zoom

Day ArchiveKaramuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se në Shqipëri ka tendencë të krijohet një familje mafioze.

Në Top Story, Karamuço solli shembullin e mafias në vendet fqinje, por tha se në Shqipëri janë ende grupe kriminale të strukturuara. Ai shtoi se familja mafioze ka fuqinë të komandojë edhe shtetin.

“Ka një tendencë që e kemi ndarë në disa diskutime lidhur me krijimin e një familjeje mafioze të mirëfilltë. A ekzistojnë kushtet, po! Janë këto goditje falë SKY dhe Encrochat të cilat atrofizojnë mundësinë që të avancojnë dhe të jenë një luftë për autoritet tona që do ndihen të pafuqishme.

Ka tendenca, sidomos në Shqipërinë e mesme dhe në Veri qe mund të çojnë që formën e bashkimit të strukturave të caktuara ne na ngjajnë si sindikata. Bëhen bashkë por jo të kenë krijuar një komision të mirëfilltë nga ato që njohim ne që nga Sicilia, Ndragheta e kështu me radhë.

Ne biem dakord me një gjë, jo në kuptimin e elementeve te traditës mafioze, por kemi tendencën që disa nga këto organizata të bashkuara mund të komandojnë shtetin. Ata na thonë mafia shqiptare, por aktualisht janë organizata kriminale por që mund të kthehen në familje mafioze”-u shpreh Karamuço.

Spanja siguron finalen. Triumfon përballë Francës

Spanja do të jetë për herë të 5-të në një finale të kampionatit Europian, ku do të synojë trofeun e katërt.

Skuadra e Luis De La Fuente ka mposhtur me rezultatin 2-1 Francën. Një ndeshje që u zhvillua me ritëm të lartë, ku pati disa raste të pastra shënimi nga ana e të dyja skuadrave, por që u realizuan vetëm 3 gola.

Ishin francezët që kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me anë të Kolo Muani. Sulmuesi franceze shfrytëzoi mjaft mirë një kros perfekt të Kylian Mbape, duke kërcyer mbi mbrojtjen spanjolle dhe realizon me kokë.

Por pas 7 minutash talenti spanjoll Lamine Yamal barazon shifrat në 1-1 me një supergol. Me një të majtë potente e dërgon topin në krahun e djathtë të portierit Mike Magnan, duke realizuar golin e tij të parë në një kampionat europian, por duke vënë dhe një rekord të ri.

16-vjeçari Lamine Yamal është lojtari më i ri që ka shënuar në një kampionat Europian.

Ndërkohë që në minutën e 25-të Dani Olmo godet fort me të djathtën dhe një devijim i Kuande çon topin në rrjetë. Me rezultatin 2-1 mbyllet pjesa e parë.

Ndëkrohë që edhe pjesa e dytë ishte më të njëjtin ritëm, ku të duyja skuadart dhuruan spektakël, por mungoi goli. Kylian Mbape do të shpërdorontë një rast në minutat e fundit të ndeshjes për të abrazuar reaultatin.

Spanja gjithashtu vendos një tjetër rekord, duke u ëbrë skuadra e parë në nëj europian që i fiton të gjashtë ndeshjet.

Tashmë Spanja do të duhet të presë 24 orë për të mësuar se kë nga skuadrat do të ketë përballë ditën e diel Anglinë apo Holandën.

Skandali seksual me punonjësin e FSHF-së në Euro2024: Abuzoi 18-vjeçaren para ndeshjes me Spanjën

Prokuroria publike e Dortmund ka nisur një hetim për një mbikqyrës të Kombëtares Shqiptare të Futbollit pasi mësohet nga mediat gjermane se ai akuzohet se ka kryer një ngacmim seksual në qendrën sportive të Kamen -Kaiseraut ku u akomodua kombëtarja kuqezi për 3 ndeshjet e grupeve në Euro 2024.

Edhe BILD ka treguar detajet për këtë ngjarje

“Akuza të rënda pas largimit të skuadrës shqiptare nga Kampionati Europian: Një supervizor (26-vjeç) mësohet se ka dhunuar një grua (18 vjeçare) në kuzhinën e kompleksit ku akomodohej ekipi kombëtar.

Punonjësja e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen ka lajmëruar policinë pas sulmit të 23 qershorit në orën 19:30. Prokuroria publike e Dortmundit konfirmoi se një hetim ishte duke u zhvilluar. “Hellëeger Anzeiger” ishte i pari që e raportoi këtë.

E reja i tha policisë në Una (Rain-Vestfalia e Veriut) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të. Ajo që është interesante është se edhe pse prokuroria publike u informua menjëherë për veprën seksuale të raportuar, i akuzuari mundi të fluturonte në shtëpi i papenguar të nesërmen (humbja 0:1 kundër Spanjës nënkuptonte eliminimin nga Kampionati Europian gjatë asaj dite)!” shkruan Bild

Referuar artikullit, një zëdhënëse e organit të akuzës tha: “Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime të forta për një krim, nuk është bërë asnjë kërkesë për urdhër arresti”.

“Sipas ligjit gjerman, një përdhunues mund të dënohet me të paktën dy vjet burg. Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojë hetimi, ndoshta përmes një kërkese të ndërlikuar për ndihmë juridike.

Çështja e fajit tani duhet të sqarohet se deri në çfarë mase burri mund ta kishte qenë i ndërgjegjshëm për refuzimin e gruas së re. Shqiptari aludohet se i tha lamtumirë duke i thënë më pas që ta priste. Personi i akuzuar raportohet se nuk është as lojtar dhe as zyrtar i rangut të lartë”, shkruan BILD.

“Kujdesi ndaj punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale janë prioriteti ynë kryesor”, tha një zëdhënëse e “SportCentrum Kaiserau”. Pasi u bë e ditur ngjarja, burri u pezullua menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Djalli vishet me Prada”, konfirmohet pjesa e dytë. A do të jetë Anne Hathaway?

Filmi ikonik “The Devil Wears Prada” do të vazhdojë! Disney do të realizojë filmin e dytë në të cilin pritet të jenë pjesë kasti, ekipi dhe regjisori David Frankel që arritën të krijonin edhe hitin e vitit 2006.

Aline Brosh McKenna që përshtati filmin nga romani i Lauren Weisberger, po negocion edhe për pjesën e dytë, në të cilin kryeredaktorja Miranda Priestly (Meryl Streep) përballet me rënien e revistës print përballë hapësirës dixhitale.

Kundërshtarja e saj e re është kundërshtarja e dikurshme Emily Charlton (Emily Blunt) që tashmë është ekzekutive e lartë në një ndërmarrje produktesh luksi dhe vendos për kontratat e majme të marketingut.

Vetë Weisberger ka qenë asistente e kryeredaktores së Vogue, Anna Wintour dhe mendohet se personazhi i Miranda Priestly është frymëzuar prej saj. Filmi ishte një sukses i madh prej të cilit Streep fitoi një Golden Globe dhe një nominim për Oscar, si dhe arriti të grumbullonte 327 milionë dollarë në arkat botërore, ndërsa buxheti me të cilin ishte realizuar ishte vetëm 41 milionë dollarë.

Andy Sachs që u portretizua nga Anne Hathaway nuk dihet nëse do të jetë në filmin e dytë.

Tre aktoret kryesore janë takuar vazhdimisht edhe në syrin publik, ku së fundmi ishte SAG. Blunt dhe Hathaway realizuan një intervistë për “Actors on Actors” nga Variety ku treguan eksperiencat e tyre në aktrim.

Hathaway është shprehur më parë se nuk e mendon pjesëmarrjen në një film të dytë, por kjo mbetet ende për t’u zbuluar.

Britney Spears heq dorë nga burrat: Sa të jem gjallë nuk lidhem më!

Duket si një zotim i fundit i këngëtares, për të cilin nuk jemi shumë të sigurt nëse do ta arrijë ta mbajë plotësisht! Përmes një postimi në Instagram, Britney Spears ka njoftuar se është sërish single, pas ndarjes nga partneri Paul Richard Soliz.

Sipas Britney-t, ka qenë ajo që ka vënë në dyshim disa sjellje të fundit të ish-partnerit me fotografët gjë që ka çuar në ndarje të çiftit.

“Ai uli qëllimisht xhamin e makinës dhe u afrua nga unë që të merrte vëmendjen e fotografëve. Më pas, e kuptoi çfarë bëri dhe qëndroi në sediljen e makinës duke qarë dhe duke folur në telefon me nënën e tij,” tha Spears.

Spears postoi gjithashtu një citim që me sa duket i referohet vetes: “Qëndrimi i saj është i egër, por zemra e saj është flori”.

Britney Spears thotë nuk do të lidhet kurrë më me një

FOTO: BRITNEY SPEARS/ INSTAGRAM

Fituesja e çmimit “Grammy” ka qenë në një lidhje me Soliz që prej shtatorit të vitit të kaluar, periudhë që përkoi edhe me mesin e procedurave për divorc nga Sam Asghari.

Kujtojmë se çifti u ndanë pasi Asghari e akuzoi Spears se ajo e kishte tradhtuar. Lajmi nuk u konfirmua kurrë, megjithatë, ata i dhanë fund martesës, duke e finalizuar me një divorc zyrtar vetëm tetë muaj pas vendimit.

Planet e dhëndrit të Trump në Serbi e Shqipëri/ Rama “nxjerr” Grenell nga loja. Si përfiton Vuçiç

Për 25 vite, një sit në qendër të kryeqytetit serb, ishte zënë nga errësira e godinës së ish-ministrisë së Mbrojtjes në Jugosllavi. Godina ishte lënë qëllimisht ashtu, pas bombardimit nga NATO në 1999-n, gjatë luftës në Kosovë.

Kjo godinë do të kthehet tani në një hotel plot drita dhe në një kompleks rezidencial. Nga të gjitha vendet e mundshme, investitorët janë nga…Amerika, armiku i vjetër i Beogradit.

Por ata nuk janë financues të zakonshëm nga Amerika. Është Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, ish-këshilltar i lartë i tij dhe drejtues i “Affinity Parters”, fondi i investimeve, që mbështet nga Arabia Saudite, me negociator Richard Grenell.

Sipas ekspertëve, kjo marrëveshje, është një rast studimor se si një vend i vogël po përgatitet për mundësinë e rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Është edhe një vëmendje e shtuar e perëndimorëve ndaj Serbisë, si tentativa për ta larguar nga “shpirti i saj binjak”, Rusia.

Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë që nga 2017-a, këmbëngul se marrëveshja është tërësisht biznes dhe hedh poshtë idenë e një quid pro quo. “Jam shumë krenar për këtë”, thotë ai për Financial Times. “Kjo do të sjellë më shumë investitorë dhe më shumë njerëz në Beograd. Pastaj do të kemi një hotel Trump, një hotel Ritz-Carlton … Do të kemi gjithçka shumë shpejt. Ata njerëz që negocionin në emër të amerikanëve ishin shumë profesionistë. Kërkesat e tyre nuk ishin të lehta.”

Por marrëveshja duket dhe shumë politike; ortaku është shteti serb. Kjo e çon Vuçiç më pranë Shtëpisë së Bardhë, në rast se kolegu i tij nacionalist, Donald Trump, fiton zgjedhjet në nëntor.

Grenell, një aleat i Trump, që përflitet si një sekretar potencial i shtetit, nëse Trump fiton, e pati dhënë idenë e një investimi të tillë në Beograd, që kur ishte i dërguar i Trump në Ballkan. Vizioni tij ishte më i gjerë, ai kërkonte tërheqjen e Serbisë drejt sferës perëndimore dhe dobësimin e lidhjes së saj me Rusinë. Grenell-it i pëlqen ta prezantojë si një ndihmë për marrëdhënien SHBA-Serbi.

“Mendoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm në largimin e Serbisë nga influenca ruse dhe kineze, dhe e kemi afruar me SHBA-në”, thotë ai. “Ka ende për të bërë dhe unë do të bëjë të pamundurën”.

Për të shmangur kritikat ndaj marrëveshjes nga lobi i fuqishëm nacionalist serb i krahut të djathtë, i cili është pro Moskës, investitorët janë zotuar të ndërtojnë në vend një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s, në konsultim me arkitektët serbë.

Njëkohësisht, Kushner po planifikon të investojë në një projekt turistik luksoz në Shqipërinë e afërt për kënaqësinë e kryeministrit të saj, Edi Rama. “Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, thotë Rama, duke shtuar se Kushner dhe Grenell propozuan projektin në Shqipëri përpara se të vendosnin për të investuar në Serbi. I vetmi ndryshim, shton ai, është se në Shqipëri ishte Kushner, jo Grenell, ai që bëri qasjen fillestare. “Në Serbi sigurisht që Grenell ka qenë prezantuesi, por këtu jo”, thotë Rama.

Në Uashington, njoftimi i marrëveshjeve ngriti pikëpyetje për një konflikt të mundshëm interesi nëse Trump kthehet në detyrë. Grenell dhe Kushner e kanë hedhur poshtë këtë, duke argumentuar se ata po veprojnë si qytetarë privatë. Kushner ka thënë se në rast të një mandati të dytë të Trump, ai nuk do të ketë një rol në administratë.

Në Europë, marrëveshja e Beogradit shihet si një manovër klasike e mbrojtjes së basteve nga 54-vjeçari Vuçiç, i cili ka dominuar politikën e brendshme dhe rajonale për një dekadë – për tre vjet si kryeministër i Serbisë dhe më pas shtatë si president – dhe i pëlqen të luajë jashtë Amerikës dhe BE-së kundër Rusisë dhe Kinës.

“Ai është një lojtar i mprehtë i shahut,” thotë Milan Antonijeviç, një avokat serb dhe ekspert i të drejtave të njeriut, i cili e portretizon Vuçiçin si duke u përpjekur të ndjekë një kurs të mesëm që i përshtatet më së miri interesave afatgjata të Serbisë në një botë gjithnjë e më shumëpolare.

“Dhe ai e di që ne nuk kemi aq shumë lojtarë në tavolinën globale të shahut”.

Edhe kur ka punuar me aleatët e Trump dhe administratën e Biden, Vuçiç ka ruajtur marrëdhënien me Kinë, rivalin e SHBA-së. Ai ka ruajtur edhe lidhjen sentimentale me Moskën. Nacionalistët serbë e shohin Rusinë si një shpirt binjak sllav.

Serbët kanë një dashuri të llogaritur për Kinën, thotë Srđan Bogosavljeviç, krijues i sondazheve kryesore në Serbi dhe një dashuri “irracionale” për Rusinë. Prandaj, Serbia është një nga vetëm dy vendet europiane – tjetra është Bjellorusia – që nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Sa i përket Pekinit, Serbia dhe Hungaria ishin dy vendet e vetme europiane që presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi në maj pas vizitës së tij shtetërore në Francë. Kina ka investuar shumë dhe shpesh kryeson sondazhet e opinionit serb si fuqia e huaj më popullore.

E megjithatë në të njëjtën kohë, Vuçiç ka nxitur lidhjet me presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe po shtyn të punojë me BE-në për të ndihmuar në zhvillimin e minierës më të madhe të litiumit në Europë në Serbinë perëndimore, një projekt shumë miliardë euro. Vuçiç këmbëngul se qëllimi i tij është anëtarësimi në BE, partneri kryesor tregtar i Serbisë. Ajo ka qenë kandidate për 12 vjet, por ka bërë pak përparim në tejkalimin e shqetësimeve të BE-së për përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit dhe mbi statusin e pazgjidhur të ish-krahinës së Kosovës.

Administrata Biden ka investuar kohë dhe para për ta sjellë Vuçiçin në kampin e perëndimit dhe ka mbështetur një projekt ambicioz të energjisë diellore në Serbi. Megjithatë, nuk ka dyshim se Trump do të ishte një partner më natyal se Biden. “Ai beson se nëse Trump fiton do të jetë mirë për të”, thotë një diplomat euopian. “Grenell ka qenë shumë aktiv në rajon në katër vitet e fundit, në anën e Beogradit.”

Kur u pyet se si një mandat i dytë i Trump mund të ndikojë në Serbi, Vuçiç mbron bastet e tij. “Unë nuk jam një lider aq i madh sa shumë të tjerë në Europë që po mbajnë anën,” thotë ai. “Miku im Viktor Orbán, ai është 100% në anën e Trump. Miqtë e mi nga Brukseli, ata janë 100% në anën e Biden. Unë nuk jam. Unë jam në anën serbe në pritje të rezultateve.”

Por ai vazhdon të kujtojë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë të Trump – dhe ta krahasojë atë me takimet e përkohshme me Biden. “Kur vizitova Shtëpinë e Bardhë ishte në një kohë mosmarrëveshjesh të mëdha me Rick Grenell, por ai ishte një person shumë i zellshëm, shumë i përkushtuar. Ne patëm gati tre orë diskutim në një dhomë të ngjashme me nëndetëse. Nuk mund të them se tani kam të njëjtin trajtim. Por mund të them se pata një bisedë të mirë me Trump.

“Kam pasur biseda të mira me Biden para se të bëhej president. Pas kësaj e takova një herë, dy herë në pritje për dy minuta, por jo biseda thelbësore. Nëse pyetni shumicën e serbëve, 90% do të jenë në anën e Trump.”

Pyetja e madhe për rajonin tani është se si mund të ndikojë rizgjedhja e Trump në ndarjet e mprehta dhe të vazhdueshme midis fqinjëve më të afërt të Serbisë.

Rrugës drejt aeroportit të Beogradit, shkronja të mëdha të zeza dallohen në mbikalim: “Kosova është Serbi”. Në anën tjetër të mbikalimit shkruhet: “Mos harro- Kosova është Serbi”.

Statusi i Kosovës, vendlindja e fabuluar e kombit serb, ka qenë një plagë politike në rajon që nga viti 1999, kur fushata bombarduese e NATO-s i hapi rrugën ish-krahinës për të shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Edhe sikur Vuçiç të donte të thërriste një referendum për pavarësinë e Kosovës, ai nuk do të mund ta kalonte atë.

Negociatorët e BE-së ndërmjetësuan vitin e kaluar një marrëveshje tentative, të mbështetur nga administrata Biden, sipas së cilës Beogradi do të lejonte joformalisht Kosovën të integrohej në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Prishtina do t’u jepte autonomi më të madhe rajoneve me shumicë serbe. Por marrëveshja nuk është zbatuar kurrë.

Intensiteti i negociatave mund të rritet në mënyrë dramatike nëse Trump rizgjidhet. Grenell ka sinjalizuar në diskutime private se nëse ai emërohet në një rol të lartë në një mandat të dytë të mundshëm të Trump, Ballkani do të ishte një prioritet për të dhe se ai e sheh Serbinë dhe rajonin si një aleat natyror të Amerikës.

Kur Grenell ishte i dërguari i Ballkanit, ai loboi fort për një marrëveshje për Kosovën, sipas diplomatëve në rajon. Ai ndërpreu strategjitë e BE-së duke argumentuar për një zgjidhje të shpejtë, duke zemëruar shumë zyrtarë europianë dhe disa diplomatë të departamentit të shtetit me tonin e tij konfrontues.

Ai gjithashtu bëri të qartë se kishte pak kohë për qëndrimin e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës. Vitin e kaluar, zyrtarët e BE-së dhe administrata e Bidenit gjithashtu janë frustruar me Kurtin, duke e akuzuar atë si të pakompromis dhe duke minuar shpresën për një zgjidhje.

Zyrtarët kosovarë dhe kundërshtarët vendas shqetësohen se një administratë e dytë Trump do të ishte e butë ndaj Vuçiç. Aleatët e Grenell përgjigjen duke treguar se si ai, në të kaluarën, i ka ushtruar presion Vuçiç për t’u larguar nga Moska dhe e kanë shtyrë atë të diversifikojë furnizimin e tij me energji nga Rusia, e cila siguron pjesën më të madhe të gazit të Serbisë.

Për Vuçiç, një shtytje e përshpejtuar për një marrëveshje do të përbënte një dilemë. Pranimi i pavarësisë së Kosovës është një kusht formal për integrimin e Serbisë në BE. Megjithatë, të dorëzohesh ndaj presionit të perëndimit dhe të pajtohesh me të mund të jetë vetëvrasje politike. “Askush nuk ka qenë aq popullor sa Vuçiç në 30 vitet e fundit,” thotë Bogosavljeviç, anketuesi. “Por edhe me këtë popullaritet, edhe sikur të donte të thërriste një referendum për pavarësinë e Kosovës, nuk do të mund ta kalonte atë”.

Duke u kthyer nga Kosova, Vuçiç së fundmi ka nxitur një rritje të ndjenjave nacionaliste mbi Bosnjën. Megjithatë, diplomatët perëndimorë thonë se e besojnë atë kur ai thotë se prioriteti i tij është zhvillimi ekonomik. Projekti i tij kryesor, i cili do të përkojë me përfundimin e planifikuar të presidencës së tij në vitin 2027, është Expo, panairi botëror që ai shpreson se do ta vendosë Serbinë në një rrugë të re ekonomike. “Kur flas për Expo, flas për ndryshime thelbësore të këtij vendi,” thotë ai.

Në këtë kontekst, Vuçiç sheh mundësi për investime nga kushdo që fiton zgjedhjet në SHBA – duke treguar për projektet e pasurive të paluajtshme në linjat e marrëveshjes Kushner/Grenell si dhe projektin e Beogradit “Waterfront”, një zhvillim në bregun e lumit Sava. Kjo u mbështet nga i njëjti zhvillues i Emirateve, Mohamed Alabbar, i cili ishte pas Marinës së Durrësit në Shqipëri.

Për kundërshtarët e tij të dëshpëruar, një bisedë e tillë është e pavlerë. Ata e shohin Vuçiç si një figurë të pabesueshme të Janusit. Vuçiç heq dorë nga kritika dhe thotë se të gjithë duhet të dinë të ndryshojnë. “Duhet të mësosh çdo ditë”, thotë ai. “Vetëm gomerët nuk ndryshojnë mendje.”

Marrë me shkurtime, burimi: Financial Times

Francë-Spanjë, iberikët në avantazh me 2 gola

Spanjë-Francë po dhuron spektakël mbrëmjen e sotme. Një ndeshje me një ritëm fantastik, ku janë shënuar 3 gola brenda 25 minutave.

Kunde ka shkaktuar një autogol në portën e tij, pasi ka devijuar një top të goditur fort në portë nga Dani Olmo.

Ishin francezët që kaluan të parët në avantazh nnë minutën e 8-të, por Yamal dhe autogoli i Kounde i dhanë avantazhin spanjollëve.

Kolo Muani ka kaluar francën në avantazh në minutën e nëntë të ndeshjes.

Pas një asisti perfekt të Mbape, Kolo Muani ka kërcyer mbi mbrojtësit spanjollë, duke kaluar gjelat në avantazh.

Lamine Yamal ka barazuar ndeshjen me një supergol në minutën e 16-të. Pas një aksioni perfekt të Spanjës, Lamine Yamal ka shkarkaur të djathtën e tij duke mos i dhënë asnjë mundësi Mike Manjan për të reaguar.

Por me këtë gol Yamal ka vendosur dhe një tjetër rekord në Europian, duke u bërë lojtari me moshën më të re që shënon në një kompeticion të tillë.

Ç’tregon 4 gushti për zgjedhjet e ardhshme

Nga Andi Bushati

Shpallja e beftë e garës elektorale për Himarën, në 4 gusht, përbën provën më të mirë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh të përgjithshme farsë do të kemi në pranverën e ardhshme.

Ajo që pati ndodhur deri më tani përbënte më vete një skandal. Edi Rama përdori një polici që fabrikon prova, të mbështetur nga një dyzinë delenxhinsh në SPAK dhe në GJKKO, për të shndërruar në nul verdiktin e votuesve të 14 majit.

Në këtë kalvar 14 mujor, ne pamë të sfilonin dëshmitarë të rremë si Arsen Rama, kryepolicë me mendësinë e KGB-së, si Ermal Hajdini, procesverbale të fallcifikuara përgjimesh, prova të marra në mënyrë ilegale, para blerjesh votash nga të cilat ishin “zhdukur” gjurmët e paguesit, çertifikata penaliteti të fallcifikuara, vendime gjykatash për dëshmitarin e rremë që u mbajtën të fshehura.

Ky zinxhir manipulimesh, që është shumë më i gjatë, përmban brenda vetes një konkluzion të thjeshtë: zgjedhjet, vota e lirë, loja demokratike kanë vlerë, vetëm nëse përfituesi prej tyre i pëlqen Edi Ramës. Nëse është e kundërta, në vend që të gëzojë mandatin e popullit, ai përfundon në burg. Prandaj, prej kësaj fabule ngrihet pyetja se, ç’vlerë ka të hysh në garë, jo thjeshtë kundër kandidatit të rilindjes, por edhe kundër oligarkëve që e financojnë, gazetarëve që e zbukurojnë, banditëve që e trimërojnë, bashibozukëve të policisë që punojnë për të, mercenarëve të SPAK-ut që i shërbejnë dhe nëse ndodh mrekullia që mund të ngjajë një herë në njëqind raste, pra nëse arrin ta mundësh këtë koalicion të murmë, në fund ta zerojnë gjithçka duke të hedhur prangat.

Mjafton edhe kaq për të kuptuar farsën e votimeve tona. Por procesi Beleri nuk rresht së na surprizuari. Shpënia me këmbëngulje e planit të eleminimit politik të tij njollosi ditët e fundit edhe institucione të tjera. Ndërkohë që mandatin si kryebashkiak, pasi dënimi i tij mori formë të prerë, ligjërisht duhet ta ndërpriste kryeministri, ky i fundit i shkoi deri në fund lojës së atij që hedh gurin e fsheh dorën. Ai ia la në derë KQZ-së. Dhe me kokën ulur e rrokjet që me zi i dilnin Ilirian Celibashi, përdori trukun e ligjit të dekriminalizimit për ta marrë ai përsipër mbi vete këtë barë. Por, sado i zellshëm të tregohet ish ministri i Ramës që tani bën arbitrin e zgjedhjeve, ligji parashikon që i dëmtuari të ketë kohë për ankimim. Por meqë Rama i donte se s’bën zgjedhjet në 4 gusht, për ti kapur rivalët të papërgatitur, për të shfrytëzuar një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e ulët, në lojën e shërbëtorit u thirr ushtar Begaj.

Presidenti i Republikës pa u konsultuar me kërkënd, sikurse ia kërkon posti, pa pritur afatet e ankimimit të Belerit, e mori të mirqenë djegjen e mandatit të tij dhe i shpalli zgjedhjet fiks në ditën që e urdhëruan. Pra shkurt, zinxhirit të “institucioneve të pavarura”, si policia, SPAK e GJKKO, që në garën e Himarës treguan se u bënë palë, i’u shtuan së fundi edhe KQZ e Presidenca. Ai që do të vendosë të konkurojë kundër rilindjes në 4 gusht, do ti ketë të gjitha këto kundër, duke u lutur që të humbasë, për ti shpëtuar më të keqes…burgut.

Natyrisht, fati i tij është i paracaktuar, por ai na shërben për të kuptuar një gjë: farsën gjithnjë e më të lexueshme të zgjedhjeve tona. Në këtë këndvështrim, Himara e 4 gushtit, është prova gjenerale e garës së 2025, kur kush do të tentojë të dalë kundër Ramës, do të ketë përballë gjithë shtetin e tij të presonalizuar.

e garës elektorale për Himarën, në 4 gusht, përbën provën më të mirë për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh të përgjithshme farsë do të kemi në pranverën e ardhshme.

Ajo që pati ndodhur deri më tani përbënte më vete një skandal. Edi Rama përdori një polici që fabrikon prova, të mbështetur nga një dyzinë delenxhinsh në SPAK dhe në GJKKO, për të shndërruar në nul verdiktin e votuesve të 14 majit.

Në këtë kalvar 14 mujor, ne pamë të sfilonin dëshmitarë të rremë si Arsen Rama, kryepolicë me mendësinë e KGB-së, si Ermal Hajdini, procesverbale të fallcifikuara përgjimesh, prova të marra në mënyrë ilegale, para blerjesh votash nga të cilat ishin “zhdukur” gjurmët e paguesit, çertifikata penaliteti të fallcifikuara, vendime gjykatash për dëshmitarin e rremë që u mbajtën të fshehura.

Ky zinxhir manipulimesh, që është shumë më i gjatë, përmban brenda vetes një konkluzion të thjeshtë: zgjedhjet, vota e lirë, loja demokratike kanë vlerë, vetëm nëse përfituesi prej tyre i pëlqen Edi Ramës. Nëse është e kundërta, në vend që të gëzojë mandatin e popullit, ai përfundon në burg. Prandaj, prej kësaj fabule ngrihet pyetja se, ç’vlerë ka të hysh në garë, jo thjeshtë kundër kandidatit të rilindjes, por edhe kundër oligarkëve që e financojnë, gazetarëve që e zbukurojnë, banditëve që e trimërojnë, bashibozukëve të policisë që punojnë për të, mercenarëve të SPAK-ut që i shërbejnë dhe nëse ndodh mrekullia që mund të ngjajë një herë në njëqind raste, pra nëse arrin ta mundësh këtë koalicion të murmë, në fund ta zerojnë gjithçka duke të hedhur prangat.

Mjafton edhe kaq për të kuptuar farsën e votimeve tona. Por procesi Beleri nuk rresht së na surprizuari. Shpënia me këmbëngulje e planit të eleminimit politik të tij njollosi ditët e fundit edhe institucione të tjera. Ndërkohë që mandatin si kryebashkiak, pasi dënimi i tij mori formë të prerë, ligjërisht duhet ta ndërpriste kryeministri, ky i fundit i shkoi deri në fund lojës së atij që hedh gurin e fsheh dorën. Ai ia la në derë KQZ-së. Dhe me kokën ulur e rrokjet që me zi i dilnin Ilirian Celibashi, përdori trukun e ligjit të dekriminalizimit për ta marrë ai përsipër mbi vete këtë barë. Por, sado i zellshëm të tregohet ish ministri i Ramës që tani bën arbitrin e zgjedhjeve, ligji parashikon që i dëmtuari të ketë kohë për ankimim. Por meqë Rama i donte se s’bën zgjedhjet në 4 gusht, për ti kapur rivalët të papërgatitur, për të shfrytëzuar një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e ulët, në lojën e shërbëtorit u thirr ushtar Begaj.

Presidenti i Republikës pa u konsultuar me kërkënd, sikurse ia kërkon posti, pa pritur afatet e ankimimit të Belerit, e mori të mirqenë djegjen e mandatit të tij dhe i shpalli zgjedhjet fiks në ditën që e urdhëruan. Pra shkurt, zinxhirit të “institucioneve të pavarura”, si policia, SPAK e GJKKO, që në garën e Himarës treguan se u bënë palë, i’u shtuan së fundi edhe KQZ e Presidenca. Ai që do të vendosë të konkurojë kundër rilindjes në 4 gusht, do ti ketë të gjitha këto kundër, duke u lutur që të humbasë, për ti shpëtuar më të keqes…burgut.

Natyrisht, fati i tij është i paracaktuar, por ai na shërben për të kuptuar një gjë: farsën gjithnjë e më të lexueshme të zgjedhjeve tona. Në këtë këndvështrim, Himara e 4 gushtit, është prova gjenerale e garës së 2025, kur kush do të tentojë të dalë kundër Ramës, do të ketë përballë gjithë shtetin e tij të presonalizuar.

VIDEO/ Hoteli i drejtorëve të Veliajt i sekuestruar nga SPAK vazhdon punën. Gazetarja rezervon live

Një telefonatë e bërë nga studio e moderatores Sonila Meço ka faktuar se hoteli Faces&Places në pronësi të drejtorëve të kompanisë 5D të kryebashkiakut Erion Veliaj, i sekuestruar ditën e sotme nga SPAK, vijon punën normalisht sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

I ftuari, Violdi Danaj, ka telefonuar recepsionin e hotelit Faces&Places dhe ka mundur të rezervojë edhe pse ky hotel sot është sekuestruar sipas njoftimit zyrtar të SPAK.

Meço: Kush do më ndihmojë të bëjë një telefonatë. Më ka ardhur një denoncim nga një koleg gazetar… Bjeri pak këtij numri të lutem. Mund të bësh një telefonatë Violdi?

Biseda në telefon:

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Alo përshëndetje?

Violdi Danaj: Përshëndetje si kaloni?

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Me se mund t’ju ndihmojë?

Violdi Danaj: Jam i interesuar për një dhomë për dy persona nga data 1 gusht.

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Një dhomë për dy person, sa netë?

Violdi Danaj: Dy netë

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Dhoma kushton 100 euro nata dhe në total 200 euro është i pëfshirë edhe mëngjesi.

Violdi Danaj: Më fal se numrin e mora në… dhe nuk më kujtohet emri i hotelit, si e kishte?

Recepsionistja e Hotel Face&Place: Faces&Places

Violdi Danaj: Ok në rregull, do kalojë një person që të bëjë pagesën

Recepsionistja e Hotel Faces&Places: Mund ta bëni pagesën në check-in por të lutem të kontakojë unë për të marrë të dhënat që të mbaj rezervimin..

Violdi Danaj: Do u kontakojë unë…

Meço: Mua më kontaktojë një gazetar shumë i njohur dhe më tha që unë tentova të bëj një pronotim në hotelin që është Faces&Places që është?

Këlliçi: Duhet të jetë hoteli që është sekuestruar sot nga SPAK që është në pronësi të Redi Mollës.

Njoftojmë SPAK se ai hotel Faces&Places i drejtorëve të 5D vijon punën normal…Prokurorëve të SPAK mund t’i rezervojmë ndonjë mbrëmje që të shkojnë vetë dhe ta shohin me sytë e tyre.

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin që Rama miratoi për të penguar komisionet hetimore

Gjykata Kushtetuese pranoi këtë të martë pjesërisht kërkesën e opozitës për komisionet hetimore.

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën Kushtetuese, me vendim unanim është vendosur shfuqizimi i nenit 9 që parashikon marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve, si dhe të drejtën e dëshmitarit për të refuzuar të dëshmojë.

Opozita e pati akuzuar kryeministrin Edi Rama se përmes këtij ligji synonte pengimin e ngritjes së komisioneve.

Mazhoranca pati refuzuar për më shumë se një vit që të ngrinte disa komisione dhe si pasojë e një dakordësie, ajo lejoi 2 komisione.

Kjo dakordësi solli edhe normalizimin e jetës parlametare dhe Partia Demokratike hoqi dorë nga prishja e seancave.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 09.07.2024, mori në shqyrtim çështjen e paraqitur nga 33 deputetë me objekt shfuqizimin e ligjin nr. 106/2023, që ndryshoi disa dispozita të ligjit nr. 8891/2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore”.

Gjykata vlerësoi, fillimisht, se për pretendimet për procedurën e miratimit të ligjit nr. 106/2023 kërkuesi nuk ka parashtruar argumente të nivelit kushtetues. Asnjë nga shkeljet procedurale të pretenduara nuk është argumentuar në drejtim të cenimit të normave kushtetuese. Për më tepër, mungesa e shqyrtimit të nismave të dy deputetëve të tjerë nuk është provuar të ketë prekur pajtueshmërinë e ligjit të kundërshtuar me Kushtetutën.

Në lidhje me themelin e çështjes, Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës, si më poshtë:

1. Njëzëri, konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit nr. 106/2023, që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor, për shkak të boshllëkut ligjor në përmbajtjen e kësaj dispozite. Boshllëku ligjor ka të bëjë me nevojën për “formulime alternative të objektit të hetimit”, siç është shprehur Gjykata në jurisprudencën e saj (vendimi nr. 30/2014), pasi cenon, në thelb, të drejtën e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor.
Për sa më sipër, Gjykata, pa vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj, vëren se, edhe pse gjatë gjykimit u konstatua se kjo dispozitë ka pasur si qëllim të reflektojë jurisprudencën kushtetuese, ky reflektim është i paplotë, për sa kohë janë reflektuar vetëm tre kriteret: i) çështja duhet të ketë të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera të Kuvendit; ii) objekti i hetimit duhet të fokusohet në çështje ose subjekte konkrete; iii) duhet të ekzistojnë të dhëna ose indicie të mjaftueshme për ekzistencën e çështjes për të cilën kërkohet ngritja e komisionit hetimor.
Duke lënë jashtë këtyre kritereve “formulimin alternativ” të objektit të hetimit, si një nga elementet që mundëson ngritjen e komisionit hetimor, formulimi aktual i dispozitës ligjore passjell cenimin deri në pamundësinë e ushtrimit të së drejtës së pakicës parlamentare.
Gjykata theksoi se kontrolli parlamentar është i lidhur me legjitimitetin e drejtpërdrejtë demokratik të Parlamentit dhe nëpërmjet tij merr legjitimitet edhe vetë qeverisja.

2. Me shumicë votash, konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të përmbajtjes së nenit 7 të ligjit nr. 106/2023, që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave, për shkak të boshllëkut ligjor në përmbajtjen e tij, për sa kohë ky formulim nuk përmban garanci të plota procedurale për të garantuar të drejtën e pakicës parlamentare për kontroll efektiv parlamentar. Marrja e provave nga komisioni hetimor duhet të synojë të sjellë “dritë në errësirë”, në mënyrë që të mundësojë sqarimin e përgjegjësive politike.
Vendimi i ndërmjetëm për refuzimin e provave duhet të jetë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, sipas të cilit provat e kërkuara nga pakica parlamentare duhet të merren. Vendimi për refuzimin e provave duhet të jetë i arsyetuar në drejtim të shkaqeve. Një vendim refuzimi mund të çojë edhe në lindjen e një mosmarrëveshjeje kompetencash ndërmjet organeve kushtetuese.

3. Me shumicë votash, shfuqizimin e nenit 9 të ligjit nr. 106/2023, që ka shtuar pikat 1/2 dhe 2/4 në nenin 16 të ligjit për komisionet hetimore, që lidhen, përkatësisht, me marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve, si dhe me të drejtën e dëshmitarit për të refuzuar të dëshmojë.
Gjykata, duke mbajtur në konsideratë se procedura e hetimit parlamentar ndjek qëllime të ndryshme nga ajo e procedimit penal, duke synuar qartësimin e një çështjeje për arsye politike, thekson se ky qëllim përputhet me parimin e ndarjes së pushteteve.
Për sa më sipër, Gjykata arriti në këtë përfundim për shkak të paqartësisë në formulimin e këtyre parashikimeve ligjore.
Në lidhje me pikën 1/2, Gjykata vlerësoi se formulimi nuk është i qartë në drejtim të parimit të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, si dhe nevojës për këtë ndërhyrje. Qëllimi i ruajtjes së sekretit hetimor mund të përmbushet nga pyetja e dëshmitarëve me dyer të mbyllura.
Kurse në lidhje me pikën 2/4, Gjykata vëren se ndonëse në thelb duket se i referohet përmbajtjes së nenit 32 të Kushtetutës, lidhur me garantimin e së drejtës kushtetuese për të mos deklaruar kundër vetvetes ose familjes së vet, kjo e drejtë është e zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm nga norma kushtetuese, por garantohet edhe në kuadër të parimit të procesit të rregullt ligjor, sipas përmbajtjes së nenit 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 106/2023. Në çdo rast ajo plotësohet edhe nga garancitë që ofron Kodi i Procedurës Penale, i cili është i zbatueshëm në procedurën hetimore të kontrollit parlamentar.

4. Me shumicë votash, interpretimin pajtues të nenit 6, pika 3, shkronjat “c” dhe “d”, të ligjit nr. 106/2023, në lidhje me marrjen e provave pa pjesëmarrjen e publikut, pasi konstatoi se kjo dispozitë jep disa rezultate në varësi të metodave të interpretimit, ndaj Gjykata përzgjodhi atë rezultat që është i pajtueshëm me normat kushtetuese.
Gjykata vlerëson të theksojë se në trajtimin e pretendimeve dhe prapësimeve mbi këtë dispozitë ballafaqohen e drejta për informim dhe transparencë e organeve të zgjedhura, në kuptim të nenit 23, pika 3, të Kushtetutës, në raport me të drejtat e tjera të njeriut (siç janë ajo e jetës private, personale, jetës, shëndetit etj.). Gjykata arriti në përfundimin se, si rregull, veprimtaria e komisionit hetimor duhet të jetë publike dhe vetëm përjashtimisht ajo mund të zhvillohet me dyer të mbyllura, kur të drejtat e njeriut prevalojnë në raport me të drejtën për informim.
Përveç sa më sipër, në lidhje me “sekretin tregtar”, sipas shkronjës “c”, Gjykata vlerësoi se në zbatimin e kësaj dispozite duhet të zbatohet përkufizimi i tij sipas legjislacionit në fuqi. Ndërsa në lidhje me “sekretin në interes të shtetit”, sipas shkronjës “d”, Gjykata vlerësoi se ai duhet të interpretohet si çdo e dhënë e parashikuar si informacion i klasifikuar në bazë të ligjit, përfshirë edhe “sekretin hetimor”.

Për sa u përket dispozitave të tjera të ligjit nr. 106/2023 të kundërshtuara nga kërkuesi, Gjykata vlerësoi rrëzimin e tyre si të pabazuara.