zoom

Day ArchiveËndërroni sikur bëni s*ks me të panjohur apo kolegë zyre? Ja çfarë kuptimi ka

Nëse shihni ëndrra erotike të pazakonta, sipas psikologëve nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Psikologu Lauri Loewenberg shpjegon se ëndrrat me përmbajtje erotike janë impulse krejt të zakonshme dhe normale, ndërsa sqaron se çfarë kuptimi ka secila prej tyre.

1.Seks me dashurinë tuaj të parë: N.q.s keni parë së fundmi një ëndërr me ish-in tuaj të ‘’vjetër’’ (jo në moshë, por në kohë) nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk do të thotë se mendoni për të apo doni të keni sërish diçka bashkë. Sipas Loewenberg, këto ëndrra lidhen më së shumti me atë periudhë të jetës ku ndiheshit më i, e gjallë, pasionant /pasionante etj.

2.Seks me një të panjohur: Po sikur t’ju themi që ka pafund njerëz që kanë provuar seksin më të mirë të jetës së tyre me një të panjohur? Në këtë rast vlen të thuhet shprehja ‘’Ëndrra janë, bëjnë vaki edhe dalin’’. Kjo lloj ëndrre nuk lidhet me dëshirën, herë të pandërgjegjshme për të gjetur dikë, por me veten. Partneri misterioz simbolizon veten tuaj, aspekte të panjohura që duhet t’i zbuloni dhe t’i përdorni.

3.Seks me një njeri që e urreni: Sipas Loewenberg, seksi me një njeri që e keni antipati ose e urreni është një thirrje e brendshme për t’u rilidhur me atë njeri, për të rivendosur komunikimin dhe marrëdhënien e humbur. Në përgjithësi këto lloj ëndrrash përfshijnë skena paksa agresive, kështu që mos u trembni nga ajo që shihni.

4.Seks me nje koleg/kolege nga zyra: Ndoshta gjatë ditës mund të ziheni për përgjegjësitë që keni, por kur vjen nata dhe perdet mbyllen, kolegu/kolegia që keni përballë mund t’ju ofrojë seksin me të mirë të jetës suaj. Psikologia Loewenberg e shpjegon këtë ëndërr si thirrje për bashkëpunim, i cili në këtë rast tejkalon kufirin e profesionit. Ndërsa seksi me shefin, shefen është dëshirë për pushtet dhe para.

Temperaturat rriten më tej nesër, sa do të regjistrojë termometri

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit e vranësirat pritet të jenë të pakta në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Në juglindje vranësirat përgjatë maleve do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 31°C
në zonat e ulëta 14 deri 34°C
në zonat bregdetare 18 deri 32°C

KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur turistja përplaset nga motori në Berat

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Berat.

Në videon që ka përmbajtje sensitive duket momenti kur turistja nga Nepali, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë, teksa po kalonte rrugën, përplaset nga një motor.

Mjeti drejtohej nga një 20-vjeçar.

Të dy ata mbetën të plagosur rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor te spitali i Traumës.

Policia bllokon rrugët nesër për protestën e opozitës. Çfarë duhet të dini për qarkullimin

Pas 4 muajsh normaliteti në Parlament, opozita do t’i rikthehet protestës në sallën e seancave plenare dhe jashtë ambienteve të Kuvendit. Shkak për radikalizmin e aksionit të opozitës është bërë emisioni i transmetuar të dielën në televizionin italian Rai 3, ku Shqipëria cilësohej një narkoshtet.

Për mbarëvatjen e protestës, Policia e Shtetit ka marrë masa duke bllokuar qarkullimin në disa akse rrugore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, përpara Parlamentit, në orën 10:00.

Në zbatim të planit të masave, në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën “Xhorxh Bush”. Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe perfaqësuesve të subjekteve politike, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit, sipas përcaktimeve ligjore dhe përsërit thirrjen për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune, pasi nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Shteti del “në shitje”, jep pronat e veta për zhvillim te privati, në këmbim do marrë zyra

Një procedurë prokurimi disi e pazakontë është çelur këtë të mërkurë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit dhe që ka për autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”.

Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat. ku në finale përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra.

Në termat e referencës së procedurës saktësohet se shteti do të ofrojë ose ndërtime të amortizuara që do të përmirësohen, duke pasur partneritet me subjekte private që do të kenë përfitimin e tyre në këtë investim ose do të jepen prona publike mbi të cilat do të zhvillohen ndërtime të reja.

“Kjo Thirrje është një kërkesë për propozime projektimi për dy objekte paralelisht. Objekti i parë do të akomodojë disa institucione shtetërore në një klaster të ri të konsoliduar multifunksional. Të shpërndara në të gjithë Tiranën, këto qendra administrative do të shërbejnë si shtylla infrastrukturore për të ardhmen e administratës publike të Shqipërisë.

Objekti i dytë do të jetë një zhvillim komercial në një truall që është liruar nga një ose më shumë nga institucionet shtetërore (që do të kalojnë në klasterin e administratës). Një investitor privat do të marrë kontratën për ndërtimin e të dyja ndërtesave, duke shfrytëzuar vlerën e tregut të pronës komerciale për të financuar klasterin e administratës publike” thuhet në këto terma.

Në këtë proces do të jetë e përfshirë edhe Korporata e Investimeve e cila do të luajë rolin e ndërmjetësit. Në dokumentet e termave të referencës nënvizohet një paragraf me përfitimet e secilës palë që do të përfshihet në këtë procedurë.

Një element kyç i këtij modeli bashkëpunimi është mbështetja tek një “fitore e ndërsjellët” (“win-win”). Në këmbim të së drejtës për të zhvilluar këto prona, partneri privat do të mbulojë kostot e zhvillimit të klasterave të rinj të administratës publike bazuar në konkursin ndërkombëtar për të plotësuar nevojat e institucioneve publike.

“Gjithashtu, të drejtat e përdorimit të këtyre aseteve do t’i transferohen AIC-së.

Përfitimet:

Administrata Publike: Përfiton ndërtesa të reja dhe infrastrukturë të përmirësuar dhe hapësira pune, duke çuar në rritjen e produktivitetit dhe standardeve të punës për nëpunësit dhe funksionarët publik.
AIC: Përfiton nga tarifat e ndërmjetësimit për identifikimin dhe konsolidimin e pronave, projekt-idetë për zhvillimin e pronave dhe krijimin e aseteve të reja për administrim. Gjithashtu fiton pozicionim strategjik në tregun e pasurive të paluajtshme.

Partneri privat: Ofron financimin dhe realizimin e projekteve, duke përfituar nga rritja e sigurt dhe e qëndrueshme e të ardhurave dhe kthimet me rrezik të ulët nga investimi. Ky partneritet luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit dhe modernizimin e infrastrukturës administrative.

Nga kjo nismë do të përfitojnë drejtpërdrejt institucionet shtetërore, prej përmirësimit të cilësisë, kushteve dhe mjedisit të tyre të punës, duke rritur njëkohësisht shumë pozitivisht cilësinë e përvojës së përditshme të mijëra shërbim-marrësve. Këto hapësira të reja do të jenë më të përshtatshme, funksionale dhe më të shëndetshme, duke rritur kështu besueshmërinë e këtyre institucioneve në sytë e publikut.

Konfigurimet dhe përdorimi i optimizuar i këtyre hapësirave do të përmirësojnë efikasitetin dhe produktivitetin e punës, duke siguruar standarde më të larta të shërbimit dhe përmirësimin e performancës së sektorit publik. Projekti gjithashtu do të ofrojë një seri efektesh pozitive për komunitetet përreth, duke përfshirë rritjen e shërbimeve, aktivitetit të biznesit, investimeve dhe një integrim dhe transparencë më të madhe midis komunitetit dhe nëpunësve civilë.

Kjo do të krijojë përfundimisht një kontekst urban më dinamik dhe frymëzues. Zhvendosja e këtyre institucioneve dhe stafit të tyre në vende më të përshtatshme në kryeqytet pritet të sjellë përfitime të shumta ekonomike dhe sociale. Kjo ndërhyrje do të ndikojë pozitivisht në zonën e zhvilluar nga partneri privat, duke nxitur biznesin lokal, investimet e mëtejshme dhe përfitime të tjera sociale” argumentohet në termat e referencës./ Monitor

Stresi divorcohet nga Kejsi: Më erdhi një letër para dy ditësh, thash “wow”

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, i ka dhënë fund martesës së tij.

Në vitin 2018, Stresi dhe Keisi treguan se u martuan por nuk bënë dasmë.

Por jeta martesore nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë nga njëri-tjetri, por jo ligjërisht.

“Ne kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Flasim herë pas here por jo shumë. Ne jemi të martuar akoma, nuk kemi bërë ndarje aktuale. Herë pas here flas dhe me familjen e tij. Divorci është shtyrë pasi asnjë prej nesh nuk ka qenë në Shqipëri”, shpjegonte pak kohë më parë Kejsi.

Këtë të mërkurë, marrëdhënia e tyre ka marrë fund edhe ligjërisht. Stresi tregoi se ata kanë firmosur dokumentet e divorcit në gjykatë.

“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija seç ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq. Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë “wow””, tha Stresi.

Pasi u largua nga Tatimet, Ceno Klosi emërohet zv.ministër i Energjisë (VENDIMI)

Detyra e re e Ceno Klosit është zyrtarizuar këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Një ditë më parë u njoftua se Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa ishte në pritje të emërohej zëvendësministër në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Vendimin e firmosi këtë të mërkurë zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë mbledhjes së qeverisë, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Ndryshime në nivel zëvendësministrash u firmosën edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u emërua Dorian Tola dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u emërua Niko Hyka.

Pse u dorëhoq Ceno Klosi?

Teksa ishte në krye të Tatimeve, SPAK nisi hetim ndaj Ceno Klosit pas dy denoncimeve të PD-së.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria për kallëzimin e parë.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”, njoftohet për çështjen e dytë.

SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.

Aksident në Berat/ 20-vjeçari me motor përplas turisten. Të dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Beratit.

Një motor goditi një tursite nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.

Prej përplasjes së fortë, turistja dhe drejtuesi i motorit, një 20-vjeçar, morën plagë të rënda në trup.

Ata u transportuan fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, por më pas u dërguan te spitali i Traumës prej gjendjes së rëndë shëndetësore.

Nga ana e policisë po hetohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Një pikturë dhe për (narko)shtetin e tij…

Nga Luçiano Boçi

Mafia ka evoluar me kohën dhe ka lënë pas brutalitetin fizik (jo se nuk është brutale) dhe ka rritur ndjeshëm brutalitetin ekonomik dhe atë politik. Ka ndërruar petk e lëkurë. Sot Mafia “angazhohet në fushata elektorale ku mbështet përfaqësuesit e vet dhe forcat politike që i dominon ose drejton, bën pastrim parash, posedon industrinë e mbetjeve dhe merr pozicione menaxheriale në kompani dhe qeveri. Mafia e dikurshme gjakatare dhe e pamëshirshme është shndërruar në një organizatë biznesi-politike që nuk qëllon më, nuk përdor bomba apo vetëm pazare droge, por që dëshiron të ushtrojë megjithatë pushtetin në vend të shtetit”.

I gjithë ky parashtrim duket sikur është bërë enkas për Qeverinë Rama. Realisht i referohet Cosa Nostra-s. Ngjashmëria është kaq “pikë-uji” sa është e vështirë të dallosh ku fillon Mafia dhe ku mbaron qeveria Rama. Më saktë narko-shteti Rama.

Të gjitha aktivitetet e lartpërmendura janë ekskluzivitet i një qeverie pa personalitete brenda saj, por me një kapobandë Kryeministër, i cili sot dirigjon dhe rakordon me organizatën narko-politike, sipas vetë ish zëvendësit të tij në arrati, por dhe asaj që dihet anë e mbanë, veprimtarinë e narko-shtetit me ekzotik të Evropës.

Edhe ky vetë si organizata, ka ndërruar stil. Rama nuk është më ai “legeni” i dikurshëm i fillimviteve pas 2013, i lokalit tek “Coin” që e merrnin në telefonon “Ata” që i kishin dhënë karriken dhe i kërkonin të ndërmjetësonte uljen e gjobave që organizatat kriminale i vendosnin njëra-tjetrës, apo bizneseve. Ka evoluar si vetë organizata. Sot gjithçka e drejton nga Olimpi i zyrës të shndërruar në fletore vizatimi. Aty pret përfaqësitë e karteleve, bën tryezat zgjedhore e ndan territore. Jep liçenca dhe emëron investitorë strategjikë. Jep koncesione plehrash e sterilizimesh. Rregullon raportet e ul gjakrat e gjaqeve dhe laqeve. Hap portet për tonelatat e drogës ameriko-latine e ndërton kampe internimi refugjatësh. Shkel të dy sytë për pastrimin e parave të korrupsionit qeveritar e të narko-trafikut. Shkel ndonjë sy dhe për ato që duhen hequr qafe nën moton publike, gjoja “të hanë kokat e njëri tjetrit’.

Madje tani flet ngadalë si me bezdi në shenjë pushteti dhe në emër të atributit si kapo. E kur vjen tek sulmi ndaj atyre që i nxjerrin të vërtetën e i prekin interesin, shpërfytyron gjuhën e mimikën, nxjerr në pah urrejtjen për botën e psikikën e deformuar.

Herë pas here ligjëron dhe me pak mekje ose ofshe si një i vjetër që e imagjinon veten të ri dhe përpiqet të identifikohet me Ismail beun e Vlorës.

Dikur zari i tavolinave sot është shndërruar në gjylen e tavolinave, njeriun me peshë që peshon fate parash, aferash, biznesesh e njerëzish.

Kjo në sajë të shërbimeve që kartelet e drogës i japin gjatë fushatave të fituara zgjedhore.

E rrethoi veten me këshilltarë evropianë ish-kryeministra për të korruptuar opinionin e larë pamjen e vet. Korruptoi agjentë amerikanë e shqiptarë për hesapet e karrierës se vet dhe luftës ndaj opozitës.

Ndërsa për kapriçiot kokëçarëse e për shërbimet e votave kundrejt favoreve, ka emëruar de facto një përfaqësues për çdo sektor apo territor, të cilët i quan dhe koordinatorë politikë ose koordinatorë specialë.

Fiks sipas modelit të strukturë së mafias, për të cilën SPAK-u i tij ka dijeni por njëherazi është i lumtur që ka dijeni.

Po aty tek ajo fletorja e vizatimit pret miqtë e tij ndërkombëtarë, të cilëve u vetëofrohet me lëpirje e përqafime sektesh e insektesh e kërkon të bëjë “të madhin” e gjatë me duart e gjata të hajdutit tipik, të cilat dukshëm në shpropocion me trupin, mundohet t’i fshehë.

Me këmbët e shkurtëra si vetë gënjeshtra, në raport me staturën e bustin; dobësi që e mbulon me xhaketat e gjata dhe këmishat e lëshuara, ecën me një siklet të mirëdalluar në qilimet që i shtrojnë për hir të shtetit dhe jo për hir personal.

Bën gjithçka të bjerë në sy e t’i çjerrë sytë kombit të vet.

Hyn në pazare e bën pazare për fatin e vet politik me çfarëdolloj çmimi e kostoje. Shet ç’të ketë përpara e fal gjithçka për të çimentuar narko-diktaturën.

E ndërkombëtarët qeshin e gazmenden me të, me demokracinë teorike e qeshin me hidhërimin e njerëzve që largohen nga ky vend çdo ditë e më shumë.

Romuzaxhiu i dikurshëm me profesionin gallataxhi i tavolinave tiranase kontroverse të ‘90, sot e përdor aftësinë e tij oratorike për të mashtruar sheshit, për të bërë e blerë sheshit propagandë e media e për të dalë shesheve si krenaristi i narko-shtetit.

Ndërsa kompleksin e tij të inferioritetit e përshfaq në dëshirën perverse për të eleminuar me çdo kusht kundërshtarin e tij politik.

Narko-shteti ndërkohë ecën sahat. Ka futur në bigë e thes ndërkombëtarët e tradhëtarët, analistët e specialistët, mediat dhe institucionet, politikanët e përtej detit dhe arlekinët e këtushëm.

Kontrollon drejtësinë, tallet me bujqësinë, ka kriminalizuar ekonominë, ka vrarë shëndetësinë e ka rrënuar përdhunshëm arsimin.

Ky narko-shtet objekt turistik, ka dhe një gjë krejt origjinale.

Këtu njerëzit publikisht e mediatikisht shfaqen të lumtur dhe krenarë.

Në tavolina, shtëpi dhe kufi janë të mërzitur dhe të prekur në dinjitet.

Ndoshta po presin që Narkosi i rradhës t’i transmetojé artistikisht të vërtetën dhe të duhurën në sy, sepse opozita e të vërtetat e saj të faktuara ende nuk po ia mbushin syrin se kështu i flet në vesh propaganda, i ulëret frika e instaluar dhe i çorienton drejtësia e vonuar.

E atëhere do jetë vonë.

Prandaj kjo tablo e këtij Narko-shteti duhet grisur e djegur sa më parë.

ANSA: Truprojat e Ramës gjakosën deputetin italian, Meloni u tha ta lëshonin (video)

Deputeti i opozitës Italiane, Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’ ka pasur një përplasje me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Ai i ka kërkuar llogari Melonit gjatë përplasjes në dalje të pikës së kontrollit në Shëngjin, ndërsa e ka akuzuar atë se po bën fushatë elektorale.

“Po bën fushatë elektorale, takime elektorale’ tha deputeti Maggi, ndërsa Meloni është mbrojtur nga rojet e saj dhe ka deklaruar se ‘do ti japë fjalën në parlament’.Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.”

Sipas agjencisë mediatike italiane ANSA, Maggi ka dalë para makinës që transportonte Edi Ramën dhe Melonin, duke shfaqur një tabelë ku lexohej “1 miliardë euro spot elektoral”.

Në këtë moment ai është rrethuar sipas ANSA policët, por që siç dallohet nga pamjet janë truprojat e Ramës, punonjës të Gardës, të cilët e kanë zhvendosur me forcë menjëherë për të hapur rrugën.

Madje ANSA thotë se deputeti italian është parë me njolla gjaku në pjesën sqetullës.

Në këtë moment, Meloni doli nga makina duke iu drejtuar truprojave të Ramës në anglisht “Ju lutem lereni”, mesa duket pasi e pa se si po e trajtonin.