Aplikacion
Për shumë njerëz, raporti me paratë është diçka personale! Ka nga ata tipa që janë dorëlëshuar dhe nuk mendohen dy herë përpara se të blejnë diçka apo të harxhojnë para jashtë buxhetit të planifikuar, siç ka edhe të tjerë syresh që ecin sipas llogarive me laps e letër.
Por, për këto tre shenja të horoskopit, për shkak të tranziteve planetare që po ndodhin, duhet që ato të rikrijojnë një buxhet financiar për muajt e mbetur të vitit.
Dashi
Urani është planeti i ndryshimeve dhe ngjarjeve të papritura, të cilat mund të sjellin paqëndrueshmëri financiare për muajt e tjerë të vitit. Edhe nëse planifikoni çdo shpenzim, ju duhet të kurseni para, pasi ka shumë mundësi që të ketë gjëra që dalin jashtë parashikimeve, por që krijojnë një vrimë financiare për gjithë muajt e tjerë. Kjo është arsyeja pse është më mirë të jeni kursimtarë, ndërsa Urani është duke bërë gjënë e tij. Në vend që të merrni me qira një apartament të madh ose të rezervoni pushime të kushtueshme, përqendrohuni në mbajtjen e një buxheti fleksibël që nuk ndikohet nga surprizat financiare që mund të dalin.
Luani
Financat e përbashkëta, borxhet apo investimet, të gjitha do të jenë në një spektër tjetër për të lindurit e kësaj shenje. Është më mirë të shmangni marrjen e borxheve të reja, pasi ajo që duket si një marrëveshje ose ide e mirë në fillim mund të bëhet shpejt një peshë e rëndë për supet tuaja. Kjo është mënyra më e mirë për të krijuar një buxhet për pjesën tjetër të 2024-ës. Pra, me pak fjalë, Luanët duhet të shtrëngojnë rripin për çdo shpenzim të paparashikuar sepse nëse diçka shkon keq ju duhet t’i jeni falënderues vetëm vetes për standardin e krijuar të sigurisë.
Ujori
Për ata që kanë lindur nën shenjën e Ujorit, viti 2024 e sjell Saturnin në shtëpinë e dytë të financave dhe pasurive. Saturni, i njohur për mësimet dhe sfidat e tij, do t’ju detyrojë të rivlerësoni strategjitë tuaja financiare dhe të ndryshoni zakonin e shpenzimeve. Ju ndoshta mund të kuptoni se e keni tepruar me blerjet në internet apo udhëtimet, por sado argëtuese të duken këto eksperienca, siguria e vërtetë financiare është ajo që ju duhet për të qenë më të lumtur në një plan afatgjatë.
Himara, rast unik i zgjedhjeve në Shqipëri. Si PS bëri të kundërtën në 2016-nPresidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë Himarë.
Dekretimi shkaktoi debate të shumta publike, pasi procesi vendimmarrës në KQZ, letra e Këshillit të Ministrave për vakancën dhe dekreti i Presidentët u konsumuan brenda 90-100 minutave në një sinkron të habitshëm ndërinstitucional, ndërkohë që kryetari i zgjedhur i bashkisë Dhionisios (Alfred) Beleri dhe subjekti i tij politik mbështetës vendosën ankimimin e dekretit të Presidentit në Gjykatën Administrative.
Vendimi i KQZ për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë Dhionisios (Alfred) Beleri u bë pa i lejuar atij konsumimin e të drejtës së ankimimit administrativ në KQZ apo në Gjykatën Administrative dhe pa u publikuar vendimi në Fletoren Zyrtare. Beleri de facto nuk e mori asnjëherë mandatin për të ushtruar funksionin e tij apo deleguar zëvendësimin e tij, pasi u arrestua disa orë përpara zgjedhjeve dhe është dënuar tashmë nga sistemi gjyqësor për korrupsion elektoral. Ai u ndalua të lejohet të bëjë betimin, përfshirë edhe lejen në formën që iu lejua për pjesëmarrjen në seancën e KQZ ku përfundoi mandati i tij. Ish kryetari i bashkisë që humbi zgjedhjet e vitit 2023 vijoi drejtimin derisa u arrestua për korrupsion, i pasuar nga dy emra të tjerë nga partia politike që humbi zgjedhjet, njëri prej të cilëve është nën hetime gjithashtu për korrupsion.
Zhvillimi i zgjedhjeve në muajin gusht dhe në një nga bashkitë kryesore turistike të vendit përbën rast unik në historikun e zgjedhjeve shqiptare. Referuar tabelës së ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike (ISP) mbi zgjedhjet e pjesshme vendore të periudhës 2013-2024 rezulton se asnjëherë nuk ka pasur zgjedhje në kohë pushimesh verore dhe se afatet e vendimmarrjes midis periudhës së krijimit të vakancës dhe dekretit për zgjedhjet nuk kanë ende një standard të njësuar.
Në rastin aktual Komisioneri Celibashi, Presidenti Begaj, qeveria përmes Sekretarit të Përgjithshëm, PS dhe PD, si dhe aktorët politikë e institucionalë të përfshirë në debat patën lexime të ndryshme të dispozitave ligjore për raste të tillë, shpesh edhe të të njëjtave dispozita. Deklarimi i Presidentit dhe opozitës u bazuan gjithashtu në argumente të ndryshme të të njëjtit legjislacion.
Një rast thuajse i ngjashëm proceduralisht ndodhi më 2016 kur Presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve pa pritur botimin e vendimit përkatës të KQZ dhe Gjykatës Kushtetuese në Fletoren Zyrtare.
Në atë kohë subjekti i interesuar, Partia Socialiste, e cila tashmë në pushtet mbron argumentet e kundërta me vitin 2016, kërkoi nga Gjykata Administrative sigurim padie duke pezulluar dekretin, si rruga për pezullimin e zgjedhjeve në këtë bashki.
Sipas PS (2016) “ky akt individual i Presidentit të Republikës ka dalë në mënyrë krejt të papritur në vijim të një ‘njoftimi për media’ që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Peshkopi, z. Xhelili», ndërkohë në reagimin e tij Presidenti Nishani deklaroi se «data e zgjedhjeve nuk përcaktohet nga Presidenti, por nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Presidenti ka vetëm dekretin e shpalljes së datës për të përgatitur institucionet e tjera, që nga KQZ-ja e deri te partitë politike. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që janë vetëm dy të diela, 4 shtatori dhe 11 shtatori, dhe kjo nuk ndryshon edhe pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.
Më 9 gusht 2016 Gjykata Administrative e rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e dekretit të Presidentit, duke u bazuar në dy argumente. Së pari, se gjykata administrative jep vendime jopërfundimtare vetëm në rastin e mospranimit të padisë dhe të pushimit të gjykimit dhe së dyti, gjykata vendos mospranimin e padisë, kur padia nuk plotëson kushtet formale të paraqitjes së saj.
Pas 8 vitesh situata përsëritet me kahe të kundërta. Presidenti Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, PD në opozitë, në pozita të kundërta me 2016, e kundërshtoi dekretin dhe lajmëroi ndjekjen e procedurës ligjore të ankimimit në Gjykatën Administrative, kurse PS në qeveri, në pozita të kundërta me 2016, mbron dekretin e Presidentit.
Pavarësisht nga debati politik dhe ligjor rasti i Himarës nxori në pah disa çështje të rëndësishme që meritojnë trajtim politik, ligjor dhe administrativ, për njësim standardesh dhe shmangie të debateve të njëjta kontestuese në të ardhmen.
Së pari, Kodi Zgjedhor ka nevojë për njësim praktikash dhe procedurash me legjislacionin plotësues për zgjedhjet, si dhe me vendimmarrjet e krijuara mbi bazën e Kodit aktual. Hartimi dhe miratimi i një komentari të detajuar lidhur me Kodin Zgjedhor ka qenë sugjerim i hershëm i Institutit të Studimeve Politike (ISP), I cili ndonëse ka gjetur mbështetje nga KQZ, ende nuk është jetësuar prej tij.
Së dyti, zgjedhjet e pjesshme duhet të shmangin skemat taktike politike që krijojnë standarde të dyfishta dhe avantazhe të padrejta për palë të caktuara politike. Për shembull, mosmarrëveshjet politike midis KQZ, qeverisë dhe Presidentit vonuan për më shumë se 3 vjet shpalljen e zgjedhjeve të reja në bashkinë Shkodër dhe në periudha 1-2 vjeçare edhe në disa bashki të tjera (shih tabelën).
Së treti, aktet e KQZ duhet të krijojnë akses dhe standarde të njësuara kohore për ankimim, publikim dhe më pas shpalljen e zgjedhjeve dhe zhvillimin e tyre. Njoftimi i Këshillit të Ministrave dhe vetë dekreti i Presidentit duhet të jetë akte fundore, pas konsumimit të proceseve ankimuese dhe administrative.
Së katërti, data për zgjedhjet e pjesshme duhet të jetë produkt konsensual brenda afateve të mundshme ligjore, si dhe të shmangë sa të jetë e mundur zhvillimin e zgjedhjeve në muajit korrik apo dhjetor, dy muaj që përbëjnë pikun e kohës së “periudhës zgjedhore” të përjashtuar për zgjedhjet parlamentare e lokale sipas Kodit Zgjedhor.
Së pesti, koncepti i zgjedhjeve të pjesshme vendore duhet të ndryshojë për të ndjekur modelet e shumta në vendet europiane, sipas të cilave mandati vakant i kalon të njëjtës parti me këshilltarin më të votuar në këshill. Kjo formë do të siguronte vijueshmërinë e mandatit politik dhe të evitonte kriza politike, shpenzime të mëdha financiare, incidente dhe pabarazi në garë. E njëjta praktikë ndiqet në thelb nga zëvendësimi i mandateve parlamentare, të cilat pasojnë emrin tjetër në listë, ndonëse mund të jenë deputetë nga bashki të ndryshme të të njëjtit qark.
Së fundi, pas më shumë se tri dekadash eksperimente partitë duhet të evitojnë kandidatët me rekorde kriminale në zgjedhje, qeveria duhet të heqë dorë nga keqpërdorimi i pushtetit në gara elektorale, KQZ duhet të dëshmojë integritet dhe paanshmëri, institucioni i Presidentit duhet të qëndrojë dukshëm i baraslarguar nga palët politike dhe sistemi i drejtësisë duhet të ofrojë vendimmarrje që krijojnë njësim praktikash për raste të ngjashme gjykimi apo ankimimi. Marre nga ISP
Dënohet me burg përjetë Kristjan Cenaj, vrau dhe groposi 16-vjeçarin Mariglen GjonajKristjan Cenaj, autor i vrasjes së një 16-vjeçari në vitin 2015 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lezhës.
32-vjeçari u gjet fajtor për vrasjen dhe groposjen e Mariglen Gjonaj në Mamurras. Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtar Aldi Kareco, e ndërsa kjo masë dënim ishte kërkuar nga prokurori i ceshtjes Françesk Ganaj. Vrasja e bujshme e Mariglen Gjonaj, ndodhur 9 vite më parë u zbulua në 2022-shin.
Pavarësisht insistimit të familjarëve dhe institucioneve për të kuptuar se çfarë ndodhi me të miturin e zhdukur më 19 maj të vitit 2015 dhe sorollatjeve të hetimeve në Lezhë dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, hetimet u pezulluan për një kohë të gjatë pasi nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Dritë jeshile hetimit i dhanë gjetja e disa eshtrave më 3 prill të vitit 2022 në fshatin Adriatik në afërsi të Hidrovorit, në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin 16-vjeçarit të humbur 9 vjet më parë.
Dyshohet se më 18 maj të vitit 2015 Kristjan Cenaj ka dhunuar për vdekje 16 vjeçarin për t’i vjedhur atij orën e markës së shtrenjtë ‘Rolex’ dhe një varëse floriri që mbante me vete ditën kur ndodhi ngjarja.
Fotot/ Shkëlqimi dhe rënia e turizmit në Shqipëri. Bregdeti i jugut bosh në korrikFotot e fundit nga plazhet shqiptare kanë hedhur poshtë propagandën e qeverisë se si turizmi në Shqipëri po lulëzon.
Nga shkëlqimi i një viti më parë, sivjet turizmi po përjeton rënie. Shezlongët bosh dhe bar-restorantet pa konsum janë shqetësimet e bizneseve përgjatë bregdetit.
Vetë operatorët turistikë në vend pranojnë se shifrat e qeverisë për turistët në Shqipëri nuk janë aspak reale dhe se jo çdokush që përdor aeroportin kategorizohet si turist. Aeroporti i Tiranës është bërë strehë e udhëtimeve tranzit nga vendet fqinje dhe këto hyrje-dalje listohen si turistë në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare.
Anglia për herë të dytë radhazi në finale, synon trofeun e parë të dielën përballë Spanjës
Anglia do të jetë skuadra që do të ndeshet me Spanjën në finalen e madhe të kampionatit Europian mbrëmjen e së dielës në 14 korrik.
Watkins ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për anglezët në minutën e 91-të të ndeshjes.
Kur dukej sikur ndeshja do të sjhkonte në shtesë Watkins ka shënuar për “Tre Luanët” në minutat e fundit të sfidës.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku ishin holandezët që shënuan të parët me Xavi Simons në minutën e 7-të.
Por vetëm 9 minuta më pas, Harry Kane do të barazonte shifrat në 1-1 me anë të një 11-metërshi që e fitoi po vetë pas një faulli të shkaktuar nga Dumfris brenda në zonë.
Gjatë pjesës së parë u kap dy herë shtylla, njëherë nga Dumfris dhe herën e dytë nga Foden.
Ndërkohë në pjesën e dytë skuadrat u treguan shumë të kujdeshshme, deri sa Watkins ngriti në peshë stadiumin.
Kjo do të jetë hera e dytë radhazi e Anglisë në finalet e një kampionati Europian, pas atij të humbur në vitin 2020 përballë Italisë.
PD-PBDNJ s’bien dakord për djalin e Belerit, kandidati i opozitës në Himarë një shqiptaro-amerikanPetro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, i cili jeton në SHBA dhe që ka ardhur gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, është zgjedhur si kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme të Himarës.
Do të jetë pikërisht Gjikuria kandidati nga radhët e opozitës, i cili do të garojë përballë Vangjel Tavos i nominuar nga mazhoranca për të drejtuar Bashkinë e Himarës.
Fillimisht u fol se kandidat do të ishte djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, por sipas burimeve, PD nuk ka rënë dakord që PBDNJ të propozojë këtë emër.
Gjatë ditës së djeshme, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe kanë biseduar për kandidatin e Himarës duke rënë dakord për emrin e Peter Gjikurias.
Ditën e nesërme, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule pritet të dalë në një konferencë për mediet për të dhënë detaje për kandidatin Gjikuria.
Zgjedhjet në Himarë do të mbahen më 4 gusht, pasi disa ditë më parë KQZ vendosi të shpallte të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, i dënuar për blerje votash.
Zjarr tek ish-uzina e baterive në Berat, flakët përparojnë drejt depozitave të gazit dhe banesaveNjë zjarr ka rënë pasditen e sotme në ish-uzinën e baterive në Berat, duke rrezikuar banesat e disa qytetarëve aty parë.
Mësohet se zjarri ishte shumë pranë depozitave të gazit dhe banesave të lagjes “Donika Kastrioti”. Pas njoftimit në marrë, në zonë janë nisur grupet e shërbimit me 4 mjete zjarrfikëse.
Edhe pse era dhe temperaturat e larta po e devijonin zjarrin drejt banesave të lagjes dhe depozitave të gazit, zjarrfikësit bën të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër dhe fikjen e tij, duke shmangur rrezikun.
Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi, por ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e saktë e djegur nga zjarri.
Reperi i famshëm vendos 300 mijë dollarë bast për ndeshjen e gjysmëfinalesDrake ka postuar në rrjetet sociale një foto ku tregon se ka vendosur një bast me një shifër marramendëse.
300 mijë dollarë, për fitoren e Kanadasë kundër Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.
Reperi i famshëm vendos 300 mijë dollarë bast për ndeshjen e
Ndeshja është luajtur dhe ka fituar Argjentina me rezultatin 2-0, e cila është gjithashtu finalistja e parë e këtij kampionati.
Por nëse do të fitonte Kanadaja, atëherë 37-vjeçari do të merrte në këmbim plot 2 milionë e 880 mijë dollarë.
Ndërkohë pas fitores, në faqen zyrtare të Kombëtares së Argjentinës në “Instagram” është publikuar një foto ku e kanë shoqëruar me këngën “Not like us” të Kendrick Lamar.
Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, 8% më pak 2023Sasia e qumështit të grumbulluar vitin e kaluar shënoi rënie me 8% në krahasim me vitin 2022, raportoi INSTAT në vrojtimin e bërë me kompanitë e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit në vend.
Prodhimi i qumështit është rrjedhoje e rënies së numrit të bagëtive, të cilat vitin e kaluar ishin 11% më pak se në 2022 për secilën kategori.
Në vitin 2023, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 101 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,0%, krahasuar me 2022.
Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 80 mijë tonë, duke pësuar rënie me rreth 7,6%, krahasuar me 2022.
Sasia e grumbulluar e qumështit të deles, në vitin 2023, është rreth 13 mijë tonë, duke shënuar rënie me rreth 10,6%, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 8 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,2%, krahasuar me vitin 2022.
Nga sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar, rreth 13 mijë tonë është përdorur për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim. Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, qumështi gjysme i skremuar 8,1%, qumështi i papërpunuar 3,2% dhe qumështi i skremuar 0,5%.
Sasia e prodhuar e djathit gjithsej pësoi rënie me 7,7%. Ndërkohë djathi i prodhuar nga qumështi i dhisë shënoi rritje me 0,6%, djathi i prodhuar nga qumështi i deles shënoi rënie me 12,9% ndërsa djathi i prodhuar nga qumështi i lopës pësoi rënie me 7,3%. Sasia e djathit të prodhuar sipas fortësisë për vitin 2023, është: djathë i butë 49,0% djathë gjysmë i fortë 27,9%, të tjera prodhime të freskëta 14,4% dhe djathë i fortë 8,8%.
Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej për vitin 2023 është rreth 608 tonë, ku 98,2% e zë gjalpi tradicional dhe 1,8% e zë gjalpi i shkrirë.
Ndryshe nga të dhënat administrative, Anketa e qumështit dhe nënprodukteve të tij është një vrojtim statistikor që kryhet pranë ndërmarrjeve të cilat grumbullojnë dhe përpunojnë qumësht në territorin e Republikës së Shqipërisë. Objektivi kryesor i vrojtimit vjetor të qumështit është të japë informacion të plotë për sasinë e qumështit të grumbulluar (të gjitha llojet e qumështit) dhe të nënprodukteve të tij. Të dhënat për qumështin e grumbulluar dhe nën produktet e prodhuara, objekt i këtij publikimi i përkasin vetëm sasisë që përdoret nga industria e cila zë vetëm një pjesë të prodhimit gjithsej të qumështit të njësive ekonomike bujqësore.
Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT në vitin 2023 në të gjithë vendin kishte 263 mijë gjedhë me rënie vjetore 11.5%
Ndërsa numri i të imtave shënoi rënie me 11.7 për qind. Me rënie 16% ishte edhe numri i derrave. Teksa me rritje ishin vetëm shpendët dhe kosheret me nga 2,6 dhe 8.2% secila.
Sipas të dhënave numri i gjedhëve në vitin 2023, është 263.385 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga lopët e qumështit me rreth 88,24% ndaj numrit gjithsej të krerëve.
Në vitin 2023, numri i të leshtave është 1.206.206 krerë. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 83,43% ndaj numrit gjithsej të tufës. Numri i të dhirtave në vitin 2023, është 640.242 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit me 79,96% ndaj numrit gjithsej të krerëve./ Monitor
Ngjarje tragjike në Angli, vriten gruaja dhe vajzat e komentatorit të njohurDisa të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e të martës në Angli dhe për pasojë, tre persona humbën jetën.
Mediet britanike raportojnë se viktima të sulmit me armë mbetën gruaja dhe dy vajzat e gazetarit të BBC dhe komentatorit të garave, John Hunt, të moshave 25, 28 dhe 61 vjeçe.
Ato u gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore në vendin e ngjarjes, në shtëpi në Hertfordshire dhe më pas ndërruan jetë pak momente pasi mbërritën forcat e policisë.
Shkaku i ngjarjes nuk është zbardhur ende nga autoritetet, ndërsa në kërkim është shpallur 26-vjeçari Kyle Clifford, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.
Policia ishte thirrur në një shtëpi në Bushey, Hertfordshire, të martën në mbrëmje, ku u gjetën tri gra të plagosura rëndë, të cilat më vonë vdiqën nga plagët e tyre.