zoom

Day ArchiveShtetasi amerikan gjendet i pajetë në banesën e marrë me qira

Një shtetas amerikan është i gjetur i pajetë në një banesë të marrë me qira në lagjen nr. 1 në Pogradec.

Trupi i pajetë i 68-vjeçarit me iniciale A. H., u gjet rreth orës 21:40.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan A. H., rreth 68 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.

Rusia dënon me 16 vjet burg gazetarin amerikan për spiunazh

Gazetari amerikan Evan Gershkovich është shpallur fajtor për spiunazh nga një gjykatë ruse dhe është dënuar me 16 vjet burg.

Gazetari i Wall Street Journal (WSJ) u arrestua fillimisht marsin e kaluar ndërsa ishte në një udhëtim raportimi në qytetin e Yekaterinburg, rreth 1,600 km në lindje të Moskës, nga shërbimet e sigurisë.

Prokurorët e akuzuan atë se punonte për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), akuza që Gershkovich, WSJ dhe SHBA i mohojnë me zë të lartë.

Kjo shënon dënimin e parë të një gazetari amerikan për spiunazh në Rusi që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë më shumë se 30 vjet më parë.

Vrasja e Faton Hajrizit, Vuçiç: Ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur ekzekutimin e Faton Hajrazit, i akuzuar për vrasjen e policit serb Nikolla Krsmanoviç.

Vuçiç u shpreh se: Ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë, hetimi do të tregojë motivet.

Presidenti serb tha se policia ka reaguar konform ligjit.

“E rëndësishme është që hetimi do të tregojë të gjitha motivet, ka shumë gjëra të çuditshme në gjithë historinë. Kemi një person tjetër me kombësi serbe nga një shtet tjetër i rajonit. Dhe kjo është e çuditshme, si leja e qëndrimit në Gjermani. Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë pjesën e tyre“, tha presidenti Vuçiç.

Sa zgjat helmimi nga ushqimi dhe shenjat e para që duhet të dini

Nëse nuk ndiheni mirë, keni ngërçe në stomak dhe vraponi drejt tualetit, atëherë mund të jeni helmuar nga ushqimi. Sipas “The Sun”, helmimi nga ushqimi mund të shkaktohet nga ngrënia e diçkaje që është kontaminuar me mikrobe.

Ka disa arsye pse mund të ndodhë dhe çdo lloj ushqimi mund të shkaktojë helmim. Këtu keni gjithçka që duhet të dini rreth helmimit.

Sa zgjat helmimi nga ushqimi?

Helmimi nga ushqimi mund të jetë një sëmundje e keqe, por lajmi i mirë është se në shumicën e rasteve kalon pa trajtim. Mund të duhen disa ditë që të shëroheni dhe ‘NHS’ (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit) rekomandon të qëndroni në shtëpi dhe të pini shumë ujë.

Kur të ndiheni sërish të uritur, është mirë të zgjidhni ushqime të buta si banane dhe oriz derisa të shëroheni.

Nëse nuk mund të konsumoni dot ujë, nëse nuk përmirësoheni pas disa ditësh ose keni simptoma të dehidratimit të rëndë (konfuzion, rrahje të shpejta të zemrës, sy të skuqur ose pamundësi për të urinuar), duhet të shkoni te mjeku.

Gratë shtatzëna, ato mbi moshën 60 vjeç, fëmijët e vegjël, ose njerëzit me gjendje të tilla si sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD), sëmundja e valvulave të zemrës, diabeti, sëmundja e veshkave, HIV ose kushdo që i nënshtrohet trajtimit të kancerit, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore gjithashtu.

Sa shpejt fillon helmimi nga ushqimi?

Simptomat e para të helmimit nga ushqimi zakonisht vijnë rreth një ose dy orë pas ngrënies, megjithëse mund të duhen disa orë, apo edhe javë, për tu zhvilluar.

Simptomat kryesore përfshijnë:

Çfarë e shkakton helmimin nga ushqimi?

Ushqimi mund të kontaminohet nëse nuk gatuhet siç duhet, nuk ruhet në frigorifer nëse është e nevojshme, nëse ka kaluar datën e përdorimit të tij.

Jini të kujdesshëm me dërrasat e copëtimit, thikat etj. të cilat kanë rënë në kontakt me mishin e papërpunuar.

Ushqimet që mund të prishen përfshijnë:

Avaria kibernetike, çfarë dihet deri tani! Si ndodhi problemi i komunikimit

Një pjesë e konsiderueshme e botës u përball të premten me probleme madhore të shkaktuara nga një avari kibernetike që preku kompanitë dhe firmat e pothuajse të gjitha fushave të industrisë, duke bllokuar fluturimet, veprimtarinë e bankave, spitalet dhe shumë kompani mediatike.

Në thelb të problemit qëndron përditësimi i gabuar i një aplikacioni nga kompania e sigurisë kompjuterike “CrowdStrike” që ofron programe për shumë kompani në mbarë botën.

Si ndodhi problemi i komunikimit të premten?

Kompania “CrowdStrike” filloi përditësimin e një prej programeve të sigurisë të quajtur “Falcon”. Përmes një deklarate lidhur me situatën e krijuar, kompania tha se defekti u zbulua në përditësimin e “një elementi që përdoret në sistemet Windows” dhe se programet Mac dhe Linux nuk u preken.

Por për shkak se shumë kompani i përdorin programet e firmës “CrowdStrike” për nevojat e sigurisë për sistemin operues “Windows” pasojat e këtij problemi teknik kanë pasur ndikim të gjerë në pothuajse të gjithë botën.

Defekti shkaktoi probleme nëpër aeroportet e Shteteve të Bashkuara, Evropë dhe Azi gjatë periudhës tejet të ngarkuar të verës. Bankat në Afrikën e Jugut dhe Zelandën e re njoftuan për ndërprerje që ndikojnë tek pagesat dhe shërbimet në internet. Disa kanale televizive, kryesisht në Australi, nuk ishin në gjendje të transmetonin për orë të tëra.

Disa spitale kishin probleme me sistemet e shërbimit për pacientët, duke shkaktuar vonesa dhe anulime. Ekranet gjigande në sheshin e famshëm “Times Square” të Nju Jorkut u bllokuan. Ekspertët theksojnë se avaritë e së premtes theksojnë varësisë e shumë kompanive në të gjithë botën nga një program që ofrohet vetëm nga disa firma.

Firma CrowdStrike

CrowdStrike është një kompani amerikane për sigurinë kibernetike që ofron programe kompjuterike për kompanitë e të gjitha industrive në mbarë botën. Firma e konsideron veten si ofruesi më i përparuar në botë i teknologjisë së sigurisë me bazë në sistemet “cloud”. Firma me bazë në Austrin të Teksasit e filloi veprimtarinë në vitin 2012./VOA

Biden zotohet të kandidojë për President, ndërsa më shumë demokratë i kërkojnë të braktisë garën

Presidenti i SHBA Joe Biden mezi pret të “rikthehet në fushatë javën e ardhshme”, duke forcuar angazhimin e tij për të qëndruar në garë pasi më shumë demokratë i kërkuan atij që të tërhiqej si kandidati i partisë.

“Zgjedhja është e qartë. Së bashku do të fitojmë”, tha ai.

Deklarata e tij vjen mes raporteve kontradiktore të bisedave brenda rrethit të Biden dhe partisë më të madhe për të ardhmen e presidentit.

Gjatë disa javëve të fundit, presidenti është kapur në një vorbull presioni politik për të dhënë dorëheqjen: Thirrje nga brenda liderëve të partisë së tij për t’u tërhequr nga gara, një humbje e donatorëve të mëdhenj dhe presioni i shtuar që vendimi i tij mund t’u kushtojë demokratëve kontrollin e Kongresit.

Tetë demokratë kërkuan që ai të tërhiqej vetëm të premten, ndërsa fushata e tij u zmbraps.

Kryetarja e fushatës për rizgjedhjen e Biden, Jen O’Malley Dillon u shfaq në emisionin Morning Joe të MSNBC të premten, duke i thënë se presidenti nuk do tërhiqet.

“Absolutisht, presidenti është në këtë garë,” tha ajo kur u pyet për planet e zotit Biden.

Ajo tha se Biden është “më i përkushtuar se kurrë për të mposhtur Donald Trump” dhe tha se është “personi më i mirë” për t’u përballur ish-presidentin.

Në deklaratën e tij, presidenti iu referua fjalimit të ish-Presidentit Trump në Konventën Kombëtare Republikane për të thënë se ai do të vazhdojë të “ekspozojë kërcënimin” e ish-presidentit.

“Vizioni i errët i Donald Trump për të ardhmen nuk është kush jemi ne si amerikanë. Së bashku, si parti dhe si vend, ne mund dhe do ta mposhtim atë në kutinë e votimit,” tha ai.

Shefi i sigurisë kibernetike: Ndërprerjet masive të IT kërkojnë pak kohë për t’u rregulluar

Rreth 4,295 fluturime globalisht, ose 3.9% e të gjitha shërbimeve të planifikuara, janë anuluar deri më tani, sipas të dhënave të aviacionit nga Cirium.

Ndërkohë që ndërprerja e IT ka bërë që disa fluturime të anulohen, kjo shifër përfshin edhe ato të anuluara për arsye të tjera.

Shefi ekzekutiv i Crowdstrike, George Kurtz tha se klientët e kompanisë “mbeten plotësisht të mbrojtur” pavarësisht ndërprerjes së vazhdueshme të IT.

“Sot nuk ishte një incident sigurie apo kibernetike. Klientët tanë mbeten plotësisht të mbrojtur,” tha ai në një postim në X.

“Ne po punojmë me të gjithë klientët e ndikuar për të siguruar që sistemet të rikthehen dhe ata mund të ofrojnë shërbimet në të cilat shpresojnë klientët e tyre,” shtoi ai.

Ndërsa theksoi se mund të kalojë “disa kohë” përpara se të gjitha sistemet të rikthehen dhe të funksionojnë.

Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium

Serbia pret të ardhura në miliarda, kurse BE-ja shpreson të pakësojë varësinë nga Kina. BE dhe Serbia do të bashkëpunojnë për shfrytëzimin e një nga depozitave më të mëdha të litiumit në Evropë.

Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium dhe me bateri. Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Beograd një marrëveshje bashkëpunimipër shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike.

Marrëveshja mes Serbisë dhe BE-së ka një vlerë prej disa miliardë eurosh.

Ambientalistët: Projekti rrezikon ujin e pijshëm

Kjo marrëveshje do të mundësojë nxjerrjen litiumit, një metali i rrallë dhe jashtëzakonisht i kërkuar, nga një minierë në Luginën e Jadarit në Serbinë Perëndimore.

Për Serbinë ky është investimi i drejtpërdrejtë më i madh nga investitorë të huaj në historinë e vendit. Qëllimi i qeverisë në Beograd është që të ndërtojë një zinxhir vlerash për elektromobilitetin që nga nxjerrja e lëndëve të para deri tek prodhimi i baterive.

Litium, para, politikë: një fshat në Serbi po lufton kundër një miniere

Ambientalistët serbë po bëjnë rezistencë masive ndaj projektit. Ata kritikojnë ndër të tjera se minierat e litiumit ndotin ujërat nëntokësore me metale të rënda dhe gjë që përbën një kërcënim për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve.

Kancelari Scholz siguroi se gjatë nxjerrjes së metalit të rrallë do të zbatohen “standardet më të larta” të mbrojtjes së mjedisit. “Ne do ta mbështesim këtë gjë dhe do të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që zbatimi i standardeve të bëhet realisht.”

Litiumi e sjell Serbinë më pranë Evropës

Edhe Kina bëri përpjekjepër të shfrytëzuar rezervat në Serbi, madje presidenti Xi Jinping ishte për vizitë në Beograd në muajin maj. Fakti që mundësia për shfrytëzimin e rezervave të litiumit iu dha evropianëve, konsiderohet nga pala gjermane si sukses i madh, sepse ky projekt mund të shërbejë ndoshta si shembull për projekte të tjera për lëndët e para.

Nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, tha se kjo është një “ditë historike” dhe e konsideroi marrëveshjen si një hap të Serbisë drejt BE-së./DW

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thirret në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur në SPAK.

Ish-ministri Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

Mësohet se ish-ministri ka qëndruar në SPAK për rreth një orë.

Ende nuk dihet çështja për të cilën është marrë në pyetje ish-ministri i Brendshëm.

Vdes i burgosuri në Fushë-Krujë, dërgohet i pajetë në spital

Një i burgosur nga ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës!

39-vjeçari Afrim Shaqiri u dërgua pa shenje jete nga IEVP Fushë Krujë  në qendrën shëndetësore të qytetit, ku trupi i tij ndodhet aktualisht.

Nuk dihet shkaku i vdekjes por paraprakisht dyshohet per shkaqe natyrale pasi viktima ka qene perdorues narkotikesh dhe trajtohej me metadon.

Do jete autoposia qe do percaktoje shkakun e vdekjes.