Aplikacion
Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës në mbarë botën, duke zëvendësuar disa dhe duke plotësuar të tjerat. Ne kemi nevojë për një ekuilibër të politikave për të shfrytëzuar potencialin e ri, u shpreh nëpërmjet në blogu, Kristalina Georgieva, Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ajo tha se bota është në prag të një revolucioni teknologjik që mund të nxisë produktivitetin, rritjen globale dhe të rrisë të ardhurat në mbarë botën. Megjithatë, mund të zëvendësojë vendet e punës dhe të thellojë pabarazinë.
Përparimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale ka mahnitur botën, duke ngritur pyetje të rëndësishme në lidhje me ndikimin e mundshëm në ekonominë globale. Efekti neto është i vështirë për t’u parashikuar, pasi IA do t’i prekë ekonomitë në mënyra komplekse.
FMN sugjeron se shtetet duhet të krijojmë një seri politikash për të shfrytëzuar në mënyrë të sigurt potencialin e madh të IA në dobi të njerëzimit.
Shumë studime kanë parashikuar gjasat që vendet e punës të zëvendësohen nga IA. Megjithatë në shumë raste, IA ka të ngjarë të plotësojë punën e njerëzve. Gjetjet e analizës së FMN janë befasuese.
E para, pothuajse 40% e punësimit global është e ekspozuar ndaj IA.
Historikisht, automatizimi dhe teknologjia e informacionit kanë tendencë të ndikojnë në detyrat rutinë, por një nga gjërat që e veçon IA është aftësia për të ndikuar në punë me aftësi të larta.
Si rezultat, ekonomitë e përparuara përballen me rreziqe më të mëdha nga IA, por edhe më shumë mundësi për të shfrytëzuar përfitimet e saj, krahasuar me tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim.
Në ekonomitë e përparuara, rreth 60% e vendeve të punës mund të ndikohen nga IA. Përafërsisht gjysma e punëve të ekspozuara mund të përfitojnë nga integrimi i IA, duke rritur produktivitetin.
Për gjysmën tjetër, aplikacionet e IA mund të ekzekutojnë detyra kyçe të kryera aktualisht nga njerëzit, të cilat mund të ulin kërkesën për punë, duke çuar në paga më të ulëta dhe reduktim të punësimit. Në rastet më ekstreme, disa nga këto punë mund të zhduken.
Në tregjet në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta, ekspozimi i IA pritet të jetë përkatësisht 40% dhe 26%. Këto gjetje sugjerojnë se tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim përballen me më pak ndërprerje të menjëhershme nga IA.
Në të njëjtën kohë, shumë prej këtyre vendeve nuk kanë infrastrukturën ose fuqinë punëtore të aftë për të shfrytëzuar përfitimet e IA, duke rritur rrezikun që me kalimin e kohës teknologjia mund të përkeqësojë pabarazinë midis kombeve.
Inteligjenca Artificiale mund të ndikojë gjithashtu në pabarazinë e të ardhurave dhe pasurisë brenda vendeve. Do të krijohet polarizimin brenda grupeve të të ardhurave, me punonjësit që mund të shfrytëzojnë IA duke parë një rritje në produktivitetin dhe pagat e tyre.
Hulumtimet tregojnë se IA mund të ndihmojë punëtorët me më pak përvojë të rrisin produktivitetin e tyre më shpejt. Punëtorët e rinj mund ta kenë më të lehtë të shfrytëzojnë mundësitë, ndërsa punëtorët e moshuar mund të luftojnë për t’u përshtatur.
Efekti në të ardhurat nga puna do të varet kryesisht nga shkalla në të cilën IA do të plotësojë punëtorët me të ardhura të larta. Nëse IA plotëson ndjeshëm punëtorët me të ardhura më të larta, mund të çojë në një rritje jo të barabartë të të ardhurave të tyre nga puna.
Për më tepër, përfitimet në produktivitet nga bizneset që aplikojnë IA ka të ngjarë të rrisë kthimet e kapitalit, të cilat gjithashtu mund të favorizojnë ata që ftojnë më shumë. Të dyja këto dukuri mund të përkeqësojnë pabarazinë.
Në shumicën e skenarëve, IA ka të ngjarë të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme, një prirje shqetësuese që politikëbërësit duhet ta trajtojnë në mënyrë proaktive, për të parandaluar që teknologjia të nxisë më tej tensionet sociale.
Është thelbësore që vendet të krijojnë rrjete gjithëpërfshirëse të sigurisë sociale dhe të ofrojnë programe rikualifikimi për punëtorët e cenueshëm. Duke vepruar kështu, tranzicioni i IA mund të bëhet më gjithëpërfshirës.
Për të ndihmuar vendet të hartojnë politikat e duhura, FMN ka zhvilluar një indeks të Përgatitjes së IA, që mat gatishmërinë në fusha të tilla si infrastruktura dixhitale, politikat e kapitalit njerëzor dhe të tregut të punës, inovacioni dhe integrimi ekonomik.
Komponenti i politikave të kapitalit njerëzor dhe të tregut të punës, për shembull, vlerëson elemente të tilla si vitet e shkollimit dhe lëvizshmërinë në tregun e punës, si dhe përqindjen e popullsisë që mbulohet nga rrjetet e sigurisë sociale.
Komponenti i rregullores dhe etikës vlerëson përshtatshmërinë ndaj modeleve dixhitale të biznesit të kuadrit ligjor të një vendi dhe praninë e një qeverisjeje të fortë për zbatimin efektiv.
Duke përdorur indeksin, stafi i FMN-së vlerësoi gatishmërinë e 125 vendeve. Gjetjet zbulojnë se ekonomitë më të pasura, duke përfshirë ekonomitë e përparuara dhe disa ekonomi të tregut në zhvillim, priren të jenë më të pajisura për adoptimin e IA sesa vendet me të ardhura të ulëta, megjithëse ka ndryshime të konsiderueshme midis vendeve.
Singapori, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka treguan rezultate më të larta në indeks, bazuar në katër kategoritë e gjurmuara.
FMN këshillon që ekonomitë e përparuara duhet t’i japin përparësi inovacionit dhe integrimit të IA, ndërsa zhvillojnë korniza të fuqishme rregullatorë.
Për tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim, prioriteti duhet të jetë vendosja e një themeli të fortë nëpërmjet investimeve në infrastrukturën digjitale dhe një fuqie punëtore kompetente digjitale.
Epoka e Inteligjencës Artificiale është pranë nesh dhe është ende në dorën tonë për të siguruar që ajo të sjellë prosperitet për të gjithë, evidentoi analiza e FMN.
Hamasi lëshon breshëri raketash drejt Izraelit
Hamasi ka lëshuar një breshëri raketash drejt Tev Avivit në zemër të Izraelit për të parën herë në gati 4 muaj.
Hamasi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian –ka vazhduar të sulmojë me raketa komunitetet përreth Gazës, që kur nisi luftën me Izraelin më 7 tetor. Nuk ka informacione për viktima apo dëme nga sulmi i tij i fundit me raketa.
Babai i Meritonit e quajti lojë lidhjen e tij, Ilnisa: Fjalët i merr eraGjatë spektaklit të mbrëmshëm të BBV3, Ronaldo Sharka pyeti Ilnisën për qëndrimin e babait të Meritonit, Sami, në lidhje me dashurinë e tyre.
Babai i Meritonit kur e pyet në emisionin “Cherry On Top” se si e ka parë lidhjen e tyre, ai u shpreh: Gjitha i kemi marrë në kuadër të lojës brenda është tjetër gjë.
I vetmi koment i Ilnisës ishte se “dashuria thyen çdo kufi dhe barrierë dhe fjalët i merr era”.
Ronaldo Sharka: Deklaratën e babit të Meritonit, zoti Sami e keni parë në “Cherry on Top”?
Ilnisa: Padyshim që e pashë, por nuk është se kam ndonjë koment specifik. Por di të them që dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era.
Françeska Murati u shfaq në finalen e Big Brother me një veshje më të shtrenjtë se vetë çmimi prej 100 mijë eurosh.
I gjithë look-u i ish-banores një natë më parë, arrin një shifër marramendëse, e që kalon dhe çmimin e madh të Big Brother Vip. Mësohet se e gjithë veshja që Françeska ka veshur ka arritur vlerën e 100 735€. Më të kushtueshme kanë qenë aksesorët, vathët dhe unaza e ish-banores, me një vlerë totale 99 400€.
Françeska edhe gjatë qëndrimit në shtëpi u komentua shumë për veshjet e saj të shtrenjta e luksoze, gjë e cila ka ndodhur edhe një natën e fundit të BBV.
“Dolce&Gabbana”, “MiuMiu”, “Alessandra Rich”, “Magda Butrym” e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Modelja tregoi në emisionin “Cherry on top”, që jo të gjitha fustanet ishin nga garderoba e saj, por disa prej tyre ua ka marrë shoqeve të saj bizneswoman në Shqipëri.
“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjitha fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tri, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse të mos i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”, – tha Françeska.
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Izet Haxhinë, 21 vite burgGjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Izet Haxhisë, ish-truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kjo nënkupton se ndaj tij mbetet në fuqi dënimi me 21 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.
Izet Haxhia akuzohet se në shtator të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022 por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim, i cili u konfirmua dhe nga Gjykata e Lartë.
Pas vrasjes së Azem Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro 2 dekada në Turqi, ku u arrestua në vitin 2006, për t’u ekstraduar më pas në 2018.
Ndërkohë që po përgatitej dosja e tij për ekstradim në Shqipëri, Haxhia kërkoi streëhim politik në Turqi, me pretekstin se i rrezikohej jeta. Atij nuk iu miratua jeta por fitoi një leje qëndrimi për një kohë të pacaktuar, me kushtin që të mos dilte nga Turqia.
Për 12 vite me radhë, autoritetet turke kanë refuzuar ekstradimin e tij, por në 2018, Gjykata e Lartë turke aprovoi ekstradimin dhe ky vendim u firmos nga Ministri turk i drejtësisë.
Në gjyqin që u zhvillua pa praninë e tij, Haxhia nga Tropoja u dënua në 2002 me 25 vite burg.
Pas ekstradimit nga Turqia, haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të mëdha të ndodhura në vend, ku dhe ështës cilësuar si ‘vrasja e shekullit’.
Pas viteve ’90, Haxhia ka qenë për një periudhë të gjatë truprojë e ish-presidentit Sali Berisha, me të cilin kërkoi edhe përballje në gjyq, duke e akuzuar si një nga përgjegjësit për vrasjen e Hajdarit.
Asokohe, Haxhia la studimet për mjekësi për të punuar 24 orë si truproja i Berishës.
Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së Partisë Demokratike më 12 shtator 1998 ndërkohë që i dënuari për vrasjen e tij, Haxhia, nuk e ka pranuar kurrë se është ai autori.
Takimi i Ramës në Itali, Berisha e Basha bëhen bashkë: Aheng me administratënMitingu i kryeministrit Edi Rama në Itali, për opozitën nuk ishte një takim me diasporën, por aheng me administratën. Teksa Rama, bashkë me delegacionin që e shoqëronte, nuk kishte mbërritur ende në Milano, Sali Berisha, duke iu referuar një mesazhi të një qytetari, shkroi në mediat sociale se kreu i qeverisë kishte marrë me vete dhe administratën.
Këtë akuzë, kreu i Rithemelimit e mbështeti edhe me foto dhe video, duke shtuar se një pjesë e madhe e mësuesve ishin detyruar të shkonin në Milano.
Edhe kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, takimin e Ramës në Itali e quajti cirk dhe aheng. Duke analizuar fjalimin e Ramës para emigrantëve, Basha deklaron se diaspora pret propozime konkrete dhe zgjidhje për të drejtën e votës: “Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja. Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur”.
Sipas Bashës, i cili vijon përgatitjet për programin për zgjedhjet e vitit 2025, propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët.
Salianji flet me emra: Në Shqipërinë e Ramës më lehtë porositen vrasjet se sa picatDeputeti demokrat Ervin Salianji nga Tropoja deklaroi se PS ka fituar zgjedhjet, duke bashkëpunuar me bandat në mbarë vendin.
Salianji tha se kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi është fryrë nga korrupsioni. Sipas tij, PD sot qëndron e bashkuar dhe me parime, ndërsa PS vijon bashkëpunimin me banditët.
Ervin Salianji: Tropoja dhe Shqipëria duhet të jenë krenarë për Sali Berishën dhe Azem Hajdarin. Ne i kemi dhënë fund betejave të brendshme, që kanë çuar ujë tek kundërshtari. Gjithçka kemi kaluar duhet të na shërbejë për reflektim. Kemi bërë gabime në përçarje e ne duhet të shikojmë me kujdes gjithçka. Në 11 vite qeverisje të Ramës, gjithçka ka shkuar keq. PD ka njerëz krenarë, që qëndrojnë në bindjet e tyre. Kryebashkiaku i Tropojës është fryrë nga korrupsioni, kur ishte me PD ishte i keq sipas Ramës, kur u bë me PS qenka i mirë. Ne kemi përmendur Bajrat dhe bandat e tjera në Shkodër, i kemi denoncuar me emra. Pastaj thonë fiton PS.
Nëse bëhet luftë bandash, edhe ju që keni mbetur do merrni arratinë. Ne kemi vendosur të qëndrojmë me vlera. Ne kemi denoncuar Arben Ndokën. E pate Ndokën që bëhej me bandat në gjithë Shqipërinë për të vrarë njerëz. Kontrolli në territor ka qenë i bandave bërë njësh me shtetin, edhe zgjedhjet janë fituar në sajë të bashkëpunimit me banda. Bandat i kanë shërbyer shtetit dhe shteti më pas iu ka shërbyer bandave. PS dhe bandat janë bërë një.
Firma “Benetton” prag falimenti, gropë 100 mln euro. Themeluesi: Tradhti nga brenda!Luciano Benetton, themeluesi i grupit të famshëm Italian të modës , do të largohet nga detyra e presidentit të kompanisë. Njeriu që revolucionarizoi industrinë italiane të modës deklaroi në një intervistë për Corriere della Sera se kompania është në prag të greminës për shkak të tradhëtisë nga brenda.
“Besova dhe gabova. U tradhtova në kuptimin e vërtetë të fjalës. Disa muaj më parë kuptova se diçka nuk shkonte. Se fotografia e grupit që na përsërisnin drejtuesit e lartë në mbledhjet e bordeve nuk ishte reale,” shfryu Benetton. Sipërmarrësi raportoi një vrimë prej 100 milionë eurosh në bilanc.
Edhe pse nuk përmendi emra, është e qartë se akuzat e tij i drejtohen administratorit të grupit Massimo Renon. “Nuk do të komentoj mbi temën, po organizohem me avokatët e mi për një përgjigje të strukturuar”, u përgjigj Renon.
Ndërkohë, mbledhja e aksionerëve të Benetton Group është planifikuar për në 18 qershor: aksioneri Edizione, thanë burimet e grupit Ansa, do të prezantojë ndryshimet e nevojshme në menaxhimin e kompanisë dhe “një riorganizim dhe rinisje të Benetton Group”.
Të njëjtat burime sqaruan se “situata kontabël e Benetton Group nuk paraqet gropë buxhetore, por në llogaritë e vitit rezultoi një humbje e konsiderueshme krahasuar me parashikimet e planit tre-vjeçar të paraqitur në të kaluarën nga menaxhmenti dhe të konfirmuara nga e njëjta gjë deri në disa muaj më parë”.
Ata shtuan se Edizione është gati të ndërhyjë, në vitet e ardhshme, me 260 milionë euro për të mbështetur planin e riorganizimit dhe rinisjes së grupit Benetton: një ndërhyrje, shpjeguan më tej burime pranë grupit, e cila mund të bëhet ose me një rritje kapitali ose me forma të tjera financiare.
“Një vrimë buxheti prej 100 milionësh”
Bordi i drejtorëve të Benetton Group është planifikuar tashmë për të martën më 28 për t’i dhënë dritën jeshile buxhetit të vitit 2023, i cili më pas do të duhet të miratohet nga asambleja e thirrur për 18 qershor. Në atë takim do të dalë edhe emri i menaxherit të ri, i destinuar për të zënë vendin e CEO aktual Massimo Renon, i thirrur në vitin 2020 nga Luciano Benetton për të ringritur grupin.
“Në mbledhjet e ndryshme të bordit numrat flisnin për një bilanc të ekuilibruar në 2023. Vetëm më 23 shtator u përmend ndonjë problem, por gjithçka dukej se ishte nën kontroll”, tha Benetton në intervistë. Por në një mbledhje të mëvonshme, shtoi ai, “shpërtheu bomba”, një “tronditje që na la pa frymë”. Në bordin e administrimit të korrikut 2023, menaxhmenti kishte paraqitur bilancin përfundimtar paraprak me një humbje operative prej 13 milionë dhe me parashikime pozitive, të cilat megjithatë, thonë burime të brendshme në Benetton Group, u bënë 100 milionë euro pak muaj më vonë.
“Fatmirësisht ne kishim vendosur të tërhiqnim Benetton nga bursa disa kohë më parë. Prandaj, rreziqet e sipërmarrjes ishin dhe janë të gjitha në duart e familjes”, shpjegoi themeluesi Luciano Benetton. Tani, shton ai, “duhet të shohim përpara, në muajt e ardhshëm do të bëhet një plan për të ardhmen.
“Kemi humbur katër vite dhe kjo e bën gjithçka më të vështirë të mos kemi shkopin magjik. Fatkeqësisht do të ketë sakrifica për të bërë,” përfundoi Luciano Benetton.
Foto/ Besi Kallaku harron Xhensilën. Në lidhje me konkurrenten e Përputhen?Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku duket se nuk po e vuan aq shumë ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Rrjeti thotë se ai ka gjetur një dashuri të re. Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi dhe fansat janë të bindur se dyshja kanë nisur një lidhje.
Kanë qenë disa foto të Besit dhe Çiljetës që shtuan akoma më shumë dyshimet e fansave, ku dyshja shfaqen në të njëjtat vende në Bruksel.
Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit në këtë shtet.
Fansat janë të bindur se dyshja janë në një lidhje së bashku, dhe të shumtë ishin komentuesit që uruan dyshen.
Takimi i Ramës/ Nga Veliaj tek Balla, administrata zhvendoset në Milano
Ministra, deputetë, kryebashkiakë, administratë e arsimtarë kanë qenë në udhëtimin e shkurtër drejt Milanos, për të duartrokitur liderin e tyre Edi Rama.
Mes refugjatëve që duartrokasin Edi Ramën nëpër turmë, janë Erion Veliaj, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Elton Arbana, drejtorë e drejtoresha bashkie, mësues e administratë që kanë mbushur sallën.
Nëpër rrjetet sociale nga radhët e socialistëve nuk ngurohet të shpërndajnë foto e video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Itali.
Listën e personave që kanë prerë një biletë afatshkurtër në vendin fqinj e drejtojnë ministra, si Ulsi Manja i drejtësisë, apo kryebashkiakë si Erion Veliaj, Rakip Suli i Kamzës e Elton Arbana i Shijakut.
Pjesë e takimit ishte dhe Drejtoresha e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranë, Matilda Zizolli.
Në rrjetet sociale nuk mungojnë pamjet nga takimi që ka shpërndarë nga vendi ku mbahet, Armando Subashi që drejton bashkinë e Fierit, apo ministri Brendshëm Taulant Ballës.
Por jo vetëm kaq, edhe për mësuesit e arsimtarët do duhej të ishte një ditë e zakonshme pushimi, por nuk ka ndodhur kështu, ato janë rreshtuar nëpër avione e autobusë për të dëgjuar fjalimin e Ramës.