Aplikacion
Uashingtoni shprehu “shqetësim të thellë” të martën për një sulm ajror që duket se është ndërmarrë nga Izraeli dhe la të paktën 45 palestinezë të vrarë. Objektivi i sulmit që la rreth 200 të plagosur ishte kampi i refugjatëve në Rafah. “Ato imazhe ishin zemërthyese”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Ai tha se ndërsa Izraeli ka të drejtë të luftojë Hamasin, Izraeli e ka për detyrimin që të bëjë gjithçka që është e mundur për të minimizuar dëmtimin e civilëve gjatë operacioneve të tij.
“Ne do të vazhdojmë të theksojmë detyrimet që ka Izraeli për të respektuar plotësisht ligjin humanitar ndërkombëtar, për të minimizuar ndikimin e operacioneve ushtarake tek civilët dhe për të shtuar rrjedhën e ndihmës humanitare për njerëzit në nevojë”, tha zëdhënësi Miller, duke shtuar se ushtria izraelite kishte premtuar një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent. “Ne do t’i ndjekim nga afër ato rezultate”, tha ai
Ushtria izraelite tha se po shqyrton mundësinë që armët e fshehura në zonën e goditur nga sulmi izraelit mund të kenë shkaktuar një zjarr vdekjeprurës në kampin e refugjatëve të dielën.
Një zëdhënës ushtarak tha të martën se municionet e përdorura në sulmin izraelit ishin shumë të vogla për të shkaktuar r një zjarr të madh.
Ministria e shëndetësisë në Gazë tha se sulmi shkaktoi zjarrin në tendat ku strehoheshin personat e zhvendosur. Nga ana tjetër, Izraeli tha se kishte vrarë dy militantë të lartë të Hamasit në sulmin në fjalë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së u takua të martën pasdite në një seancë të mbyllur të kërkuar nga Algjeria për të diskutuar sulmin. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha përmes një deklarate të martën se “dhuna e pamëshirshme” duhet të ndalet ndërsa përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim humanitar dhe lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të të gjitha pengjeve.
Punonjës të kujdesit shëndetësor dhe banorët e Gazës raportuan për sulme të reja ajrore izraelite të martën në zonën al-Mawasi, ku janë vendosur mijëra njerëz, për të cilën Izraeli ka thënë se është një “zonë e sigurt”.
Ministria e shëndetësisë në Gazë tha se të paktën 20 civilë u vranë. Ushtria izraelite tha se nuk e kishte sulmuar zonën.
Përmes një deklarate, ushtria izraelite tha se “përkundër raportimeve të disa orëve të fundit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk sulmuan Zonën Humanitare në Al-Mawasi”.
Në mesin e të vdekurve ishin 12 gra, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Një zëdhënës ushtarak tha se “deri në këto momente nuk jemi në dijeni për incidentin.”
Në pjesën qendrore të Rafahut, tanket dhe makinat e blinduara me armë automatike janë stacionuar pranë xhamisë Al-Awda, sipas dëshmitarëve me të cilët bisedoi agjencia Reuters.
Kritikat ndërkombëtare ndaj ofensivës trejavëshe në Rafah u shndërruan në zemërim të hapur pas sulmit të së dielës dhe zjarrit që kaploi një kamp tendash, duke lënë të paktën 45 të vrarë.
Nënpresidentja Kamala Harris tha të martën se “fjala tragjedi nuk është përshkrim i mjaftueshëm i asaj që ka ndodhur” në kampin e tendave në Rafah.
Ajo i bëri këto komente gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni në Uashington, pasi u pyet nga një gazetar për sulmin në zonën humanitare të martën. Por ajo nuk u përgjigj në pyetjen nëse sulmet në Rafah kaluan “vijën e kuqe.”
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Shtetet e Bashkuara menjëherë kanë kontaktuar qeverinë e Izraelit pas sulmit të fundjavës në Rafah për të shprehur shqetësimin e thellë rreth incidentit.
Izraeli tha se kishte vënë në shënjestër të sulmit dy udhëheqës të lartë të Hamasit dhe se synimi i tij nuk ishte të shkaktonte dëme ndaj civilëve.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha të martën se ende mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në kampin e refugjatëve në Rafah, por shtoi se bombat 17 kilogramëshe të përdorura në sulm besohet se ishin shumë të vogla për të shkaktuar një zjarr të përmasave të tilla.
“Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë, përfshirë mundësinë që një sasi armësh të kenë qenë të fshehura në një vend afër objektivit tonë, për të cilën ne nuk kemi patur njohuri më parë dhe të kenë shpërthyer si rezultat i sulmit”, deklaroi zëdhënësi Hagari, duke shtuar se sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes ka shenja se kishte shpërthime dytësore pas sulmit.
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda hedhin hapa konkretë për njohjen e shtetit palestinez
Ndërkohë përmes një gjesti diplomatik që sipas tyre ka për qëllim të frenojë dhunën, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia hodhën hapa konkretë të martën për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez, duke thelluar izolimin ndërkombëtar të Izraelit për shkak të luftës.
“Ky vendim historik ka një qëllim, t’iu ndihmojë izraelitëve dhe palestinezëve të arrijnë paqen. Njohja e shtetit të Palestinës nuk është vetëm çështje drejtësie historike e aspiratave legjitime të palestinezëve, por është, mbi të gjitha, një domosdoshmëri nëse duam të arrijmë paqen”, deklaroi zoti Sanchez.
Irlanda dhe Norvegjia po ashtu vendosën ta njohin shtetin palestinez, duke iu bashkuar rreth 140 shteteve që tashmë e njohin atë. Por, asnjëra nga fuqitë perëndimore ende nuk e kanë njohur shtetin palestinez.
Megjithatë, sipas ndihmës profesorit të fakultetit të drejtësisë në universitetin e Utrehtit, Kushtrim Istrefi, njohja e shtetit palestinez nga tre shtetet evropiane ka peshë ligjore dhe politike dhe nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar, po e shndërron në realitet zgjidhjen me dy shtete.
“Kemi parë aleatët më të fuqishëm, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera, që po nxisin qeverinë (izraelite) të ndryshojë strategjinë. Këto thirrje jo gjithnjë kanë funksionuar dhe mendoj se këto njohje po dërgojnë një sinjal më të fuqishëm, që kursi që po ndjek Izraeli nuk e ndihmon atë, sepse njohjet po vijnë si rezultat i asaj që po bën Izraeli, jo veprimeve të Palestinës. Prandaj është në interesin e Izraelit, të analizojë se përse aleatët e tij po i ofrojnë këto njohje,” thotë zoti Istrefi për agjencinë e lajmeve Reuters.
Kritikat e ashpra ndërkombëtare ndaj Izraelit u shtuan të martën, një ditë pas sulmit në qytetin e Rafahut, që shkaktoi 45 viktima mes të të zhvendosurve palestinezë në një kamp tendash. Sulmi në Rafah erdhi vetëm pak ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kërkoi nga Izraeli që t’i jepte fund ofensivës ushtarake në Rafah.
Kryeministri izraelit Netanyahu i tha parlamentit të hënën se sulmi në Rafah ishte “një gabim tragjik”.
“Kemi evakuuar rreth një milionë banorë nga Rafahu dhe megjithë përpjekjet tona që të mos shkaktojmë dëme ndaj civilëve, fatkeqësisht ndodhi një gabim tragjik. Po hetojmë rastin dhe do t’i bëjmë të ditura gjetjet”, deklaroi ai.
Që nga fillimi i operacionit në Rafah, rreth një milion palestinezë janë zhvendosur nga pjesa jugore e Rripit të Gazës. Shumica janë zhvendosur disa herë përgjatë ofensivës tetë mujore të Izraelit në Gazë, që ka për qëllim të eliminojë grupin militant Hamas, por që ka shkatërruar këtë territor dhe ka shkaktuar uri, sipas Kombeve të Bashkuara.
“Po vuajmë për ujë. Ecim 20-30 kilometra për të siguruar ujë nga Deti Mesdhe. Është vështirë të sigurosh ushqim. Nuk ka ndihma. Aeroplanët po hedhin ndihma, por ne nuk po i marrim ato. Situata është tragjike përtej imagjinatës”, tha i zhvendosuri Tamer Abu’l Kheir.
Sipas Kombeve të Bashkuara, për shkak të ofensivës në Rafah, ndihmat humanitare që po hyjnë në Gazë kanë arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës dhe janë të pamjaftueshme për të furnizuar me ushqime banorët e zhvendosur të enklavës./ Zëri i Amerikës
Çfarë parashikojnë meteorologët për nesër? Në orët e mesditës…Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me altrenime vranësirash dhe kthjellime, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezene që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, në orët e mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit.
Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër.
Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi- veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, valëzimi në detet Adritik dhe Jonë pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 23°C
në zonat e ulëta 12 deri 26°C
në zonat bregdetare 13 deri 25°C
Julian Deda pretendon se rregullat e lojës gjatë Big Brother VIP nuk kanë qenë të njëjta për të gjithë banorët.
Në takimin post Big Brother, Juli tha se me votat e publikut, duhet të ishte ai fituesi, duke shtuar se Egla fitoi për shkak të skenarit me dhomën e bardhë.
Por ai u kundërshtua nga Meritoni, i cili i kërkoi të pranojë humbjen.
Debatet mes tyre:
Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku
Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë.
Juli: Eglën e faktorizoi dhoma e bardhë.
Ori: Ishte e vetmja që mësyu Tiktokun me shprehjen e saj.
Juli: Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë videon e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama dhoma e bardha ta ka thënë Big Brotherin dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty BB. Ke dalë dy here e papreferuar.
Juli: I kam ditur të gjitha
Meritoni: Më shumë jam unë si fitues i publikut, sesa ti, se po del sikur të është bërë me hile, po mendoj se kjo pjesa ‘jam fitues’, është e kotë se publiku ka vendos, ke humbur dhe pranoje.
Juli: Që në 7 prill kur është rikthyer Egla kam pasur një reagim për zhvlerësimin e zarfit të zi. Ndjeva një faktorizim të Eglës dhe një mundësi tjetër për të shkuar drejt fundit. Unë dhe për të dhënë sinjale thoja që Eglën e dua në finale, dhe e dua në pod. Kthimi i saj më është dukur i çuditshëm. Meritonin nuk e kam parë si konkurrent.
Meritoni: Tani po bie në kundërshtim me veten, se ke parë Eglën në finale. Të dy ata kanë luajtur bashkë, kanë pasur aleancë.
Romët e Shqipërisë denoncojnë mungesën e progresit në premtimin e qeverisë për integrimNë korrik të vitit 2024 do të bëhen plot pesë vjet që kur vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan një zotim të përbashkët në qytetin perëndimor polak të Poznanit për të garantuar “barazi dhe integrim të plotë” të romëve, duke përfshirë rritjen e përfaqësimit të tyre në sektorin publik.
Megjithatë, në Shqipëri, e cila ishte një nga nënshkruesit, organizatat rome thonë se nuk ka pasur përparim të prekshëm, sepse nuk ka pasur vullnet politik për të bërë ndryshimet e nevojshme legjislative.
“Nga deklarata e Poznanit ka mbetur vetëm nënshkrimi i kryeministrit dhe angazhimi i qeverisë shqiptare për ta zbatuar atë”, tha Gentian Sejrani, kreu i “Drejtësia Sociale”, e cila ofron mbështetje ligjore për komunitetet kryesisht rome dhe egjiptiane.
“Në fakt, nuk ka pasur vullnet politik për ta zbatuar atë, pasi që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë ndryshim ligjor në lidhje me bazën ligjore për punësimin apo për statusin e nëpunësit civil në sektorin publik.”
“Që kjo të ndodhë… duhet të ketë një përmirësim në kuadrin ligjor duke përcaktuar diskriminimin pozitiv për anëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian, qoftë si punonjës të administratës civile apo për të marrë statusin e punonjësit civil”, tha Sejrani për BIRN.
“Nëse nuk ka ndryshim ligjor, do të thotë se nuk ka vullnet për ta zbatuar atë.”
Angazhime të pazbatuara
Romët në Shqipëri prej kohësh përballen me probleme përsa i përket punësimit, arsimimit dhe strehimit.
Sipas deklaratës së Poznanit, qeveritë u zotuan të “rrisin shkallën e punësimit të romëve në sektorin publik në shkallën proporcionale të pjesëmarrjes së romëve në popullatën e përgjithshme” dhe “të rrisin shkallën e punësimit midis romëve në të paktën 25 për qind”.
Qeveritë gjithashtu u angazhuan, aty ku është e mundur, të legalizojnë të gjitha vendbanimet joformale rome ose t’u sigurojnë atyre “strehim të përhershëm, të denjë dhe të përballueshëm” dhe të shtojnë regjistrimin dhe shkallën e përfundimit arsimit fillor të romëve në 90 për qind dhe, në terma të arsimit të mesëm, në 50 për qind.
Më tej, ato u zotuan të garantojnë që të gjithë romët të regjistrohen në regjistrat civilë dhe t’i mbrojnë ata nga diskriminimi.
Por të paktën në rastin e Shqipërisë, asnjë nga angazhimet nuk është zbatuar, tha Romina Sefa, drejtore ekzekutive e organizatës për të drejtat e romëve Qendra për Advokim Social.
“Përsa i përket deklaratës së Poznanit, shumica e angazhimeve të ndërmarra ende nuk janë zbatuar apo buxhetuar nga institucionet përgjegjëse”, tha Sefa për BIRN.
Ajo tha se “asnjë përpjekje serioze” nuk ishte bërë nga autoritetet përgjegjëse për të rritur përfaqësimin e romëve në sektorin publik.
Romët vazhdojnë të jenë gjithnjë e më shumë të përjashtuar nga proceset politike dhe vendimmarrëse.
Në një konferencë në Tiranë në prill, Etleva Sheshi, drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave të Përfshirjes Sociale dhe Barazisë Gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha se për sa kohë që aplikantëve nuk u kërkohet të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike gjatë procesit të rekrutimit, është e pamundur të kemi të dhëna të sakta se sa romë janë të punësuar në sektorin publik.
Sipas aktivistëve romë, gjatë dy viteve të fundit vetëm 10 romë aplikuan për punë në sektorin publik të Shqipërisë. Asnjë nuk u pranua.
Robert Gajda, Komisioneri i Shqipërisë për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tha se diskriminimi ishte i dukshëm nëse organet publike e pranojnë apo jo atë.
“Edhe pse organet publike thonë se nuk kanë të dhëna për përkatësinë etnike të aplikantëve, ata ende bëjnë dallime për shkak të njohjes joformale që gëzojnë”, tha Gajda. Sfidat ligjore ndaj një diskriminimi të tillë janë pa ndryshim të suksesshme, shtoi ai.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk iu përgjigj pyetjeve se sa romë janë të punësuar në sektorin publik.
Dyshime për censin e popullsisë
Kritikët thonë se diskriminimi fillon me nën numërimin e romëve në censin e popullsisë.
Censi i fundit u krye në vitin 2023, por rezultatet ende nuk janë shpallur; të gjitha pakicat në Shqipëri sfiduan rezultatet e censit të mëparshëm të popullsisë në vitin 2011, i cili zbuloi se pakicat etnike përbëjnë më pak se 1.5 për qind të popullsisë.
Duke nën numëruar pakicat, kritikët thonë se shteti është në gjendje të kufizojë sasinë e parave që duhet të ndahen nga buxheti për ato komunitete.
Rreth 12,000 njerëz u regjistruan si romë ose egjiptianë në censin e vitit 2011, megjithatë çdo vit që nga viti 2019, mesatarisht rreth 11,700 fëmijëve romë dhe egjiptianë u janë dhënë libra shkollorë falas nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, sipas përgjigjes së ministrisë ndaj një kërkese për të drejtë informimi të paraqitur nga BIRN në 2021.
Nëse shifrat e reja të censit ndryshojnë sërish në mënyrë dramatike nga ato të Ministrisë së Arsimit, “ne do ta kontestojmë këtë gjë dhe kemi argumente dhe prova zyrtare”, tha Sejrani./ Reporter.al
Hatërmbetje pse nuk u shpall fitues? Romeo mungon në takimin post Big Brother. Reagimi i LedionitPas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP, Ledion Liço mblodhi këtë të martë të gjithë ish-banorët, për të komentuar për sjelljet e tyre brenda shtëpisë dhe zgjedhjen e publikut për të shpallur fituese Egla Cenon.
Por mes të pranishmëve u vunë re mungesa. Ndër të pestë finalistët, i vetmi që mungonte ishte Romeo Veshaj, duke nxitur thashetheme se ka hatërmbetje mes tij dhe produksionit për emrin e shpallur fitues.
“Romeo nuk iu përgjigj ftesës për të ardhur në studio. Arsyet pse, nuk i dimë”, tha Ledion Liço.
Në takim mungoi edhe Sara Gjordeni, për të cilën Ledioni shpjegoi se arsyeja ishte shtatzënia.
I mituri goditet me thikë në gjoks dhe në dorë në Sarandë. Si është gjendja e tijNjë 16-vjeçar u godit me thikë pasditen e kësaj të marte në Sarandë.
I mituri mori plagë në gjoks dhe në dorë, pas një konflikti që pati me persona ende të paidentifikuar.
As shkaqet e ngjarjes nuk janë zbardhur ende nga autoritetet, ndërsa 16-vjeçari me inicialet P. L. u dërgua në urgjencën e spitalit të Sarandës.
Pas kujdesit mjekësor që mori, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Gazetarja: Fatmir Xhafaj do të bëjë çmos për ta vënë nën kontroll SPAKGazetarja Klodiana Lala analizoi marrëdhëniet që sipas saj janë ndërtuar mes kreut të SPAK, Altin Dumani dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ky i fundit, sipas gazetares, po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të vënë nën kontroll SPAK.
Klodiana Lala shtoi se qeveritarë e pushtetarë janë të shqetësuar nga SPAK dhe po ndërmarrin lëvizje të tilla sepse Altin Dumani nuk po i bindet askujt.
Postimi i plotë i Klodiana Lalës:
Ndodhesha në Beograd për shkak të një angazhimi profesional kur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të zgjidhej kreu i ri i SPAK.
E ndoqa mbledhjen online dhe kuptova se lufta e qeverisë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme ishte e fortë.
Mënyra sesi po zhvilloheshin ngjarjet e dëshmonin qartë këtë. Në finale drejtimin e SPAK e mori Altin Dumani.
Prej asaj dite lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe korrupsionit ka nisur të ashpërsohet (sigurisht kërkohet shumë më tepër).
Altin Dumani nuk i bindej askujt. Vetëm LIGJIT. Kjo ngjan se e tmerron Edi Ramën. Ndaj siç duket qartë, ai zgjodhi Fatmir Xhafën, njeriun që dikur e flaku brenda natës nga Ministria e Brendshme, ta thërrasë në shërbim. Si përherë, Xhafaj di të shërbejë. Ndaj befas e gjen veten në krye të Komisionit AntiSPAK. Një komision që do të përpiqet të kontrollojë strukturën antikorrupsion.
Lufta ndaj Dumanit sapo ka nisur. Xhafaj do të luajë me procedura, teknikalitete, negociata me ndërkombëtarët. Do bëjë çmos të arrijë ta kontrollojë SPAK dhe t’i shërbejë SHEFIT. Se ka për gjë, e ka gëlltitur flakjen nga Ministria e Brendshme.
Edhe momentin kur u detyrua të dorëzojë vëllain në burg në Itali vetëm e vetëm që mos trazohej Edi Rama.
Ujërat tashmë kanë ndryshuar. SPAK-u ndryshe nga sa mendojnë analistë të njohur në vend, po ju del nga kontrolli. Jo e gjithë struktura, por një pjesë, që po iu prish gjumin.
Personalisht nuk besoj që Shqipërinë e bën SPAK, Shqipërinë e bëjmë Ne, qytetarët. Por SPAK mjafton t’iu dridhë gjunjët e poltikanëve të korruptuar që deri dje e shihnin veten të paprekshëm.
Xhafaj është njëri prej tyre, të cilit duhet t’i hetohet pasuria për shkak se vëllai është i dënuar për drogë. Po ndërsa, do duhej të mbështeste Reformën që vetë e qepi, tani po përpiqet ta shqepë dhe të vërë nën kontroll SPAK. Nëse kjo ndodh, s’besoj se në këtë vend ka më shpresë. Urojmë mos më dalë parashikimi.
EMRAT/ Kush janë babë e bir që plagosën njëri-tjetrin me thikë. Si tentuan të fshehin ngjarjenZbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në fshatin Gjazë të Lushnjës, ku babë e bir plagosën njëri-tjetrin me thikë.
Nari Plaka 39 vjec dhe Bashkim Plaka 69 vjeç kanë shkuar për t’u mjekuar rreth orës 18:00, në Spitalin e Lushnjës.
Filimisht është paraqitur për ndihmë 39 vjeçari. Ai në fillim nuk tregoi që ishte plagosur me thikë, por tha se kishte rënë nga biçikleta dhe i kishte hyrë hekuri në bark.
Mjekët dyshuan se ai mund të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe e operuan.
Pas djalit ka ardhur për mjekim edhe babai i tij, 69-vjecari Bshkim Plaku i cili ka dëmtime në kokë dhe fytyrë.
Policia informon se babë e bir janë demtuar mes njëri-tjetrit, gjatë një konflikti mes tyre, për arsye ende të pazbardhura.
Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Reperi shqiptar trazon rrjetin. Poston video të Xhensila Myrtezajt dhe më pas e fshinReperi Majk ka bërë një veprim të çuditshëm që lidhet me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Ai postoi në Instagramin e tij një video të Xhensilës duke kërcëryer nën ritmet e këngës së reperit, por më pas ai e fshiu. Rrjeti po aludon se dyshja ka nisur një raport, teksa një pjesë tjetër thotë se ai e ka bërë për të shmangur thashethemet.
Majk edhe Xhensila kanë pasur më herët bashkëpunime në muzikë, por ndoshta mund të kenë edhe një në jetë.
Dy automjete me targa të Kosovës janë aksidentuar sot në Milot, pranë Urës së Zogut.
Nga ky aksident është lënduar një qytetar nga Kosova i plagosur, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
View this post on Instagram