujit, njollave dhe nxehtësisë. Këto kimikate nuk shpërbëhen dhe lidhen me kancerin, problemet e mëlçisë, problemet e tiroides, defektet e lindjes, sëmundjet e veshkave, uljen e imunitetit dhe probleme të tjera serioze shëndetësore.
PFAS konsiderohen gjithashtu si toksikë riprodhues dhe përçarës endokrin, të lidhur me peshën e ulët të lindjes, masën e vogël të spermës, presionin e lartë të gjakut të shkaktuar nga shtatzënia, infertilitetin dhe kohëzgjatjen më të shkurtër të ushqyerjes me gji.
Kimikatet përdoren në prezervativë për të ndihmuar lateksin të largojë lagështinë dhe lëngjet. “Është kimikisht e sigurt që trakti riprodhues i vajzave dhe grave do të kontaminohet nga disa prej kimikateve në prezervativë,” tha Teresa Heinz, një studiuese e “Green Science Policy Institute”, në raport.
Testimi, i kryer nga një laborator i certifikuar nga “Environmental Protection Agency-certified lab” dhe i porositur nga “Mamavation”, kontrolloi për praninë e fluorit, një shënues i PFAS, në 29 produkte të shëndetit riprodhues.
Ai u gjet në prezervativët “Trojan Ultra Thin” për “Ultra Sensitivity”. Ndër lubrifikantët ishin lubrifikanti personal “K-Y Jelly Classic”, “Lola Tingling Mint Pleasure Gel”.
PFAS përdoren në mijëra produkte të konsumit nga veshjet tek grimi e deri te paketimi i ushqimit, por ekzistojnë rregulla në nivel federal për këtë. Megjithatë, avokatët e konsumatorëve dhe disa ndalime në nivel shtetëror për përdorime specifike po krijojnë presion mbi industrinë për të ndaluar përdorimin e kimikateve.
“Për shkak se prezervativët janë një ekspozim ndaj zonave më të ndjeshme në trupin e njeriut si për burrat, ashtu edhe për gratë, unë do t’i rekomandoja industrisë që t’i identifikojë dhe heqë menjëherë këto kimikate,” shkroi Birnbaum.
Arrihet marrëveshja me Belgjikën, pritet ekstradimi i Leonard Dukës, rivalit të Ervis MartinajtRivali i Ervis Martinaj, Leonard Duka do të ekstradohet drejt Shqipërisë nga Belgjika. Dy shtetet kanë gjetur marrëveshjen për ekstradimin e Dukës. Ai u arrestua në maj të këtij viti në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Duka u arrestua në shkurt të vitit 2023 në Belgjikë por kishte qëndruar vetëm disa muaj nën arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.
Por pas megaoperacionit policor, “Metamorfoza 2” ku u zbardhën biseda në aplikacionin “SKY ECC” të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj u vu në pranga në Belgjikë.
Duka po gjykohet në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Grupi Duka ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.
Ai dyshohet se gjithashtu ka bashkëpunuar në një plan për vrasjen e Ervis Martinajt, ish-kolegut të tij në biznes dhe aktivitete të jashtëligjshme, i cili është deklaruar i zhdukur prej më shumë se dy vitesh.
Shëngjini nën pushtetin e flakëve, zjarri përfshin banesat. Evakuohen banorëtZjarri që zbriti deri në bregdet pasditen e kësaj të marte në Shëgjin përfshiu dhe dogji banesa e biznese.
Flakët u favorizuan nga era dhe u përhapën me shpejtësi në zonën e banuar, duke djegur një shtëpi, ndërsa dhjetëra në lagjen pranë portit të Shëngjinit janë në rrezik.
Për banorët e lagjes është bërë thirrje që të braktisin shtëpitë dhe të largohen nga zona sepse aty pranë ndodhet edhe një karburant me depozitë gazi 5 mijë litra.
Flakët iu afruan edhe një resorti, ndërsa çadrat e plazhit u përfshinë nga zjarri së bashku me dy bar-e në bregdet.
Në terren janë angazhuar mbi 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale për të shuar flakët dhe për të normalizuar situatën, ndërsa nga ajri po ndërhyjnë 3 avionë nga Italia dhe një helikopter.
Tiranës i shtohet tjetër kullë, gati projekti për godinën me të lartë në kryeyqytetNjë tjetër kullë do t’i shtohet kryeqytetit.
Në Rrugën e Barrikadave do të “ngrejë kokë” një godinë 100 katëshe, më e larta deri tani në Tiranë.
Kulla është projektuar nga një arkitekt nga Kili, Alejandro Aravanea që punon në studion “Elemental Studio”.
Në Tiranë projekti do të zbatohet nga “Delta” dhe “Techno Alb”.
Kulla do të ketë formën e dy gishtave dhe do të ngrihet vetëm pak metra larg “Malit të Tiranës”.