zoom

Day ArchiveAksident i rëndë në Durrës, përplasen 4 makina

Një aksident i shumëfishtë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.

Policia njoftoi se në aksin rrugor Sukth- Maminas 4 automjete u përplasën me njëra-tjetrën, për shkaqe ende të pazbardhura.

Për pasojë, dy persona mbetën të plagosur, konkretisht shoferi dhe pasagjerja e një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Ata u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për dinamikën e aksidentit.

Finalja e Euro 2024/ Spanja dhe Anglia në kërkim të lavdisë. Zbresin yjet në fushë (FORMACIONET)

Spanja dhe Anglia do të përballen me njëra-tjetrën sonte në kërkim të lavdisë për t’u shpallur kampione të Euro 2024.

Në finalen e këtij kampionati, teknikët e të dy ekipeve kanë zbritur në fushë yjet, duke kërkuar fitoren me patjetër.

De la Fuente u ka besuar mbrojtjen Carvajal, Le Nomand, Laporte dhe Cucurella.

Ndërkohë Olmo, i cili deri tani është golashënuesi më i mirë i turneut, do të luajë titullar.

Lamine Yamal, i cili shënoi një nga golat e fitores me Francën, do të luajë në sulm bashkë me Nico Williams dhe kapitenin Morata.

Nga ana tjetër, Anglia ka rreshtuar yjet e saj, me Shaw që është rikthyer në mbrojtje. Saka, Foden, Bellingham dhe Kane do të jenë titullar si përherë.

Formacionet:

Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Olmo, Williams, Morata

Anglia: Pickford, Shaw, Guehi, Stones, Walker, Mainoo, Rice, Saka, Foden, Bellingham, Kane.

Kush është militanti që vdiq gjatë atentatit ndaj Trump. Mbrojti gruan dhe vajzat nga plumbat

Një nga pjesëmarrësit në mitingun e Donald Trump në Pensilvani humbi jetën gjatë atentatit që iu bë kandidatit për president.

Në momentin që autori Thomas Matthew Crooks qëlloi disa herë ndaj Trump, plumbat kapën dhe Corey Comperatore.

Corey Comperatore, militanti që humbi jetën

Corey Comperatore, militanti që humbi jetën

Ky i fundit, sipas mediave të huaja, pasi dëgjoi të shtënat, nxitoi të mbronte me trup gruan dhe dy vajzat e tij, që po ashtu ndodheshin në miting në mbështetje të Donald Trump.

Ai më herët kishte mbajtur postin e ish-shefit të zjarrfikësve në Buffalo Township.

“Gruaja dhe vajzat e tij thjesht jetuan të pamendueshmen dhe të paimagjinueshmen. Vëllai im i vogël sapo mbushi 50 vjeç dhe i kishte mbetur shumë jetë për të përjetuar. Urrejtja nuk ka kufi dhe dashuria nuk ka kufi. Lutuni për ne pasi kjo ndihet si një makth i tmerrshëm, por ne e dimë se është realiteti ynë i dhimbshëm”, tha motra e viktimës, Dawn Comperatore Schafer, në rrjetet sociale.

MANOVRAT/ Si po e zvogëlon Serbia numrin e shqiptarëve në Preshevë

Pakica shqiptare në jug të Serbisë është nën presion.

Autoritetet e vendit po fshijnë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit nga regjistrat e popullsisë. Mijëra prej tyre po mbeten kështu pa shtetësi.

Kur Safet Demiri, në gusht të vitit 2019, deshi të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të biznesit, i thanë: “Ju nuk jeni më në regjistrin e adresave.” Demiri është lindur në Medvegjë (Serbi) dhe familja e tij ka 200 vjet që jeton aty. Demiri ka disa prona në vendin e lindjes, ndër to një hotel turistik dhe një kompani telekomunikacioni. Por jeton edhe në Vjenë të Austrisë, ku ka një kompani ndërtimi. Që nga viti 2019, atij i mohohet e drejta e një adrese në Medvegjë. “Si mund të kujdesem për bizneset e mia, pa adresë?” i tha Demiri nëpunësit. Si përgjigje ai mori një ngritje supesh.

46-vjeçarit iu desh të gjente një zgjidhje të përkohshme dhe e bëri regjistrimin në emër të të atit. Ai u përpoq ta kërkonte të drejtën e tij duke e kundërshtuar vendimin në Gjykatën Administrative të Nishit, por pa sukses. “Vendbanimi juaj është jashtë shtetit, kështu që fshirja nga regjistri ka qenë e drejtë” – ishte arsyetimi zyrtar. “Nuk kemi ç’të bëjmë,” i kishin thënë më pas në gjykatë, “është vendim nga lart.”

Çregjistrimi prek thuajse vetëm shqiptarët

Shkaku i çregjistrimit të Demirit është se ai është shqiptar, thotë studiuesja Flora Ferati-Sachsenmaier nga Universiteti i Göttingenit. Ajo vetë është me prejardhje nga Medvegja dhe në vitin 2023 publikoi një hulumtim për Institutin Max-Planck. Temën e zbuloi krejt rastësisht, në vitin 2016, kur ishte në Medvegjë për një projekt tjetër. “Çdo i dyti shqiptar me të cilin flisja, më thoshte ‘po na çregjistrojnë’,” kujton Ferati për DW. Në studim ajo do të zbulonte se çregjistrimi bëhej në mënyrë sistematike.

Autoritetet serbe e quajnë këtë çregjistrim “pasivizim”. “Nëse konstatojnë se dikush nuk jeton më në adresën e regjistruar, personi fshihet nga regjistri i adresave,” shpjegon Ferati. Por prej kësaj janë prekur edhe njerëz që janë me pushime ose udhëtime të shkurtra jashtë. Riregjistrimi zakonisht nuk është i mundur. Fshirja ka pasoja të rënda për të prekurit. Ata nuk kanë qasje në shërbimet publike, nuk mund të bëjnë pasaportë, ose të marrin shërbime shëndetësore.

Zvogëlimi i numrit të shqiptarëve si synim

Synimi është zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në Serbinë e Jugut. Shifrat e studimit Max-Planck flasin vetë: “Ndërsa në Luginën e Preshevës numri i adresave të pasivizuara përfshin gati 10 për qind të popullsisë, në pjesë të tjera të Serbisë numri i pasivizimeve prek shumë më pak se një për qind të banorëve të komunave,” thotë Ferati-Sachsenmaier.

Çregjistrimi është problem sidomos për shqiptarët që jetojnë në Kosovë, thotë Enver Haziri, i cili drejton në Gjilan një zyrë që merret enkas me nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Shumica e tyre janë përndjekur nga fshatrat e tyre në qershor 1999 kur forcat serbe, të zbrapsura nga forcat e NATO-s, e shfrynë mllefin te pakica shqiptare në jug të Serbisë.

Në Kosovë këta të përndjekur janë të mirëseardhur moralisht, por nuk kanë asnjë lloj dokumenti zyrtar, thotë Haziri. Për shkak të pasivizimit, ata bëhen faktikisht pa shtetësi dhe nuk kanë mundësi të marrin pjesë në jetën shoqërore as të Serbisë e as të Kosovës. Vetëm qeveria e tanishme e Kurtit ka nisur ta marrë seriozisht fatin e pakicës dhe ka vendosur t’i pajisë me leje qëndrimi.

Shqiptarët e Serbisë – një pakicë e margjinalizuar

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e ka quajtur pasivizimin e adresave “spastrim etnik me metoda administrative”. Në Luginën e Preshevës, ku përfshihen komunat Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, jetojnë afro 60,000 shqiptarë. Megjithëse ata aty përbëjnë shumicën e popullsisë dhe Serbia i ka nënshkruar konventat e Këshillit të Evropës për pakicat kombëtare, shqiptarët margjinalizohen sistematikisht, thotë Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Edhe si kandidate e BE-së, Serbia ka marrë zotimin se do ta përmirësojë gjendjen e pakicave shqiptare në institucionet publike.​​​​

Baza ushtarake në rajonin e Luginës së Preshevës dhe rrethinat: Harta tregon militarizimin në rritje të zonës.

Por Kamberi i tha DW-së se pasivizimi i adresave është njëra nga masat diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve: “Ne nuk na lejojnë të integrohemi në jetën publike, shpesh investitorët madje pengohen që të investojnë në Preshevë,” tha Kamberi. Një pengesë për shqiptarët është dhe militarizimi gjithnjë në rritje i zonës. Serbia ka ngritur 48 baza ushtarake në kufi me Kosovën, shumica e tyre janë në rajonin e Preshevës.

Berlini është i shqetësuar

Shaip Kamberi ishte para pak kohësh në Berlin për të sensibilizuar qeverinë dhe parlamentarët gjermanë për këtë çështje. Politikani gjerman Knut Abraham i CDU/CSU-së i tha DW se është i shqetësuar dhe se pret që “ambasadat e shteteve të BE-së në Beograd t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj çështjeje dhe të flasin me përfaqësues të pakicave”. Thomas Hacker, nga partia liberale, FDP, i tha DW-së se çështja e pakicës shqiptare në Serbi meriton më shumë vëmendje ndërkombëtare. “Fokusi është momentalisht te dialogu Prishtinë-Beograd, tema të tjera po aq të rëndësishme janë fatkeqësisht në hije. Procesi i pasivizimit duket si një proces i heqjes së ngadaltë të të drejtave.” Edhe Ministria gjermane e Punëve të Jashtme apeloi te të gjithë përgjegjesit që të veprojnë në përputhje me obligimet dhe të sillen në mënyrë më transparente dhe të drejtë.

Paditjet të pasuksesshme

Qeveria serbe në të kaluarën i ka hedhur poshtë akuzat se pasivizimi është një masë për të diskriminuar shqiptarët, sipas një prononcimi të ministrit të atëhershëm të pushtetit lokal Aleksandar Martinovic, në dhjetor 2023. DW i ka kërkuar një prononcim aktual Ministrisë së Brendshme të Serbisë por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Demiri dhe disa shqiptarë të tjerë ndërkohë e kanë çuar çështjen e tyre në Gjykatën Kushtetuese në Beograd. Ata nuk presin të fitojnë, prandaj po përgatiten për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Shanset që t’u jepet e drejtë janë të larta, por ata nuk besojnë se vendimet do të ndryshojnë politikën e Serbisë ndaj pakicës shqiptare./ DW

Melania Trump reagon pas atentatit ndaj ish-presidentit: Kur pashë atë plumb…

Bashkëshortja e Donald Trump, Melania Trump reagoi pasi kandidati për presidenti mbeti i plagosur në një atentat që iu bë gjatë tubimit të shtunën në Pensilvani.

Melania e quan autorin, 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, përbindësh, duke falenderuar autoritetet për punën e bërë për të garantuar jetën e Trump.

“Një përbindësh që e trajtoi burrin tim si një makinë politike çnjerëzore, u përpoq t’i rrëmbejë shpirtin Donaldit – buzëqeshjen, autenticitetin, dashurinë për muzikën dhe frymëzimin e tij.

Kur pashë atë plumb të dhunshëm që goditi burrin tim, kuptova se jeta ime dhe e Baronit ishin gati të merrnin një kthesë tronditëse. Ndjehem mirënjohëse për njerëzit e Shërbimit Sekret që rrezikuan jetën e tyre për ta mbrojtur atë.

Të gjithë ju që derdhët lot në mbështetjen tonë, ju falënderoj. Gjithashtu përgëzoj të gjithë ata që shohin ndarjet politike. Faleminderit që kujtoni se çdo politikan është një burrë apo grua me një familje pas tij”, u shpreh Melania Trump në rrjetin social “X”.

“Ferri mbi tokë” – Bëni kujdes gjatë javës, temperaturat do të jenë torturuese dhe mbytëse

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale, ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë (ditë).

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan (dhe jo vetëm pasi gradualisht bashkohet edhe me Anticiklonin e Azoreve) shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut (shkretëtira e Sahara-së).

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Në relievet malore në lindje kryesisht ditën e enjte dhe atë të premte vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Kjo javë pritet të jetë “torturuese” për disa arsye dhe ndër më kryesoret është se vala e të nxehtit po zgjat (duke marë parasysh ditët që lamë pas) dhe do të zgjasi deri dhe në fund të javës. Thënë kjo pasi vendi ynë për periudhën që ndodhemi ka përjetuar edhe herë të tjera tempertura 40 apo 42-43°C, por për një periudhë kohore jo më shumë se disa ditë (kryesisht 3-4 ose maksimumi 5 ditë).

Arsyeja tjetër është se depërtimit i këtyre masave të nxehta mbi Detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vete një sasi relativisht të lartë lagështie.

Në këtë mënyrë, nëse në kafazin meteorologjik zhiva e termometrit mund të shënojë deri në 42°C, për trupin e njeriut kjo temperaturë ndjehet disa gradë më e lartë për shkak të lagështisë së lartë. Ndryshe do të ishte situata nëse masat ajrore do të ishin të thata dhe trupi ynë do të ndjente këto temperatura disa gradë më të ulëta.

Gjithashtu vlen për tu theksuar edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes sic njihet ndryshe me termin “netët tropikale”. Me temperatura që nuk zbresin më poshtë se 26-27°C (kryesisht zonat urbane) dhe lagështirën e lartë në ajër, netët pritet të jenë “mbytëse” njësoj si në vendet tropikale, ku në mesditë temperaturat arrijnë 38-40°C, ndërsa në mbrëmje nuk zbresin më poshtë së 28-30°C.

DETAJE/ 20-vjeçari që qëlloi ndaj Trump e kishte makinën dhe shtëpinë të mbushur me eksplozivë

Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga atentati që iu bë kandidatit për president në SHBA, Donald Trump.

Mediat e huaja raportojnë se grupet e hetimit kanë gjetur makinën e autorit, Thomas Matthew Crooks, të parkuar pranë vendit ku do të mbante Trump tubimin në Butler, Pensilvani.

Brenda mjetit autoritetet gjetën sasi eksplozivi. Lëndë shpërthyese u gjet edhe gjatë kontrollit që u ushtrua në shtëpinë e 20-vjeçarit.

Nuk dihet ende nëse i riu kishte planifikuar të shpërthente makinën në distancë për të shkaktuar më shumë viktima apo për të siguruar eliminimin fizik të Trump.

Arma që i riu përdori për të qëlluar drejt Trump ishte blerë nga babai i tij.

FBI e identifikoi autorin si Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

Ai qëlloi të disa herë nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit, përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Tritol banesës në Elbasan/ Plagoset aksidentalisht i riu. Në gjendje të rëndë te Trauma (EMRI)

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ndodhi në orët e para të mëngjesit në katin e katërt të një pallati në Elbasan.

Lënda eksplozive u vendos në derën e një banese në pronësi të një 59-vjeçari, ku po jetonin me qira dy vajza.

Për pasojë, u plagos rëndë një 26-vjeçar, Enea Themollari, i cili jeton në banesën ngjitur.

Babai i tij tregoi se në momentin e shpërthimit, Enea ishte zgjuar për të shkuar në tualet.

“Ishte ora 02:15 kur ndodhi shpërthimi. Ne ishim në gjumë. Çuni po shkonte në tualet, i ra dera në kokë nga shpërthimi. Kur u çuam ne gjetëm çunin në tokë. Ne jemi njerëz të rregullt, familjarë, dy çunat i kam familjarë. Fati i keq. Përballë jeton një gocë me vajzën e vet, me një 9-vjeçare. Ka një vit që jeton këtu. Ne vetëm i përshëndesim, se i kemi komshinj përballë. Sjellje normale ka pasur, nuk kam ndonjë problem. Problemi është që këta njerëz që vijnë jetojnë me qira duhen parë. Ne jemi familjarë, nuk jemi njerëz dosido. Djali është në intubim, në spitalin ushtarak. Kërkoj nga shteti që të gjendet atentatori dhe dua të më shërohet djali. Asgjë tjetër nuk dua”, u shpreh babai i 26-vjeçarit.

Enea Themollari është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga shpërthimi pati edhe dëme materiale në dyer, xhama, në shkallë e soletë.

Në banesën ku është vendosur tritoli jetonin një 30-vjeçare nga Lezha dhe vajza e saj 9 vjeçare.

Ajo është e divorcuar dhe shpesh vizitohej nga motra e saj.

30-vjeçarja punon me rrjetet sociale dhe nga banesa dilte herët në mengjes.

Ajo dyshohet se është objektiv i atentatit me lëndë eksplozive.

“Më lejoni të marr këpucët e mia” – Cilat ishin fjalët e para të Trump pas atentatit?

Zbardhen fjalët e para që tha ish-presidenti Donald Trump pas atentatit që iu bë në Pensilvani.

Pak sekonda pasi u gjakos në vesh prej të shtënave me armë zjarri, Trump u rrethua nga agjentët, për ta mbrojtur.

Mes kaosit, agjentët kërkojnë ta zbresin nga podiumi, por Trump nuk largohet pa marrë këpucët e tij.

Pasi dëgjuan se autori është qëlluar me armë, Trump dhe agjentët ngrihen në këmbë.

Ja çfarë u tha mes Donald Trump dhe agjentëve pas atentatit:

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia, më lejoni të marr këpucët e mia.

Agjenti: Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri.

Trump: Më lër të marr këpucët e mia.

Agjenti: Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri.

Trump: Më lër të marr këpucët e mia.

Një agjent tjetër: Prisni, koka juaj është e gjakosur.

Agjenti: Zotëri, ne duhet të shkojmë në …

Trump: Më lër të marr këpucët e mia.

New York Times: Ermonela Jaho, sopranoja që këndon “tingullin e shpirtit”

“Un bel dì”, aria e madhe e personazhit të titullit në “Madama Butterfly”, nis me sopranon duke kënduar.

Puccini shkruan në partiturë se nota duhet të dalë jo thjesht pianissimo, ose shumë e butë, por edhe “come da lontano”: sikur të vijë nga larg.

Opera flet për një grua të re japoneze e bindur se oficeri i marinës amerikane që e braktisi do të kthehet, dhe “Un bel dì” rrëfen fantazinë e saj për të parë anijen e tij duke lundruar përsëri në portin në Nagasaki.

Në Festivalin Aix-en-Provence në Francë, Ermonela Jaho e përmbledh atë iluzion të dëshpëruar në një filament toni. Për më tepër, ajo e këndon notën ndërsa shtrihet me shpinë në dysheme në këtë prodhim të ri intim të veprës së dashur.

“Këndimi në G-maxhore është sikur shpresa po pezullohet në ajër, është një tingull si anija që shfaqet në horizont,” tha në një intervistë Daniele Rustioni, e cila drejton Orkestrën e Operës së Lyonit në produksion .

“Dhe Ermonela e bën këtë. Ju prisni atë moment dhe ajo ua dorëzon.”

Jaho, majtas, dhe tenori Adam Smith, si Pinkteron.
Jaho, e cila mbush 50 vjeç më 18 korrik, jep këto fije tingujsh që ndalojnë kohën përsëri dhe përsëri në momente si hyrja eterike e Butterfly, e shënuar edhe më e butë se pianissimo; gjatë duetit të saj të dashurisë me Pinkerton, oficerin e pashpirt amerikan, kur thotë se yjet janë si sytë, duke i vështruar; dhe më vonë, kur ajo këmbëngul që kur Pinkerton të kthehet, emri i djalit të tyre do të ndryshojë nga Trishtim në Gëzim.

Mezi të dëgjueshme, por të veshura me shkëlqimin e një boje uji ashtu edhe me saktësinë e një vizatimi me stilolaps, këto pasazhe të larta e të qeta janë një specialitet i Jahos, që kap thelbin e personazheve të saj të brishtë dhe të vuajtur.

“Pianissimi, ata nuk janë vetëm pianissimi; është tingulli i shpirtit”, tha ajo në një intervistë në një kafene dy ditë para natës së hapjes.

“Mund të jetë më dramatike sesa të bërtasësh.”

Zëri i Jahos, ndonëse jo i madh, është mjaft i sigurt, saqë ata pianissimi regjistrohen edhe në salla të gjera.

Teatri l’Archevêché në Aix, ku po luhet “Butterfly”, ka rreth 1200 vende. Por edhe në Operan Metropolitan në Nju Jork, me mbi trefishin e kapacitetit, Jaho guxon të murmurisë, duke bërë që veshët e publikut të vijnë tek ajo .

Kombinimi i saj i teknikës së përsosur dhe përkushtimit të plotë – ndjenja katartike se ajo është duke jetuar me të vërtetë historitë e disa prej grave më prekëse të operës – ka fituar ovacionet, lavdërimet dhe adhurimin e kolegëve të saj.

“Guximi që ajo tregon në skenë për t’ju dhënë 150 për qind të vetvetes dhe më shumë, është vërtet unik sot,” tha dirigjenti Antonio Pappano, drejtori muzikor i sapo larguar i Operës Mbretërore në Londër.

Andrea Breth, drejtoresha e saj në Aix, tha: “Unë kurrë nuk kam punuar me një artiste kaq të bukur.” Rustioni tha: “Nuk jam i interesuar të bëj një tjetër ‘Butterfly’, por nëse më jep Ermonela…”

“Pianissimi, ata nuk janë vetëm pianissimi; është tingulli i shpirtit”, tha Jaho.
Sa për të qeshur, për një artiste marka e të cilës është pianissimi(butësia) e cila u rrit në një familje ushtarake në Shqipëri duke menduar se opera ishte vetëm duke bërtitur.

Por kur ishte 14 vjeç, ajo pa për herë të parë “La Traviata” në Tiranë. Jo vetëm që u dashurua me këtë pjesë, por menjëherë mendoi se mund ta kishte bërë më të besueshme se sopranoja në skenë. E ardhmja e saj u vulos dhe disa vite më vonë u transferua në Itali për të studiuar zërin.

“Unë isha një fëmijë i turpshëm,” tha ajo. “Pra është interesante, edhe pse isha pak e ndrojtur, që zgjodha të këndoj, duke dalë para të gjithëve. Por gjithmonë ndihesha e lirë kur këndoja.”

Violetta në “Traviata” u bë një rol gur prove, të cilin e ka kënduar disa qindra herë. Por nuk ka asnjë ndjenjë rutinë në shfaqjet e saj: Vitin e kaluar, ajo solli dridhje shqetësuese të realitetit edhe në skenën e mërzitshme të Met.

“Sempre libera”, arija që ul perden e Aktit I, ishte tmerrësisht sfiduese, pothuajse një skenë e çmendur.

“Sigurisht, në forte ajo arrin tek ju dhe mund të këndojë në teatrot më të mëdha”, tha Rustioni. “Por cilësia e pianos, pastërtia e tingullit në nota të gjata dhe, më e rëndësishmja, frazat e gjata pa frymë, ky është ari i teknikës së saj. Është magnetike.”

Produksioni në Aix e mban fokusin drejtpërsëdrejti tek ajo, duke imagjinuar “Butterfly-n”, ndonjëherë një spektakël i zbukuruar, si një dramë rezervë, e përqendruar në dhomë, me korin gjithmonë jashtë skenës. Hapësira e lojës është e ngjeshur në disa ekrane dhe karrige të lyera në një dhomë të vogël, me një rrip transportieri që lëviz ngadalë rreth perimetrit, duke lëvizur personazhet si dora e fatit. Një grusht kërcimtarësh japonezë me maska ​​Noh qëndrojnë në periferi, simbole ogurzi të paraardhësve të Butterfly.

Me gjithë cilësinë e modës së vjetër dhe të gjithanshme të Jahos, performanca e saj është dukshëm e parregullt dhe e përmbajtur. Në aktin e parë, kur Butterfly është ende vetëm një vajzë, ajo nuk kishte asnjë nga gjestet koketë vokale që disa soprano sjellin në këtë pjesë.

Zëri i saj është i drejtpërdrejtë dhe pa siklet teksa përshkruan të kaluarën e saj të pakëndshme si një geishë. Ndërsa shërbëtori i saj i besuar, Suzuki, e zhvesh atë për natën e saj të martesës, fytyra e Jahos regjistron në heshtje një kënaqësi të pastër.

Pas ndërprerjes, ajo duket disi më e vjetër: zëri i saj disi më i errët, qëndrimi i saj më i pjekur. Por asgjë nuk ndihet si e tepruar, madje edhe pasazhet e saj delikate mahnitëse janë shprehje organike të linjës muzikore, në vend të efekteve të ngulitura.

“Pas një shfaqjeje, jam krejtësisht bosh”, tha Jaho. “Kam dhënë gjithçka. Unë as nuk dua të dal në skenë për duartrokitjet; Unë dua të largohem. Jam e strapacuar.”

“Pas një shfaqjeje, jam krejtësisht bosh”, tha Jaho. “Kam dhënë gjithçka.”
“Ndonjëherë,” tha Rustioni, “ka një ndjesi që për Butterfly-n të duhet një zë më i fuqishëm. Por nuk ju nevojitet gjithë kjo fuqi për të arritur tek audienca.”

Ndërkohë që në skenë e çon veten në kufijtë e saj, Jaho është treguar e kujdesshme në rolet që merr. Këtu përfshihen: Butterfly, Liù në “Turandot”, Magda në “La Rondine”, Suor Angelica në “Il Trittico” – si dhe Fedora e Giordano, Adriana Lecouvreur e Cilea dhe protagonistja pa emër e një gruaje intensive të Poulenc.”

Por, ajo tha, “Unë i di kufijtë e mi”. Ajo mendon se protagonistët e “Tosca” dhe “La Fanciulla del West” të Puccinit, për shembull, janë shumë të rëndë për të, siç është Salome, të cilën i është kërkuar të këndojë në të kaluarën.

“Unë nuk mendoj se ajo duhet të këndojë Tosca ose Aida ose gjëra të tilla,” tha Pappano. “Ajo është një soprano klasike lirike, me gjithçka që nënkupton zemrën dhe dobësinë dhe aftësinë për të kënduar me zë të ulët. Dhe ajo duhet të mbetet e tillë. Këngëtarët nuk duhet të jenë gjithmonë në tranzicion. Ata mund të korrin përfitimet e të qenit në krye të lojës së tyre.”

Shfaqjet e Jahos arrijnë kulmin pas përfundimit të operës.

Disa këngëtare dalin me buzeqeshje për duartrokitjet, edhe pas pjesëve më tragjike. Por Jaho duket pothuajse e shkatërruar.

Në natën e hapjes së “Madama Butterfly”, ajo praktikisht u përplas në skenë, duke u mbështetur në kolonat e holla të setit për mbështetje ndërsa publiku brohoriste. Me siguri ky ishte një akt i jashtëzakonshëm? Por Jaho këmbëngul – dhe të gjithë ata që punojnë me të pajtohen – se ajo nuk po e bën atë për t’u dukur.

Breth, drejtori i saj, tha: “Në një farë mënyre, unë mendoj se ajo është si një fëmijë. Shumë e pambrojtur dhe duhet të jeni vërtet të kujdesshëm me të; ju duhet t’i jepni asaj strehë dhe shumë dashuri.”