Aplikacion
Ndryshe nga familja e Ilnisës, të cilët ishin të lumtur për lidhjen e saj me Meritonin, familja e këtij të fundit nuk ndihen njësoj.
Fillimisht ishte i ati i ish-banorit në një intervistë tha se lidhja e të birit ishte në kuadër të lojës. Si duket nga rrjetet sociale, vetëm motra e Meritonin e ndjek Ilnisën në rrjetet sociale, sakaq vëllezërit e tij, kanë zgjedhur mos ta ndjekin të dashurën e vëllait të tyre.
Nga ana tjetër, as Ilnisa nuk i ndjek ata, duke zbuluar se raporti nuk është edhe aq i qëndrueshëm, si gazetarja ka bërë me dije në intervistat e saj.
Në natën finale të “Big Brother”, Meritoni u surprizua nga nëna e tij, e cila e bëri surprizën në studio, pasi ai ishte eliminuar. Pas takimit të tyre, të dy u larguan së bashku nga skena. Por ajo që nuk mund t’i shpëtonte fansave, ishte momenti kur Meritoni i kërkoi të ëmës me zë të ulët që t’i fliste Ilnisës. Ky ka qenë takimi i parë dhe i fundit mes dy zonjave.
Çifti është parë shpesh në Tiranë, por asnjëherë në Prishtinë.
Së fundmi Ilnisa ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien e saj me moderatorin. Ilnisa tha se vajza e saj, Anais e do shumë Meritonin, duke treguar ajo është shumë e lumtur për mamin e saj.
Askush nuk mund të thotë se si do të jetë rrugëtimi i Ilnisës dhe Meritonit, nëse do të jenë një nga shumë romancat e shkurtra, apo një ndër të paktat që mbijetojnë.
RAI3 paralajmëron serinë e tretë: Fakte të reja të lidhjes së qeverisë shqiptare me krimin
Emisioni “Report” i RAI 3 ka paralajmëruar së do të nxjerrë fakte të reja për lidhjen e qeverisë së Shqipërisë me grupet kriminale.
“Udhëtimi ynë vazhdon në anën tjetër të Adriatikut ku kemi mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale. Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer edhe në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes”,njofton faqja zyrtare e emisionit “Report”.
Kjo do të jetë seria e tretë e triologjisë dedikuar Shqipërisë, që nisi fill pas nënshkrimit të marrëveshjes së emigrantëve midis kryeministres Meloni dhe Edi Ramës. Një javë më parë, emisioni italian i la hapësirë kryeministrit Edi Rama dhe ish-bashkëpunëtorit të tij në arrati, Arben Ahmetaj.
Alketa Vejsiu tregon aksidentin e tmerrshëm pak minuta para emisionit: Sapo kishte marrë patentënModeratorja Alketa Vejsiu së fundmi ka rrëfyer për publikun një aksident të rëndë që i kishte ndodhur vetëm pak para se të shkonte në emisionin e saj.
Teksa po bisedonte me Fifin ajo tregoi se çfarë i kishte ndodhur, duke treguar se kishte shpëtuar për mrekulli.
Pjesë nga biseda:
Alketa: Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar.
Zoti është i madh! Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr kisha vënë rripin e sigurimit.
Fifi: Je mirë?
Alketa Vejsiu: Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!
Fifi: Të shkuara! Ti je supersticioze?
Alketa Vejsiu: Unë shumë, mendoj që sot kishte një energji të çuditshme, por jam mirë. Fatmirësisht dhe ata që na përplasën janë mirë, se ishin të rinj. Djali 18, vajza 17 vjeç. Jemi mirë të gjithë!
Mitsotakis: Rruga europiane e Tiranës kalon nga AthinaKryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Europian, i kujtoi Tiranës dhe Shkupit se rruga për në Bashkimin Europian kalon nga Athina.
“Pas të dielës qeveria greke nuk duhet të konsumohet në diskutime për përqindjet elektorale, por duhet të jetë në gjendje të vazhdojë politikën e një Greqie të fortë, duke i dërguar mesazhin fqinjëve tanë veriorë, se rruga e Shkupit dhe e Tiranës për në Bruksel domosdoshmërisht kalon nga Athina. Dhe se vetëm respektimi i ligjshmërisë dhe traktateve ndërkombëtare mund të japë dritën jeshile”, tha Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Greqisë.
Analistët besojnë se, Partia Demokracia e Re, e cila përfaqësohet nga Kyriakos Mitsotakis do të arrijë fitore në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Europian. Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje grekëve të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian për të mbrojtur interesat e vendit, dhe forcimin e të ardhmes.
Partia qeverisëse e qendrës së djathtë të Mitsotakis, Demokracia e Re kryeson lehtësisht në sondazhet e fundit, e ndjekur nga partia kryesore opozitare e majtë Syriza dhe partia socialiste PASOK në vendin e tretë. Demokracia e Re udhëhoqi edhe në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian në 2019.
Shqiptari vritet në shkallët e pallatit, familjarët i kërkojnë policisë që t’iu dorëzojë autorinNjë 61 vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e kaluar në Bibbiano të Reggio Emilias në Itali, ku kishte shkuar për të vizituar vajzën dhe mbesën e tij të mitur.
Ilirjan Minaj u qëllua disa herë me thikë në shkallët e pallatit nga një fqinj i vajzës së tij, i cili më pas u arrestua nga policia.
Sipas të dhënave paraprake Minaj po ngjitej për në apartament kur është përballur me 41-vjeçarin Riccardo Stefani, i cili e ka ngacmuar shqiptarin.
Pas sherrit, Stefani është futur në shtëpi dhe 61 vjeçari Minaj ka goditur derën me forcë. Më pas italiani ka dalë dhe e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur.
Menjëherë në vendngjarje, shkoi policia, pasi situata u përshkallëzua menjëherë. Miq dhe fqinj të vajzës së Minaj nuk kanë lejuar efektivët që të shoqërojnë autorin dhe rrethuan makinën e policisë, pasi 41 vjeçari njihej si person problematik në zonë.
Karabinierët kanë arritur të menaxhojnë situatën duke shpëtuar italianin nga të afërmit e 61-vjeçarit dhe në vendngjarje është kërkuar një automjet i blinduar, ndërsa për të ruajtur sigurinë u vendos një kordon me policinë.
Viktima raportohet se ishte nga Korça dhe prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano.
Prodhimi i armëve si investim strategjik/ Qeveria heq taksat për prodhuesit. Edhe privati në lojëJo vetëm shteti do të ketë mundësinë për të prodhuar armë dhe municione në Shqipëri. Sipas një draftligji, ministria e Mbrojtjes i jep të drejtë edhe subjekteve private për të prodhuar dhe shitur armë.
Pranë ministrisë për mbrojtjen krijohet Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, AIM, e cila do të jetë përgjegjëse për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e sektorit të prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armatimit ushtarak.
Por qeveria ka parashikuar një sërë masash lehtësuese për prodhuesit e armëve, duke nisur nga barra tatimor. Çdo subjekt që investon minimumi 25 mln euro, do të ketë prioritet në shërbime, do të jetë i përjashtuar për 10 vite nga tatim-fitimi dhe nga taksat vendore dhe qendrore të pasurisë. Nuk do të taksohet as për infrastrukturën dhe as për transportet në doganë. Prodhuesit dhe tregtarët e armëve do t’i paguajnë shtetit shqiptar vetëm 10% TVSH.
Ata do të kenë suport dhe në faturat utilitare, si energji elektrike, ujë, gaz për 10 vite dhe do të kenë qasje në fond mbështetëse për kërkim dhe zhvillim në fushën e teknologjive të mbrojtjes.
Draftligji thotë se ndalohet prodhimi dhe tregtimi i armëve dhe teknologjive të armëve biologjike, kimike dhe bërthamore.
Ky është projektligji i dytë për armët që publikon ministria e Mbrojtjes. Në fund të majit, ajo nxorri dokumentin që parashikonte krijimin e “Kayo”, kompanisë shtetërore për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve etj. Efektet fillestare të këtij projektligji në momentin e krijimit të kësaj shoqërie janë në vlerën 300 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondi rezervë.
Qeveria mori seriozisht propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kur dy muaj më parë në Tiranë, i tha kryeministrit Edi Rama, që Shqipëria të përfshihet në industrinë e prodhimit të armëve, për të përballuar agresionin rus.
Një shekull pas vdekjes së tij, Franc Kafka ende trazon botënKanë kaluar 100 vite që kur Franc Kafka vdiq në një sanatorium në Vjenë, nga tuberkulozi – dhe lajmi i mirë është se ky përvjetor nuk mund të harrohet lehtë.
Mund të lexosh, për shembull, një histori të shkurtër të tij, ndoshta disa faqe nga përkthimi i ri i ditarit privat të tij nga Ross Benjamin. Mund të shikosh ekspozitën e re të tij, ku shfaqet kavanozi i tij i pështymës apo shiringa me të cilën i injektonin kokainë në laring. Mund të vërdallisesh në parqet e Oksford ku ndodhet një brumbull i madh, si Gregor Zamza tek “Metamorfoza”, gjysmë burrë, gjysmë insekt.
Ose mund të vazhdosh normalisht me jetën tënde dhe të goditesh papritur me fjalën që nis me “K” – Kafkeske – që nis të të fluturojë në tru.
Isha në Oksford javën e shkuar dhe i hodha një sy librit “Kafka: Krijimi i një ikone” dhe ishte rrënqethëse të shikoje dorëshkrimin e faqes së parë së “Metamorfozës”. Autori nuk i rishikon fjalitë. Ai i ka të formuara, njësoj si një poezi që e kemi mësuar me zemër. Për mua, gjëja më e rëndësishme është se ai është një autor që i përshtatet të gjithaa kohërave. Portreti i 1980-s, punuar nga Andy Ëarhol, e tregotne Kafkën plot jetë dhe pak të çuditshëm. Por fama e tij nuk ishte 15 minuta. Ai u rrit në çdo periudhë deri në të tashmen.
Emri apo shpirti i Kafkës përdoret ende në media. Së fundmi, një gjykatë i është nënshtruar një procesi disiplinor “kafkesk” në qendrën e Krizës së Përdhunimit në Edinburg, pasi gjyqtarja Roz Adams, ishte skeptike për punësimin e këshilltarëve transgjinorë me viktimat e abuzimit. Por ka edhe shumë të tjera, ngjarje që përshkruhen si kopje të novelës së Kafkës “Gjyqi” – një burrë i pafajshëm arrestohet për një krim të paemër – kjo ngjan me rastin e Alexei Navalny.
Përballë Kafkës doja të ndizja një qiri. Nëse Kafka vdiq i ri dhe i panjohur, emri i tij është i pashmangshëm tani!
Shteti që e trajton biznesin si kulak dhe mikroborgjezQershori do të jetë shumë i zënë për Gjykatën Kushtetuese, një institucion që ka si funksion parësor interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.
Vetëm nga grupet e interesit të bizneseve pritet të shqyrtojë tre çështje:
1. Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” është paditur 4 herë në Kushtetuese nga grupi parlamentar i PD-së, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar IEKA, nga avokati Lulzim Alushaj dhe 151 profesionistë të lirë, si dhe nga Shoqata e Autoshkollave.
2. Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive ka ankimuar ndryshimet e ligjit 61/2012 “Për Akcizën në Republikën e Shqipërisë”, që sollën nga 1 janari 2023 dyfishimin e akcizës për prodhuesit e birrës.
3. Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar korrikun e kaluar, me rritjen e çmimeve të referencës.
Pa i hyrë analizës nëse këto grupe interesi kanë apo jo të drejtë, nëse Gjykata Kushtetuese funksionon me paanshmëri, pa presion politik apo qeveritar, apo nëse sipërmarrjet kanë besim të lartë te drejtësia, ka një element që të bën përshtypje: mungesa e dukshme e dialogut mes institucioneve qeverisëse e ligjbërëse dhe grupeve të interesit.
Kjo tendencë është tërësisht në linjë të kundërt me atë që tenton të propagandojë qeveria në vend, e cila madje së fundmi riaktivizoi dhe Këshillin Ekonomik Kombëtar, që synon të promovojë një politikë të re ekonomike dhe fiskale.
“Ky është fillimi i një kuvendimi, për të cilin unë jam shpresëplotë.
Gjithmonë e më shumë nevoja për bashkëpunim, për bashkërendim të perspektivave në një hapësirë, në një tryezë të përbashkët për përputhje të profileve të ndryshme dhe qasjeve të ndryshme është e domosdoshme”, do të shprehej kryeministri Edi Rama, në takimin e parë të këtij këshilli.
Fjalët mund të jenë inkurajuese, por veprat jo. Prej vitesh ka paqëndrueshmëri të lartë te sistemi fiskal. Taksat ndryshojnë vazhdimisht edhe në mes të vitit, duke shtuar pasiguritë për bizneset.
Ndonëse ka një paketë fiskale, që teorikisht diskutohet çdo fund viti bashkë me projektbuxhetin e vitit pasardhës, ndryshimet kalojnë në pjesën më të madhe pa u konsultuar me grupet e interesit, ose vetëm me një pakicë prej tyre.
Bizneset nuk janë më ato të fillimviteve ’90. Në këto dekada janë rritur, janë strukturuar, janë formalizuar, janë diversifikuar, po investojnë jashtë vendit dhe po përpiqen të mbijetojnë në një ekonomi që është bërë gjithnjë e më konkurruese, për shkak të hapjes së vendit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Është detyra e institucioneve qeverisëse e ligjbërëse që të ndihmojnë ekonominë të bëhet sa më konkurruese, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke krijuar një sistem të qëndrueshëm fiskal, me ligje të drejta, rregulla loje të barabarta, që nxisin investimet dhe promovojnë sipërmarrjet.
Pak kohë më parë, dhomat e huaja të tregtisë në Shqipëri u bënë bashkë për të shprehur hapur shqetësimin mbi ambientin për të bërë biznes në Shqipëri, duke e cilësuar atë si joefektiv dhe duke bërë thirrje për përmirësim të konsiderueshëm nëpërmjet reformave gjithëpërfshirëse.
A kanë të drejtë prodhuesit vendas të birrës që ankohen, në një treg që po pushtohet gjithnjë e më shumë nga importet?
A duhet t’i mbrojë ende shteti direkt me tarifa, apo mos duhet t’i ndihmojë të bëhen më konkurrues?!
A kanë të drejtë profesionet e lira që ankohen për zbatim të padrejtë të ligjit dhe veçim të tyre nga pjesa tjetër e subjekteve të vogla?! Këto dilema mund të ishin zgjidhur, nëse do të kishte pasur më shumë dialog.
Trokitja gjithnjë e më e shpeshtë në Gjykatën Kushtetuese është një sinjal se shteti ende nuk po e merr seriozisht sipërmarrjen në vend, apo vihet në lëvizje vetëm kur has në rezistencë, siç ndodhi së fundmi kur tatimet “toleruan” me zbritjen apriori të shpenzimeve prej 30% të profesioneve të lira, ndonëse ata vetë nuk e kishin parashikuar në udhëzime që të zbatohej që tani.
Çfarë duhet të bëjnë sipërmarrjet ndaj një shteti që i trajton në pjesën më të madhe si “armik”?!.
Kaq të paafta janë institucionet ligjvënëse e ligjzbatuese që në vijimësi prodhojnë gabime dhe të krijojnë shqetësim në mjedisin e biznesit?!/Monitor
Çfarë ndodhi? Meritoni thumbon Donaldin dhe RomeonMeritoni, i ftuar në “Cherry on Top” nuk i kurseu ca thumba për Romeon e Donaldin, edhe pse ishte përballë Bora Zemanit. Me qetësi, duke buzëqeshur, Meritoni përdori teknikën “qesh e ngjesh” për të treguar se i ka parë intervistat e Donaldit dhe se banori që qau më shumë në “BBVA 3” ishte Romeo.
Bora e pyeti nëse Ilnisa ishte bërë xheloze gjatë qëndrimit të Meritonit deri në finale dhe ai tha se jo, nuk kishte përjetuar një ndjesi të tillë. Më tej, Bora tha: “Po ashtu si qaje ti kur përmendej Ilnisa…”.
Këtu Meritoni u aktivizua dhe u shpreh: “Te kjo pjesa e të qarit, e di ti se kush ishte njëshi”.
“Iu mësua goja të gjithëve që qan ai, por edhe ju jeni shkrirë në lot”, tha Bora, duke shtuar se Romeo qan edhe për filmat.
Meritoni e zbuti pak situatën dhe tha se është mësuar në “BBVA 3” dhe i duken gjërat tendecioze, ndaj nuk duhet që ajo ta merrte për bazë. Por, sapo menduam që kunjat u shuan, Meritoni përmendi Donaldin.
“Donaldin si e ke? I ka kaluar mërzia? Se kam parë ca intervista”, tha Meritoni.
Bora ia ktheu: “Të paska marrë malli se sa ke dalë e paske parë”.
Para se të bënin paqe, Meritoni dhe Romeo kanë pasur ca përplasje, për të cilat Donaldi ka bërë reagimet e veta.
Në këto debate, shpeshherë Romeos i është përmendur familja, veçanërisht vëllai i tij, Mario, për të cilin Meritoni ka thënë me ironi “SuperMario”.
Nisur nga kjo, Donaldi u shpreh: “Paska ardhur koha e “burrave” o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, por me familjen e tij, pse (merren) këta trima? Këta “burrat” që bëjnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria, o trima? Romeo, nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngelur, shpirti!”./ Zoom.al
Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së Xhensilës nga Besi: Ishte i varur nga alkooliMegi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast”, mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Sipas Megit, ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, por nuk i kanë zgjidhur dot problemet.
“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet,”- deklaroi Megi.
Ndërsa më tej ajo ka komentuar edhe këngën “Mosmirënjohja”, të Besit, e cila thuhet se ishte një mesazh ndaj këngëtares.
“Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histeri publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin, sepse paska qenë mosmirënjohëse,”- tha ajo.
Ndërsa Marsela tregoi se me Xhensilën ushtrohen në të njëjtën palestër, duke e përgëzuar për disiplinën që mban, edhe pse me dy fëmijë të vegjël.
“Xhensilën e kam në palestër, stërvitet dhe është sistematike. Vjen me vajzën e vet, ndonjëherë vjen edhe ma karrocë, fëmija vjen vërdallë dhe ajo e mbaron stërvitjen deri në fund. Ka një disiplinë që më pëlqen. Nuk e kam njohur më parë, por kam një simpati tjetër, sepse më ka pëlqyer shumë dhe duket shumë mirë.”/ Zoom.al