Day ArchiveHumbi penalltinë në kohën shtesë, Ronaldo shpërthen në lot
Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot pasi humbi një penallti në kohën shtesë.
Jan Oblak pengoi shkëlqyeshëm goditjen Ronaldos në minutën e 105 në ngërçin e Portugalisë në 1/16 e finales së Euro 2024 me Slloveninë.
Shokët e skuadrës u përpoqën ta ngushëllojnë CR7 teksa lotët i rridhnin. Dhe kur kamerat shkuan në tribunë, nëna e tij Maria Dolores dos Santos Aveiro gjithashtu dukej e shqetësuar.
Pas dështimit me punonjës nga Bangladeshi, po tentohet me indianët
Biznese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë po i drejtojnë sërish sytë në vendet e huaja për gjetjen e forcës punëtore. Emigracioni dhe mplakja e popullsisë ndër vite, vijon të shtojë hendekun e gjetjes së punonjësve.
Fillimisht u tentua me punonjës kryesisht nga Bangladeshi, skemë e cila dështoi pasi ata e shihnin Shqipërinë më shumë si trampolinë për të kaluar në Europë. Tashmë India po shihet si një burim për gjetjen e punonjësve.
Në situatë të vështirë për punonjës janë edhe fermat e mëdha dhe të mesme. Përveç ofrimit të pagave deri 1,000 euro në muaj për stallier nga drejtuesit e fermave po kërkohen punonjës nga India.
Klajdi Myzaferi drejtuesi i një ferme me 150 krerë lopë në Vlorë prej muajit nëntor 2023 ka të punësuar 2 indianë që i paguan 500 USD në muaj përfshirë akomodimin dhe ushqimin e paguar, dhe dhëniesh bonusi për punë ekstra.
“Jam i kënaqur me rendimentin e punës, sidomos me qëndrueshmërinë, gjë të cilën nuk po e hasim me punonjësit vendas. Gjithashtu kanë nisur të përshtaten edhe me proceset e automatizuara të fermës”.
Ai pritet që së shpejti të shtojë stafin me të punësuar nga India prej 2 apo 3 punëtorë.
“Nuk ka vazhdimësi në fuqinë vendase. Nuk ka të rinj që duan të punojnë në blegtori, largohen në emigracion. Gjen forcë punëtore mbi moshën 55 vjeç, por ata nuk arrijnë të përballojnë punë të vështira në blegtori ”, tha ai.
Myzaferi shton se pagat për punonjës vendas në pozicionin e stallierit variojnë nga 700 deri 1,500 euro në muaj. Ndërsa gjatë periudhës së verës pagesat për punonjësit e transportit arrijnë deri në 2,000 euro në muaj.
2 punonjës te huaj me shtetësi indiane, pritet të punësohen edhe në një tjetër ferme me 60 krerë lopë në zonën e fierit. Sipas kontratës të nënshkruar nga drejtuesi i fermës me kompaninë e rekrutimit paga për punëtoret e huaj do të jetë 600 euro në muaj.
Por eksperti i bujqësisë dhe blegtorisë Ervin Resuli nuk e sheh zgjedhje punësimin e shtetasve të huaj jo vetëm nga rendimenti dhe qëndrueshmëria, por për shkak të krizës se sektorit të blegtorisë. Përfshirë edhe mosgjetjen e punonjësve, kjo sipas tij shumë shpejt do t’i sjellë blegtorisë rënie të lartë të numrit të fermave të mëdha dhe të vogla dhe numrin e krerëve të bagëtive.
Ai thotë se këtë situatë është shumë e domosdoshme që nga institucionet shtetërore të shtohen subvencionet për sektorin e blegtorisë me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë krahasuar me rajonin.
Sipas tij diferenca në dhëniesh subvencionesh është e lartë krahasuar me rajonin. P.sh. në Kosovë subvencioni për dhitë është 30 euro për krerë, ndërsa në Shqipëri 1,200 lekë apo 12 euro për krerë për tufën nga 100 deri në 300 dhi.
Të dhënat e fundit të INSTAT treguan se gjatë vitit 2023, numri i bagëtive shënoi ulje në mbi 11 për qind në secilën kategori, gjedhë, dhi dhe dele. Në vitin 2023 në të gjithë vendin kishte 263 mijë gjedhë me rënie vjetore 11.5%
Ndërsa numri i të imtave shënoi rënie me 11.7 për qind. Me rënie 16% ishte edhe numri i derrave. Teksa me rritje ishin vetëm shpendët dhe kosheret me nga 2,6 dhe 8.2% secila./D.Azo
Broja dhe Daku, pushime në Shqipëri! Zgjedhin bregdetin e jugut
Pas eliminimit nga Europiani, Armando Broja dhe Mirlind Daku po kalojnë pushimet në bregdetin shqipar.
Dy sulmuesit kuqezi po pushojnë në Vlorë.
Broja dhe Daku kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin, diçka që është vënë re gjatë gjithë kësaj kohe.
Çdo shqiptar tani është automatikisht 1300 euro më i pasur (në letra)!
Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatikisht një nga treguesit që Shqipëria e ka pasur më të ulëtin në Europë, atë të të ardhurave për frymë.
Me 400 mijë persona që rezultojnë më pak, sesa shifrat me të cilën bëhej llogaria deri tani, vlera që prodhon ekonomia në një vit rishpërndahet në 2.4 milionë persona dhe jo rreth 2.8 milionë që përllogaritej treguesi për frymë deri tani.
Konkretisht, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhon ekonomia në një vit ishte 2.3 trilionë lekë, ose 23 miliardë euro.
Po sipas Financave, të ardhurat për frymë të shprehura në lekë në vitin 2023 ishin 829 mijë lekë. Kjo shifër është llogaritur për një popullsi prej 2.78 milionë banorë.
Me shifrën e re të popullsisë, prej 2.4 milionë banorësh, treguesi për frymë automatikisht shkon në 963 mijë lekë për frymë, me një rritje prej 13%, ose rreth 133 mijë lekë (1300 euro) më shumë për banor.
Sipas parashikimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, Shqipëria ka arritur që sot në nivelin ku pritet të shkonim pas tre vitesh, në 2026-n.
Deri tani, të dhënat e Eurostat e rendisnin Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, me rreth 35% të mesatares Europiane. Por, tashmë ky tregues pritet të përmirësohet me një të rënë të lapsit për shkak të reduktimit të ndjeshëm të popullsisë.
INSTAT raportoi në censin e fundit të vitit 2023 se popullsia e vendit ka zbritur në rreth 2.4 milionë banorë, nga 2.8 milionë në censin e popullsisë të vitit 2011. Ndërkohë, përgjatë këtyre dekadave llogaritjet për frymë në raport me popullsinë janë bërë me rreth 2.8 milionë banorë.
Për vitin 2023, popullsia ishte vlerësuar në 2.76 milionë banorë, përpara se të dilnin shifrat e Censit.
Rënia e popullsisë pritet të ndikojë të gjithë treguesit për frymë, ku përmirësimi m i dukshëm është tek të ardhurat për frymë, ndërsa disa të tjera si aksidentet apo vrasjet në raport me popullsinë, apo dhe sëmundjet për frymë do të përkeqësohen./Monitor
Alarm tek Zvicra, kapiteni Xhaka rrezikon çerekfinalen ndaj Anglisë
Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka rrezikon të jetë jashtë fushës për ndeshjen ndaj Anglisë.
Mesfushori ka treguar se po përballet me një lëndim muskulor dhe nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të së enjtes.
Ai e ndjeu sërish lëndimin muskulor në ndeshjen ndaj Italisë, por Xhaka shpreson që të jetë i gatshëm plotësisht për Anglinë.
“Ne i praktikuam penalltitë para ndeshjes me Italinë. Në gjuajtjen time të parë ndjeva diçka në këmbën time”, tha Xhaka.
“Kjo është arsyeja pse nuk u paraqita në stërvitje të enjten. Të premten në seancën e fundit stërvitore gjithçka ishte mirë përsëri.
Por gjatë ndeshjes unë e ndjeva atë sërish pas 15 minutave. Fatmirësisht ne kemi një staf mjekësor shumë të mirë të cilët më dhanë diçka për të. Unë isha në gjendje pastaj të luaj gjithë ndeshjen, që ishte e rëndësishme për mua.
Ne do të bëjmë disa teste të hënën për të parë saktësisht se çfarë është, por unë kam shtatë ditë tani për t’u rikuperuar plotësisht”, përfundoi Xhaka.
Humbja e kujtesës, zbuloni 6 arsyet që nuk lidhen me plakjen
Shpesh na ndodh që të futemi në dhomë dhe të mos të mbajmë mend se çfarë po kërkonim.
Situata të ngjashme ndodhin shpesh, dhe deri diku kjo humbje kujtese është normale.
Kur përgjegjësitë rriten dhe nivelet e stresit rriten, dhe priremi të lëmë pas dore shëndetin tonë.
Stresi i madh dhe mungesa e gjumit janë dy nga fajtorët kryesorë që ndikojnë në mosfunksionimin e mirëfilltë të trurit.
Në këtë artikull ju njohim me disa nga shenjat paralajmëruese që tregojnë se ka ardhur momenti të këshilloheni me mjekun tuaj, të cilat nuk lidhen me procesin natyral të plakjes.
Jeni tej mase i stresuar
Kur jeni shumë të stresuar, truri juaj e ka vështirë të përqendrohet.
Për të mësuar dhe mbajtur mend diçka, ju duhet të jeni shumë të përqendruar, thonë specialistët e shëndetit.
Për më tepër, kortizoli në nivele të larta (hormoni i stresit) ndikon në trurin tuaj duke dëmtuar aftësisë për të ruajtur informacione të reja.
Këshillat e mjekëve janë që të kryeni çdo ditë një aktivitet që ju pëlqen, për të reduktuar stresin. Mund të ushtroheni, të qëndroni në natyrë apo të lexoni një libër.
Nuk flini mjaftueshëm
Gjumi bën shumë më shumë sesa thjesht ju ndihmon të ndiheni të freskët dhe energjik.
Ai luan një rol të madh në aftësinë tuaj për të ruajtur kujtimet afatshkurtra dhe shndërrimin e tyre në kujtime afatgjata, shprehen specialistët e shëndetit.
Keni shenja të depresionit
Njerëzit që vuanjë nga depresioni, shfaqin një performancë më të keqe të kujtesës dhe aftësinë për të rikujtuar informacionin.
Dhe ka të ngjarë që kjo ndodh për shkak të rritjes së hormonit të stresit kortizolit, që shoqëron gjendjen depresive.
Disa simptoma të depresionit përfshijnë:
Trishtim i vazhduar ose të ndierit “bosh” shumicën e kohës.
Mungesa e energjisë që pasohet nga lodhja e shpejtë.
Të ndihesh i pashpresë ose i pafuqishëm.
Vështirësi për të fjetur.
Ndryshimet në peshë ose oreks.
Mendime shqetësuese rreth vdekjes ose vetëvrasjes.
Mund të vuani nga një infeksion
Infeksione të ndryshme si meningjiti ose infeksionet e traktit urinar, mund të shfaqin simptoma të tilla si paqartësi dhe probleme me kujtesën.
Dhe nëse keni simptoma të tjera, si ethe, të dridhura, të përziera, të vjella, urinim i shpeshtë ose djegie gjatë urinimit, vizitoni menjëherë mjekun tuaj.
Probleme me tiroiden
Tiroidja është një gjëndër në pjesën e qafës, që prodhon hormone, të cilat kontrollojnë shumë procese të trupit.
Nëse funksioni i tiroides ngadalësohet, mund të ndikojnë në funksionin e trurit tuaj.
Keni mangësi të lëndëve ushqyese
Mungesa e hekurit ose vitaminës B12, mund të shfaqet edhe si harresë.
Këtë e mbështesin edhe studime të ndryshme, të kryera tek të rriturit. Këto studime kanë zbuluar se ata me nivele të mjaftueshme të B12, kanë kujtesë më të mirë./AgroWeb.org
Kostoja mjedisore e lëshimit të raketave
Nisjet në hapësirë po rriten dhe raketat po bëhen më të mëdha. Cili është ndikimi mjedisor në zonat përreth, veçanërisht kur gjërat shkojnë keq?
Kur Starship i SpaceX u largua nga baza e lëshimit në Teksas më 20 prill 2023, pak njerëz prisnin që fluturimi i parë i raketës më të fuqishme në botë të zgjaste aq gjatë sa zgjati.
Duartrokitje shpërthyen mes turmave, ndërsa Starship pastronte kullën dhe 33 motorët e saj e shpërthyen në një qiell pa re. Më pas, tre minuta e 57 sekonda pas fluturimit të planifikuar 90-minutësh, anija kozmike shpërtheu, duke u zhytur përsëri në det në një shi mbeturinash.
Inxhinierët në SpaceX e përshkruan shpërthimin si “një çmontim të shpejtë të paplanifikuar”; Pronari i SpaceX, Elon Musk tha se ishte “eksituese”. Misioni u shpall i suksesshëm.
Ishte sigurisht emocionuese dhe, nga një këndvështrim inxhinierik, padyshim një sukses. Starship shtyn kufijtë e teknologjisë së raketave dhe, pas fluturimit të saj të fundit të qershorit 2024 , anija kozmike konsiderohet nga disa se është në rrugën e saj të mirë për t’u bërë një mjet praktik për dërgimin e satelitëve , dhe një ditë njerëzit, në orbitë dhe më gjerë në Hënë. Por inxhinierët bënë një zbulim tronditës: lëshimi jo vetëm që kishte shkatërruar platformën e lëshimit.
Vendi i nisjes së SpaceX në Boca Chica është në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, me pamje nga Gjiri i Meksikës. Kompania niset në lindje për të përfituar nga rrotullimi i Tokës, me avantazhin e shtuar që çdo mbetje rakete bie në oqean (megjithëse ndikimi i këtyre përplasjeve të raketave në mjedisin detar është kryesisht i panjohur). Zona është e rrethuar nga parqe shtetërore dhe toka kombëtare të strehimit të kafshëve të egra – një zonë e rëndësishme për bimët e mbrojtura dhe zogjtë shtegtarë.
Kur motorët u ndezën, ishte i mbështjellë në një re pluhuri dhe tymi. Kjo fshehu një shtëllungë shpërthyese mbeturinash, raketa dogji një krater në strukturë dhe dërgoi rërë, tokë, copa metali dhe betoni që fluturonin nëpër ajër.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, por kamerat kapën disa nga dëmtimet ku “hiri” binte mbi komunitetet aty pranë dhe, më vonë, se zonat e mbrojtura përreth ishin të mbushura me rrënoja.
Përpara nisjes, SpaceX kishte rënë dakord t’u përmbahej kushteve të rrepta mjedisore dhe kishte testuar platformën e lëshimit me raketën të mbyllur dhe motorët e ndezur, por jo me shtytje të plotë. Në një postim në X pas lëshimit, Musk pranoi se një “pllakë masive çeliku e ftohur me ujë” që synohej të futej nën raketë në momentin e ngritjes nuk ishte gati në kohë .
Kompania që ka rindërtuar platformën e lëshimit në një dizajn të përmirësuar. Por shpërthimi theksoi atë që duket të jetë një shqetësim në rritje midis grupeve mjedisore.
Me numrin e objekteve të lëshuara në hapësirë duke u rritur çdo vit – tani duke arritur në mijëra – dhe me lëshuesit e rinj që po zhvillohen, shumë organizata mjedisore janë të shqetësuara për ndikimin e paqëllimshëm të teknologjisë raketore. Sidomos kur gjërat shkojnë keq.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, shpallen fituesit e Bet Awards
Çmimet BET nisën mbrëmjen e së dielës me një performancë elektrike nga e vetmja Megan Thee Stallion .
Këngëtarja afrikano-jugore Tyla ishte një nga fitueset e mëdha në BET Awards të këtij viti, të quajtur “nata më e madhe e kulturës”, pasi ajo u shpall Artistja e re më e mirë.
BET Awards është themeluar në vitin 2001 nga rrjeti Black Entertainment Television për të festuar dhe nderuar njerëzit me ngjyrë dhe ata të nënpërfaqësuar në industrinë e argëtimit.
Ceremonia e këtij viti u mbajt në Teatrin Peacock në Kaliforni.
2024 BET Award nominees and winners:
Best Female R&B/Pop Artist
- Beyoncé
- Muni Long
- Coco Jones
- Doja Cat
- H.E.R.
- SZA– WINNER
- Tyla
- Victoria Monét
Best Male R&B/Pop Artist
- Brent Faiyaz
- Bryson Tiller
- Burna Boy
- Chris Brown
- Drake
- Fridayy
- October London
- Usher – WINNER
Best Group
- Y$, Ye, Ty Dolla $ign – WINNER
- 2 Chainz & Lil Wayne
- 41
- Blxst & Bino Rideaux
- City Girls
- Flo
- Maverick City Music
- Wanmor
Best Collaboration
- Lil’ Durk ft. J.Cole – All My Life – WINNER
- Beyoncé ft. Kendrick Lamar – America Has A Problem (Remix)
- Nicki Minaj & Ice Spice (with Aqua) – Barbie World
- Cardi B ft. Megan Thee Stallion – Bongos
- Y$, Ye, Ty Dolla $ign ft. Rich the Kid, and Playboi Carti – Carnival
- Lola Brooke ft. Latto & Yung Miami – Don’t Play With It (Remix)
- Nicki Minaj ft. Lil Uzi Vert – Everybody
- Usher, Summer Walker, & 21 Savage – Good Good
- Drake ft. Sexyy Red & SZA – Rich Baby Daddy
Best Female Hip Hop Artist
- Doja Cat
- GloRilla
- Cardi B
- Ice Spice
- Latto
- Megan Thee Stallion
- Nicki Minaj – WINNER
- Sexyy Red
Best Male Hip Hop Artist
- 21 Savage
- Burna Boy
- Drake
- Future
- Gunna
- J. Cole
- Kendrick Lamar – WINNER
- Lil Wayne
Video of the Year
- Doja Cat – Agora Hills
- Lil Durk ft. J.Cole – All My Life
- Nicki Minaj & Ice Spice (with Aqua) – Barbie World
- Cardi B ft. Megan Thee Stallion – Bongos
- Drake ft. J.Cole – First Person Shooter
- Usher, Summer Walker, & 21 Savage – Good Good
- Victoria Monét – On My Mama – WINNER
- Drake ft. Sexyy Red & SZA – Rich Baby Daddy
Video Director of the Year
- Benny Boom
- Child.
- Cole Bennett – WINNER
- Dave Meyers
- Janelle Monae & Alan Ferguson
- Offset
- Tems
- Tyler, The Creator
Best New Artist
- 41
- 4Batz
- Ayra Starr
- Bossman DLow
- Fridayy
- October London
- Sexyy Red
- Tyla – WINNER
Album of the Year
- Chris Brown – 11:11
- Gunna – A Gift & A Curse
- 21 Savage – American Dream
- Usher – Coming Home
- Drake – For All The Dogs (Scary Hours Edition)
- Victoria Monét – Jaguar II
- Killer Mike – Michael – WINNER
- Nicki Minaj – Pink Friday 2
- Dr. Bobby Jones Best Gospel/Inspirational Award
- Shirley Caesar – All Of The Glory
- Kirk Franklin – All Things
- Halle Bailey – Angel
- Cece Winans – Come Jesus Come
- Erica Campbell – Do You Believe In Love?
- Maverick City Music, Naomi Raine, & Chandler Moore – God Problems
- Tems – Me & U
- Kirk Franklin – Try Love
BET Her Award
- Beyoncé – “16 Carriages”
- Nicki Minaj ft. Tasha Cobbs Leonard – “Blessings”
- Ayra Starr – “Commas”
- Flo ft. Missy Elliot – “Fly Girl”
- Megan Thee Stallion – “Hiss”
- Victoria Monét – “On My Mama” – WINNER
- SZA – “Saturn”
- GloRilla – “Yeah Glo!”
Best Movie
- American Fiction
- Bob Marley: One Love – WINNER
- Renaissance: A Film by Beyoncé
- Spider-Man: Across the Spider-Verse
- The Book of Clarence
- The Color Purple
- The Equalizer 3
- The Little Mermaid
Best Actor
- Anthony Mackie
- Colman Domingo
- Damson Idris
- Denzel Washington – WINNER
- Donald Glover
- Idris Elba
- Jeffrey Wright
- Lakeith Stanfield
Best Actress
- Angela Bassett
- Ayo Edebiri
- Coco Jones
- Danielle Brooks
- Fantasia
- Halle Bailey
- Issa Rae
- Regina King – WINNER
YoungStars Award
- Akira Akbar
- Blue Ivy Carter – WINNER
- Demi Singleton
- Heiress Diana Harris
- Jabria McCullum
- Jalyn Hall
- Leah Jeffries
- Van Van
Sportswoman of the Year
- A’Ja Wilson
- Angel Reese – WINNER
- Coco Gauff
- Flau’Jae Johnson
- Juju Watkins
- Naomi Osaka
- Sha’Carri Richardson
- Simone Biles
Sportsman of the Year
- Anthony Edwards
- Gervonta Davis
- Jalen Brunson – WINNER
- Jalen Hurts
- Kyrie Irving
- LeBron James
- Patrick Mahomes
- Stephen Curry
Best International Act
- Asake (Africa)
- Aya Nakamura (France)
- Ayra Starr (France)
- BK (Brazil)
- Cleo Sol (UK)
- Focalistic (Africa)
- Karol Conka (Brazil)
- Raye (UK)
- Tiakola (France)
- Tyla (Africa) – WINNER
Viewers’ Choice Best International Act
- Bellah (UK)
- Cristale (UK)
- Duquesa (Brazil)
- Holly G (France)
- Jungeli (France)
- Makhadzi (Africa) – WINNER
- Oruam (Brazil)
- Seyi Vibez (Africa)
- Tyler Icu (Africa)
Bellingham nën hetim nga UEFA për sjellje të pahijshme
Anglia është ende gjallë në Euro 2024 , për momentin. Ata mposhtën Sllovakinë duke arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian pas një goli në minutën e 95-të të Jude Bellingham që e çoi lojën në kohën shtesë.
Megjithatë, pas kualifikimit për t’u përballur me Zvicrën në raundin tjetër, skuadra e Anglisë mund të pësojë një goditje pasi ylli i tyre mund të përjashtohet për shkak të gjesteve të tij në Gelsenkirchen.
“Një Inspektorat Etik dhe Disiplinor i UEFA-s do të kryejë një hetim disiplinor për një shkelje të mundshme të rregullave bazë të sjelljes së denjë nga lojtari anglez Jude Bellingham , i dyshuar se ka ndodhur në kontekstin e kësaj ndeshjeje”, thuhet në një deklaratë.
Nr.10 i Anglisë puthi dorën e djathtë dhe më pas e vendosi në pjesët intime. Edhe pse gjesti nuk u regjistrua nga gjyqtari Halil Umut Meler, lojtari anglez rrezikohet të sanksionohet nga UEFA dhe mund të përballet me masa disiplinore nga organi drejtues i futbollit evropian.
“Një gjest shakaje mes disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë veçse respekt për mënyrën se si luajti skuadra e Sllovakisë sonte,” shkroi Bellingham në X.
Por rregullat janë të qarta: “Çdo gjest i turpshëm apo veprim ofendues apo fyes duhet të ndëshkohet me karton të kuq”.
Dhe i njëjti burim shton se “organi disiplinor i UEFA-s do të presë raportet nga arbitri i ndeshjes dhe zyrtarë të tjerë përpara se të vendosë për ndonjë veprim të mundshëm”, thonë ata. UEFA e kupton se mund të ketë pasur përbuzje nga lojtari anglez ndaj kundërshtarëve, diçka që lojtari i Real Madrid e mohon me forcë dhe që do të duhet të analizohet për të përcaktuar nëse ka një sanksion apo jo.
I vendosën flakën makinës së efektivit, arrestohen dy autorët (Emrat)
Kanë rënë në pranga dy autorët e dyshuar të zjarrvënies së automjetit të efektivit të policisë në Lezhë.
Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Klaudio Gjokhilaj dhe 22 vjeçarin Klaudio Kovaci. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë për shkak të detyrës.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë”, raportojnë uniformat blu.
Ndaj dy të rinjve rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/ Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të punonjësit të Policisë.
Në vijim të hetimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, bazuar në provat e siguruara, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit.
Policia e Lezhës identifikoi, kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit të shtetasit R. Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– K. Gj., 24 vjeç dhe K.K., 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.