Aplikacion
Të rinj, të moshuar apo fëmijë, të gjithë rrezikohemi prej mushkonjave, por fëmijët e vegjël e vuajnë paksa më shumë këtë problem, që mund të kthehet në inflamacion të lëkurës.
Më poshtë renditen disa sugjerime si duhet të veproni në qoftë se fëmijën tuaj e ka pickuar mushkonja:
Uthull molle
Kur ju të vini re shenjën e kafshimit, provoni të aplikoni një sasi të vogël uthulle direkt në vendin e pickimit. Nëse bebja juaj ka shumë kafshime, ju mund të provoni t’i bëni një dush të nxehtë në një vaskë të mbushur me ujë dhe 2 gota e gjysmë me uthull molle.
Aloe Vera
Aloe vera është një tjetër ilaç i shkëlqyer për pickimin e mushkonjave, si dhe shumë probleme të tjera. Ajo jo vetëm që do të ndihmojë për të lehtësuar kruarjet dhe ënjtjet, por gjithashtu do të ndihmojë në shërimin e plagës. Ju mund të përdorni xhel të freskët direkt nga fleta e brendshme e aloes ose lëng organik prej aloe verës.
Sapun i thatë
Një tjetër ilaç për kafshimet ndaj mushkonjave është që të fërkoni një sapun të thatë direkt në vendin e pickimit. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e përkohshëm të kruarjeve. Mos harroni të lani vendin tërësisht pasi kruarjet të zbehen.
Sodë buke dhe ujë
Një tjetër ilaç i thjeshtë për pickimin e mushkonjave është të bëni një pastë të trashë me sode buke dhe ujë. Pastaj aplikojeni këtë pastë në zonën e prekur. Bebja juaj do të ndjejë që ënjtja dhe kruarja do të largohen menjëherë pas kësaj.
Qepë
Përveçse ju bën që të prodhoni lot, një fetë e freskët qepë mund të ndihmojë në uljen e diegies nga një pickim. Thjesht vendosni një fetë të freskët në zonën e prekur për disa minuta derisa kruarja të largohet. Sigurohuni që pas kësaj ju të lani totalisht beben tuaj.
Pastë dhëmbësh
Për lehtësim të shpejtë nga pickimi i mushkonjave, provoni të aplikoni një sasi të vogël të pastës së dhëmbëve me bazë nenexhiku ose menteje. Lëreni pastën të thahet dhe lejojeni atë në lëkurën e fëmijës tuaj për aq kohë sa dëshironi.
Mjaltë i papërpunuar
Mjalti ka shumë veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore. Kjo substancë e ëmbël është një zgjedhë e zakonshme në mesin e ilaçeve natyrale në shtëpi. Ka me qindra e qindra vjet në historinë mjekësore që mbështetet përdorimi i tij i përditshëm për sëmundjet e ndryshme dhe kafshimet. Një pikë e vogël mjalt në vendin e pickimit mund të jetë lehtësimi që i duhet fëmijës tuaj.
Limon
Aplikoni një sasi të vogël të lëngut të limonit direkt në vendin e kafshimit. Lëngu i limonit të athët jeshil gjithashtu funksionon mirë. Ju mund të fërkoni lëkurën e brendshme të limonit në vendin e pickuar nëse dëshironi. Kjo do të ndihmojë gjithashtu në mbajtjen pastër të lëkurës së fëmijës dhe mos infektimit të saj./ Living
STUDIMI/ Një në 200 njerëz që përdorin kanabis përjetojnë psikozëQoftë për qëllime rekreative, i konsumuar si produkt medicinal apo edhe i marrë nën mbikëqyrje në studime eksperimentale, kanabisi mund të ketë një efekt anësor të rëndësishëm në tru.
Sipas një analize të re të gjerë të publikuar në “Nature mental health”, një në 200 njerëz mund të vuajë një episod psikoze pas përdorimit të produkteve të kanabisit.
Mbi 140 studime dhe më shumë se 200 mijë njerëz u analizuan nga autorët për të arritur në një verdikt të mbështetur sa më shumë nga të dhëna solide: deri më tani asnjë hulumtim nuk ishte përpjekur të bashkonte të dhënat shumë heterogjene të shumë studimeve që trajtuan këtë temë dhe të cilët deri më tani kanë treguar shkallë të psikozës që variojnë nga 1 deri në 70 për qind te përdoruesit e produkteve të kanabisit.
Analiza e re në numra shumë të mëdhenj që krahason gjithashtu njerëz dhe kontekste të ndryshme përdorimi, tregon një rrezik të episodeve të psikozës me paranojë dhe haluçinacione prej rreth 0.5 për qind për këdo që përdor kanabis në çfarëdo kapaciteti, madje edhe si përdorim i kontrolluar në studimet klinike eksperimentale./ Përkthyer nga “Corriere.it”
Kualifikim mes vuajtjesh për Anglinë, Zvicra ngelet jashtë Euro 2024Anglia preu biletën e gjysmëfinales, falë penalltive në sfidën me Zvicrën.
Koha e rregullt dhe koha shtesë u mbyll në barazim 1-1.
Të parët që shënuan ishin Hevetët me anë të Embolo, por anglezët nuk u dorëzuan dhe shënuan me Saka për të barazuar rezultatin.
Të dyja skuadrat patën raste, por nuk shënuan dot më shumë se një gol.
Kjo është ndeshja e dytë çerekfinale që shkon në kohë shtesë pas Francë-Portugali.
I moshuari nxirret i pajetë nga liqeni në Kukës. Çfarë thotë policiaNjë 81-vjeçar ndërroi jetë këtë të shtunë në Kukës.
Sipas njoftimit të policisë, i moshuari u fut në liqen për t’u larë në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, por ai ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Familjarët e tij më pas kanë njoftuar policinë, që nxori nga uji trupin e pajetë të 81-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, njerëzit dalin në rrugëGreqia fqinje u godit nga një tërmet i fortë pasditen e kësaj të shtune.
Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.9 dhe e kishte epiqendrën në zonën e Pirgos në Peloponez.
Tërmeti u shoqërua nga dy paslëkundje të tjera me magnitudë 3.1 dhe 2.7.
Sipas mediave greke, prej panikut, njerëzit braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë.
Deri tani nuk ka raportime për banorë të lënduar apo dëme materiale.
“Me të ardhurat e mia unë…” – Zbardhet dëshmia. Si u mbrojt Ilir Beqaj para gjykatësIsh-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mohoi akuzat për abuzim me fondet e BE gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Shtetërore të Koordinimit të Ndihmës së Huaj.
Para trupës gjykuese, ai hodhi poshtë pretendimet e SPAK se ka fshehur pronësinë e një automjeti, i cili përdorej nga bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj, por në fakt ishte e tij.
Sipas Beqajt, të ardhurat e tij ia lejojnë mundësinë që të blejë jo një, por disa automjete të tilla, dhe nuk ka nevojë ta fshehë diçka të tillë.
“Unë gjithmonë hipi pasagjer se s’kam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine, por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh”, u shpreh Beqaj gjatë seancës gjyqësore.
Ndërsa përsa i përket përfshirjes së gruas së tij si bashkëpronare në restorantin Gzona, ish-ministri shpjegoi se kjo i ishte shtruar si kërkesë nga një mik i përbashkët për të qenë ortakë, me qëllim që të tërheqë klientë të serës së lartë në restorant.
“Kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si mundësi për të ofruar për shkak të njohjes klientë të serës së lartë”, tha ish-ministri.
Pavarësisht mbrojtjes së tij dhe ofrimit të garancisë pasurore, Ilir Beqaj u la në qeli.
Ofroi 50 mijë euro garanci për lirinë – Burg për Ilir Beqajn. Në qeli edhe bashkëpunëtori i tijIsh-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar mëngjesin e të enjtes, do të vazhdojë të qëndrojë në qeli.
Ky është vendimi i dhënë sot nga trupa gjykuese gjatë seancës për verifikimin e masës së sigurisë të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në burg mbetet edhe bashkëpunëtori i Beqajt, Ermal Kurtulaj, ndërsa masa është ndryshuar për Alfred Nikollajn, i cil është lënë në arrest shtëpie.
Gjatë seancës që zgjati për 6 orë me radhë, Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj ofruan garanci pasurore në këmbim të lirisë së tyre.
Beqaj vendosi në dispozicion 50 mijë euro, ndërsa Kurtulaj ofroi lekët që kishte përfituar nga shitja e një “Audi Q7”.
Ngjarje tragjike në Itali/ 30-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe vdes (EMRI+FOTO)Një 30-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Italinë fqinje.
Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Amarildo Dedja.
Pasditen e të premtes, ai, sipas autoriteteve italiane, mbërriti në një kantier ndërtimi në San Severino së bashku me nënën e tij.
Pasi u ngjit në katet e sipërme, ai ra nga një lartësi prej rreth dhjetë metra.
Shkaqet e ngjarjes po hetohen nga autoritetet italiane.
Vrasja në Fier/ Dëshmia e Xhulian Mihos: Gruaja më thoshte se po kënaqej me të dashurinZbardhet dëshmia e 39-vjeçarit Xhuliano Miho, i arrestuar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Fier.
Ai akuzohet se qëlloi tri herë me thikë partnerin e ish-gruas së tij, 23-vjeçarin Xhimi Bakaj.
Para grupit hetimor, Xhuliano Miho ka deklaruar se ngjarja ishte e provokuar nga Xhimi Bakaj dhe nga ish-gruaja e tij, që vazhdimisht, sipas tij, e telefononte për t’i treguar për eksperiencën e re.
Sipas 39-vjeçarit biçaku (arma e krimit) ishte e Xhimi Bakajt dhe ai vetëm sa u mbrojt.
“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar.
Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.
S’kishte të paguante fashikujt e dosjes së SPAK, por sot Beqaj ofroi 5 mln lekë garanci për lirim!Pak javë më parë ish-ministri i Shëndetësisë fitoi një ankimim pasi pretendoi se nuk kishte 120 mijë lekë të reja për të paguar 700 fashikujt e dosjes së SPAK-ut për çështjen e koncesioneve 100 mln euro, për të cilat po gjykohet bashkë me 8 të tjerë.
GJKKO urdhëroi SPAK t’ia lëshonte falas materialet, teksa u bezdisën nga prezenca çdo ditë e ish-ministrit për t’i lexuar një nga një dhe që do merrte shumë kohë.
Por ditën e sotme, ish-ministri u shfaq me një tjetër “Un”. Pasi SPAK e arrestoi për zhvatjen e fondeve të BE-së me fatura fiktive te agjencia SASPAC që drejtonte para dorëheqjes, duket i trembur nga fakti i burgosjes dhe qelisë së izolimit, teksa kishte nisur seanca e masave të sigurisë në GJKKO, Beqaj nëpërmjet avokatit ofroi 5 mln lekë garanci pasurore për hetim në gjendje të lirë apo masë të butë!
Seanca aktualisht është ndërprerë për të shqyrtuar kërjkesat e 6 të akuzuarve, përfshi 3 të arerstuarit. Por çudit fakti se ku i gjeti 5 mln lekë ish-ministri kaq shpejt, kur javë më parë u ankua se nuk posedonte katër herë më pak nga çfarë ofroi sot si garanci.
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet ende seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC.
Në këtë seancë, e cila ishte parashikuar që të mbahej dje, po bëhet rivlerësimi i masave të sigurisë, 3 me arrest me burg dhe dy arrest shtëpie. Mësohet se para togave të zeza, Beqaj ka kundërshtuar fortë akuzat e SPAK.
Arrestimi i Beqjat dhe bashkëpunëtorëve të tij
Përveç ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt u arrestuan dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë Saspak, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në Shëndetësi. Prokuroria e Posaçme përmes një deklarate sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
SPAK thekson se fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thekson SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Sipas SPAK, restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
“Personi nën hetim I. B. dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un. Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110 lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore”, deklaron SPAK.
Gjithashtu, sipas njoftimit të bërë publik nga Prokuroria e Posaçme, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë deklarim të rremë pasurie. “Personi nën hetim I. B. dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un. Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110 lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore. Personi nën hetim I.B. ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim E. K”, thuhet në reagimin e SPAK. /ZOOM.AL/