Aplikacion
Ditën e sotme u raportua se këshilltari i opozitës, njëherazi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi goditi këshilltarin socialist, Halit Valteri gjatë mbledhjes së Këshillit Bashakiak të Tiranës.
Por e vërteta duket krejt ndryshe, pasi nga pamjet e bëra publike, dallohet se si Valteri i vendos duart në fyt Tedi Blushit, në momentin që ky i fundit i hodhi një dosje me letra në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës.
Në këtë moment ka reaguar edhe Blushi, duke iu kundërpërgjigjur Valterit./ Zoom.al
“Je i paaftë të gjush”/ Si nxiti dhunë Erion Veliaj në këshillin bashkiakKa degraduar në sherr me grushta mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të hënë pasdite, kur këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe ai i Partisë Socialiste, Halit Valteri u kapën me njëri-tjetrin që në minutat e para, kur sapo nisi prezantimi i rendit të ditës.
Blushi dhe Valteri nuk kishin shfaqur ndonjëherë shenja hatërmbetjeje. Përkundrazi, në mbledhjet e kaluara, është vënë re që të dy kanë shkëmbyer në konfidencë ndonjë fjalë përtej llogoreve politike, duke qenë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë. Por kësaj radhe, janë përfshirë në një përplasje fizike për tekat e një të treti; Erjon Veliajt.
“Ti je i paaftë të gjush”
Këmbëngulja e Blushit për të marrë fjalën, kur kryebashkiaku Veliaj po fliste, e mërziti këtë të fundit. “Zonja kryetare me leje!” dëgjohet Blushi në mikrofon teksa kërkon fjalën në mbledhje. “Zonja kryetare me leje të lutem…!” vazhdon ai, ndërkohë që fliste Veliaj.
Nga shenjat e mërzitjes që shfaqi Veliaj reagoi më së pari Romina Kuko: “Z.Blushi të lutem po ndërprisni kryetarin! Po nuk ka kuptim tani. Z.Blushi lejoni të mbarojë kryetari!” dëgjohet të thotë kryetarja e këshillit bashkiak.
Por Blushi e kishte ndarë mendjen se do të fliste. Me një qetësi acaruese ai ka vazhduar “Po ju kërkoj me shumë mirësjellje fjalën, para se të dëgjojmë këtë këtu..” dëgjohet të thotë këshilltari i opozitës, që ka folur për disa sekonda pa mikrofon.
Deri kur Veliajt i humbi durimi. Në videon që transmetoi mbledhjen e këshillit bashkiak, ai shihet që ndal fjalimin në një moment tepër i nervozuar. është momenti kur i kthehet Blushit me provokime direkte për dhunë, që çuan më pas në përplasje fizike.
“Për mua mund të vazhdosh të vetëdiskretitohesh deri në vdekje. Mund të diskretitohesh ti dhe shefi yt por kjo është mungesë edukate. Je në kryeqytet!” i ka thënë Veliaj.
Blushi dëgjohet që i përgjigjet nga salla: “Ju jeni të gjithë hajdutë!”, ndërsa Veliaj i kthehet flakë për flakë “Më ngatërron me atë me bllok në dorë! Më ngatërron më atë të bllokut! Më ngatërron me atë të bllokut!”
Në këtë moment, Blushi nuk dëgjohet se çfarë thotë. Ajo që kuptohet është se ai i hedh disa letra nga dosja me dokumeta që kishte mbi tavolinë. Situata është e ndezur dhe Veliaj kalon në nxitje të hapur të dhunës, duke i thënë: “E kupton se je i paaftë edhe të gjush? Je komplet i paaftë!”
Kuptohet se kur i tha këto fjalë, Veliaj ka qenë disa metra larg, i mbrojtur nga policët bashkiakë që qëndronin në gadishmëri pranë tij. Vini re se si Veliaj zgjedh ta acarojë akoma më tej situatën, duke iu drejtuar këshilltarit bashkiak me fjalët “ti nuk di as të gjush”. Në vend se të qetësojë situatën, për ta zgjidhur në një mënyrë të civilizuar, Veliaj ka provokuar dhunën.
Ka qenë ky momenti kur Halit Valteri ka marrë mesazhin nga shefi i tij dhe i ka folur duke provokuar Blushin.
Nën presionin e ngacmimeve të Veliajt që e quan të paaftë se nuk di të gjuajë, Blushi i është përgjigjur Halit Valterit me një të djathtë opozitare, që çoi në përleshje dhe në ndërprerjen e mbledhjes. është dashur ndërhyrja e policisë bashkiake për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa Halit Valteri në përfundim të mbledhjes ka shkuar në polici të bëjë denoncim.
Veliaj flet për rrugaçëri
Me sjelljen tipike të atij që hedh gurin dhe fsheh dorën, Erjon Veliaj ka folur për rrugaçëri në përfundim të mbledhjes. Blushin, e ka quajtur rrugaç dhe vandal.
“Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force. Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij”, shkruajti Veliaj në X.
Përpjekja e Blushit për të marrë fjalën në Këshillin Bashkiak janë pjesë e të njëjtës përpjekje që këshilltarët e opozitës kanë bërë prej muajsh për të vënë para përgjegjësisë Erjon Veliajn për skandalin e “5D”, drejtorëve të arrestuar të bashkisë. Në mënyrë paradoksale, kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë në këshillin bashkiak të Tiranës. Në një mënyrë apo tjetër, Veliaj gjithnjë ka mbajtur një monolog dhe është larguar, duke u mbyllur gojën rregullisht këshilltarëve bashkiakë. Kush refuzon të pajtohet me këtë realitet, shpallet rrugaç dhe përfundon në polici./ Lapsi.al/
Emrat/ Ngacmuan seksualisht 17-vjeçarin dhe e nxorrën në TikTok, arrestohen dy 19-vjeçarë në LezhëNjë ngjarje e rëndë raportohet nga policia në Lezhë.
Dy 19-vjeçarë u arrestuan, pasi kanë marrë në makinë një 17-vjeçar dhe e kanë drejtuar drejt fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë, pa dëshirën e tij.
Pas kallëzimit të të miturit, Lezhë të arrestuarit; Amarildo Gjoka 19 vjeç, dhe Antonino Lleshi 19 vjeç, të dy banues në fshatin Malsi ranë në pranga.
“Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar A. Gj. dhe A. Ll. do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.
Pak javë më parë një çift i ri u arrestua nga policia e Lushnjes pasi kishin krijuar video me përmbajtje seksuale me foshnjën e tyre për TikTok.
Qeveria e Kosovës: Konfirmohet se personi i vrarë në Serbi është Faton HajriziMinistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se është konfirmuar se shtetasi i Kosovës, Faton Hajrizi, është personi që është vrarë nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.
Përmes një njoftimi për media, MPJD tha se autoritetet serbe më 22 korrik kanë dërguar tek autoritetet e Kosovës shenjat e gishtërinjve të një personi dhe se të njëjtat shenja, së bashku me shenjat e gishtërinjve të Hajrizit, janë dërguar për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
“Pas krahasimit, Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës, ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”, u tha në njoftim.
Hajrizi, i arratisur nga një burg në Kosovë, sipas autoriteteve serbe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.
Pasi më 19 korrik, Serbia pretendoi se Hajrizi u vra, autoritetet kosovare kërkuan që të konfirmohet identiteti i personit të vrarë./Rel/
Kërkoi largimin, Chelsea merr vendimin e papritur për Armando BrojënArmando Broja nuk e di ende se pjesë e cilit klub do të jetë në fund të merkatos së verës. Sulmuesi shqiptar kërkon të luajë rregullisht dhe të Çelsi këto hapësira nuk do të jenë për të. Ndaj ai është raportuar prej kohësh se është në shitje dhe nuk e ka fshehur as vetë dëshirën për t’u larguar nga londinezët.
Por si për çudi, klubi ka vendosur që edhe Broja të udhëtojë sot me skuadrën në SHBA për turin e verës që d të zhvillojë atje para startit të kampionatit. Në fakt, klubi ka vendosur që të lërë në Londër të stërviten disa lojtarë të cilët pret të shiten si Çalobah apo Gildkrist. Por gazetari i njohur britanik i cili shkruan rregullisht për Çelsin, Ben Xhakobs, ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë me Brojën.
“Me sa kam kuptuar, Armando Broja do të udhëtojë në SHBA si pjesë e Çelsit për turin para sezonal”, shkroi ai në Twitter, teksa pritet tashmë zyrtarizimi i listës nga klubi për lojtarët që do të marrin pjesë në turneun amerikan.
Një vendim i tillë mund të hapë skenarë të ndryshëm për të ardhmen e Brojës. Trajneri Mareska ka bërë të qartë se do të shohë të gjithë lojtarët në veprim para se vendoset për largimin e tyre apo jo. Ndaj udhëtimi i Brojës me pjesën tjetër të ekipit, bën shumë më interesante të ardhmen e sulmuesit për të cilin po interesohen klube të ndryshme.
Sondazhet/ Kamala Harris në garë për presidente, rriten pikët për TrumpShumë sondazhe në javët e fundit treguan se Kamala Harris performoi pak më mirë se Presidenti Biden në një garë hipotetike mes zëvendëspresidentes dhe Donald Trump.
Një sondazh i Wall Street Journal zbuloi se 35% e votuesve e shihnin në mënyrë të favorshme Harrisin në këtë garë dhe 58% e shihnin atë në mënyrë të pafavorshme, shifra të ngjashme me Biden.
Një sondazh i CBS-YouGov tregoi se Trump mund Harris me tre pikë diferencë dhe Biden me pesë pikë. Një sondazh i Reuters-Ipsos javën e kaluar tregoi se Harris dhe Trump ishin kokë më kokë.
Sondazhi i New York Times/Siena, i kryer përpara tentativës së fundit për vrasjen e Trumpit, tregoi se Harris ishte më mirë se Biden kundër Trump në dy shtete kritike për demokratët. Në Pensilvani, Harris pasoi Trump me një pikë dhe në Virxhinia, Harris qëndroi pesë pikë mbi Trump.
Një sondazh kombëtar i NBC News, i kryer gjithashtu përpara atentatit, tregoi se si Biden ashtu edhe Harris pasojnë Trump me dy pikë.
Nga ana tjetër, kompanitë e basteve shohin ende një shans të lartë për një fitore të Trump.
Foto/ Momenti kur Tedi Blushi godet Halit ValterinKryetari i Bashkisë Erion Veliaj ndërpreu transmetimin gjatë kaosit në mbledhjen e këshillit, por grushti i Blushit nuk u ka shpëtuar kamerave.
Ky është momenti kur këshilltari i PL-së Tedi Blushi godet me grusht kolegun e tij socialist.
Blushi është shoqëruar në polici pas incidentit .
Video/ Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin gjatë mbledhjes së Këshillit BashkiakMbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është përfshirë nga momente tensioni këtë pasdite.
Pasi këshilltari Tedi Blushi goditi me fletë kryebashkiakun Erion Veliaj, seanca u ndërpre.
Pas kësaj situate, këshilltari i PL, Tedi Blushi ka goditur këshilltarin socialist, Halit Valterin. Më pas Blushi është shoqëruar nga policia.
Debati
Blushi: Po ju kërkoj me mirësjellje të respektoni procedurën
Kuko: Ju lutem zoti Blushi lejoni të mbarojë kryetari pastaj…jemi në momentin kur po parashtron kryetari…Blushi po ndërprisni seancën, po ju tërheq vëmendjen. Mos ndërprisni mbledhjen
Zoti Blushi mos ndërprisni seancën.
Veliaj: Kjo është mungesë edukate, më ngatërron me atë të bllokut.
(Blushi qëllon me letra).
Veliaj: Jeni komplet i paaftë
Kuko: Blushi jeni i ftuar të lini sallën, mbledhja ndërpritet. Policia bashkiake ju lutem.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në X dhe këtë veprim e konsideron sjellje vandale, ndërsa thekson se kjo është shenjë dëshpërimi dhe jo force nga ana e Tedi Blushit.
“Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.
Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre.
Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo forcë. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton, dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, shkruhet në reagimin e Veliajt.
Olsa Muhameti lë Përputhen dhe do të jetë autore e Big Brother VIPRegjisorja e njohur Olsa Muhameti ka qenë një nga emrat më të përmendur në media, si autore e disa programeve të ndjekura në vend. Prej disa kohësh u aludua se ajo nuk do jetë më pjesë e “Top Channel”.
Producentja do të shkojë në Kosovë për të zhvendosur programet e saj në ekran.
TopChannel konfirmon se Olsa do largohet nga ekrani i njohur. Kjo u vu re edhe në promon e publikuar, aty ku emri i Olsës nuk ishte gjëkundi.
Tashmë është konfirmuar se Olsa ka nënshkruar një kontratë me “Klan Kosova”, aty ku do jetë autore e “Big Brother VIP Kosova”. Kujtojmë se këtë vit “Big Brother VIP Kosova” realizon sezonin e tretë dhe një emër tjetër që lidhet me të është ai i Arbana Osmanit.
Pritet që në ditët në vijim të dalë edhe promoja zyrtare e emisionit, ku me siguri do shohim emrin e Olsës si regjisore e atë të Arbanës si moderatore.
E
Gledio Muka ishte djalë i vetëm dhe gjithë jetën kishte punuar kamerier në lokalin ku edhe u vra dy ditë më parë, pas një atentati ndaj pronarit të tij.
“Punonte kamerier, për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin?”, thotë për gazetarët gyshja e viktimës Hava Muka. “E kishin lënë punën dhe po rrinin atje se ishte vapë”, tregon ajo.
Gledio dhe Marsel Çela ishin dy viktimat e pafajshme të atentatit, që për objektiv kishte pronarin e lokalit, Shqyo Kalemi, i cili gjithashtu mbeti i vrarë. “Ne kërkojmë të drejtën e djalit, pse na e vranë? Çfarë po bën shteti?”, thotë e dëshpëruar gjyshja.
Muka dhe Çela listohen fatkeqësisht tek të pafajshmit e radhës, që mbeten viktima të përplasjeve të grupeve kriminale në vend.
58-vjeçarja Mimoza Paja, punonte si banakiere dhe kamariere,16 orë në ditë në një lokal në pronësi të Fation Muratit në zonën e “Don Boskos” në kryqytet, punë me të cilën siguronte jetesën e saj dhe të mbesës 10 vjeçare. Jeta e saj u ndërpre marsin e vitit 2023, nga breshëritë e qëlluara drejt një tavolinë ku ndodheshin familjarë të pronarit të lokalit. Xhamat e vetratës lënduan edhe vajzën e mitur.
Po në mars 2023 breshëritë e shtëna drejt fasadës së godinës së “Top Channel”, ngjarje ende pa autor, lanë të vdekur në vend Pal Kolën, në punë si roje nate. Sipas hetimit, Kola nuk ishte objekt i sulmit.
Më 4 janar 2022, Erjon Çela, u vra teksa po konsumonte një kafe me miq në një lokal në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Sipas një të penduari të drejtësisë, që zbardhi ngjarjen 2 vjet më vonë, atentatorët kishin ngatërruar shënjestër. Krimi i porositur nga Belgjika, nuk kishte asnjë lidhje me të riun dhe as me 4 të tjerë plagosur në ngjarje.
Në qershor 2021 një konflikt për hapësirën e shezlongëve mes familjeve Ferracaku dhe Gocaj, në plazhin e Velipojës shkaktoi një ngjarje me 4të vrarë dhe 2 të plagosur. Mes të vrarëve ishte edhe Musaen Zeneli, një 20 vjeçar që kishte nisur punë vetëm një ditë para ngjarjes në hotelin e familjes Ferracaku.
Viktimës ju gjetën veç 30 lekë në xhep. Ndërsa Shpresa Basha, halla e Marklen Hakës, u vra gabimisht mbrëmjen e 21 shtatorit 2019, teksa një grup presonazh hapën zjarr për të eliminuar nipin e saj në Zezë të Krujës.
Shkak për atentatin në Memaliaj dyshohet të jetë hakmarrja për prishje të pazareve të drogës. Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Adriatik) Kalemi, një person i njohur për drejtësinë. Ai u ka shpëtuar tre herë atentateve.
Saga e vrasjeve ka nisur në vitin 2020 kur u ekzekutua me anë të një bombe në makinë, Aleksandër Sadikaj, kushëri i familjes Kalemi. Më pas në Tiranë u ekzekutua Edmond Papa. Dhe, për ngjarjen akuzohen zyrtarisht dy persona, të afërm të familjes Kalemi, dhe shokë të Sadikajt.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e Artur Kalemit duket e stabilizuar. Ai ndodhet në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, nën mbikëqyrjen e mjekëve kirurgë.