zoom

Day ArchiveSa gramë duhet të humbisni në javë për një peshë të qëndrueshme

Rënia nga pesha nuk bëhet sa hap e mbyll sytë.

Humbja e kilogramëve të tepërt kërkon shumë mund e djersë dhe arrihet nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Çdo metodë tjetër që premton rënie të shpejtë nga pesha është në dëm të shëndetit.

Studimet rekomandojnë që njeriu duhet të synojë të humbasë minimalisht 450 gramë dhe  maksimalisht 900 gramë në javë.

Në arritjen e objektivit përfundimtar, kjo mund të tingëllojë si një zvarritje, por në një kohë afatgjatë një gjë e tillë mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.

Nëse konsumoni 3500 kalori shtoni 450 gramë peshë trupore.

Ndaj për të humbur 900 gramë në javë ju duhet të digjni 500 kalori më shumë se sasia ditore e kalorive.

Nga ana tjetër, nëse ju humbisni peshë shumë shpejt, kjo nuk do të thotë që jeni duke eliminuar yndyrnat e tepërta.

Ekspertët sqarojnë se në rënien e shpejtë nga pesha, ajo që ndodh është se trupi eliminon lëngjet e tepërta.

Djegia e rezervave të dhjamit në trup nuk arrihet në një kohë të shkurtër.

Megjithatë ka disa përjashtime.

Në rast se një person është obez, atëherë mjekët mund të rekomandojnë ndjekjen e një regjimi me një sasi të kufizuar kalorish.

Këshillohem që regjime të tilla ekstreme kërkojnë gjithmonë mbikqyrjen e mjekut.

Rënia Nga Pesha Kërkon Ndryshime Në Stilin e Jetesës

Humbja e 900 gramëve masë dhjamore në javë është objektivi më i shëndetshëm për njerëzit që duhan të humbasin kilogramët e tepërt.

Ekspertët nënvizojnë se edhe një objektiv i tillë kërkon ndryshime në stilin e jetesës.

Këtu përfshihet ushqyerja e shëndetshme me fruta, perime, drithëra të plota, peshk, yndyrna të shëndetshme, arra dhe fara.

Për më tepër, njeriu duhet të intensifikojë aktivitetin fizik disa herë në javë.

Aktiviteti fizik, sado minimal, është thelbësor për mirëmbajtjen e peshës në një periudhë afatgjatë. /AgroWeb.org

Si do veprohet me këstet për 25 mijë profesionistët e lirë? A do t‘u kthehen paratë mbrapsht

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi pjesërisht ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke sjellë si pasojë mosaplikimin e tatimit 15% menjëherë d.m.th. që nga 1 janari 2024 për të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale ka krijuar një situatë pak konfuze te subjektet që preken nga ky vendim.

Sipas Tatimeve janë 25 mijë subjekte që janë klasifikuar si profesione të lira.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u mor në datën 27 qershor. Ndërkohë 1 korriku (pasi data 30 ishte e diel) ishte afati i fundit për subjektet që ta paguanin këstet paraprake të tatimit të thjeshtuar për 6-mujorin e parë të vitit.

Shumë prej tyre nuk kishin paguar pasi ishin në pritje të vendimit të Kushtetueses. Ndërsa vendimi i Kushtetueses ishte në favor të profesioneve të lira, dilema lidhet me faktin që ai nuk ka hyrë në fuqi, pasi nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare.

”Pa u botuar vendimi nuk ka hyrë në fuqi, si rrjedhojë ligji është në fuqi me të gjitha efektet. Pra duhet të paguhet”, thotë Jordan Daci, avokat për çështjet kushtetuese.

Por, gjithsesi ai sqaron se në momentin, që do të bëhet vendimi zyrtar principali do të bjerë. Si rrjedhojë nuk është se ka vlerë të paguhet. “Për mua nuk ka vlerë të paguhet dhe merr gjobe nëse gjoba është më pak se kësti”.

Bizneseve nuk u dalin në sistem gjobat

Pikërisht problemi tjetër qëndron te gjoba, në rast se nuk paguhet principali. Neni 114/1 i procedurave tatimore parashikon që mospagimi në afat i kësteve paraprake dënohet me gjobë të masës “0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike”.

Nga verifikimet e Monitor në terren rezulton se ditën e sotme, të gjitha bizneseve (jo vetëm atyre të profesioneve të lira) nuk u kanë dalë në sistem gjobat. E njëjta gjë ka ndodhur më herët edhe në muajin prill teksa po punohet për zbatimin e një sistemi të ri.

Për profesionet e lira si avokatë, kontabël etj nuk janë gjeneruar në sistem as këstet e muajit korrik.

Çfarë do bëhet me ata që kanë paguar, a do ti marrin paratë mbrapsht?!

Ka një pjesë të bizneseve që e kanë paguar këstin parapagim të tatimfitimit të thjeshtuar për 6-mujorin e parë të vitit.

Tatimet dhe financat kanë pohuar se ata nuk mund të komentojnë përderisa nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, teksa po presin daljen e tij, në mënyrë që të mos rëndohen bizneset. Ne çdo rast do zbatohet ligji.

Avokati Jordan Daci thotë se vendimi nuk ka efekt prapaveprues vetëm nëse shprehimisht e urdhëron gjykata këtë gjë, sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese. “Por janë me gishta rastet kur i kanë dhënë efekt prapaveprues”.

Por, avokati Sajmir Laçej pohon se këstet e paguara janë paradhënie dhe si rrjedhojë nuk ka lindur detyrimi tatimor.

“Detyrimi lind kur bëhet vetë deklarimi pas mbylljes së vitit ushtrimor”, pohon ai, duke cituar ligjin Nr.8577, datë 10.2.2000 (ndryshuar me ligjin nr.99/2016), PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, sipas të cilit:

Vendimi ka fuqi prapavepruese

c) ndaj pasojave ende të paezauruara tè ligjit apo aktit normativ te shfuqizuar.

Si rrjedhojë, sqaron Laçej:

1. Përgjegjësia Tatimore është vjetore dhe lind mbas dorëzimit të pasqyrave financiare 31 Mars 2025

2. Tatim Paguesit paguajnë këste në formë paradhënie (pa ezauruar parashikimet ligjore )

3. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat ligjore që parashikonin tatim 15% për profesionistët e lirë si Antikushtetuese.

Laçej pohon se në bazë të një sondazhi që ka bërë ai me rreth 160 profesionistë të lirë, ka rezultuar se rreth një e treta e tyre i kanë paguar këstet.

“Jam qelibar”- Mjekja Alketa Pere: Një moment i vogël më ndau për t’u hedhur nga ballkoni

Mjekia Alketa Pere ka mohuar të jetë përfshirë në skemën e dërgimit të pacientëve me kancer tek klinika private “Megis” e kolegut të saj, Edmond Gashi.

Madje doktoresha deklaroi se mendoi vetëvrasjen pasi i komunikuan se ishte pezulluar nga detyra.

Ajo theksoi se një moment e ndau për tu hedhur nga ballkoni.

“Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment I vogël për t’u hedhur nga ballkoni”, tha ajo në Top Story.

Mjekia u shpreh se është e pastër qelibar dhw se nuk ka çuar asnjë pacient të saj  tek privati.

“I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time ti kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere.

Orban takohet me Zelensky: Armëpushimi i hap rrugë fundit të luftës

Viktor Orban mbërriti në Ukrainë të martën për një vizitë të paparalajmëruar sapo mori postin e presidentit të rradhës të Bashkimit Evropian.

Ndërsa ishte në Kiev, kryeministri hungarez tha se një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës mund të përshpejtojë negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Orban ka qenë një kritik i mbështetjes perëndimore për Ukrainën dhe shihet si lideri evropian më i afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo ishte vizita e tij e parë në Ukrainë në 12 vjet, megjithëse ai është takuar vazhdimisht me Putinin gjatë asaj kohe.

Gjatë paraqitjes së tij të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjuha e trupit mes tyre nuk ishte e ngrohtë dhe as nuk morën pyetje nga media pasi ata dhanë deklaratat e tyre.

Orban ka ngadalësuar më parë marrëveshjen për një paketë ndihme të BE-së prej 50 miliardë eurosh (54 miliardë dollarë; 42 miliardë £) e krijuar për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër Rusisë.

Vrasja e biznesmenit grek, e planifikuar! Autori e ndoqi nga banesa deri tek zyra e tij

E organizuar në detaje ishte vrasja e topografit 54-vjeçar Panagiotis Stathisz.

Vrasësi, sipas hetimeve të deritanishme, e ka ndjekur viktimën gjatë gjithë rrugës nga banesa në Chalandri deri në zyrën e tij në Neo Psychiko, ku edhe e qëlloi për vdekje.

Vrasësi e ka qëlluar topografin rreth orës shtatë të mëngjesit.

Policia ka sekuestruar një sërë videosh për të zbuluar detaje nga ngjarja dhe për të identifikuar çdo element që do të çojë në arrestimin e autorit dhe të atyre që “urdhëruan” vrasjen.

Duke qenë se viktima nuk kishte precedentë kriminal dhe nuk kishte shqetësuar asnjëherë autoritetet, hetuesit po gërmojnë për të shkuarën e tij dhe konkretisht aktivitetet profesionale në ishujt e Ciklades dhe veçanërisht në Mykonos.

 

Granit Xhaka: Italinë e mposhtëm ende pa dalë në fushë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka komentuar fitoren 2-0 ndaj Italisë, teksa e paralelizoi me humbjen ndaj të kaltërve tre vite më parë me rezultatin 3-0.

Xhaka u shpreh se fituan ndeshjen ende pa u futur në fushë duke shtuar se është krenar për atë që kanë treguar gjatë sfidave.

“Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh. Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz”, tha Xhaka.

Zvicra në çerekfinalet e Euro 2024 gjen përballë një Angli jo shumë në formë.

Dialogu në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës e Serbisë, zhvillohet takimi trepalësh në Bruksel

Ka përfunduar një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, të martën vonë. Palët pritet të deklarohen për media rreth asaj çfarë u bisedua.

Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviçin dhe Bislimin.

Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

Më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua.

Ajo, mes tjerash, i kërkon Kosovës t’i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për zbatimin e saj, javën e kaluar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Por, Kurti nxori disa kërkesa për vazhdimin e dialogut – përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit – që Vuçiç nuk i pranoi.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e një sulmi të armatosur në Kosovë – shtatorin e kaluar – ku mbeti i vrarë një polic.

Ai besohet se është i lirë në Serbi.

Pritjet që Bislimi dhe Petkoviç të dakordohen për ndonjë gjë, nuk janë të mëdha.

Disa runde bisedimesh mes tyre për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, përfunduan në maj pa ndonjë marrëveshje.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian./REL

Fotot/ Aksidenti i frikshëm, 4 persona mbetën të bllokuar brenda dy mjeteve

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Memaliajt mbrëmjen e sotme.

Një automjeti tip Benz dhe një mjet tip BMW, janë përplasu, 100 m larg stacionit zjarrfikës.

Tre persona mbetën të blkokur tek BMW-ja dhe një tjetër tek Benzi.

Punonjësit zjarrfikës ndërhynë në kohë për të bërë nxjerrjen e tyre nga makinat.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës.

Plagoset gjatë sherrit 26-vjeçari, i riu dërgohet në spital! Arrestohet autori

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës gjatë një sherri nga një 42-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela” në kryeqytet rreth orës 20:00.

I riu me iniciale A. Z., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori i ngjarjes u arrestua.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

63-vjeçari piu helm jashtë godinës, SPAK: Kërkoi takim me një nga hetuesit e BKH

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pasi 63-vjeçari Pal Trashaj piu fostoksinë jashtë godinës së SPAK.

Sipas SPAK, qyetari kishte kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje që pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

Më pas oficeri i ka kërkuar 63-vjeçarin të priste sa të njoftonte hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.

Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga Trashaj.

Njoftimi i SPAK:

Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.

Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.

Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij.

Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.