Aplikacion
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruae se të punosh me Donald Trump nëse ai rizgjedhet si president i SHBA-së do të jetë “punë e vështirë, por ne jemi punëtorë të palodhur”.
Në një intervistë për BBC, Zelensky tha se është i gatshëm të punojë me këdo që është në pushtet në SHBA.
Vetëm disa ditë më parë, Trump shpalli senatorin e Ohajos JD Vance si kandidatin e tij në votimin e nëntorit. 39-vjeçari në të kaluarën ka thënë se “nuk i intereson çfarë ndodh me Ukrainën në një mënyrë apo në tjetrën”.
Kandidimi i tij ka ripërtërirë frikën se angazhimi i SHBA ndaj Ukrainës mund të bjerë nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
“Ndoshta atij vërtet nuk i intereson, por ne duhet të punojmë me Shtetet e Bashkuara”, tha Zelensky për BBC.
Udhëheqësi ukrainas ndodhet në Britaninë e Madhe për një takim të Komunitetit Politik Evropian, ku mbajti një fjalim të enjten pasdite.
Ai më parë u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, i cili është zotuar të qëndrojë me Ukrainën për “për aq kohë sa duhet” dhe është zotuar të shpenzojë 3 miliardë £ për ndihmën për vendin.
Pse ndryshon pesha e trupit gjatë ditës, cilat janë zgjidhjetPesha e trupit ndryshon rregullisht gjatë ditës si pasojë e luhatjes në ekuilibrat mes energjisë së marrë nëpërmjet ushqimit dhe energjisë së nxjerrë.
Nëse trupi merr më shumë energji se sa djeg, atëherë ju shtoni peshë.
Kjo ndodh menjëherë.
Më poshtë ju listohen disa nga faktorët se përse pesha e trupit ndryshon gjatë ditës dhe cilat janë zgjidhjet për ruajtjen e peshës trupore.
Si të peshoheni siç duhet
Mos prisni që peshorja të tregojë peshën e duhur sa herë që ju keni nevojë të merrni sigurinë që ju duhet.
Peshorja tregon shifrat e duhur vetëm nëse mënyra se si ju qëndroni në këmbë është e duhura dhe por edhe mënyra si rrinë rrobat që mbani në trup.
Peshorja ka nevojë për qëndrueshmëri në posturë dhe jo vetëm.
Mëngjesi është periudha më e mirë për të marrë përgjigjet që po kërkoni.
Në mëngjes, sapo jeni zgjuar dhe me siguri nuk keni ngrënë as keni pirë.
Kështu do të zbuloni peshën e vërtetë.
Nëse peshoheni sapo të keni ngrënë, pesha e trupit do të jetë më e madhe.
Disa atletë arrijnë të humbin 6 deri në 10 përqind të peshës trupore pas aktivitetit fizik.
Rënia në peshë ndodh kryesisht nëpërmjet djersës.
Mos u habisni, por rënia në peshë menjëherë pas aktivitetit fizik nuk është gjë e pazakontë.
Sëmundjet janë shkaktare të rënies së papritur në peshë.
Diabeti, problemet me zemrën, madje edhe i ftohti mund të shkaktojnë rënie të menjëhershme në peshë.
Nëse humbisni oreksin apo trupi juaj akumulon lëngjet, atëherë rezultatet e peshores mund të marrin një drejtim tjetër.
Shumë ilaçe përfshirë ato kundër inflamacionit, hollimit të gjakut e të tjerë shkaktojnë rënie në peshë.
Medikamente si insulina, anti-depresivët apo ato kundër epilepsisë mund të përshpejtojnë shtimin në peshë.
Gjithnjë duhet të konsultoheni me një mjek në lidhje me efektet anësore të ilaçeve që merrni si ato me recetë ashtu edhe ato të marra në farmaci.
Nëse pini një litër ujë, pesha juaj trupore do të rritet me një kilogram, nëse nuk kryeni asnjë aktivitet fizik.
Kjo nuk do të thotë se ju duhet të reshtni së piri ujë.
Në aspekt afatgjatë, pirja e ujit ndihmon në rënien në peshë.
55% deri në 75% e trupit përbëhet nga uji.
Nëse trupi ka më pak ujë, atëherë do të keni dhimbje koke dhe lëkurë të thatë.
Në shumë raste, nuk do ia dilni të mendoni qartë dhe do humbisni në peshë në mënyrë krejt të papritur.
Ju duhet të pini ujë që të zëvendësoni humbjet gjatë ditës.
Studimet tregojnë se nga një deri në tre filxhanë kafe në ditë ju ndihmojnë të ruani peshën trupore.
Kafeina ju ndihmon të digjni kalori dhe të hani më pak.
Nëse e teproni me kripën, zemra do të vuajë dhe trupi do të ruajë lëngjet të cilat në vetvete rrisin peshën trupore.
Njerëzit që konsumojnë më shumë kripë, kanë tendencën ta teprojnë me yndyrnat dhe kaloritë, rrjedhimisht të shtojnë më shumë në peshë.
Studimet kanë treguar se gjumi luan rol në peshën trupore.
Për shembull, nëse kaloni netë të tëra pa gjumë ju mund të ndiheni më të uritur se zakonisht.
Një gjë e tillë do të rrisë peshën trupore në mënyrë të menjëhershme./AgroWeb.org
Vdes komediani i famshëm amerikanLegjenda e stend-up komedisë amerikane, Bob Newhart, i cili ka marrë çmime të shumta, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Ylli i serialit televiziv The Bob Newhart Show, Newhart ndërroi jetë pasi vuante nga një sërë sëmundjesh, tha publicisti i tij në një deklaratë të dhënë për BBC të enjten.
Newhart u bë një komik stand-up pasi filloi karrierën e tij si kontabilist në Çikago.
Djali i një hidraulik në një periferi të Çikagos, Newhart u diplomua me një diplomë biznesi nga Universiteti Loyola në 1952.
Ai shërbeu në ushtri për dy vjet gjatë Luftës së Koresë, më pas u regjistrua në një shkollë për drejtësi përpara se ta braktiste.
Aktori dhe një mik filluan të regjistronin video të improvizuara komedie pak më vonë. Në vitin 1959, ai u zbulua nga një DJ vendas i cili e rekomandoi atë në Warner Bros Records të sapoformuar.
Në vend të investimeve, bashkitë fryjnë stafet me punëtorëNumri i të punësuarve buxhetorë në njësitë e pushtetit vendor arriti në 37 mijë në vitin 2023, me një rritje me 12% kundrejt vitit 2019 dhe me rritje gati 90% në krahasim me vitin 2015.
Rritja dramatike e numrit të punonjësve në pushtetin vendor përgjatë dekadës së fundit vjen në një kohë kur popullsia faktike e pranishme në territorin e pothuajse të gjitha bashkive ka rënë, gjë që nënkupton nevojën për më pak punëtorë për të kryer shërbimet përkundrejt popullsisë së mbetur.
Të dhënat zyrtare të analizuara nga BIRN tregojnë se numri i të punësuarve në njësitë e qeverisjes vendore para reformës së vitit 2015 ishte vetëm 20 mijë ndërsa në vitin 2023 është rritur në 37 mijë. Arsyeja kryesore e reformës së vitit 2015 ishte që, përmes reduktimit të njësive të qeverisjes vendore nga 394 në 61, të mund të uleshin kostot administrative dhe të çliroheshin fonde në dispozicion të investimeve për rrugë, ujësjellësa apo kanalizime, apo për të krijuar sistemin e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave, funksione këto kyçe të pushtetit vendor.
Pushteti vendor është administruar nga kryebashkiakë socialistë nga viti 2019 e deri në vitin 2023 në gjashtëdhjetë nga gjashtëdhjetë e një bashki, ku Shkodra ishte përjashtimi i vetëm. Mandati 2019-2023 u krijua pas refuzimit të opozitës kryesore për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2019, gjë që bëri që socialistët të kontrollonin jo vetëm kryetarët e bashkive por edhe shumicat dërrmuese të këshilleve bashkiake
Përgjatë këtij mandati, numri i të punësuarve në pushtetin vendor u rrit nga 33 mijë në 37 mijë ose me 13%. Në 50 nga 61 bashkitë e vendit mandati u shoqërua me rritje të numrit të të punësuarve, ndërkohë që supozohet se pushteti vendor ka nevojë të rrisë investimet për shërbimet publike bazë, ujësjellësa, kanalizime, rrugë rurale apo pastrim e gjelbërim. Në trembëdhjetë bashki në fakt rritja e numrit të të punësuarve është në një masë jo më të madhe se sa 5% për katër vjet ndërsa në vetëm 11 bashki, numri i të punësuarve faktikë nuk u rrit ose pësoi rënie. Shumica e bashkive në të cilat numri u ul ose nuk u rrit në mënyrë domethënëse janë në fakt bashki të vogla për nga numri i popullsisë.
Numri i të punësuarve në nivel vendor në përgjithësi është vështirë që të gjendet dhe bashkitë vetë rrallëherë kanë nivelin e mjaftueshëm të transparencës për sa staf kanë dhe për çfarë shërben stafi që kanë apo se sa kushton mbajtja e këtyre punëtorëve. Për më tepër, përveç stafeve bashkiake, bashkitë kanë edhe kompani nën pronësi, të tilla si ujësjellësit, të cilat, duke qenë kompani më vete dhe jo agjenci buxhetore, kanë stafet përkatëse të papërfshira në këto shifra. Shifrat e vitit 2023 u publikuan në faqen në internet të Kuvendit të Shqipërisë si pjesë e projektligjit të Buxhetit Faktik. Këto të dhëna janë publikuar rrallë nga Ministria e Financave gjatë viteve të shkuara kështu që nuk është e mundur të vërehet se në cilin vit specifikisht janë shtuar të punësuarit. Rrjedhimisht, të dhënat mbi numrin e të punësuarve buxhetorë në bashki disponohen vetëm për vitet 2018, 2019 dhe 2023.
Të punësuarit e sektorit publik në Shqipëri ndahen në “buxhetorë” dhe “jobuxhetorë”, ku në kategorinë e parë janë të punësuarit, paga e të cilëve mbulohet nga taksat që paguajnë qytetarët ndërsa në sektorin “jobuxhetorë” pëfshihen të punësuarit në kompanitë nën pronësinë publike, të cilët i marrin rrogat nga pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në shkëmbim të shërbimeve apo mallrave të shitura nga këto kompani. Ndarja gjithsesi nuk është e prerë sepse shumë nga kompanitë nën pronësi publike shpesh janë me humbje dhe subvencionohen nga buxhetet që paguhen përmes sistemit të taksimit. Kështu p.sh., kompanitë e futbollit janë në masë të subvencionuara nga buxhetet bashkiake pavarësisht se në teori janë kompani më vete e po kështu, ndërmarrjet e ujësjellësave marrin subvencionime, të cilat, teorikisht duhet të shërbejnë për të kryer investimet e nevojshme për furnizim me ujë pavarësisht se praktikisht përfundojnë për të paguar stafe të fryra.
Bashkia e Kamzës, e cila qeveriset nga Partia Socialiste që nga viti 2019, ka rritur numrin e të punësuarve me 70%, nga 643 vetë katër vjet më parë, në 1094 vetë në vitin 2023. Bashkia, e cila aktualisht i furnizon të 96 mijë banorët e saj me vetëm katër orë ujë dhe që, për furnizimin me ujë, furnizim për të cilin, tashmë prej disa vitesh nuk paguan koston te Ujësjellës Kanalizime Tiranë që shërben si furnitor me shumicë, dukshëm e ka parë më me prioritet që të shtojë numrin e rrogëtarëve në vend të investimeve për rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë.
Bashkia Devoll renditet e dyta me një rritje të numrit të të punësuarve me 50% në krahasim me katër vjet më parë ndërsa bashkia e Vlorës, e cila, përgjatë dekadës së fundit ka humbur 20% të popullsisë dhe ku furnizimi me ujë i së cilës është tashmë famëkeq në të gjithë vendin dhe ku ndërmarrja e ujësjellësit ka akumuluar mbi 80 milionë euro borxhe, e ka parë të arsyeshme të shtojë të punësuarit me 34%. Aktualisht në këtë bashki marrin rrogën 1339 vetë.
Bashkia e Tiranës është bashkia më e madhe në vend për nga popullsia dhe këtu, numri i të punësuarve përgjatë katër viteve të fundit është rritur me 20%. Sot në këtë bashki punojnë 8112 vetë si punonjës buxhetorë. Në këtë shifër nuk përfshihen disa mijëra të tjerë që punojnë në kompani nën pronësinë e bashkisë, të cilët janë në kategorinë “jobuxhetorë”.
Elbasani dhe Berati janë nga të paktat bashki të mëdha të cilat, përgjatë katër viteve të fundit, nuk kanë njohur rritje domethënëse të të punësuarve buxhetorë.
Në nivel kombëtar, Tirana është bashkia me numrin më të madh të të punësuarve buxhetorë me 8112 vetë pasuar nga Durrësi me 1779 dhe Elbasani me 1412 punonjës. Bashkia e Pustecit është më e vogla me 83 punonjës ndërsa ajo e Libohovës ka 91 punonjës.
Krahasimi i numrit të të punësuarve buxhetorë të bashkive me nurmin e popullsisë rezidente të numëruar nga Censi 2023, tregon se bashkia e vogël e Fushë-Arrëzit në veri mban rekordin me 238 të punësuar për më pak se 5 mijë banorë. Në këtë bashki, pothuajse një në njëzet banorë është i punësuar në bashki. Nuk mbetet pas bashkia fqinje e Pukës ku janë të punësuar 294 vetë për pak më shumë se 6,200 banorë apo Pusteci, ku ka 83 të punësuar për 1,843 banorë.
Bashkia e Shkodrës, e cila gjatë mandatit 2019-2023 ka qenë e vetmja bashki nën kontrollin e opozitës, shënon rekordin pozitiv. Në këtë bashki me 102 mijë banorë, gjatë kësaj periudhe kishte 979 të punësuar buxhetorë ose më pak se 1 në çdo 100 banorë. Mesatarisht në nivel kombëtar bashkitë kanë 1.5 të punësuar buxhetorë për çdo 100 banorë.
Nurmi i të punësuarve në sektorin publik në tërësi është rritur në mënyrë dramatike gjatë dekadës së fundit për shkak se dukshëm qeveria ka tendencën të shtojë rrogëtarët në shkëmbim të votave, pavarësisht se popullsia e vendit ka pësuar rënie. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, sektori publik zë aktualisht 183 mijë të punësuar, me rritje prej 20 mijë punonjësish në krahasim me vitin 2016. Numri i lartë i të punësuarve në sektorin publik dhe pagat që këta punonjës shtesë hanë nga buxheti i shtetit detyrimisht gërryejnë kapacitetet për investime publike, investime të cilat, në një situatë normale, do të ndihmonin vendin që jo vetëm të kishte shërbime publike më cilësore në furnizim me ujë, rrugë apo kanalizime, por do të ndihmonin në përshpejtimin e rritjes ekonomike të vendit.
Përkundër rritjes së numrit të të punësuarve në shtet, numri i popullsisë aktualisht banuese në Shqipëri ka rënë nga pak më shumë se 2.8 milionë banorë në vetëm 2.4 milionë mes viteve 2011 dhe 2023, gjë që, logjikisht do të kërkonte një ulje proporcionale në numrin e të punësuarve në sektorin publik./Birn
Imitimi i placentës mund të jetë një shpëtim për foshnjat e lindura para kohePlacentat dhe mitra artificiale mund të shpëtojnë jetën e foshnjave të lindura para kohe, por cilat duhet të trajtohen përpara se të fillojnë provat tek njerëzit?
Tingëllon si film fantastiko-shkencor, foshnja të marra nga barku i nënave të tyre dhe të vendosura në mitër artificiale. Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që shkencëtarët në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias (CHOP) në Pensilvani në SHBA propozojnë të bëjnë për foshnjat në rrezik të prematuritetit ekstrem.
Ata po zhvillojnë atë që i referohen si “mitër artificiale”, ose mjedis ekstra-uterine për zhvillimin e të porsalindurit (Extend) për të qenë të saktë. Extend nuk synon të rritet një fetus nga konceptimi deri në lindje – kjo do të ishte e pamundur edhe nëse do të ishte e dëshirueshme. Në vend të kësaj, ai synon të ndihmojë në rritjen e shkallës së mbijetesës së foshnjave të lindura para kohe, të cilët përballen me një mori efektesh të mundshme shëndetësore gjatë gjithë jetës së tyre.
Një shtatzëni tipike e shëndetshme zgjat rreth 40 javë, me foshnjat që konsiderohen të plota në 37 javë. Megjithatë ndonjëherë ndodhin komplikime në shtatzëni që mund të rezultojnë në lindjen e hershme të foshnjës.
Për fat të mirë, falë përparimeve të mëdha në mjekësinë neonatale gjatë dekadave të fundit, shumica e foshnjave të lindura para kohe mbijetojnë. Të dhënat më të fundit tregojnë se edhe 30% e pacientëve që lindin 22-javësh mbijetojnë nëse i jepet kujdes intensiv.
Foshnjat e lindura parakohe shpesh përballen me sfida të rënda shëndetësore. Këta foshnje peshojnë më pak se 900 g në lindje dhe organet kritike si zemra, mushkëritë, organet e tretjes dhe truri nuk janë zhvilluar ende mjaftueshëm për ta mbajtur fëmijën gjallë pa kujdes intensiv mjekësor.
Komplikimet afatshkurtra që shfaqen shpesh përfshijnë enterokolitin nekrotizues (NEC), një sëmundje serioze në të cilën indet në zorrë (zorrë) inflamohen dhe fillojnë të vdesin. Foshnjat e kësaj moshe janë gjithashtu shumë të prirur ndaj infeksioneve, sepsës dhe shokut septik, rënie e presionit të gjakut që mund të dëmtojë mushkëritë, veshkat, mëlçinë dhe organet e tjera.
Ideja prapa mitrës artificiale dhe placentës është që ti japin kohë fetusit të vazhdojë të zhvillohet në një mjedis të sigurt derisa foshnja të jetë gati të marrë frymën e parë.
Ekzistojnë tre grupe kryesore që punojnë në teknologji. Të tre marrin frymëzimin e tyre nga një terapi ekzistuese e quajtur oksigjenimi i membranës ekstrakorporale (Ecmo), një lloj mbështetjeje artificiale e jetës që mund të ndihmojë një person, mushkëritë dhe zemra e të cilit nuk funksionojnë siç duhet. Në Ecmo, gjaku pompohet jashtë trupit të pacientit në një makinë që heq dioksidin e karbonit dhe shton oksigjen. Gjaku i oksigjenuar më pas dërgohet përsëri në indet e trupit.
Kjo metodë lejon që gjaku të “anashkalojë” zemrën dhe mushkëritë, duke i lejuar këto organe të pushojnë dhe të shërohen. Edhe pse Ecmo mund të përdoret tek foshnjat më të rritura, nuk është i përshtatshëm për foshnjat jashtëzakonisht të parakohshme. Të tre ekipet po përpiqen të miniaturizojnë dhe përshtatin teknologjinë.
Trump pritet të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat republikan, disa ditë pas atentatit ndaj tijDonald Trump do të marrë të enjten në Kuvendin Kombëtar Republikan emërimin zyrtar si kandidat për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë dhe do të mbajë fjalimin e tij të parë që pas atentatit ndaj tij të shtunën në një tubim fushate në Pensilvani.
Fjalimi i ish-Presidentit Trump mbyll punimet e Kuvendit katër ditor në Miluoki.
Ai është paraqitur në kuvend çdo ditë me një fasho në vesh, për të mbuluar plagën nga sulmi i të shtunës.
Atentati ndaj tij ka mbizotëruar këtë javë në Kuvend, megjithë këmbënguljen e organizatorëve se do të vazhdonin me programin e tyre sipas planifikimit, më pak se 48 orë pas sulmit.
Folësit dhe delegatët vazhdimisht brohoritën “Lufto, lufto, lufto!” duke përsëritur fjalët që zoti Trump tha nga skena e tubimit duke ngritur grushtin pasi agjentët e Shërbimit Sekret vranë sulmuesin. Disa nga përkrahësit e tij kanë filluar të mbajnë fasho të improvizuara për të shfaqur solidaritetin me zotin Trump gjatë Kuvendit.
Ndërsa ish-presidenti Trump do të paraqesë vizionin e tij për katër vitet e ardhshme, pas atentatit ai ka bërë ndryshime në fjalim, duke zbutur tonin e tij. Vetë zoti Trump ka thënë se ngjarja e shtyu të ndryshojë pjesë të fjalimit, që në variantin e parë përbëhej kryesisht nga sulmet ndaj Presidentit Joe Biden. Ai tani do të përqenddrohet më shumë tek bashkimi i vendit.
“Të them të drejtën do të jetë një fjalim krejt tjetër tani,” i tha ai gazetës “Washington Examiner.”.
Folësit në Kuvend ia atribuan ndërhyrjes hyjnore faktin që zoti Trump i mbijetoi sulmit dhe nderuan viktimën Corey Comperatore, që vdiq ndërkohë që po mbronte vajzën dhe bashkëshorten e tij nga të shtënat gjatë tubimit.
“Kjo ditë mund të ishte kthyer nga festë në ditë dhimbje dhe zie,” tha kandidati për nënpresident, senatori nga Ohajo JD Vance, gjatë një fjalimi në Kuvend të mërkurën.
Gjatë fjalimi të tij të parë që kur u emërua si kandidat për nënpresident nga ish-presidenti Trump, senatori Vance foli për fëmijërinë e tij mes varfërisë në Kentaki dhe në Ohajo, për nënën e tij që vuante nga varësia nga droga dhe babain që mungonte në jetën e tij. Ai foli edhe për vendimin për të shërbyer në ushtri dhe se si u ngjit në majat e politikës amerikane.
Djali i zotit Trump, Donald Trump i Riu, foli me emocione të mërkurën për guximin e babait të tij, duke thënë se ai i tregoi “gjithë botës” se “presidenti i ardhshëm amerikan ka një zemër luani.” Por gërshetoi mesazhin për babanë e tij si simbol të bashkimit kombëtar me kritika ndaj armiqëve të tij.
“Kur u ngrit me gjak në fytyrë dhe flamurin pas tij, bota ishte dëshmitare e një shpirti që nuk mund të mposhtet kurrë,” tha ai.
Kuvendi ofroi një pamje të Partisë Republikane të transformuar nga zoti Trump që kur ai fitoi zemrat e elektoratit të partisë drejt emërimit si kandidat i republikanëve në vitin 2016. Ish-rivalët brenda partisë të zotit Trump – përfshirë senatorët Ted Cruz të Teksasit dhe Marco Rubio të Floridës, ish-ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley dhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis – shprehën mbështetjen pa kusht për ish-Presidentin.
Edhe senatori Vance, i përzgjedhuri i zotit Trump për ta udhëhequr lëvizjen e tij në të ardhmen, dikur ka qenë kritik i ashpër i tij, duke e krahasuar atë në mesazhe private që rodhën më pas me Hitlerin.
Zoti Trump nuk ka folur në publik që prej sulmit, ndonëse ai ka dhënë intervista pa kamera. Por sipas një inçizimi të komenteve të tij gjatë një bisede telefonike private, të bërë nga një telefon celular dhe të siguruara nga televizioni PBS, zoti Trump i është referuar sulmit.
“Isha me fat,” tha ai. “Zoti ishte me mua.”/Voa
Alibeaj tregon arsyen e largimit nga Grupi i PD: S’kam qenë kurrë peng i idhujtarisëDeputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka treguar arsyen pse u largua nga grupi parlamentar, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t‘i dhënë vulën Sali Berishës.
Alibeaj u shpreh se u largua për koferencë qëndrimi, duke shtuar se betejën nuk e bëri duke vrapuar pas logos e vulës.
“U largova për koherencë qëndrimi, nuk bëra betejën duke vrapuar pas vulës apo siglës. Ndarjen me Sali Berishën e kam bërë 12 apo 13 vjet më parë. Në politikë duhet koherencë dhe cipë, dhe pas 11 qershorit, kur Apeli shpalli vendimin e formës së prerë, u mbyll përfundimisht kjo çështja e vulës apo logos. Unë kam mbajtur qëndrimet bazuar në disa vlera, s’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë.
Nuk jam dakort me gjendjen që pas 11 qershorit, ajo struktura që kishte një vello që ishte Partia Demokratike, nuk është më kjo parti. Unë nuk jam që të presim, unë them që të mos lemë betejën që nisëm për vlerat. Ne nuk mund të lemë njerëzit që na besuan pa pika reference. Ne duhet të bëjmë të qartë distancimin nga berishizmi dhe nga Sali Berisha. Ky është një standard. Kush nuk e bën ka respekt, por rrugët tona janë të ndara”, tha Alibeaj në Open.
Skandal në Conference League, portieri serb provokon shqiptarët me tre gishtat
Portieri serb i vendasve, Drobnjak, ka provokuar tifozët e Partizanit pas ndeshjes me Marsaxlokk duke bërë simbolin e 3 gishtave.
Pas takimit në Centenary Stadium (Ta’ Qali), ku Partizani triumfoi 1-2 ndaj Marsaxlokk, kamerat kanë fokusuar Drobnjak, i cili nuk heziton të provokojë shqiptarët.
29-vjeçari u shfaq i acaruar, teksa për ta qetësuar, u desh ndërhyrja e stafit të klubit ku bën pjesë ai.
Partizani siguroi një biletë për në turin e dytë të Conference League pas sfidës në Maltë ku triumfoi 1-2 ndaj Marsaxlokk.
Chelsea kërkon 35 milion paund, Broja mund të rikthehet tek ish-klubiSouthampton mbetet i interesuar për sulmuesin e Chelsea, Armando Broja.
Sulmuesi shqiptar ka tërhequr interes nga një sërë klubesh këtë verë, përfshirë Everton dhe AC Milan.
Sidoqoftë, Sky Sports ka sugjeruar që Southampton aktualisht është skuadra që shfaq interesin më të madh për të ri-nënshkruar me 22-vjeçarin, i cili kaloi kohëzgjatjen e sezonit 2021/22 në St.
Russell Martin thuhet se është i etur për të blerë një tjetër sulmues për të konkurruar me Adam Armstrong dhe Ross Stewart pas skadimit të kontratës së Che Adams dhe ka identifikuar Brojën si një opsion potencial.
Everton thuhet se është pretendent i fortë për të nënshkruar me sulmuesin, ndërsa AC Milan thuhet gjithashtu se po monitoron situatën e lojtarit.
Sidoqoftë, Sky Sports ka treguar se një rikthim në Southampton është në kartat, një ofertë që mund të jetë tërheqëse për të riun, duke pasur parasysh suksesin e tij relativ atje gjatë periudhës së tij të përkohshme.
Chelsea thuhet se dëshiron 35 milionë funte për sulmuesin.
Muzikanti amerikan dënohet me 13 vite burg në RusiShtetasi amerikan Michael Travis Leake është dënuar me 13 vjet në një burg rus për tentativë për kontrabandë droge.
Sipas zyrës së prokurorit, Leake, një ish-parashutist dhe muzikant, u përpoq të shiste drogën që kishte marrë nga një bashkëpunëtor midis janarit dhe qershorit 2023.
Leake është një nga dhjetëra amerikanët që aktualisht mbahen në paraburgimin rus.
Uashingtoni u ka kërkuar qytetarëve të tij që të largohen menjëherë nga Rusia, duke përmendur kërcënimin e arrestimit mes tensioneve më të larta midis dy vendeve që nga Lufta e Ftohtë.
Leake u akuzua se kishte paketuar drogën për shitje përpara se t’ia jepte një të pandehuri tjetër në këtë rast, një gruaje ruse të quajtur Veronika Grabanchuk.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se Leake dhe Grabanchuk bënë katër përpjekje për të shitur mbi 40 g mephedron.
“Përveç kësaj, Leake depozitoi më shumë se 1.6 g mephedron dhe 0.54 g pilula që përmbanin drogën narkotike MDMA në banesën e tij në rrugën Zaporozhskaya pa qëllimin për t’i shitur ato. Droga u gjet dhe u sekuestrua gjatë aktiviteteve operative,” shtoi raporti.