Aplikacion
Fundjava do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht në orët e mesditës. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat për ditën e shtunë dhe të diel do të luhaten si më poshtë:
VIDEO/ Ajka këndon “Lamtumirë” gjatë festës, e pranishme edhe mamaja e BesitKëngëtarja Xhensila Myrtezaj ndau me ndjekësit momente nga ditëlindja e vajzës, Ajkës.
Organizimi i festës është bërë në një sallon të dedikuar për zonjushat e vogla dhe ngjyra dominuese është roza.
Ajkën e shoqërojnë gjatë festës shoqet e saj, por detajet që tërhoqën vëmendjen në rrjet janë dy: Kënga “Lamtumirë” e Xhensila Myrtezajt e kënduar nga vajza, një prodhim muzikor që u konsiderua si dedikim për Besin pas ndarjez, dhe prezenca e mamasë së Bes Kallakut.
Në një nga videot e postuara në “Instastory” nga këngëtarja, në një çast duket nëna e aktorit që feston me Ajkën.
Të jetë kjo video e qëllimtë nga ana e Xhensilës për të treguar se pavarësisht ndarjes me Besin, gjyshërit vazhdojnë të takojnë dhe të ndajnë momente me Ajkën?
Përgjigja nga Burgjet/ A do të betohet dot Fredi Beleri javën e ardhshme si eurodeputet?Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi të premten se kishte marrë një kërkesë për leje nga Fredi Beleri, por tha se ajo ishte në shqyrtim nga komisioni i posaçëm dhe se procedura ishte e komplikuar.
Zëvendës drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Femi Sufaj, konfirmoi për BIRN se institucioni kishte marrë kërkesën për leje, por tha se ajo ishte ende në procedura shqyrtimi.
Sufaj u shpreh se rasti në fjalë ishte i komplikuar. Ai shpjegoi se të dënuarit merrnin leje brenda vendit dhe se në çdo rast duhej të paraqiteshin në komisariatin më të afërt të policisë çdo ditë.
“Ai kërkon leje për të udhëtuar jashtë shtetit, në cilin komisariat policie do të paraqitet”, pyeti Sufaj.
Beleri kërkon leje që të mund të udhëtojë jashtë Shqipërisë në mënyrë që të betohet më 16 korrik si deputet i Parlamentit Europian, ku u zgjodh si kandidat i ‘Nea Demokratia’ – partia në pushtet në Greqi.
Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të fundit lokale në Shqipëri me akuzën e blerjes së votave, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe dënimi ndaj tij u konfirmua në Apel. Ai po vuan dënimin me 2 vjet heqje lirie.
Edhe pse i arrestuar Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë në maj 2023 dhe qe kryetar i zgjedhur i bashkisë deri në korrik 2024, kur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Poçme të Apelit, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm.
Për shkak të arrestimit Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak dhe gjykata refuzoi ta lejonte atë të merrte mandatin.
Gjatë kohës që Beleri përballej me akuza në Shqipëri ai mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis e kandidoi në listën e saj për deputetë të Parlamentit Europian. Beleri u shpall fitues, ndërsa ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Shqipëri. Pasi u zgjodh në Parlamentin Europian si eurodeputet nga Greqia, ai u gjet fajtor për blerje votash edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Për të marrë mandatin e deputetit të Parlamentit Europian, Beleri duhet të paraqitet në seancën e kryerjes së betimit në 16 korrik në Strasburg dhe për këtë ka kërkuar leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve./ Reporter.al
“Jo me fjalë, por me vepra” – Xhensila i përgjigjet Besit pas urimit për ditëlindjen e Ajkës?Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt festoi këtë të premte ditëlindjen e saj të gjashtë.
Kjo është ditëlindja e parë që Ajka feston me prindërit të ndarë.
Si Besi, ashtu edhe Xhensila, kanë uruar me fjalët më të ngrohta vajzën, duke shprehur të gjithë dashurinë që kanë për të.
Detaji që bie në sy është që asnjë prej tyre në urim nuk ka përzgjedhur foto apo video kur ishin një familje dhe kur kalonin kohë të dy bashkë me Ajkën.
Po ashtu, fjalët e përzgjedhura ngjasojnë me kunja dhe kundërpërgjigje për njëri-tjetrin.
Besi në urimin e tij flet për situata të papritura në jetë dhe sprova, duke nënkuptuar ndarjen nga Xhensila, ndërsa fjalia e këngëtares “Bëj gjithçka për ty, jo me vepra por me fjalë”, është lexuar në rrjet si përgjigje për aktorin.
Urimi i plotë i Xhensilës për Ajkën:
Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë, por me vepra. Jetoj vetëm për ty.
Shqipëria përjeton temperatura ekstreme, Milano përmbytet nga reshjetTeksa Shqipëria po përjeton valë të nxehti, në Milano qytetarët u përballën me reshje të dendura shiu mbrëmjen e kësaj të premteje.
Referuar mediave fqinje, një stuhi e fortë shiu përfshiu Milanon, shoqëruar edhe me breshër.
Reshjet e shiut dhe të breshërit shkaktuan përmbytje në qytet, duke u shoqëruar edhe me vështirësi në qarkullim.
Po ashtu, mediat raportojnë se prej reshjeve të dendura ka rrezik që niveli i ujit në lumenjtë Seveso dhe Lambropo të rritet, duke shqetësuar autoritetet për një përmbytje të përmasave edhe më të mëdha.
Për këtë arsye, ato po mbahen nën monitorim.
Masa ka marrë edhe Bashkia e Comos, duke mbyllur liqenin për banorët dhe turistët deri në qetësimin e situatës.
“Digjet” Kosova – Urdhër për të kufizuar lëvizjet prej valës së nxehtësisëKosova po përjeton gjatë këtyre ditëve një valë nxehtësie dhe autoritetet kanë marrë për të kufizuar lëvizjen për disa nga grupet më vulnerabël dhe që janë më të ekspozuar ndaj temperaturave të larta.
Sipas një urdhri të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, nga data 13 deri më 20 korrik, kujdes duhet të tregojnë gratë shtatzëna.
Ato duhet të lirohen nga puna gjatë shtatë ditëve të ardhshme ose duhet t’u mundësohet të bëjnë punë nga shtëpia.
Një tjetër kategori që preket nga urdhri është ajo e punëtorëve me sëmundje kronike, të cilët duhet të punojnë me orar të shkurtuar, deri në katër orë në ditë.
Po ashtu, vendimi i ministrisë ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në të gjithë vendin.
Ministria tha se, varësisht se si do të jenë temperaturave gjatë këtij muaji dhe muajit gusht, ajo mund të ndërmarrë masa të tjera.
Këtë të premte temperaturat në Kosovë arritën deri në 36 gradë dhe sipas meteorologëve, vala e nxehtësisë do të vijojë për të paktën një javë.
Tragjedi në Zvicër/ Shembet skela e ndërtimit, 2 të vdekur. Mes punëtorëve, edhe shqiptarëNjë ngjarje tragjike u shënua në Lozanë të Zvicrës këtë të premte, ku u shemb një skelë ndërtimi, duke lënë pas edhe viktima.
Sipas mediave të huaja, skela rreth 60 metra e lartë, e instaluar në një ndërtesë 19 katëshe, u shemb kur punëtorët sapo kishin nisur punën në mëngjes, për arsye ende të pazbardhura nga autoritetet.
Për pasojë, dy punëtorë me origjinë nga Portugalia janë konfirmuar të vdekur.
Veç dy viktimave, shembja e skelës plagosi edhe tetë persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital.
Referuar mediave të huaja, punëtorët në kantier ishin kryesisht portugezë dhe shqiptarë.
Fetusi i motrës binjake rritej brenda kafkës së saj, 1-vjeçarja humb jetën nga sindroma e rrallëNjë vajzë 1-vjeçare ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi mjekët zbuluan se në kafkën e saj po zhvillohej motra e saj binjake. Fëmija u shtrua në spital për shkak të kafkës së zmadhuar dhe pamundësisë për të ndenjur ulur ose të ngrihej në këmbë, shkruan The Sun.
Veç kësaj, ajo kishte vonesa në lëvizjet motorike dhe në të folur sepse e vetmja fjalë që mund të shqiptonte ishte “mami”.
Megjithëse gjatësia e saj ishte rreth 70 cm, perimetri i kokës ishte 56.6 cm.
Grafitë treguan se simptomat ishin të shkaktuara nga një fetus 18 cm që rritej në trurin e saj të cilit i ishin zhvilluar shtylla kurrizore, organet dhe gishtërinjtë. Neurokirurgët ia dolën ta hiqnin nga kafka, por vetëm 12 ditë më vonë vogëlushja ndërroi jetë si pasojë e dëmtimit të rëndë në tru.
Sindroma e rrallë njihet si FIF ose fetus parazit i cili mund të ndodhë 1 në 500.000 lindje.
ALERT!!! Sallami i ardhur nga Italia që gjendet edhe në Shqipëri me prani të bakterit listeriaSistemi i Aarmit të Shpejtë i Konsumimit Europian për produktet ushqimore (RASFF)ka njoftuar se një sasi sallamesh derri me feta e markës Viaggio nel Gusto, në paketim 80 gramëshe duhet tërhequr menjëherë nga tregu, pasi konstatuar me prani të Listeria.
Produkti, siç shikoni dhe në foto, është futur në tregun shqiptar nëpërmjet kompanive që importojnë, me numër loti L023414223 dhe afat përdorimi (skadence) 19.08.2024.
Sallami është prodhuar në Milano, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Italisë gjithashtu ka njoftuar tërheqjen e tij nga tregu.
Qendra ALERT, Organizatë për Mbrojtjen e Konsumatorëve e publikon këtë njoftim (Alert) me të dhënat e plota si informacion për publikun, u cili nëse e gjen në dyqane, me të dhënat e mësipërme, nuk duhet ta blejë. Ndërsa ata që mund t’a kenë në kuzhinat e tyre, duhet t’a kthejnë aty ku e kanë marrë.
Megjithëse Listeria konsiderohet mjaft e rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve dhe informimi i tyre duhet të jetë maksimal, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është mjaftuar vetëm në websit-in e tij me një komunikim të thjeshtë, pa asnjë publikim në rrjete sociale apo një komunikim me mediat për interesin e publikut.
“Në vijim të njoftimit të datës: 09/07/2024 i kategorisë ALERT nga Sistemi RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED, njoftohemi lidhur me praninë e Listeria monocitogenes në sallam derri, gjë që përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, ju informojmë si vijon: PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
– Kategoria e produktit: mish dhe nënprodukte mishi
– Emri i produktit në etiketë: Cacciatore a fette dop GR 80
– LOT: L023414233; Datë Skadence: 19/08/2024.”. Kaq thuhet në njoftimin e AKU, pa emrin tregtar apo foto të produktit apo të dhëna shtesë për ecurinë e tërheqjes nga tregu, masat e marra etj.
Megjithatë, Qendra ALERT e ka siguruar foton, si një informacion shtesë për konsumatorët.
Listeria është një lloj bakteri, emri i plotë i të cilit është Listeria monocytogenes dhe shkakton një infeksion që quhet listerioza, nga i cili vdesin qindra mijëra njerëz në vit në të gjithë botën. Listeria nuk është aq i përhapur sa salmonella që është një tjetër virus vdekjeprurës, megjithatë nuk duhet neglizhuar sepse në 25% të rasteve të infeksioneve janë fatale.
Infeksioni në fjalë është më i rrezikshëm tek të rriturit pas një moshe të caktuar, ata me imunitet të dobët dhe veçanërisht gratë shtatzëna sepse mund të nxisë abort. Në rastin e grave shtatzëna, simptomat e infeksionit janë të njëjta me gripin, por bakteri kalon placentën duke shkaktuar deformime të fetusit ose humbje të tij. Ky bakter gjendet kudo rreth nesh, në tokë, ujë dhe shumë produkte ushqimore si ato të mishit, qumështi i shtazëve apo nënprodukteve të tij. Në të shkuarën, ky bakter është përhapur nëpërmjet perimeve të ngrira dhe sallatave të paketuara.
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe “Projekti 2025”Nëse ish presidenti Donald Trump i fiton zgjedhjet e nëntorit përballë Presidentit Joe Biden, ai mund të kërkojë që të vendosë të gjithë qeverinë federale nën kontrollin e drejtpërdrejtë presidencial.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, kjo manovër është detajuar në një udhëzues të hartuar nga më shumë se 100 organizata konservatore për një administratë të dytë të mundshme të republikanit Donald Trump.
Gjatë fushatës elektorale për Shtëpinë e Bardhë tetë vite më parë, republikani Donald Trump premtoi se do ta vinte burokracinë e Uashingtonit nën pushtetin e tij.
“Nëse zgjidhem president, ne do ta spastrojmë burokracinë e Uashingtonit”, tha zoti Trump në tetor të vitit 2016.
Vazhdimi i kësaj thirrjeje, që nënkupton spastrimin e qeverisë nga ata që zbatojnë politika, por që nuk japin llogari përpara presidentit, tani mbështetet nga një plan i hartuar nga më shumë se 100 organizata konservatore.
I njohur si ‘Projekti 2025’, i botuar nga Fondacioni Heritage i krahut të djathtë, ai jep udhëzime se si mund të vihen nën kontroll agjencitë qeveritare. Presidenti i Fondacionit Heritage, Kevin Roberts, përmendi edhe mundësinë e dhunës gjatë zbatimit të këtij procesi.
“Jemi në procesin e ‘Revolucionit të Dytë Amerikan’, që nuk do të përgjaket, nëse e lejon e majta”.
Pas këtij komenti, zoti Trump u përpoq të distancohej nga ‘Projekti 2025’. Ai tha se nuk dinte asgjë për të dhe autorët e tij, dhe se nuk ishte dakord me disa nga gjërat që thonë ata.
Gjatë një interviste në rrjetin C-SPAN, Paul Dans, kreu i projektit, nuk la asnjë dyshim se ishte frymëzuar nga fjalët dhe idetë e Trump-it.
“Ai ishte president për katër vjet, kështu që shumë nga idetë janë marrë nga puna e tij origjinale. Pra shumë prej tyre burojnë nga mandati i parë i zotit Trump”.
Zëri i Amerikës i kërkoi Fondacionit Heritage një intervistë. Organizata nuk vuri në dispozicion asnjë zyrtar por dërgoi një deklaratë përmes e-mailit ku theksonte se ‘Projekti 2025’ nuk flet për asnjë kandidat apo fushatë.
‘Projekti 2025’ kërkon të eliminojë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrat që autorët e Kushtetutës, si James Madison dhe Thomas Jefferson, garantuan përmes ndarjes së pushtetit midis degëve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të qeverisë, thotë Will Marshall, president i Institutit të Politikave Progresive.
“Për Madisonin dhe Jeffersonin do të ishte çmenduri të shihnin se sa shumë pushtet duan të përqendrojnë në duart e presidentit të ardhshëm. Nëse fiton Trump-i, do të ishte e frikshme për vendin, duke patur parasysh se si e ka keqpërdorur pushtetin në të kaluarën”.
Fushata e Presidentit Joe Biden e ka bërë ‘Projektin 2025’ një objektiv kryesor, duke krijuar një faqe interneti me kritika ndaj tij dhe theksuar reagimin e medias liberale.
“Kritikët e cilësojnë atë si qarkore fashiste. Kjo duhet të jetë një nga arsyet, në mos arsyeja kryesore, që të votoni këtë nëntor”, thotë drejtuesja e emisionit të lajmeve në rrjetin MSNBC, Melissa Murray, ndërsa u drejtohet dëgjuesve.
Plani gjithëpërfshirës kërkon gjithashtu shkurtimin e fondeve qeveritare për energjinë e rinovueshme dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mbylljen e Departamentit të Arsimit. Byroja Federale e Hetimeve do të reformohej nga lart poshtë. Të njëjtin fat do të kishte edhe Agjencia Amerikane për Median Globale, e cila mbikëqyr Zërin e Amerikës./ VOA