Aplikacion
Hashtagu #BallerinaFarm ka zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes së TikTok ditët e fundit dhe historia pas saj nuk është aq e bukur sa duket.
Emri i vërtetë i balerinës është Hannah Neelman, një nënë e re e 8 fëmijëve, e përkushtuar ndaj familjes së saj, që gatuan dhe kujdeset për kafshët në fermën e tyre, por më parë ajo ishte një balerinë klasike.
Mjaftoi një intervistë për The Times që ferma dhe jeta e saj të bëhet virale. Në rastin e Hannah, interneti supozon se ajo ka sakrifikuar ëndrrën e saj për të qenë balerinë për t’u kthyer në një “makineri fëmijësh” dhe për të ndjekur dëshirat e bashkëshortit të saj, Daniel, 35 vjeç, trashëgimtar i “JetBlue”, kompani fluturimesh në SHBA.
Pse intervista u bë virale?
Gjatë intervistës për The Times, gazetarja theksoi se Daniel nuk u largua nga e shoqja, edhe pse ajo ishte tematika e intervistës, duke nënkuptuar se ai ishte paksa kontrollues. Hannah tha në intervistë:
“Qëllimi im ishte New York-u. U largova nga shtëpia kur isha 17 vjeç dhe isha e emocionuar që të shkoja atje, e doja atë energji. Do të bëhesha balerinë. Isha një balerinë e mirë”, duke shtuar se ishte regjistruar në shkollën “Juilliard”, një shkollë prestigjoze për baletin. Më tej, ajo tha se takoi Daniel-in dhe se jeta e saj ndryshoi.
“Hoqa dorë nga kërcimi, çka ishte e vështirë. Duhet të japësh një pjesë të vetes. Edhe Daniel hoqi dorë nga ambiciet e karrierës”, tha ajo.
Këtu, autorja e artikullit, Megan Agnew, theksoi:
“Unë pashë përreth dhe nuk rashë totalisht dakord. Daniel donte të jetonte në egërsinë perëndimore, kështu që ata e bënë këtë; ai donte një fermë, ata e bënë këtë; atij i pëlqen të dalin në takime romantike një herë në javë, kështu që shkojnë në takime (gjatë këtyre netëve kanë babysitters); ai nuk do dado në shtëpi, kështu që nuk ka dado në shtëpi. E vetmja hapësirë e caktuar për të qenë e vetë Neeleman – një hambar i vogël që ajo donte ta kthente në një studio baleti – përfundoi duke u bërë shkolla e fëmijëve”.
Ky fragment i intervistës, mori vëmendjen e të gjithë njerëzve në internet dhe tanimë rrjetet sociale të Hannah Neeleman janë të mbushura me komente: “Uroj që të kërcesh sërish”; “Nëse po punon kaq shumë dhe je thjesht një grua me 8 fëmijë, mos duhet të ndjekësh dhe ëndrrat e tua?”etj.
Një tjetër video që u bë virale në TikTok, ishte kur Hannah kishte ditëlindjen dhe bashkëshorti, duke e ditur shumë mirë se ajo donte shumë një udhëtim në Greqi, i dhuroi asaj një mbajtëse vezësh. Njerëzit shpërthyen në komente, duke rikujtuar se ai ka kompaninë “JetBlue” dhe fare mirë mund t’i dhuronte asaj një udhëtim.
Si u takuan ata të dy?
Në artikullin e The Times, Daniel shpjegoi se ata u njohën nga një mik i përbashkët dhe menjëherë ai mendoi për martesën me Hannah. Më tej, tha se për 6 muaj, ajo nuk pranoi të dilte në një takim me të. Por, fati ishte në anën e tij, pasi ata ishin së bashku në një fluturim dhe Daniel u mundua të ulej pranë saj. “Atëherë mendoja që të lidheshim për një vit (para martesës). Doja të mbaroja shkollën. Por Daniel tha: “Nuk do të funksionojë, duhet të martohemi tani”.
Një muaj pasi u lidhën, ata u fejuan dhe 2 muaj më vonë u martuan. Pas 3 muajsh, Hannah ishte shtatzënë. Kështu, ata u zhvendosën në Utah, në “Ballerina Farm”, ku jetojnë së bashku me 8 fëmijët e tyre.
Historia e Hannah-s e aktivizoi menjëherë internetin. Njerëzit në TikTok shprehin keqardhjen për sakrificat e saj dhe për faktin që ajo kontrollohet nga bashkëshorti. Shumë video në TikTok urojnë që ajo të jetë një balerinë në një tjetër jetë, ndërsa të tjerë thonë se nëse martohesh me një burrë të pasur, ai do të të bëjë që të punosh për çdo qindarkë, si dhe urojnë që të mos i gjejë kurrë një dashuri e tillë.
Por, ka edhe pak komentet të tjera që thonë se ndoshta kjo ishte dëshira e saj: Të jetonte me një familje të madhe, në një fermë jashtë kaosit të New York-ut.
Nisur nga komentet e panumërta, ajo rishtazi dha një intervistë për The Sunday Times, ku u shpreh se nuk identifikohet me termin “grua tradicionale”, në sensin që ka fëmijët e saj, ecën në shtigje të ndryshme dhe për më tepër, është CEO në biznesin e fermës. “Nuk identifikohem me etiketimin “grua tradicionale”, theksoi ajo.
Por, kjo nuk e bën domosdoshmërisht feministe. “Mendoj se jam fem…” (para se të ndërpresë fjalën “feministe”). “Ka shumë mënyra se si merret kjo fjalë. Unë as nuk e di se ç’do të thotë tani feminizëm. Ne përpiqemi kaq shumë që të jemi neutralë, të jemi vetvetja dhe njerëzit vendosin etiketa për çdo gjë. Kjo është thjesht jeta jonë normale”.
Neeleman tha gjithashtu se të pasurit një familje ka qenë si lutje nga ana e saj. “Ishte shumë si lutje për mua. Unë thashë: “Zot, është momenti që të sjell një tjetër jetë në Tokë?” dhe Zoti s’më tha kurrë ‘jo’”.
6 fëmijë nga 8 në total, kanë lindur në shtëpi, momente të cilat Hannah i ka dokumentuar në rrjetet sociale. Sado eksperiencë e dhimbshme të duket, Hannah tha se e ka shijuar shumë përvojën.
Kush është Pirro Vengu që u emërua në vend të Niko Peleshit tek Mbrojtja
Pirro Vengu do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura sot nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socaliste.
Vengu do të zëvendësojë Niko Peleshin që mbante këtë post prej janarit të 2021, ndërsa tani e tutje do të jetë kreu i grupit parlamentar të PS-së. Vengu deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit të Durrësit që nga viti 2019, pasi zëvendësoi në këtë post Agron Tare.
Gjithashtu ai ka pasur edhe disa poste të tjera gjatë viteve të qeverisjes Rama.
Vengu ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme gjatë qeverisjes ‘Rama 1’ (2013-2017), në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Ditmir Bushati dhe duke qenë se mban edhe pasaportën greke, atij i erdhi ftesë nga shteti fqinj për ushtar, ftesë të cilën ai e refuzoi.
Vengu ka mbajtur postin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, nga 2017 në 2019.
Veliajt i iku fytyra, Mirela Kumbaro me gojë hapur/ Si i priti kabineti ndryshimet e reja në qeveriNdryshimet në qeveri dhe zëvendësimet në Kuvend, ishin suprizat që kryeministri Edi Rama kishte lënë për në fund të fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste.
Ashtu siç ishte përfolur në 48 orët e fundit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, Rama propozoi Elisa Spiropalin për ta zëvendësuar.
Ndërkohë që një tjetër surprizë e madhe ishte dhe largimi i Taulant Ballës nga ministria e Brendshme, për t’iu besuar posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Kurse ministria e Brendshme iu besua Ervin Hoxhës.
Ervin Mete u largua nga Financat për tu zëvendësuar nga Petrit Malaj.
Kurse Bledi Çuçi u largua si kryetar i grupit parlamentar për të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ndërkohë që kryetar i grupit socialist u emërua Niko Peleshi i larguar nga ministria e Mbrojtjes, post që e mori Pirro Vëngu.
Të gjitha këto lëvizje u duk që ishin surprizë pasi edhe vetë protagonistët e këtyre lëvizjeve mbetën të habitur.
Sapo u lexua emri i saj Elisa Spiropali u duk mjaft e çuditur, ndërsa nuk mungoi as përkrahja dhe përgëzimi i kolegëve në sallë.
Por i habitur po ashtu u duk dhe Balla, Çuçi dhe Peleshi për të gjitha lëvizjet e reja. Mirela Kumbaro mbeti gojëhapur pas largimit të Ballës nga ministria e Brendshme ndërsa kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, “ngriu” në vend pas emrit të Pirro Vëngut, që njihet dhe si krahu i djathtë i rivales së tij, Belinda Balluku.
Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “vrapon” për tek Presidenca për të dekretuar emrat e rinjKryeministri Edi Rama nuk ka humbur aspak kohë.
Pasi ka njoftuar ndryshimet në qeveri në Kongresin e PS, ka shkuar drejt në presidencë, ku do t’i dorëzojë emrat e rinj të ministrave Presidentit Bajram Begaj.
Ky takim ka zgjatur vetëm 15 minuta. Pas daljes nga presidenca, kryeministri Rama është dukur i qetë dhe i buzëqeshur.
Ndryshimet në qeveri:
Ervin Hoxha emërohet si ministër i Brendshëm në vend të Taulant Ballës.
Petrit Malaj zë vendin e Ervin Metes te Financat.
Pirro Vëngu emërohet ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit.
Ndëkrohë që Elisa Spiropali është larguar si Ministre e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin për tu emëruar kryetare Kuvendi në vend të Lindita Nikollës.
Në vend të Spiropalit është emëruar Taulant Balla.
Gjithashtu Bledi Çuçi largohet si kryetar i grupit parlamentar socialist, në vend të tij emërohet Niko Peleshi.
Çuçi emërohet nëkryetar i Kuvendit.
A po e çmonton Rama rrjetin e Veliajt dhe po fuqizon Ballukun me ndryshimet në qeveri?Ndryshimet në qeveri qenë surprizë. Edhe kur artikulohej në korridoret e politikës ditët para Kongresit të PS, përgjigjja ishte që “Rama zakonisht i ndryshon ministrat në gusht e shtator”.
Si për të treguar që është i paparashikueshëm ai largoi 3 ministra në 2 dikasteret më të rëndësishme që ka qeveria e tij.
Taulant Balla, Niko Peleshi e Ervin Mete ikën nga Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes dhe e Financave. Në vend të tyre, 3 emra pak të njohur. Ervin Hoxha, nga vartës i Ballës si kreu i IKMT i zë vendin si ministër i Brendshëm. Pirro Vengu, nga Drejtor i Portit të Durrësit bëhet ministër i Mbrojtjes. Petrit Malaj, nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) bëhet ministër i Financave.
Por kush janë ministrat e rinj? Më shumë sesa për CV-në e tyre, pyetjet mëtojnë të dijnë se çfarë përfaqësojnë ata, kush i ka mbështetur në detyrat e mëparshme dhe kush fshihet pas katapultimit të tyre në qeveri.
Dy nga ministrat e rinj janë vartës direkt të Belinda Ballukut. Pirro Vengu është prej vitit 2019 drejtor i Autoritetit Portual të Durrësit, në vartësi të drejpërdrejtë të Ballukut.
Edhe Petrit Malaj, si drejtor i AKBN është në vartësi direkte të Ballukut.
Jo më pak lidhje ka edhe Ervin Hoxha. Edhe pse prej vitesh në vartësi të Ministrisë së Brendshme, së fundi të Ballës, ai konsiderohet si njeri i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, me të cilën ka bashkëpunuar edhe në fushata zgjedhore.
Suprizë nuk ishin vetëm emërimet, por edhe largimet, veçanërisht ai i Taulant Ballës. Ish -kryetari i grupit parlamentar dhe një prej deputetëve më të vjetër të PS, shihej prej kohësh si pjesë e grupit të Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, mes të cilit dhe Belinda Ballukut përflitet prej kohësh se ekziston një përplasje e madhe.
Edhe Ervin Mete, që largohet nga Financat, konsiderohej si njeri i Veliajt, me të cilin i ka mbajtur lidhjet që prej bashkëpunimit në organizatën Mjaft.
A qenë ndryshimet në qeveri nevojë elektorale apo hapja e kapitullit më interesant në luftën Balluku – Veliaj, dy trashëgimtarëve më të përfolur të pushtetit në PS?
Me Ballukun që “merr nën kontroll” tre dikastere të fuqishëm, përvese do të vazhdojë të mbajë postin e numrit dy në qeveri dhe ministrinë e saj, dhe me Veliajn që, teksa po mbyll karrierën në bashki, po sheh të goditet sa nga SPAK që po i çmonton rrjetin e drejtorëve të korruptuar, aq edhe nga brenda partisë, ku po i fshijnë besnikët nga qeveria e partia, beteja duket e fituar ende pa nisur.
Por ashtu siç ka ndodhur çdo herë në dy dakadat e fundit në PS, fituesin në këtë parti e përcakton gjithnjë Rama. /Zoom.al
Meta nëpër male, Monika nëpër lokale. Si ka ndryshuar jeta e ish-bashkëshortëve pas divorcitDivorci duket se i ka marrë për mirë ish-çiftit të politikanëve, Meta-Kryemadhi.
Në rrjetet sociale të dy pasqyrojnë aktivitetet e tyre, që nuk janë aspak të ngjashme, sikundër as idetë e tyre politike s’ka pasur asgjë të përbashkët prej kohësh, siç ka lënë të kuptohet Ilir Meta.
Ish -presidenti vazhdon të postojë në Instagram aktivitetet e tij në natyrë; ecjet, eksplorimet, përgatitjen fizike, ngjitje në kodra e male. Duket si një i rilindur, ndonëse me vonesë, të themi të vërtetën.
View this post on Instagram
Postimet e tij nuk janë nga ato më të pëlqyerat, por rrjeti shpesh është i mbipopulluar prej tyre; janë të shumtë ata që i shpërndajnë si “meme e gatshme”. Ka nga ata që u duken të pazakonta për një mesoburrë që ka mbajtur postet më të larta të këtij vendi, por në fund të fundit, interneti i jep hapësirë e liri çdokujt.
“Eshtë e drejtë që Interneti t’u lërë hapësirë atyre që nuk kanë asgjë të arsyeshme për të thënë, por tepria e budallallëkut është duke mbushur radhët” – thoshte dikur Umberto Eco, por sigurisht ai nuk ka pasur parasysh ish -presidentin tonë.
Teksa Iliri nuk lë mal pa treguar e mace e qen pa takuar rrugëve dhe pa na e treguar në Instagram, jo më pak aktive është edhe Monika.
Duhet thënë se Monika ka të ngjashme me Metën në postime vetëm përgatitjen fizike, ndonëse preferon palestrat dhe jo natyrën. Në pjesën tjetër të ditës ajo poston foto ku tregon se kalon kohë me familjen, fëmijët dhe nënën.
Mbërmë Mona, siç e thërrasin shoqet, zgjodhi të ndajë edhe daljet në disa lokale të Tiranës me këngëtaren me famë botërore, Bebe Rexha, të cilën ajo e ka kushërirë.
Alkool, duhan dhe buzëqeshje, si për të treguar se divorci është diçka që ka hedhur pas krahëve e për të cilin nuk ia vlen sekondi që t’i biesh pishman. /Zoom.al
Ikën Mete nga Financat, kush është ministri i ri Petrit Malaj
Kryeministri Edi Rama i suprizoi të gjithë ndërsa në fund të fjalës së tij përmendi ndryshimet në qeveri. Edhe vetë protagonistët që ishin në sallë mbetën të habitur.
Një ndër emrat surprizë ishte dhe ai i Petrit Malajt, i cili do të emërohet në krye të ministrisë së Financave duke zënë vendin e Ervin Metes.
Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Ëisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.
Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.
Kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Brendshëm që i zë vendin Taulant BallësKryeministri Edi Rama njoftoi në përfundim të fjalës së tij në Kongresin e PS se Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por do të marrë drejtimin e Ministrisë Së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentit, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
Ndërkohë, Balla do të zëvendësohet nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ky i fundit për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.
Po ashtu ai ka kryer dhe detyra si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.
Së fundmi ai mbante postin si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
Rama ndryshime në qeveri: Ikën Balla, Mete dhe PeleshiKryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në qeveri.
Taulant Balla largohet nga Ministër i Brendshëm! Peleshi ikën nga Mbrojtja dhe Ervin Mete nga ministria e Financave.
Kush i zëvendëson:
Ministër i brendshëm është emëruar Ervin Hoxha, drejtues i IKMT. Ministër i Financave është emëruar Petrit Malaj dhe ministër i Mbrojtjes, kreu portit të Durrësit, Pirro Vëngu.
Ndërkohë Elisa Spiropali ka marrë postin e kryetares së Kuvendit.
Spiropali: Disa kolegë kanë vënë bast me drejtësinë, PS duhet të ribëjë vetenElisa Spiropali e filloi fjalën në kongresin e PS duke shënjestruar PS kur tha se, kjo opozitë nuk ka aftësi për të qeverisur veten, e jo më vendin. Ndaj dhe, sipas Spiropalit, PS-ja është përballë detyrës për të ribërë vetveten.
“Ne kemi krijuar pakënaqësi ndaj vetes, gara jonë nuk është me ata që kemi përballë qe janë për faqe të zezë, por me pritshmëritë e qytetarëve. PS duhet të ribëjë veten.
Kundërshtarët janë të paaftë të qeverisin veten në opozitë, jo më vendin. Për këtë shkak dhe këtë kalendar domethënës suksesesh që ka prodhuar qeverisja jonë duket se kemi çdo arsye të jemi me kokën lart për çfarë kemi bërë”, tha ajo.
Spiropali u shpreh se lista e kolegëve apo ish kolegëve që kanë probleme me drejtësinë është e gjatë, por kjo është një bast i tyre personal duke theksuar qëndrimin se “përgjegjësia është personale”.
“Ne kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësisë. Ka një listë jo të vogël me kolegë që kanë një bast personal me drejtësinë. Është e rendë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Di që nuk ka asnjë të vërtetë në pohimin cinik që e gjithë klasa politike është njëlloj dhe njëlloj në futjen të dorës në fondet publike
Këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne duhet të presim. Kush ka gabuar me dashje duhet të paguajë dhe kush vërteton të kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore. Prezumimi i pafajësisë është i drejtë”, tha ajo.