zoom

Day ArchiveXherdan Shaqiri “firmos” kundër Skocisë dhe futet në histori

Zvicra nuk arriti të marrë më shumë se një barazim përballë Skocisë, por falë golit të vetëm të Xherdan Shaqirit arriti të sigurojë kalimin në 1/8 e Kampionatit Evropian.

Pas golit të McTominay i ndihmuar nga autogoli i Schar, Zvicra rikuperoi me golin e shkëlqyer të Shaqirit.

Me golin e shënuar mbrëmjen e sotme, 32-vjeçari shqiptar u fut në histori si futbollisti i vetëm që ka shënuar në secilin nga 6 turnetë e fundit të mëdhenj ndërkombëtare.

Konkretisht për Kupën e Botës 2014, EURO 2016, Kupën e Botës 2018, EURO 2020, Kupën e Botës 2022 dhe së fundmi EURO 2024.

Bëni kujdes nesër nga i nxehti afrikan! Temperaturat do të arrijnë deri në…

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 37°C
në zonat e ulëta 21 deri 40°C
në zonat bregdetare 22 deri 37°C

Shqipëria jo vetëm mund të kualifikohet, por mund të dalë edhe e para e grupit. Ja si

Shqipëria ka ende shpresë për të kaluar fazën e grupeve në këtë rrugëtim europian.

Por jo vetëm kaq. Llogaritë tregojnë se për Kombëtaren Kuqezi ka shanse edhe që të jetë e para e grupit, edhe pse deri tani ka siguruar vetëm një pikë në dy ndeshjet e luajtura me Italinë dhe Kroacinë.

Kjo mund të ndodhë, si fillim, nëse Italia dhe Spanja ndahen në barazim me njëra-tjetrën.

Më pas, Shqipëria duhet të marrë fitoren me 3 gola diferencë përballë Spanjës dhe Kroacia të mundë Italinë në ndeshjen e fundit me jo më shumë se tre gola diferencë.

Ngjarje e rëndë në Durrës/ 66-vjeçari bie në pus dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë u shënua në Hamallaj të Durrësit mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Një 66-vjeçar me inicialet O. P. ra në pus dhe për pasojë, humbi jetën në vend.

Në momentin që ndodhi ngjarja, ai po pastronte pusin e shtëpisë së tij.

Gjatë pastrimit, sipas policisë, 66-vjeçarit dyshohet se i ka rrëshkitur këmba, duke rënë brenda në pus dhe duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po merr në pyetje familjarët e tij për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen.

“Lojtar me bo*e” – Komenti i Dakut për Rei Manajn merr vëmendjen e të gjithëve

Mirlind Daku përgëzoi Rei Manajn për lojën e bërë në fushë përballë Kroacisë me një koment epik në rrjetet sociale.

“Të dua Shqipëria ime. Tani me shumë se kurrë duhet të na mbështesni kundër Spanjës duke u mbledhur të gjithë së bashku për të shkruar historinë”, shkruan Manaj në rrjetet sociale, pas supersfidës me kroatët.

Në koment, Daku i shkruan: “Lojtar me bo*e”, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Rei Manaj e nisi titullar sfidën me Kroacinë, por më pas i la vendin në fushë Dakut në minutën e 85.

Autoboti me gas përmbyset në aksin Pogradec-Lin, frikë se mund të shpërthejë

Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Pogradec-Lin.

Drejtuesi i një mjeti autobot, që ishte i ngarkuar me gas, humbi kontrollin duke u përmbysur.

Ai po lëvizte me shpejtësi në një kthesë të fortë në afërsi të fshatit Lin.

Si pasojë e përplasjes, shoferi mbeti i plagosur lehtë dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër, në vendin e ngjarjes ndodhet në gatishmëri një mjet i shërbimit zjarrfikës për të patur në kontroll mjetin autobot të ngarkuar me gas të lëngshëm nga frika e shpërthimit të tij.

VIDEO virale/ Momenti kur policët gjermanë kërcejnë me tifozët shqiptarë dhe bëjnë shqiponjën

Para ndeshjes Kroaci-Shqipëri, Hamburgu u “ndez” nga tifozët kuqezi.

Të veshur kuqezi, me flamuj dhe me këngë patriotike, ata mbushën rrugët e Gjermanisë, në mbështetje të Kombëtares.

Veç tifozëve, vëmendjen këtë herë e tërhoqën dy policë gjermanë, që të veshur me uniformë, iu bashkuan festës së shqiptarëve.

Ata bëhen pjesë e kërcimit së bashku me tifozët kuqezi dhe në fund, një prej tyre bën shqiponjën me duar.

Ky moment u duartrokit nga tifozët dhe është bërë viral në rrjet.

German police joining in with the Albanian fans dance… 🇦🇱 pic.twitter.com/8L4CKFjuwX

— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 19, 2024

Trajneri i Kroacisë surprizohet nga loja e Shqipërisë: Nuk e prisja kaq të vështirë

Për trajnerin e Kroacisë, Zlatko Dalic, loja që Shqipëria bëri në fushë ishte një befasi.

Në daljen e tij për mediat pas barazimit me Shqipërinë, Dalic tha se loja e Kroacisë ishte e ndarë në dy momente: Kishte momente kur në fushë u luajt keq dhe më pas erdhën minutat e lojës së fortë dhe dominuese, me gola të shënuar.

Sipas tij, Shqipëria tregoi një ekip që di të jetë i rrezikshëm dhe të të vendosë në vështirësi.

“Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin. Nuk e prisnim një ndeshje kaq të vështirë. Ndoshta do të dalim më mirë prej këtyre betejave.

Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari, përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërsulm. U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol.

Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende gjallë dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka. Ne jemi mësuar me rrugën e vështirë”, tha trajneri i Kroacisë.

VIDEO/ Shqiptari feston me flamurin kuqezi rrugëve të Greqisë për barazimin drithërues

Tifozët kuqezinj përjetuan një ndeshje emocionuese sot përballë Kroacisë dhe, pavarësisht se sfida u mbyll në barazim, ata iu gëzuan lojës së ekipit.

Shumë prej tyre festuan pas ndeshjes, duke mbajtur gjallë shpresën që rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian nuk do të përfundojë në fazën e grupeve.

Festa kuqezi “vërshoi” deri në Greqi, ku një shqiptar u filmua rrugëve të shtetit fqinj duke bërë xhiro me makinë dhe duke valëvitur flamurin tonë.

Gjermania fiton 2-0 përballë Hungarisë

Gjermania ka fituar edhe ndeshjen e dytë të grupit përballë Hungarusë me rezultatin 2-0.

Goli i parë për “panzerat” u shënua nga Muisala në minutën e 22-të.

Ndërkohë, golin e dytë e shënoi Gundogan në minutën e 67-të. Tashmë Gjermania është në krye të grupit A në kuotën e 6 pikëve.

Për të njëjtin grup, më vonë në mbrëmje do të luhet sfida mes Skocisë dhe Zvicrës. Helvetët janë në kuotën e 3 pikëve pas fitores ndaj Hungarisë.